Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Meriton Korenica shkëlqen dhe kryeson ‘Formacionin e Javës’ në Superligën e Rumanisë

3 February 2026 at 11:44


Superliga e Rumanisë ka mbyllur xhiron e 24-të me një formacion jave të mbushur me emra në formë dhe nota të larta nga Sofascore. Performancat individuale bënë diferencën, ndërsa disa lojtarë konfirmuan vazhdimësinë në elitën rumune.

Vëmendja kryesore shkon te Meriton Korenica, i cili u përfshi në formacion me notën 8.2.

Mesfushori kosovar ishte motor i ekipit të tij, dominues në duele, i saktë në pasime dhe vendimtar në tranzicion. Paraqitja e tij konfirmon rritjen e vazhdueshme dhe rolin kyç që po merr në kampionat.

Në repartin sulmues spikatën Andrei Cordea me notën më të lartë të javës 9.6, si dhe Alexandru Aliev (9.1) e Ramon Espinosa (8.9), duke i dhënë formacionit një profil të fortë sulmues.

Mesfusha u kompletua nga Juri Cisotti (8.1) dhe Darius Olaru (8.0), që garantuan balancë dhe kreativitet.

Mbrojtja u përfaqësua nga Denis Alomerovic (8.1), Paul Iacob (7.6), Jules Cisse (7.7) dhe Denis Maftei (7.6), ndërsa porta iu besua Cristian Dur-Bozoanca (8.5), i cili ishte vendimtar me pritje kyçe.

Formacioni i javës 24 tregon qartë konkurrencën e fortë në Superligën e Rumanisë. Megjithatë, këtë herë, ishte Korenica ai që la gjurmën më të thellë - një sinjal i fortë se mesfushori kosovar po kthehet në një nga figurat më të rëndësishme të kampionatit. /Telegrafi/

Florent Hasani shkëlqen me dy gola në fitoren e thellë të Amedsporit - shpallet lojtar i ndeshjes

1 February 2026 at 19:42


Florent Hasani ishte protagonisti kryesor në fitoren bindëse 7-0 të Amedsporit ndaj Adana Demirsporit, në kuadër të Ligës së Parë të Turqisë.

Sulmuesi nga Vushtrria realizoi dy gola, duke shënuar në minutat 45’ dhe 59’, për golin e dytë dhe të pestë të skuadrës së tij.

Hasani qëndroi në fushë për 61 minuta, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 9.5 nga SofaScore.


Me këta dy realizime, sulmuesi ka shkuar në kuotën e 16 golave, të shoqëruara edhe me 3 asistime, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Amedspor aktualisht mban vendin e parë në tabelë dhe konsiderohet favorit absolut për t’u ngjitur në Superligën e Turqisë, falë formës së shkëlqyer dhe vazhdimësisë së rezultateve.


Hasani iu bashkua Amedsporit në këtë afat kalimtar dimëror, duke u transferuar nga Boluspor, dhe menjëherë ka treguar ndikim vendimtar në repartin ofensiv të skuadrës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com


Raphinha në një intervistë për Sofascore: Me sezonin që pata, e meritova Topin e Artë

30 January 2026 at 09:52


Në një bisedë ekskluzive për podcastin e Sofascore të quajtur “A Guest and a Half”, e moderuar nga Isabela Pagliari, Raphinha foli hapur për dy temat kryesore kanë përcaktuar vitin e tij: debatin rreth Topit të Artë dhe përgatitjen për Kupën e Botës po vjen me Brazilin.

Sulmuesi i Barcelonës ndau gjithashtu mendimin e tij për bashkëpunimin me Carlo Ancelottin, evolucionin e tij si lojtar dhe arsyen pse nuk ka plane të bëhet trajner pas përfundimit të karrierës.

“Do ta vendosja veten të parin” – Raphinha për Topin e Artë

Raphinha nuk e fshehu zhgënjimin e tij me çmimin. Pas një prej sezoneve më të forta të karrierës së tij, ai priste të ishte mes finalistëve.

“U mërzita. Prisja të isha të paktën në tre vendet e para”, tha ai.

I pyetur se ku do ta rendiste veten, ai ishte edhe më i drejtpërdrejtë: “Do ta vendosja veten të parin. Një çmim individual nuk mund të bazohet vetëm në një kompeticion. Për titujt që fitova, shifrat që arrita dhe gjithçka që kontribuova, mendoj se e meritoja ta fitoja”.

Raphinha në një intervistë ekskluzive me Sofascore

Ai gjithsesi vlerësoi sezonin e kandidatëve të tjerë, duke theksuar se Dembele dhe Lamine Yamal “patën sezone spektakolare”.

Pavarësisht rezultatit të Topit të Artë, paraqitjet e Raphinhas u vlerësuan përmes të dhënave objektive. Falë qëndrueshmërisë gjatë gjithë sezonit, ai fitoi dy trofe - “Lojtari më i mirë i sezonit nga Sofascore”, çmime të bazuara vetëm në performancë dhe vlerësime, jo në vota popullariteti. Ai u shpall Lojtari më i Mirë i La Ligas (Me një notë vlerësimi 7.80 nga Sofascore) dhe Lojtari më i Mirë i Ligës së Kampionëve (Me një notë vlerësimi 8.24 nga Sofascore).

Një Kupë e dytë Bote dhe përgjegjësia e veshjes së fanellës së Brazilit

Raphinha e përshkroi rrugëtimin drejt një tjetër Kupe Bote si intensiv dhe surreal: “Para thirrjes sime të parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të vishja fanellën e kombëtares. Arritja në një Kupë të dytë Bote kërkon katër vite qëndrueshmërie absurde”, shpjegoi ai.

Lëndimet mbeten një shqetësim, jo për shkak të frikës, por për shkak të paparashikueshmërisë së tyre: “Ka disa gjëra që nuk mund t’i kontrollosh. Ajo që mund të kontrollosh është rikuperimi, stërvitja e mirë dhe përgatitja fizike dhe mendore”.

Raphinha me çmimin e fituar nga Sofascore

Ai komentoi gjithashtu grupin e Brazilit me Marokun, Haitin dhe Skocinë, duke kërkuar respekt për çdo kundërshtar: “Njerëzit mendojnë se futbolli sot është si 15 vite më parë. Nuk është. Çdo skuadër meriton respekt. Nëse mendojmë se mjafton të hyjmë në fushë dhe të fitojmë për shkak të fanellës… nuk do t’ia dalim”.

Puna me Ancelottin dhe rilidhja me kombëtaren

Raphinha foli me superlativa për ndikimin e Carlo Ancelottit që nga marrja e drejtimit të Kombëtares: “Më befasoi shumë. Mënyra se si punon, mënyra se si qëndron pranë lojtarëve, bën një ndryshim të madh. Pas ardhjes së tij, filluam të rilidhemi sërish”.

Sulmuesi beson se Brazili ka ende hapësirë për përmirësim dhe e sheh Ancelottin si një pjesë kyçe të këtij evolucioni.

Një identitet i ri i Barçës dhe ndikimi i Flick

Tashmë një nga kapitenët e Barcelonës, Raphinha theksoi rëndësinë e Hansi Flick në rritjen e tij dhe në ringritjen e ekipit: “Flick ishte ai që praktikisht më bëri të kisha sezonin më të mirë të karrierës sime. Ai më dha besim kur mendoj se askush tjetër nuk e bëri – as vetë unë”.

Ai iu referua edhe momentit të kapur nga kamerat, ku u pa duke e ngushëlluar Flick në vijën anësore: “Është një marrëdhënie natyrale. Me kalimin e kohës ndërtuam besim dhe liri për të folur për gjithçka”.

Duke reflektuar mbi sezonin e kaluar, ku Barça fitoi të gjithë titujt vendas, ai shtoi: “Ishte një sezon ekselence. Na mungoi diçka në Ligën e Kampionëve, por niveli ishte i jashtëzakonshëm”.

Planet për të ardhmen dhe jo trajner

I pyetur për jetën pas futbollit, Raphinha ishte i prerë: “Trajner? Jo, asnjëherë. Jeta e trajnerit është shumë e lodhshme. Vjen para të gjithëve, largohesh pas të gjithëve dhe praktikisht jeton në hotele. Nuk është e drejtë për familjen”.

Ai mbetet i hapur për role të tjera në futboll, por thotë se të bëhesh trajner do të ishte “opsioni i fundit”.

Vetëreflektim dhe mentalitet

Raphinha e vlerësoi veten edhe në atributet e futbollit të Sofascore, duke treguar kërkesën e lartë ndaj vetes dhe dëshirën për përmirësim.

Ai nuk hezitoi të pranojë mangësitë e tij: “Jam shumë vetëkritik. Ndonjëherë relaksohem në momente kur nuk duhet. Sot e shoh veten më shumë si një organizator loje, dikë që mendon shpejt dhe pozicionohet mirë.”

I pyetur për ambiciet e tij për vitin 2026, ai ishte i qartë: “Të fitoj Kupën e Botës.”

Për Raphinhan, gjithçka tjetër – titujt me klubin, paraqitjet, puna e përditshme, shërben për këtë qëllim. Ky është qendra e planeve të tij dhe standardi që ai i vendos vetes për vitet në vijim./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Notat e lojtarëve, Arsenal 2-3 Manchester United: Cunha hero, Raya dështim

25 January 2026 at 19:47


Një ndeshje emocionuese dhe e mbushur me kthesa u zhvillua sot në Emirates Stadium, ku Manchester United arriti të triumfojë si mysafir 3-2 ndaj Arsenalit në një përballje dramatike të javës së 23-të të Ligës Premier.

Golat për Arsenalin u shënuan nga Lisandro Martinez (autogol) dhe Mikel Merino, por Manchester United reagoi me tre gola të bukur, të realizuar nga Bryan Mbeumo, Patrick Dorgu dhe Matheus Cunha.

Pikërisht ky i fundit, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores, ishte më i vlerësuari nga SofaScore me notën 8.1.

Edhe Mbeumo (7.6), Dorgu (7.4) dhe Casemiro (7.0) patën paraqitje shumë të mira për Djajtë e Kuq.

Nga ana tjetër, te Arsenali vetëm Bukayo Saka (7.7) dhe Declan Rice (7.4) u vlerësuan lart, ndërsa portieri David Raya ishte më i dobëti në fushë me notën 5.1.

Notat e lojtarëve të Arsenal dhe Manchester United


/Telegrafi/

Vedat Muriqi udhëheq formacionin e javës në La Liga

20 January 2026 at 11:25


Java e 20-të në La Liga ka sjellë një formacion të fortë nga Sofascore, plot emra vendimtarë, por vëmendja kryesore shkon te Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar i Mallorcës ka qenë protagonist absolut, duke u vlerësuar me notën 8.8, një nga më të lartat e javës.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi konfirmoi edhe një herë rolin e tij kyç në skuadër.

Dominues në zonë, vendimtar në duele dhe lider në sulm, duke bërë që pas het-trikut ndaj Athletic Bilbaos ta marrë një vend të merituar në formacionin e javës në La Liga.

Në repartin sulmues, Muriqi shoqërohet nga Ante Budimir me notë 9.0, ndërsa prapa tyre spikat ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me notën më të lartë të javës, 9.2.

Mesfusha kompletohet nga Bryan Zaragoza (8.3), Pablo Fornals (8.3) dhe Aleix Febas (8.0), që garantuan balancë dhe ritëm.

Në mbrojtje, stabiliteti u sigurua nga Jose Gaya (8.2), Daley Blind (8.1), Raul Asencio (8.7) dhe Aitor Ruibal (8.3).

Në portë shkëlqeu bashkëlojtari i Muriqit, Leo Roman, i cili mori notën maksimale 10, pas një performance perfektë ndaj Bilbaos. /Telegrafi/

Shkëlqyen në fundjavë, Hajrizi dhe Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

19 January 2026 at 10:47


Ka përfunduar xhiroe 20-të në elitën e futbollit zviceran, ku sërish futbollistë nga Kosova kanë lënë gjurmë.

Padyshim që vëmendja kryesore ka qenë në derbin Basel - Sion, ku sfida u mbyll baraz 1-1 dhe shumë futbollistë kosovarë ishin në fushë.

Por dyshja që shkëlqeu më shumë ishte Xherdan Shaqiri te Baseli me një asistim dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit me një super paraqitje në mbrojtje.

Të dy futbollistët kanë zënë vend edhe në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran nga SofaScore.

Në formacionin e javës është edhe reprezentuesi zviceran Uran Bislimi që realizoi het-trik në fitoren e Luganos. /Telegrafi/

Florent Hadërgjonaj me paraqitje të jashtëzakonshme, por nuk i mjaftoi Alanyasporit ndaj Fenerbahces

18 January 2026 at 21:03


As paraqitja e mrekullueshme e Florent Hadërgjonajt nuk i ka mjaftuar Alanyasporit ndaj Fenerbahces.

Mbrojtësi kosovar shënoi një eurogol si dhe asistoi te goli i dytë, por Feneri në fund arkëtoi pikët e plota me rezultat 2-3.

Pas vetëm tre minutave lojë, Hadërgjonaj me një goditje të fuqishme nga distanca e la të shtangur portierin mysafir për të kaluar Alanyasporin në epërsi.

Ndërsa, pak minuta më vonë, asistoi te Makuota për ta rikthyer epërsinë pasi Feneri kishte barazuar me anë të Talisca.

Sidoqoftë, Fenerbahce në fund shënoi edhe dy gola, falë Musaba dhe Taliscas për t’i arkëtuar pikët e plota.

SofaScore” e vlerësoi Hadërgjonajn me notën 8.5, që ishte më e larta në skuadrën e Alanyasporit si dhe e dyta më e larta në ndeshje, pas Taliscas, që mori notën 9.2 si pasojë e dy golave.

Hadërgjonaj po synon të vazhdojë me këtë formë fantastike me shpresën që të merr një ftesë nga Franco Foda për play-offin e Botërorit, ku Kosova fillimisht do të përballet me Sllovakinë më 26 mars./Telegrafi/

Vedat Muriqi në maje të sulmit në formacionin e javës në La Liga

16 December 2025 at 10:03


Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Mallorca.

Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore ka publikuar “Formacionin e Javës” për xhiron e 16-të të sezonit 2025/26.

Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues.

Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant - Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elches.

Përveç Muriqit, pjesë e formacionit ishin edhe emra tjerë të mëdhenj si Raphinha, Jude Bellingham dhe Koke.

Kjo është një tjetër dëshmi se Vedat Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në La Liga, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 7 gola duke qenë i treti në renditjen e golashënuesve pas Kylian Mbappe dhe Ferran Torres. /Telegrafi/

Muçi gol, Rashica asistim - dyshja shqiptare shkëlqejnë në derbin turk

14 December 2025 at 20:42


Ernest Muçi dhe Milot Rashica shkëlqyen sonte në ndeshjen e Trabzonsporit ndaj Besiktasit, e cila përfundoi me barazimin 3-3.

Ernest Muçi vazhdon formën fantastike në elitën turke, duke shënuar golin e tij të gjashtë për këtë sezon në minutën e 25’.

Për Muçin, ky ishte goli i katërt në katër ndeshjet e fundit, duke treguar një ritëm të jashtëzakonshëm dhe një kontribut të madh për skuadrën e tij.

❤️🇦🇱 Ernest Muci with another wonderful goal

6 goals in last 4 games is CRAZY!! pic.twitter.com/NFLUEw1SJV
— Epirote Report 🌕 (@EpiroteReport) December 14, 2025


Performanca e tij u vlerësua nga ekspertët e SofaScore me notën 7.5, duke reflektuar ndikimin e tij në lojë.

Milot Rashica luajti titullar për Besiktasin dhe qëndroi në fushë për 76 minuta, duke dhënë një asist të rëndësishëm për golin e tretë të skuadrës së tij.

İNANILMAZ BİR MAÇ

Trabzonspor - Beşiktaş maçında durum 1 3 oldu mk Cerny ve Rashica ts defansinı hamsi buğulama yapıp çatır çutur yiyorlar.

Cerny inanılmaz bir topçu Kırmızı kart görmesi gereken Orkun Kökçü muthis oynuyor.#TSvBJK

pic.twitter.com/0hvtTeOJBE
— SPARTAKÜS (@Hasan20597455) December 14, 2025


Për 29-vjeçarin ky ishte asistimi i dytë për sezonin, dhe ai u vlerësua me notën 7.1 nga SofaScore, duke treguar cilësinë e tij dhe ndikimin në skuadër.


Dyshja shqiptare tregoi se vazhdon të ketë rol kyç në ekipet e tyre përkatëse, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve dhe duke treguar formë të shkëlqyer personale. /Telegrafi/

Paraqitja e Vedat Muriqit ndaj Getefes me statistika - goli i tij i dha fitoren Mallorcas

9 November 2025 at 21:01


Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 1-0 të Mallorcas kundër Getafes të dielën, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas spanjolle.

Muriqi shënoi golin e fitores që në minutën e 14-të, duke siguruar tri pikët e plota për ekipin e tij, dhe u largua nga fusha në minutën e 88-të, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.

Për sulmuesin 31-vjeçar, ky ishte goli i gjashtë në 11 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Statistikat e Muriqit në këtë takim ishin mbresëlënëse: 2 goditje drejt portës, 33 prekje të topit dhe 7 duele të fituara, duke treguar ndikimin e tij në lojë për Mallorcan. Sulmuesi mori notën 7.9 nga SofaScore.


Fitorja i ngjiti Mallorcan në vendin e 15-të me 12 pikë, ndërsa Getafe mbetet në vendin e tetë me 17 pikë.

Tani, Muriqi do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet vendimtare kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës. /Telegrafi/

Përveç golit, paraqitje pothuajse perfekte – shifrat e Granit Xhakës ndaj Evertonit

3 November 2025 at 23:28


Granit Xhaka ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Sunderlandit në barazimin 1-1 ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 10-të të Ligës Premier.

Iliman Ndiaye kaloi Evertonin në epërsi, ndërsa goli i Xhakës erdhi në fillimin e pjesës së dytë. Mesfushori u shfaq me një paraqitje pothuajse perfekte, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 9.2 dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Përveç golit, Xhaka kishte 60 pasime të sakta nga 68 të përpiluara, me një saktësi prej 88%. Ai realizoi gjithashtu 3 ndërhyrje, të gjitha të suksesshme, dhe fitoi topin në gjashtë raste.


Mesfushori triumfoi në pesë duele tokësore dhe një duel ajror, duke prekur topin plot 85 herë gjatë ndeshjes.

Ky ishte goli i parë i liderit dhe kapitenit të Sunderlandit këtë sezon, ku ai ka regjistruar gjithashtu tre asistime deri tani. /Telegrafi/

Të gjithë ishin të shkëlqyer, por këta pesë lojtarë u vlerësuan më lartë në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

13 October 2025 at 23:22


Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Fitorja e Dardanëve ka ardhur pas një paraqitjeje të disiplinuar dhe me shpirt gare të lartë nga të gjithë lojtarët.

Pas ndeshjes, platforma e njohur Sofascore ka publikuar notat e lojtarëve të Kosovës, ku më i vlerësuari ishte portieri Arijanet Muriq, me notën 8.2, falë ndërhyrjeve vendimtare që ruajtën rezultatin deri në fund.

Në vendin e dytë renditet sulmuesi Fisnik Asllani me notën 7.5, i cili veç golit, krijoi disa raste të rrezikshme dhe ishte i pandalshëm në kundërsulme.

telegrafi.com

Pas tij, Kreshnik Hajrizi u vlerësua me 7.4 për paraqitjen solide në mbrojtje dhe ndërhyrjet e sakta ndaj sulmuesve të njohur suedezë.

Në listën e më të mirëve përfshihet edhe Albian Hajdari me notën 7.2, që së bashku me Hajrizin mbajti të pathyeshme prapavijën e Kosovës, ndërsa pesëshen e plotëson Vedat Muriqi me 7.1, i cili ndihmoi në mbajtjen e topit dhe presionin ndaj mbrojtjes kundërshtare.


Kjo fitore në Goteborg është një tjetër dëshmi e rritjes së Kombëtares së Kosovës, që tashmë synon me seriozitet të vazhdojë garën për një vend në Botërorin 2026. /Telegrafi/

Paraqitja fantastike në Leskovc, Strakosha në formacionin e xhiros në Evropë

12 October 2025 at 11:22


Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, vazhdon të tregojë formën e tij më të mirë në kombëtare.

Pas ndeshjes dramatike ndaj Serbisë në Leskovc, ku Shqipëria fitoi 1–0, Strakosha u bë një nga protagonistët kryesorë të suksesit kuqezi.

Gjatë gjithë ndeshjes, portieri shqiptar shfaqi refleks të jashtëzakonshëm, pritje vendimtare dhe një qetësi që rrallë shihet në porta, duke ndihmuar ekipin të ruajë avantazhin minimal dhe të marrë tre pikët e arta në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Falë kësaj paraqitjeje, Strakosha u përfshi në formacionin e xhiros në Evropë nga SofaScore, duke u vlerësuar me notën 8,4.

Në mbrojtje janë edhe Alibek Kasym i Kazakistanit, Andreas Christensen i Danimarkës dhe Laifis i Qipros.

Ndërkohë mesfusha përbëhet nga Kenzhebek i Kazakistanit, Frederiksberg i Islandës, Joshua Kimmich i Gjermanisë dhe Posch i Austrisë.

E treshja e sulmit është Cody Gakpo i Holandës, Marko Arnautovic i Austrisë dhe Kylian Mbappe i Francës./Telegrafi/

Askush si Aro Muric këtë sezon në top 5 ligat evropiane – nota më e madhe për një ndeshje dhe mesatarja më e lartë deri tani

4 October 2025 at 12:48


Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric po përjeton formën e tij më të mirë në karrierë këtë sezon me klubin italian, Sassuolo.

Muric qenë heroi i Sassuolos në fitoren e tyre minimale 0-1 në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.

Portier dardan arriti të ndalte dy gola të sigurt në këtë përballje, kishte pesë pritje fantastike brenda zonës, ndërsa bëri nëntë sosh në tërë takimin duke u vlerësuar me notën më të lartë të mundshme nga “SofaScore”, pra plot 10.

Kjo notë është më e madhja që një portier ka arritur ta marrë këtë deri tani këtë sezon në pesë ligat më të mira evropiane.

Pas tij vijnë Herve Koffi i Angers me notë 9.4 në ndeshje ndaj Paris FC dhe Leo Roman i Mallorcas, gjithashtu me notë 9.4 për përballjen me Atletico Madridin.

Muric gjithashtu është portieri më notën më të mirë mesatare deri më tani këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane, me një vlerësim prej 7.78.

Ai lë pas vete përsëri Herve Koffin me notë mesatare 7.72, Marco Carnesecchin me notë 7.62, Aaron Escandell (7.56) dhe Frederik Ronnow (7.50).

Thënë ndryshe, reprezentuesi 26-vjeçar i Kosovës po përjeton formën më të mirë të karrierës dhe ky sezon me Sassuolon mund t’i sigurojë atij përsëri një klub të madh për vitet në vazhdim. /Telegrafi/

Formacioni i xhiros së dytë në Ligën e Evropës – Xherdan Shaqiri pjesë e 11-shes

3 October 2025 at 10:06


Ylli shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri ka përfunduar në formacionin më të mirë të xhiros së dytë në Ligën e Evropës.

Gjatë të enjtes u zhvilluar xhiros e dytë e fazës së ligës në Ligën e Evropës, ku shumica e rezultateve ishin të pritshme, teksa pati pak befasi.

Megjithatë, njëra nga fitoret më të mëdha padyshim se ishte ajo e Baselit ndaj Stuttgartit me rezultat 2-0.

Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri ishin dy lojtarët që ia sollën tri pikë të mëdha klubit zviceran.

Shaqiri është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij dhe ka përfunduar në formacionin më të mirë të javës nga Sofascore, duke u notuar me 8.6.

Pjesë e formacionit të xhiros së dytë ishin edhe yje tjera si Jhon Lucumi, Iago Aspas dhe Kerem Akturkoglu. /Telegrafi/

Statistikat tregojnë paraqitjen e jashtëzakonshme të Arbër Hoxhës ndaj Slavel Belupos

28 September 2025 at 21:01


Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të elitës kroate, Dinamo Zagreb arriti një fitore me rezultat 4-1 ndaj Slaven Belupos, ku Arbër Hoxha ishte protagonist absolut pjesën e parë.

Në minutën e 41’, Dinamo arriti të thyente mbrojtjen e Slaven me Hoxhën që shënoi për 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, në kohën shtesë të pjesës së parë, Dinamo e rriti epërsinë, me Hoxhën që pasoi saktë topin te Kulenović që shënoi për 2-0, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë. Dinamo shënoi edhe dy herë në pjesën e parë.

⚽ Arber Hoxha's Goal. Not bad. 😅 pic.twitter.com/dJoMZ65zVu
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) September 28, 2025


Hoxha u zëvendësua, por ndikimi i tij në 45 minutat e para ishte vendimtar, duke u vlerësuar me notën 8.5 nga SofaScore.

Përveç një gol dhe një asist, ai kishte gjashtë driblime të suksesshme nga tetë sa provoi.

Po ashtu fitoi gjashtë duele nga dhjetë, ndërsa kishte saktësi prej 72 për qind të pasimeve.


Hoxha në tri ndeshjet e fundit ka dy gola dhe dy asistime, duke treguar formë të lartë. /Telegrafi/

Paraqitja fantastike e Arbër Hoxhës me statistika ndaj Fenerbahces

24 September 2025 at 23:39


Futbollisti shqiptar Arbër Hoxha ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së madhe të Dinamo Zagreb kundër Fenerbahces me rezultat 3-1, në ndeshjen e Ligës së Evropës.

Hoxha luajti nga minuta e parë dhe e shënoi emrin në listën e asistimeve, ku nga SofaScore, sulmuesi shqiptar doli jashtëzakonisht efikas dhe i vlerësuar, duke marr notën 8.2.

Ai përveç asistimit, ai kishte tetë tentime për driblime, duke i kompletuar pesë sosh, ndërsa dy herë u ndal në mënyrë të palejuar.

Hoxha kishte një pasim kyç, nëntë duele të fituara dhe 21 pasime të sakta.

Sulmuesi i krahut në javët e fundit, ka marr minuta më shumë dhe treguar paraqitje shumë të mira. /Telegrafi/

Pritjet fantastike të Aro Muric ndaj Interit - statistika mbresëlënëse të portierit dardan

21 September 2025 at 23:43


Arijanet Muric zhvilloi një paraqitje të madhe në përballjen kundër Interit, edhe pse Sassuolo u mund me rezultat 2-1.

Portieri i Kosovës ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë, duke realizuar disa pritje vendimtare ndaj yjeve zikaltër.

Sipas vlerësimit të SofaScore, Muric mori notën 7.6 – më i miri për skuadrën e tij dhe i dyti në ndeshje, pas Federico Dimarcos.

Gardiani i portës realizoi pesë pritje brenda kuadratit, duke parandaluar që rezultati të thellohej edhe më shumë.

Aksionet e tij më të bukura janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku morën vlerësime pozitive dhe komente të shumta nga tifozët.

Muric mbetet portieri i parë i Kosovës dhe në tetor pritet të jetë sërish forcë brenda kuadratit për Dardanët. /Telegrafi/

Another one, Muric !!!#SerieA #Sassuolo

pic.twitter.com/KAQXipM3GP
— Muric 🇽🇰 (@Muric49) September 21, 2025


WHAT A SAVEEE!!! Muric !!!!#ForzaSasol #Sassuolo #SerieA

pic.twitter.com/U0NjB5lIJ4
— Muric 🇽🇰 (@Muric49) September 21, 2025

Notat e lojtarëve, Arsenal 1-1 Man City: Haaland top, Gyokeres dobët

21 September 2025 at 20:00


Arsenali ka shënuar një gol vonshëm për mos lejuar Manchester Cityn t'i fitojë pikët e plota (1-1), kuadër derbit xhiros pes Ligën Premier.

Erling Haaland zhbllokoi rezultatin për Manchester City, ndërsa Gabriel Martinelli barazoi shifrat për Arsenalin.

Pikërisht sulmuesi norvegjez ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 7.6.

Aguantando el resultado como visitante 💪 pic.twitter.com/IdbujCmdQs
— Manchester City (@ManCityES) September 21, 2025


Rodri (7.4), Ëilliam Saliba (7.3), Josko Gvardiol (7.2), Declan Rice (7.2), ishin disa nga individët më të mirë në fushë nga të dy skuadrat.

Lojtari më i dobët në fushë ishte Victor Gyokeres me notën 5.9.

Notat e lojtarëve të Arsenalit dhe Man Cityt

Lineups provided by Sofascore


/Telegrafi/

Dy gola, shumë tentime dhe në fund "Lojtar i ndeshjes" - Vedat Muriqi zjarr në La Liga

15 September 2025 at 23:25


Pavarësisht humbjes së Mallorcas 3-2 ndaj Espanyolit, Vedat Muriqi u shpall "Lojtar i ndeshjes", falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola, fillimisht nga penalltia në minutën e 46-të dhe më pas me një goditje me kokë në minutën e 65-të që barazoi përkohësisht rezultatin në 2-2.

Statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 90 minuta të luajtura, 13 goditje drejt portës, 45 prekjet me top, 21 pasime të sakta, si dhe 11 duele ajrore të fituara nga 16 tentativa.

Vedat Muriqi, duke festuar golin telegrafi.com

Përveç kësaj, Muriqi u vlerësua me notën 8.5 nga SofaScore, nota më e lartë e ndeshjes, duke e bërë atë protagonistin absolut të sfidës.

Me këtë paraqitje, ai e çon në katër numrin e golave këtë sezon dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer si me Mallorcan, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë shkëlqeu kundër Suedisë, ku edhe shënoi.


Pavarësisht rezultatit negativ, Vedat Muriqi tregoi edhe një herë se është lideri i padiskutueshëm i Mallorcas. /Telegrafi/

❌
❌