Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ylli i Real Madridit bëhet objektivi i ëndrrave për klubin e Bundesligës

11 December 2025 at 16:45


Sipas Sky Germany dhe gazetarit Florian Plettenberg, klubi i Bundesligës VfB Stuttgart është realisht i interesuar për transferimin e Gonzalo Garcia nga Real Madridi.

“Garcia është kandidati i ëndrrave për Stuttgart në afatet kalimtare të ardhshme”, ka raportuar Plettenberg, duke shtuar se lojtari i ri spanjoll plotëson pothuajse të gjitha kriteret e klubit.

Madje, palët kanë zhvilluar edhe bisedimet e para, megjithatë transferimi shihet si shumë i vështirë për t’u realizuar, ndaj Stuttgart po shqyrton edhe alternativa të tjera.

21-vjeçari i Real Madridit, nën kontratë deri në vitin 2030, ka tërhequr vëmendjen me katër gola në Kupën e Botës për Klube, ndërsa dje ishte në formacionin titullar kundër Manchester Cityt.

Situata ndërlikohet edhe më tej, pasi Garcia aktualisht është para Endrick në hierarkinë e klubit.

Kjo do të thotë se, nëse Garcia largohet, Endrick nuk do të dërgohet në huazim siç ishte planifikuar fillimisht, duke e bërë transferimin edhe më të vështirë. /Telegrafi/

Minutazhë e ulët te Real Madridi, ylli i ekipit kërkohet me ngulm në Angli

21 November 2025 at 18:49


Interesimi nga Liga Premier për Gonzalo Garcia është rritur ndjeshëm javëve të fundit, me Brightonin dhe disa skuadra të tjera angleze që janë gati të lëvizin menjëherë, nëse Real Madridi jep dritën e gjelbër për huazim gjatë afatit dimëror.

Sipas “Diario AS”, gara për 21-vjeçarin po intensifikohet, pavarësisht faktit që vetë futbollisti e ka shumë të qartë prioritetin e tij: Të fitojë besimin e Xabi Alonsos dhe të zhvillohet te “Los Blancos”.

Gonzalo pati një shpërthim të madh në Kupën e Botës për Klube, një turne që ndryshoi tërësisht profilin e tij publik. Me katër gola dhe një asistim në gjashtë ndeshje, ai jo vetëm që u shpall golashënuesi më i mirë i kompeticionit, por edhe siguroi rinovimin e kontratës deri në vitin 2030.

Megjithatë, realiteti i sezonit aktual është dukshëm ndryshe. Garcia ka luajtur vetëm 105 minuta në total, përgjatë nëntë ndeshjeve, duke e nisur nga minuta e parë vetëm një herë – në përballjen ndaj Espanyolit. Momenti i tij më i mirë deri tani ka qenë asistimi në Ligën e Kampionëve kundër Kairat Almaty.

Mungesa e hapësirës në një repart sulmi tejet të mbingarkuar ka bërë që klubet angleze ta shohin situatën e tij si mundësi ideale të merkatos. Për ta, janari përbën një dritare strategjike, veçanërisht për klube si Brighton që janë të specializuara në zhvillimin dhe rritjen e të rinjve me potencial të lartë.

Tani, vendimi i madh është në duart e Real Madridit: a do të mbetet Gonzalo në stol si alternativë e fundit e sulmit, apo do të lihet të shkojë në Angli për të marrë minuta dhe ritëm?

Dritarja e janarit po afrohet, interesi nga Liga Premier po rritet, dhe Real Madridi pritet të marrë një vendim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e karrierës së dy prej talenteve të tij më premtues./Telegrafi/

Brighton synon golashënuesin më të mirë të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, për huazim në janar

19 November 2025 at 09:30


Brighton është ndër disa klube të Ligës Premier që po ndjekin sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Garcia, me një lëvizje të mundshme huazimi në janar, nëse klubi spanjoll jep dritën jeshile.

Garcia, 21 vjeç, shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube së fundi me katër gola dhe një asist, duke fituar një kontratë me ekipin e parë deri në vitin 2030.

Megjithatë, konkurrenca e fortë nga Kylian Mbappe, Rodrygo dhe Brahim Diaz i ka kufizuar minutat në fushë, 11 nga 12 paraqitje kanë ardhur nga stoli.

Skuadra të tjera angleze, si Leeds dhe Sunderland, gjithashtu mbeten të interesuara për yllin e përfaqësueses U21 të Spanjës, i cili sezonin e kaluar shënoi 25 gola për Castilla, duke barazuar një rekord historik.

Edhe pse Garcia ka përsëritur publikisht se ëndrra e tij është të triumfojë me Real Madridin, burime pranë klubit pranojnë se zhvillimi i tij mund të përfitojë nga një periudhë me më shumë minuta në Ligën Premier këtë dimër.

Real Madridi do të vlerësojë situatën më afër hapjes së afatit kalimtar, në varësi të gjendjes së skuadrës, dhe pritet të hapet vetëm për një huazim, jo për një transferim të përhershëm. /Telegrafi/

Ky është lojtari që po kërkon largimin nga Real Madridi shkaku i Xabi Alonsos

12 November 2025 at 18:42


Gonzalo Garcia ka shprehur vendimin e tij të palëkundur për t’u larguar nga Real Madrid gjatë afatit të ardhshëm kalimtar dimëror, nëse nuk i rritet minutazhi në fushë, një kërkesë e qartë që buron nga dëshira e tij për t’u afirmuar dhe për të synuar një vend në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi i ri spanjoll, pavarësisht paraqitjeve premtuese, ka grumbulluar vetëm 108 minuta lojë në nëntë ndeshje këtë sezon me skuadrën e parë të “Los Blancos”.

Situata ka shkaktuar pakënaqësi në rrethin e tij, duke zbuluar ndjenjën se është nënvlerësuar nga trajneri Xabi Alonso, sidomos pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në Kupën e Botës për Klube.

Real Madrid gjendet përballë një sfide të papritur në përbërjen e skuadrës: Gonzalo Garcia, produkt i akademisë së klubit, beson se është keqkuptuar nga stafi teknik dhe se nuk i janë dhënë mundësitë e nevojshme për të shfaqur potencialin e tij.

Pas shpërthimit të tij me ekipin rezervë dhe ngritjes sensacionale në Kupën e Botës për Klube, ku u bë golashënuesi më i mirë i turnout, klubi madrilen shfaqi besim të madh ndaj tij dhe, pas suksesit, vendosi t’i rinovonte kontratën deri në vitin 2030.

Gonzalo Garcia

Megjithatë, roli i tij në ekipin e parë nuk është konkretizuar. Real Madrid, me një sulm të mbushur me yje dhe konkurrencë të fortë, e ka mbajtur futbollistin e ri në një rol zëvendësuesi, gjë që e ka shtyrë Gonzalo Garcian të vendosë të mos presë më gjatë.

Ai beson se paraqitja e tij në Kupën e Botës për Klube i ka fituar të drejtën për të ndjekur synimin e vet: të jetë pjesë e kombëtares së Spanjës në Botërorin 2026.

Për këtë arsye, Gonzalo Garcia po shqyrton mundësitë e huazimit ose transferimit, ku mund të ketë rol të menjëhershëm dhe të rëndësishëm.

Ndërkohë, Real Madrid po konsideron opsionin e një largimi të përkohshëm ose të përhershëm, në mënyrë që lojtari të mos ngecë në zhvillimin e tij profesional./Telegrafi/

Milani përgatit 20 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit

28 October 2025 at 18:00


Milan është shfaqur si një nga pretendentët më seriozë për të transferuar sulmuesin e ri të Real Madridit, Gonzalo Garcia.

Me afrimin e afatit kalimtar të janarit dhe nevojën për të forcuar repartin ofensiv, ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të paraqesin një ofertë afër 20 milionë eurove për sulmuesin 21-vjeçar.

Kjo lëvizje reflekton ambicien e Milanit për të bërë një hap përpara në Serie A, duke përfituar nga mundësia që Real Madridi të pranojë një huazim, në mënyrë që lojtari të fitojë më shumë minuta loje.

Milan ka ndjekur nga afër zhvillimin e Gonzalo Garcias muajt e fundit. Lojtari i ri spanjoll u bë figurë e spikatur në Kupën e Botës për Klube me Real Madridin, duke rritur profilin e tij ndërkombëtar.

Megjithatë, mungesa e mundësive në ekipin e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos ka hapur një dritare për Milanin, ka raportuar Fichajes.

Plani i klubit italian përfshin një huazim fillestar që mund të konkretizohet në janar, me opsion blerjeje ose transferim të përhershëm më pas.

Gonzalo Garcia

Në këtë mënyrë, Milan paraqitet si një destinacion i vlefshëm për sulmuesin që kërkon më shumë hapësirë dhe rol kryesor.

Në Real Madrid, Gonzalo Garcia konsiderohet si talent për të ardhmen, por aktualisht ka një rol të kufizuar.

Pavarësisht se rinovoi kontratën deri në 2030, lojtari ka pasur pak minuta këtë sezon, gjë që ka shtuar dëshirën e tij për të kërkuar vazhdimësi diku tjetër.

Lëvizja e Milanit për Gonzalo Garcian nuk është pa pengesa, pasi edhe klube të tjera kanë shprehur interes për sulmuesin, duke e komplikuar situatën.

Milan duhet të veprojë me shpejtësi, të paraqesë kushte konkurruese dhe të bindë si Real Madridin, ashtu edhe vetë lojtarin./Telegrafi/

AC Milan synon përforcime gjatë janarit, Allegri sytë kah dy yjet e Real Madridit

27 October 2025 at 09:57


AC Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë kthyer sytë nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas raportimeve të “Planeta Milan”, skuadra italiane po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Real Madridin për disa huazime të mundshme, teksa synojnë të forcojnë skuadrën për garën e titullit në Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri ka identifikuar tri pika të dobëta në skuadër: mbrojtjen qendrore, krahun e djathtë dhe sulmin. Milani aktualisht mbështetet te Tomori, Gabbia dhe Pavloviç në prapavijë, por kërkon një lider me eksperiencë që të udhëheqë repartin.

Në fazën ofensive, drejtuesit janë duke vëzhguar opsione për krahun e djathtë — ndër emrat e përmendur janë Arnau Martinez (Girona) dhe Juanlu Sanchez (Sevilla).

Por surpriza më e madhe mund të vijë nga Madridi, “Rossonerët” mund të sigurojnë një huazim nga 15 herë kampioni i Evropës. Në lojë janë dy emra – spanjolli Gonzalo Garcia dhe talenti brazilian Endrick.

I pari ka shkëlqyer në Botërorin e Klubeve, por nuk po merr minuta nën drejtimin e Xabi Alonsos. Ndërsa Endrick kërkon më shumë hapësirë pas fillimit modest me “Los Blancos”.

Ndërkohë, Milani nuk e përjashton as afrimin e një sulmuesi të ri. Mauro Icardi i Galatasarayt mbetet alternativë konkrete, në varësi të zhvillimeve në muajt e ardhshëm./Telegrafi/

Gonzalo Garcia do të largohet nga Reali në janar, e ardhmja e tij në Serie A

14 October 2025 at 15:20


Performanca e shkëlqyer e Gonzalo Garcias në Kupën e Botës për Klube ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, por roli i tij te Real Madridi ka qenë i kufizuar në fillim të këtij sezoni.

Kjo ka bërë që klubet italiane, përfshirë Juventusin dhe Romën, të interesohen për shërbimet e 21-vjeçarit.

Real Madridi vazhdon të besojë fort në talentet që prodhon akademia e tij “La Fabrica”, dhe García është një nga emrat më premtues të brezit të ri. Në turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, ai spikati me saktësinë e tij para portës dhe me ndikimin e madh në fazën ofensive, duke u cilësuar si një “vrasës” i vërtetë brenda zonës.

Megjithatë, me nisjen e sezonit 2025/26, sulmuesi spanjoll është lënë në një rol dytësor nga Xabi Alonso. Kjo situatë ka hapur rrugën për interesime të shumta, me Real Betis, Roma dhe Juventusin e Torinos që po monitorojnë nga afër situatën e tij.

Sipas raportimeve të Defensa Central, Juventusi po përgatitet të bëjë një ofertë për huazimin e Garcías në janar, veçanërisht nëse realizohet largimi i Dusan Vlahovicit, i cili pritet të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit italian e shohin Gonzalo Garcían si një përforcim të përshtatshëm për projektin e ri të skuadrës dhe si një investim të sigurt për të ardhmen.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të mbetet në dorën e lojtarit dhe Real Madridit, të cilët duhet të vlerësojnë nëse huazimi në Serie A do të ishte hapi i duhur për zhvillimin e tij. /Telegrafi/

Real Madridi mund të huazojë talentin e ri për më shumë hapësirë në fushë

24 September 2025 at 13:46


Gonzalo Garcia, një nga sulmuesit më premtues të Real Madridit, mund të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

21-vjeçari ka pasur hapësira shumë të kufizuara në skuadrën e parë këtë sezon, duke luajtur vetëm 90 minuta në katër javët e para të La Ligës, një shifër që nuk mjafton për një lojtar në fazë zhvillimi.

Pas paraqitjes mbresëlënëse në Kupën e Botës për Klube, ku shënoi katër gola në gjashtë ndeshje, pritshmëritë për të ishin të larta.

Megjithatë, konkurrenca e fortë në repartin ofensiv të Real Madridit e ka bërë të vështirë për të, të sigurojë një vend të rregullt në formacion.

Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e minutave të lojës në këtë fazë të karrierës së tij dhe po shqyrtojnë mundësinë e një huazimi në janar.

Si destinacion i mundshëm po merren parasysh ekipe të kampionatit spanjoll që nuk janë ndër skuadrat më të forta, por edhe klube nga jashtë Spanjës, përfshirë disa skuadra të interesuara nga Liga Premier.

Prioriteti i Real Madridit është të gjejë një ambient ku Gonzalo Garcia, të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’u rritur profesionalisht, pa rrezikuar të ngecë në stol siç ka ndodhur këtë fillim sezoni.

Klubi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin, pasi e konsideron një aset të rëndësishëm për të ardhmen.

Me afatin kalimtar të dimrit që po afrohet, vendimi për të ardhmen e Gonzalo Garcias do të jetë vendimtar.

Një huazim i duhur mund ta ndihmojë atë të rritet si lojtar dhe të kthehet te Real Madridi më i përgatitur për të luftuar për një vend në skuadër. /Telegrafi/

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

By: armand
9 August 2025 at 09:38

Real Madridi ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues të akademisë së tij. Klubi madrilen ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Gonzalo Garcia-n deri më 30 qershor 2030, duke vendosur një klauzolë lirimi marramendëse prej 1 miliard eurosh, sipas raportimeve të “AS”. Sulmuesi i ri spanjoll shpërtheu në skenën ndërkombëtare gjatë […]

The post Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030 appeared first on BoldNews.al.

Real Madridi blindon zyrtarisht sensacionin e ekipit me kontratë afatgjate

8 August 2025 at 21:48

Real Madrid ka konfirmuar zgjatjen e kontratës me sulmuesin Gonzalo García, duke e mbajtur atë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030.

“Real Madrid CF dhe Gonzalo Garcia kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, e cila e mban atë në klub deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

“Gonzalo, i cili iu bashkua Realit në vitin 2014 në moshën 10-vjeçare, ka kaluar një dekadë në akademinë e të rinjve dhe dy sezonet e fundit i ka luajtur me Castillan. Debutimi me ekipin e parë erdhi në nëntor 2023, ku ai kontribuoi në fitimin e titullit të La Ligas”.

“Gonzalo ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës për Klube dhe u përfshi në formacionin më të mirë të FIFA-s”, theksoi Real Madridi në komunikatë.

Sezonin e kaluar, ai realizoi 25 gola për Castillan, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Primera Federación që nga krijimi i saj dhe barazoi rekordin më të mirë të Castillas në shekullin e 21-të.

Klubi kujtoi edhe sukseset e tij me ekipin U19, ku fitoi tripletën në sezonin 2022-2023 (Liga, Kupa e Mbretit dhe Kupa e Mbretit), si dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2021-2022.

Me kontratën e re, Gonzalo García do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Real Madridit. /Telegrafi/

Comunicado oficial: Gonzalo

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 8, 2025

The post Real Madridi blindon zyrtarisht sensacionin e ekipit me kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ‘blindon’ Gonzalo Garcian dhe i vendos një klauzolë marramendëse

7 August 2025 at 23:53

Real Madrid ka bërë një lëvizje të madhe, duke siguruar një nga talentët e tyre më premtues, Gonzalo Garcia. 

Sipas një raporti nga AS, klubi ka rinovuar kontratën e spanjollit, duke zgjatur qëndrimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2030. 

Por ajo që bie më shumë në sy është rritja drastike e klauzolës së tij të largimit, nga 50 milionë euro në një shifër rekord prej 1 miliard eurosh. 

Ky veprim tregon qartë se Madrid dëshiron të sigurohet që asnjë klub tjetër nuk mund ta marrë atë, pavarësisht ofertës. 

Pavarësisht interesit të madh nga gjigantët e Ligës Premier, fokusi i Gonzalos nuk ka ndryshuar asnjëherë. Ai ka pasur vetëm një synim, rrugëtimin e tij me fanellën e bardhë dhe ndjekjen e gjurmëve të idhullit të tij, Cristiano Ronaldos. 

Një mesazh shprese për La Fabrica 

Ky kontratë e re nuk është vetëm një fitore për Gonzalon, por dërgon edhe një mesazh të fortë në akademinë e Real Madrid në Valdebebas.

Ya hay fumata blanca. Gonzalo, renovado hasta 2030.

Su cláusula de 50 millones, parte del pasado. Ahora, una galáctica: 1.000 millones.

Al primer equipo a todos los efectos.

Con @As_TomasRoncero en @diarioas https://t.co/DNiIT1jAY7

— Fernando Sánchez Tavero (@AS_Tavero) August 7, 2025

Trajnerët dhe talentët e rinj tani shohin qartë se rruga drejt ekipit të parë është reale. 

Sulmuesi 21-vjeçar nuk u përpoq vetëm të tregonte veten, por shkëlqeu me performancat e tij, duke thyer çdo barrierë./Telegrafi/

The post Real Madridi ‘blindon’ Gonzalo Garcian dhe i vendos një klauzolë marramendëse appeared first on Telegrafi.

Gjiganti italian ka bërë ofertë 25 milionë euro për Gonzalo Garcian, Reali merr vendimin për të

6 August 2025 at 23:52

Pas shkëlqimit në Kupën e Botës për Klube, Gonzalo Garcia është bërë një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi 21-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë, duke u kërkuar nga ekipe angleze, spanjolle, italiane dhe gjermane.

Juventusi është klubi që ka bërë ofertën më konkrete, 25 milionë euro për transferimin e tij. Italianët e shohin Gonzalon si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic.

Megjithatë, Real Madridi ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e bërë të qartë se lojtari është pjesë kyçe e planeve të Xabi Alonsos për sezonin 2025-2026.

Gonzalo ka dalë nga akademia e klubit dhe ka fituar besimin e trajnerit, i cili e sheh si një talent të gatshëm për të konkurruar me lojtarë si Endrick.

Refuzimi i ofertës tregon vendosmërinë e Real Madridit për të mbajtur talentet e veta dhe për të mos i sakrifikuar për fitime afatshkurtra.

Klubi beson se Gonzalo ka potencialin për t’u bërë një nga yjet e së ardhmes dhe do t’i jepet hapësira për ta dëshmuar këtë në fushë.

Me këtë qëndrim, Real Madridi dërgon një mesazh të qartë, besimi te lojtarët e rinj është i palëkundur, dhe Gonzalo është një nga shtyllat e së ardhmes së bardhezinjve. /Telegrafi/

The post Gjiganti italian ka bërë ofertë 25 milionë euro për Gonzalo Garcian, Reali merr vendimin për të appeared first on Telegrafi.

Real Madridi merr vendimin për dyshen e sulmit Endrick dhe Gonzalo Garcia, njëri do të mbetet dhe njëri do të huazohet

3 August 2025 at 15:26

Real Madridi ka marrë tashmë një vendim strategjik për të ardhmen e dy talenteve të rinj në repartin ofensivë, Endrick dhe Gonzalo.

Sipas raportimeve nga mediume të ndryshme në Spanjë, Endrick do të qëndrojë në ekipin e parë dhe do të ketë mundësinë të tregojë veten si qendërsulmues, ndërsa Gonzalo Garcia pritet të dërgohet në huazim për të fituar përvojë dhe minuta loje.

Zyrtarët e klubit madrilen kanë ndërtuar një plan fleksibël, i cili parashikon që nëse Endrick nuk jep pritshmëritë deri në fund të vitit, Gonzalo Garcia mund të rikthehet nga huazimi në janar dhe të marrë rolin kryesor në sulm.

Për Gonzalo Garcia tashmë ka interes nga disa skuadra, me Getafen që kryeson listën e klubeve spanjolle të interesuara, ndërsa edhe disa klube angleze si Sunderland kanë ndjekur nga afër situatën e tij.

Megjithatë, interesimi i Sunderlandit është zbehur pas huazimit të Marc Guiu nga Chelsea, duke ia hapur rrugën opsioneve të tjera si Leeds United dhe Valencia, që po kërkojnë përforcime për sulmin.

Real Madridi po analizon me kujdes të gjitha propozimet për huazimin e Gonzalos, me synimin që ta dërgojë te një klub ku do të zhvillohet në mënyrë optimale dhe të rikthehet më i përgatitur.

Me këtë qasje, klubi po ndërton një të ardhme të fortë për repartin ofensivë, duke i dhënë Endrick një shans real për të treguar veten, ndërsa njëkohësisht investon në rritjen e Gonzalos si një alternativë serioze për të ardhmen. /Telegrafi/

The post Real Madridi merr vendimin për dyshen e sulmit Endrick dhe Gonzalo Garcia, njëri do të mbetet dhe njëri do të huazohet appeared first on Telegrafi.

Gonzalo Garcia ka refuzuar gjashtë skuadra, kërkon kontratë të re te Real Madridi

24 July 2025 at 15:46

Te Real Madridi vazhdojnë të merren vendime të rëndësishme për formimin e skuadrës në sezonin e ri, pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Një nga emrat që ka marrë vëmendje të madhe është Gonzalo Garcia, i cili shkëlqeu në turne dhe tregoi se mund të jetë një pjesë kyçe e projektit të trajnerit Xabi Alonso.

Përkundër interesimit nga jashtë, Gonzalo ka vendosur të qëndrojë në Madrid dhe të luftojë për vendin e tij në skuadër, duke refuzuar oferta konkrete nga klube të ndryshme evropiane.

Sipas AS, lojtari ka hedhur poshtë interesimin e Romës, Chelseat, Leeds Unitedit, Aston Villas, Bayer Leverkusenit dhe së fundmi edhe të Real Oviedos.

Garcia i ka kërkuar agjentit të nisë negociatat për rinovimin e kontratës, ndonëse aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh që e bën tërheqës për shumë ekipe.

Qëndrimi i tij shihet si shenjë besimi në projektin sportiv të Real Madridit, dhe dëshirës për t’u zhvilluar si pjesë e klubit që e ka formuar.

Në moshën e tij të re, Gonzalo synon të vazhdojë ngritjen brenda “Los Blancos”, duke u pozicionuar si një nga talentet më premtues të futbollit spanjoll. /Telegrafi/ 

The post Gonzalo Garcia ka refuzuar gjashtë skuadra, kërkon kontratë të re te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Kjo është skuadra e ëndrrave të Xabi Alonsos te Real Madridi – në secilën pozitë nga dy yje

18 July 2025 at 08:31

Ky është ekipi që Xabi Alonso ka në mendje për Real Madridin sezonin e ardhshëm, një projekt që synon shkathtësi dhe thellësi në çdo linjë. Vizioni i trajnerit është për një ekip të strukturuar, me profile të larmishme, alternativa për çdo pozicion dhe aftësinë për të modifikuar sistemin sipas nevojave të kundërshtarit ose momentit të ndeshjes.

Me nënshkrimet e siguruara tashmë dhe të tjera që ende nuk janë finalizuar, bordi i Real Madridit po zbaton planin e hartuar për të forcuar çdo sektor të fushës.

Mbrojtja do të jetë gurthemeli i Real Madridit të ri, me një mbrojtje me tre lojtarë që do të ofrojë siguri dhe priza të pastra nga mbrojtja. Dean Huijsen dhe Antonio Rudiger do të alternohen në të majtë, ndërsa Aurelien Tchouameni dhe Eder Militao do të ndajnë rolin e qendrës, me Ibrahima Konate – një nga kërkesat e Xabit – që do t’i bashkohet krahut të djathtë. Si zëvendësues, shfaqet Asencio, duke siguruar thellësi në atë pozicion.

Mbrojtësit e krahut do të jenë dinamikë, me Alvaro Carreras dhe Ferland Mendy në të majtë, ndërsa Trent Alexander-Arnold do të konkurrojë me Dani Carvajal në të djathtë. Të dy krahët do të jenë kyç si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Një mesfushë e re te Real Madridi?

Në mesfushë, Xabi Alonso planifikon të vendosë Enzo Fernandezin, objektivin e tij kryesor për këtë verë, si forcën organizuese përpara mbrojtjes. Krahas tij, Federico Valverde dhe Arda Guler do të sigurojnë ekuilibër dhe fuqi sulmuese nga linja e dytë. Kjo strukturë do të lejojë një mesfushë sulmuese të dyfishtë me Jude Bellingham dhe Franco Mastantuono, ky i fundit një lojtar i ri me perspektivë të sapo nënshkruar që premton talent dhe qetësi në linjën e treçerekëve.

Në sulm, Kylian Mbappe do të jetë përgjegjës për pozicionin e sulmuesit qendror, me Gonzalo dhe Endrick si zëvendësues. Në krahë, Vinicius Jr. do të fillojë i padiskutueshëm në të majtë, me pritjet për të shtuar një tjetër sulmues anësor për të cilin do të ndahen rreth 50 milionë euro. Ky lojtar do të jetë çelësi për të ruajtur konkurrencën e brendshme dhe për të ofruar opsione sulmuese.

Real Madridi po mendon edhe për largime

Para finalizimit të këtyre nënshkrimeve, klubi synon të lirojë hapësirë me disa largime të rëndësishme. Dani Ceballos, Brahim Diaz, Rodrygo Goes, Fran Garcia, David Alaba, dhe madje edhe Eduardo Camavinga janë në listën e transferimeve. Shitjet, përveç gjenerimit të të ardhurave, do të lirojnë pagat dhe do t’u hapin rrugë përforcimeve që trajneri ka kërkuar.

Kjo do të krijonte një skuadër të ekuilibruar, të thellë dhe taktikisht fleksibile, të gatshme për t’u përballur me sezonin sfidues të ardhshëm me qëllimin për të garuar për të gjithë titujt. /Telegrafi/

The post Kjo është skuadra e ëndrrave të Xabi Alonsos te Real Madridi – në secilën pozitë nga dy yje appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

14 July 2025 at 15:44

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.

Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.

Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.

Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.

The best of the best 👌
DAZN Editorial’s Team of the Tournament 🔥

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Every Match. Every Moment. | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/neKbHBebuo

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.

Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.

Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/ 

The post Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Po shkëlqen në Botërorin e klubeve, Reali merr ofertën 40 mln euro për zbulimin e Alonso-s

By: armand
4 July 2025 at 20:19

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso për këtë kompeticion, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 4 ndeshje deri tani. Duke parë formën e mirë që ka treguar në Kupën e Botës për Klube, […]

The post Po shkëlqen në Botërorin e klubeve, Reali merr ofertën 40 mln euro për zbulimin e Alonso-s appeared first on BoldNews.al.

Real Madridi do të vendosë për të ardhmen e Gonzalo Garcias pas Kupës së Botës për Klube

4 July 2025 at 17:00

Real Madridi do të zhvillojë diskutime në lidhje me të ardhmen e Gonzalo Garcias pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, sipas Melchor Ruiz.

Sulmuesi 21-vjeçar ka treguar performanca premtuese gjatë turneut, por roli i tij afatgjatë në klub mbetet i pasigurt.

E ardhmja e Garcias mund të ndikohet nga statusi i sulmuesve të tjerë Rodrygo dhe Endrick. Rodrygo, 24 vjeç, ka pasur kohë të kufizuar loje kohët e fundit, duke shkaktuar spekulime për një largim të mundshëm.

Raportet sugjerojnë se trajneri Xabi Alonso është i hapur për oferta për sulmuesin brazilian, me Arsenalin që është i interesuar.

Ndërkohë, 19-vjeçari Endrick ka pasur probleme me lëndime dhe mundësi të kufizuara. Një huazim thuhet se po merret në konsideratë për të ndihmuar zhvillimin e tij dhe për të siguruar kohë të rregullt loje.

Vendimet rreth Rodrygos dhe Endrick-ut ka të ngjarë të ndikojnë në perspektivat e Garcias te Real Madridi. Nëse Rodrygo largohet, Garcia mund të sigurojë një rol më të spikatur në ekipin e parë. Anasjelltas, nëse Endrick mbetet, konkurrenca për vendet në sulm do të intensifikohet.

Ndërsa Kupa e Botës për Klube përparon, Real Madridi do të vlerësojë opsionet e tyre sulmuese dhe do të përcaktojë vendin e Garcias brenda skuadrës në të ardhmen. /Telegrafi/

 

The post Real Madridi do të vendosë për të ardhmen e Gonzalo Garcias pas Kupës së Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Heroi i ri i Real Madridit – Gonzalo Garcia garanton çerekfinalen dhe miliona euro të ardhura

By: S SH
2 July 2025 at 19:28

Gonzalo Garcia është shfaqur si një prej yjeve më të mëdhenj të Kupës së Botës për Klube, duke kaluar nga një talent i heshtur në një lider të padiskutueshëm të Real Madridit.

Me tre gola, një asist dhe paraqitje të jashtëzakonshme, sulmuesi 21-vjeçar ka qenë vendimtar në kalimin e “Los Blancos” në çerekfinale të turneut.

“Është e pashpjegueshme çfarë Kupe Bote po përjetoj”, rrëfeu Gonzalo, i mbushur me emocion dhe vetëdije për momentin historik që po jeton.

I rritur në akademinë e famshme “La Fábrica” dhe me hapa të qetë në Valdebebas, Gonzalo erdhi në SHBA pa shumë vëmendje, por tani ka marrë gjithë skenën.

Në vetëm katër ndeshje, ai ka ndezur entuziazmin e tifozëve dhe ka sjellë në kujtesë fjalët e Courtois pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve kundër Arsenalit.

“Na mungonte një sulmues klasik” – kishte thënë Courtois. Dhe Gonzalo e dëshmoi.

Në sfidën vendimtare ndaj Juventusit, ai realizoi golin me kokë që e çoi Real Madridin në çerekfinale, pas një krosimi perfekt nga Trent. Ishte mënyra më klasike për të zhbllokuar ndeshjen – krosim, gjuajtje dhe gol.

Paraqitja e tij nuk ka ndikuar vetëm në rezultatet sportive, por edhe në aspektin ekonomik. Deri tani, Gonzalo ka kontribuar drejtpërdrejt në fitimin e 22.8 milionë eurove, ndërsa në total, Real Madrid ka përfituar 54.2 milionë euro nga ky turne, me potencialin për të fituar edhe mbi 100 milionë euro, nëse e ngritin trofeun.

Rritje galopante në tregun e transferimeve

Paraqitjet e Gonzalo Garcías kanë shpërthyer edhe në tregun e transferimeve. Ai mbërriti në Kupën e Botës për Klube me një vlerë prej 5 milionë euro, por pas katër ndeshjesh – ku ka shënuar ose asistuar në secilën – vlera e tij është rritur në 8 milionë euro dhe vazhdon të ngjitet.

“E njihja mirë, por nuk do të thosha se prisja tre gola në katër ndeshje, por ai i ndihmon shumë ekipit. Janë gola vendimtarë dhe unë kisha besim tek ai”, deklaroi Xabi Alonso pas ndeshjes.

Gonzalo García nuk është më vetëm një premtim. Ai po bëhet një realitet i fuqishëm dhe një emër që po e shkruan historinë e vet në fanellën e bardhë të Real Madridit.

The post Heroi i ri i Real Madridit – Gonzalo Garcia garanton çerekfinalen dhe miliona euro të ardhura appeared first on Albeu.com.

Heroi i ri i Real Madridit – Gonzalo Garcia garanton çerekfinalen dhe miliona euro të ardhura

2 July 2025 at 18:33

Gonzalo Garcia është shfaqur si një prej yjeve më të mëdhenj të Kupës së Botës për Klube, duke kaluar nga një talent i heshtur në një lider të padiskutueshëm të Real Madridit.

Me tre gola, një asist dhe paraqitje të jashtëzakonshme, sulmuesi 21-vjeçar ka qenë vendimtar në kalimin e “Los Blancos” në çerekfinale të turneut.

“Është e pashpjegueshme çfarë Kupe Bote po përjetoj”, rrëfeu Gonzalo, i mbushur me emocion dhe vetëdije për momentin historik që po jeton.

I rritur në akademinë e famshme “La Fábrica” dhe me hapa të qetë në Valdebebas, Gonzalo erdhi në SHBA pa shumë vëmendje, por tani ka marrë gjithë skenën.

Në vetëm katër ndeshje, ai ka ndezur entuziazmin e tifozëve dhe ka sjellë në kujtesë fjalët e Courtois pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve kundër Arsenalit.

“Na mungonte një sulmues klasik” – kishte thënë Courtois. Dhe Gonzalo e dëshmoi.

Në sfidën vendimtare ndaj Juventusit, ai realizoi golin me kokë që e çoi Real Madridin në çerekfinale, pas një krosimi perfekt nga Trent. Ishte mënyra më klasike për të zhbllokuar ndeshjen – krosim, gjuajtje dhe gol.

Paraqitja e tij nuk ka ndikuar vetëm në rezultatet sportive, por edhe në aspektin ekonomik. Deri tani, Gonzalo ka kontribuar drejtpërdrejt në fitimin e 22.8 milionë eurove, ndërsa në total, Real Madrid ka përfituar 54.2 milionë euro nga ky turne, me potencialin për të fituar edhe mbi 100 milionë euro, nëse e ngritin trofeun.

Rritje galopante në tregun e transferimeve

Paraqitjet e Gonzalo Garcías kanë shpërthyer edhe në tregun e transferimeve. Ai mbërriti në Kupën e Botës për Klube me një vlerë prej 5 milionë euro, por pas katër ndeshjesh – ku ka shënuar ose asistuar në secilën – vlera e tij është rritur në 8 milionë euro dhe vazhdon të ngjitet.

“E njihja mirë, por nuk do të thosha se prisja tre gola në katër ndeshje, por ai i ndihmon shumë ekipit. Janë gola vendimtarë dhe unë kisha besim tek ai”, deklaroi Xabi Alonso pas ndeshjes.

Gonzalo García nuk është më vetëm një premtim. Ai po bëhet një realitet i fuqishëm dhe një emër që po e shkruan historinë e vet në fanellën e bardhë të Real Madridit. /Telegrafi/ 

The post Heroi i ri i Real Madridit – Gonzalo Garcia garanton çerekfinalen dhe miliona euro të ardhura appeared first on Telegrafi.

❌
❌