Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Edhe një i verbër mund ta shohë se ai është një lojtar fantastik”, Guardiola lavdëron Cherkin

18 December 2025 at 08:51


Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, vlerësoi performancën e mesfushorit Rayan Cherki në ndeshjen kundër Brentford në çerekfinalet e Kupës së Ligës Angleze (2-0).

Futbollisti francez hapi rezultatin në minutën e 32-të të ndeshjes me një gjuajtje në këndin e sipërm nga jashtë zonës së 16-të metërshit.

Paraqitja e tij e mirë ndaj Brentfordit, por edhe vazhdimësia e tij kanë bërë që Guardiola ta lavdëroj Cherkin, duke e cilësuar si lojtar fantastik.

Rayan Cherki. Incredible. 🚀🤯 pic.twitter.com/andhv69Lkm
— Manchester City (@ManCity) December 18, 2025

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm pranë zonës së penalltisë së kundërshtarit”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Ishte një gol fantastik, dhe madje edhe një burrë ose grua e verbër mund ta kuptojë se ai është një lojtar fantastik; nuk duhet të jesh gazetar apo trajner për ta parë këtë”.

“E kam parë Phil Foden të shënojë gola të tillë shumë herë, dhe Kevin De Bruyne e ka bërë këtë edhe më parë, kështu që jam i lumtur që rezultati u hap në atë mënyrë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Man City mposht Brentfordin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale të Carabao Cup

17 December 2025 at 22:23


Manchester City arriti një fitore të sigurt 2-0 ndaj Brentford, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup.

‘Qytetarët’ kaluan në epërsi në minutën e 32-të, kur Rayan Cherki përfitoi nga një top i kthyer jashtë zone dhe realizoi një gol spektakolar, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë për rezultatin 1-0.

Brentford pati rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 19-të, kur Mathias Jensen ekzekutoi një goditje dënimi të rrezikshme nga jashtë zone, por portieri James Trafford reagoi në mënyrë brilante, duke e mbajtur portën e paprekur.

Në pjesën e dytë, Manchester City rriti ritmin dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 67-të.

Savinho depërtoi bukur mes disa mbrojtësve, goditi nga brenda zonës dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 2-0.

Të besuarit e Pep Guardiolës tani do të fokusohen në kampionat, ku pas tri ditësh do të jenë nikoqir të West Hamit./Telegrafi/

Arsenali fiton ndaj Brentfordit dhe ruan distancën me ndjekësit

3 December 2025 at 22:17


Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit anglez.

Vetëm pas 11 minutash lojë, Mikel Merino hapi rezultatin me një goditje të saktë me kokë, duke u ngritur mbi mbrojtjen pas një krosimi perfekt nga Ben White dhe duke realizuar për 1-0.

Brentfordi iu afrua barazimit në minutën e 21-të, kur Kevin Schade goditi bukur me kokë pas një pasimi të lartë preciz, por David Raya reagoi në mënyrë fantastike, duke e devijuar topin në traversë dhe duke e larguar rrezikun.

Në fund të pjesës së parë, Arsenali u detyrua të bënte një ndërrim të detyruar, pasi Cristhian Mosquera u largua i dëmtuar dhe vendin e tij e mori Jurrien Timber.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, dhe në minutën e 69-të, Merino pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin. Mesfushori spanjoll duhej vetëm ta devijonte topin drejt portës nga shumë pranë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë dhe Brentfordi u shpëtua.

ANOTHER trip around the corner flag ⛳

Mikel Merino scores again 🫶 pic.twitter.com/0RGp7yfIxs
— Arsenal (@Arsenal) December 3, 2025

Në minutën e 65-të, Yegor Yarmolyuk u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër, një prej momenteve që tregoi tensionin e ndeshjes ndërsa Brentfordi kërkonte barazimin.

Pavarësisht përpjekjeve të Brentfordit, Arsenali arriti ta menaxhojë mjaft mirë epërsinë madje duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 91-të me Bukayo Saka për 2-0.

Me këtë fitore ‘Topçinjtë’ shkojnë në kuotën e 33 pikëve dhe udhëheqin tabelën me pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë që ka 28 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Nga supermarketi dhe puna si murator, në yll të Ligës Premier - historia e Igor Thiagos së Brentfordit

3 December 2025 at 18:43


Historia e golashënuesit të dytë më të mirë në Ligën Premier do t’ju habisë: ja kush është Igor Thiago, sulmuesi i Brentfordit.

11 gola në 13 ndeshje: një ish–punëtor që bënte shpërndarjen e porosive në një supermarket, por kishte ditë që punonte edhe si murator në ndërtimtari, sot ai renditet ndër finalizuesit më të frikshëm në elitën e futbollit anglez.

Ky është rrugëtimi i Igor Thiagos, qendërsulmues i lindur në vitin 2001, një histori e vërtetë rikthimi, sakrifice dhe vështirësish, që e ka çuar të befasojë botën e futbollit në nivelin më të lartë.

Mbase tingëllon e pabesueshme, por deri në moshën 18 vjeçare ai nuk kishte shkelur kurrë në një akademi profesioniste.

Luante për ekipin e tij lokal ndërsa paralelisht punonte në një supermarket për të ndihmuar familjen. Humbja e babait, kur Igor ishte vetëm 14 vjeç, i detyroi shumë sakrifica dhe e shtyu të mbante përgjegjësi të parakohshme.

Pastaj erdhi momenti i kthesës: Cruzeiro e vërejti në vitin 2019, pikërisht kur Igor ishte një hap larg dorëzimit dhe heqjes dorë nga ëndrra e tij. Aty u dallua për fuqinë fizike, për instinktin e golit dhe aftësitë e tij natyrore si përfundues i aksionit.

Në vitin 2022 niset drejt Europës: fillimisht te Ludogorets, më pas te Club Brugge, e së fundmi te Brentford, aty ku shpërtheu plotësisht.

Sot, në renditjen e golashënuesve të Ligës Premier, ai është i dyti – i tejkaluar vetëm nga Erling Haaland.

Rikthimi i tij sapo ka filluar. Dhe historia e Igor Thiagos është prova e gjallë se ëndrrat nuk shuhen kurrë, nëse ke forcën t’i ndjekësh deri në fund. /Telegrafi/

Liverpooli pëson humbjen e katërt radhazi në kampionat, mposhtet nga Brentfordi

25 October 2025 at 23:09


Liverpooli ka pësuar humbje me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit arritën të kalojnë në epërsi që në minutat e para. Në minutën e pestë, Dango Ouattara reagoi më shpejt dhe nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Liverpooli reagoi menjëherë dhe pati disa mundësi të mira për barazim. Në minutën e 10-të, Mohamed Salah u gjend i vetëm përballë portierit, por goditja e tij e ulët u ndal në mënyrë të jashtëzakonshme nga Caoimhin Kelleher.

12 minuta më vonë, Florian Wirtz ishte pranë një supergoli, por goditja e tij kaloi ngushtë pranë shtyllës së majtë.

Brentford

Në fund të pjesës së parë, Brentford shënoi golin e dytë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Mikkel Damsgaard asistoi për Kevin Schade, i cili me një goditje të saktë nga afërsia e çoi topin në rrjetë për 2-0.

Megjithatë, Liverpooli arriti të ngushtojë rezultatin në shtesë të pjesës së parë kur Milos Kerkez (45’) përfitoi nga një top i kthyer dhe me refleks të shpejtë dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Në pjesën e dytë, Brentford vazhdoi të kërcënonte. Fillimisht, Mikkel Damsgaard provoi me një goditje të bukur nga distanca, por Giorgi Mamardashvili bëri një pritje fantastike, ndërsa pak më vonë ndali edhe tentimin e Igor Thiago.

Brentford vs Liverpool

Megjithatë, në minutën e 60-të, Igor Thiago u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar me një goditje të ulët në qendër të portës për 3-1.

‘Të Kuqtë’ realizuan në minutën e 88-të me anë të Mohamed Salah për 3-2, por që deri në fund nuk arritën të shmangin humbjen.

Pas kësaj disfate Liverpooli mbetet në kuotën e 15 pikëve dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë, katër pikë larg liderit Arsenalit që ka 19 sosh por një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Nuk pëlqehet nga Amorim, ylli i United kërkohet nga katër klubet angleze

22 October 2025 at 09:31


Manchester United po përballet me një situatë të ndërlikuar në mesfushë, ndërsa një prej talenteve më të mëdhenj të klubit, Kobbie Mainoo, po shqyrton të ardhmen e tij.

Mesfushori 20-vjeçar, që sezonin e kaluar u konsiderua si një nga zbulimet më të rëndësishme të skuadrës, është gjetur në një rol dytësor që nga ardhja e trajnerit Ruben Amorim.

Tekniku portugez po përpiqet të imponojë filozofinë e tij te “Djajtë e Kuq”, por për disa lojtarë kjo periudhë përshtatjeje ka rezultuar e vështirë. Njëri prej tyre është pikërisht Mainoo, i cili në këtë fillim sezoni ka pasur më pak hapësira në krahasim me pritshmëritë.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, katër skuadra të Ligës Premier, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Manchester City dhe Brentford po e ndjekin me kujdes situatën e lojtarit dhe mund të paraqesin oferta konkrete në afatin kalimtar të dimrit.

Ndërkohë lojtari pëlqehet edhe nga skuadra jashtë Anglisë si Roma, Napoli dhe Borussia Dortmund.

Mainoo mbetet një nga mesfushorët më të talentuar të brezit të ri anglez dhe synon të rikthejë formën e tij për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Anglisë në Kampionatin Botëror 2026.

Për këtë arsye, një largim i përkohshëm nga Old Trafford për të marrë më shumë minuta nuk përjashtohet.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm për interesimin që po rritet ndaj lojtarit dhe shpresojnë të gjejnë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e tij pa rrezikuar ta humbasin një prej aseteve më të vlefshme të klubit për të ardhmen. /Telegrafi/

Vendos një gol i Haaland, Man City vazhdon ngjitjen drejt kreut

5 October 2025 at 19:25


Manchester City arriti një fitore të ngushtë me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Brentford në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.

Fitorja erdhi fal një golit të Erling Haaland në minutën e 9-të të ndeshjes. Norvegjezi shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Josko Gvardiol dhe nuk gaboi nga brenda zonës, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ku mysafirët e Man Cityt kontrolluan lojën në mesfushë.

Erling, tout en puissance ⚡️ pic.twitter.com/LLbrPFWcnr
— Manchester City (@ManCityFra) October 5, 2025


Brentford krijoi disa raste të rrezikshme, përfshirë një goditje të fuqishme të Igor Thiago në minutën e 48 që portieri e priti me kujdes.

Pjesa e dytë solli shumë zëvendësime dhe kartona të verdhë, por jo gola të tjerë.

Kjo fitore e mban Manchester City në garë të fortë për kreun e Ligës Premier, ndërsa Brentford do të kërkojë të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Ruben Amorim pas humbjes: Të mendojmë për lojën tjetër

27 September 2025 at 16:45


Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka reaguar pas humbjes ndaj Brentford, duke pranuar se skuadra e tij nuk arriti të vendosë ritmin e ndeshjes.

Brentford i nxori problemet e radhës “Djajve të Kuq” për t’i mposhtur me rezultat bindës 3-1.

“Sigurisht që duam të fitojmë. Nuk e kontrolluam lojën, luajtëm lojën e Brentfordit. Topat e parë, të dytë, goditjet standarde – të gjitha momentet vendimtare ishin kundër nesh. Është e vështirë të humbim sërish, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Ai shtoi se gabimet e mbrojtjes ishin të parashikuara, por ekipi nuk reagoi siç duhej.

“Goli i parë erdhi nga një top i gjatë. Kemi punuar gjatë javës për këtë, edhe për goditjet standarde. E dinim se topat e gjatë do të vinin, një prekje dhe ata kishin mundësinë. Duhet të bëjmë më mirë”.

“Nuk luajtëm lojën tonë. Kishim kontroll vetëm për disa momente, por në përgjithësi ishte e njëjta gjë. Duhet të luajmë lojën tonë, jo të kundërshtarëve, por ata ishin më të fortë në këtë aspekt”.

“Është gjithmonë e njëjtë të humbasësh me këtë klub, të dhemb shumë. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

Man Utd renditet në pozitën e 13-të në Ligën Premier me vetëm shtatë pikë./Telegrafi/

Liga Premier shpjegon arsyen pse Collins nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Man Utd

27 September 2025 at 16:35


Disa tifozë dhe analistë besuan se qendërmbrojtësi i Brentfordit, Nathan Collins, duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Manchester United, pas ndërhyrjes ndaj Bryan Mbeumo, por ka një shpjegim pse atij iu dha vetëm karton i verdhë dhe jo i kuq.

Manchester United pati një udhëtim të vështirë në Londrën Perëndimore të shtunën në mesditë, duke shtuar edhe më shumë presion dhe pikëpyetje mbi të ardhmen e Ruben Amorimit si trajner i “Djajve të Kuq”.

Sulmuesi i Brentfordit, Igor Thiago, hapi rezultatin pas vetëm tetë minutash në stadiumin “Gtech”, për të dyfishuar më pas avantazhin e skuadrës së tij pas 20 minutash lojë.

Në minutën e 71-të, United pati një mundësi për të rikthyer shpresat, pasi Nathan Collins shkaktoi një penallti ndaj Bryan Mbeumos brenda zonës.

📹🚨| Nathan Collins should’ve been sent off #MUFC pic.twitter.com/Ykx6dZgKjB
— UtdJoshua (@UtdJoshua03) September 27, 2025

Gjyqtari Craig Pawson akordoi penallti dhe i tregoi Collinsit karton të verdhë, vendim që më pas u rikonfirmua nga VAR-i.

Ish-portieri i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher, ndali penalltinë e kapitenit të United, Bruno Fernandes, duke e mbajtur rezultatin në 2-1, përpara se Mathias Jensen të vuloste fitoren 3-1 për Brentfordin në kohën shtesë të pjesës së dytë.

Pas ndeshjes, tifozët dhe analistët shprehën habinë pse Collins nuk u përjashtua nga loja, duke pretenduar se ai pengoi një mundësi të qartë për shënim, pasi e tërhoqi nga pas ish-shokun e tij të skuadrës, Mbeumo.

Megjithatë, ka një shpjegim zyrtar. Liga Premier postoi një sqarim në platformën X, duke shpjeguar pse mbrojtësi anglez nuk u ndëshkua me të kuq.

#BREMUN – 71’

The referee’s call of penalty was checked and confirmed by VAR – with Collins deemed to pulled Mbeumo back. VAR also checked the referee’s call of yellow card to Collins - and deemed that Mbeumo wasn’t in control of the ball.
— Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) September 27, 2025

“Vendimi i gjyqtarit për penallti u kontrollua dhe u konfirmua nga VAR-i, me Collins që u vlerësua se tërhoqi Mbeumon nga pas. VAR gjithashtu shqyrtoi vendimin për kartonin e verdhë të dhënë ndaj Collins dhe arriti në përfundimin se Mbeumo nuk kishte kontroll mbi topin”.

Ky rezultat e lë Manchester United në vendin e 13-të në Ligën Premier pas gjashtë ndeshjeve, me një bilanc prej dy fitoreve, një barazimi dhe tre humbjesh./Telegrafi/

Manchester United pëson disfatë, Brentford e turpëron 3-1! Kapiteni Bruno gabon nga 11 metra

By: redi
27 September 2025 at 15:55

Manchester United vijon disfatën, kjo pasi ”Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbjen e tretë këtë fillim sezoni. Për raundin e gjashtë në Premier League, Brentford doli fitues me rezultatin 3-1 duke zhytur në krizë Manchester United. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga Brentford, me Igor Thiago që kaloi në epërsi vendasit pas tetë minutave lojë. Asist nga veterani Henderson. Në minutën e 20-të sërish Igor…

Source

Man Utd assesi të këndellet, mposhtet nga Brentfordi

27 September 2025 at 15:30


Manchester Unitedi është mposhtur nga Brentfordi me rezultat 3-1 në ndeshjen e luajtur në udhëtim, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës Premier.

Ekipi i Ruben Amorim nuk po arrin të këndellet apo ta gjej formën më të mirë në këtë fillim sezoni, pasi ka marrë edhe humbjen e tretë nga gjashtë ndeshje.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë me anë të Igor Thiago, i cili shënoi për 1-0, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe për epërsinë 2-0 në minutën e 20-të.

Unitedi arriti të kthehet në lojë në minutën e 26-të me anë të Benjamin Seskos, i cili shënoi për 2-1 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Ahead at the half ⏸️ pic.twitter.com/KX8h5MxNyz
— Brentford FC (@BrentfordFC) September 27, 2025

Në pjesën e dytë, Unitedi ishte skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijoi më shumë raste për gol.

Megjithatë, rasti më i mirë i tyre u shpërdorua në minutën e 76-të nga kapiteni Bruno Fernandez, penalltia e të cilit u prit nga portieri i Brenfordi.

Kur pritej që pas 90 minutave lojë loja të mbyllej me rezultatin 2-1, në skenë doli Mathias Jensen, i cili vulosi fitoren 3-1 me një supergol nga rreth 20 metra.

Beaten by Brentford.
— Manchester United (@ManUtd) September 27, 2025

Pas kësaj humbje, Unitedi e sheh veten në vendin e 12-të me 7 pikë, po aq sa ka edhe Brentfordi në pozitën e 11-të.

Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq e presin Sunderlandin, teksa Brentfordi udhëton te Manchester City. /Telegrafi/

Chelsea gabon në fund, ndalet nga Brentfordi

13 September 2025 at 22:56


Chelsea ka lëshuar dy pikë në kohën shtesë, në përballjen ndaj Brentfordit, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.

“Blutë” ishin në avantazh prej 1:2, mirëpo pësuan gol në minutat shtesë, kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:2.

Brentford përmes një kundëraksioni fantastik kaloi në epërsi me anë të Kevin Shcade që u asistua nga ish kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson (35’).

Megjithatë, në 45-minutëshin e dytë, me inkuadrimin e Cole Palmer – e tërë situata ndryshoi për klubin londinez.

Fillimisht, Palmer u kthye nga lëndimi me gol, ku shënoi nga afërsia pas asistimit të Joao Pedros (61’).


First goal of the season. 🥶#CFC | #BRECHE pic.twitter.com/SqLI4sfjf8
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 13, 2025


Ndërkohë, ishte Moises Caicedo që e përmbysi epërsinë me një gol nga distanca pas një topi të kthyer (85’).

Kur mendohej se Chelsea po arkëtonte pikët e plota, Brentford krijoi edhe një aksion, ku Fabio Carvalho ia tundi rrjetën londinezëve (90+4').

Chelsea tani renditet në pozitën e pestë me tetë pikë, derisa Brentford zë pozitën e 12-të me katër sosh./Telegrafi/

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier 2025/26 pas ndeshjes së parë të sezonit, shumë befasi në renditje

22 August 2025 at 13:49

Një superkompjuter i publikuar nga mediumi The Sun ka përpunuar shifrat pas ndeshjeve të xhiros hapëse të Ligës Premier dhe ka prodhuar një parashikim të plotë të tabelës për sezonin 2025/26.

Në parashikimin e fundit të bërë nga superkompjuteri, parashikohet një pikëllim për Arsenalin, i cili pritet të përfundojë me pikë të barabarta (86 pikë) me Manchester Cityn, por humbet titullin për shkak të diferencës së golave.

Liverpooli pritet të renditet i treti me 80 pikë, gjashtë pikë pas liderëve, ndërsa Aston Villa pritet të sigurojë vendin e fundit që i dërgon në Ligën e Kampionëve, duke zënë një vend para Newcastle United.

Chelsea parashikohet të sigurojë vendin e gjashtë dhe një kualifikim në Ligën e Evropës, me Manchester United që gëzon një kërcim të madh duke arritur në vendin e shtatë pas vendit të 15-të vitin e kaluar.

Parashikimi sipas superkompjuterit të The Sun

Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Brighton gjithashtu pritet të përfundojnë në pjesën e parë të tabelës, megjithëse diferenca e golave ​​është shumë e vogël.

Nga ana tjetër, Tottenham Hotspur pritet të përfundojë në vendin e 11-të, ndërsa Everton dhe Bournemouth do të jenë pas tyre në pozitën 12-të dhe 13-të.

Pozitat 14-të, 15-të dhe 16-të janë parashikuar të arrihen nga Brentford, Leeds United dhe Fulham.

Sunderland parashikohet të mbijetojë me diferencë shumë të vogël golash, duke i dërguar Wolveraporton Wanderers në Championship së bashku me Burnley dhe West Ham United. /Telegrafi/

The post Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier 2025/26 pas ndeshjes së parë të sezonit, shumë befasi në renditje appeared first on Telegrafi.

Liverpooli synon të përforcohet në mbrojtje me një futbollist të Brentfordit

4 August 2025 at 17:36

Liverpooli po e ndjek nga afër qendërmbrojtësin e Brentfordit, Nathan Collins, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar repartin defensiv përpara sezonit të ri, raporton GiveMeSport.

24-vjeçari irlandez ka bërë paraqitje mbresëlënëse që nga transferimi i tij nga Wolves te Brentford në vitin 2023, për një shumë prej 23 milionë funtesh.

Që nga ardhja në “Gtech Community Stadium”, Collins është kthyer në një figurë kyçe për “The Bees”, duke fituar besimin e stafit dhe bashkëlojtarëve.

Ai është emëruar së fundmi kapiten i skuadrës, një sinjal i qartë i rëndësisë që ka për klubin, falë lidershipit dhe eksperiencës së tij në Ligën Premier.

Karakteristikat e tij si qetësia me topin, vendosja e mirë dhe prania fizike kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës së rekrutimit të Liverpoolit, të cilët po vlerësojnë disa opsione në mbrojtje.

Megjithatë, një transferim në Anfield këtë verë duket i pamundur. Brentford nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për ta shitur lojtarin, të cilin e konsideron pjesë kyçe të projektit afatgjatë.

Collins ka ende katër vite kontratë me klubin dhe nuk ka dhënë sinjale se dëshiron një largim, ndaj çdo lëvizje konkrete nga Liverpooli mbetet për t’u parë.

Vetëm një ofertë mbi 50 milionë euro e Liverpoolit mund të bëjë Brentfordin të ndryshojë mendje që ta lejoj largimin e kapitenit të tyre. /Telegrafi/

The post Liverpooli synon të përforcohet në mbrojtje me një futbollist të Brentfordit appeared first on Telegrafi.

Sezonin e fundit shënoi 20 gola në Premier League, Man.United firmos me 25-vjeçarin

By: armand
21 July 2025 at 22:15

Manchester United ka konfirmuar afrimin e sulmuesit kamerunas, Bryan Mbeumo, i cili ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2030, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër. 25-vjeçari vjen pas një sezoni spektakolar me Brentfordin, ku realizoi 20 gola në Premier League, shifra e katërt më e lartë në ligë, si dhe regjistroi […]

The post Sezonin e fundit shënoi 20 gola në Premier League, Man.United firmos me 25-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Man Utd arrin marrëveshje me Brentford për Mbeumon, do të paguajë një shifër të pabesueshme

18 July 2025 at 14:15

Manchester United thuhet se ka arritur një marrëveshje me Brentford për transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo këtë verë.

Sipas gazetarit anglez David Ornstein, Manchester United më në fund ka rënë dakord për një marrëveshje me Brentford për Mbeumon.

“Pas javësh negociatash, më në fund është arritur një marrëveshje me vlerë deri në 71 milionë funte (82 milionë euro)”.

“Ajo përfshin një shumë fillestare prej 65 milionë funtesh (75 milionë eurosh), që do të paguhet në katër këste, plus një maksimum prej 6 milionë funtesh (7 milionë euro) në bonuse”, ka shkruar Ornstein.

 

🚨 EXCLUSIVE: Manchester United reach agreement with Brentford to sign Bryan Mbeumo. Deal between clubs struck at £65m guaranteed + up to £6m add-ons. 4 instalments. 26yo forward only wanted #MUFC & move from #BrentfordFC now being finalised @TheAthleticFC https://t.co/bnY5b2bt9r

— David Ornstein (@David_Ornstein) July 18, 2025

Mbeumo, 26 vjeç, i dha përparësi Unitedit mbi të gjitha klubet e tjera nëse do të largohej nga Gtech Community Stadium dhe transferimi i lojtarit të kombëtares kamerunase është tani në proces të finalizimit.

Ndryshe, Mbeumo ka zhvilluar 38 ndeshje në Ligën Premier edicionin e fundit, duke shënuar 20 gola dhe duke dhuruar 8 asistime. /Telegrafi/

The post Man Utd arrin marrëveshje me Brentford për Mbeumon, do të paguajë një shifër të pabesueshme appeared first on Telegrafi.

Zyrtare/ Jordan Henderson rikthehet në Premier League, firmos kontratë 2-vjeçare

By: armand
15 July 2025 at 15:56

Pas dy sezonesh larg Anglisë, Jordan Henderson është rikthyer në shtëpinë e tij. Ish-kapiteni i Liverpool që ndërpreu kontratën me Ajaxin, është rikthyer përfundimisht në Premier League. Jordan Henderson është transferimi më i ri i Brentfordit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi britanik nëpërmjet një postimi ku prezantohet mesfushori 35-vjeçar. Anglezi ka firmosur […]

The post Zyrtare/ Jordan Henderson rikthehet në Premier League, firmos kontratë 2-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Transferimi i madh i verës do t’i bashkohet Manchester Unitedit para turneut para sezonal në SHBA

12 July 2025 at 15:53

Manchester United është në prag të sigurimit të sulmuesit të Brentford, Bryan Mbeumo, në një marrëveshje që pritet të finalizohet me një çmim prej rreth 65 milionë funtesh (75 milionë euro).

Sipas mediumit The Telegraph, reprezentuesi i Kamerunit do t’i bashkohet Djajve të Kuq para se të fillojë turneu i tyre parasezonal në SHBA më 26 korrik.

Transferimi, një prioritet për trajnerin Ruben Amorim, shënon nënshkrimin e tretë të madh të Unitedit këtë verë, pas Matheus Cunha dhe të riut Diego Leon.

Mbeumo, 25 vjeç, ka qenë një lojtar i shkëlqyer për Brentfordin, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë nëntë asistime në 38 ndeshje të Ligës Premier sezonin e kaluar.

 

Manchester United continue to work on Bryan Mbuemo with the hope they can have him for their pre-season tour of America. Parties remain in advanced talks.🐝 pic.twitter.com/ALwmRWMu7o

— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 12, 2025

The Telegraph zbulon se një përparim në negociata është i afërt, me ofertën e fundit të United prej 62.5 milionë funte (55 milionë funte plus 7.5 milionë funte bonuse) që i afrohet vlerësimit të Brentford prej 65 milionë funtesh, megjithëse “Bletët” preferojnë një pagesë më të lartë të garantuar.

Preferenca e Mbeumos për United, e përforcuar nga diskutimet me bashkëkombësin Andre Onana, i ka dhënë Djajve të Kuq një avantazh ndaj rivalëve si Tottenham Hotspur, që tani drejtohet nga ish-trajneri i Brentford, Thomas Frank.

Nënshkrimi synon të forcojë sulmin e Unitedit, i cili ka pasur vështirësi në qëndrueshmëri, me lojtarë si Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho që nuk kanë arritur të sigurojnë largime pavarësisht interesit. /Telegrafi/

The post Transferimi i madh i verës do t’i bashkohet Manchester Unitedit para turneut para sezonal në SHBA appeared first on Telegrafi.

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

By: armand
11 July 2025 at 22:39

Jordan Henderson është gati të nënshkruajë për Brentford. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Liverpool pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare. Transferimi do të finalizohet gjatë fundjavës, kur dhe do të vijë një njoftim zyrtar. Henderson është një lojtar i lirë, pasi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Ajax, ku luajti sezonin e kaluar. Ai u identifikua nga […]

The post Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen kërkesat e Bryan Mbeumo për pagën te Man United — ai dëshiron të fitojë pesë herë më shumë se rroga e tij aktuale

5 June 2025 at 18:19

Bryan Mbeumo kërkon 250,000 funte në javë për t’u bashkuar me Manchester United këtë verë, një rritje pesëfish e pagës së tij aktuale te Brentford prej afërsisht 50,000 funte.

Anësori 25-vjeçar, i cili vjen nga sezoni i tij më i mirë me 20 gola në Ligën Premier dhe tetë asiste, i ka thënë Man United se dëshiron të transferohet në Old Trafford pavarësisht interesit nga Newcastle, Tottenham dhe Arsenal.

Djajtë e Kuq janë gati të fillojnë bisedimet zyrtare me Brentford, të cilët e vlerësojnë Mbeumon me mbi 60 milionë funte dhe trajneri i të cilit pranon se një shitje është e mundshme.

Përmbushja e kërkesës së Mbeumos prej 250,000 funte për pagë javore do ta vendoste atë midis lojtarëve më të paguar të Man United, i krahasueshëm me lojtarë si Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, të cilët klubi shpreson t’i shesë për të liruar pagat e tyre të konsiderueshme.

Edhe pse shifra prej 250,000 funte iu citua klubeve të interesuara, mbetet e pasigurt nëse Man United do të bjerë dakord ta përmbushë këtë kërkesë.

Brentford ka një opsion për të zgjatur kontratën e Mbeumos, e cila aktualisht ka një vit të mbetur, por e njeh vështirësinë e zëvendësimit të tij nëse arrin një ofertë e përshtatshme. /Telegrafi/

The post Zbulohen kërkesat e Bryan Mbeumo për pagën te Man United — ai dëshiron të fitojë pesë herë më shumë se rroga e tij aktuale appeared first on Telegrafi.

❌
❌