Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Chelsea merr një barazim në udhëtim te Newcastle

20 December 2025 at 15:28


Newcastle United dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

Vendasit e Eddie Howe nuk arritën ta ruajnë epërsinë e pjesës së parë, pasi u ndalen me barazim nga ekipi i Enzo Marescas.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi e gjitha vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e katërt me anë të Nick Woltemode, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa i njëjti lojtar u përkujdes edhe për golin e 2-0.

Nick Woltemade's double has us in the lead at the break 💪 pic.twitter.com/xAa16PMN47
— Newcastle United (@NUFC) December 20, 2025

Në pjesën e dytë, mysafirët filluan furishëm duke shënuar një gol të hershem, ndërsa më vonë e shënuan edhe golin e barazimit.

Goli i parë në pjesën e dytë erdhi në minutën e 39-të me anë të Reece James, i cili shënoi për 2-1, ndërsa Joao Pedro (66’) u përkujdes për golin e barazimit 2-2.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i tundin rrjetat dhe në fund u desh të pajtohen me nga një pikë.

A spirited comeback.#CFC | #NEWCHE pic.twitter.com/dIhng2Hchm
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 20, 2025

Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh veten në pozitën e katërt me 29 pikë, ndërsa Newcastle renditet në vendin e 11-të me 23 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Blutë e presin Aston Villën, ndërsa “Laraskat” luajnë në udhëtim te Manchester United. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Ruben Neves synon rikthimin në Ligën Premier, dy gjigantët anglezë në garë

18 December 2025 at 21:28


Mesfushori Ruben Neves po përgatit terrenin për një rikthim në Ligën Premier që në afatin kalimtar të muajit të ardhshëm, duke vënë në lëvizje disa klube angleze, mes tyre Manchester United dhe Newcastle United.

Pportugez, aktualisht pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite, ka refuzuar ofertat për rinovimin e kontratës, çka e bën atë një nga emrat më të kërkuar sapo të rihapet merkatoja më 1 janar.

Al-Hilal, që pagoi rreth 47 milionë funte për ta transferuar Neves nga Wolverhampton Wanderers në verën e vitit 2023, është i gatshëm ta lejojë largimin e tij që në fillim të janarit, në mënyrë që të shmangë rrezikun e humbjes së lojtarit pa pagesë gjatë verës, raporton “The Times”.

Raportimet e para sugjerojnë se një shumë rreth 18 milionë funtesh mund të jetë e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e mesfushorit, megjithëse klubet e interesuara besohet se mund të negociojnë edhe një çmim më të ulët, duke marrë parasysh situatën kontraktuale.

Në këtë sezon, Neves ka zhvilluar 15 ndeshje me fanellën e Al-Hilal, duke realizuar 5 gola dhe duke kontribuar me 1 asistim, shifra që dëshmojnë se ai mbetet një profil shumë i vlefshëm për tregun evropian./Telegrafi

"Uau" – analistët e njohur lavdërojnë Granit Xhakën si "luftëtar absolut" pas fitores së Sunderlandit kundër Newcastle në derbi

14 December 2025 at 19:10


Sunderland arriti një fitore historike 1-0 ndaj Newcastle United në derbin Tyne-Wear, ndeshja e tyre e parë në Ligën Premier kundër rivalëve që nga viti 2016.

Gol i vetëm u shënua nga një autogol i Nick Woltemade në pjesën e dytë, duke sjellë festë të madhe për “Macet e Zeza” në Stadiumin e Dritës.

Skuadra e trajnerit Regis Le Bris vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme pas rikthimit në elitë, duke u larguar katër pikë mbi Newcastle pas kësaj fitoreje të merituar.

Mbrojtja e Sunderlandit luajti një rol kyç, duke kufizuar xG e Newcastle vetëm në 0.26, pa lejuar asnjë mundësi të madhe gjatë gjithë ndeshjes.

Xhaka – ylli i ndeshjes

Ish-lojtari i Manchester Cityt, Micah Richards, nuk ngurroi ta lavdëronte Granit Xhakën pas takimit derbi.

“Ky njeri ishte përsëri i shkëlqyer, luftëtar absolut në mesfushë. Ai ka qenë transferimi i sezonit deri tani. Uau”, deklaroi ai.

Xhaka ka qenë i domosdoshëm për Le Bris këtë sezon, duke qenë titullar në të gjitha 15 ndeshjet e Ligës Premier dhe duke kontribuar me pesë gola deri tani.

Ai është një kombinim i shkëlqyeshëm i cilësive mbrojtëse dhe aftësive organizative, duke dhënë një ndikim të madh në çdo ndeshje.

Një nënshkrim i suksesshëm

Sunderland po korr frytet e nënshkrimit të ish-lojtarit të Bayer Leverkusen. Jamie Carragher e përshkroi Xhakën si “fantastik” dhe “lojtarin më me ndikim për ekipin e Ligës Premier këtë sezon”.

Me këtë performancë, Sunderland tregon ambicie serioze për kualifikimin në Evropë, dhe Granit Xhaka pritet të mbetet një lojtar kyç për suksesin e skuadrës.

Sunderland festoi në derbin e parë "Tyne-Wear" pas nëntë vitesh telegrafi.com

Le Bris do të shpresojë për një tjetër paraqitje të fuqishme kur ekipi viziton Brighton në ndeshjen e tyre të parafundit për vitin 2025 këtë fundjavë.

Tifozët si zakonisht pas ndeshjes, edhe pse ai nuk donte, të gjithë në kor e kënduan emrin e tij, një tjetër moment që tregon dashurin e fituar në Sunderland. /Telegrafi/

Sunderland festoi në derbin e parë "Tyne-Wear" pas nëntë vitesh, Xhaka luan 90 minuta

14 December 2025 at 17:10


Pas nëntë vitesh pritjeje u rikthye derbi i famshëm "Tyne-Wear", një nga rivalitetet më të mëdha dhe më të ashpra në futbollin botëror, përballje mes Sunderlandit dhe Newcastle United.

Dy klubet e mëdha nga veriu i Anglisë nuk kanë qenë pjesë e së njëjtës ligë që nga viti 2016. Në vitet pasuese, Newcastle kaloi periudha në nivele të ndryshme, ndërsa Sunderland u përball me vështirësi serioze, duke rënë deri në nivelin e tretë të futbollit anglez.

Megjithatë, këtë sezon “Macet e Zeza” u rikthyen në elitë, duke e bërë të mundur rikthimin e derbit historik.

Jo vetëm që tifozët e Sunderlandit patën mundësinë të shohin sërish përballjen me rivalin e tyre më të urryer, por ekipi vendas arriti edhe ta fitojë derbin me rezultat minimal 1-0.

Atmosfera në "Stadium e Dritave" ishte elektrizuese që nga minuta e parë, ndërsa goli i vetëm i takimit erdhi në fillim të pjesës së dytë. Ai u shënua pas një autogoli të Nick Woltemade, i cili në përpjekje për të larguar topin, e dërgoi atë me kokë në portën e tij.

Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen, duke qenë prej më të mirëve në fushë, ndërsa SofaScore mori notën 7.4.

Ky ishte derbi i 157-të Tyne-Wear, një përballje me histori të pasur dhe me ndikim të madh në zhvillimin e futbollit anglez.

Emri “Tyne-Wear” vjen nga lumenjtë Tyne dhe Wear, pranë të cilëve ndodhen dy qytetet fqinje në veri të Anglisë. /Telegrafi/

Benfica tregon dhëmbët ndaj Napolit, Borussia Dortmund befasohet nga Bodo/Glmit – spektakël në përballjen Leverkusen –Newcastle

10 December 2025 at 23:14


Benfica ka fituar ndaj Napolit, ndërsa Bodo/Glmit ka befasuar Borussia Dortmundin me një barazim 2-2. Barazim është mbyllur edhe ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Newcastle.

Benfica shënoi fitore të pastër në “Estádio da Luz”, duke mundur Napoli 2-0. Goli i parë u shënua nga Nicolas Rios në minutën e 20-të, ndërsa Diogo Barreiro vulosi fitoren në minutën e 49-të, duke bërë që Benfica të dalë e motivuar në fazën e ardhshme të grupit.

Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napoli, që nuk arriti të marr pikë në Portugali.

Në një ndeshje dramatike në BayArena, Bayer Leverkusen dhe Newcastle ndanë pikët me rezultat 2-2. Për ekipin gjerman, shënoi autogol Bruno Guimaraes në minutën e 13-të, ndërsa Álex Grimaldo barazoi shifrat në minutën e 88-të, duke i dhënë një fund emocionues takimit.

Nga ana tjetër, për Newcastle shënuan Anthony Gordon nga penalltia në minutën e 51-të dhe Lewis Miley në minutën e 74-të.

Një ndeshje me shumë ngjarje u zhvillua në Signal Iduna Park, ku Borussia Dortmund barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt. Për Dortmund shënoi Julian Brandt dy herë, në minutat e 18-të dhe 51-të, ndërsa për norvegjezët realizuan Vegard Aleesami në minutën e 42-të dhe Erling Hauge në minutën e 75-të.

Në ndeshjet e luajtura nga ora 18:45, Ajaxi fitoi si mysafir i Qarabag me rezultat 4-2, ndërsa Copenhagen befasoi Villarrealin, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 3-2. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Nëntë ndeshje të zjarrta gjatë mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve – vëmendja në Madrid

10 December 2025 at 08:33


Në mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet.

Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.

Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.

Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.

Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen. /Telegrafi/

Portieri legjendar i Ligës Premier vuan nga kanceri agresiv, kontrolli rutinë zbulon një sëmundje të rëndë

5 December 2025 at 08:45


Portieri i famshëm, Shaka Hislop i zbuloi të enjten publikut britanik se po lufton me një sëmundje të rëndë, pasi është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës.

Siç ikona e Ligës Premier i shpjegoi mediumit Daily Mail, gjithçka filloi një vit e gjysmë më parë, kur iu diagnostikua kanceri gjatë një ekzaminimi rutinë.

"Kam një histori për të treguar. Rreth 18 muaj më parë shkova për kontrollin tim vjetor dhe këmbëngula për një test PSA, siç bëj gjithmonë. Këtë herë, megjithatë, PSA ime ishte e lartë. Një MRI dhe biopsi treguan shpejt se kisha kancer mjaft agresiv të prostatës”, zbuloi fillimisht Hislop.

“Një vit më parë, pothuajse deri më sot - më 4 dhjetor për të qenë i saktë - bëra një prostatektomi radikale. Dhe mendova se kjo ishte e gjitha", shtoi Hislop në një rrëfim zemërthyer, duke zbuluar se shpejt pësoi një goditje tjetër.

Shaka Hislop reveals he has aggressive cancer as he urges people to get tested https://t.co/GGyMpcfjwB
— talkSPORT (@talkSPORT) December 4, 2025

Gjegjësisht, situata u bë edhe më e ndërlikuar pas disa muajsh, kur kanceri u përhap në organe të tjera.

"Gjashtë muaj më vonë, PSA im filloi të rritej përsëri dhe një skanim tjetër tregoi se kanceri i prostatës ishte përhapur në kockën time të legenit. Menjëherë pas kësaj, fillova terapinë me ilaçe dhe vetëm këtë mëngjes përfundova shtatë javë e gjysmë radioterapie. Udhëtimi vazhdon", e përshkroi Hislop vështirësinë e tij.

Ky portier i famshëm, i cili mbahet mend mirë nga tifozët disi më të vjetër të futbollit anglez, u dërgoi një mesazh të gjithë burrave, duke i nxitur ata të kontrollojnë rregullisht veten dhe të monitorojnë shëndetin e tyre.

"Mjekët rekomandojnë që të gjithë burrat mbi moshën 50 vjeç të kontrollojnë rregullisht PSA-në e tyre. Kanceri i prostatës është i shërueshëm nëse kapet mjaftueshëm herët. Ka trajtime. Testimi shpëton jetë", përfundoi Hislop.

Sending our best wishes to Shaka Hislop who is battling prostate cancer

Keep fighting and get well soon Shaka #NUFC pic.twitter.com/RhoGQjfku4
— Newcastle United Supporters’ Club (@NUSCuk) December 4, 2025

Hislop është një portier me origjinë nga Trinidad dhe Tobago, i cili ka lindur në Londër në vitin 1969, dhe në Ligën Premier ai mbrojti për Reading, Newcastle, West Ham dhe Portsmouth, dhe e përfundoi karrierën e tij me ekipin e Dallasit në ligën MLS.

Ai luajti 221 ndeshje në Ligën Premier, duke bërë 154 paraqitje për West Ham, Portsmouth dhe Newcastle, teksa luajti 26 herë për ekipin kombëtar të Trinidad dhe Tobagos dhe u ftua në përzgjedhjen e Anglisë, por kurrë nuk debutoi. /Telegrafi/

Dita e nëntë përballjeve në Ligën e Kampionëve, vëmendja në derbin Chelsea-Barcelona

25 November 2025 at 08:29


Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas një pauze prej tri javësh, Liga e Kampionëve rikthen emocionet mes tifozëve me disa ndeshje shumë interesante që pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të zhvillohet në Londër, ku Chelsea e pret Barcelonën në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.

Matchday 5 🍿 #UCL pic.twitter.com/Xy1GHwndgD
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 24, 2025

Takime tjera interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Manchester City-Bayer Leverkusen, Marseille-Newcastle dhe Borussia Dortmund-Villarreal.

Nga ora 21:00 do të luhen edhe ndeshjes mes të Bodo/Glimt-Juventus, Napoli-Qarabag dhe Slavia Praga-Athletic Bilbao.

Dy ndeshjet e vetme janë ato në mes të Galatasaray-Royale Union SG dhe Ajax-Benfica. /Telegrafi/

Lojtar plus para, Man City me ofertë shkëmbimi për yllin e Ligës Premier

21 November 2025 at 17:08


Manchester City thuhet se po planifikon një marrëveshje sensacionale të tipit lojtar-plus-para, e cila mund t’i ndihmojë në garën për titullin e Ligës Premier.

Raporte të reja sugjerojnë se klubi mund të lëvizë për një nga objektivat e tyre kryesorë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas TEAMTalk, City janë “shumë të interesuar” për Tino Livramento të Newcastle dhe besojnë se ai do të ishte një përshtatje perfekte për stilin e tyre të lojës.

Shpejtësia e 23-vjeçarit dhe aftësitë e tij si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse e bëjnë një objektiv shumë tërheqës.

Newcastle heziton ta shesë atë dhe e ka të lidhur me kontratë deri në vitin 2028. Por ekziston një mënyrë për ta tunduar klubin nga “St. James’ Park” që ta lërë Livramenton të largohet, pasi Newcastle vazhdon të jetë shumë e interesuar për portierin e Cityt, James Trafford.

Newcastle e kërkoi Traffordin gjatë verës, por City përputhi ofertën prej 31 milionë eurosh, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes për ta rikthyer në ‘Etihad’.

Pas dy humbjeve në tre ndeshjet e para, City solli Donnarumman, i cili tashmë e ka zëvendësuar plotësisht Traffordin si portieri i parë, duke humbur vetëm një ndeshje.

Neëcastle thuhet se mbetet “shumë e interesuar” për Traffordin dhe kryeson garën përpara afatit të janarit, me bisedime që tashmë kanë nisur.

City mund ta përdorë atë si pjesë të marrëveshjes për Livramenton, të cilin Newcastle e bleu nga Southampton për 32 milionë euro në vitin 2023./Telegrafi/

Pse klubi me pronarët më të pasur në botë nuk po arrin majat e Ligës Premier? Rast studimor pse “operon” ndryshe Newcastle nga pritjet e publikut

10 November 2025 at 23:23


Kur Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF) bleu 80% të aksioneve të Newcastle United në vitin 2021, pritjet ishin të jashtëzakonshme — si nga tifozët ashtu edhe nga opinioni i gjerë futbollistik.

Duke pasur parasysh se klubi nga verilindja e Anglisë ka ndoshta pronarët më të pasur në botë, shumëkush mendoi se “Magpies” do të bënin një ngritje të menjëhershme nga mesatarësia drejt garës për titull, ashtu siç ndodhi kur Roman Abramovich mori Chelsean apo Sheikh Mansour bleu Manchester Cityn.

Por ndryshe nga ato kohë, sot ekziston “Fair Play Financiar” – rregullore e ashpër që kufizon mënyrën si klubet mund të gjenerojnë dhe shpenzojnë paratë. Për më tepër, rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë (Profit and Sustainability Rules) i ndalojnë pronarët, sado të pasur të jenë, të derdhin pa limit fonde në klubet e tyre.

Megjithatë, edhe brenda këtyre kufijve, Arabia Saudite ka treguar një përmbajtje të habitshme në investimet për Newcastle. PIF mund të kishte shpenzuar shumë më tepër pa e thyer rregullin e Fair Play Financiar, ose në rastin më të keq, të pranonte një gjobë të lehtë nga UEFA – pasi rregullat e Ligës Premier janë më të buta se ato të Evropës kontinentale.

Një nga arsyet është se regjimi saudit gjatë viteve 2022 dhe 2023 është përqendruar kryesisht në fuqizimin e futbollit vendas. Newcastle është vetëm një nga pesë klubet nën menaxhimin e PIF-it, përkrah katër gjigantëve të Arabisë Saudite: Al-Ahli, Al-Ittihad, Al-Hilal dhe Al-Nassr.

Investimet në Superligën e Arabisë kanë qenë kolosale që prej blerjes së Newcastle. Valët e yjeve botërorë që kanë shkuar të luajnë në Lindjen e Mesme – mes tyre Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Karim Benzema – kanë ndryshuar krejt perceptimin për futbollin saudit. Shumat marramendëse të investuara nga regjimi i princit Mohammed bin Salman tregojnë qartë se prioriteti i vërtetë ka qenë zhvillimi i kampionatit vendas, jo i Newcastle.

Newcastle Utd

Saga e shitjes së Alexander Isak drejt Liverpoolit e tregoi më së miri mungesën e vendosmërisë për të investuar më shumë te “Magpies”.

Sulmuesi suedez raportohet se kishte hyrë në “grevë të heshtur” për të shtyrë transferimin, pasi klubi refuzonte t’i rrite pagën apo t’i ofronte kontratë të re. Duke qenë një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë, paga e tij ishte shumë më e ulët se e lojtarëve të tjerë të këtij niveli. Por bordi nuk pranoi as të hapte bisedime.

Në merkato, Newcastle nuk ka qenë aspak kursimtar. Edhe pse fitoi 145 milionë euro nga shitja e Isakut, klubi shpenzoi afërsisht 280 milionë euro për afrime: Nick Woltemade (75 milionë), Anthony Elanga (61.4 milionë), Yoane Wissa (57.7 milionë), Jacob Ramsey (45.1 milionë) dhe Malick Thiaw (35 milionë). Megjithatë, shifra të tilla nuk janë të pazakonshme në Ligën Premier, ku edhe klubet e mesit të tabelës bëjnë investime të ngjashme.

Aktualisht, Newcastle ndodhet në mesin e renditjes, larg objektivave për zonën e Ligës së Kampionëve. Fillimi i dobët i sezonit, i ndikuar edhe nga saga e Isakut, i kushtoi shumë. Në gjashtë ndeshjet e para, “bardhezinjtë” fituan vetëm një herë, por më pas trajneri Eddie Howe arriti ta stabilizojë skuadrën.

Megjithatë, pritjet e vitit 2021 ishin krejt të tjera. Tifozët imagjinonin një Newcastle që do të luftonte për tituj në Angli dhe në Evropë. Në vend të kësaj, duket se prioriteti i pronarëve sauditë nuk është lavdia sportive, por një projekt më i qetë, më strategjik – dhe ndoshta më shumë i fokusuar në ndërtimin e imazhit të tyre global përmes futbollit./Telegrafi

Tonali kërkohet në Itali, por problem mbetet Newcastle

9 November 2025 at 09:27


Sandro Tonali po vazhdon të jetë një figurë kyçe në mesfushën e Newcastle United, ku shërben si busulla dhe përcakton ritmin e lojës për skuadrën e Eddie Howe.

Performancat e tij të shkëlqyera nuk kanë kaluar pa u vënë re në Evropë, dhe mesfushori ka tërhequr interesin e dy klubeve të mëdha të Serie A: Juventusit dhe AC Milanit.

Sipas raportimeve të Corriere della Sera, Juventusi ka rikthyer interesin për Tonalin, duke e parë atë si një lojtar që mund të forconte ndjeshëm mesfushën e tyre.

Ndërkohë, lojtari ndërkombëtar italian duket i gatshëm të mirëpresë një rikthim në Serie A, dhe duket se do të ishte i kënaqur edhe me një transferim te AC Milan, ku mund të rikthehej në një ambient të njohur dhe ku kaloi vite të suksesshme te Rossonerët.

Kjo situatë krijon një mundësi për një garë të ashpër midis kuqezinjve dhe bardhezinjve për shërbimet e mesfushorit qendror.

Nga ana tjetër, Newcastle United mbetet i fokusuar për të siguruar të ardhmen e Tonalit dhe duket se është e vendosur të mbajë yllin e saj, duke e bërë këtë një nga historitë më të ndjekura të merkatos për momentin.

Problemi qëndron te vlera e Tonalit, pasi Newcastle nuk e ka ndërmend të lejoj lehtë largimin e Tonalit, i cili ka është edhe një pagë të lartë prej 6,5 milionë eurove neto në sezon. /Telegrafi/

Sot zhvillohen nëntë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve

5 November 2025 at 08:22


Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas etheve dhe ndeshjeve interesante të së martës mbrëma, tani radhën e ka nata e sotme me disa takime tjera që pritet të sjellin emocione të mëdha.

Megjithatë, për dallim nga mbrëmja e së martës ku pati dy derbi shumë të fortë evropian, mbrëmja e sotme nuk ka ndonjë derbi shumë të madh.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundin, e planifikuar të luhet në ‘Etihad’ nga ora 21:00.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Neëcastle-Athletic Bilbao, Ajax-Galatasaray, Benfica-Bayer Leverkusen dhe Marseille-Atalanta.

Nga ora 21:00 luajnë edhe dy klubet tjera të mëdha evropiane, Interi dhe Barcelona, me Nerazzurët që presin Kairat Almanyt dhe katalunasit që udhëtojnë te Club Brugge.

Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Qarabag-Chelsea dhe Pafos-Villarreal. /Telegrafi/

Ky është "pasimi më i mirë nga një portier ndonjëherë", Pope e hodhi topin 60 metra me dorë dhe asistoi për Barnes te goli i Newcastle

22 October 2025 at 14:30


Një tjetër natë spektakolare në Ligën e Kampionëve është pas nesh, gjatë së cilës u luajtën nëntë ndeshje dhe u shënuan plot 43 gola gjatë të martës mbrëma.

Nëse përjashtojmë ndeshjen pa gola midis Kairat dhe Pafos, numri mesatar i golave për ndeshje ishte jashtëzakonisht i lartë, dhe tifozët e futbollit në të gjithë Evropën patën mundësinë të shijonin duele emocionuese.

Një spektakël i vërtetë ndodhi në Angli, jo për shkak të numrit të golave, por për shkak të një lëvizjeje të pabesueshme që shihet rrallë, madje edhe në një garë elitare si Liga e Kampionëve.

Nick Pope just registered an assist with a throw from inside his own box that landed beyond the halfway line for Harvey Barnes to finish 🤯🧤 pic.twitter.com/eNVq1kka8r
— ESPN UK (@ESPNUK) October 21, 2025

Në stadiumin St James' Park në Newcastle, skuadra vendase mposhti Benficën me rezultatin 3-0. Shënuesit për Newcastle ishin Harvey Barnes, i cili shënoi dy gola, dhe Anthony Gordon, ndërsa Jacob Murphy dhe, besoni ose jo, portieri Nick Pope u regjistruan gjithashtu në kolonën e asistimeve.

Po, Nick Pope bëri diçka vërtet të jashtëzakonshme, një asistim që mediat evropiane tashmë po e quajnë "pasimi më i mirë nga një portier në historinë e Ligës së Kampionëve".

That throw from Nick Pope has to be one of the best GK assists of all-time!

Look at this distance on that! 😵

60 YARDS!

We need to see this every week!

Forget the feet, forget the kicking.

HURL THE F*CKER LIKE THIS! 😅#NUFC
pic.twitter.com/Xe1TISmvBV
— 𝗠𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗼𝗳 𝘁𝗵𝗲 𝗧𝘆𝗻𝗲 #NUFC (@ToonMouthTyne) October 21, 2025

Kjo ndodhi në minutën e 70-të të ndeshjes. Newcastle udhëhiqte 1-0 dhe donte të konfirmonte fitoren. Pas një harkimi të Benficës, Pope e kapi topin dhe më pas e ‘flaku’ me dorë gati 60 metra drejt Barnes.

Mbrojtësi i ekipit portugez, Antonio Silva, reagoi keq, Barnes shfrytëzoi hapësirën në një vrapim dhe shënoi një gol për 2-0, duke mos ia ‘çuar’ dëm asistimin portierit. /Telegrafi/

Nick Pope hopping on the long throw trend in his own way last night 😮💨☄️ pic.twitter.com/ldcKCnikLY
— Sky Sports Football (@SkyFootball) October 22, 2025

Nuk pëlqehet nga Amorim, ylli i United kërkohet nga katër klubet angleze

22 October 2025 at 09:31


Manchester United po përballet me një situatë të ndërlikuar në mesfushë, ndërsa një prej talenteve më të mëdhenj të klubit, Kobbie Mainoo, po shqyrton të ardhmen e tij.

Mesfushori 20-vjeçar, që sezonin e kaluar u konsiderua si një nga zbulimet më të rëndësishme të skuadrës, është gjetur në një rol dytësor që nga ardhja e trajnerit Ruben Amorim.

Tekniku portugez po përpiqet të imponojë filozofinë e tij te “Djajtë e Kuq”, por për disa lojtarë kjo periudhë përshtatjeje ka rezultuar e vështirë. Njëri prej tyre është pikërisht Mainoo, i cili në këtë fillim sezoni ka pasur më pak hapësira në krahasim me pritshmëritë.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, katër skuadra të Ligës Premier, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Manchester City dhe Brentford po e ndjekin me kujdes situatën e lojtarit dhe mund të paraqesin oferta konkrete në afatin kalimtar të dimrit.

Ndërkohë lojtari pëlqehet edhe nga skuadra jashtë Anglisë si Roma, Napoli dhe Borussia Dortmund.

Mainoo mbetet një nga mesfushorët më të talentuar të brezit të ri anglez dhe synon të rikthejë formën e tij për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Anglisë në Kampionatin Botëror 2026.

Për këtë arsye, një largim i përkohshëm nga Old Trafford për të marrë më shumë minuta nuk përjashtohet.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm për interesimin që po rritet ndaj lojtarit dhe shpresojnë të gjejnë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e tij pa rrezikuar ta humbasin një prej aseteve më të vlefshme të klubit për të ardhmen. /Telegrafi/

PSV trondit Napolin, Newcastle dhe Dortmundi marrin fitore komode – mbrëmje e zjarrtë evropiane

21 October 2025 at 23:15


Një mbrëmje plot gola, emocione dhe spektakël në arenën më të madhe të futbollit evropian. Tre ndeshje, tri histori të ndryshme, me Newcastle që dominon në shtëpi, Borussia Dortmund që fiton në transfertë, dhe PSV që mahnit publikun me një festival golash ndaj Napolit.

Newcastle United 3-0 Benfica

Në “St. James’ Park”, Newcastle vazhdoi ecurinë mbresëlënëse evropiane me një fitore bindëse ndaj Benficës. Ekipi i Eddie Hoëe dominoi që nga minuta e parë, duke mos i lënë asnjë hapësirë portugezëve.

Anthony Gordon zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të pas një aksioni të bukur nga e djathta, ndërsa Harvey Barnes vulosi fitoren me dy gola në pjesën e dytë (71’ dhe 83’), duke konfirmuar momentin e tij të shkëlqyer formë.

BACK-TO-BACK WINS IN THE CHAMPIONS LEAGUE! 🤩 pic.twitter.com/nVsxvqPmfC
— Newcastle United (@NUFC) October 21, 2025

Benfica tentoi me Di Maria dhe Rafa Silva, por mbrojtja e “Laraskave” ishte e pakalueshme. Me këtë fitore, Neëcastle ngjitet në vendet e para të grupit dhe dërgon sinjale të qarta për ambiciet e saj.

Copenhagen 2-4 Borussia Dortmund

Borussia Dortmund regjistroi një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Kopenhagës në një ndeshje plot ritëm dhe gola. Lukas Nmecha ishte heroi i verdhezinjve me dopietën e tij, duke hapur rezultatin në minutën e 20-të dhe duke e mbyllur me një gol të dytë në minutën e 77-të.

Një autogol i Kevin Diks në minutën e 34-t e thelloi avantazhin e Dortmundit, ndërsa Ramy Bensebaini realizoi saktë nga pika e bardhë në minutën e 61-të.

Had us in the first half, not gonna lie. 😎 pic.twitter.com/E2TgmkPdWg
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) October 21, 2025

Andre Silva shtoi golin e katërt në minutën e 87-të, përpara se Orri Oskarsson të shënonte golin e nderit për danezët në shtesë.

Fitorja e mban Dortmundin në garë të fortë për kreun e grupit, me një paraqitje që kombinoi përvojën me efikasitetin.

PSV Eindhoven 6-2 Napoli

Spektakël i pastër në Eindhoven. PSV mposhti Napolin me rezultat të pabesueshëm 6-2, në një mbrëmje ku çdo sulm dukej se përfundonte me gol.

Napoli kaloi i pari në epërsi me Scott McTominay (31’), por PSV reagoi fuqishëm. Një autogol i Alessandro Buongiorno (35’) dhe një gol i Ismael Saibari (39’) përmbysën gjithçka para pushimit.

What a night. Big WIN under the lights 💫#PSVNAP #UCL pic.twitter.com/GuGYyqM0kX
— PSV (@PSV) October 21, 2025

Në pjesën e dytë, Dennis Man shpërtheu me dy gola (54’, 80’), ndërsa Ricardo Pepi (87’) dhe Couhaib Driouech (89’) e kompletuan “tenisin” e golave.

McTominay realizoi edhe golin e dytë për Napolin në minutën e 86-të, por ishte tepër vonë për të ndalur furinë e PSV-së.

Një fitore madhështore për holandezët, që konfirmojnë forcën e tyre në “Philips Stadion”./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Liga e Kampionëve kthehet sonte me nëntë ndeshje, derbi i mbrëmjes në Londër

21 October 2025 at 08:30


Liga e Kampionëve kthehet sonte (e martë) pas një pushimi 20-ditor, me nëntë ndeshje të planifikuara, ku më interesantja prej të cilave do të luhen në Londër midis Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Do të jetë një duel midis skuadrave që kanë luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit. “Topçinjtë” kanë fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Atletico ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Është një garanci për ndeshje të mira dhe të hapura ku mysafirët do të kenë një motiv më të madh sepse, ndryshe nga Arsenali, i cili fitoi të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Atleticos kanë një fitore dhe një humbje.

This week 👀#UCL pic.twitter.com/kbSXxSHnA0
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 20, 2025

Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni e pret Paris Saint-Germain, Barcelona është nikoqire e Olympiacosit, Manchester City luan në udhëtim te Villarreali, teksa Interi është mysafir i Royale Union SG.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes PSV Eindhoven-Napoli, Neëcastle-Benfica dhe Copenhagen-Dortmund, teksa fokusi do të jetë edhe te dy ekipet që luajnë për herë të parë këtë sezon: Kairat Almaty dhe Pafos.

Kjo ndeshje dhe ajo mes Barcelonës dhe Olympiacosit luhen nga ora 18:45, ndërsa të gjitha përballjet tjera fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

Eintracht Frankfurt gati ta ‘rrëmbejë’ yllin e Newcastle

14 October 2025 at 11:13


Mediat zvicerane raportojnë se Eintracht Frankfurt po përgatitet për një tjetër tentativë për transferimin e sulmuesit të Newcastle United, William Osula, në prag të afatit kalimtar të janarit.

Klubi gjerman, i cili nuk arriti ta transferojë sulmuesin danez gjatë afatit kalimtar të verës, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e lojtarit.

Osula, 22 vjeç, ka rënë ndjeshëm në hierarkinë e trajnerit Eddie Howe, pas afrimeve të Nick Woltemade dhe Yoane Wissa.

Me rikthimin e afërt të Wissass në formë të plotë, minutat për Osulën pritet të reduktohen edhe më tej, çka ka shtyrë Frankfurtin të përgatisë një ofertë huazimi me të drejtë blerjeje.

Mësohet se lojtari kishte arritur marrëveshje personale me Frankfurtin në muajin gusht, por transferimi dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Tani, një kalim në Bundesliga mund të konkretizohet, teksa klubi gjerman kërkon të forcojë repartin ofensiv për pjesën e dytë të sezonit.

Osula u transferua te Newcastle nga Sheffield United në vitin 2024 për një shumë rreth 11.6 milionë eurosh.

Në këtë sezon, ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 paraqitje në të gjitha garat, por ka qenë titullar vetëm një herë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Nick Woltemade i sjell fitoren Gjermanisë me golin e tij të parë me kombëtaren

14 October 2025 at 09:00


Nick Woltemade ishte heroi i Gjermanisë në fitoren 1–0 ndaj Irlandës së Veriut, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe të parin në karrierën e tij me fanellën e kombëtares.

Pas ndeshjes, sulmuesi 22-vjeçar foli për rëndësinë personale të këtij goli.

“Goli ishte shumë i rëndësishëm për mua personalisht, ndeshjet e mia të mëparshme me kombëtaren nuk kanë shkuar siç do të doja. Ndoshta ndaj ishte simbolike që shënova me shpatull”, ka thënë Woltemade fillimisht.

Gjermania siguroi tre pikë të rëndësishme në një sfidë të vështirë, ku loja e ashpër dhe intensiteti i lartë dominuan.

“Ishte një ndeshje e vështirë, me atmosferë të tensionuar”.

“Punohemi shumë në goditjet standarte dhe i diskutojmë shpesh. Është ndjesi e mirë të shënosh prej tyre, na bën më të paparashikueshëm”.

Woltemade, i cili këtë sezon është transferuar në Ligën Premier, vuri në dukje se tashmë është përshtatur me lojën fizike që karakterizon këtë kampionat.

“Që nga transferimi në Ligën Premier, jam mësuar me duelet fizike, madje më pëlqen të kem sa më shumë të tilla”.

Fitorja e sotme e mban Gjermaninë në rrugën e duhur drejt objektivave të saj, ndërsa paraqitja e Woltemade është një sinjal pozitiv për trajnerin dhe tifozët. /Telegrafi/

Xhaka tregon tre klubet angleze që mezi pret të përballet në Ligën Premier

12 October 2025 at 15:55


Mesfushori i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka ndarë emrat e tre klubeve me të cilat është më i emocionuar të përballet këtë sezon në Ligën Premier.

Në një intervistë për mediat angleze, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës foli me pasion për rivalitetet që e presin në rikthimin e tij në elitën e futbollit anglez.

Ai ka treguar tre klubet që mezi pret të përballet këtë sezon në Ligën Premier.

“Në rregull, kjo nuk është aq e komplikuar. Me siguri, Newcastle është skuadra e parë që mezi pres të përballem", tha Xhaka.

"E di çfarë do të thotë për Sunderlandin, për tifozët dhe për klubin që të ketë këtë derbi. Kam pasur shumë derbi në karrierën time, por kam dëgjuar se ky do të jetë ndoshta më i çmenduri. Dua të jem aty në fushë dhe ta shijoj momentin".

Në vendin e dytë, Xhaka vendosi ish-klubin e tij, Arsenalin, ku kaloi shtatë vite të suksesshme.

“Atje ku kam qenë për shtatë vjet, kam kaluar një periudhë fantastike. Ende mbaj kontakte me trajnerët, lojtarët dhe anëtarët e klubit. Jam thjesht mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar te Arsenali".

Si kundërshtarin e tretë më emocionues, ai përmendi Tottenhamin, për shkak të kujtimeve të tij nga derbit e zjarrta të Londrës.

“Sigurisht, Tottenham. E njoh atmosferën, tensionin dhe emocionin e derbit me Arsenalin. Nuk ka asgjë të ngjashme me të".

Kështu, për Xhakën, ndeshjet kundër Newcastle, Arsenal dhe Tottenham do të jenë ndër më të veçantat në sezonin e tij të parë me fanellën e Sunderlandit në Ligën Premier. /Telegrafi/

Yjet e Newcastle përjetojnë dramë gjatë fluturimit për në Korenë e Jugut, zbarkojnë në Amsterdam pas 12 orësh

8 October 2025 at 08:20


Dy futbollistë të mëdhenj të Newcastle United, Joelinton dhe Bruno Guimaraes, përjetuan një dramë të vërtetë në përpjekje për t'u bashkuar me grumbullimin e ekipit kombëtar brazilian në Korenë e Jugut.

Atje, skuadra e udhëhequr nga stoli nga Carlo Ancelotti është planifikuar të luajë një ndeshje miqësore kundër ekipit vendas të Koresë së Jugut të premten, dhe udhëtimi i gjatë shkoi keq për yjet e Newcastle.

Konkretisht, xhami i aeroplanit me të cilin udhëtonin Joelinton dhe Bruno Guimaraes u thye, duke bërë që fluturimi për në Korenë e Jugut të anulohej dhe aeroplani u detyrua të bënte një kthesë për në Amsterdam, nga ku ishte nisur.

Pas 12 orësh në ajër, dyshja u kthye në kryeqytetin holandez dhe përfundimisht do të duhet të marrin fluturime të ndara për t'u bashkuar me shokët e tyre të ekipit në Seul.

🚨 ✈️ 🇧🇷 Bruno and Joelinton spent 12 HOURS in the air after BROKEN WINDOW on their plane meant they had to return to Amsterdam and abandon their flight to Seoul.

Both are OK and now taking separate flights to link up with Brazil squad in South Korea.#NUFC pic.twitter.com/JS99Fdos33
— 𝗠𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗼𝗳 𝘁𝗵𝗲 𝗧𝘆𝗻𝗲 #NUFC (@ToonMouthTyne) October 7, 2025


Në fund, lind edhe pyetja nëse ata do të marrin pjesë në ndeshje pas gjithçkaje që kanë kaluar në orët e fundit.

Pas duelit me Korenë e Jugut, kombëtarja braziliane është në pritje të një fluturimi të ri, këtë herë për në Tokio, ku do të luajë kundër Japonisë të martën e ardhshme.

Pasi të përfundojnë detyrat e tyre ndërkombëtare, ata do të kenë një udhëtim të gjatë për t'u kthyer në Ishullin e Manit, pasi do të fluturojnë 9,300 kilometra për t'u kthyer në verilindje të Anglisë, ku do të përballen me një ndeshje të Ligës Premier kundër Brighton më 18 tetor. /Telegrafi/

❌
❌