Manchester United është gati të nënshkruajë me mesfushorin e Romës, Manu Kone, verën e ardhshme, sipas raportimeve të besueshme nga Italia.
Trajneri Ruben Amorim po përgatitet për një riorganizim të mesfushës së skuadrës së tij, ndërsa Manchester United ka lidhur objektiva të tjerë të rëndësishëm, përfshirë mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson, dhe Carlos Baleba të Brighton.
Kone tani është bërë një emër kyç në këtë garë, dhe gazetarja Francesca Teodori ka raportuar se ekziston një shans i madh që francezi, i cili ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren, të transferohet në Old Trafford.
24-vjeçari ka lënë mbresa që kur iu bashkua Romës nga Borussia Monchengladbach në vitin 2023. Ky sezon, Kone renditet ndër lojtarët kryesorë të Serie A për pasimet e plota (i 10-ti), pasimet progresive (i 4-ti) dhe faullet e tërhequra (i 8-ti).
Roma duhet të shes deri më 30 qershor për t'i rregulluar bilancet financiare dhe për ta lënë të lirë Konen, synon të fitojë rreth 70 milionë euro.
Duke folur në kanalin Twitch të ASRomaLive, Teodori shtoi se ky transferim është shumë i besushëm.
"Nuk është lajm, por është një thashethem mjaft i besueshëm. Burime të shumta më kanë thënë se ai do të largohet nga Roma në qershor dhe do të bashkohet me Manchester United", deklaroi gazetarja italiane. /Telegrafi/
Lojtarët e Aston Villas po përjetojnë sezonin më të mirë dhe më impresionues në futbollin evropian këtë vit.
Të shtunën mbrëma, skuadra nga Birminghami arriti të përsërisë një rekord historik të klubit, i cili kishte mbetur i paprekur që nga viti 1914.
Aston Villa triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Chelseat në zemër të Londrës, një fitore që e fut plotësisht në garën për titullin e Liga Premier, vetëm tri pikë larg liderëve të Arsenalit.
Kjo ishte fitorja e 11-të radhazi për “Luanët e Birminghamit” në të gjitha garat, një arritje që klubi nuk kishte qenë në gjendje ta përsëriste për plot 111 vjet. Ajo që dikur ishte arritur në fillim të shekullit të kaluar, tani është bërë realitet brenda vetëm dy muajve të fundit.
Gjatë kësaj serie të jashtëzakonshme, Aston Villa ka mposhtur një varg kundërshtarësh të fortë, duke përfshirë: Maccabi Tel Aviv, Bournemouth, Leeds, Young Boys, Wolverhampton, Brighton, Arsenal, Basel, West Ham, Manchester United dhe së fundi Chelsean.
Edhe pse bëhet fjalë për një klub historik, shtatë herë kampion i Anglisë dhe fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 1982 – rezultatet e këtij sezoni janë vërtet sensacionale.
Aston Villa have equalled their club record for consecutive wins across all competitions, which was set in 1914 (11).
◉ W 2-0 vs. Maccabi Tel Aviv ◉ W 4-0 vs. Bournemouth ◉ W 1-2 vs. Leeds ◉ W 2-1 vs. Young Boys ◉ W 1-0 vs. Wolves ◉ W 3-4 vs. Brighton ◉ W 2-1 vs. Arsenal… pic.twitter.com/MkJYdHA12I — Squawka (@Squawka) December 27, 2025
Askush nuk e kishte parashikuar që në gjysmën e sezonit Aston Villa do të ishte vetëm tri pikë larg kreut dhe do t’i linte pas vetes disa nga gjigantët e futbollit anglez.
Arkitekti kryesor i këtij suksesi të madh është Unai Emery, trajneri spanjoll me përvojë të jashtëzakonshme, i cili edhe një herë po dëshmon se është një specialist i nivelit më të lartë në ndërtimin e skuadrave konkurruese. /Telegrafi/
Marc Guehi, qendërmbrojtësi i Crystal Palace, ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi anglez u vlerësua shumë nga departamenti sportiv i klubit katalanas dhe u zhvilluan takime për të shqyrtuar një transferim të mundshëm.
Megjithatë, urgjenca e Guehit për të vendosur për të ardhmen e tij mund të komplikojë planet e Barcelonës, pasi të gjitha indikacionet sugjerojnë se ai do të nënshkruajë një parakontratë me Liverpoolin, e vlefshme nga 1 janari.
Liverpooli rrezikon ta humbas Guehin, top klubet evropiane pas mbrojtësit anglez telegrafi.com
Guehi është një nga mbrojtësit më të kërkuar në treg, falë performancave të tij të shkëlqyera në Ligën Premier, aftësisë për të nisur lojën nga mbrojtja dhe mundësisë së fitimeve financiare, pasi kontrata e tij me Crystal Palace skadon më 30 qershor.
Barcelona tregoi interes pas afatit kalimtar të verës, por konkurrenca nga Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich ka qenë e fortë.
Megjithëse opsioni katalanas i pëlqeu Guehit, kërkesat e tij financiare dhe dëshira për një vendim të shpejtë i japin Barcelonës pak hapësirë për manovrim. /Telegrafi/
Kontrasti midis kohës së lojës dhe performancës së Gonçalo Ramos te PSG vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë një skuadër të Ligës Premier që synon ta nënshkruajë këtë dimër.
Sipas Caught Offside, Liverpooli e ka bërë Ramosin një nga prioritetet e tyre në sulm për afatin kalimtar të dimrit, me synimin për një huazim gjashtëmujor.
Të Kuqtë, të cilëve u mungon Alexander Isak për disa javë për shkak të dëmtimit, e shohin sulmuesin portugez si plotësuesin ideal për Hugo Ekitike, i cili po bën përshtypje në Angli.
Megjithatë, PSG nuk ka ndërmend të ndahet nga Ramos, i cili nuk është pjesë e listës së lojtarëve që pritet të largohen këtë dimër.
24-vjeçari këtë sezon në 28 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Si rezultat, Liverpooli mund të duhet të drejtojë kërkimet e tij diku tjetër. /Telegrafi/
Manchester United vazhdon të mbajë interes të fortë për mundësinë e transferimit të Carlos Balebas nga Brighton, me synim vitin 2026, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Sipas burimit, Bayern Munich ka ndalur punën për një marrëveshje të mundshme për mesfushorin kamerunas, pasi në kampin bavarez ekziston bindja se Baleba është i prirur t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.
Pavarësisht një sezoni jo bindës 2025/26 me Brighton në Liga Premier, Manchester United mbetet i vendosur për ta afruar lojtarin, qoftë në afatin kalimtar të janarit 2026, qoftë gjatë verës, me kusht që “Seagulls” të jenë të hapur për shitjen e tij.
Trajneri Ruben Amorim e sheh Baleban si një zgjidhje ideale për problemet aktuale në mesfushën e United, ndërsa ai figuron në listën e ngushtë të objektivave së bashku me emra të tjerë si Adam Wharton dhe Elliott Anderson.
Baleba ka regjistruar 19 paraqitje për Brighton në sezonin 2025/26, por deri më tani nuk ka kontribuar as me gol e as me asist për skuadrën e tij. /Telegrafi/
Manchester United po shqyrton një lëvizje surprizë në afatin kalimtar të janarit për një nga yjet e Kupës së Afrikës së Kombeve, i cili ka shënuar gol edhe kundër Nice, klub në pronësi të INEOS, më herët gjatë këtij sezoni.
Sulmuesi 26-vjeçar i Auxerre dhe përfaqësueses së Malit, Lassine Sinayoko, ka tërhequr vëmendjen e departamentit të rekrutimit të “Djajve të Kuq”, të cilët tashmë po e konsiderojnë seriozisht paraqitjen e një oferte gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Africa Sport, Manchester United është i interesuar për transferimin e sulmuesit, kontrata aktuale e të cilit me Auxerre skadon verën e ardhshme.
Raporti shton se klubi anglez ka zhvilluar “negociata serioze” me lojtarin dhe përfaqësuesin e tij, me synimin për ta siguruar si lojtar të lirë verën e ardhshme.
United synon të finalizojë bisedimet me Sinayokon gjatë këtij muaji, në mënyrë që ai të transferohet në “Old Trafford” në fund të sezonit 2025/26.
Aktualisht, klubi po negocion kushtet personale dhe shpreson të arrijë një marrëveshje përfundimtare së shpejti.
Sinayoko ndodhet momentalisht në aktivitet me kombëtaren e Malit në Kupën e Afrikës së Kombeve.
Sulmuesi 26-vjeçar është i aftë të luajë në disa pozicione të repartit ofensiv, ndërsa trajneri Ruben Amorim synon të forcojë edhe më tej sulmin, pavarësisht afrimeve të mëparshme si Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko gjatë afatit kalimtar veror./Telegrafi/
Xavi Hernandez është pozicionuar si një nga opsionet që po shqyrtohen nga Crystal Palace për të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm, në një moment kyç për planifikimin sportiv të klubit anglez.
Klubi londinez tashmë po punon me idenë e një ndryshimi strukturor, pasi është bërë e qartë se trajneri aktual nuk do ta vazhdojë mandatin e tij.
Drejtuesit e Crystal Palace e konsiderojnë prioritet parashikimin e lëvizjeve në tregun e trajnerëve dhe përcaktimin sa më herët të profilit që duhet të udhëheqë projektin e ardhshëm.
Në këtë analizë përfshihet edhe Xavi Hernandez, një trajner me përvojë të fundit në nivelin më të lartë dhe me një identitet futbolli të qartë dhe të dallueshëm.
Emri i Xavi Hernandez gëzon konsensus për disa arsye. Aftësia e tij për të punuar me lojtarë të rinj, përkushtimi ndaj një futbolli të organizuar dhe përvoja në menaxhimin e dhomave të zhveshjes me kërkesa të larta janë aspekte shumë të vlerësuara nga Crystal Palace. Klubi synon të ecë përpara pa prishur ekuilibrin institucional.
Pas mbylljes së kapitullit të tij të mëparshëm, Xavi Hernandez ka qenë në pritje të një projekti që i ofron stabilitet për të zhvilluar idetë e tij.
Liga Premier shihet si një destinacion tërheqës, ndërsa Crystal Palace përfaqëson një mundësi për të ndërtuar pa presionin ekstrem të klubeve të mëdha.
Nga ana e tij, Xavi Hernandez po i shqyrton me kujdes projektet në zhvillim dhe u jep përparësi atyre që ofrojnë mbështetje dhe vazhdimësi./Telegrafi/
Paul Scholes ka emëruar shokun e tij më të keq të ekipit gjatë karrierës së gjatë te Manchester United, duke e kritikuar ashpër për mungesën e profesionalizmit.
Scholes kaloi 20 sezone me ‘Djajtë e Kuq’, duke fituar 12 tituj në Ligën Premier dhe dy Liga të Kampionëve.
Ai ka ndarë zhveshtoren me emra si Eric Cantona, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney, por jo çdo lojtar e ka impresionuar.
“Veron ishte një lojtar i madh, me talent. Nuk e di pse nuk funksionoi për të, por çfarë futbollisti ishte. Po kthehem te portierët; kur duhej të zëvendësoje Peter Schmeichel, gjë që gjithmonë është e vështirë, ne patëm disa të tillë. Po mendoja për Massimo Taibi dhe Mark Bosnich”.
“Mendoja se Mark ishte një portier i mirë te Aston Villa. Kur erdhi tek ne, ishte kaq jo profesional. Sinqerisht, ishte qesharake”.
Mark Bosnich
“Në stërvitjen për goditjet, zakonisht ke 15-20 goditje. Pas tre goditjeve, ai lodhej dhe thoshte: ‘Jo, merr dikë tjetër’", ka deklaruar Scholes.
Mark Bosnich ishte një nga portierët më të mirë në Ligën Premier në kohën kur nënshkroi me Manchester United nga Aston Villa në 1999, si pasardhës i legjendës së klubit, Peter Schmeichel.
Por vetëm një javë pasi u bashkua me klubin, u duk qartë se ai nuk kishte mentalitetin e duhur për të luajtur për “makinerinë e fitoreve” të Sir Alex Ferguson.
Ai u shfaq një orë vonë në dasmën e tij, pasi kishte kaluar natën e kaluar në një qeli policie pas një përleshjeje me një fotograf gjatë festës së beqarisë me miqtë e tij, përfshirë sulmuesin e United, Dwight Yorke./Telegrafi/
Chelsea ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 në shtëpi nga Aston Villa në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Që në minutat e hershme, Alejandro Garnacho provoi të çonte Chelsean në avantazh me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkoj shumë pranë shtyllës së djathtë.
Pak më vonë, në minutën e 24-të, Joao Pedro pati një tjetër mundësi të pastër brenda zonës, por Emiliano Martinez reagoi shkëlqyeshëm dhe mban portën e paprekur.
Golin e parë e shënoi Chelsea në minutën e 37-të. Reece James kroson dhe Joao Pedro nuk gabon, duke goditur nga afër dhe duke dërguar topin në rrjetë për 1-0.
Pjesa e dytë filloi me të njëjtin intensitet. Në minutën e 55-të, Reece James pati një rast të madh, duke gjuajtur drejt pjesës së sipërme të portës, por Emiliano Martinez realizoi një pritje spektakolare.
Barazimi erdhi në minutën e 63-të, kur Ollie Watkins shfrytëzoi një pasim të bukur brenda zonës dhe goditi drejt shtyllës së djathtë, duke çuar rezultatin në 1-1.
Rikthimi i rezultatit ndodhi në minutën e 84-të, kur Youri Tielemans me një super krosim nga rivënia këndore gjeti Ollie Watkins i cili goditi me kokë nga pika e penalltisë, duke i dhënë avantazhin prej 2-1 Villas.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti i paprekur dhe Chelsea humbi kështu një ndeshje të cilën realisht duhej ta kishte fituar, duke marrë parasysh rastet e krijuara për gol./Telegrafi/
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Brightonit në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e katërt, Bukayo Saka u shfaq rrezikshëm, duke depërtuar në mbrojtjen e Brightonit dhe u përball me portierin Bart Verbruggen, por goditja e tij u ndal nga holandezi.
Dominimi i Arsenalit u konkretizua në minutën e 14-të, kur Bukayo Saka asistoi për Martin Odegaard, i cili nga skaji i zonës realizoi saktë për epërsinë prej 1-0.
Brighton reagoi pas golit dhe pati një moment të artë në minutën e 64-të, kur Yasin Ayari goditi fuqishëm nga jashtë zonës, por topi u përplas në shtyllën e majtë të portës.
Vetëm pak çaste më pas, mysafirët barazuan shifrat. Pas një topi të kthyer në zonë, Diego Gómez u tregua më i shpejti dhe realizoi nga afërsia për 1:1.
Arsenali u rikthye menjëherë në sulm dhe në minutën e 52-të, një krosim i rrezikshëm përfundoi në rrjetë pas një devijimi të pafat të Georginio Rutter, i cili shënoi autogol për rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste të pastra. Viktor Gyokeres ishte pranë golit për Arsenalin në minutën e 60-të, por Verbruggen reagoi shkëlqyeshëm.
Nga ana tjetër, Yankuba Minteh rrezikoi seriozisht në minutën e 77-të, por David Raya bëri një pritje vendimtare duke ruajtur avantazhin.
Pavarësisht përpjekjeve të Brightonit në minutat e fundit, Arsenali arriti ta administrojë rezultatin dhe të marrë tri pikë të rëndësishme./Telegrafi/
Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Wolves në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.
‘Të Kuqtë’ e nisën ndeshjen fuqishëm dhe që në minutën e 11-të ishin shumë pranë golit, kur Hugo Ekitike depërtoi në zonë dhe goditi fort, por topi u përplas në shtyllën e djathtë të portës.
Presioni i Liverpoolit vazhdoi dhe në minutën e 28-të ishte Alexis Mac Allister që u afrua sërish me golin, por goditja e tij e menjëhershme nga brenda zonës përfundoi sërish në shtyllë.
Epërsia erdhi në minutën e 41-të, kur Ryan Gravenberch përfitoi nga një pasim i saktë në zonë dhe me një finalizim të bukur realizoi për rezultatin 1-0.
Vetëm një minutë më vonë, Liverpooli dyfishoi rezultatin. Hugo Ekitike asistoi bukur për Florian Wirtz, i cili nga brenda zonës goditi saktë për 2-0.
Në pjesën e dytë, Wolves reaguan dhe në minutën e 51-të fillimisht Arokodare rrezikoi seriozisht me kokë, por portieri i Liverpoolit reagoi shkëlqyeshëm.
Nga aksioni pasues, Santiago Bueno përfitoi nga një top i kthyer dhe shënoi nga afërsia për 2-1.
Liverpooli kërkoi ta mbyllte ndeshjen dhe pati disa raste të pastra. Në minutën e 61-të, Florian Wirtz ishte pranë golit të tretë, por goditja e tij përfundoi ngushtë jashtë portës.
Ndërsa në minutën e 65-të, Curtis Jones u ndal nga një pritje brilante e Jose Sa, pas një goditjeje të rrezikshme drejt këndit të poshtëm.
Në fund, pavarësisht përpjekjeve të Wolves, Liverpooli arriti ta ruajë avantazhin dhe të sigurojë tri pikë të vlefshme./Telegrafi/
Liverpool po shqyrton një lëvizje të guximshme në formë huazimi gjashtëmujor për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos, pas dëmtimit të rëndë të Alexander Isak, i cili e ka lënë trajnerin Arne Slot me mungesa serioze në repartin ofensiv.
Me “Të Kuqtë” përballë një periudhe vendimtare të sezonit, kampionët e Ligës Premier po eksplorojnë zgjidhje afatshkurtra për të ruajtur garën për titull, teksa presin rikthimin e plotë të rekord-transferimit të tyre.
Sipas CaughtOffside, një nga emrat në listën e Liverpoolit këtë janar është sulmuesi i PSG-së, Ramos, i cili mund të jetë i disponueshëm për një huazim afatshkurtër.
Interesimi për reprezentuesin portugez pasqyron dëshirën e klubit për një sulmues të gatshëm, që mund të kontribuojë menjëherë pa ndryshuar planet afatgjata.
Sulmuesi i “Le Parisiens”, i cili ka shënuar nëntë gola këtë sezon, shihet si një opsion ideal afatshkurtër falë aftësisë për presion të lartë dhe instinktit brenda zonës së rreptësisë.
Një huazim do t’i lejonte Liverpoolit të mbetet konkurrues, duke shmangur një angazhim të madh financiar pas verës së shpenzimeve të larta në vitin 2025.
Ramos nuk është i vetmi emër në radar, teksa klubi po vlerëson alternativat. Ivan Toney i Al-Ahli dhe Dusan Vlahovic i Juventusit vlerësohen brenda klubit, por shihen më shumë si objektiva afatgjata sesa zgjidhje të shpejta për sezonin aktual.
Liverpool është i kujdesshëm të mos bëjë një transferim të përhershëm në janar që mund të komplikojë planifikimin e skuadrës pas rikthimit të Isak në formë të plotë./Telegrafi/
Premier League e futbollit në Angli vijon sot me ndeshjet e raundit të 18-të. Në “City Ground”, vendasit e Nottingham u mposhtën 1-2 nga Manchester City. “Qytetarët” e Pep Guardiolës morën tri pikë me peshë dhe pas gjashtë fitoreve radhazi e shohin veten për momentin në krye të renditjes. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të sfidës.
Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.
“Qytetarët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 1-2.
Nottingham faktkikisht e nisi më mirë, për të rrezikuar me Callum Hudson-Odoi, por nuk e konkretizoi.
Ishte mesfushori Tijjani Reijnders që e zhbllokoi rezultatin pas një asistimi fantastik të Rayan Cherkit (48’).
Sidoqoftë, i menjëhershëm ishte reagimi i vendasve që e barazuan rezultatin falë Omari Hutichnson që e konkretizoi një pasim nga harkimi (54’).
Pavarësisht që u ndjenë në presion, City nuk gaboi për ta rikthyer epërsinë dhe njëkohësisht vulosur fitoren falë Rayan Cherkit, që shënoi supergol nga distanca (83’).
Man City tani rimerr kreun e Ligës Premier me 40 pikë, një mbi Arsenalin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Nottingham zë vendin e 17-të me 18 sosh./Telegrafi
E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool është rikthyer në qendër të vëmendjes pas raporteve që tregojnë për një qasje nga Fenerbahce, ndërkohë që po rritet spekulimi rreth rolit të tij nën drejtimin e Arne Slot.
Megjithatë, agjenti i yllit egjiptian ka reaguar për të sqaruar situatën dhe për të përjashtuar mundësinë e një transferimi në Stamboll, duke dhënë qartësi mbi të ardhmen e menjëhershme të 33-vjeçarit.
Raportohet se Salah ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me gjigantin turk Fenerbahce, pas kontakteve të drejtpërdrejta mes klubit të Stambollit dhe përfaqësuesve të tij.
Ky zhvillim ndodh në një kohë kur e ardhmja e sulmuesit të Liverpoolit është nën vëzhgim të shtuar për shkak të rolit të reduktuar që ka pasur te skuadra këtë sezon.
Sipas raporteve nga Turqia, zyrtarët e Fenerbahçes zhvilluan bisedime me agjentin e gjatë të Salah, Ramy Abbas, më herët gjatë kësaj jave.
Qëllimi i takimit ishte të shqyrtohej nëse ndërkombëtari egjiptian do të konsideronte një lëvizje drejt Stambollit, me palën turke të vetëdijshme për spekulimet se Salah është ndjerë i pasigurt te Liverpool nën drejtimin e trajnerit Slot.
Agjenti i Salah, Abbas, nuk la shumë vend për paqartësi kur iu përgjigj interesimit të klubit turk, ndërkohë që ish-lojtari i Chelseat përfaqëson Egjiptin në Kupën e Afrikës.
"Salah do të qëndrojë ose te Liverpool, ose do të shkojë në Arabinë Saudite”, raportohet të ketë thënë Abbas për përfaqësuesit e Fenerbahces, sipas portalit turk sabah.com.tr./Telegrafi/
Legjenda e Manchester Unitedit, Louis Saha, u ka bërë thirrje “Djajve të Kuq” që ta transferojnë Morgan Rogers gjatë afatit kalimtar të janarit.
Manchester United do të hyjë në një ndeshje të Ligës Premier pa Bruno Fernandes vetëm për herë të dytë në gati gjashtë vjet, kur të presë Newcastle United, një mungesë e rrallë që ka rritur debatet rreth kreativitetit dhe thellësisë në repartin kreativ të skuadrës.
Mungesa e portugezit pritet të lërë një boshllëk të madh në formacionin e Ruben Amorimit, në një moment kur diferencat në krye të tabelës janë minimale dhe çdo detaj ka peshë të madhe.
Duke folur për FootItalia, Saha vlerësoi se Rogers përfaqëson profilin ideal për t’i dhënë energji dhe kreativitet mesfushës së Amorimit.
“Besoj se Manchester United ka bërë disa lëvizje shumë të mira dhe më ka pëlqyer të shoh rritjen e ekipit. Portieri Senne Lammens ishte një transferim i shkëlqyer dhe mendoj se ka ndihmuar shumë në stabilitetin tonë”.
“Në janar, shoh nevojën për një përforcim që mund të ndezë kreativitetin në mesfushë. Përveç Bruno Fernandes dhe Mason Mount, ka nevojë për shpejtësi dhe dinamizëm në krijimin e lojës”.
“E shoh Rogers si një lojtar që mund të shpërthejë përpara, por edhe të përballojë presionin, ta mbajë topin dhe t’u japë kohë lojtarëve të tjerë të pozicionohen më mirë”.
“Ai është tipi i lojtarit që i duhet Unitedit. Është një profil shumë interesant dhe i rrallë, sepse shumë lojtarë janë atletikë, por të bësh zgjedhjet e duhura me atë atletizëm nuk është e lehtë. Prandaj, Rogers mund të jetë një transferim ëndrrash”, ka deklaruar ai./Telegrafi/
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka ndarë përditësime mbi rikuperimin e lojtarëve kryesorë Kai Havertz dhe Gabriel Magalhaes.
Trajneri spanjoll zbuloi se mesfushori sulmues gjerman është afër rikthimit, ndërsa mbrojtësi brazilian do të kërkojë më shumë kohë për t'u rikthyer
"Kthimi i Kai Havertz është vetëm çështje ditësh, ndoshta javësh. Do ta monitorojmë se si ndihet në fazën tjetër të rikuperimit. Ai është një lojtar që na mungon sepse e ngre ekipin lart. Është shumë afër të luajë përsëri dhe jam i kënaqur që kjo do të ndodhë së shpejti", ka thënë fillimisht Arteta.
“Duhet t'i japim më shumë kohë pasi ai nuk ka rifilluar ende stërvitjen. Shpresojmë që ai të shërohet shpejt duke pasur parasysh situatën tonë aktuale mbrojtëse", përfundoi trajneri i Arsenalit.
Përveç Havertz dhe Magalhaes, Christian Musquera, Max Dowman, Ben White, Gabriel Martinelli dhe Piero Hincapie janë gjithashtu jashtë fushave shkaku i lëndimeve.
Pas 17 xhirove, Arsenali kryeson tabelën në Ligën Premier, dy pikë më shumë se Manchester City. /Telegrafi/
Disa, si Karl-Heinz Rummenigge, menduan se ishte çmenduri. "E përgëzoj Stuttgartin që gjeti një idiot që do të paguante kaq shumë para për Woltemade", deklaroi legjenda e Bayern Munich me një sinqeritet të jashtëzakonshëm. Bayern, rastësisht, kishte bërë gjithashtu një ofertë për sulmuesin në afatin e verës. Fjalët e Rummenigges ishin të ashpra në përshkrimin e kalimit të sulmuesit gjerman në Newcastle verën e kaluar. Nënshkrimi i tij sigurisht që nuk la askënd indiferent.
Historia e Nick Woltemade, tani 23 vjeç, duket e pabesueshme. Të thuash se vlera e tij është rritur me 833% në vetëm një vit, sipas të dhënave të Transfermarkt, tingëllon si një përrallë. Megjithatë, është shumë reale.
Më 20 dhjetor 2024, ai luante për VfB Stuttgart, një ekip të cilit i ishte bashkuar si transferim i lirë nga Werder Bremen verën e kaluar, dhe vlerësimi i tij në fund të vitit të kaluar ishte 7.5 milionë euro. Tani, 12 muaj më vonë, ai është bërë transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave i Newcastle, me klubin që pagoi 85 milionë euro për shërbimet e tij - një marrëveshje që provokoi një reagim të zemëruar nga Rummenigge.
Vlerësimi i tij në Transfermarkt është rritur në 70 milionë euro, një rritje prej 62.5 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar, që përkthehet në një shifër marramendëse prej 833%.
Ngritja e gjigantit Woltemade, i cili është gati dy metra i gjatë (198 centimetra për të qenë i saktë), ka qenë spektakolar në muajt e fundit. Ai e përfundoi sezonin e kaluar në Stuttgart me 17 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat dhe më pas fitoi Këpucën e Artë në Kampionatin Evropian U-21, ku shënoi gjashtë gola.
Ai ishte tashmë në rrugën e tij për t'u bërë një yll. Por para kësaj, në sezonin 2023/24, gjërat nuk ishin shumë të mira: ai kishte shënuar vetëm dy gola në Bundesligë në 30 ndeshje për Werder Bremen, gjë që, megjithatë, nuk e pengoi Stuttgartin ta nënshkruante zyrtarisht atë në maj 2024. Është e vërtetë që ai mbërriti si transferim i lirë. Ai nënshkroi deri në vitin 2028, por koha e tij në Stuttgart ishte e destinuar të ishte e shkurtër.
"Nick demonstroi cilësitë e tij sezonin e kaluar dhe e vendosi veten në Bundesligë. Ai është një sulmues i fuqishëm, por edhe i aftë, zhvillimin e të cilit e kemi ndjekur nga afër. Jemi të bindur se Woltemade do të vazhdojë zhvillimin e tij pozitiv me ne dhe do të bëhet një lojtar kyç në sulmin tonë", ka thënë drejtori sportiv i VfB, Fabian Wohlgemuth dhe ai e bëri me të vërtetë mirë, pasi kjo është pikërisht ajo që ndodhi.
Sepse pastaj, ju e dini pjesën tjetër: një vit te Stuttgart, 17 gola dhe një transferim rekord te Newcastle. Një lëvizje që shkaktoi një ndryshim sizmik në treg. "Dua të vdes i lumtur për nënshkrimin e Woltemade", u ankua Klaus Filbry, drejtori i Werder Bremen. Fjalët e tij erdhën pasi u zbulua shuma e madhe e paguar për mbërritjen e sulmuesit në Ligën Premier dhe pasi klubi i tij, Werder Bremen, e kishte lënë të lirë sezonin e kaluar.
Pavarësisht humbjes së marrëveshjes, Filbry ishte i lumtur për Woltemade. "Urime Stuttgartit që nënshkroi një lojtar falas dhe e shiti atë një vit më vonë, pas 7 ose 8 muajsh, për 85 ose 90 milionë. Jam i lumtur për Nick. Ai është një djalë i shkëlqyer. Ne, në të njëjtën kohë, marrim një përqindje të tarifës së transferimit si një pagesë solidariteti", vazhdoi ai.
Aventura e sulmuesit gjerman në Ligën Premier po fillonte. Në fund të gushtit, më 30, transferimi i tij te Newcastle u bë zyrtar, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për Wolterman. "Largimi nga Gjermania është një hap i madh në jetën time, por të gjithë më kanë pritur aq ngrohtësisht saqë tashmë ndihem si pjesë e familjes. Pasi fola me trajnerin, kam ndjesinë se ky është vendi ideal për të arritur potencialin tim të plotë", deklaroi gjermani pas mbërritjes në Angli.
Deri më tani, ai ka shënuar nëntë gola, shtatë në Ligën Premier, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën EFL, dhe ka dhënë dy asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat me Newcastle.
Woltemade është një sulmues shumë i kompletuar. "Ai është i fortë në shumë aspekte, ka aftësi të shkëlqyera teknike dhe ka provuar të jetë një kërcënim i vërtetë në një nga ligat më të mira të Evropës, por ai është gjithashtu ende në një moshë ku ka shumë hapësirë për t'u zhvilluar dhe për t'u rritur këtu", tha Eddie Howe, trajneri i tij te Newcastle United, kur mbërriti sulmuesi gjerman.
Përveç një gjuajtjeje të fuqishme, ai ka aftësinë për të bërë vrapime pa top dhe vizionin për t'u kombinuar me shokët e ekipit . Është pikërisht kjo lehtësi e lidhjes me të tjerët që Howe, tani që e njeh më mirë, thekson: "Shumë herë ai është personi që bën pasimin për anësorët që ta marrin topin, kështu që përfshirja e tij pothuajse gjithmonë varet nga aftësia e tij për të arritur atë krosim”.
Rudi Voller, drejtor sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, ndan të njëjtin mendim. Edhe ai është një admirues i Nick dhe kënaqet duke e parë të luajë për ekipin kombëtar. "Është kënaqësi ta shohësh të luajë. Ai jo vetëm që shënon gola, por di edhe si të lidhet me shokët e ekipit, gjë që e bën edhe më të vlefshëm", tha ai verën e kaluar, kur Nick ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropian U-21.
Duke parë performancën e tij në Ligën Premier, Voller shkon edhe më tej. "Tani askush nuk flet për 85 milionë eurot që paguan për transferimin e tij te Newcastle. Në fund, ishte praktikisht një marrëveshje e mirë [qesh]. Cilësia e tij është vërtet e jashtëzakonshme", tha Voller për Kicker disa ditë më parë.
Jeta e tij në Angli... me mikun e tij më të mirë
Përveç performancës së tij në fushë, Woltemade njihet si një lojtar i qetë në jetën e tij personale. Të paktën, kjo është ajo që thonë ata që e njohin. "Jashtë fushës, ai është shumë i mirë. Nuk duket i shqetësuar. Ka mbërritur në një vend tjetër dhe nuk ka shkaktuar ndonjë trazirë", komentoi Howe.
Bëri bujë të madhe në Angli fakti që Woltemade solli shokun e tij më të mirë për të jetuar me të. "Nuk e di pse të gjithë flasin për këtë. Mendoj se është normale kur mbërrin në një vend të ri", tha sulmuesi në një konferencë për shtyp kur u pyet për këtë. "Jam këtu vetëm, kështu që e pyeta shokun tim më të mirë: 'A do të vish me mua në Newcastle?'", shpjegoi lojtari me qetësi.
Meqenëse Nick rrallë jep diçka për të folur në jetën e tij personale, shtypi dëshiron ta dijë dhe madje e ka pyetur nëse ka takuar ndonjë vajzë në Angli deri më tani. "Jo, kam shumë ndeshje, kështu që nuk kam takuar askënd", u përgjigj sulmuesi me një buzëqeshje. Ajo që Woltemade ka gjetur me siguri te Newcastle është suksesi në fushë. Kjo është arsyeja pse vlera e tij është 833% më e lartë se vitin e kaluar. E pabesueshme. /Telegrafi/
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka shpjeguar arsyen pse ‘Blutë’ kanë pak gjasa të fitojnë titullin e Ligës Premier këtë sezon, ndërsa ka reflektuar gjithashtu mbi deklaratën e tij për “48 orët më të këqija” pas fitores ndaj Evertonit më 13 dhjetor.
Pas triumfit kundër Evertonit, trajneri italian deklaroi se sapo kishte kaluar “48 orët më të vështira” që nga momenti kur u transferua në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2024.
“Kjo është arsyeja pse i vlerësoj lojtarët, sepse pavarësisht kaq shumë problemeve, ata po bëjnë shumë mirë pas një jave të komplikuar”.
“Që nga momenti kur iu bashkova klubit, 48 orët e fundit kanë qenë më të këqijat, sepse shumë njerëz nuk na mbështetën”.
“Jam shumë i lumtur për Malon në atë moment, sepse përpjekja e tij dhe e gjithë ekipit tregoi se të gjithë janë aty dhe duan ta ndihmojnë këtë klub”.
Këtë sezon, në ndeshjet në shtëpi, Chelsea ka mposhtur kampionët e Ligës Premier, Liverpoolin dhe ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve.
I pyetur nëse është e drejtë të thuhet se Chelsea luan më mirë kundër skuadrave “të mëdha”, italiani u pajtua, por theksoi se ekipi duhet të ruajë një nivel shumë të lartë çdo javë.
“Ndoshta kjo është e vërtetë për momentin dhe kjo është arsyeja pse aktualisht nuk jemi shumë pranë kreut të tabelës, na duhet më shumë vazhdimësi kundër llojeve të ndryshme të kundërshtarëve”, ka deklaruar ai./Telegrafi/