Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vedat Muriqi mund ta bëjë transferimin befasues në Turqi

9 September 2025 at 11:37

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e kampionit turk, Galatasarayt, i cili pritet të transferojë një sulmues deri në mbylljet e afatit kalimtar në Turqi.

Me Victor Osimhen të dëmtuar me ekipin kombëtar dhe Mauro Icardin ende të paaftë për të luajtur 90 minuta, transferimi i një sulmuesi të ri është bërë temë diskutimi për Galatasarayn.

Sipas një raporti në Radyospor, kampioni turk mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili po bën karrierë te Mallorca.

Agjenti Tahsin Koca, i cili ka kontakte të ngushta me klubet evropiane zbuloi këtë informacion.

“Galatasaray mund të nënshkruajë një qendërsulmues që e njeh mirë Superligën. E mësova këtë gjatë negociatave të transferimeve. Ata duan Vedat Muriqin në huazim, me mundësi blerjeje. Është një lëvizje logjike dhe e realizueshme”, ka thënë fillimisht Koca.

“Mallorca tashmë ka katër qendërsulmues. Juventusi i ofroi Milikun Galatasarayt, por bordi e refuzoi atë sepse është i lënduar. Keinan nga Udinese u ofrua gjithashtu, por ai nuk e njeh ligën. Ai gjithashtu ka një pasaportë britanike”.

“Mendoj se Banza, lojtari i Bragës që luajti si huazim te Trabzonspor sezonin e kaluar, është gjithashtu në agjendë. Nëse Muriqi nuk është i disponueshëm, Banza do të ishte një qendërsulmues rezervë ideal”, përfundoi agjenti.

Ndryshe, Muriqi shkëlqeu të hënën mbrëma në Prishtinë, duke shënuar njërin nga golat në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 2-0. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi mund ta bëjë transferimin befasues në Turqi appeared first on Telegrafi.

Kurt Zouma përfundon te Cluj – bashkëlojtarë me treshen nga Kosova

3 September 2025 at 23:56

Qendërmbrojtësi i njohur francez Kurt Zouma, tani 30 vjeç është lojtari më i ri i CFR Cluj, aty ku luajnë aktualisht tre lojtarë nga Kosova.

Pas kalimit të testeve mjekësore dhe finalizimit të detajeve, ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin rumun, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean në vitin 2021 ka qenë në Cluj që prej së hënës, ndërsa transferimi u realizua me ndërmjetësimin e ish-mbrojtësit francez Mikael Silvestre.

Klubi rumun paralajmëroi ardhjen e tij me një postim misterioz në rrjetet sociale: “Bëj një pushim nga Ishulli. Lëvizja më e pritur e momentit po vjen”.  Së shpejti do të publikohen edhe imazhet e para të Zoumës me fanellën e CFR-së.

Presidenti i klubit, Nelu Vargas, e priti me entuziazëm afrimin e madh.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritëm transferimin që dëshironim më shumë. Zouma është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një djalë me karakter të madh. Ai do t’i sjellë shumë vlerë ekipit dhe do të jetë një shembull në dhomat e zhveshjes”, deklaroi ai.

Në Cluj, Zouma do të luajë krah treshes së Kosovës: Meriton Korenica, Lindon Emerllahu dhe Drilon Islami.

Dy të parët janë pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ndërsa Islami është ende në proces ambientimi me skuadrën e tij të re.

Treshja nga Kosova, do të kenë çfarë të mësojnë nga një ish lojtarë që ka luajtur në nivelet më të larta, duke bartur fanellën e Francës 11 herë. /Telegrafi/ 

The post Kurt Zouma përfundon te Cluj – bashkëlojtarë me treshen nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Biznesmeni brazilian i lë Neymarit një pasuri prej 1 miliard dollarësh në testament, pavarësisht se nuk e ka takuar kurrë 

3 September 2025 at 23:17

Një biznesmen 31-vjeçar nga Porto Alegre ka tronditur Brazilin duke emëruar Neymarin si trashëgimtarin e vetëm të pasurisë së tij, me vlerë rreth 6.1 miliardë rand (rreth 1 miliard dollarë amerikanë). 

Testamenti u regjistrua zyrtarisht më 12 qershor 2025, pavarësisht faktit se burri nuk ka lidhje familjare ose profesionale me superyllin e futbollit, sipas mediumit brazilian GZH. 

Biznesmeni anonim shpjegoi se vendimi i tij ishte nxitur nga admirimi dhe një ndjenjë lidhjeje emocionale. 

 “Më pëlqen Neymar, identifikohem shumë me të”, tha ai, duke shtuar se sheh te lojtari vlera të rralla dhe u prek veçanërisht nga lidhja e ngushtë e Neymar me të atin. 

 Megjithatë, përfaqësuesit e Neymar kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me trashëgiminë. 

Historia e ka pushtuar Brazilin, duke i lënë shumë njerëz të pyesin veten nëse është një akt i çuditshëm admirimi apo thjesht shenja përfundimtare e vetmisë së miliarderëve. /Telegrafi/  

The post Biznesmeni brazilian i lë Neymarit një pasuri prej 1 miliard dollarësh në testament, pavarësisht se nuk e ka takuar kurrë  appeared first on Telegrafi.

Vitesse fiton betejën ligjore, federata holandeze detyrohet t’ia rikthejë licencën

3 September 2025 at 13:07

Në një kthesë të papritur ngjarjesh, Vitesse e ka fituar betejën ligjore kundër Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), me Gjykatën Civile të Arnhemit që ka vendosë në favor të klubit.

Ky vendim do të pezulloj vendimin e KNVB-së për të revokuar licencën profesionale të Vitesses dhe do ta detyroj federatën holandeze të futbollit ta rivendoste menjëherë klubin në ligën profesionale.

Ky zhvillim do është një përmbysje tronditëse e fatit për Vitessen, e cila më parë ishte hequr nga orari i ligës pasi KNVB i kishte revokuar dy herë licencën.

Klubi kishte bërë një apel të fundit në një gjykatë civile pasi humbi çështjen e parë gjyqësore. Një vendim zyrtar erdhi sot duke konfirmuar mbijetesën e klubit.

 

💛🖤

— Vitesse (@MijnVitesse) September 3, 2025

Saga ligjore ka vazhduar prej muajsh, duke rrjedhur nga keqmenaxhimi financiar i Vitesses dhe lidhjet e dyshuara me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich. Licenca profesionale e Vitesse u revokua pasi KNVB zbuloi një “model shumëvjeçar mashtrimi, anashkalimi dhe minimi të sistemit të licencimit”.

Vitesse përballej me perspektivën e zymtë të shpërbërjes së plotë ose të vazhdimit si një ekip amator. Një vendim në favor të tyre tani sinjalizon një kapitull të ri për klubin. /Telegrafi/

 

Het gerechtshof heeft de intrekking van de proflicentie van Vitesse geschorst, club kan terugkeren in betaald voetbal. 🆕 pic.twitter.com/82eUtneUtt

— ESPN NL (@ESPNnl) September 3, 2025

 

 

The post Vitesse fiton betejën ligjore, federata holandeze detyrohet t’ia rikthejë licencën appeared first on Telegrafi.

Joao Felix dhe sfida e “Golden Boy” – kur çmimi nuk garanton një superyll

2 September 2025 at 21:30

Joao Felix, fitues i “Golden Boy” 2019, është shembulli më i fundit i futbollistëve të rinj premtues që nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë e mëdha.

Në moshën 25 vjeç, dhe pas periudhave te Atletico Madrid, Barcelona, Chelsea, AC Milan dhe Benfica, portugezi ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me Al-Nassr.

Atje, ai u takua me Cristiano Ronaldon për t’iu bashkuar për të ndihmuar në qëllimin e tij, drejt 1000 golave në futbollin profesional. Felix bashkohet kështu me një listë lojtarësh të rinj premtues që nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë e vendosura për ta.

Felix shkëlqeu në sezonin 2018/19 me Benfican, duke shënuar 20 gola, dhe u transferua te Atletico Madrid për 127 milionë euro, më e shtrenjta në historinë e klubit.

Megjithatë, pritshmëritë e vendosura nga ekspertët dhe fansat nuk u përmbushën, duke e bërë atë një nga fituesit e “Golden Boy” që nuk u bënë superyll global.

Ky fenomen nuk është unik për Félix. Çmimi “Golden Boy”, i dhënë nga gazeta italiane Tuttosport, ka pasur histori të ndryshme: nga lojtarë që u bënë yje botërorë si Wayne Rooney, Leo Messi, Cecs Fábregas, Kun Agüero, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, deri te raste më problematike si Mario Balotelli, Alexader Pato, Matthis de Ligt apo vetë Joao Felix.

Çmimi është gjithmonë një nderim për talentin e ri, por nuk garanton sukses të menjëhershëm.

Fakti që Cristiano Ronaldo nuk e fitoi, ndërsa Felix po, tregon se futbolli nuk mund të parashikohet me siguri dhe se rruga drejt një superylli global mbetet gjithmonë e paparashikueshme. /Telegrafi/ 

The post Joao Felix dhe sfida e “Golden Boy” – kur çmimi nuk garanton një superyll appeared first on Telegrafi.

Pasi bëri tri transferime ‘bomb’ sot dhe dje, Fenerbahce po kërkon Ademola Lookman

2 September 2025 at 17:22

Fenerbahce po kalon një periudhë tejet të ngarkuar dhe ambicioze në afatin kalimtar, duke treguar qartë synimet e saj për ta rivalizuar fuqishëm Galatasarayn në garën për titullin e kampionit, trofe që mungon tash e dhjetë vite. Klubi nga Stambolli në dy ditët e fundit ka zyrtarizuar tri goditje të mëdha, duke sjellë në skuadër emra të njohur nga futbolli evropian.

Më herët Fenerbahce ka ofuar emra si Jhon Durant (Al Nassr), Edson Alvarez (West Ham), Nelson Semedo (Wolves), Archie Brown (KKA Gent) dhe Nene (RB Lepzig)

Fillimisht, u arrit marrëveshja me gjigantin francez Paris Saint-Germain për transferimin e përhershëm të mesfushorit spanjoll Marco Asensio.

29-vjeçari, i cili ka përvojë të madhe në futbollin elitar, nënshkroi një kontratë 3+1-vjeçare që e lidh atë me ngjyrat verdhë e blu.

Më pas, klubi konfirmoi edhe transferimin e anësorit të Kombëtares së Turqisë, Kerem Aktürkoğlu, i cili erdhi nga Benfica.

26-vjeçari ka firmosur për katër vite me klubin turk, duke shtuar forcë dhe kreativitet në krahët e sulmit.

Goditja e tretë e madhe ishte marrëveshja me kampionët e Anglisë, Manchester Cityn, për portierin brazilian Ederson Santana de Moraes.

Me përvojën e tij të madhe, gardiani i besueshëm ka nënshkruar një kontratë 3+1-vjeçare dhe pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Por Fenerbahce nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Raportet nga Italia dhe Turqia tregojnë se klubi ka shfaqur interes serioz për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman.

Nigeriani mbetet ende pjesë e klubit italian, pavarësisht një kërkese për transferim dhe refuzimit të një oferte prej 45 milionë euro nga Interi më herët gjatë verës.

Fenerbahce i ka ofruar lojtarit një kontratë katërvjeçare me rreth 6 milionë euro në sezon, ndërsa bisedimet janë ende në proces dhe nuk ka marrëveshje përfundimtare me lojtarin apo Atalantan.

Përveç përforcimeve në fushë, klubi është në kërkim edhe të trajnerit të ri. Pas largimit të Jose Mourinhos, bordi po shqyrton disa emra të njohur nga futbolli turk.

Në listë janë trajnerë si Abdullah Avci, Volkan Demirel, Sergen Yalçın dhe Ismail Kartal, me prirje të qartë që Fenerbahce të drejtohet nga një trajner vendas në sezonin e ri.

Në këtë mënyrë, Fenerbahce po tregon qartë se po ndërton një skuadër të frikshme, ku përveç yjeve të sapoafruar, Ademola Lookman shihet si pjesa e fundit e një mozaiku që mund ta kthejë klubin në një pretendent serioz për lavdi brenda dhe jashtë Turqisë. /Telegrafi/ 

The post Pasi bëri tri transferime ‘bomb’ sot dhe dje, Fenerbahce po kërkon Ademola Lookman appeared first on Telegrafi.

Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar veror – Zhegrova, Jashari, Xhaka, Avdullahu, Asllani e shumë të tjerë

2 September 2025 at 00:38

Afati kalimtar veror ka mbyllur zyrtarisht dyert dhe ka qenë tejet i lëvizshëm edhe për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

Emri më i madh padyshim është Edon Zhegrova, i cili nga Lille ka kaluar te Juventusi, në një transferim të madh që e vendos atë në një prej klubeve më të mëdha të botës. Por nuk ka qenë vetëm Zhegrova që ka bërë bujë.

Hap të madh pa dyshim ka bërë edhe Ardon Jashari, i cili kaloi nga Club Brugge te Milani, me inistimin e madh të Igli Tares. Shuma e paguar prej 35 milionë euro, tregon rëndësinë e tij te ky klub.

Mesfushori i talentuar Leon Avdullahu ka kaluar nga Baseli te Hoffenheimi, duke u shpërblyer për paraqitjet e shkëlqyera dhe duke bërë një hap të madh drejt Bundesligës.

Me lëvizje të rëndësishme spikat edhe Arijanet Muric, i cili nga Ipswich Town është transferuar te Sassuolo në Serie A, ndërsa Leart Paqarada ka kaluar nga Kolni te Heidenheimi në Bundesliga.

Florent Muslija është një tjetër emër që ndryshoi ambient, duke kaluar nga Freiburgu te Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.

Në Itali, Ardian Ismajli ka lënë Empolin për t’u bashkuar me Torinon, aty ku ka shkuar edhe Kristjan Asllani nga Interi, duke forcuar më tej praninë shqiptare në Serie A.

Adrion Pajaziti ka nisur një aventurë të re nga Fulhami për te Hajduku i Splitit, ndërsa Armando Broja pas shumë diskutimeve ka kaluar nga Chelsea te Burnley në Ligën Premier.

Në Angli rikthim të bujshëm ka bërë edhe Granit Xhaka, i cili ka kaluar nga Bayer Leverkusen te Sunderland.

Në ligat evropiane ka pasur lëvizje edhe për shumë futbollistë të tjerë shqiptarë: Baton Zabergja ka kaluar nga Dinamo City te Metalisti, Rey Manaj nga Sivasspori te Sharjah në Emiratet e Bashkuara, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi te LASK Linz në Austri, ndërsa Ermal Krasniqi është larguar nga Sparta Praga për te Legia Varshava.

Po ashtu, Indrit Tuci është transferuar nga Sparta Praga te Kayserispori në Turqi, Donat Rrudhani nga Young Boys te Sioni në Zvicër, Alen Sherri nga Cagliari te Frosinone, Qazim Laçi nga Sparta Praga te Rizespori, Arbnor Muja nga Samsunspori te Saint-Truidense në Belgjikë, dhe Leard Sadriu nga Mura për te Argers.

Ky afat kalimtar ka treguar se lojtarët shqiptarë jo vetëm që po depërtojnë në ligat elitare të Evropës, por edhe po rrisin vlerën e tyre duke zgjedhur destinacione ku mund të zhvillohen edhe më shumë. Për shumë prej tyre ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në karrierë.


Edon Zhegrova – Lille – Juventus  

Armando Broja – Chelsea – Burnley 

Arijanet Muric – Ipswish Town – Sassuolo  

Ardon Jashari – Club Brugge – Milan

Leart Paqarada – Koln – Heidenheim  

Leon Avdullahu – Basel – Hoffenheim  

Florent Muslija – Freiburg – Fortuna Dusseldorf  

Granit Xhaka – Bayer Leverkusen – Sunderland 

Ardian Ismajli – Empoli – Torino  

Kristjan Asllani – Inter – Torino  

Adrion Pajaziti – Fulham – Hajduk Split  

Baton Zabergja – Dinamo City – Metalist 

Ron Raçi – Prishtina – Hajduk Split 

Rey Manaj – Sivasspor – Sharjah 

Art Smakaj – Lokomotiva Zagreb – LASK Linz 

Ermal Krasniqi – Sparta Pragë – Legia Varshavë

Donat Rrudhani – Young Boys Bern – Sion 

Alen Sherri – Cagliari – Frosinone 

Dion Gallapeni – Prishtina – Widzew Lotz 

Qazim Laçi – Sparta Prage – Rizespor 

Arbnor Muja – Samsunspor – Saint-Truidense 

Leard Sadriu – Mura – Argers 

/Telegrafi/ 

The post Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar veror – Zhegrova, Jashari, Xhaka, Avdullahu, Asllani e shumë të tjerë appeared first on Telegrafi.

Ai nuk ndalet dhe tifozëve të Sparta Pragës po ju sjell vetëm gëzime – goli i dytë i Albion Rrahmanit ishte spektakolar

31 August 2025 at 21:54

Albion Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Sparta Pragës, pasi sot ndaj Zlin ka arritur të shënojë dy gola.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 59-të, duke shfrytëzuar një pasim të shkëlqyer para zonës dhe duke gjuajtur në qoshen e poshtme të majtë, në stilin e tij karakteristik.

Ky ishte goli i dytë i Rrahmanit në këtë takim, ndërsa trajneri vendosi ta zëvendësojë në minutën e 80-të, duke i dhënë pushim pas paraqitjes mbresëlënëse.

 

⚽ Sparta jde do trháku a naděje Zlína jsou ty tam. 🫢 Na dva góly v krátkém sledu asistovaly nové akvizice a ostrými pálily ověřené stálice – Birmančevič a dnes podruhé oslavenec Rrahmani. 🔥 #chanceliga pic.twitter.com/dshu8LCiJU

— Oneplay Sport (@oneplaysportcz) August 31, 2025

Me këtë gol, Rrahmani vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të Sparta Pragës këtë sezon.

Për 25-vjeçarin, ky ishte goli i tetë në 13 ndeshje këtë sezon me fanellën e Sparta Pragës në të gjitha garat.

Ai gjithashtu mbetet pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe pritet të kontribuojë në ndeshjet e radhës ndaj Zvicrës dhe Suedisë. /Telegrafi/ 

The post Ai nuk ndalet dhe tifozëve të Sparta Pragës po ju sjell vetëm gëzime – goli i dytë i Albion Rrahmanit ishte spektakolar appeared first on Telegrafi.

Cluji po avancon pas pjesës së parë ndaj FCSB-së falë golit të Lindon Emërllahut

31 August 2025 at 21:35

Cluji po avancon me rezultat 2-1 ndaj FCSB-së në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit rumun.

Vendasit ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 19-të falë golit të realizuar nga Damjan Dokovic, i cili u asistua nga Meriton Korenica.

Mysafirët e FCSB-së ia dolën të kundërpërgjigjen në minutën e 43-të, duke barazuar në 1-1 me Florin Tanasen i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Cluji realizoi për të rikthyer sërish epërsinë në favorin e saj.

Këtë herë ishte radha e yllit tjetër kosovar, Lindon Emërllahu, i cili në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizoi për rezultatin 2-1.

Me një fitore eventuale Cluji do të arkëtonte tetë pikë, por që aktualisht ata janë 12 pikë larg liderit Universitatea Craiova që po udhëheq me 20 sosh./Telegrafi/

The post Cluji po avancon pas pjesës së parë ndaj FCSB-së falë golit të Lindon Emërllahut appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Donat Rrudhani transferohet tek Sioni

29 August 2025 at 17:24

Mesfushori kosovar, Donat Rrudhani, ka kompletuar transferimin tek klubi zviceran Sion. 

Rrudhani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare më këtë klub, sipas së cilës do të jetë pjesë e tyre deri në qershor të vitit 2026. 

Vlen të theksohet se 26-vjeçari gjendet në listën e pritjes tek Kosova për dy ndeshjet e muajit shtator që ‘Dardanët’ do t’i luajnë ndaj Zvicrës dhe Suedisë. 

Njoftimi i plotë i Sionit: 

FC Sion ka kënaqësinë të njoftojë mbërritjen e Donat Rrudhanit . Mesfushori 26-vjeçar kosovar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin e Valais, deri në qershor të vitit 2029 . 

I stërvitur fillimisht në Francën fqinje dhe më pas në kantonin e Bazelit, veçanërisht me AS Timau dhe FC Black Stars, Donat Rrudhani e nisi karrierën e tij profesionale te FC Aarau, ku u vendos si një lojtar kyç për tre sezone.  

Në vitin 2022, ai u bashkua me Young Boys Bern, më pas u huazua te Lausanne-Sport dhe FC Luzern. 

Ishte me ngjyrat e Luzernit, gjatë sezonit 2024/2025, që ai pati një nga sezonet e tij më të mira, duke nënshkruar një sezon të plotë me 31 paraqitje, 9 gola dhe 6 asistime. 

Një mesfushor i gjithanshëm, i aftë të luajë në qendër, si dhe në krahë, Rrudhani i shton zemër lojës së Sionit dhe sjell kreativitetin, vizionin dhe aftësitë e tij për të shënuar gola. 

/Telegrafi/

The post Zyrtare: Donat Rrudhani transferohet tek Sioni appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Fenerbahce shkarkon Jose Mourinhon

29 August 2025 at 09:55

Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht se është ndarë nga trajneri Jose Mourinho pas një sezoni në të cilin klubi turk përfundoi i dyti në Superligë e Turqisë, duke mbetur larg titullit të ligës.

Mandati i Mourinhos filloi me premtime, por u eklipsua nga konfliktet e brendshme, mosmarrëveshjet publike dhe një eliminim i parakohshëm nga raundet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Goditja përfundimtare erdhi pasi Fenerbahce humbi 1-0 në total ndaj Benficas në fazën eliminatore, duke e lënë klubin pa garën elitare evropiane për të pestin vit radhazi.

Mourinho deklaroi se Fenerbahce ishte mposhtur nga një ekip më i fortë dhe shmangu fajësimin e incidenteve individuale, të tilla si lëndimet ose kartonët e kuq, për humbjen.

 

KAMUOYUNUN BİLGİSİNE

Profesyonel Futbol A Takımımızın 2024-2025 sezonundan itibaren teknik direktörlük görevini yürüten Jose Mourinho ile yollarımız ayrılmıştır. Kendisine bugüne kadar takımımız için verdiği emekler için teşekkür eder, gelecek kariyerinde başarılar dileriz.… pic.twitter.com/7MpkzNhEN4

— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) August 29, 2025

Megjithatë, drejtuesit e klubit janë ngopur tashmë dhe kanë njoftuar zyrtarisht shkarkimin e tij.

“Jemi ndarë nga Jose Mourinho, i cili ka shërbyer si trajner i Ekipit tonë Profesional të Futbollit A që nga sezoni 2024-2025”.

“E falënderojmë për përpjekjet e tij për ekipin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit turk. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Fenerbahce shkarkon Jose Mourinhon appeared first on Telegrafi.

Drita në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – klubi fiton miliona euro nga kualifikimi

28 August 2025 at 23:57

Drita, kampioni i Kosovës ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Differdange me rezultat 1-0 në Luksemburg, një javë pas fitores 2-1 në Prishtinë.

Me këtë rezultat, Drita ka siguruar kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s – një arritje e madhe për klubin.

Besnik Krasniqi realizoi golin vendimtar nga pika e bardhë, duke forcuar avantazhin e Dritës nga ndeshja e parë.

Ky kualifikim nuk do të ishte i rëndësishëm vetëm për historinë sportive të klubit, por edhe për potencialin financiar të Dritës.

Sipas rregullave të UEFA-s, pjesëmarrja në fazën e grupeve garanton një shpërblim bazë prej 3.170.000 eurosh.

Përveç kësaj, Drita do të zhvillonte gjashtë ndeshje ndaj kundërshtarëve evropianë, ku çdo fitore sjell 400.000 euro shtesë, ndërsa çdo barazim 133.000 euro.

Trajneri Zekirija Ramadani dhe futbollistët e tij janë krenarë për këtë arritje, duke e bërë Dritën jo vetëm krenari të qytetit të Gjilanit, por edhe ambasadore të futbollit kosovar në Evropë. /Telegrafi/ 

The post Drita në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – klubi fiton miliona euro nga kualifikimi appeared first on Telegrafi.

Besiktas e shkarkon Solskjaerin menjëherë pas humbjes ndaj Lausannes

28 August 2025 at 23:46

Besiktasi ka konfirmuar largimin e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, vetëm disa minuta pas eliminimit nga Lausanne e Zvicrës në play-offin e Ligës së Konferencës.

Ndeshja e kthimit përfundoi me humbje për gjigantin turk (0-1), ndërsa sfida e parë kishte përfunduar baras 1-1, duke e bërë eliminimin total një zhgënjim të madh për klubin dhe tifozët.

Ky ishte një goditje e rëndë për Besiktasin, i cili kishte synuar të siguronte fazën e grupeve të garës evropiane.

 

Resmi Açıklama | Ole Gunnar Solskjaer

🔗 https://t.co/1AIyUEGZhl pic.twitter.com/G64U7vamf4

— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 28, 2025

Në këtë takim nuk ishte ftuar për grumbullim ylli i Kosovës, Milot Rashica, shkaku i një dëmtimi, ndërsa Ernest Muçi u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes.

Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit e klubit njoftuan largimin e Solskjaerit dhe e falënderuan për kontributin gjatë kohës së tij në stolin e Besiktasit.

Norvegjezi u emërua trajner i ekipit në janar të këtij viti dhe kishte për detyrë të rimëkëmbej skuadrën në garat evropiane dhe kampionatin turk. /Telegrafi/ 

 

The post Besiktas e shkarkon Solskjaerin menjëherë pas humbjes ndaj Lausannes appeared first on Telegrafi.

Drita merr epërsinë – Besnik Krasniqi shënon nga penalltia

28 August 2025 at 21:30

Kampioni i Kosovës, Drita, ka kaluar në epërsi në Luksemburg ndaj Differdange (1-0), në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me një ndërhyrje të rëndë, ku pastaj me karton të kuq u përjashtua sulmuesi i Differdange, Andreas Buch.

Rastin e parë të mirë e kishte Drita, kur në minutën e 26-të, Ilir Mustafa provoi fatin me një gjuajtje, por goditi traversën.

Në minutën e 62-të, Besnik Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0 dhe duke forcuar edhe më shumë pozitën e gjilanasve, të cilët kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë në Gjilan.

 

60′ | GOAL! LET’S GO!

Differdange 🔴 0-[1] ⚪ Drita
⚽ Krasniqi | Agg: 1-3#UECL | #Drita | 🇱🇺🇽🇰 pic.twitter.com/OT5SLjRxnv

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 28, 2025

Pas golit, Differdange u hodh në sulm, por portieri Faton Maloku reagoi në mënyrë fantastike me dy pritje vendimtare, duke ruajtur epërsinë dhe duke i dhënë siguri skuadrës së tij.

Me këtë rezultat, Drita është shumë pranë kualifikimit historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një arritje e madhe për futbollin kosovar. /Telegrafi/ 

The post Drita merr epërsinë – Besnik Krasniqi shënon nga penalltia appeared first on Telegrafi.

Rrugëtimi i Dritës në Evropë – gjilanasit drejt historisë

28 August 2025 at 17:58

Sezoni evropian për Dritën nisi me shumë shpresë dhe një mision të qartë: të arrijë për herë të parë në fazën e grupeve të një gare evropiane.

Rruga nuk ka qenë aspak e lehtë, por klubi gjilanas ka treguar forcë dhe karakter, duke kaluar disa sfida të mëdha për të mbërritur deri në play-offin e Ligës së Konferencës.

Starti në Ligën e Kampionëve

Drita e nisi aventurën në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Differdange nga Luksemburgu.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, bardhekaltrit fituan minimalisht 1-0. Në takimin e kthimit, në Luksemburg, skuadra e Zekirija Ramadanit tregoi karakter dhe triumfoi sërish 3-2, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Kjo fitore ishte e veçantë sepse për herë të parë një klub nga Kosova kaloi një raund në Ligën e Kampionëve.

Pengesa e madhe – gjiganti danez, Copenhagen

Në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, shorti solli përballë një gjigant të futbollit nordik: FC Copenhagen.

Drita rezistoi, por diferenca në cilësi ishte e dukshme. Klubi danez fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-0, duke i dhënë fund ëndrrës së gjilanasve në këtë kompeticion.

Përvoja në Ligën e Evropës

Pas eliminimit nga Championsi, Drita vazhdoi rrugën në Ligën e Evropës, ku u përball me kampionin e Rumanisë, FCSB.

Në Bukuresht, gjilanasit befasuan duke kaluar në epërsi 2-0, por në fund humbën 3-2. Në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, rumunët u treguan më të fortë dhe fituan 3-1, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Shansi i artë në Ligën e Konferencës

Pavarësisht eliminimit, Drita mori një tjetër mundësi – play-offin e Ligës së Konferencës. Ky duel do të vendosë gjithçka: a do të arrijë klubi gjilanas të shkruajë historinë dhe të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të garave evropiane?

Ky rrugëtim tregon se, pavarësisht pengesave dhe rivalëve të mëdhenj, Drita ka përfaqësuar denjësisht futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Një kualifikim eventual në fazën e grupeve do të ishte jo vetëm arritja më e madhe në historinë e klubit, por edhe një hap i madh për futbollin e Kosovës në përgjithësi. Ballkani e ka arritur, madje dy herë. Tani është radha e Dritës. /Telegrafi/ 

The post Rrugëtimi i Dritës në Evropë – gjilanasit drejt historisë appeared first on Telegrafi.

Arabia Saudite vazhdon të “tërheq” yjet evropianë: 10 transferime më të mëdha të profilit të lartë gjatë verës

27 August 2025 at 19:54

Gjatë kësaj vere, futbollistë nga klubet më të njohura evropiane si Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Barcelona dhe Milan kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën e tyre në Arabinë Saudite.

Kampionati saudit po bëhet një destinacion mjaft tërheqës, me investime të mëdha dhe kontrata të jashtëzakonshme.

Vetëm klubi i ri, Neom ka shpenzuar 89 milionë euro, duke ofruar portierin Marcin Bulka, mbrojtësin Nathan Zeze, mesfushorët Amadou Kone, Said Benrahma, dhe Simon Bouabré. Alexandre Lacazette erdhi falas nga Lyon.

Më poshtë, dhjetë yjet që lanë klubet me emër për të vazhduar në tokën e premtuar saudite.

 1. Darwin Nunez – Liverpool → Al-Hilal (53 milionë euro)

Uruguaini shënoi 40 gola në tre sezone në Ligën Premier dhe fitoi kampionatin anglez. Në moshën 26-vjeçare, ai vendosi të nënshkruajë një kontratë trevjeçare në Arabinë Saudite.

Në Al-Hilal, ai do të garojë në sulm me Marcos Leonardo dhe do të sjellë përvojën e tij angleze në kampionatin saudit.

2. Theo Hernandez – Milan → Al-Hilal (25 milionë euro)

Mbrojtësi francez ka luajtur gjashtë sezone në Serie A dhe ka pasur mbi 260 paraqitje për Milanin.

Ai firmosi për tre vite në Al-Hilal dhe do të bëhet pjesë e një mbrojtjeje të fortë, duke kombinuar eksperiencën evropiane me ambicien saudite.

3. Joao Felix – Chelsea → Al-Nassr (30 milionë euro)

Portugalezi nuk arriti të imponojë veten në Chelsea dhe iu bashkua Al-Nassr për dy vite.

Ai do të bashkëpunojë me trajnerin Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldon, duke sjellë kreativitet dhe eksperiencë në sulmin e skuadrës.

4. Kingsley Coman – Bayern Munich→ Al-Nassr (25 milionë euro)

Francezi fitoi Bundesligën në nëntë raste me Bayern Munich dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare me Al-Nassr.

Ai do të luajë në sulm përkrah Ronaldos, Felix dhe Otavio, duke sjellë shpejtësi dhe përvojë nga futbolli gjerman.

5. Inigo Martinez – Barcelona → Al-Nassr (falas)

Spanjolli fitoi tre trofe me Barçën dhe u largua për të ndihmuar Al-Nassr.

Ai do të përforcojë mbrojtjen dhe do të transmetojë eksperiencën e tij nga futbolli evropian, duke sjellë stabilitet dhe siguri në linjën e pasme.

6. Mateo Retegui – Atalanta → Al-Qadisiya (68.25 milionë euro)

Sulmuesi argjentinas ishte golashënuesi kryesor i Serie A dhe u transferua për një shifër rekord.

Ai do të zëvendësojë Pierre-Emerick Aubameyang dhe konsiderohet një investim i madh për të ardhmen e klubit saudit.

7. Christopher Baah – Genk → Al-Qadisiya (17 milionë euro)

Anësori i ri ganez ka fituar përvojë në Belgjikë dhe Norvegji dhe tani do të sfidojë në Arabinë Saudite. Ai shihet si një talent premtues që mund të kontribuojë menjëherë në skuadër.

8. Gabriel Carvalho – Internacional → Al-Qadisiya (15.6 milionë euro)

Sulmuesi i djathtë sapo mbushi 18 vjeç dhe përfaqëson një investim afatgjatë. Klubi shpreson që ai të zhvillohet dhe të kontribuojë në sulm gjatë viteve të ardhshme.

9. Enzo Millot – Stuttgart → Al Ahly (28 milionë euro)

Mesfushori francez ka spikatur në Ligën e Kampionëve dhe në Bundesliga. Ai u transferua për 16 herë më shumë se çmimi i blerjes së tij, duke sjellë kreativitet dhe stabilitet në mesfushën e Al Ahly.

10. Ondrej Duda – Verona → Al-Ittifaq (falas)

Mesfushori çek ndihmoi Veronën të shmangte rënien nga Serie A dhe tani do të luajë për Al-Ittifaq. Ai sjell eksperiencën evropiane dhe do të kontribuojë në mesfushë për të ndërtuar lojën e ekipit.

/Telegrafi/ 

The post Arabia Saudite vazhdon të “tërheq” yjet evropianë: 10 transferime më të mëdha të profilit të lartë gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Bryan Pereira, futbollisti 10 vjeçar brazilian që shquhet me “tatutë” indigjene dhe është kthyer në hit në rrjetet sociale

27 August 2025 at 19:25

Bryan Pereira, një lojtar U-10 i ekipit Craques Do Futuro në Brazil, ka tërhequr vëmendjen e botës jo vetëm me aftësitë e tij në fushë, por edhe me tatuazhet e tij të veçanta.

Tatuazhet, të dukshme në fytyrë dhe trup, janë pjesë e traditës së komunitetit të tij indigjen Tupinikët, dhe kanë një kuptim simbolik të thellë.

Ky komunitet indigjen ka origjinë nga Amazonia dhe është përhapur në bregdetin verior të Brazilit. Ata ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, të bazuar në bujqësi, peshkim dhe gjueti, dhe kanë lënë gjurmë të dukshme edhe gjatë kohës së pushtimit portugez.

Tatuazhet e Bryanit nuk janë thjesht dekorative; ato përfaqësojnë zëra të paraardhësve dhe elementë të natyrës, duke shërbyer gjithashtu si mbrojtje shpirtërore. Bryan i kombinon këto tradita me pasionin për futbollin, duke shprehur identitetin e tij dhe duke nderuar rrënjët kulturore.

I riu, i lindur në Aracruz dhe me origjinë nga fshati Pau, është bërë një personazh i famshëm në klubin e tij.

Craques Do Futuro, si dhe mediat RisingBallers dhe gazetari Fabrizio Romano, kanë shkruar për historinë e tij, duke e bërë të njohur talentin dhe identitetin e tij unik.

Bryan nuk luan vetëm futboll; ai përfaqëson një komunitet të tërë dhe kultivon me krenari identitetin e tij. /Telegrafi/ 

 

The post Bryan Pereira, futbollisti 10 vjeçar brazilian që shquhet me “tatutë” indigjene dhe është kthyer në hit në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspor

26 August 2025 at 18:27

Samsunspor ka vendosur të ndahet me sulmuesin anësor Arbnor Muja për të liruar hapësirë në kontingjentin e lojtarëve të huaj.

26-vjeçari pritet të vazhdojë karrierën në Belgjikë, aty ku ka luajtur edhe më parë, te klubi Antwerp.

Muja ishte një nga emrat kryesorë të sezonit të kaluar te Samsunspor, duke shënuar golin vendimtar në sekondat e fundit kundër Kayserisporit në javën e fundit të Superligës turke – gol që i siguroi klubit pjesëmarrjen historike në Ligën e Evropës.

Megjithatë, me plotësimin e kuotës prej 14 lojtarësh të huaj, Samsunspor është i detyruar të bëjë lëvizje në afatin kalimtar, shkruan Gazete Gercek.

Muja ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe sipas raportimeve, është shumë afër të rikthehet në një klub të Belgjikës.

I transferuar nga Antwerp, shqiptari me origjinë nga Kosova ka regjistruar 50 paraqitje për Samsunsporin, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asiste./Telegrafi/ 

The post Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspor appeared first on Telegrafi.

I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi

25 August 2025 at 22:31

Kasımpaşa ka bërë një ofertë zyrtare për Mërgim Berishën, sulmuesin 27-vjeçar që aktualisht luan te Hoffenheim, por ka mbetur i harruar.

Interesimi i Kasımpaşas u raportua nga gazetari Yagız Sabuncuoglu, i cili konfirmoi se klubi turk ka paraqitur një propozim formal për transferimin e lojtarit te Hoffenheimi.

Kontrata e Berishës me Hoffenheim skadon në vitin 2027, dhe vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 3.5 milionë euro.

 

ÖZEL | Kasımpaşa, Hoffenheim forması giyen Mergim Berisha için resmi teklif yaptı.

— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 25, 2025

Të tjera klube, përfshirë Kayserispor dhe Hertha BSC, gjithashtu janë lidhur me lojtarin, që dikur refuzoi Kosovën për Gjermaninë, por asnjëherë nuk arriti të bëjë hapin e madh.

Nëse vendos të kalojë në Turqi, do të ishte një rikthim, pasi Berisha më parë ka luajtur te Fenerbahce.

Mërgim Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur për FC Liefering, Red Bull Salzburg, LASK Linz, 1. FC Magdeburg, SCR Altach, Fenerbahçe, FC Augsburg dhe aktualisht për TSG Hoffenheim. /Telegrafi/

The post I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava

25 August 2025 at 20:56

Sulmuesi anësor i Kosovës, ish-lojtar i AC Sparta Prague, Ermal Krasniqi, është huazuar te Legia Varshavë për sezonin 2025/26, me mundësi blerjeje.

Krasniqi ka zhvilluar 45 ndeshje për klubin më të suksesshëm të Republikës Çeke, përfshirë shtatë takime në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të UEFA-s kundër finalistëve të mëvonshëm, Inter Milan dhe Manchester City.

Sukseset më të mëdha vendase i arriti me FK Ballkani, ku fitoi dy herë titullin e kampionit të Kosovës në vitet 2022 dhe 2023. Ai u bashkua me Ballkanin në moshën 19-vjeçare dhe spikati për katër sezone, çka e çoi në transferimin te CFR Cluj në janar 2023.

Në të njëjtin vit, Krasniqi përfundoi i dyti në kampionat dhe arriti në raundin e 32-shave të Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Ermal Krasniqi ka gjithashtu përvojë ndërkombëtare, me tetë paraqitje dhe dy gola për Kosovën. Ai debutoi në nëntor 2022 kundër Ishujve Faroe dhe ishte pjesë e kampit stërvitor të ekipit kombëtar në qershor 2025, duke luajtur në një miqësore kundër Armenisë.

Ermal Krasniqi do të mbajë numrin 77 te Legia Varshavë. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava appeared first on Telegrafi.

❌
❌