Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka shënuar 10 gola deri më tani në La Liga, duke vazhduar të mbetet lojtari kryesor i klubit spanjoll.
Edhe pse Mallorca aktualisht renditet në vendin e 16-të me 18 pikë, pothuajse të gjitha këto pikë janë falë “Piratit” kosovar.
Sezoni i 2025/26 kishte nisur keq për Muriqin. Në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, ku Mallorca u mposht 3-0, ai u ndëshkua me karton të kuq pas një goditjeje pa qëllim ndaj portierit Joan García.
Por që atëherë, Muriqi ka rikuperuar shpejt dhe ka shënuar 10 gola për skuadrën e tij. Klubi i Mallocas ka publikuar 10 foto nga 10 golat e tij këtë sezon.
Ai hapi serinë e golave ndaj Real Madridit në humbjen 2-1 dhe më pas shënoi dy gola ndaj Espanyolit në fitoren 3-2. Goli i tij ndaj Atletico Madridit në barazimin 1-1 e çoi numrin e golave në katër.
Pas pesë ndeshjeve pa gola, Muriqi u rikthye me një gol ndaj Sevillës në fitoren 3-1 si mysafir. Ai shënoi gjithashtu golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Getafes dhe vazhdoi me dy gola ndaj Osasunës në barazimin 2-2, duke e çuar në tetë numrin e golave të tij.
Në dhjetor, gjeti rrugën e rrjetës ndaj Elches në fitoren 3-1 dhe mbylli vitin 2025 me një performancë të shkëlqyer.
Ky vit i ri nisi po ashtu me gol për Muriqin, në ndeshjen e 4 janarit ku Mallorca humbi 2-1 ndaj Gironas, ndërsa golin e vetëm e shënoi ai.
Vetëm Kylian Mbappé me 18 gola dhe Ferran Torres me 11 gola e kanë tejkaluar, ndërsa pas Muriqit renditen emra si Robert Lewandowski me 9 gola, Chucho Hernández me 8 gola dhe Lamine Yamal, Julián Álvarez e Raphinha me nga 7 gola. /Telegrafi/
Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një detaji të pazakontë në veshjen e tij sportive.
Sulmuesi i Kosovës është fotografuar me një tuta Nike identike me atë që mbante presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, gjatë arrestimit të tij.
Tuta gri me detaje të zeza është bërë menjëherë virale, pasi fotot e Muriqit u shpërndanë nga fansat dhe mediat sportive. E njëjta tuta përdoret nga klubi i La Ligës, RCD Mallorca, ku versioni zyrtar ka vetëm stemën e klubit të qëndisur në gjoks.
Kompleti është bërë nga materiale të ricikluara dhe shitet veçmas: pjesa e sipërme kushton 99,99 €, ndërsa pjesa e poshtme 55,99 €, duke e bërë totalin 155,98 € për kompletin.
Pas publikimit të fotove, tutat u shitën të gjitha në faqen zyrtare të Nike brenda vetëm pak orësh, duke treguar ndikimin e paparë që ka pasur arrestimi i ish-presidentit të Venezules.
Rrjetet sociale u përmbushën me shaka dhe komentet për ngjashmërinë midis sulmuesit dhe presidentit venezuelian, ndërsa fansat e futbollit dhe të modës diskutuan gjerësisht për stilin dhe viralitetin e tij.
Edhe pse oferta online u shter, tutat mund të gjenden ende në disa dyqane fizike, megjithatë stoku i mbetur pritet të shitet shumë shpejt.
Ky fenomen tregon se si një detaj i vogël në veshje mund të bëhet hit në media dhe të ndikojë menjëherë në shitjet globale të një brandi të madh si Nike. /Telegrafi/
Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Mallorca.
Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore ka publikuar “Formacionin e Javës” për xhiron e 16-të të sezonit 2025/26.
Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues.
Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant - Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elches.
Përveç Muriqit, pjesë e formacionit ishin edhe emra tjerë të mëdhenj si Raphinha, Jude Bellingham dhe Koke.
Kjo është një tjetër dëshmi se Vedat Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në La Liga, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 7 gola duke qenë i treti në renditjen e golashënuesve pas Kylian Mbappe dhe Ferran Torres. /Telegrafi/
Barcelona mund të përballet së shpejti me probleme ligjore me La Ligën, pas një kontesti që lidhet me një nga marrëveshjet e transferimeve të realizuara gjatë verës.
Në muajin korrik, klubi katalanas finalizoi shitjen e Pablo Torres te Mallorca për rreth 5 milionë euro. Mesfushori 22-vjeçar nuk ishte më pjesë e planeve të Barcelonës dhe u largua për të njëjtën shumë me të cilën ishte transferuar në vitin 2022, çka nënkupton se klubi nuk realizoi fitim nga ky operacion.
Barcelona e kishte blerë Torren nga Real Racing Club de Santander për 5 milionë euro, plus bonuse të mundshme, ndërsa klubi i Segunda División kishte ruajtur gjithashtu një klauzolë për përfitime kapitale në rast të një shitjeje me fitim.
Kjo klauzolë nuk u aktivizua në transferimin drejt Mallorcës, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te Racing.
Sipas AS, Real Racing Club ka akuzuar Barcelonën për veprim në keqbesim, duke pretenduar se klubi katalanas e shiti qëllimisht Torren për një shumë pa fitim, me synimin për të shmangur pagesën ndaj tyre. Për këtë arsye, Racing ka paraqitur një ankesë zyrtare në La Liga.
Presidenti i Real Racing Club, Manolo Higuera, e trajtoi publikisht këtë çështje gjatë mbledhjes së aksionarëve të klubit, duke theksuar se Racing ka të drejtë në aspektin financiar nga ky transferim.
“Ne kemi të drejtë ekonomike mbi këtë marrëveshje. Nuk kërkojmë përballje me Barcelonën, por duhet të mbrojmë interesat tona. Operacioni u krye në një mënyrë që shmangu pagesën ndaj Racing dhe na la pa atë që na takon”, u shpreh Higuera.
Sipas Racing, vlera reale e Torren ishte 10 milionë euro, duke u bazuar në klauzolën e riblerjes që lojtari ka nënshkruar me Mallorcën. Nëse kjo shumë do të ishte reflektuar në transferim, Barcelona do të kishte realizuar 5 milionë euro fitim, nga i cili Racing do të përfitonte përmes klauzolës së dakorduar.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet kjo situatë dhe nëse La Liga do të ndërhyjë në këtë çështje, por për Barcelonën, ky debat përbën një situatë larg ideale në një moment delikat financiar për klubin. /Telegrafi/
Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Elches në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit spanjoll.
Një ndër autorët e këtyre golave për ekipin spanjoll ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.
31-vjeçari ishte autor i golit të tretë të cilin ai e realizoi në minutën e 89-të pas asistimit nga Omar Mascarell.
Për Muriqin, ky ishte goli i tij i nëntë këtë edicion në La Liga teksa ka 15 ndeshje të zhvilluara.
Me këtë fitore Mallorca shkon në kuotën e 17 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 14-të në renditje.
Muriqi me shokë në mesjavë do të luajnë në Kupën e Mbretit, ku do të udhëtojnë te Deportivo La Coruna, para se të rikthehen në La Liga me duelin ndaj Valencias.
Golin e Vedat Muriqit mund ta shikoni KËTU/Telegrafi/
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka gjetur ritmin e tij më të mirë dhe po kthehet të jetë figura kryesore e skuadrës, shkruan mediumi i njohur spanjoll Marca.
Pas një periudhe të vështirë, Muriqi po rikthehet në formën e tij më të lartë, duke kontribuar mbi 50% të golave të skuadrës në La Liga këtë sezon.
Aktualisht, ai ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje, nga gjithsej 15 gola të skuadrës, duke u barazuar me Robert Lewandowskin në vendin e dytë në garën për "Pichichi".
Pas dy sezonesh të vështira ku shënoi vetëm 7 gola për çdo sezon, Muriqi duket se ka gjetur përsëri golin. Përpara fillimit të javës së 15-të, ai është lojtari më influent i të gjithë ligës përsa i përket pjesëmarrjes në golat e skuadrës së tij, me 8 nga 15 gola (53,3%).
Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit ka një përqindje të ngjashme, me 14 nga 29 golat e ekipit të tij (48,27%).
Një nga faktorët kryesorë të këtij rikthimi të Muriqit është bashkëpunimi me sulmuesin krahu nga Katalonia, Jan Virgili, i cili ka ndihmuar drejtpërdrejt Muriqin në tre gola deri më tani.
Prezenca e Virgilit në fushë ndryshon komplet qasjen taktike të trajnerit Jagoba Arrasate dhe krijon hapësira të përshtatshme për golat e Muriqit.
Nëse Muriqi vazhdon këtë ritëm, ai mund të thyejë rekordin e tij më të mirë në Mallorca. Në sezonin 2022-23, ai shënoi 15 gola dhe dha 3 asistime në 35 ndeshje, duke kontribuar me 40,5% të golave të skuadrës.
Ndërkohë, para javës së 15-të të asaj sezone, Muriqi kishte shënuar 7 gola, një më pak se këtë sezon.
Rikthimi i Muriqit si “Pirata” duket i plotë, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund të regjistrojë sezonin më të mirë të karrierës së tij në ishull dhe të mbetet një nga sulmuesit më të frikshëm të La Liga-s. /Telegrafi/
Vedat Muriqi ka vazhduar me suksese edhe këtë fundjavë që lamë pas në La Liga, teksa realizoi dy gola për Mallorcan.
Sulmuesi kosovar ishte i pandalshëm të shtunën, kur Mallorca barazoi me Osasunën me rezultat 2-2.
Prizrenasi realizoi dy gola të shpejtë brenda katër minutave, derisa u vlerësua me notën 9,2 nga SofaScore.
SofaScore e vendosi Muriqin edhe në formacionin e javës në La Liga, pasi ylli kosovar ishte lojtari i dytë më i vlerësuar në La Liga, vetëm pas Dani Olmos së Barcelonës që mori notën 9,5.
Inaki Pena është në portë, derisa mbrojtja përbëhet nga Marc Bartra, Gerard Martin e Hancko.
Në mesfushë janë Lamine Yamal, Berenguer, Dani Olmo dhe Moleiro.
Ndërkohë në sulm përkrah Muriqit janë edhe Alexander Sorloth dhe Perez. /Telegrafi/
Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike në Spanjë, këtë herë ndaj Osasunas.
Qendërsulmuesi shënoi dy herë në barazimin 2-2 për t’ia fituar një pikë Mallorcas.
Në fakt, Mallorca ishte në epërsi me dy gola falë Muriqit (62’, 66’), por që pësuan dy herë në fund, kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2-2.
“SofaScore” e vlerësoi prizrenasin si më i miri i ndeshjes me notën 9.2, ku përpos golit fitoi 11 duele nga 16 të tentuara, si dhe u faullua gjashtë herë brenda lojës.
Tani, Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me tetë gola të shënuar, aq sa ka Robert Lewandowski i Barcelonës, derisa pozitën e parë e mban Kylian Mbappe me 13 sosh./Telegrafi/
Mallorca po avancon me rezultat 2-0 në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Osasunës në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Autor i golit për vendasit ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të realizuar për 1-0 në minutën e 62-të të takimit.
Vetëm katër minuta më vonë, Muriqi ia doli të realizojë sërish për rezultatin 2-0, pas asistimit nga Jan Virgili.
Pas këtyre dy golave, Muriqi aktualisht numëron tetë të tillë këtë edicion deri më tani në La Liga.
Në rast se Mallorca arrin ta ruajë këtë rezultat, atëherë ata do të shkonin në kuotën e 15 pikëve, duke iu larguar zonës së rrezikshme.
Kujtojmë se Mallorca xhiron e fundit u mposht me rezultat 2-1 nga Villarreali në udhëtim, andaj një rezultat pozitiv sot është ajo që po kërkojnë me ngulm tifozët dhe trajneri Jagoba Arrasate./Telegrafi/
Ndikimi i futbollit në jetën e njerëzve është shpesh i jashtëzakonshëm. Tifozët lidhen me futbollistët jo vetëm përmes paraqitjeve të tyre në fushë, por edhe përmes karizmës, personalitetit dhe mënyrës se si ata përfaqësojnë vlerat e një klubi.
Por pak kush do ta imagjinonte që kjo lidhje mund të shkonte deri aty sa një çift i fejuar të dëshironte të ftonte në dasmën e tyre një futbollist që as nuk e njohin personalisht.
Pikërisht kjo ka ndodhur në qytetin La Senia të Tarragonës, ku një çift i ri ka vendosur të ftojë në dasmën e tyre sulmuesin e Mallorca, Vedat Muriqi.
“Piratin”, siç e quajnë tifozët, ata e shohin jo vetëm si lojtar të dashur, por edhe si një figurë karizmatike që i ka magjepsur me personalitetin e tij.
Muriqi, i cili njihet për fizikun e fuqishëm, lojën e fortë dhe etikën e jashtëzakonshme të punës, si dhe për stilin karakteristik që e bën të duket si një personazh filmash, ka fituar zemrat jo vetëm të tifozëve të Mallorcës, por edhe të atyre që nuk kanë ndonjë lidhje direkte me klubin.
Me kontratë të rinovuar deri në vitin 2029 dhe gjashtë gola këtë sezon, sulmuesi kosovar ka arritur shifrën e 40 golave në total që kur u bashkua me Mallorcën, duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.
Çifti nga La Senia e takoi personalisht Muriqin para ndeshjes së Mallorcës në Villarreal fundjavën e kaluar. Ata udhëtuan posaçërisht drejt Castellónit për t’ia dorëzuar një ftesë dasme “personale dhe të patransferueshme”.
“Ai është një idhull për ne. Do të martohemi vitin tjetër dhe i përgatitëm një ftesë. Shpresojmë shumë që ta pranojë”, deklaroi dhëndri për IB3 TV.
Ndërsa nusja e ardhshme shtoi me emocion: “Do të ishte një ëndërr e vërtetë ta kemi në dasmë”.
❤️ A l'estadi de La Ceràmica el programa 'Línia de 5' va trobar una parella d'enamorats...
Dasma është planifikuar për 18 korrik të vitit të ardhshëm në La Senia. Megjithatë, pjesëmarrja e Muriqit mbetet e pasigurt, pasi data bie gjatë fazës parasezonale të futbollit.
Sidoqoftë, gjesti i çiftit ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe sulmuesi kosovar me siguri është surprizuar nga kjo ftesë e veçantë dhe plot dashuri. /Telegrafi/
Si zakonisht, klubi i Mallorcas nuk ka harruar ta urojë Kosovën për arritjen historike, pra sigurimin e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.
Kosova me fitore te Sllovenia ka siguruar së paku një vend në Botëror, ndërsa do të ëndërrojë një mrekulli në Prishtinë ndaj Zvicrës (nevojitet një fitore 6-0) për t’u kualifikuar direkt.
Nga urimet e shumta, nuk ka munguar as i klubit të Vedat Muriqit, Mallorca. Skuadra spanjolle shkroi se Kosova po e mban shpresën gjallë për Botëror.
“Kosova e Muriqit e siguroi play-offin dhe po e mban ëndrrën për Kupën e Botës”.
“Forca pirat”, shkroi klubi, duke shtuar një foto të Muriqit, i cili po festonte fitoren.
La Kosovo de Muriqi se asegura una plaza en la repesca y sigue soñando con el Mundial.
Sulmuesi Vedat Muriqi është shprehur i lumtur me përmirësimin e madh që ka bërë Mallorca këto xhirot e fundit.
Sulmuesi i Kosovës shënoi përsëri këtë të diel, duke i dhënë Mallorcas një fitore tepër të vlefshme që i lehtëson presionin skuadrës para ndalesës së radhës për ndeshjet e kombëtareve.
“Para se të shkojmë në pushimin e kombëtareve, kjo fitore na jep një ndjesi shumë të mirë. Ky ishte objektivi ynë sot. Jemi shumë të lumtur dhe kjo na jep qetësi, si dhe kohë për të rregulluar gabimet tona”.
Muriqi theksoi rëndësinë e faktit që Mallorca mori avantazhin e parë në ndeshje, diçka që i kishte ndodhur vetëm dy herë më parë gjatë këtij sezoni.
Vedat Muriqi
“Ishte e rëndësishme të shënonim të parët, dhe sot e bëmë që në fillim. Pastaj ishim të fortë në duele dhe në mbrojtje. Rikthyem atë shpirt ekipi që njerëzit e kishin ndjerë mungesën”.
“Ndihem shumë mirë. Në fund të fundit, për një sulmues, golat janë ajo që të mban gjallë. Të kesh gjashtë gola në dymbëdhjetë ndeshje është diçka fantastike. Shpresoj që këtu të mos ndalem”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit spanjoll.
Kësisoj, tani Muriqi do të fokusohet te Kosova për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kujtojmë, Kosova fillimisht është mysafir i Sllovenisë të shtunën ndërsa të martën e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 1-0 të Mallorcas kundër Getafes të dielën, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas spanjolle.
Muriqi shënoi golin e fitores që në minutën e 14-të, duke siguruar tri pikët e plota për ekipin e tij, dhe u largua nga fusha në minutën e 88-të, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.
Për sulmuesin 31-vjeçar, ky ishte goli i gjashtë në 11 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.
Statistikat e Muriqit në këtë takim ishin mbresëlënëse: 2 goditje drejt portës, 33 prekje të topit dhe 7 duele të fituara, duke treguar ndikimin e tij në lojë për Mallorcan. Sulmuesi mori notën 7.9 nga SofaScore.
Fitorja i ngjiti Mallorcan në vendin e 15-të me 12 pikë, ndërsa Getafe mbetet në vendin e tetë me 17 pikë.
Tani, Muriqi do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet vendimtare kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës. /Telegrafi/
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer te Mallorca, falë pasionit dhe përkushtimit që tregon në çdo ndeshje.
Muriqi është afër për të hyrë në histori te skuadra spanjolle: ai ka 40 gola në 127 paraqitje, ndërsa rekordin e golave për klubin e mban legjenda Samuel Eto’o me 70 gola në 162 ndeshje. Vetëm 30 gola e ndajnë Muriqin nga ky rekord.
Sulmuesi nga Prizreni po zhvillon edicionin e katërt të plotë te Mallorca, pas periudhës së huazimit nga Lazio në sezonin 2021/22. Pasi huazimi përfundoi, Mallorca bleu kartonin e tij për 8 milionë euro, ndërsa së fundi Muriqi rinovoi kontratën deri në vitin 2029.
Në një intervistë për emisionin “Jugam a Fora de Joc”, Muriqi rrëfeu sfidat e tij te Lazio dhe vendimin për të kaluar në Spanjë.
“Kur isha te Lazio, më telefonoi Ortells dhe e refuzova ofertën. Vuajta shumë në Itali, pasi kur isha në formë të mirë fizike, Sarri nuk më kishte në planet e tij. Ortells më telefonoi sërish, dhe fillova të kërkoj informacione për Mallorca, pastaj pranova".
"Nuk e mora familjen me vete, sepse mendova se do të ishte vetëm për katër muaj. Erdha për katër muaj, dhe tani jam këtu gati pesë vjet".
"Dua të fitoj një trofe me Mallorca. Pothuajse ia dolëm dy vjet më parë në Kupën e Mbretit, por La Liga është shumë e vështirë. Do të doja të fitoja një trofe dhe të mos e harroja – për mua do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi ai.
Muriqi ka deklaruar gjithashtu se planifikon të përfundojë karrierën si futbollist te Mallorca dhe të hapë biznese në qytet pas daljes në pension. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Kosovës, me 32 gola në 64 ndeshje.
Edicioni 2025/26 ka nisur mirë për Muriqin: në nëntë ndeshje ai ka shënuar pesë gola, duke shënuar edhe ndaj gjigantëve spanjoll si Real Madrid dhe Atletico Madrid. Megjithatë, Mallorca po kalon një moment të vështirë: pas dhjetë ndeshjeve, ka dy fitore, tri barazime dhe pesë humbje, duke u renditur e 16-ta me nëntë pikë. /Telegrafi/
Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike në La Liga, këtë herë në përmbysjen e madhe të Mallorcas ndaj Sevillas.
Muriqi gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës për ta barazuar rezultatin, kurse pastaj i inkuadruari Mateo Joseph realizoi dy herë tjera për epilogun përfundimtar 1-3.
Brenda 89 minutave në fushë, Muriqi kishe 11 nga 15 pasime e tentuara të sakta, e “vodhi” topin tre herë kurse fitoi tre duele, një prej tyre ishte në ajër.
Kësisoj, nga “SofaScore”, ai u vlerësua me notën 7.6, që ishte e dyta më e larta në ndeshje kuptohet pas Joseph.
Për Muriqin ky është goli i pestë në tetë paraqitje në La Liga, duke e barazuar me gola dyshen Vinicius Jr e Eyong të Levantes dhe renditen vetëm pas Kylian Mbappe (9) dhe Julian Alvarez (6) në kampionatin spanjoll./Telegrafi/
Ky gol i Muriqit motivoi ekipin e Mallorcës pasi ata deri në fund të ndeshjes arritën të shënojnë edhe dy gola për të përmbysur epërsinë fillestare të Sevillës dhe për të marrë pikët e plota.
Për Muriqin ky ishte goli i pestë këtë edicion në La Liga pas tetë ndeshjeve të luajtura.
Ai do ta ketë mundësinë që të përmirësojë shifrat e tij javën e ardhshme kur Mallorca do të pres në shtëpi Levanten./Telegrafi/
Mallorca dhe Atletico Madridi u ndanë baras 1-1 në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas, në një ndeshje plot emocione.
Julian Alvarez humbi një penallti në pjesën e parë për mysafirët, të cilët nga minuta e 73-të mbetën me një lojtar më pak. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Atleticon të kalonte në epërsi me golin e Conor Gallagher në minutën e 79-të.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 85-të, Vedat Muriqi u ngjit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë mposhti portierin Jan Oblak, duke barazuar rezultatin. Ky ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të La Ligas.
Vedat Muriqi ndaj Atletico Madridit
Muriqi ka shënuar tashmë kundër Real Madridit dhe dy herë ndaj Espanyolit, ndërsa vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola deri tani në kampionat (pesë).
Sulmuesi i Kosovës luajti plot 90 minuta dhe me të vetmen gjuajtje në kuadrat arriti të gjente golin. Ai u vlerësua me notën 7.4 nga SofaScore, duke regjistruar gjithashtu 10 duele të fituara, 40 prekje topi dhe një pasim kyç.
Pavarësisht paraqitjes së mirë të “Piratit”, Mallorca vazhdon të mos e njohë fitoren këtë sezon – pas pesë ndeshjeve ka grumbulluar vetëm dy pikë dhe renditet në vendin e 19-të në tabelë. /Telegrafi/
Mallorca dhe Atletico Madridi po zhvillojnë një ndeshje interesante në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas, ku rezultati është 1-1.
Julian Alvarez humbi një penallti në pjesën e parë për mysafirët, të cilët nga minuta e 73-të mbetën me një lojtar më pak.
Megjithatë, kjo nuk i pengoi madrilenët të kalonin në epërsi me golin e Conor Gallagher në minutën e 79-të.
Kur dukej se Atletico do të merrte tri pikët, në minutën e 85-të Vedat Muriqi realizoi një gol të bukur me kokë, duke e mposhtur Jan Oblakun dhe duke barazuar shifrat.