Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

"Kane me një pesëshe perfekte" -  Matthaus nuk ka dyshim se kush është lojtari më i mirë në Bundesligë

25 December 2025 at 22:59


Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, nuk ka shumë dilema kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të Bundesligës në pjesën e deritanishme të sezonit.

Ish-ylli i Bayern Munich dhe rekordmeni për paraqitje me kombëtaren gjermane, vlerëson se ky është sulmuesi i bavarezëve, Harry Kane.

“Ai është golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 19 gola. Mënyra se si paraqitet në fushë dhe jashtë saj është e veçantë. Ky është një Kane ndryshe nga ai që u ble dy vite më parë. Edhe sezoni i tij meriton notën maksimale”, ka deklaruar Matthaus.

Ai theksoi se anglezi u afrua për të mbushur boshllëkun e lënë nga polaku Robert Lewandowski, i cili u transferua te Barcelona.

“Kane është shumë më tepër për ekipin. Ai merr pjesë në lojë, bashkëpunon dhe i përfshin edhe lojtarët e tjerë”, u shpreh qartë Matthaus.

Kujtojmë se Harry Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham, për shumën e 95 milionë eurove. Deri tani, në 121 ndeshje zyrtare me fanellën e Bayernit, ai ka shënuar 116 gola dhe ka dhënë 29 asistime. /Telegrafi/

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Klubet gjermane janë gjobitur me 12 milionë euro për hedhjen e mjeteve piroteknike

25 December 2025 at 14:54


Klubet profesionale të futbollit gjerman janë gjobitur me një total prej 12 milionë eurosh gjatë sezonit 2024/25, pas një vendimi të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), kryesisht për përdorimin e piroteknikëve.

Edhe pse përdorimi i piroteknikëve në ndeshje është i ndaluar, tifozët dhe klubet po bëjnë thirrje për zgjidhje të tjera, pasi gjobat kanë treguar se kanë pak efekt në zgjidhjen e problemit.

DFB njoftoi se shuma totale e gjobave është pak më e ulët krahasuar me sezonin e kaluar, kur klubet nga tre nivelet më të larta të garave u gjobitën me një total prej 12.5 milionë eurosh, raporton dpa.

German football clubs were fined €12m in the 2024–25 season, mostly for pyrotechnics, the DFB said.

Police report a 73% rise in incidents, with clubs and fan groups saying the fines are not working 🔥⚽ pic.twitter.com/ySBwI5nttv
— DW Sports (@dw_sports) December 25, 2025

Kolni pagoi gjobën më të madhe – 924,355 euro, i ndjekur nga Eintracht Frankfurt me 764,600 euro dhe Hamburg me 623,555 euro. Kolni dhe Hamburgu luajtën në divizionin e dytë sezonin e kaluar.

Liga e tretë pa një rritje totale të gjobave nga 1.5 milion euro në 2.24 milion euro në sezonin 2024/25, e udhëhequr nga Dynamo Dresden me një gjobë prej 428,460 eurosh. Gjobat për klubet në Bundesligë dhe ligat e tjera ishin rreth një milion euro më të ulëta se më parë.

Klubet mund të përdorin një përqindje të caktuar të gjobës së vendosur për masa parandaluese të dhunës, që do të thotë se DFB në fund realisht fitoi rreth tetë milionë euro. Nga kjo shumë, gjashtë milionë euro u dhuruan për fondacionet e futbollit.

Gjobat e përgjithshme të DFB-së përfaqësojnë një barrë të rëndë për disa klube të divizionit të dytë dhe të tretë dhe nuk duket se janë një pengesë efektive, pasi policia regjistroi një rritje prej 73 për qind të incidenteve që përfshinin fishekzjarrë në sezonin 2024/25. /Telegrafi/

Lucas Hernandez shkruan historinë me trofetë e fituar në karrierën e tij

25 December 2025 at 13:20


Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe Francës, Lucas Hernandez, ka hyrë në histori duke fituar nga gjashtë tituj brenda sezonit për herë të dytë në karrierën e tij.

Në vitin 2025, Hernandez ngriti gjashtë trofe të mëdhenj me PSG-në - Trophee des Champions, Ligue 1, Coupe de France, Liga e Kampionëve, Superkupa e UEFA-s dhe Kupa Ndërkontinentale.

Henandez u bë lojtari i parë që e arrin këtë dy herë, pasi e kishte bërë më parë në vitin 2020 me Bayern Munich, duke fituar çdo trofe vendor dhe ndërkombëtar brenda atij sezoni.

🚨 𝗖’𝗘𝗦𝗧 𝗤𝗨𝗢𝗜 𝗖𝗘𝗧𝗧𝗘 𝗦𝗧𝗔𝗧 𝗗𝗘 𝗙𝗢𝗨 ? 😭

Lucas Hernandez 🇫🇷 est devenu le 1er joueur de l’histoire à avoir 𝗨𝗡 𝗦𝗘𝗫𝗧𝗨𝗣𝗟𝗘́ 𝗔𝗩𝗘𝗖 𝗗𝗘𝗨𝗫 𝗖𝗟𝗨𝗕𝗦 𝗗𝗜𝗙𝗙𝗘́𝗥𝗘𝗡𝗧𝗦 ! 🤯

🇩🇪 Bayern Munich (2020)
🇫🇷 PSG (2025) pic.twitter.com/ADUU55WiD2
— Football Actu (@FootActu_2) December 23, 2025

Pavarësisht se nuk është gjithmonë lojtari më i profilit të lartë, Hernandez ka dëshmuar vazhdimisht cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Ai ka kapërcyer dy dëmtime të mëdha në karrierën e tij, duke u rikthyer vazhdimisht në skuadra të nivelit të lartë.

Edhe pse nuk ka qenë gjithmonë një titullar i rregullt në ndeshjet më të mëdha të PSG-së, Hernandez ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Hoffenheim kërkon hiq më pak se 50 milionë euro për Fisnik Asllanin

24 December 2025 at 21:12


Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës, është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane të mëdha, por kushdo që dëshiron shërbimet e tij duhet të jetë gati të paguajë një shumë të konsiderueshme.

Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur për “Arma Sports TV” dhe “CaughtOffside”, Hoffenheim ka vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh për 23-vjeçarin.

Asllani konsiderohet si një nga zëvendësuesit kryesorë të mundshëm të Robert Lewandowskit te Barcelona, pasi veterani polak pritet të largohet në verë.

Më parë u raportua se sulmuesi kosovar kishte një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por me rinovimin e kontratës së tij, kjo klauzolë është hequr, duke rritur kështu kërkesën për të transferuar Asllanin.

Përveç Barcelonës, interesim për Asllanin ka shfaqur edhe Bayern Munich dhe dy klube nga Liga Premier, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë. /Telegrafi/

Man Utd vihet pas talentit të madh që kushton 100 milionë euro

24 December 2025 at 19:20


Manchester United po vazhdon kërkimet për përforcime në repartin ofensiv dhe një nga emrat që ka dalë në plan të parë është anësori i RB Leipzig, Yan Diomande (19).

Talenti i ri shihet si një alternativë interesante dhe një projekt afatgjatë për skuadrën e drejtuar nga Rúben Amorim.

Sipas burimeve të Give Me Sport, Diomande është futur në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq”, të cilët po analizojnë mundësitë për ta forcuar sulmin në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Megjithatë, një marrëveshje e mundshme nuk pritet të jetë e lehtë, pasi RB Leipzig ka vendosur një çmim të lartë për lojtarin, rreth 87 milionë funte (100 milionë euro).

Një investim për të ardhmen

Diomande përfaqëson profilin e një lojtari të ri me potencial të madh zhvillimi. Në moshë shumë të re, ai ofron fleksibilitet dhe perspektivë afatgjatë, duke i dhënë stafit teknik mundësinë që ta integrojë gradualisht në ekip, pa presionin për ta bërë menjëherë titullar të padiskutueshëm.

Megjithatë, paraqitjet e tij tregojnë se Diomande nuk është vetëm një projekt për të ardhmen. Ai ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë me RB Leipzig, ku ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë dy asistime në 11 paraqitje.

Shpejtësia, driblimi dhe aftësia për të krijuar raste e bëjnë atë një profil shumë tërheqës për futbollin anglez.

Një transferim i mundshëm te Manchester United do t’i jepte Diomandes hapësirë për t’u zhvilluar në ligën Premier, duke mësuar gradualisht dhe duke u përshtatur me intensitetin e kampionatit, pa barrën e pritshmërive të menjëhershme. /Telegrafi/

Bayern Munich e "demolon" edhe Heidenheimin

21 December 2025 at 19:25


Bayern Munich i ka arkëtuar pikët e plota edhe në udhëtim te Heidenheim, në kuadër të xhiros së 15-të në Bundesliga.

“Bavarezzët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 0-4.

Josip Stanisic shënoi nga afërsia me kokë për ta zhbllokuar rezultatin pas vetëm 15 minutave lojë.

Ndërsa, Michael Olise përfitoi nga një top i kthyer për ta dyfishuar epërsinë (32’).

Harry Kane kishte gjithashtu një mundësi të mirë shënimi por Diant Ramaj me një super pritje ia mohoi golin nga afërsia (38’).

Vlen të ceket se edhe Heidenheim ishte afër të shënonte përmes Arijon Ibrahimovic, por ky i fundit dështoi prej afërsisë.

Fitoren e Bayernit në fund e vulosi Luis Diaz pas një aksioni të shpejtë (86’).

Krejt në fund, edhe Kane e gjeti rrugën drejtë rrjetës (90+2').

Bayerni vazhdon si lider i vetëm me 41 pikë ndërsa Heidenheim qëndron në pozitën e 17-të me 11 sosh./Telegrafi

Zbulohen prapaskenat: Bayerni e donte Diant Ramajn dy vite më parë, por hoqën dorë për shkak të karakterit të tij

21 December 2025 at 15:45


Manuel Neuer po e përcakton një epokë që po i afrohet gradualisht fundit. Në kërkim të një pasuesi të mundshëm, FC Bayern ka analizuar disa opsione, përfshirë edhe një portier që aktualisht është nën kontratë me Borussia Dortmund.

Prej kohësh, Bayern është përgatitur për epokën pas portierit të jashtëzakonshëm Manuel Neuer (39). Alexander Nubel (29 vjeçar, aktualisht i huazuar te VfB Stuttgart), Daniel Peretz (25 vjeçar, aktualisht i huazuar te HSV) dhe Jonas Urbig (22) janë tre portierë që klubi ka sjellë vitet e fundit, të gjithë të synuar për të marrë rolin kryesor në portë.

Sipas raportimeve të Bild, portieri kosovar Diant Ramaj ka qenë për një kohë të shkurtër pjesë e listës së ngushtë të Bayern për transferime të mundshme.

Konkrektisht, portieri ishte objekt diskutimi në Mynih kur luante ende për gjigantin holandez Ajax Amsterdam. Megjithatë, një transferim u refuzua përfundimisht, pasi Ramaj konsiderohet si një lojtar me karakter të fortë dhe me prirje për kartonë të kuq.

Në vend të tij, kampionët gjermanë vendosën të sjellin Jonas Urbigun, dy vite më të ri, i cili sipas raportimeve është aktualisht kandidati kryesor për të pasuar Neuerin.

Ndërkohë, Ramaj u transferua te Borussia Dortmund pothuajse një vit më parë dhe po e kalon sezonin aktual si huazim te FC Heidenheim. /Telegrafi/

Pagë 18 milionë, bonus të madh nënshkrimi dhe klauzolë lirimi - mësohen kërkesat e Upamecanos për të rinovuar me Bayernin

21 December 2025 at 12:50


Derisa transferimi të marrë një epilog përfundimtar, e ardhmja e Dayot Upamecano do të vazhdojë të jetë një temë e nxehtë në mediat e futbollit.

Edhe një herë, një zyrtar i lartë i Bayern Munich ka komentuar situatën aktuale të mbrojtësit francez.

Sipas raportimeve në mediat gjermane, Upamecano ka paraqitur kërkesa të qarta për rinovimin e kontratës së tij, e cila është drejt skadimit: një pagë deri në 18 milionë euro bruto në sezon, një bonus nënshkrimi mbi 20 milionë euro dhe një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, e cila do të hynte në fuqi që në vitin e parë të kontratës së re.

Bayern është i gatshëm të përmbushë të paktën dy kërkesat e para, ndërsa pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet klauzola e largimit.

telegrafi.com

Për të përshpejtuar negociatat, në lidhje me këtë çështje ka folur edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen. Në një intervistë për Abendzeitung, ai konfirmoi dëshirën e Bayernit për ta mbajtur Upamecanon në “Allianz Arena”.

“Është e njohur që ne duam t’ia zgjasim kontratën Upamecano-s dhe besoj se nuk kemi asgjë për të cilën duhet të turpërohemi sa i përket ofertës që i kemi bërë”, u shpreh Dreesen.

Ai theksoi gjithashtu se oferta reflekton paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtësit këtë sezon. “Kjo pasqyron performancat e jashtëzakonshme që Upa ka treguar. Në vendime të tilla luajnë rol edhe faktorë të tjerë, jo vetëm aspekti financiar. Nuk duhet të bëhet fjalë për kursimin e çdo euroje të fundit”, shtoi ai.

Dreesen mbetet optimist se Bayern do të arrijë marrëveshje me lojtarin, duke ia lënë procesin drejtuesve sportivë të klubit. /Telegrafi/

Kur lojtari më i mirë bëhet barrë: Dortmundi ndëshkon yllin e ekipit që nuk i përshëndeti bashkëlojtarët e skuadrës

20 December 2025 at 13:49


Futbolli është një sport ekipor dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel nëse do të ketë sukses, dhe klubet me yje të mëdhenj shpesh hasin probleme.

E tillë është situata këto ditë te Borussia Dortmund, ku ylli i tyre kryesor, Karim Adeyemi, po bëhet një barrë gjithnjë e më e madhe për ekipin.

Adeyemi është i pakënaqur që klubi nuk e shiti atë këtë verë gjatë afatit kalimtar dhe aktualisht po përpiqet të ushtrojë presion mbi bordin që ta bëjë këtë në janar, dhe për sjelljen e tij tani do të ndëshkohet.

Konkretisht, Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të në fitoren e Dortmundit ndaj Monchengladbach në Kupën e Gjermanisë, dhe për shkak të kësaj ai ishte dukshëm i frustruar, kështu që vendosi të mos i përshëndeste shokët e ekipit, por të shkonte direkt në dhomën e zhveshjes.

Për këtë, ‘Milionerët’ do ta ndëshkojnë, gjë që u konfirmua nga drejtori sportiv Sebastian Kehl.

"Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij. Sigurisht që kemi tema për të folur pas gjithë kësaj. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, ashtu si trajnerit dhe shokëve të tij të ekipit", ka thënë Kehl.

Ndryshe, Adeyemi dëshiron të shkojë në Ligën Premier, ku disa klube e duan atë, por Dortmund nuk e lejoi të bënte një transferim këtë verë.

Kontrata e Adeyemit skadon në verën e vitit 2027, kështu që Dortmundi ka të ngjarë të detyrohet ta shesë atë për të shmangur një situatë në të cilën lojtari i kombëtares gjermane do të largohej nga klubi falas. /Telegrafi/

Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu në formë jetësore – vlera e tyre në treg rritet ndjeshëm

19 December 2025 at 17:13


Dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, po kalojnë në një formë jetësore këtë sezon.

Dyshja e cila aktivizohen së bashku në nivel klubi te Hoffenheimi në Gjermani, kanë shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tyre në Bundesliga, e po ashtu edhe me Kosovën në ciklin kualifikues të Botërorit.

Paraqitjet e tyre të mira javë pas jave tashmë kanë bërë që përveç rritjes së interesimit për transferimin e tyre, edhe vlera e kartonit të tyre të rritet ndjeshëm.

Sipas përditësimit të fundit nga Transfermarkt, vlera e kartonit të Asllanit është rritur për shtatë milionë euro.

Nga 18 milionë euro sa vlente paraprakisht sulmuesi dardan, ai tashmë vlen rreth 30 milionë euro.

Në anën tjetër Avdullahu nga 12 milionë euro sa vlente më herët, tashmë ka një çmim prej 17 milionë.

Asllani deri më tani këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje në Bundesliga, duke arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.

Avdullahu në anën tjetër ka po ashtu 14 ndeshje këtë sezon, që të gjitha nga minuta e parë dhe tashmë e ka vendosur veten si lider i pakontestueshëm në mesfushë.

Dyshja kosovare do të rikthehen sërish në aksion nesër (e shtunë), me Hoffenheimin që do të luajë në udhëtim ndaj Stuttgartit./Telegrafi/

Huazimi që nuk bind plotësisht, Bayern Munich mendon për përforcime të reja

19 December 2025 at 09:30


I ardhur nga Chelsea verën e kaluar, Nicolas Jackson vazhdon të luftojë për të siguruar të ardhmen e tij te Bayern Munich.

Klubi bavarez po shqyrton ende një vendim që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në strategjinë e afatit kalimtar verorë.

Nga 18 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Bayern Munich këtë sezon, Jackson ka qenë titullar vetëm në 6 prej tyre.

Sulmuesi senegalez u transferua në formë huazimi nga Chelsea, pasi ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany kërkonte një partner dhe alternativë për Harry Kane, një lojtar që mund ta mbështesë sulmuesin anglez dhe të ofrojë zgjidhje të tjera në faza të caktuara të sezonit.

Deri tani, Jackson ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asistim.

Për këtë arsye, është ende herët për të nxjerrë përfundime përfundimtare, pasi drejtuesit e Bayern Munich do të marrin vendimin final për të ardhmen e tij vetëm në përfundim të sezonit.

Megjithatë, paralelisht, klubi po analizon edhe alternativa të tjera në treg.

Franculino Dju në radar

Sipas gazetarit të njohur Christian Falk, Bayern Munich ka nisur të ndjekë nga afër Franculino Dju, një sulmues premtues nga Guinea-Bissau, i cili aktualisht aktivizohet me Midtjylland në Danimarkë.

Klubi danez është tashmë një emër i konsoliduar në garat evropiane dhe po lë gjurmë edhe në Ligën e Evropës këtë sezon.

Në këtë kompeticion, Dju ka marrë pjesë në 5 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

Bëhet fjalë për një sulmues me potencial të madh zhvillimi, i cili prej disa javësh ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. /Telegrafi/

“Gëzo me tring për festa”/ Paketa Ekstra+ sjell kanalet sportive dhe dy kanalet BBV

By: xhir jeta
17 December 2025 at 15:38

Ky fundivit vjen me më shumëTRING. Platforma më e madhe televizive në Shqipëri, bëhet edhe më e madhe. Me paketën EXTRA+Tokësor, Satelitor dhe OTT, do të shihni shumë sport, më shumë kontent, më shumë argëtim.

I gjithë sporti në një vend të vetëm, sepse tashmë në Tring mund t’i shihni të gjitha. Premier League, La Liga, Ligue 1, Kombëtarja Kuq e Zi, Europa League, Formula 1 dhe shumë kompeticione të tjera i bashkohen Champions League, Serie A e Coppa Italia, Bundesliga, NBA e Moto Gp në Tring Sport, për eksperiencën absolutisht më shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse në vend. Gjigantët e globit, më shumë se 25 kompeticione prestigjioze sportive, të gjitha kampionatet më të forta në botë tashmë në një paketë të vetme.

Por gëzimi i këtij fundviti nuk mbaron me kaq dhe as dhuratat. Nga 20 dhjetori nis Big Brother Vip Albania, reality shoë që mbërthen para ekranit shikuesit dhe në Tring, për herë të parë, tashmë janë listuar 2 kanalet ekskluzive BBVA1 dhe 2, së bashku me Top Channel dhe shumë kanale të tjera, të cilat së bashku me programacionin e larmishëm, me filma e seriale premierë, spektakël e transmetime Live, kontent të dedikuar për të gjithë familjen, do t’i bëjnë këto festa të paharrueshme dhe sigurisht Tring platformën që duhet zgjedhur, si çfdo vit dhe këtë vit më shumë se kurrë.

Tani është momenti për të përfituar më shumë nga abonimi juaj. Mjafton ta plotësoni atë apo të riabonoheni në paketën EXTRA+, e cila me uljet ekskluzive të fundvitit është e përshtatshme për çdo individ e familje, për të shijuar një nivel të ri argëtimi dhe të gjithë sportin në një platformë të vetme…

Përfitoni të abonoheni me ofertën festive në të gjitha pikat zyrtare të shitjes në të gjithë botën, si edhe online në faqen zyrtare tring.al.

Festat janë te dera! Këtë vit, më shumë se çdo vit… Gzo me Tring!

Shkarkimi i Erik ten Hag në Leverkusen ishte vendosur që në ndeshjen e parë

17 December 2025 at 15:33


Pas vetëm javës së dytë të sezonit 2025/26 në Bundesliga, Bayer Leverkusen shkarkoi trajnerin Erik ten Hag, një vendim që shkaktoi habi të madhe në opinionin sportiv.

Tashmë ka dalë në pah se vendimi për largimin e 55-vjeçarit holandez ishte marrë edhe më herët.

Sipas Sport Bild, drejtori sportiv Simon Rolfes dhe drejtori ekzekutiv Fernando Carro kishin vendosur ta shkarkonin ten Hag që pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Hoffenheim, e humbur me rezultatin 1-2.

Madje, edhe në rast se Leverkusen do ta kishte fituar ndeshjen e javës së dytë ndaj Werder Bremen (3-3), vendimi nuk do të kishte ndryshuar.

Carro e ka cilësuar emërimin e ten Hag si një gabim.

Pas largimit të trajnerit holandez, drejtimin e skuadrës e mori Kasper Hjulmand, i cili ka arritur të stabilizojë sërish “Werkself”-in. /Telegrafi/

Harry Kane shumë pranë një transferimi të madh, po planifikohet një marrëveshje ambicioze

16 December 2025 at 16:11


Gjërat raportohet se po shkojnë drejt finalizimit për Harry Kane, i cili mund të realizojë një transferim të madh larg Bayern Munich.

Kane, 32 vjeç, është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror, duke shënuar 114 gola në 120 paraqitje që nga transferimi i tij te gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, në vitin 2023.

Deri tani, në sezonin 2025/26, kapiteni i Anglisë ka regjistruar 29 gola dhe tre asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Pavarësisht formës së shkëlqyer me Bayernin, Kane është lidhur me një largim nga bavarezët muajt e fundit.

Në shtator, medium spanjoll Fichajes raportoi se Kane e kishte informuar Barcelonën për qëllimin e tij për t’u larguar nga Bayerni në verën e vitit 2026.

Besohet se anglezi e sheh La Ligën si sfidën e radhës në karrierën e tij, ndërsa Barcelona e konsideron atë si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit, e ardhmja e të cilit mbetet e pasigurt.

Një raport i fundit nga Fichajes pretendon se klubi i MLS-së, Inter Miami, po planifikon një lëvizje ambicioze për të nënshkruar me Lewandowskin.

“Kontrata e sulmuesit polak përfundon në verën e vitit 2026 dhe qëllimi i tij do të ishte të nënshkruante si lojtar i lirë”.

“Inter Miami ka nisur tashmë lëvizjet paraprake, i vetëdijshëm se të vepruarit herët mund të bëjë diferencën ndaj klubeve të tjera të interesuara”, thuhej në raport./Telegrafi/

Adeyemi kërkon largimin nga Dortmundi, shkak Loredana

16 December 2025 at 10:38


Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi për shkak të kërkesës të së dashurës së tij, Loredana Zefi.

Adeyemi është nën kontratë me Dortmundin deri në vitin 2027, megjithatë e ardhmja e tij diskutohet vazhdimisht prapa skenave.

Sipas mediumit gjerman BILD, Karim Adeyemi i ka njoftuar Borussia Dortmund se dëshiron të largohet nga klubi.

Arsyeja thuhet se është gruaja e tij, këngëtarja kosovare, Loredana Zefi, e cila dëshiron të jetojë në një qytet të madh evropian në vend të Dortmundit.

Pas kësaj, sulmuesi gjerman ka ndërruar agjent dhe ka filluar të rinegociojë kontratën e tij.

Ndryshe, Adeyemi ka një çmim tregu prej 60 milionë eurosh, teksa është lidhur me një transferim te gjigantët evropianë si Barcelona, Manchester Utd dhe Juventus. /Telegrafi/

Julian Ryerson drejt gjigantit spanjoll, nuk është i kënaqur me minutat te Borussia Dortmund

15 December 2025 at 18:52


Julian Ryerson po kalon një periudhë të vështirë te Borussia Dortmund. Nën drejtimin e trajnerit Niko Kovac, norvegjezi nuk është më titullar i padiskutueshëm dhe po detyrohet të luftojë vazhdimisht për minuta loje.

Pavarësisht aftësisë së tij për të luajtur si në krahun e majtë ashtu edhe në atë të djathtë të mbrojtjes, roli i tij në skuadrën e Dortmundit është zvogëluar ndjeshëm kohët e fundit.

Tani, për Ryerson mund të hapet një derë e re. Sipas informacioneve të Sky, FC Barcelona ka shfaqur interesim për 28-vjeçarin.

Kampionët e Spanjës janë në kërkim të një alternative më ekonomike për Jules Kounde dhe dëshirojnë të shtojnë thellësinë në repartin e mbrojtjes, profil ku Ryerson përshtatet në mënyrë ideale.

Gjithnjë sipas Sky, tashmë janë zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Ryerson ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2028, por klubi gjerman mund ta lejojë largimin e tij nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Mbrojtësi norvegjez është pjesë e Borussia Dortmundit që nga janari i vitit 2023, kur u transferua nga Union Berlin për shumën prej 5 milionë eurosh. Në total, ai ka zhvilluar 121 paraqitje zyrtare, duke shënuar shtatë gola dhe dhënë 11 asistime./Telegrafi/

Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Mainz

14 December 2025 at 19:32


Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Mainz në një ndeshje dramatike të Bundesligës në Allianz Arena, duke marr barazimin e dytë, ku ka edhe 12 fitore në 14 javët e para.

Ndeshja nisi me një gol të hershëm të Bayernit në minutën e 29-të, kur Serge Gnabry dha një pasim perfekt te Lennart Karl, i cili shënoi nga afërsia duke lënë portierin Daniel Batz të pa përgjigjje.

Mainz barazoi në minutën e 45+2’, kur Kacper Potulski shfrytëzoi një goditje këndi të William Boving dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, me VAR që konfirmoi golin.

Në pjesën e dytë, Mainz kaloi në avantazh në minutën e 67’, kur Jae-Sung Lee shënoi me kokë pas një harkimi të Stefan Bell.

Bayern reagoi më vonë, dhe në minutën e 87’, Harry Kane shënoi nga penalltia duke vendosur rezultatin final 2-2.

Pavarësisht barazimit, Bayern mbetet lider me 38 pikë, duke ruajtur diferencën e lartë në Bundesligë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Asllani protagonist me gol, Avdullahu me paraqitje solide: Hoffenheim e ‘shpartallon’ Hamburgun

13 December 2025 at 17:37


Hoffenheim ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut (4-1), në kuadër të Bundesligas.

Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani ishin sërish protagonist, ku secili kishte vlerësim të lartë në paraqitje.

Hajdari përndryshe këtë herë u provua në një pozitë tjetër, pra si mbrojtës i krahut të majtë.

Asllani hyri vetëm si zëvendësues, megjithatë pesë minuta pas inkuadrimit shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren.

Ndërkohë, Avdullahu si zakonisht zhvilloi tjetër paraqitje solide, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.3.

Të tre yjet kësisoj po e ndihmojnë Hoffenheim të luftojë për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi zënë pozitën e katërt me 26 pikë./Telegrafi/

Bayerni gati ofertën 120 milionë euro për yllin e Chelseat

11 December 2025 at 21:36


Bayern Munich po përgatit një ofertë rreth 120 milionë euro për Enzo Fernandez, duke e rikthyer fuqishëm praninë e tij në tregun evropian.

Klubi gjerman e sheh mesfushorin argjentinas si përforcimin më të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ndërsa Vincent Kompany beson se ai do të transformojë mesfushën bavareze.

Enzo Fernandez po kalon një periudhë të shkëlqyer te Chelsea, me minutazh, ndikim dhe rritje të vazhdueshme në Ligën Premier.

Ai shihet si lojtari ideal për t’i dhënë ritëm, qarkullim topi dhe prezencë ofensive ekipit të Kompanyt.

Bayerni ka analizuar detajisht profilin e tij dhe e konsideron të gatshëm për një hap të ri në karrierë.

Chelsea, megjithëse nuk dëshiron ta shesë, është i vetëdijshëm se një ofertë mbi 120 milionë euro mund të ndryshojë çdo skenar.

Kontrata e gjatë e Enzos deri në 2032 i jep klubit londinez avantazh në negociata, por presioni financiar i një megaoferte mbetet i pashmangshëm.

Interesi i Bayernit po intensifikohet çdo ditë, ndërsa lojtari është bërë një nga emrat më të diskutuar të afatit kalimtar.

Klubi gjerman është gati të nisë kontaktet zyrtare dhe po e konsideron këtë transferim si lëvizjen e madhe të verës që mund të ndryshojë ekuilibrat në futbollin evropian. /Telegrafi/

Ylli i Real Madridit bëhet objektivi i ëndrrave për klubin e Bundesligës

11 December 2025 at 16:45


Sipas Sky Germany dhe gazetarit Florian Plettenberg, klubi i Bundesligës VfB Stuttgart është realisht i interesuar për transferimin e Gonzalo Garcia nga Real Madridi.

“Garcia është kandidati i ëndrrave për Stuttgart në afatet kalimtare të ardhshme”, ka raportuar Plettenberg, duke shtuar se lojtari i ri spanjoll plotëson pothuajse të gjitha kriteret e klubit.

Madje, palët kanë zhvilluar edhe bisedimet e para, megjithatë transferimi shihet si shumë i vështirë për t’u realizuar, ndaj Stuttgart po shqyrton edhe alternativa të tjera.

21-vjeçari i Real Madridit, nën kontratë deri në vitin 2030, ka tërhequr vëmendjen me katër gola në Kupën e Botës për Klube, ndërsa dje ishte në formacionin titullar kundër Manchester Cityt.

Situata ndërlikohet edhe më tej, pasi Garcia aktualisht është para Endrick në hierarkinë e klubit.

Kjo do të thotë se, nëse Garcia largohet, Endrick nuk do të dërgohet në huazim siç ishte planifikuar fillimisht, duke e bërë transferimin edhe më të vështirë. /Telegrafi/

❌
❌