Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Eniss Shabani shkëlqen në Kroaci, pjesë e formacionit të javës

9 February 2026 at 23:23


Mesfushori Eniss Shabani ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës pas një paraqitje fantastike.

Në përballjen e fundit ndaj NK Istra, Shabani ishte një nga pikat më të forta të Vukovarit, skuadër që fitoi me rezultat të ngushtë 3-2.

Pavarësisht që nuk kontribuoi me gol e asistim, paraqitja e jashtëzakonshme në fushë ndikoi që të ketë një vend në formacionin e më të mirëve.

Mediumi kroat “tribina.hr” si zakonisht ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros, ku një ndër ta është edhe futbollisti i Shqipërisë U21.

Formacioni më i mirë i javës: Posavec; Sigur, Barisic, McKenna, Borsic; Boskovic, Shabani; Vuk, Pukstas, Banovec; Mamut.

22-vjeçari përndryshe ka zhvilluar 18 paraqitje në elitën e futbollit kroat, ku ka dhënë një asistim./Telegrafi

Before yesterdayMain stream

Emir Sahiti vazhdon shkëlqimin te Maccabi Tel Aviv, shënon golin e radhës

9 February 2026 at 21:26


Sulmuesi Emir Sahiti ka shënuar sërish gol, këtë herë në fitoren ndaj Maccabi Bnei Raina.

Tel Aviv ishte bindshëm më e mirë se Raina, ku fitoi me rezultat të thellë 4-0.

Ndërsa, golin e dytë e realizoi Sahiti, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Abu Farhit (51’).

Për Sahitin ky është goli i tretë që kur iu bashkua skuadrës izraelite, në po aq paraqitje.

Ndërkohë, Tel Aviv zë pozitën e tretë në tabelë me 42 pikë, nëntë më pak se lideri Beer Sheva./Telegrafi

Juventusi publikon video nga stërvitjet, Edon Zhegrova i pandalshëm me gola dhe driblime

9 February 2026 at 20:57


Juventusi i është rikthyer menjëherë stërvitjeve pas barazimit ndaj Lazios (2-2), ndeshje në të cilën ylli kosovar Edon Zhegrova zhvilloi të gjithë pjesën e dytë.

Sulmuesi i krahut ishte solid në këtë barazim të “Zonjës së Vjetër”, duke qenë i saktë në pasime, i rrezikshëm në driblime dhe i përfshirë drejtpërdrejt në aksionin nga i cili erdhi goli i parë i Juventusit.

Klubi torinez sot ka publikuar sekuenca nga stërvitja, ku Edon Zhegrova shihet duke shënuar gola, dhënë asiste dhe dribluar kundërshtarët me lehtësi.


Nuk ka munguar as përshkrimi i veçantë nga Juventusi, i cili e ka quajtur “Luani” yllin e Kosovës dhe të bardhezinjve.

Zhegrova ka vuajtur për më shumë minuta në sezonin e tij të parë me Juven, por klubi, nga ana tjetër, ka refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur për të gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke treguar besimin e plotë në potencialin e tij.

Edon Zhegrova te Juventusi u transferua nga Lille, ku kishte qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës franceze, ndërsa bardhezinjtë paguan një shumë të konsiderueshme për shërbimet e tij, duke e parë atë si një investim afatgjatë për të ardhmen e klubit. /Telegrafi/

“Më lehtë kur ke dikë të flasësh gjuhën shqipe”, Lindon Emërllahu i lumtur që e ka bashkëlojtar Ilir Krasniqin

9 February 2026 at 20:15


Mesfushori Lindon Emërllahu thotë se është i lumtur që është bashkëlojtar me Ilir Krasniqin te Polissya Zhytomyr.

Dyshja iu bashkuan skuadrës ukrainase në afatin kalimtar dimëror, ndërsa po përgatiten për të luftuar për titullin kampion.

Ai në intervistë të gjatë për faqen zyrtare të klubit deklaroi se është shumë i lumtur që po luan pranë Krasniqit, me të cilin debutoi te kombëtarja e Kosovës.

“Sigurisht. Kur ke një mik me të cilin luan edhe në kombëtare, është diçka e shkëlqyer. Mund të flasësh gjuhën tënde amtare, gjë që ma bën gjithçka shumë më të lehtë. Ai ka qenë në Ukrainë për rreth një vit e gjysmë — fillimisht te Kolos dhe tani te Polissya — prandaj jam vërtet i lumtur që është këtu”.

“Me gjasë katër apo edhe pesë vjet. Ne i bëmë debutimet në kombëtare së bashku”.

I pyetur se “a është miku më i mirë”, Emërllahu shtoi se “po” pa asnjë dyshim, kurse dha lëvdata për mënyrën e lojës.

“Mendoj se po”

“Ai është i qetë në fushë, e shijon lojën e futbollit. Është inteligjent dhe e di saktësisht çfarë duhet të bëjë gjatë ndeshjes”.

Ndërkohë, paraqitjen e parë dyshja pritet ta zhvillojnë pas dy javëve, më saktësisht kundër Kolos më 22 shkurt./Telegrafi

Shënoi supergol dhe shkëlqeu në fitore, Lumbardh Dellova pjesë e formacionit të javës në Bullgari

9 February 2026 at 18:47


Mbrojtësi Lumbardh Dellova ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjes fantastike për CSKA Sofian.

Ylli i Kosovës shënoi një gol të bukur në triumfin 3-1 ndaj Arda, ku me një goditje të fortë s’ia dha mundësinë as për të reaguar portierit kundërshtar.

Përpos golit, Dellova ishte i pakalueshëm edhe në mbrojtje, ku si pasojë ishte ndër më të vlerësuarit për skuadrën e tij.

Kësisoj, Dellova ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Bullgari nga e përditshmja “SofaScore”.

Përndryshe, po raportohet se ylli dardan po e kalon sezonin e fundit te Sofia meqenëse pritet të largohet për një kampionat më të fortë në verën e ardhshme./Telegrafi

Bayern Munich po heziton për Fisnik Asllanin, Borussia Dortmund fiton terren për yllin e Kosovës

9 February 2026 at 16:28


Borussia Dortmund aktualisht mban avantazhin në garën për qendërsulmuesin e Hoffenheimit Fisnik Asllani.

Bayern Munich ka reduktuar ndjeshëm interesimin për yllin e skuadrës gjermane Hoffenheimit. Sipas “kicker”, 23-vjeçari “nuk luan një rol të rëndësishëm” në planet aktuale të bavarezëve.

Edhe pse Bayern e ka ndjekur nga afër Asllanin dhe ka vlerësuar cilësitë e tij brenda zonës së rreptësisë, shpejtësia e lojtarit nuk e ka bindur klubin. Për më tepër, pozicioni i tij i mundshëm në formacion është tashmë i zënë pas vazhdimit të kontratës së Serge Gnabryt.

Kësisoj, mediat gjermane raportojnë se Dortmund po përfiton nga situata dhe ka shtuar interesim për lojtarin, duke e bërë top prioritet për afatin kalimtar dimëror.

E ardhmja e Asllanit mbetet e hapur, me një vendim që pritet të merret gjatë vitit 2026.

Sulmuesi i Hoffenheimit ka kontratë deri në vitin 2029, por mund të largohet nga klubi për një shumë që varion nga 25 deri në 29 milionë euro.

Mediumi tjetër “Sky” ka shtuar se brenda këtyre tre muajve, Asllani do t’i jep përgjigjen përfundimtare skuadrës të cilës dëshiron t’i bashkohet./Telegrafi

Treshja kosovare e Hoffenheim gëzojnë tifozët shqiptarë në Allianz Arena

9 February 2026 at 15:09


Treshja kosovare e Hoffenheim, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari janë përballur me Bayernin në Munich.

75 mijë tifozë ishin të pranishëm në Allianz Arena, por një numër i madh ishte edhe me tifozë shqiptarë në përkrahje të tre dardanëve.

Janë parë shumë flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë në Allianz Arena me tifozët shqiptarë që ishin në përkrahje të treshes Asllani, Avdullahu e Hajdari.

Pas ndeshjes tre futbollistët tanë janë ndalur për foto me shumë shqiptarë duke i gëzuar ata.

Një nga tifozët e Kosovës, Dritoni nga Gjilani ka publikuar foton së bashku me djalin e tij me tre futbollistët tanë. /Telegrafi/


Paraqitja fantastike në Allianz Arena, Bayerni merr vendim për Fisnik Asllanin

9 February 2026 at 13:15


Bayern Munich ka qenë prej kohësh i lidhur me sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, por vendimi për transferimin e tij duket se është marrë.

Edhe pse Andrej Kramaric shënoi golin e barazimit për TSG Hoffenheim në humbjen 1:5 ndaj Bayern, goli i tij ishte rezultat i një asistimi të shkëlqyer nga Asllani.

23-vjeçari priti në mënyrë akrobatike një top nga Manuel Neuer, duke kombinuar kontroll të shkëlqyer të trupit dhe shikimin e lojës për të gjetur Kramaric, i cili vetëm shfrytëzoi mundësinë.

Asllani goditi edhe një shtyllë me kokë duke treguar ndeshje shumë të mirë.

telegrafi.com

Sezoni i Asllanit në Hoffenheim ka qenë i fortë, me shtatë gola dhe shtatë asistime mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, duke e bërë atë tërheqës edhe për Borussia Dortmund dhe disa klube nga Anglia, me oferta të vlerësuara midis 40 dhe 50 milionë eurosh gjatë merkatos së dimrit.

Një transferim në verë te Bayerni është shumë i mundur, sidomos nëse do të jetë aktive klauzola e lirimit prej 29 milionë eurove, por mediat gjermane kanë dyshime se ajo mund të mos jetë dhe Hoffenheim të kërkojë shumë më shumë.

Megjithatë, sipas edicionit të sotëm të “kicker”, Bayern ka vlerësuar teknikën dhe instinktin e shënimit të golave të Asllanit, por e konsideron lojtarin pak të ngadaltë dhe kjo mund ta komplikojë transferimin e tij në Munich.

Gjithsesi Bayerni mbetet skuadra favorite për të transferuar Asllanin pas paraqitjes fantastike të tij të dielën mbrëma në Allianz Arena. /Telegrafi/

“Nuk ishte penallti, më mirë mos të ketë VAR”, Elvis Rexhbeçaj ankohet pas humbjes nga Mainz 05

8 February 2026 at 20:33


Mesfushori Elvis Rexhbeçaj është ankuar për një penallti të akorduar për Mainz 05, për të cilën deklaroi se as nuk kishte kontakt me lojtarin kundërshtar.

Augsburgu të shtunën pësoi humbje 2-0 nga Mainz, ku te goli i parë protagonist ishte mesfushori i Kosovës. Pas pesë minutave lojë, ai e humbi topin dhe tentoi ta fitonte gjatë duelit me Stefan Bellin, por gjyqtari akordoi penallti.

28-vjeçari për “Kicker” është ankuar se Augsburgu iu bë e padrejtë meqenëse nuk kishte thuajse fare kontakt.

“E kam prekur tepër pak, nuk kam ndjerë asgjë. Është irrituese kur e sheh pamjen sepse mezi shihet kontakti. Kjo e irriton çdokënd”.

“Kështu që më mirë të mos jenë ata (VAR) e më pas do të kishim vendime njerëzore. Gabimet ndodhin, zemërohemi por përfundon çdo gjë. Por, t’i bësh këto gabime kur ke imazhet është thuasje e pamundur”.

“Shumë para janë shpenzuar në këtë teknologji. Mund ta afroni situatën dhe ta shihni në secilin kënd”, deklaroi prizrenasi.

Në fund, Rexhbeçaj kërkoi nga bashkëlojtarët t’i finalizojnë rastet sepse këtë edicion nuk po kalojnë formë të mirë.

“Duhet të marrim përgjegjësi vetë. Kishim shanse të mira edhe kur po humbnim 0-1. Finalizimi nuk është i mirë dhe ky ishte faktori kryesor”.

“E di që situata është kritike dhe na nevojiten pikë. Duhet një kohë e gjatë derisa të qetësohemi”.Ndërkohë, Augsburg këtë edicion po vuan për rezultate ku pas 21 xhirove, zë pozitën e 13-të me vetëm 22 pikë/Telegrafi

Tjetër gol nga Xherdan Shaqiri, Baseli fiton me përmbysje ndaj Zurichut

8 February 2026 at 18:33


Basel ka shënuar fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.

Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, sidoqoftë Baseli realizoi dy gola të vonshëm për ta realizuar rikthimin e madh.

Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e barazuar rezultatin (90) - VIDEO.

Ndërsa, Salah në minutën e fundit shënoi pas asistimit të Bacanin për t’ia siguruar vendasve pikët e plota (90+6').

Vlen të ceket se përpos Shaqirit, nga minuta e parë luajti edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili pësoi një lëndim në minutën e 63-të dhe si pasojë la fushën.

Ndërkohë, te Zurichu paraqitje të plotë bënë dyshja Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.

Baseli kësisoj renditet në pozitën e katërt me 39 pikë derisa Zurichu në vendin e nëntë me 25 sosh./Telegrafi

Fisnik Asllani “kryen punën”, Kramaric shënon ndaj Bayern Munichut

8 February 2026 at 18:14


Sulmuesi Fisnik Asllani ka kontribuar te goli i Hoffenheimit ndaj Bayern Munichut.

Ishte Manuel Neuer që bëri një gabim amator, nga i cili përfitoi Asllani i cili e “vodhi” topin dhe më pas asistoi te bashkëlojtari Andrej Kramaric.

Ylli i Kosovës e pranoi për mrekulli, ndërsa ia pasoi kroatit, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte brenda rrjetës (35’).

🇽🇰🇩🇪 Fantastic assist by Fisnik Asllani to Andrej Kramaric, to equalise the score against Bayern Munich 🌟💪 pic.twitter.com/LAWZpY1qVX
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) February 8, 2026

Ndërkohë, për Asllanin ishte asistimi i katërt këtë edicion në Bundesliga, kurse ka edhe gjashtë gola në proces./Telegrafi

Albion Rrahmani ia bën sefte vitit 2026 me gol, shënon në kampionatin çek

8 February 2026 at 17:10


Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar golin e parë të vitit 2026 për Sparta Pragën.

Ylli i Kosovës realizoi në derbin ndaj Zlin për të zhbllokuar epërsinë pas 65 minutave lojë.

Pasi mori një asistim perfekt nga Irving, Rrahmani ishte i pagabueshëm nga afërsia për ta zhbllokuar rezultatin (65’).

Dokonalou přihrávku Irvinga zužitkoval Albion Rrahmani a svou osmou ligovou trefou sezony posílá Spartu do vedení 🎯🤩 pic.twitter.com/E4mJ1neMFW
— Chance Liga (@chanceliga) February 8, 2026

Ky ishte goli i parë për vitin 2026, gol që padyshim do t’ia rrisë motivimin për pjesën e mbetur meqenëse kishte kaluar një periudhë pa e “tundur rrjetën”.

Përndryshe, ishte goli i tetë në kampionatin çek këtë edicion, duke qenë golashënuesi i pestë më i mirë por vetëm tre më pak se Chory që e prinë listën./Telegrafi

Moment i veçantë: Granit Xhaka rikthehet në “Emirates” dhe përqafohet me Mikel Artetan

7 February 2026 at 21:48


Kapiteni i Sunderlandit Granit Xhaka është përqafuar me trajnerin Mikel Arteta pas fitores së Arsenalit 3-0 në “Emirates”.

Xhaka shkoi për ta mbështetur Sunderlandin te skuadra londineze, pavarësisht që nuk luante si pasojë e lëndimit.

Arsenali e dominoi bindshëm tërë përballjen për të fituar me rezultat 3-0, si dhe mbajtur pozitën e parë në Ligën Premier.

Megjithatë, ajo që ra në sy pas ndeshjes ishte takimi i ngrohtë mes Xhakës dhe Artetas, të cilët kanë lidhje fantastike që prej kohës kur ylli shqiptar ishte te “Topçinjtë”.

Granit Xhaka and Mikel Arteta were catching up after Arsenal vs. Sunderland 🤗 pic.twitter.com/PiRmDrmReU
— B/R Football (@brfootball) February 7, 2026

Faktikisht, Xhaka qëndroi te Arsenali vetëm shkaku i Artetas, i cili e bindi se do ta ndryshonte situatën me tifozët, gjë që ndodhi – me lojtarin që tashmë shihet si legjendë e klubit londinez.

Përndryshe, Arsenali aktualisht është plot nëntë pikë para Man Cityt, me këta të fundit që i pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Liverpooli të dielën./Telegrafi

Ernest Muçi sërish protagonist te Trabzonspor, shënon dhe asiston në fitoren ndaj Samsunspor

7 February 2026 at 21:10


Sulmuesi Ernest Muçi ka shkëlqyer sërish te Trabzonspori, ku shënoi dhe asistoi ndaj Samsunsporit.

Ylli shqiptar po kalon formën më të mirë të karrierës që kur iu bashkua Trabzonsporit, ndërsa ishte protagonisti kryesor në fitoren 0-3.

Fillimisht, dhuroi një asistim të bukur për Onuachon, duke e vendosur para portierit me një harkim fantastik, me këtë të fundit që e finalizoi për mrekulli për ta zhbllokuar epërsinë (23’).

Ndërsa, në kohën shtesë shënoi nga pika e bardhë për ta vulosur fitoren prej 0-3 (90+1’).

GOL | Samsunspor 0-3 Trabzonspor ⚽️ 90+1’ Muçi pic.twitter.com/TYCPlMPDp8
— Anlık Goller - Süper Lig (@golsuperlig96) February 7, 2026

Me këtë fitore të madhe, Trabzonspor qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 45 pikë, katër më pak se lideri Galatasaray.

Kurse, Muçi në anën tjetër që aktualisht është lojtari më në formë i Shqipërisë ka shënuar nëntë gola në Superligën Turke, si dhe kompletuar dy asistime në proces./Telegrafi

Amir Rrahmani rikthehet si protagonist te Napoli, asiston te supergoli i McTominay

7 February 2026 at 18:31


Mbrojtësi Amir Rrahmani ka kontribuar te goli i dytë i Napolit ndaj Genoas.

Pasi humbi tre ndeshje si pasojë e lëndimit, ylli i Kosovës ka dhuruar një asistim te goli i mesfushorit Scott McTominay.

Rrahmani pasoi te skocezi, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca u sigurua ta përmbysë epërsinë (21’).

🚨🚨| GOAL: SCOTT MCTOMINAY WITH A STUNNER!!!

Genoa 1-2 Napoli

pic.twitter.com/XHSzgnx11B
— CentreGoals. (@centregoals) February 7, 2026

Ndërkohë, Napoli aktualisht po fiton me rezultat të ngushtë 1-2./Telegrafi

Jetmir Topalli transferohet te Serik Spor

7 February 2026 at 13:27


Klubi turk, Serik Spor A.S. ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me futbollistin kosovar, Jetmir Topalli.

Jetmir Topalli ka ndryshuar skuadër, por jo edhe ambient, pasi vazhdon të mbetet pjesë e futbollit turk.

Është skuadra e Serik Spor e cila ka njoftuar nënshkrimin e me Topallin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për një periudhë 1.5-vjeçare.

Anësori kosovar pritet të shtojë cilësi dhe alternativa të reja në repartin sulmues, teksa klubi synon të forcojë ekipin për objektivat e këtij sezoni në Ligën e Parë Turke.

“Mirë se vjen në familjen tonë Jetmir”, ka qenë mesazhi i Serik Spor A.S, duke i uruar mirëseardhje Topallit në aventurën e re në futbollin turk.

Ndryshe, Topalli në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e ekipit Bandirmaspor, teksa më parë ka luajtur edhe me Istanbulspor, Pendikspor, Manisa FK, Malatayspor dhe në Kosovë me Ballkanin, Feronikelin, Vushtrrinë dhe 2 Korrikun. /Telegrafi/

Lumbardh Dellova shënon supergol për CSKA Sofian

6 February 2026 at 19:02


Qendërmbrojtësi i Kosovës Lumbardh Dellova ka shënuar një gol të bukur për CSKA Sofian.

Dellova shënoi gjatë fitores 3-1 kundër Arda, ku realizoi golin e dytë të ndeshjes.

Pas një topi të kthyer nga rivëndja këndore, Dellova goditi fuqishëm në portën kundërshtare, duke mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir as për të reaguar.

Për ta për golin: VIDEO

Kujtojmë, Dellova thuhet se e ka refuzuar rinovimin e kontratës kësisoj në verë pritet të bëhet me klub të ri.

Ndërkohë, Sofia mbetet në garë për titull, por është plot 10 pikë prapa liderit Levski./Telegrafi

“Duhet të kemi fokus të veçantë ndaj Vedat Muriqit”, Hansi Flick paralajmëron Barcelonën për yllin kosovar

6 February 2026 at 18:00


Trajneri Hansi Flick thotë se Barcelona duhet të ketë kujdes të veçantë për Vedat Muriqin.

Katalunasit do të përballen me Mallorcan në vikend, ndërsa në konferencë për media – tekniku gjerman e ka paralajmëruar klubin se duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj yllit të Kosovës.

Flick e përmendi faktin se Muriqi ka shënuar plot 14 gola në La Liga, prandaj mund të jetë i rrezikshëm për portën e tyre.

“Ndonjëherë është më lehtë kur shënon gola, por jam në përgjithësi i kënaqur me stilin e lojës. Duhet të fokusohemi t’i përfundojmë sulmet tona”.

“Ekipi është në nivel të mirë. Mallorca e fitoi ndeshjen e fundit me rezultat 4-1 dhe Muriqi po kalon një sezon fantastik me 14 gola në La Liga. Duhet të kemi kujdes të veçantë ndaj tij”.

Përndryshe, përballja mes Barcelonës dhe Mallorcas zhvillohet të shtunën prej orës 16:15./Telegrafi

“Nuk po japin asgjë”, ish-ylli i Juventusit kritikon Zhegrovën dhe dy lojtarë tjerë

6 February 2026 at 15:52


Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi ka kritikuar Teun Koopmeiners, Lois Openda dhe Edon Zhegrova pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Kupa e Italisë nga Atalanta.

Juventusi u përball me eliminimin nga Kupa e Italisë të enjten mbrëma, duke humbur 3-0 kundër Atalantës në Bergamo.

Ish-mesfushori i Juventusit, Tacchinardi, e shqyrtoi ndeshjen gjatë emisionit në SportMediaset, duke fajësuar rezervat e Zonjës së Vjetër dhe duke u përqendruar veçanërisht te tre lojtarë.

“Rezultati ishte shumë i ashpër për Juven, sepse ata bënë një performancë shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Tacchinardi.

“Ata krijuan shumë para penalltisë, gjë që, për mua, nuk ekzistonte. Ata po luajnë futboll të shkëlqyer, por paguan një çmim të lartë sepse nuk ishin në gjendje të finalizonin sulmet e tyre. Në fund të fundit, kush fiton ka të drejtë”.

“Juventusi ka shumë ndeshje të vështira që vijnë dhe Davidi dhe Openda nuk po e rrisin nivelin e tyre. Shoh një lojtar që angazhohet, por po vuan. Rezervat e Juventusit po vuanin, por Spalletti nuk mund të përdorë vetëm 11 lojtarë dhe ka nevojë që të gjithë të përmirësohen”.

telegrafi.com

“Koopmeiners, Openda dhe Zhegrova nuk po japin asgjë, por Spalletti ka nevojë për ta sepse ka një muaj të tmerrshëm përpara”, përfundoi ish-ylli i Juves.

Gjigantët e Serie A do të presin Lazion në ndeshjen e tyre të radhës në Serie A të dielën, përpara se të vizitojnë Interin javën pasardhëse. Para fundit të shkurtit, ata do të takohen gjithashtu dy herë me Galatasarayn në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe do të presin Comon në Serie A. /Telegrafi/

Brajan Gruda me këpucët e Lionel Messit shpreson të merr ftesë nga Gjermania për Botëror

5 February 2026 at 23:33


Sulmuesi Brajan Gruda thotë se është i nderuar që i lejohet të luajë me këpucët e Lionel Messit, ndërsa ëndërron ftesë nga Gjermania për Kupën e Botës 2026.

Gruda ka qenë një nga lojtarët që Messi i ka zgjedhur si talentët e ardhshëm, ndërsa ditë më parë kompletoi kalimin në formë huazimi te RB Leipzigu nga Brightoni.

Në një intervistë për “BILD”, Gruda ka treguar për çfarë arsye i përdorë këpucët e Lionel Messit.

“Jam fans shumë i madh i Messit. Është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Është motivim i madh. Nder për mua që mund t’i mbajë këpucët e tij”.

Gruda ka ardhur me ambicie të qartë te Leipzigu, ngase synon t’iu ndihmojë ta sigurojnë një vend për Kampionatin Botëror 2026.

“Jam 100 për qind gati që të luaj qysh në ndeshjen e radhës. Trajneri do të vendos nëse luaj apo jam rezervë, do të jap më të mirën”.

“Jam rritur personalisht dhe si futbollist te Brightoni, por tani dua ta ndihmoj Leipzigun që të kualifikohemi për garat evropiane. Stili i Leipzigut më përshtatet. Stërvitet janë të ngjashme si në Angli, tani dua të luaj dhe të tregoj çfarë mund të bëj”.

Edhe pse kërkohet me ngulm nga Shqipëria, Gruda për ambicie vazhdon ta ketë Gjermaninë, ku pret ftesë nga Julian Nagelsmann për Botërorin.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk është në mendjen time. Dua të shkoj në Kupën e Botës, për këtë që të ndodhë, paraqitja ime në fushë duhet të jetë e duhura. Nëse paraqitem mirë, gjërat mund të ndodhin shpejtë”./Telegrafi

❌
❌