Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vedat Muriqi në maje të sulmit në formacionin e javës në La Liga

16 December 2025 at 10:03


Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Mallorca.

Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore ka publikuar “Formacionin e Javës” për xhiron e 16-të të sezonit 2025/26.

Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues.

Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant - Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elches.

Përveç Muriqit, pjesë e formacionit ishin edhe emra tjerë të mëdhenj si Raphinha, Jude Bellingham dhe Koke.

Kjo është një tjetër dëshmi se Vedat Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në La Liga, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 7 gola duke qenë i treti në renditjen e golashënuesve pas Kylian Mbappe dhe Ferran Torres. /Telegrafi/

Vazhdon forma e lartë e Vedat Muriqit – ylli dardan gjen rrjetën ndaj Elches

13 December 2025 at 18:11


Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Elches në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit spanjoll.

Një ndër autorët e këtyre golave për ekipin spanjoll ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

31-vjeçari ishte autor i golit të tretë të cilin ai e realizoi në minutën e 89-të pas asistimit nga Omar Mascarell.

Për Muriqin, ky ishte goli i tij i nëntë këtë edicion në La Liga teksa ka 15 ndeshje të zhvilluara.

El pirata favorito de la isla de Mallorca.#MallorcaElcheCF | #LALIGAEASPORTS pic.twitter.com/MgnBBxohmQ
— LALIGA (@LaLiga) December 13, 2025

Me këtë fitore Mallorca shkon në kuotën e 17 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 14-të në renditje.

Muriqi me shokë në mesjavë do të luajnë në Kupën e Mbretit, ku do të udhëtojnë te Deportivo La Coruna, para se të rikthehen në La Liga me duelin ndaj Valencias.

Golin e Vedat Muriqit mund ta shikoni KËTU/Telegrafi/

Marca: Vedat Muriqi dhe bëhet përsëri 'Pirati' - statistika që vetëm Mbappe i afrohet

2 December 2025 at 19:48


Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka gjetur ritmin e tij më të mirë dhe po kthehet të jetë figura kryesore e skuadrës, shkruan mediumi i njohur spanjoll Marca.

Pas një periudhe të vështirë, Muriqi po rikthehet në formën e tij më të lartë, duke kontribuar mbi 50% të golave të skuadrës në La Liga këtë sezon.

Aktualisht, ai ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje, nga gjithsej 15 gola të skuadrës, duke u barazuar me Robert Lewandowskin në vendin e dytë në garën për "Pichichi".

El pirata en el 𝗧𝗢𝗣 𝟯 goleadores de @LaLiga 📈🏴☠️ pic.twitter.com/45I8duZOI8
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) December 1, 2025


Pas dy sezonesh të vështira ku shënoi vetëm 7 gola për çdo sezon, Muriqi duket se ka gjetur përsëri golin. Përpara fillimit të javës së 15-të, ai është lojtari më influent i të gjithë ligës përsa i përket pjesëmarrjes në golat e skuadrës së tij, me 8 nga 15 gola (53,3%).

Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit ka një përqindje të ngjashme, me 14 nga 29 golat e ekipit të tij (48,27%).

Një nga faktorët kryesorë të këtij rikthimi të Muriqit është bashkëpunimi me sulmuesin krahu nga Katalonia, Jan Virgili, i cili ka ndihmuar drejtpërdrejt Muriqin në tre gola deri më tani.

8️⃣ 𝐠𝐨𝐥𝐞𝐬 del pirata en la 25/26 🏴☠️ pic.twitter.com/5b3b2QoGpd
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) November 30, 2025


Prezenca e Virgilit në fushë ndryshon komplet qasjen taktike të trajnerit Jagoba Arrasate dhe krijon hapësira të përshtatshme për golat e Muriqit.

Nëse Muriqi vazhdon këtë ritëm, ai mund të thyejë rekordin e tij më të mirë në Mallorca. Në sezonin 2022-23, ai shënoi 15 gola dhe dha 3 asistime në 35 ndeshje, duke kontribuar me 40,5% të golave të skuadrës.

Ndërkohë, para javës së 15-të të asaj sezone, Muriqi kishte shënuar 7 gola, një më pak se këtë sezon.

Rikthimi i Muriqit si “Pirata” duket i plotë, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund të regjistrojë sezonin më të mirë të karrierës së tij në ishull dhe të mbetet një nga sulmuesit më të frikshëm të La Liga-s. /Telegrafi/

Shkëlqeu në fundjavë, Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

2 December 2025 at 11:12


Vedat Muriqi ka vazhduar me suksese edhe këtë fundjavë që lamë pas në La Liga, teksa realizoi dy gola për Mallorcan.

Sulmuesi kosovar ishte i pandalshëm të shtunën, kur Mallorca barazoi me Osasunën me rezultat 2-2.

Prizrenasi realizoi dy gola të shpejtë brenda katër minutave, derisa u vlerësua me notën 9,2 nga SofaScore.

SofaScore e vendosi Muriqin edhe në formacionin e javës në La Liga, pasi ylli kosovar ishte lojtari i dytë më i vlerësuar në La Liga, vetëm pas Dani Olmos së Barcelonës që mori notën 9,5.

Inaki Pena është në portë, derisa mbrojtja përbëhet nga Marc Bartra, Gerard Martin e Hancko.

Në mesfushë janë Lamine Yamal, Berenguer, Dani Olmo dhe Moleiro.

Ndërkohë në sulm përkrah Muriqit janë edhe Alexander Sorloth dhe Perez. /Telegrafi/


Shkëlqen Vedat Muriqi, realizon dygolësh për t’ia fituar një pikë Mallorcas ndaj Osasunas

29 November 2025 at 16:14


Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike në Spanjë, këtë herë ndaj Osasunas.

Qendërsulmuesi shënoi dy herë në barazimin 2-2 për t’ia fituar një pikë Mallorcas.

Në fakt, Mallorca ishte në epërsi me dy gola falë Muriqit (62’, 66’), por që pësuan dy herë në fund, kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2-2.

“SofaScore” e vlerësoi prizrenasin si më i miri i ndeshjes me notën 9.2, ku përpos golit fitoi 11 duele nga 16 të tentuara, si dhe u faullua gjashtë herë brenda lojës.

Tani, Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me tetë gola të shënuar, aq sa ka Robert Lewandowski i Barcelonës, derisa pozitën e parë e mban Kylian Mbappe me 13 sosh./Telegrafi/

Vedat Muriqi protagonist për Mallorcën, realizon dy gola të shpejtë ndaj Osasunës

29 November 2025 at 15:27


Mallorca po avancon me rezultat 2-0 në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Osasunës në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Autor i golit për vendasit ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të realizuar për 1-0 në minutën e 62-të të takimit.

Vetëm katër minuta më vonë, Muriqi ia doli të realizojë sërish për rezultatin 2-0, pas asistimit nga Jan Virgili.

Pas këtyre dy golave, Muriqi aktualisht numëron tetë të tillë këtë edicion deri më tani në La Liga.

🚨 LA LIGA! 🇪🇸

VEDAT MURIQI OPENS THE SCORE! 🇽🇰

Mallorca 1-0 Osasuna

🎥 @GoalsXtra pic.twitter.com/VtsutsJe7P
— Polymarket FC (@PolymarketFC) November 29, 2025

Në rast se Mallorca arrin ta ruajë këtë rezultat, atëherë ata do të shkonin në kuotën e 15 pikëve, duke iu larguar zonës së rrezikshme.

Kujtojmë se Mallorca xhiron e fundit u mposht me rezultat 2-1 nga Villarreali në udhëtim, andaj një rezultat pozitiv sot është ajo që po kërkojnë me ngulm tifozët dhe trajneri Jagoba Arrasate./Telegrafi/

Vedat Muriqi is on fire!!

LaLiga | 🇪🇸 Mallorca 2-0 Osasunapic.twitter.com/C746gKDgz3
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 29, 2025

Të çmendur pas Muriqit në Spanjë - çifti e fton në dasmën e tyre, me ftesë speciale

27 November 2025 at 17:46


Ndikimi i futbollit në jetën e njerëzve është shpesh i jashtëzakonshëm. Tifozët lidhen me futbollistët jo vetëm përmes paraqitjeve të tyre në fushë, por edhe përmes karizmës, personalitetit dhe mënyrës se si ata përfaqësojnë vlerat e një klubi.

Por pak kush do ta imagjinonte që kjo lidhje mund të shkonte deri aty sa një çift i fejuar të dëshironte të ftonte në dasmën e tyre një futbollist që as nuk e njohin personalisht.

Pikërisht kjo ka ndodhur në qytetin La Senia të Tarragonës, ku një çift i ri ka vendosur të ftojë në dasmën e tyre sulmuesin e Mallorca, Vedat Muriqi.

“Piratin”, siç e quajnë tifozët, ata e shohin jo vetëm si lojtar të dashur, por edhe si një figurë karizmatike që i ka magjepsur me personalitetin e tij.

Muriqi, i cili njihet për fizikun e fuqishëm, lojën e fortë dhe etikën e jashtëzakonshme të punës, si dhe për stilin karakteristik që e bën të duket si një personazh filmash, ka fituar zemrat jo vetëm të tifozëve të Mallorcës, por edhe të atyre që nuk kanë ndonjë lidhje direkte me klubin.

Me kontratë të rinovuar deri në vitin 2029 dhe gjashtë gola këtë sezon, sulmuesi kosovar ka arritur shifrën e 40 golave në total që kur u bashkua me Mallorcën, duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.

Çifti nga La Senia e takoi personalisht Muriqin para ndeshjes së Mallorcës në Villarreal fundjavën e kaluar. Ata udhëtuan posaçërisht drejt Castellónit për t’ia dorëzuar një ftesë dasme “personale dhe të patransferueshme”.

“Ai është një idhull për ne. Do të martohemi vitin tjetër dhe i përgatitëm një ftesë. Shpresojmë shumë që ta pranojë”, deklaroi dhëndri për IB3 TV.

Ndërsa nusja e ardhshme shtoi me emocion: “Do të ishte një ëndërr e vërtetë ta kemi në dasmë”.

❤️ A l'estadi de La Ceràmica el programa 'Línia de 5' va trobar una parella d'enamorats...

🏴☠️ ...enamorats de @MuriqiVedat!!!

👰♀️🤵 Tanta és la passió que senten Francesc i Sheila pel "Pirata"... que l'han convidat a la seva boda!!

💍 Els dirà "sí" el jugador del @RCD_Mallorca? pic.twitter.com/zJHM37SK81
— Esports IB3 (@EsportsIB3) November 25, 2025


Dasma është planifikuar për 18 korrik të vitit të ardhshëm në La Senia. Megjithatë, pjesëmarrja e Muriqit mbetet e pasigurt, pasi data bie gjatë fazës parasezonale të futbollit.

Sidoqoftë, gjesti i çiftit ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe sulmuesi kosovar me siguri është surprizuar nga kjo ftesë e veçantë dhe plot dashuri. /Telegrafi/

Tri fitore, dy barazime dhe një humbje - kush shkëlqeu dhe kush i shënoi golat e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës

19 November 2025 at 09:06


Kombëtarja e Kosovës ka pasur një paraqitje mbresëlënëse në fazën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 me një epilog prej tri fitoresh, dy barazimesh dhe një humbje, duke siguruar vendin e dytë në Grupin B dhe një vend në ‘play-off’.

Në këto ndeshje, skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda demonstroi konsistencë dhe karakter, sidomos në sfidat me Suedinë dhe Slloveninë.

Dy nga momentet kyçe ishin fitorja 1-0 në udhëtim te Suedia falë golit të Fisnik Asllanit dhe 2-0 si mysafire ndaj Sllovenisë, në të cilën Fisnik Asllani shënoi në minutën e 6-të, ndërsa goli i dytë erdhi nga një autogol i mbrojtësit slloven, Zan Karnicnik, në minutën e 64-të.

Po ashtu, Kosova mposhti Suedinë me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku golat u shënuan nga Elvis Rexhbeçaj (26’) dhe Vedat Muriqi (42’), ky i fundit në një kundërsulm perfekt të ndërtuar së bashku me Albion Rrahmanin.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, pasi vendosi Kosovën në rrugën drejt ‘play-off’-it.

Nga ana tjetër, humbja e vetme erdhi në përballjen me Zvicrën - një kundërshtar i fortë në grup - duke treguar se Kosova ka ende punë për t’u afruar me nivelet e ekipeve kryesuese. Megjithatë, diferenca e golave nuk e pengoi atë të arrijë vendin e dytë dhe të sigurojë fazën ‘play-off’.

Përfundimisht, Fisnik Asllani ishte ‘ndriçuesi’ në sulm, me golin e tij vendimtar në Suedi, por edhe njërin gol në Slloveni, ndërsa Vedat Muriqi vazhdon të jetë figura kryesore dhe motori në fazën ofensive.

Një tjetër lojtar që la mbresa në këto kualifikuese padyshim se ishte edhe mbrojtësi i majtë Dion Gallapeni, por pa harruar edhe Lumbardh Dellovën, Arijanet Muricin dhe Florent Muslijan, të cilët ishin tre lojtarët me notën më të mirë mesatare në këto kualifikuese.

Shkëlqim dhe rritje niveli të skuadrës ofruan edhe dy prurjet e reja, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, të cilët ofruan siguri me performancat prej yjesh.

Falë këtyre paraqitjeve, Kosova shkel hap pas hapi drejt ëndrrës së pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2206 - për herë të parë në histori. /Telegrafi/

“Shpresojmë të shkruajmë histori”, Vedat Muriqi flet për formën dhe rezultatet e Kosovës

18 November 2025 at 23:42


Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas përfundimit të ndeshjes foli edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh shumë i lumtur për paraqitjet e Kosovës në këtë cikë kualifikues.

Ai tha se humbja e thellë që pësuan ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë, ishte ajo që bëri që futbollistët e Kosovës të marrin kthesën.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Sot prej mëngjesit shiu nuk është ndalur. Dua të falënderoj në emër të ekipit tifozët. Stadiumi ishte plot. I falënderoj tifozët që na kanë përkrahur gjithë kohën. I urojmë edhe ata për plejofin. Për ne ishte e rëndësishme të mbajmë rezultatet pozitive”.

“Jemi të lumtur dhe tani e presim marsin. Humbja e thellë në Zvicër na kthjelli. Më pas e ndërruam edhe taktikën dhe mentalitetin. Ekipi e pa qartë që nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë sukses kundër çdo ekipi”.

“Vendi i dytë dhe plejofi është sukses historik dhe shumë i madh, shpresoj të mos ndalemi këtu. Urojmë të mos kemi lëndime në katër muajt e ardhshëm. Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të shkruajmë tutje histori”.

“Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin. Unë u dëshiroj shumë suksese. Po e përsëris, ata dy do të bëjnë që të harrohet emri im, me paraqitje, me gola”, ka deklaruar Muriqi./Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

18 November 2025 at 12:50


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pritet t’i bëjë së paku tri ndryshime në formacion në ndeshjen ndaj Zvicrës, për dallim nga ekipi që luajti në fitoren e madhe kundër Sllovenisë.

Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin e fundit të Grupit B, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Ekipi i Fodas ka mundësi kualifikimi nëse fiton me gjashtë gola dallim, por një gjë duket e pamundur së paku në letër.

Kështu, trajneri gjerman ka vendosur t’i “ruajë” disa futbollistë që rrezikojnë të ndëshkohet me karton të verdhë dhe të mungojnë në ndeshjet e ‘play-off’-it.

Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu janë dy lojtarët që do t’i mungojnë Kosovës në këtë ndeshje pasi janë lënë në tribunë, teksa edhe Lumbardh Dellova pritet të fillojë ndeshjen nga bankina shkaku i rrezikut për t’u ndëshkuar.

Telegrafi mëson se këta lojtarë pritet të përbejnë tri ndryshimet e vetme në formacionin e Kosovës ndaj Zvicrës, me përzgjedhësin Foda që pritet t’i besojë përsëri rreshtimit dhe skemave të tij.

Në vendin e Hajdarit pritet ta marrë Fidan Aliti, ndërsa vendin e Dellovës pritet ta marrë Ilir Krasniqi, i cili gjithashtu ka luajtur disa ndeshje të mira në këto kualifikuese.

Krasniqi dhe Aliti nga minuta e parë

Në anën tjetër, në vend të Avdullahut pritet të luajë Veldin Hoxha përsëri nga minuta e parë, pasi shihet në avantazh ndaj Valon Berishës për partner të Elvis Rexhbecajt.

Në porta nga minuta e parë do të rikthehet Arijanet Muric, i cili do ta marrë vendin e Amir Saipit, teksa përveç Krasniqit dhe Alitit, në mbrojtje do të jenë edhe kapiteni Amir Rrahmanit në qendër dhe Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni nga krahët.

Në mesfushë përveç dyshes Hoxha-Rexhbecaj do të jetë edhe Florent Muslija, ndërsa dyshja e sulmit nuk pritet të ndryshohet dhe të jetë ajo me Vedat Muriqin dhe Fisnik Asllanin.

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Muric; Vojvoda, Krasniqi, Rrahmani, Aliti, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj, Muslija; Muriqi, Asllani;

/Telegrafi/

“Forca pirat”, edhe Mallorca uron Kosovën për kualifikimin në play-offin e Botërorit

16 November 2025 at 08:55


Si zakonisht, klubi i Mallorcas nuk ka harruar ta urojë Kosovën për arritjen historike, pra sigurimin e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.

Kosova me fitore te Sllovenia ka siguruar së paku një vend në Botëror, ndërsa do të ëndërrojë një mrekulli në Prishtinë ndaj Zvicrës (nevojitet një fitore 6-0) për t’u kualifikuar direkt.

Nga urimet e shumta, nuk ka munguar as i klubit të Vedat Muriqit, Mallorca. Skuadra spanjolle shkroi se Kosova po e mban shpresën gjallë për Botëror.

“Kosova e Muriqit e siguroi play-offin dhe po e mban ëndrrën për Kupën e Botës”.

“Forca pirat”, shkroi klubi, duke shtuar një foto të Muriqit, i cili po festonte fitoren.


La Kosovo de Muriqi se asegura una plaza en la repesca y sigue soñando con el Mundial.

¡Vamos, pirata! 🏴☠️ pic.twitter.com/zj12GTJhJT
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) November 16, 2025


Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet këtë të martë në Prishtinë, si dhe nis nga ora 20:45./Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë – Foda me disa ndryshime

15 November 2025 at 10:17


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që do ta vendos për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kosova do të luajë si mysafir i Sllovenisë në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Kështu, trajneri gjerman, Foda, ka vendosur tashmë për formacionin që pritet të luajë në ndeshjen jetike ndaj Sllovenisë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Foda do të vazhdojë t’i besojë rreshtimit 3-5-2, i cili në mbrojtje transformohet në 5-3-2, ku pjesë e tij do të jenë disa ndryshime të domosdoshme.

Ndryshimi i parë do të jetë në portë, ku Amir Saipi do ta marrë vendin e Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve.

Kapiteni Amir Rrahmani pritet të kthehet në ekip pas lëndimit dhe do të marr vendin e tij nga minuta e parë.

Përveç Rrahmanit, në treshen e mbrojtjes pritet të luajnë edhe Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova, i cili shihet si i favorizuar ndaj Fidan Alitit, ndërsa krahët do t’i mbulojnë Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Mesfusha do të përbëhet nga Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, teksa në sulm dyshja Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Milot Rashica dhe Edon Zhegrova pritet të marrin minutat e tyre gjatë pjesës së dytë. /Telegrafi/

Vedat Muriqi tregon nëse do t’i presë flokët nëse Kosova kualifikohet në Botëror

14 November 2025 at 19:59


Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se nuk do t’i presë flokët edhe nëse Kombëtarja e Kosovës kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026.

Ylli i Mallorcas premtoi se nëse “Dardanët” shkojnë në Botëror do të shënojë gola edhe atje, megjithatë e hodhi poshtë mundësinë që t’i presë flokët.

“Për gola po kismet, nëse kualifikohemi do të shënoj gola edhe atje. E di që premtimin po e doni për flokët, por po më vjen keq”, tha ai duke qeshur.



Kosova është afër ta shkruajë historinë edhe ta sigurojë së paku një vend në play-offin e Kampionatit Botëror 2026, ku faktikisht na nevojitet vetëm një pikë në Slloveni.

Telegrafi gjendet me ekipin në Lubjanë, ku dyshja Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU.

Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

Muriqi: Nëse shënoj do të jem njeriu më i lumtur në botë, duam ta sigurojmë play-offin

14 November 2025 at 18:12


Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se dëshiron ta sigurojë një vend në play-offin e Kampionatit Botëror.

Ai në konferencë për shtyp deklaroi se nuk ka rëndësi kush shënon, por nëse shënon ai – atëherë do të jetë njeriu më i lumtur në botë.

“Shpresoj, jam sulmues dhe siç kërkoj unë e tërë shqiptaria pret nga unë që të shënoj gol. Nuk ka rëndësi kush shënon sidomos kur jam në kombëtare, por në rast që shënoj do të jem njeriu më i lumtur në botë”.

I pyetur se si e vlerëson deklaratën e përzgjedhësit të Sllovenisë Kek, i cili tha se beson që do t’i marrin pikët e plota, ylli i Mallorcas u përgjigj:

“Nuk e di kah po e marrin këtë vetëbesim, sepse tabela tregon se Kosova ka bërë shumë më mirë se Sllovenia. Këto janë me tregu vetëbesim para mediave. Edhe ne jemi ambicioz, por nuk flasim kështu sepse më rëndësi është ta sigurojmë play-offin pastaj të shohim”.

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

“E rikthyem shpirtin e ekipit që na mungonte”, Vedat Muriqi i lumtur me ecurinë pozitive të Mallorcas

10 November 2025 at 18:50


Sulmuesi Vedat Muriqi është shprehur i lumtur me përmirësimin e madh që ka bërë Mallorca këto xhirot e fundit.

Sulmuesi i Kosovës shënoi përsëri këtë të diel, duke i dhënë Mallorcas një fitore tepër të vlefshme që i lehtëson presionin skuadrës para ndalesës së radhës për ndeshjet e kombëtareve.

“Para se të shkojmë në pushimin e kombëtareve, kjo fitore na jep një ndjesi shumë të mirë. Ky ishte objektivi ynë sot. Jemi shumë të lumtur dhe kjo na jep qetësi, si dhe kohë për të rregulluar gabimet tona”.

Muriqi theksoi rëndësinë e faktit që Mallorca mori avantazhin e parë në ndeshje, diçka që i kishte ndodhur vetëm dy herë më parë gjatë këtij sezoni.

Vedat Muriqi

“Ishte e rëndësishme të shënonim të parët, dhe sot e bëmë që në fillim. Pastaj ishim të fortë në duele dhe në mbrojtje. Rikthyem atë shpirt ekipi që njerëzit e kishin ndjerë mungesën”.

“Ndihem shumë mirë. Në fund të fundit, për një sulmues, golat janë ajo që të mban gjallë. Të kesh gjashtë gola në dymbëdhjetë ndeshje është diçka fantastike. Shpresoj që këtu të mos ndalem”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit spanjoll.

Kësisoj, tani Muriqi do të fokusohet te Kosova për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kujtojmë, Kosova fillimisht është mysafir i Sllovenisë të shtunën ndërsa të martën e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Paraqitja e Vedat Muriqit ndaj Getefes me statistika - goli i tij i dha fitoren Mallorcas

9 November 2025 at 21:01


Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 1-0 të Mallorcas kundër Getafes të dielën, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas spanjolle.

Muriqi shënoi golin e fitores që në minutën e 14-të, duke siguruar tri pikët e plota për ekipin e tij, dhe u largua nga fusha në minutën e 88-të, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.

Për sulmuesin 31-vjeçar, ky ishte goli i gjashtë në 11 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Statistikat e Muriqit në këtë takim ishin mbresëlënëse: 2 goditje drejt portës, 33 prekje të topit dhe 7 duele të fituara, duke treguar ndikimin e tij në lojë për Mallorcan. Sulmuesi mori notën 7.9 nga SofaScore.


Fitorja i ngjiti Mallorcan në vendin e 15-të me 12 pikë, ndërsa Getafe mbetet në vendin e tetë me 17 pikë.

Tani, Muriqi do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet vendimtare kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës. /Telegrafi/

Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga, i shënon Getafes

9 November 2025 at 18:52


Qendërsulmuesi Vedat Muriqi e ka gjetur sërish rrugën drejtë rrjetës në La Liga.

Ylli nga Kosova realizoi nga afërsia për të kaluar Mallorcan në epërsi pas vetëm 14 minutave lojë.

Pas asistimit të Mojicas, Muriqi realizoi me një goditje precize nga afërsia.


Vedat Muriqi, La Liga'daki 6. golünü kaydetti! 😎 pic.twitter.com/PJDi9iGzu7
— S Sport Plus (@ssportplustr) November 9, 2025


Për Muriqin ky është goli i gjashtë aktualisht në La Liga./Telegrafi/

“Do të ishte ëndërr e bërë realitet” - sulmuesi i Kosovës synon trofeun e parë me Mallorca

28 October 2025 at 22:17


Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer te Mallorca, falë pasionit dhe përkushtimit që tregon në çdo ndeshje.

Muriqi është afër për të hyrë në histori te skuadra spanjolle: ai ka 40 gola në 127 paraqitje, ndërsa rekordin e golave për klubin e mban legjenda Samuel Eto’o me 70 gola në 162 ndeshje. Vetëm 30 gola e ndajnë Muriqin nga ky rekord.

Sulmuesi nga Prizreni po zhvillon edicionin e katërt të plotë te Mallorca, pas periudhës së huazimit nga Lazio në sezonin 2021/22. Pasi huazimi përfundoi, Mallorca bleu kartonin e tij për 8 milionë euro, ndërsa së fundi Muriqi rinovoi kontratën deri në vitin 2029.

Në një intervistë për emisionin “Jugam a Fora de Joc”, Muriqi rrëfeu sfidat e tij te Lazio dhe vendimin për të kaluar në Spanjë.

“Kur isha te Lazio, më telefonoi Ortells dhe e refuzova ofertën. Vuajta shumë në Itali, pasi kur isha në formë të mirë fizike, Sarri nuk më kishte në planet e tij. Ortells më telefonoi sërish, dhe fillova të kërkoj informacione për Mallorca, pastaj pranova".

"Nuk e mora familjen me vete, sepse mendova se do të ishte vetëm për katër muaj. Erdha për katër muaj, dhe tani jam këtu gati pesë vjet".

"Dua të fitoj një trofe me Mallorca. Pothuajse ia dolëm dy vjet më parë në Kupën e Mbretit, por La Liga është shumë e vështirë. Do të doja të fitoja një trofe dhe të mos e harroja – për mua do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi ai.

Muriqi ka deklaruar gjithashtu se planifikon të përfundojë karrierën si futbollist te Mallorca dhe të hapë biznese në qytet pas daljes në pension. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Kosovës, me 32 gola në 64 ndeshje.

Edicioni 2025/26 ka nisur mirë për Muriqin: në nëntë ndeshje ai ka shënuar pesë gola, duke shënuar edhe ndaj gjigantëve spanjoll si Real Madrid dhe Atletico Madrid. Megjithatë, Mallorca po kalon një moment të vështirë: pas dhjetë ndeshjeve, ka dy fitore, tri barazime dhe pesë humbje, duke u renditur e 16-ta me nëntë pikë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vedat Muriqi shkëlqen në përmbysjen e Mallorcas ndaj Sevillas

18 October 2025 at 17:07


Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike në La Liga, këtë herë në përmbysjen e madhe të Mallorcas ndaj Sevillas.

Muriqi gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës për ta barazuar rezultatin, kurse pastaj i inkuadruari Mateo Joseph realizoi dy herë tjera për epilogun përfundimtar 1-3.

Brenda 89 minutave në fushë, Muriqi kishe 11 nga 15 pasime e tentuara të sakta, e “vodhi” topin tre herë kurse fitoi tre duele, një prej tyre ishte në ajër.

Kësisoj, nga “SofaScore”, ai u vlerësua me notën 7.6, që ishte e dyta më e larta në ndeshje kuptohet pas Joseph.



Për Muriqin ky është goli i pestë në tetë paraqitje në La Liga, duke e barazuar me gola dyshen Vinicius Jr e Eyong të Levantes dhe renditen vetëm pas Kylian Mbappe (9) dhe Julian Alvarez (6) në kampionatin spanjoll./Telegrafi/

Vedat Muriqi vazhdon me formë fantastike, gjen rrjetën ndaj Sevillës

18 October 2025 at 16:01


Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Sevillës në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Me këtë triumf klubi spanjoll u rikthye tek fitore pas humbjes që kishin pësuar xhiron paraprake ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.

Një ndër autorët e golave ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili këtë sezon po kalon në një formë spektakolare.

Muriqi ishte autor i golit të barazimit në minutën e 67-të duke shënuar për të vendosur baraspeshën në 1-1 pas asistimit nga Jan Virgili.

¡QUÉ DEFINICIÓN DE VEDAT MURIQI PARA EL EMPATE!
¡QUÉ JUGADA DE JAN VIRGILI 🇪🇸(2006)!
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/TN8lLaAkT3
— Football Report (@FootballReprt) October 18, 2025

Ky gol i Muriqit motivoi ekipin e Mallorcës pasi ata deri në fund të ndeshjes arritën të shënojnë edhe dy gola për të përmbysur epërsinë fillestare të Sevillës dhe për të marrë pikët e plota.

Për Muriqin ky ishte goli i pestë këtë edicion në La Liga pas tetë ndeshjeve të luajtura.

Ai do ta ketë mundësinë që të përmirësojë shifrat e tij javën e ardhshme kur Mallorca do të pres në shtëpi Levanten./Telegrafi/

❌
❌