Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Leard Sadriu shënon në disfatën e Arges ndaj Otelul Galatit

20 December 2025 at 20:09


Skuadra rumune Arges u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Otelul Galatit në kuadër të javës së 21-të të kampionatit.

Kjo ishte ndeshja e dytë pa fitore për Arges, pas barazimit pa gola 0-0 xhiron e kaluar ndaj Botosanit në shtëpi.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Arges e shënoi reprezentuesi kosovar Leard Sadriu, i cili realizoi në minutën e 87-të për të ngushtuar shifrat në 2-1.

- YouTube www.youtube.com

Sidoqoftë, ky gol i Sadriut nuk ishte i mjaftueshëm, pasi skuadra e tij nuk arriti që në fund ta evitojë humbjen.

Për 24-vjeçarin ky ishte goli i tij i tretë këtë edicion në kampionat pas 20 ndeshjeve të luajtura, që të gjitha si titullar./Telegrafi/

Lindon Emërllahu zbarkon në Ukrainë - gati transferimi te Polissya Zhytomyr

17 December 2025 at 19:10


Lindon Emërllahu, mesfushori i CFR Cluj, do të transferohet te Polissya Zhytomyr, ekip në ligën e parë ukrainase, për një shumë prej 1.5 milion eurosh, njofton mediumi rumun GSP.ro.

Emërllahu është nisur tashmë drejt Ukrainës, ku pritet të nënshkruajë kontratën me klubin e ri, duke mos mundur të paraqitet në ndeshjen e fundit të vitit 2025 kundër Botoşanit.

Polissya Zhytomyr momentalisht renditet e treta në Ukrainë pas 16 raundeve, me 30 pikë, pesë pikë pas liderit surprizë LNZ Cherkasy, i cili ndan vendin e parë me Shakhtar Donetsk.

Mesfushori kosovar ishte gjithashtu në listën e FCSB-së, por pronari Gigi Becali nuk ishte i gatshëm të paguante shumën që do ta kënaqte Neluțu Vargan.

Gjatë aventurës së tij te CFR Cluj, Emërllahu ka grumbulluar 40 ndeshje, shënuar 6 gola dhe dhënë 3 asiste.

Për Kombëtaren e Kosovës, ai ka 12 paraqitje, një gol dhe dy asiste. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 1.3 milion euro. /Telegrafi/

Drejtuesi i Cluj thotë se kanë pranuar shitjen e Emërllahut në Ukrainë, zbulon detajet e plota të marrëveshjes

10 December 2025 at 17:14


Lindon Emërllahu do të kalojë te Polissya Zhytomyri, me mesfushorin e Kosovës që pritet të nënshkruajë kontratën pas përfundimit të vizitave mjekësore të hënën.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe Emërllahu do të ketë një kontratë të rëndësishme në aspektin financiar. Mesfushori do të përfitojë 500 mijë euro në vit, ndërsa me bonuse të përfshira, paga e tij mund të arrijë deri në 600 mijë euro.

Konfirmimi erdhi nga aksionari i Clujit, Nelutu Varga, i cili tha për “Fanatik”, i cili dha edhe detaje të tjera.

“Arritëm një marrëveshje me Polissyan, Lindoni gjithashtu pranoi të shkonte në Ukrainë sepse paga është shumë joshëse për të. Ai do të fitojë 500 mijë euro plus bonuse. Jam i kënaqur me shumën që na dhanë dhe më duken njerëz shumë seriozë. Ai do të kryejë vizitat mjekësore të hënën. Pastaj do të nënshkruajë dhe do të jetë lojtar i ekipit ukrainas”, deklaroi Varga.

Nga ana sportive dhe ekonomike, Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro nga shitja, si dhe 15% të një transferimi të ardhshëm të mundshëm.

Kujtojmë se këtë edicion, Emërllahu ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 23 ndeshje për klubin rumun, ndërsa Cluji e kishte transferuar nga Ballkani për 700 mijë euro.

Interesimi për mesfushorin ka qenë i madh edhe më herët, me Clujin që kishte refuzuar një ofertë nga FCSB, por kësaj radhe ka vendosur të pranojë transferimin drejt Ukrainës. /Telegrafi/

Dy yjet e Kosovës po kërkohen me ngulm nga një klub në MLS

29 November 2025 at 15:11


Dy futbollistët e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre te Cluji, duke u bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës rumune.

Forma e tyre e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi sipas raportimeve të mediumit rumun ProSport, për ta ka shprehur interesim një klub nga MLS, konkretisht DC United.

Sipas ProSport, vëmendja më e madhe është drejtuar te Meriton Korenica, i cili ka impresionuar drejtuesit amerikanë me kualitetet e tij.

“Zyrtarët e klubit të ligës MLS i pëlqejnë kualitetet fizike dhe teknike të 28-vjeçarit, të cilin e shohin si opsion për ta transferuar në afatin kalimtar dimëror”, shkruan mediumi rumun.

Korenica iu bashkua Clujit në verën e vitit të kaluar dhe këtë sezon ka pasur një ndikim të madh në skuadër, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Në rast se DC United ndërmerr hapin për të nënshkruar me mesfushorin kosovar, Cluji pritet të përfitojë një shumë të konsiderueshme financiare, për shkak të formës së tij dhe ndikimit në ekip.

Nga ana tjetër, pronari i Clujit, Nelutu Varga, ka deklaruar se nuk është i informuar për ndonjë ofertë konkrete.

“Sinqerisht, nuk e di. Jam në Dubai dhe nuk më është thënë për këtë asgjë”, u shpreh ai.

Interesimi i DC United vjen në një moment kur si Korenica, ashtu edhe Emërllahu, po tregojnë rritje të vazhdueshme dhe po tërheqin vëmendjen e klubeve jashtë Evropës./Telegrafi/

Klubi amerikan zbarkoi në Cluj për ta ndjekur talentin rumun, por mbetën të impresionuar nga Lindon Emërllahu

25 November 2025 at 18:35


Një fitore e pastër për CFR Cluj ndaj Rapidit, me rezultatin 3-0, u ndoq nga vëzhgues të veçantë nga MLS, të cilët erdhën nga Amerika për të parë talentin rumun Louis Munteanu, por vëmendja e tyre u tërhoq nga mesfushori ynë, Lindon Emerllahu, i cili tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe ndikim të qartë në lojën e ekipit.

Iuliu Muresan, pronari i klubit, zbuloi se trajneri i ekipit amerikan ishte i pranishëm në ndeshje dhe mbeti i impresionuar jo vetëm nga Munteanu, por edhe nga Emerllahu, shkruan Sport.ro.

Ai theksoi se paraqitja e mesfushorit kosovar ishte e dukshme për të gjithë, jo vetëm për specialistët e futbollit.

“Ata vunë re dy lojtarë: Louis Munteanu, i cili luajti shumë mirë, dhe Emerllahu. Ishte normale që tërhiqnin vëmendje. Madje trajneri Razvan Zamfir pati një koment me humor: ‘Një lojtar të mirë, edhe nënat e shohin! Edhe këtu është e njëjta gjë, edhe gjyshja e pa!’”, tregoi Muresan për Fanatik.

Prania e përfaqësuesve të klubit amerikan, që besohet të jetë DC United, nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët dhe media lokale.

Ata ndoqën një ndeshje të fortë nga skuadra e Daniel Pancus, ku Louis Munteanu shkëlqeu përsëri, por Emerllahu doli gjithashtu në pah me lojën e tij të mençur, vizionin në mesfushë dhe ndikimin në sulmet e ekipit.

Diskutimet rreth një transferimi të mundshëm në Shtetet e Bashkuara po intensifikohen, dhe Emerllahu duket se ka tërhequr interesin e amerikanëve po aq sa edhe Munteanu.

Mbetet të shihet nëse amerikanët do të paraqesin një ofertë konkrete për dyshen në “paketë” Munteanu–Emerllahu.

Për Lindon Emërllahun ka shprehur interesim edhe Metalist 1925, që ishin të gatshëm ta paguanin klauzolën prej 1.8 milion eurove. /Telegrafi/

Ekskluzive: Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

25 November 2025 at 16:28


Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati për të bërë hapin më të madh të karrierës së tij.

Mbrojtësi kosovar ka shkëlqyer me fanellën e klubit rumun në 17 paraqitje, 16 në kampionat dhe një në Kupën e Rumanisë. Sadriu është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të elitës rumune, teksa ka realizuar dy gola, duke u dëshmuar si forcë e rëndësishme e Arges edhe në fazën ofensive.

Falë këtyre paraqitjeve të jashtëzakonshme dhe grumbullimit të tij me Kombëtaren e Kosovës, Sadriu është vërshuar nga oferta, si nga kampionati rumun, ashtu edhe nga liga të tjera evropiane.

Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta se e ardhmja e mbrojtësit ferizajas pritet të jetë në Gjermani. Sadriu tashmë ka arritur marrëveshjen personale me skuadrën Holstein Kiel, që këtë edicion ka rënë në Bundesliga 2, por që njihet si klub i organizuar dhe i orientuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, shpeshherë furnizues i klubeve të Bundesligës.

Marrëveshja mes Sadriut dhe klubit gjerman është arritur, ndërsa lojtari po pret që dy klubet të gjejnë marrëveshjen përfundimtare. Interesim të madh për të kanë shfaqur edhe disa nga klubet më të mëdha në Rumani, por Sadriu i ka dhënë përparësi kalimit te Kiel, duke konsideruar këtë si një hap përpara në një kampionat më të fortë dhe më konkurrues si Bundesliga 2.

Arges është i hapur ta shesë futbollistin, por vetëm nëse vjen një ofertë mbi 1 milion euro. Bisedimet mes palëve janë duke vazhduar dhe synimi është që transferimi të finalizohet në fillim të muajit janar.

24-vjeçari e ka nisur karrierën te Ferizaj, për të vazhduar më pas te Skënderbeu i Korçës dhe Shkëndija e Tetovës, para se të shkëlqente për tre vite me Mura në Slloveni.

Klubi aktual i Sadriut, Arges është befasia më e këndshme e këtij sezoni në Rumani, pasi ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

"Hera e parë që ishte në stadium, është motiv shtesë për mua" - Cluj publikon pamjet e Korenicës me nënën e tij pas ndeshjes

24 November 2025 at 20:19


Mesfushori sulmues i Kosovës, Meriton Korenica, ka shkëlqyer sërish në kampionatin rumun, duke shënuar një gol të veçantë në fitoren 3-0 të Clujit kundër liderit të ligës, Rapid Bukuresht.

Korenica realizoi golin e tretë të takimit të së dielës mbrëma, ndërsa pas ndeshjes e dedikoi atë për personin më të rëndësishëm në jetën e tij – nënën.

Ishte një moment emocional për 26-vjeçarin, pasi nëna e tij për herë të parë kishte udhëtuar për ta parë live në stadium.

“Nëna ime ishte motivim shtesë, ishte hera e parë që erdhi të më shihte në stadium këtu. Ajo zakonisht ka frikë të shikojë ndeshje në kohë reale, por ajo bëri një përjashtim. Ky gol është për nënën time”, deklaroi Kore.

Ai po ashtu shtoi se për Clujin rëndësi ka vetëm rezultati, duke folur edhe për objektivat e klubit.

“Ne vazhdojmë luftën për play-off. Nuk duam të ndalemi këtu. Falënderoj shokët e mi të ekipit dhe trajnerin dhe shpresoj të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi ai.

Korenica numëron katër gola në 16 ndeshje të kampionatit dhe dy asistime, ndërsa në të gjitha garat ka arritur në pesë gola dhe shtatë asistime, duke u bërë një nga lojtarët më vendimtar të skuadrës.


Aktualisht, Rapidi kryeson renditjen me 35 pikë, ndërsa Cluji mban pozitën e 11-të me 19 pikë, duke vazhduar luftën për zonën e play-off. /Telegrafi/

Meriton Korenica shkëlqen me gol ndaj Rapid Bukureshtit, ishte prej më të mirëve në fushë

23 November 2025 at 21:49


Meriton Korenica ishte një nga lojtarët më të spikatur në fitoren 3:0 të Clujit ndaj Rapid Bukureshtit, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Rumanisë.

Korenica shënoi njërin prej tre golave për ekipin e tij. Ai u zëvendësua në minutën e 90-të, ndërsa dhjetë minuta më parë nga fusha doli edhe Lindon Emërllahu.

Gjatë ndeshjes, Korenica shënoi një performancë të lartë me tre gjuajtje në kuadrat, shtatë duele të fituara dhe tre driblime të suksesshme, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 8.3, një nga më të lartat në këtë përballje.


Ky është goli i katërt i Korenicës në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa ai ka dhuruar edhe dy asistime. Në total këtë edicion, mesfushori ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime për ekipin e tij.

Pas kësaj fitoreje, Rapid Bukureshti mbetet lider me 35 pikë, ndërsa Cluji pozicionohet në vendin e 11-të me 19 pikë, duke synuar përmirësimin e mëtejshëm në renditje. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

FCSB e do transferimin e Lindon Emërllahut, gati oferta prej 4.5 milionë eurove

4 November 2025 at 09:10


FCSB po përgatitet të bëjë një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar dimëror në Rumani, duke synuar transferimin e mesfushorit kosovar Lindon Emërllahu nga CFR Cluj.

Sipas raportimeve të “Digisport”, klubi i Gigi Becalit ka ofruar rreth 4.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve të CFR Cluj, Louis Munteanu dhe Lindon Emërllahu.

Në një intervistë të dhënë të hënën në mbrëmje, vetë Becali nuk e konfirmoi dhe as e mohoi këtë ofertë, duke theksuar se ka një marrëveshje me presidentin e CFR-së, Ioan Varga, për të mos zbuluar detajet e negociatave.

"Ka gjëra që nuk mund t'i diskutojë. Ato janë diskutime tona mes dy klubeve. Kur të hapet afati kalimtar, atëherë do të jemi nëgjendje të flasim", tha Becali.

Megjithatë, ai e vlerësoi lart Emërllahun, duke e përshkruar si një lojtar të ri, të vlefshëm dhe me potencial të madh. Komentet e Becalit u pasuan edhe nga analiza e ish-futbollistit rumun Andrei Cristea, i cili për “PRO TV” deklaroi se një transferim i dyshes Munteanu–Emërllahu te FCSB do të ishte një goditje e madhe sportive dhe ekonomike, pasi të dy janë lojtarë të çmuar dhe me treg të gjerë evropian.

Lindon Emërllahu, 22 vjeç, iu bashkua CFR Cluj në shkurt të vitit 2025 nga Ballkani, duke firmosur kontratë deri në qershor 2028.

Aktualisht, Transfermarkt e vlerëson mesfushorin kosovar me 1.3 milionë euro, ndërsa paraqitjet e tij këtë sezon e kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të tjera. Ai ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën rumune, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asistime, ndërkohë që ka 12 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ku ka realizuar një gol.

Nëse marrëveshja finalizohet, Emërllahu do të bëhej një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e FCSB-së dhe një tjetër histori suksesi për futbollistët kosovarë në kampionatin rumun. /Telegrafi/


Nuk mjafton goli i Lindon Emërllahut, Cluj pëson humbje për dy minuta nga Dinamo Bukuresht

31 October 2025 at 21:31


CFR Cluj ishte në epërsi deri në minutën e 90-të në përballjen ndaj Dinamo Bukuresht, por pësoi humbje në kohën shtesë.

Mesfushori i Kosovës Lindon Emërllahu shënoi një gol të bukur nga afërsia pas harkimit të Munteanut, e të gjithë prisnin që të ishte i pikëve të plota.

Sidoqoftë, paraqitja fantastike e Emërllahut u zbeh pasi vendasit shënuan dy herë për dy minuta. Fillimisht Karamoko (90’) e pastaj Soro u përkujdesën për ta përmbysur rezultatin (90+2’).

Emërllahu ishte më i miri në fushë te Cluji, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.7. Ai kishte 81 për qind në saktësi të pasimeve (81 nga 86 të tentuara), si dhe 100 për qind i saktë në topat e gjatë (dy nga dy të tentuara).



Kjo formë e Emërllahut është e mirëseardhur pasi vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm te përzgjedhësi Franco Foda, me Kosovën që do t’i zhvillojë ndoshta dy përballjet më të rëndësishme në histori gjatë muajit nëntor.

Në këtë përballje nga minuta e parë luajti edhe Meriton Korenica, por nuk ishte në natën e tij më të mirë./Telegrafi/

Lindon Emërllahu me gol vendimtar në fitoren e Cluj

5 October 2025 at 16:13


Lindon Emërllahu ishte protagonist i ndeshjes së së dielës, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij CFR Cluj në kampionatin rumun.

Me golin vendimtar të shënuar nga mesfushori kosovar, Cluji mori tri pikë të vlefshme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të elitës së futbollit rumun, duke triumfuar 2-1 ndaj Hermannstadtit në shtëpi.

Pavarësisht se mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të me golin e Dragos Albu, Cluji reagoi shpejt.

Louis Munteanu barazoi rezultatin në minutën e 24-të për 1-1, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Lindon Emërllahu vulosi përmbysjen në minutën e 55-të me një goditje të saktë që i dha fitoren ekipit të tij.


Reprezentuesi i Kosovës u zëvendësua në minutën e 85-të pas një paraqitjeje shumë të mirë, ndërsa Meriton Korenica, u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të.

Emërlahu u shpall lojtar i ndeshjes nga SofaScore, me notën 8.2, pasi përveç golit kishte dhe 75 përqind të pasimeve të sakta, 3 topa të gjatë të saktë dhe 3 duele të fituara.

Ky ishte goli i tretë sezonal për 22-vjeçarin Emërllahu, i cili në këtë edicion ka regjistruar edhe një asistim, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Clujit në mesin e fushës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Jehona Shala po shkëlqen në Rumani, shënon golin e dytë në po aq ndeshje

21 September 2025 at 14:56


Jehona Shala e ka nisur shumë mire aventurën e saj në futbollin rumun.

Futbollistja kosovare ka bërë transferim nga KFF Mitrovica te skaudra rumune FK Csikszereda, derisa në dy ndeshje ka shënuar dy gola.

Prizrenasja debutoi javën e kaluar kundër Atletic Olimpia Kherla, teksa shënoi golin e fitores për skaudrën e saj 2-1.

E këtë javë, Shala shënoi sërish, por skuadra e saj humbi në udhëtim nga Gloria Bistrita 3-2.

Shala realizoi golin e dytë për skuadrën e saj, por që ishte i pamjaftueshëm për të marrë pike.


FK Csikszereda luan në elitën e futbollit rumun për femra, derisa Jehona Shala është ambientuar mjaftë mire te skuadra e re.

Kujtojmë që Jehona është reprezentuese e Kosovës, por çuditërisht në ndeshjet e fundit nuk është ftuar përkundër se ka kaluar formë të mirë edhe sa ishte pjesë e KFF Mitrovicës.

Sigurisht që pas kësaj forme të shkëlqyer që po kalon në Rumani, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për femra, Sami Sermaxhaj duhet t'i bëjë një ftesë për grumbullimin e tetorit. /Telegrafi/

Valon Hamdiu në formacionin e javës në Rumani

16 September 2025 at 13:26


Mesfushori kosovar, Valon Hamdiu ka përfunduar në formacionin më të mirë të xhiros së nëntë në Superligën e Rumanisë.

Gjatë fundjavës dhe të hënës u zhvilluar xhiro e rregullt në futbollin rumun, ku pati edhe rezultate befasuese.

CFR Cluji i lojtarëve kosovar nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Metaloglobus Bucharest, teksa FCSB gjithashtu barazoi 1-1 me Csikszereda M.Ciuc.

Megjithatë, një ekip tjetër ku luan një futbollistë nga Kosova, Unirea Slobozia, mori një fitore të madhe 0-2 ndaj FC Hermannstadt.


Në këtë fitore njëri nder më meritorët padyshim se ishte mesfushori defansiv nga Kosova, Valon Hamdiu.

Kjo paraqitje nuk mbeti pa u vlerësuar nga faqja zyrtare e Superligës së Rumanisë, e cila e vendosi Hamdiun në formacionin më të mirë të javës së nëntë.

Ndryshe, ish-reprezentuesi i Kosovës U-21 po shkëlqen në Rumani, edhe përkundër se është sezoni i tij i parë. /Telegrafi/

Kurt Zouma përfundon te Cluj – bashkëlojtarë me treshen nga Kosova

3 September 2025 at 23:56

Qendërmbrojtësi i njohur francez Kurt Zouma, tani 30 vjeç është lojtari më i ri i CFR Cluj, aty ku luajnë aktualisht tre lojtarë nga Kosova.

Pas kalimit të testeve mjekësore dhe finalizimit të detajeve, ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin rumun, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean në vitin 2021 ka qenë në Cluj që prej së hënës, ndërsa transferimi u realizua me ndërmjetësimin e ish-mbrojtësit francez Mikael Silvestre.

Klubi rumun paralajmëroi ardhjen e tij me një postim misterioz në rrjetet sociale: “Bëj një pushim nga Ishulli. Lëvizja më e pritur e momentit po vjen”.  Së shpejti do të publikohen edhe imazhet e para të Zoumës me fanellën e CFR-së.

Presidenti i klubit, Nelu Vargas, e priti me entuziazëm afrimin e madh.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritëm transferimin që dëshironim më shumë. Zouma është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një djalë me karakter të madh. Ai do t’i sjellë shumë vlerë ekipit dhe do të jetë një shembull në dhomat e zhveshjes”, deklaroi ai.

Në Cluj, Zouma do të luajë krah treshes së Kosovës: Meriton Korenica, Lindon Emerllahu dhe Drilon Islami.

Dy të parët janë pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ndërsa Islami është ende në proces ambientimi me skuadrën e tij të re.

Treshja nga Kosova, do të kenë çfarë të mësojnë nga një ish lojtarë që ka luajtur në nivelet më të larta, duke bartur fanellën e Francës 11 herë. /Telegrafi/ 

The post Kurt Zouma përfundon te Cluj – bashkëlojtarë me treshen nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Cluj nuk po këndellet – Korenica shënon golin e vetëm në humbje, Emërllahu luan 52 minuta

24 August 2025 at 17:31

Meriton Korenica po vazhdon të tregojë formë të lartë me fanellën e Clujit në Rumani, pavarësisht rezultateve jo të mira të skuadrës.

Mesfushori i Kosovës shënoi një supergol në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës rumune kundër Otelulit.

Goli i tij në minutën e 71-të ishte i vetmi për Clujin, që megjithatë u mposht thellë me rezultat 4-1. Pas realizimit, Korenica u zëvendësua nga trajneri.

Në këtë takim u aktivizua edhe mesfushori Lindon Emërllahu, i cili u largua nga loja në minutën e 52-të, ndërkohë që Cluji luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 50-të.

Ky ishte goli i dytë brenda katër ditëve për Korenicën, pasi të enjten e kaluar kishte shënuar dhe asistuar në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, ku humbën kundër Hackenit suedez (7-2).

Në total, 26-vjeçari ka regjistruar tri gola dhe pesë asistime në 12 paraqitje këtë sezon – dy gola e një asistim në kampionatin rumun, si dhe një gol e tri asistime në garat evropiane. /Telegrafi/ 

The post Cluj nuk po këndellet – Korenica shënon golin e vetëm në humbje, Emërllahu luan 52 minuta appeared first on Telegrafi.

Nuk keni parë kurrë një manipulim shorti si ky: Mbante një top, përziente të tjerët dhe e dinte se cilin do të tërhiqte

22 August 2025 at 15:26

Shortet në botën e futbollit shpesh, si të justifikuara ashtu edhe të pajustifikuara, janë cak i kritikave dhe thashethemeve se janë të manipuluara, por ajo që ndodhi këtë javë në Rumani është vërtet e vështirë të justifikohet.

Shorti i çifteve të Kupës së Futbollit të Rumanisë ka shkaktuar akuza se ishte tërësisht i manipuluar, dhe si mund të mos ishte nëse shikon se çfarë ndodhi saktësisht.

Autori i skandalit është Gabriel Bodescu, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Rumanisë. Videoja e tregon atë duke u përpjekur të përziejë topat në një tas të vogël dhe të mbushur plot.

Pasi bashkë-prezantuesi i tij përzgjodhi klubin Farul Constanta, Bodescu dha një shfaqje mjaft të mirë gjatë shortit.

Ai mbante një top të veçantë dhe i “përziente” të tjerët. Ishte ky top që ai më në fund tërhoqi, të cilin e kishte mbajtur që nga fillimi i shortit.

Kështu skuadra e Farul Constante e fitoi si kundërshtar ekipin e divizionit të dytë, Corvinul Hunedoara. Me qëllim apo pa qëllim, Farul Constanta mori një rival të lehtë në fazën tjetër të Kupës së Rumanisë.

 

Przekręt na żywo w losowaniu Pucharu Rumunii w piłce nożnej. pic.twitter.com/OLlK5nkf59

— aDaMsOn (@aDaMsOn8414) August 21, 2025

Federata e Futbollit të Rumanisë u lajmërua menjëherë me anë të një njoftimi dhe mohuan se situata kishte të bënte me manipulimin e ndeshjeve në short.

Federata njoftoi se dështimi ndodhi sepse tasat me topa ishin shumë e vogël, kështu që ata theksuan se në tasin e vogël, Bodescu nuk mund t’i përziente topat në mënyrë të duhur dhe iu desh t’i mbante me dorë. Ata mohuan çdo implikim të një kurthimi. /Telegrafi/

The post Nuk keni parë kurrë një manipulim shorti si ky: Mbante një top, përziente të tjerët dhe e dinte se cilin do të tërhiqte appeared first on Telegrafi.

Emërllahu dhe Korenica shënojnë gola të bukur – por Cluj ndalet në fund në shtëpi

17 August 2025 at 19:59

Cluj ka barazuar ndaj Botosanit me rezultat 3-3, ky Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica shënuan gola në këtë ndeshje.

Ndeshjen e hapi, Emërllahu i cili me një goditje të bukur nga brenda zonës shënoi për 1-0.

Korenica asisoi te goli i dytë i Cluj në minutën e 42-të për 2-1, që u shënua nga Andrei Cordea

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 79-të, me një goditje të bukur me volej, Korenica i dha epërsinë skuadrës së tij për 3-2.

Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin me Sebastian Mailat për 3-3.

Meriton Korenica u vlerësua nga SofaScore me notën 9.4, pas golit dhe asistimit, ndërsa kishte edhe tetë pasime kyçe, tre goditje në portë dhe 6 pasime të gjata të sakta.

Në anën tjetër, Lindon Emërllahu u vlerësua me notën 7.7, për 61 minuta sa luajti, duke arritur 76 për qind të pasimeve të sakta.

Cluj nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi mban vendin e 12-të me 5 pikë nga 5 ndeshje./Telegrafi/

The post Emërllahu dhe Korenica shënojnë gola të bukur – por Cluj ndalet në fund në shtëpi appeared first on Telegrafi.

“Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune

13 August 2025 at 16:45

Klubi rumun UTA Arad ka njoftuar se do të paraqesë një ankesë në FIFA dhe do të kërkojë kompensim në rastin e Mevlan Zeka, i cili është larguar nga skuadra pa u kthyer më, ndërsa agjenti i sulmuesit, Arjanit Kuqi, ka zbuluar edhe sëmundjen e gruas së lojtarit, që ka bërë që ai të mos kthehet në Rumani.

Situata e tij u bë publike nga mediat rumune në ditët e fundit, ndërsa agjenti i lojtarit, Arjanit Kuqi, ka shpjeguar arsyen e vërtetë të këtij vendimi.

Zeka u transferua këtë verë te UTA nga FC Suhareka, ku sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës me 22 gola. Pas vetëm disa ditësh në kampin stërvitor në Slloveni, ai u kthye në Kosovë duke përmendur arsye personale dhe nuk u rikthye më në Arad.

Sipas menaxherit Kuqi, gjatë kohës që sulmuesi ishte në Slloveni, bashkëshortja e tij, Gentiana, u diagnostikua me kancer në stomak.

“Ajo nuk ia tha menjëherë, sepse nuk donte ta shqetësonte. Por pasi u kthye nga kampi, e mori vesh dhe vendosi të kthehej në shtëpi. Ai duhej të ishte pranë saj dhe djalit të tyre 5-vjeçar,” shpjegoi Kuqi.

Menaxheri theksoi se Zeka është shtylla kryesore e familjes, pasi nuk ka më baba, vëllai i tij jeton në Zvicër dhe ai kujdeset edhe për nënën e moshuar.

“Gruaja e tij ka filluar trajtimin, nuk është e transportueshme, dhe viza për në Rumani është e kufizuar në 90 ditë. Ndërrimi i mjekëve do ta komplikonte situatën”, deklaroi ai.

UTA, sipas menaxherit, është ofruar të mbulojë kujdesin mjekësor të bashkëshortes së lojtarit nëse ai kthehet në Arad, por pengesat janë të mëdha.

“Mevlani ia kushton gjithë kohën familjes së tij. Nuk është se ka një ofertë tjetër apo po kërkon arsye për t’u larguar nga UTA. Ky rast është përtej futbollit, është çështje jete dhe familjeje”, u shpreh Kuqi.

Ai konfirmoi se Zeka nuk është stërvitur me ndonjë klub që nga kthimi në Kosovë, por në të ardhmen mund të luajë sërish, vetëm për ndonjë ekip vendas, për të qenë pranë familjes çdo ditë, edhe pse pagat janë shumë më të ulëta se në Rumani.

“Nuk jemi në luftë me UTA-n. Nëse duan të shkojnë në FIFA, është e drejta e tyre. Mevlani është i gatshëm të pranojë çdo vendim. Por duhet kuptuar se këtu nuk bëhet fjalë për kontrata e para, por për jetën e njeriut”, përfundoi menaxheri i tij. /Telegrafi/ 

The post “Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune appeared first on Telegrafi.

Mevlan Zeka vjen me një reagim publik për largimin nga klubi rumun: Gjendja e vështirë e gruas më bëri të kthehem në Kosovë

13 August 2025 at 08:33

Mevlan Zeka është transferuar në qershor te skuadra rumune UTA Arad duke bërë hapin e madh në karrierë.

Megjithatë vetëm pas disa javësh të kaluar te kjo skuadër, sulmuesi gjakovar është larguar për arsyeje familjare.

Në Rumani është shkruar se UTA Arad do ta dërgojë çështjen në FIFA, megjithatë tani Zeka ka dërguar në redaksi një reagim publik të gjatë duke shpjeguar të gjithë situatën.

31-vjeçari ka treguar arsyen se është rikthyer në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, derisa si baba dhe kryefamiljar ka qenë mëse e nevojshme për t’i qëndruar pranë bashkëshortes, nënës dhe djalit të tij.

Reagim publik i Mevlan Zekës:

Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme dhe komente të shumta lidhur me situatën time me klubin UTA Arad. E ndjej të nevojshme të flas vetë, sepse çdo informacion që nuk vjen nga kjo llogari nuk duhet të merret si i vërtetë.

Më 23 qershor 2025 iu bashkova klubit në fazën përgatitore në Slloveni, ku qëndrova për 10 ditë. Dua të falënderoj nga zemra trajnerin, stafin dhe bashkëlojtarët për mikpritjen dhe respektin që më dhanë që nga dita e parë.

Gjatë kësaj periudhe, bashkëshortja ime kishte shfaqur shqetësime shëndetësore. Ndërsa unë isha ende në Slloveni, ajo iu nënshtrua disa testeve mjekësore dhe, fatkeqësisht, situata doli të jetë serioze jo e lehtë. Pas përfundimit të fazës përgatitore, klubi na dha dy ditë pushim për t’u kthyer tek familjet tona. Pikërisht në ato ditë mora lajmin për gjendjen dhe situaten serioze me te cilën po kalon bashkëshortja.

Pavarësisht se kam analizuar çdo mundësi për t’u rikthyer në Arad, përgjegjësia ime si kryefamiljar, bashkëshort dhe baba ishte më e madhe se çdo detyrim si futbollist. Sugjerimi i mjekut që bashkëshortja ime kishte nevojë për kujdes të vazhdueshëm bëri që vendimi im të ishte i qartë, pasi terapitë që ajo duhej të ndiqte ishin të pamundura të përballoheshin pa praninë time.

Unë nuk kam baba, vëllai im nuk jeton në Kosovë, dhe jam i vetmi mashkull në familje, pranë nënës, bashkëshortes dhe djalit tim. Në atë moment, ishte e pamundur të largohesha prej tyre dhe të udhëtoja për në Rumani. Situata ishte e rëndë, dhe si çdo njeri, vendosa ta vë familjen në vend të parë.

Nuk është e vërtetë që jam stërvitur apo kam nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër, apo që jam larguar pa komunikim. Që nga dita që jam kthyer në Kosovë, nuk kam bërë asnjë seancë stërvitore. Kam shpjeguar situatën në klub dhe kam dorëzuar të gjitha raportet mjekësore që dëshmojnë gjendjen e bashkëshortes sime. Kam bashkëpunuar ngushtë me menaxherin tim për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të gjitha palët.

Nëse rasti shkon në FIFA, unë do të përballem me çdo situatë dhe do të kërkoj të drejtat e mia si çdo futbollist që është gjendur në situata të tilla. Nuk jam i pari që përballem me këtë sfidë, por shpresoj të jem i fundit, sepse nuk dua të shoh asnjë futbollist tjetër të kalojë atë që po kaloj unë. Kjo është puna jonë, dhe me të mbajmë familjet tona.

Gjithashtu, kam hequr dorë nga çdo e drejtë financiare për të mos e dëmtuar klubin, sepse e respektoj UTA Arad dhe tifozët e saj. Për mua, ky transferim ishte një ëndërr dhe një hap i madh në karrierë. Është e dhimbshme të mos jem sot në Arad për të luftuar për fanellën e klubit, por ka momente në jetë kur futbolli duhet të ndalet përpara përgjegjësisë ndaj familjes.

Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se, mbi të gjitha, jemi njerëz. Kam besuar dhe ende besoj se çdo marrëdhënie profesionale duhet të mbështetet mbi respekt dhe humanitet.

Me respekt Mevlan Zeka. /Telegrafi/

The post Mevlan Zeka vjen me një reagim publik për largimin nga klubi rumun: Gjendja e vështirë e gruas më bëri të kthehem në Kosovë appeared first on Telegrafi.

UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun

12 August 2025 at 18:38

Rasti i Mevlan Zeka (31 vjeç), lojtar i UTA Arad, ka hyrë në një fazë të re, me klubin që pritet ta padisë lojtarin në FIFA, për mungesë të paarsyeshme tash e një muaj. 

I transferuar si lojtar i lirë këtë afat kalimtar, sulmuesi nuk dëshiron të kthehet në ekip, duke përmendur arsye personale. Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 22 gola sezonin e kaluar me FC Suharekën, ku ishte kapiten, u nis drejt Gjakovës pas kampit të parë stërvitor me ekipin dhe nuk u kthye më.

Kohët e fundit, Zeka ka ndërprerë çdo komunikim me klubin, ndërsa drejtuesit e Aradit synojnë ta denoncojnë në FIFA.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UTA Arad (@uta1945arad)

Në vend të tij, komunikimin e ka marrë përsipër menaxheri i futbollistit, sipas GSP.ro,  i cili po përpiqet ta “largojë” atë, pa asnjë kosto, te një ekip tjetër në Kosovë, ku Zeka është stërvitur prej disa javësh.

UTA kishte shfaqur interes për sulmuesin që në pranverë, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në kampionatin e Kosovës. Zyrtarët e klubit rumun vepruan shpejt për ta transferuar, duke hequr dorë nga opsione të tjera në sulm.

Shenjat e para të pakënaqësisë u shfaqën që në fillim të përgatitjeve. Një ditë pas kthimit nga kampi stërvitor, Zeka kërkoi leje dy ditore për të shkuar në Kosovë, për të qenë pranë bashkëshortes së tij pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Drejtori i përgjithshëm Alexandru Meszar e miratoi kërkesën, por e paralajmëroi se ishte prapa në përgatitje, pasi fillimi i sezonit ishte një javë larg.

“Duket se bisedimet nuk do të shkojmë mirë, e kemi njoftuar, kështu që do të shkojmë në FIFA, sepse nuk duam të krijojmë një precedent. Ne kërkojmë që kontrata të respektohet, ne u mbështetëm në shërbimet e tij, hoqëm dorë nga sulmues të tjerë për ta transferuar atë, të cilët tani nuk janë më të disponueshëm në treg”.

“Ai duhet të respektojë kontratën siç bëjmë ne. Nëse nesër të gjithë lojtarët kërkojnë të largohen për arsye personale, çfarë do të ndodhë? Nëse nuk paguan, do të përfundojmë në FIFA. Kërkesa jonë është që ai të kthehet dhe të paguajë dëmshpërblim”, deklaroi drejtuesi i UTA, Alexandru Meszar për GSP.ro. /Telegrafi/ 

The post UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun appeared first on Telegrafi.

❌
❌