Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PSG dominon me gjashtë lojtarë në "Formacionin e Vitit" të “The Best FIFA 2025”

16 December 2025 at 18:56


Paris Saint-Germain ka marr një përfaqësim të fuqishëm në “The Best FIFA Men’s 11 2025”, pasi gjashtë lojtarë që ndihmuan klubin francez të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të arrijë në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFAjanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.

Në portë është zgjedhur Gianluigi Donnarumma, i cili ndërkohë është transferuar te Manchester City. Atij i bashkohen Achraf Hakimi, Willian Pacho, Nuno Mendes, Vitinha dhe Ousmane Dembélé, duke e bërë PSG-në klubin me numrin më të madh të përfaqësuesve në ekipin ideal.

Në formacion është përfshirë edhe fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës për Klube, Cole Palmer, si dhe talenti i jashtëzakonshëm spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të impresionojë në moshë shumë të re.

The Best FIFA Men’s 11 – 2025

Portier: Gianluigi Donnarumma

Mbrojtës: Achraf Hakimi, Willian Pacho, Virgil van Dijk, Nuno Mendes

Mesfushorë: Cole Palmer, Vitinha, Pedri, Jude Bellingham

Sulmues: Ousmane Dembélé, Lamine Yamal

#TheBest FIFA Men's 11 in 2025. ✨
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Si u përcaktua “The Best FIFA Men’s 11”

Çmimet përfshijnë performancat e futbollistëve në periudhën 11 gusht 2024 – 2 gusht 2025. Kandidaturat u përgatitën nga FIFA në bashkëpunim me akterë të futbollit botëror, ndërsa fituesit u përzgjodhën nga një panel ekspertësh dhe tifozë të regjistruar në FIFA.com.

Votat e tifozëve dhe të ekspertëve kishin peshë të barabartë, pavarësisht numrit të votuesve. Lojtarët morën pikë në bazë të votave sipas pozicioneve përkatëse.

Fituesi i çmimit “The Best FIFA Men’s Player” u përfshi automatikisht në formacion, ndërsa portieri fitues i çmimit për portierin më të mirë nisi me nëntë pikë.

Në fund, formacioni u plotësua duke respektuar kufijtë maksimalë për pozicione: katër mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues. /Telegrafi/

Probleme te Chelsea, ylli i skuadrës në dyshime për përballjen me Atalantan

8 December 2025 at 14:28


Sulmuesi Cole Palmer nuk mori pjesë në stërvitjen e Chelseat para përballjes së së martës ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve, mungesa e Palmerit nuk lidhet me ndonjë lëndim të ri, por është pjesë e një rikthimi të menaxhuar me kujdes dhe të integruar gradualisht nga stafi teknik.

Sulmuesi anglez pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Evertonit më 13 dhjetor.

Palmer kishte munguar në 14 ndeshje për shkak të një lëndimi fillestar në gishtin e këmbës, të cilin e rëndoi edhe më shumë pas një aksidenti në shtëpi. Ai u rikthye fillimisht nga banka rezervë më 3 dhjetor në humbjen 3:1 ndaj Leeds United.

Më pas, reprezentuesi i Anglisë u rikthye në formacionin titullar në fundjavë kundër Bournemouthit, duke luajtur 58 minuta në barazimin pa gola 0:0.

Chelsea ndërkohë synon vetëm fitore ndaj Atalantas për të vazhduar garën që të zërë një vend direkt në top tetë, gjë që do ta kualifikonte direkt për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve./Telegrafi

Enzo Maresca zbulon nëse Palmer do të rikthehet për derbin ndaj Arsenalit

28 November 2025 at 21:20


Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e lojtarit Cole Palmer para përballjes kryesore me Arsenalin.

Mesfushori anglez ka pasur një sezon të vështirë nga lëndimet, duke munguar pjesë të mëdha për shkak të një problemi të vazhdueshëm në ijë, ndërsa së fundmi ishte jashtë fushës për shkak të një gishti të thyer.

Megjithatë, Palmer tani është shumë afër rikthimit në dispozicion të ekipit.

“Duhet ta mbrojmë Cole 100%. Jo vetëm Cole, në mendimin tim, sepse për shkak të Kupës së Botës të Klubeve apo sepse nuk ndalojmë kurrë, duhet të menaxhojmë dhe të mbrojmë lojtarë të ndryshëm”.

“Zgjidhja me Cole, nuk e di, tani kemi një takim me stafin mjekësor dhe vendosim për zgjidhjen më të mirë për të. Por është një lëndim që nuk është thjesht bardhë e zi”.

Cole Palmer

“Është një lëndim që ndonjë ditë mund të jesh më mirë. Nuk është se ke dhimbje dhe nesër zhduket. Ndonjëherë mund të jesh më mirë, ndonjëherë më keq. Prandaj duhet ta menaxhojmë ditë pas dite”.

Ai shtoi se Palmer është i gatshëm për të filluar ndeshjen ose për të hyrë nga stoli dhe rikthimi i tij do të forcojë ndjeshëm skuadrën.

“Ai është ndoshta lojtari ynë më i mirë. Jemi të lumtur që është rikthyer. Duhet t’i japim kohë për t’u siguruar që është 100% gati”.

“Ka performuar në mënyrë fantastike në të kaluarën dhe nuk ka dyshim se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë në të ardhmen”, ka deklaruar tekniku italian./Telegrafi/

“Si Haaland dhe Salah”, Enzo Maresca nënvizon rëndësinë që ka ylli i Chelseat pas lëndimit të tij

22 November 2025 at 12:16


Enzo Maresca beson se mungesa e Cole Palmer për shkak të dëmtimit është e barabartë me atë që do të përballeshin Manchester City dhe Liverpool nëse do t’u mungonin yjet e tyre, Erling Haaland dhe Mohamed Salah.

Chelsea nuk ka mundur të llogarisë te lojtari i tyre kryesor që nga shtatori dhe rikthimi i tij nga dëmtimi është shtyrë sërish pas një incidenti të çuditshëm në shtëpi.

Chelsea është detyruar të vazhdojë pa Palmerin pasi ai pësoi një dëmtim në ije në humbjen 2-1 ndaj Manchester United më 20 shtator.

Reprezentuesi anglez pritej të rifillonte stërvitjen me ekipin e parë këtë javë, por rikthimi i tij i shumëpritur është shtyrë për edhe shtatë ditë të tjera pasi ai theu gishtin e këmbës duke u përplasur me një derë.

Si pasojë, Palmer do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelseat, udhëtimin e së shtunës te Burnley në Ligën Premier, ndeshjen në shtëpi të së martës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe takimin e fundjavës së ardhshme në ligë kundër kryesuesve të Arsenalit.

Cole Palmer

“Ai (Palmer) ndoshta nuk do të jetë i gatshëm për të shtunën, për Barcelonën dhe as për Arsenalin”, tha Maresca fillimisht.

“Për fat të keq, ai pati një aksident në shtëpi ku goditi gishtin e këmbës. Nuk është asgjë serioze, por nuk do të rikthehet javën e ardhshme”.

“Për ne, Cole është si Haaland për Manchester City, si Salah për Liverpool. Nëse Haaland nuk luan për Cityn ose Salah nuk luan për Liverpoolin, ata nuk janë e njëjta skuadër”.

“Kështu që jam shumë krenar, veçanërisht krenar për lojtarët, sepse ky është një moment i vështirë pa Cole”, përfundoi italiani./Telegrafi/

Cole Palmer u lëndua çuditërisht në një incident në shtëpi, ai do të humbasë dy derbi të mëdhenj

21 November 2025 at 14:27


Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka pësuar një dëmtim që do ta detyrojë të marrë një pushim nga aktivitetet futbollistike për disa nga javët e ardhshme.

Është një dëmtim i çuditshëm pasi ndodhi në shtëpi, ku Palmer theu gishtin e këmbës gjatë një incidenti.

Për shkak të dëmtimit, Palmer do të humbasë duelin e nesërm (e shtunë) midis Chelseat dhe Burnleyt, si dhe dy derbit e mëdhenj që i presin Blutë të luajnë kundër Barcelonës dhe Arsenalit javën e ardhshme.

Cole Palmer has broken his toe in an accident at home and is expected to miss Chelsea's next 3 games against Burnley, Barcelona and Arsenal 🤕🔵 pic.twitter.com/QQvObFM8UV
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) November 21, 2025

“ Cole Palmer ka një frakturë në gishtin e këmbës pas një aksidenti në shtëpi. Ai ndoshta nuk është i disponueshëm për Burnleyn… Barcelonën dhe Arsenalin, me siguri”.

“Ai ka një gisht të thyer të këmbës... Cole është pothuajse i rikuperuar nga dëmtimi në ijë, por tani ka këtë problem të vogël”, tha Maresca në një konferencë për shtyp.

Cole Palmer is set to miss two huge games for Chelsea next week after suffering an injury setback.

He fractured his toe in an incident at home 🤕 pic.twitter.com/JnhY5sp9kW
— ESPN UK (@ESPNUK) November 21, 2025

Ndryshe, Palmer po kalon një sezon për t’u harruar deri më tani dhe ka shumë probleme me lëndimet, prandaj luajti vetëm katër ndeshje dhe shënoi dy gola, pa llogaritur paraqitjet në Kampionatin Botëror të Klubeve këtë verë.

Megjithatë, trajneri Marseca konfirmoi se Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Burnleyt dhe ky mund të jetë një lajm pozitiv për tifozët londinezë. /Telegrafi/

Chelsea pret që Cole Palmer të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës

13 November 2025 at 11:50


Klubi anglez, Chelsea shpreson që ylli i tyre, Cole Palmer, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës më 25 nëntor.

Lojtari i kombëtares angleze ka qenë jashtë fushave që nga shtatori për shkak të një dëmtimi të vazhdueshëm në ijë, duke humbur 11 ndeshje në të gjitha garat.

Raportet e para disa javëve thanë se sulmuesi anglez do të mungojë edhe disa javë, por stafi i Bluve synon ta ketë shumë shpejt gati.

Sipas Daily Mirror, Chelsea shpreson që Palmer të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës më 25 nëntor.

Palmer thuhet se është i etur të luajë në ndeshjen e profilit të lartë, por Chelsea është e kujdesshme në lidhje me nxitimin e rikthimit të tij, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e tij për skuadrën.

Blutë synojnë të balancojnë rikuperimin e tij me kërkesat e një ndeshjeje të rëndësishme evropiane në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Thomas Tuchel: Kane, Bellingham dhe Foden nuk mund të luajnë njëkohësisht në Angli

13 November 2025 at 11:40


Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë një deklaratë surprizuese, duke thënë se kapiteni Harry Kane dhe yjet Jude Bellingham e Phil Foden nuk mund të jenë pjesë e të njëjtit ekip.

Në një intervistë për TalkSport, Tuchel theksoi se do të zgjedhë lojtarët në pozicionet ku japin më të mirën e tyre dhe nuk do të ndryshojë formacionin ose sistemin vetëm për të futur emra të mëdhenj në fushë.

Ai shtoi se nuk do të marrë pesë “numra 10” për Botërorin, duke sugjeruar se do të jetë i detyruar të lërë jashtë një ose më shumë nga Bellingham, Morgan Rogers, Foden, Cole Palmer dhe Eberechi Eze, për shkak të bollëkut të talentit në atë pozicion.

“Aktualisht, nëse mbajmë strukturën tonë, ata nuk mund të luajnë së bashku”, ka thënë Tuchel për treshen Kane, Bellingham dhe Foden.

Ndryshe, Anglia tashmë është kualifikuar në Kupën e Botës 2026, por do të përballet edhe me Serbinë dhe Shqipërinë këtë javë. /Telegrafi/

Chelsea në panik - ylli i skuadrës do të mungojë edhe gjashtë javë

4 November 2025 at 15:26


Sulmuesi i Chelseat, Cole Palmer, i cili mungon prej fundit të shtatorit për shkak të një dëmtimi në ijë, ka dhënë një përditësim për gjendjen e tij fizike, duke theksuar se po punon vazhdimisht për t’u rikthyer në formën më të mirë.

Në një postim në Instagram, 23-vjeçari ndau tetë fotografi, mes tyre edhe një nga palestra, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: "Çfarëdo që thotë fotoja e pestë".

Palmer, që këtë sezon ka zhvilluar vetëm katër ndeshje, pritej fillimisht të rikthehej pas pushimit të kombëtareve.

Megjithatë, trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se rikthimi i tij do të vonohet, me klubin që synon ta ketë plotësisht të gatshëm drejt fundit të nëntorit.

“Shpresojmë kështu, por me Cole gjithçka duhet planifikuar dhe rishikuar vazhdimisht. Po ecim ditë pas dite. Ai ende nuk është bashkuar me ekipin në stërvitje”, ka thënë Maresca para udhëtimit të Chelseat drejt Qarabagut.

“Do të doja ta kisha Cole në dispozicion nesër dhe në çdo ndeshje, por fatkeqësisht ai është i dëmtuar. Gjithsesi, po bëjm çmos ta kemi sërish në fushë sa më shpejt”, përfundoi Maresca.

Dëmtimi i ka ndërprerë ndjeshëm ecurinë e Palmer në këtë fillim sezoni, por lojtari mbetet optimist për rikthimin.

Chelsea, nga ana tjetër, po ndjek me kujdes procesin e rehabilitimit për të siguruar që ai të rikthehet plotësisht i gatshëm në skuadër. /Telegrafi/

Formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro: Kombinimi perfekt i talentit të ri dhe yjeve të mëdhenj - sulmi i frikshëm

3 November 2025 at 17:30


Organizata globale që përfaqëson futbollistët profesionistë, FIFPro, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2025.

Në këtë “Best XI” janë përfshirë vetëm futbollistë nga klubet më të mëdha të Evropës – si Barcelona, PSG, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid – duke reflektuar dominimin e këtyre gjigantëve në futbollin modern.

Në portë ndodhet Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester Cityt, i cili fitoi vendin falë paraqitjeve heroike me PSG-në sezonin e kaluar.

Përpara tij, në mbrojtje, janë dy ish-bashkëlojtarë nga Parisi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa treshen e plotëson veterani i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që vazhdon të ruajë nivelin më të lartë në moshën 34-vjeçare.

Mesfusha përbëhet nga një kombinim i talentit të ri dhe përvojës: Cole Palmer nga Chelsea, që po shkëlqen me kreativitetin e tij; Jude Bellingham i Real Madridit, lideri i padiskutueshëm i mesfushës; Pedri nga Barcelona, që rikthehet fuqishëm pas lëndimeve; dhe Vitinha i PSG-së, që po rritet si një motor i vërtetë i skuadrës pariziene.

Në sulm, treshja është thjesht spektakolare: Lamine Yamal i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, që është sensacioni më i ri i futbollit botëror; Kylian Mbappé, tashmë ikonë e Real Madridit, që po vazhdon të udhëheqë me gola.

Ky formacion nuk do të kishte kuptim pa Ousmane Dembele, ylli i madh i Paris Saint-Germain.

Formacioni i FIFAPro

Votat e lojtarëve profesionistë kanë nxjerrë, një gjenerat të futbollistëve që po dominojnë Evropën – një përzierje perfekte mes yjeve të afirmuar dhe talenteve që do të përcaktojnë të ardhmen e sportit më të dashur në planet. /Telegrafi/

Ylli i Chelseat, Cole Palmer e patenton emrin 'Cold Palmer'

7 October 2025 at 16:10


Ylli i Chelseat dhe Anglisë, Cole Palmer, ka siguruar zyrtarisht të drejtat tregtare për nofkën e tij të njohur “Cold Palmer”.

Aplikimi për regjistrim u dorëzua në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Mbretërisë së Bashkuar në nëntor të vitit të kaluar dhe është miratuar së fundmi, duke i dhënë Palmer të drejtën ekskluzive për ta përdorur këtë emër në mënyrë komerciale.

Patenta “Cold Palmer” përfshin një gamë të gjerë produktesh, përfshirë artikuj si: sapunë, veshje, ushqime të lehta, briskë rroje, mbrojtëse për telefona, drone, lodra dhe pije alkoolike, me përjashtim të verës.

Ky përjashtim vjen pas kundërshtimit nga kantina e njohur franceze “Chateau Palmer”.

Ky hap ligjor i siguron Palmer mbrojtje kundër përdorimit të paautorizuar të emrit të tij dhe njëkohësisht i hap rrugë mundësive për licencim dhe shitje produktesh me brendin e tij, si gjatë, ashtu edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Ekspertët e marketingut sportiv e cilësojnë këtë lëvizje si një strategji të qartë për ndërtimin e një brendi personal të qëndrueshëm, në linjë me atë që kanë bërë edhe futbollistë të tjerë të profilit të lartë që kanë regjistruar emrin apo imazhin e tyre si patenta tregtare. /Telegrafi/

Cole Palmer drejt një transferimi të madh – një klub më i madh se Chelsea e do në skuadrën e tyre

6 October 2025 at 18:19


Cole Palmer, një nga talentet më të ndritur të futbollit anglez, mund të mos qëndrojë gjatë te Chelsea. Lojtari 22-vjeçar pritet të jetë pjesë e një transferimi të madh, me Real Madridin që shihet si destinacioni i radhës.

Fituesi i Kupës së Botës për Klube dhe një nga më të mirët te Chelsea sezonin e kaluar, ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme edhe gjatë ndeshjeve miqësore në SHBA.

Edhe pse këtë edicion është penguar nga lëndimet, Palmer mbetet një objektiv serioz për disa nga klubet më të mëdha evropiane.

palmer 2 Cole Palmer telegrafi.com

Raportimet nga mediat angleze sugjerojnë se sulmuesi mund të largohet nga “Stamford Bridge” më shpejt se pritej. Forma e tij që nga largimi nga Manchester City dhe ndikimi i menjëhershëm te Chelsea e kanë bërë Palmerin një emër të kërkuar në tregun e transferimeve, ndërsa besohet se vetë lojtari është i tunduar nga ideja për t’u bashkuar me Real Madridin.

Chelsea, megjithatë, nuk pritet ta lëshojë lehtë. Palmer ka ende tetë vite në kontratë dhe klubi londinez kërkon një shumë të lartë për kartonin e tij — rreth 130 milionë euro.

Një shifër që do ta bënte një nga transferimet më të shtrenjta në histori për “Los Blancos”.

Palmer te Chelsea

Palmer iu bashkua Chelseat në shtator të vitit 2023 nga Manchester City për afro 50 milionë euro, në një lëvizje që fillimisht u pa me skepticizëm, por që rezultoi një sukses i madh.

Deri më tani, ai ka regjistruar 101 paraqitje, duke shënuar 45 gola dhe dhënë 29 asiste. /Telegrafi/

Dalin pikët e Topit të Artë – Dembele e fitoi me një distancë të konsiderueshme ndaj Yamalit

26 September 2025 at 20:30


Ousmane Dembele u konfirmua si fituesi i Topit të Artë 2025 në fillim të kësaj jave dhe shifrat përfundimtare të votimit zbuluan se ai përfundoi me mbi 300 pikë më shumë se superylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

Fushata mbresëlënëse e francezit, e cila përfshiu një kampanjë historike me katër trofe të fituar, e cila e bëri atë vetëm fituesin e dytë të këtij çmimi prestigjioz në historinë e Paris Saint-Germain.

Shifrat përfundimtare të votimit, të publikuara të premten, katër ditë pas ceremonisë, konfirmuan se Dembélé përfundoi i pari me 1,380 pikë, përpara Yamal me 1,059 pikë, të vetmit dy lojtarë që kaluan kufirin e 1,000 pikëve.

Vitinha (703), Mohamed Salah (657) dhe Raphinha (620) kompletojnë pesëshen e parë.

Dhjetëshja më e mirë përfshiu gjithashtu Achraf Hakimi (484), Kylian Mbappe (378), Cole Palmer (211), Gianluigi Donnarumma (172) dhe Nuno Mendes (171).

✨ What you need to know about Ousmane Dembélé's victory #ballondor pic.twitter.com/asmqUuDgPY
— Ballon d'Or (@ballondor) September 26, 2025

Ylli i Liverpool, Salah, u vlerësua sërish pas një sezoni tjetër të fortë, ndërsa Palmer zuri në mënyrë të papritur vendin e tetë, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Chelsean.

Top 10 përfshiu gjithsej pesë lojtarë të Paris Saint-Germain, duke theksuar sezonin e jashtëzakonshëm të parisienëve.

Triumfi i Dembele vulos një fushatë në të cilën PSG fitoi më në fund trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.

Francezi i rilindur shënoi 35 gola dhe dha 14 asistime në të gjitha kompeticionet, teksa skuadra e Luis Enrique rrëmbeu katër trofe.

Për Yamal, përfundimi në vend të dytë në moshën vetëm 18-vjeçare nënvizon statusin e tij në rritje si e ardhmja e Barcelonës dhe Spanjës, ndërsa ai në mënyrë të jashtëzakonshme ka ende tre shanse të tjera për të thyer rekordin e Ronaldo Nazarios si fituesi më i ri ndonjëherë./Telegrafi/

Mësohet se sa do të mungojë Cole Palmer shkaku i lëndimit

26 September 2025 at 13:34


Trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se mesfushori-sulmues i Chelseat, Cole Palmer, do të mungojë për një periudhë deri në tri javë si pasojë e një dëmtimi të përsëritur në ijë.

Palmer u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së parë të humbjes ndaj Manchester United fundjavën e kaluar, pasi shqetësimi në ijë u rikthye.

Lojtari 22-vjeçar kishte nisur të ndiente probleme që gjatë përgatitjeve parasezonale, të shkurtruara nga pjesëmarrja e Chelseat në Kupën e Botës për Klube në korrik.

“Vendosëm ta mbrojmë pak Cole për të mos lejuar që dëmtimi të përkeqësohet”, tha fillimisht Maresca.

“Do të pushojë për dy deri në tre javë, deri në pushimin ndërkombëtar, për të parë nëse me atë pauzë mund të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në formën optimale”.

Trajneri italian shtoi gjithashtu se nuk parashikohet ndërhyrje kirurgjikale.

“Nuk mendoj se ka nevojë për operacion. Është thjesht çështje menaxhimi të dhimbjes. Kemi zgjedhur një qasje më konservatore”.

Palmer ka qenë titullar në vetëm tri nga shtatë ndeshjet e deritanishme të Chelseat këtë sezon dhe mungoi në grumbullimin e fundit të Anglisë.

Përfaqësuesja angleze do të zhvillojë një miqësore ndaj Wales më 9 tetor, përpara ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë pesë ditë më vonë.

Chelsea do të përballet me Brighton dhe Liverpoolin në Ligën Premier, si dhe me Benfican në Ligën e Kampionëve para se të nisë pushimi ndërkombëtar i tetorit.

Ndërkohë, Maresca nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësin Tosin Adarabioyo, i cili do të qëndrojë jashtë fushave deri pas pushimit për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Wesley Fofana gjithashtu do të mungojë në përballjen e radhës ndaj Brighton për shkak të një dëmtimi në kokë. /Telegrafi/

Pakënaqësi te Chelsea, Palmer kërkon shkarkimin e trajnerit Maresca

25 September 2025 at 10:16


Emri i Cole Palmer është sërish në qendër të vëmendjes së Chelseat. Lojtari anglez, një nga yjet e Ligës Premier, thuhet se po shpreh pakënaqësi me punën taktike të Enzo Marescas.

Edhe pse këto janë raportime të pakonfirmuara, burime në Angli sugjerojnë se lojtari beson se skuadra nuk po e tregon potencialin e saj të plotë pavarësisht se fitoi së fundmi Kupën e Botës për Klube.

Që kur mbërriti nga Manchester City, Palmer është bërë lojtari më vendimtar i Stamford Bridge. Këtë sezon, ai ka shënuar dy gola në katër ndeshje në të gjitha garat.

Ndikimi i tij në projektin sportiv është i dukshëm, por edhe natyra e tij kërkuese është e tillë. Palmer nuk e fsheh dëshirën e tij për të parë një Chelsea me një identitet më të qartë, duke kombinuar talentin individual me një plan të qëndrueshëm kolektiv.

Fillimi i sezonit ka qenë i paqëndrueshëm. Ekipi londinez humbi ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich dhe u mundua shumë për të eliminuar ekipin modest, Lincoln City, në Kupën Carabao.

Në Ligën Premier, rezultati është gjithashtu jo bindës. Pas pesë ndeshjesh, Blutë ndodhen në vendin e gjashtë me tetë pikë. Kjo ka ngjallur thashetheme rreth të ardhmes së trajnerit Maresca, i cili ka qenë në krye të ekipit vetëm prej disa muajsh.

Zëvendësimi i Palmer dhe polemika në Old Trafford

Episodi që ndezi kambanat e alarmit ishte ndeshja kundër Manchester United. Përjashtimi i Robert Sanchez nga kartoni i kuq e detyroi trajnerin të ndryshonte formacionin në minutën e 21-të, dhe midis ndryshimeve ishte edhe largimi i papritur i Cole Palmer.

Vendimi shkaktoi debat midis mediave dhe tifozëve. Disa e interpretuan gjestin e Palmer për të lënë fushën si një shenjë pakënaqësie, duke nxitur spekulime për një përçarje me trajnerin italian.

Chelsea, midis durimit dhe urgjencës së rezultateve

Bordi këmbëngul në mbështetjen e Marescas, por pranon se rezultatet do të duhet të përmirësohen së shpejti. Projekti u ndërtua me investime të mëdha dhe nuk ka vend për një tjetër sezon të paqëndrueshëm.

Për një klub që ka shpenzuar më shumë se një miliard funte për transferime të fundit, presioni është i madh. Lojtarë si Palmer do të luajnë një rol vendimtar si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Për momentin, gjithçka tregon se çështja mbetet një thashetheme, por fakti që lojtari më vendimtar i ekipit po lidhet me dyshime rreth trajnerit të tij është ende shqetësues.

Muajt e ardhshëm në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve do të përcaktojnë nëse Maresca mund ta konsolidojë vizionin e tij apo nëse bordi i klubit londinez do të duhet të kërkojë alternativa.

E vërteta është se lidershipi i Palmer është i padiskutueshëm. Pyetja është nëse marrëdhënia e tij me trajnerin mund të mbahet në një mjedis aq kërkues sa Stamford Bridge. /Telegrafi/

Renditja e Topit të Artë: Pas Dembeles vjen Yamal - befasojnë pozitat e Salah dhe Mbappe

22 September 2025 at 23:11


Ceremonia e Topit të Artë 2025 në Paris solli një renditje spektakolare të dhjetë lojtarëve më të mirë në botë, ku shkëlqeu ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Dembele, me sezonin e tij historik te PSG-ja dhe triumfin në Ligën e Kampionëve, la pas në garë supertalente si Lamine Yamal i Barcelonës, i renditur i dyti, dhe mesfushorin e shkëlqyer Vitinha, që plotësoi podiumin.

Në vendin e katërt u pozicionua legjenda egjiptiane e Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa pas tij, surpriza e edicionit, Raphinha i Barcelonës, që arriti deri në vendin e pestë.

The very first picture of our new Ballon d'Or!

OUSMANE DEMBÉLÉ! #ballondor pic.twitter.com/CKvDECZX63
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Pesëshja vijon me Achraf Hakimi (PSG) dhe Kylian Mbappé (Real Madrid), që këtë vit u renditën respektivisht të gjashti dhe i shtati.

Risia e madhe ishte prania e Cole Palmer të Chelseat, që me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Ligën Premier u ngjit në vendin e tetë, ndërsa Gianluigi Donnarumma, fituesi i Trofeut Yashin, u rendit i nënti.

Top 10-shen e kompletoi Nuno Mendes, një tjetër përfaqësues i PSG-së.

Renditja e përgjithshme për Topin e Artë

10: Nuno Mendes (PSG)

9: Gianluigi Donnarumma (Manchester City, ish-PSG)

8: Cole Palmer (Chelsea)

7: Kylian Mbappé (Real Madrid)

6: Achraf Hakimi (PSG)

5: Raphinha (FC Barcelona)

4: Mohamed Salah (Liverpool)

3: Vitinha (PSG)

2: Lamine Yamal (Barcelona)

1: Osumane Dembele (PSG)


Kjo renditje jo vetëm që kurorëzoi Dembelen si mbretin e futbollit për vitin 2025, por gjithashtu nxori në pah gjeneratën e re të talenteve që po marrin gjithnjë e më shumë skenën botërore. /Telegrafi/

Kush ka mbetur në garë për "Topin e Artë": Lista e ngushtë e finalistëve

22 September 2025 at 20:52


Ceremonia e Topit të Artë 2025 po afrohet dhe tashmë kemi një listë të ngushtë me futbollistët që kanë mbetur në garë për çmimin më të prestigjshëm individual në futboll. Mes emrave të mëdhenj dhe yjeve në formë, finalistët përfshijnë disa nga lojtarët më të spikatur të sezonit.

Nga Paris Saint-Germain, pjesë e garës janë Ousmane Dembélé, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha, por edhe Gianluigi Donnarumma, i cili ka kaluar te Man City. Klubi parisien ka treguar në skenën evropiane.

😎 #ballondor pic.twitter.com/THtPfXfO0R
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Real Madrid është përfaqësuar nga ylli i saj i ndritur, Kylian Mbappe, që ka vazhduar të shfaqet në formën më të lartë dhe konsiderohet një nga favoritët kryesorë.

Chelsea, Barcelona dhe Liverpool plotësojnë listën me emra. Cole Palmer vjen nga Chelsea, ndërsa Mohamed Salah nga Liverpooli, duke sjellë një kombinim të aftësive të jashtëzakonshme, kreativitetit dhe ndikimit në lojë.

Raphinha dhe Lamine Yamal, vijnë nga Barcelona dhe shihen si favorit për "Topin e Artë".

Lamine Yamal and his family! ❤️#ballondor pic.twitter.com/jWVOCYhqC0
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Kjo garë është një përballje e fortë mes talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror, ku çdo futbollist ka pasur momente vendimtare gjatë sezonit, duke lënë gjurmë në klubet dhe kombëtaret e tyre. /Telegrafi/

Palmer thotë se nuk e merituan humbjen nga Bayerni: Golat i pranuam me gabimet tona

18 September 2025 at 15:35


Mesfushori ofensiv i Chelseat, Cole Palmer, reagoi pas humbjes 1–3 në udhëtim kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.

Palmer ishte autor i golit të vetëm të londinezëve dhe një nga lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës, por pranoi se gabimet individuale e dënuan Chelsean.

“Mendoj se luajtëm mirë. Treguam se e meritonim të ishim këtu. Tre golat që pësuam ishin faji ynë".

"Patëm rastet tona, por humbëm disa mundësi. Ata kanë një ekip të fortë, por mendoj se meritonim më shumë sesa morëm", tha Palmer.

Sipas Palmer, ky është vetëm fillimi i garës dhe ekipi do të rritet me kalimin e javëve. Ai beson se performanca ndaj gjermanëve tregoi potencialin e vërtetë të Chelseat.

Në ndeshjen e ardhshme të grupit, Chelsea do të presë Benficën në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/

Chelsea gabon në fund, ndalet nga Brentfordi

13 September 2025 at 22:56


Chelsea ka lëshuar dy pikë në kohën shtesë, në përballjen ndaj Brentfordit, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.

“Blutë” ishin në avantazh prej 1:2, mirëpo pësuan gol në minutat shtesë, kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:2.

Brentford përmes një kundëraksioni fantastik kaloi në epërsi me anë të Kevin Shcade që u asistua nga ish kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson (35’).

Megjithatë, në 45-minutëshin e dytë, me inkuadrimin e Cole Palmer – e tërë situata ndryshoi për klubin londinez.

Fillimisht, Palmer u kthye nga lëndimi me gol, ku shënoi nga afërsia pas asistimit të Joao Pedros (61’).


First goal of the season. 🥶#CFC | #BRECHE pic.twitter.com/SqLI4sfjf8
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 13, 2025


Ndërkohë, ishte Moises Caicedo që e përmbysi epërsinë me një gol nga distanca pas një topi të kthyer (85’).

Kur mendohej se Chelsea po arkëtonte pikët e plota, Brentford krijoi edhe një aksion, ku Fabio Carvalho ia tundi rrjetën londinezëve (90+4').

Chelsea tani renditet në pozitën e pestë me tetë pikë, derisa Brentford zë pozitën e 12-të me katër sosh./Telegrafi/

Pesë lojtarët më të mirë anglezë që mund të shkëlqejnë në Kupën e Botës 2026

10 September 2025 at 21:40


Thomas Tuchel ka një skuadër të talentuar që mund të japë rezultate të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026, pasi brenda saj ka disa nga lojtarët më të mirë në botë.

Duke marrë parasysh ndikimin e formës së klubeve dhe performancat ndërkombëtare, këtu janë pesë lojtarët më të mirë anglezë aktualisht.

Anglia me shumë gjasë do të jetë në SHBA në vitin 2026, pasi ka 5 fitore nga 5 ndeshje, ndërsa Shqipëria dhe Serbia kanë lëshuar pikë rrugës.

5. Cole Palmer (Chelsea)

Kalimi i Cole Palmer nga Manchester City te Chelsea ka transformuar karrierën e tij, pasi shpejt u bë një nga figurat kyçe të skuadrës londineze. Ai shkëlqeu në sezonin 2023/24 me 27 gola dhe 15 asiste, duke treguar aftësinë e tij si një nga krijuesit më të mirë të Ligës Premier.

Edhe pse Anglia humbi në finalen e Euro 2024, Palmer shënoi gol dhe tregoi se mund të kontribuojë në momente kyçe. Me tre gola dhe dy asiste deri tani në sezonin aktual, Palmer mbetet një nga talentet më të shquara sulmuese të Anglisë, duke treguar potencial për t’u bërë një yll i madh ndërkombëtar.

Cole Palmer telegrafi.com

4. Declan Rice (Arsenal)

Declan Rice vazhdon të lulëzojë që nga transferimi te Arsenal, duke u bërë një element thelbësor për klubin dhe kombëtaren. I njohur për energjinë, ndërhyrjet vendimtare dhe qetësinë me topin, Rice është baza e mesfushës angleze.

Në Euro 2024, ai ishte një nga lojtarët më të spikatur të Anglisë dhe ka vazhduar këtë ndikim në Ligën Premier. Me dy asiste në vetëm tre ndeshje këtë sezon, Rice duket se do të mbetet një nga figurat qendrore të Anglisë në Kupën e Botës 2026, duke sjellë stabilitet dhe ndikim në lojën mesfushore.

rice bellingham Declan Rice telegrafi.com

3. Bukayo Saka (Arsenal)

Bukayo Saka është rritur në një nga yjet më të besueshëm të Arsenalit dhe të kombëtares angleze, pavarësisht dëmtimeve që e kanë penguar herë pas here. Numri i tij prej 20 golash dhe 14 asistesh në sezonin 2023/24 nënvizon cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij, duke e mbajtur atë në mesin e elitës së futbollit anglez.

Saka ka luajtur tashmë 44 ndeshje për Anglinë, dhe ka potencialin të përfundojë si një nga lojtarët më të mirë anglezë të të gjitha kohërave. Me një gol tjetër në fillim të sezonit 2025/26, ai po dëshmon edhe një herë pse renditet në krye të yjeve anglezë dhe pse është një lojtar kyç për suksesin e skuadrës së Tuchel.

Bukayo Saka telegrafi.com

2. Jude Bellingham (Real Madrid)

Jude Bellingham është zhvilluar në një superyll global te Real Madrid, duke dominuar mesfushën me gola, asiste dhe qëndrueshmëri mbrojtëse. Gjatë sezonit 2023/24 ai shënoi 23 gola dhe dha 12 asiste, performancë që e barazon me rezultatet e sulmuesve më të mirë.

Edhe pse dëmtimet herë pas here e kanë ndalur, Bellingham mbetet lojtari që ndryshon lojën e Anglisë në skenat më të mëdha. Me një gol dhe një asist tashmë këtë sezon, ai vazhdon të vendosë standardin për mesfushorët anglezë jashtë vendit dhe është një element i pazëvendësueshëm për Tuchel dhe kombëtaren.

bellingham Jude Bellingham telegrafi.com

1. Harry Kane (Bayern Munich)

Harry Kane vazhdon të jetë lojtari më i rëndësishëm i Anglisë. Sulmuesi shkëlqeu që nga transferimi i tij te Bayern Munich, duke shënuar 41 gola dhe 14 asistime në sezonin 2024/25, gjë që e çoi në titullin e tij të parë në ligën gjermane dhe e forcoi vendin e tij midis sulmuesve më të mirë në Evropë.

Në sezonin aktual, Kane ka arritur të tregojë formën e tij të jashtëzakonshme me 9 gola në 9 paraqitje, duke ripërtërirë reputacionin e tij si një lojtar i klasit botëror.

England striker Harry Kane Harry Kane telegrafi.com

Lider i lindur dhe golashënues i shkëlqyer, ndikimi i Kane e bën atë futbollistin më të rëndësishëm anglez në botë aktualisht dhe një figurë kyçe për aspiratat e Anglisë në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

France Football zbulon emrat e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2025

7 August 2025 at 15:38

Revista prestigjioze, France Football ka shpallur sot (e enjte) gjatë ditës kandidatët për Topin e Artë 2025.

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet në Paris më 22 shtator. Aty do të merren parasysh vetëm performancat në sezonin paraprak.

Fituesi i mëparshëm është Rodri i Manchester Cityt, i cili këtë vit nuk gjendet fare në listë, por ka shumë yje tjerë që përbejnë listën pre 30 lojtarëve të nominuar.

Në listë nuk mungojnë emra si favoritët e përmendur tashmë si Lamine Yamal, Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Vitinha, Mohamed Salah dhe Raphinha.

 

Here are the 2025 Ballon d’Or nominees!#ballondor pic.twitter.com/tehmbU4R0j

— Ballon d’Or (@ballondor) August 7, 2025

Përveç tyre lista përfshin edhe yje tjerë si Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Lautaro Martinez, Harry Kane, Pedri, Erling Haaland dhe Achraf Hakimi.

Më poshtë keni listën më të gjithë 30 emrat e nominuar për Topin e Artë 2025:

– Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain);

– Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain);

– Jude Bellingham (Real Madrid)

– Desire Doue (Paris Saint-Germain)

– Denzel Dumfries (Inter)

– Serhou Guirassy (Dortmund)

– Erling Haaland (Man City)

– Viktor Gyokeres (Arsenal)

– Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain)

– Harry Kane (Bayern Munich)

– Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain)

– Robert Lewandowski (Barcelona)

– Alexis Mac Allister (Liverpool)

– Lautaro Martinez (Inter)

– Scott McTominay (Napoli)

– Kylian Mbappe (Real Madrid)

– Nuno Mendes (Paris Saint-Germain)

– Joao Neves (Paris Saint-Germain)

– Pedri (Barcelona)

– Cole Palmer (Chelsea)

– Michael Olise (Bayern Munich)

– Raphinha (Barcelona)

– Declan Rice (Arsenal)

– Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain)

– Virgil van Dijk (Liverpool)

– Vinicius Jr (Real Madrid)

– Mohamed Salah (Liverpool)

– Florian Wirtz (Liverpool)

– Vitinha (Paris Saint-Germain)

– Lamine Yamal (Barcelona)

/Telegrafi/

The post France Football zbulon emrat e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

❌
❌