Pamje që nuk i keni parë: Ruben Amorim e ‘lëshuan nervat’ shkaku i yllit të Man Utd
Ruben Amorim u pa duke “shpërthyer” ndaj njërit prej lojtarëve të tij gjatë fitores së vështirë të Manchester United ndaj Newcastle United.
Manchester United u rikthye te fitoret me triumfin minimal 1-0 kundër Newcastle në ‘Boxing Day’.
Patrick Dorgu shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 24-të, kur goditi bukur me volej në këndin e poshtëm të portës.
Kjo ishte fitorja e parë e Unitedit që nga suksesi 4-1 ndaj Wolves në fillim të muajit, ndërsa Newcastle tani ka tri ndeshje radhazi në kampionat pa fitore, me klubin që tashmë ka marrë një vendim për të ardhmen e Eddie Howe.
Nga ana tjetër, Amorim ndryshoi skemën e lojës për të siguruar jo vetëm fitoren, por edhe portën e paprekur. Pasi e nisi takimin me katër mbrojtës, trajneri portugez kaloi në një mbrojtje me gjashtë lojtarë në minutat e fundit për të neutralizuar presionin ofensiv të Newcastle.
Trajneri i “Djajve të Kuq” bëri edhe ndryshime në repartin ofensiv, përfshirë aktivizimin e Joshua Zirkzee, i cili zëvendësoi Benjamin Sesko në pjesën e dytë.
Megjithatë, Zirkzee e nervozoi Amorimin në një moment shqetësues.
They raised this poor bastards blood pressure well and good tonight and mine. pic.twitter.com/UFL6D3zRKM
— PATRON (@UTDPatron) December 26, 2025
Sipas gazetarit Samuel Luckhurst, Zirkzee e zemëroi Amorimin për faktin se “nuk po bënte presion” dhe “nuk po jepte maksimumin”.
“Amorim shpesh po shpërthente ndaj Zirkzee për mungesë presioni dhe angazhimi maksimal”, shkroi Luckhurst në platformën X.
Një video e publikuar më pas tregoi trajnerin portugez duke reaguar ashpër pranë vijës anësore, reagim që duket se ishte i drejtuar pikërisht ndaj Zirkzee./Telegrafi/
