Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Donnarumma zbulon dëshirën e tij për të ardhmen me Man Cityn

18 December 2025 at 15:32


Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka shprehur kënaqësinë e tij për faktin që po stërvitet nga Pep Guardiola dhe ka theksuar dëshirën për të qëndruar “për shumë vite” te Manchester City nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

Sky Sport Italia ka publikuar një pjesë të shkurtër të intervistës me portierin, e cila do të transmetohet e plotë në ditët në vijim.

Në këtë fragment, Donnarumma flet për përshtatjen e tij te Man City dhe raportin me Guardiolën, duke nënvizuar respektin e madh që ka për të dhe ndikimin pozitiv që trajneri ka në vendimmarrjen dhe qetësinë e tij në fushë.

“E respektoj jashtëzakonisht shumë, kemi një raport të shkëlqyer dhe ai më ndihmon shumë në vendime. Më mban të qetë në çdo situatë. Është ëndrra e të gjithëve të stërvitesh prej tij. Jam me fat që jam këtu dhe shpresoj të kaloj shumë vite me të dhe të shkruaj historinë e këtij klubi. Ai është vërtet i veçantë”, ka thënë Donnarumma.

Portieri italian iu bashkua Man Cityt në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi i kishte mbetur vetëm një vit kontratë me Paris Saint-Germain dhe palët nuk kishin arritur marrëveshje për rinovim.

Këtë sezon në Ligën Premier, Donnarumma ka regjistruar gjashtë ndeshje pa pësuar gol në 13 paraqitje, duke pranuar gjithsej 12 gola.

Kontrata e tij me Man Cityn skadon në qershor të vitit 2030, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në moshën 26-vjeçare, kapiteni i Italisë ka tashmë 79 paraqitje me kombëtaren. /Telegrafi/

Votat më të çuditshme për trofeun ‘The Best FIFA 2025’

17 December 2025 at 13:29


Ousmane Dembele ka fituar trofeun ‘FIFA The Best 2025’, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Ky sukses vjen si vazhdim i fitores së tij me ‘Topin e Artë’ në shtator, duke shpërblyer një sezon të jashtëzakonshëm për sulmuesin e PSG-së, si në nivel individual, ashtu edhe kolektiv.

Ndryshe nga trofeu i organizuar nga France Football, sistemi i votimit i FIFA-s synon të jetë më gjithëpërfshirës, duke u lejuar tifozëve nga e gjithë bota të votojnë në të njëjtin nivel me përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët dhe gazetarët specialistë.

Sipas analizës së Maxime Barbaud nga FootMercato, votimi është ndarë në katër kategori me peshë të barabartë (25% secila), ku pikët janë: 5 për vendin e parë, 3 për të dytin dhe 1 për të tretin.

FIFA ka publikuar votat e dhëna nga 11 finalistët për secilën kategori, duke përfshirë zgjedhjet e përzgjedhësve, kapitenëve dhe mediave.

Zgjedhjet e kapitenëve dhe përzgjedhësve të kombëtareve të njohura:

Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës, ka votuar për dy të preferuarit e tij: Dembele në vendin e parë, Mbappe në vendin e dytë dhe Hakimi në të tretin.

Achraf Hakimi, kapiteni i Marokut, ka zgjedhur Mbappen si numrin një, Dembele në vendin e dytë dhe Raphinha në të tretin.

Marquinhos, kapiteni i Brazilit, ka vendosur Dembele në krye, Raphinha të dytin dhe Hakimi të tretin.

Carlo Ancelotti ka përsëritur të njëjtin podium, por me Mbappen në vendin e tretë.

Në Spanjë, ka pasur mendime të ndryshme rreth Lamine Yamal: kapiteni Unai Simon e ka zgjedhur si të parë, përpara Pedri dhe Nuno Mendes, ndërsa përzgjedhësi Luis de la Fuente ka votuar Pedrin, më pas Lamine Yamal dhe Mbappen.

Në Portugali, kapiteni Bernardo Silva ka votuar për Vitinha, Nuno Mendes dhe Dembele, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka zgjedhur të njëjtët lojtarë, por me Lamine Yamal në vend të tretë.

Votat e yjeve ndërkombëtarë

Lionel Messi ka votuar për Dembelen, Mbappen dhe Lamine Yamal.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Scaloni, ka zgjedhur Mbappe, Pedri dhe Lamine Yamal.

Luka Modric ka vlerësuar lojtarë të fushës së tij: Vitinha në vendin e parë, Dembele të dytin dhe Lamine Yamal të tretin, duke lënë jashtë Mbappen.

Kapiteni italian Donnarumma ka votuar për Dembele, Hakimi dhe Lamine Yamal.

Riyad Mahrez ka zgjedhur Dembele, Hakimi dhe Mbappe.

Mohamed Salah, finalist, ka vendosur Hakimi, Dembele dhe Mbappe.

Këto rezultate jo vetëm që reflektojnë performancat individuale, por gjithashtu tregojnë edhe lidhjet dhe preferencat personale midis lojtarëve dhe përzgjedhësve, duke ofruar një panoramë interesante mbi votimin për çmimin 'FIFA The Best 2025'. /Telegrafi/

Si votuan Franco Foda dhe Amir Rrahmani për “The Best FIFA 2025”

16 December 2025 at 20:39


Franco Foda dhe Amir Rrahmani kanë dhënë votat e tij për çmimet “The Best FIFA 2025”, për “Lojtarin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë” dhe “Portierin më të mirë”.

Osumane Dembélé u shpall “Futbollisti më i mirë”, Luis Enrique u shpall “Trajneri më i mirë”, ndërsa Gianluigi Donnarumma u shpall “Portieri më i mirë”.

Timonieri ynë, Franco Foda për “Lojtarin më të mirë”, i ka dhënë pikët maksimale, 5 pikë, sulmuesit të PSG-së, Ousmane Dembélé. Me 3 pikë është votuar Lamine Yamal, ndërsa një pikë ka shkuar për Harry Kane.

Sa i përket homologëve të tij, Foda me 5 pikë e ka vlerësuar Luis Enriquen. Hansi Flick ka marrë 3 pikë, ndërsa Mikel Arteta ka marrë 1 pikë.

Foda ka votuar edhe për “Portierin e Vitit”, ku Gianluigi Donnarumma ka marrë 5 pikë nga ai. Manuel Neuer ka marrë 3 pikë, ndërsa Thibaut Courtois ka marrë 1 pikë.

Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë votat e tij për çmimet “The Best FIFA 2025”, për “Lojtarin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë” dhe “Portierin më të mirë”.

Sa i përket votave për “Lojtarin më të mirë”, mbrojtësi i Napolit i ka dhënë 5 pikë Ousmane Dembélé, ndërsa 3 pikë kanë shkuar për Kylian Mbappé. Me 1 pikë është votuar Lamine Yamal.

Nga ana tjetër, për votat për “Trajnerin më të mirë”, Amir Rrahmani pikët maksimale (5) ia ka dhënë Luis Enriques. Për Hansi Flick kanë shkuar 3 pikë, ndërsa për Enzo Maresca ka shkuar 1 pikë.

Sa i përket çmimit për “Portierin e vitit”, Rrahmani me pikët maksimale e ka vlerësuar Thibaut Courtois. Gianluigi Donnarumma ka marrë 3 pikë, ndërsa Manuel Neuer ka marrë 1 pikë.

Sa i përket gazetarëve, këtë vit nga Kosova ka votuar gazetari i Telegrafit, Lavdim Pireva.

Në çmimet “The Best” u shpallën edhe fitues të tjerë, të cilët mund t’i gjeni këtu. /Telegrafi/

PSG dominon me gjashtë lojtarë në "Formacionin e Vitit" të “The Best FIFA 2025”

16 December 2025 at 18:56


Paris Saint-Germain ka marr një përfaqësim të fuqishëm në “The Best FIFA Men’s 11 2025”, pasi gjashtë lojtarë që ndihmuan klubin francez të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të arrijë në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFAjanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.

Në portë është zgjedhur Gianluigi Donnarumma, i cili ndërkohë është transferuar te Manchester City. Atij i bashkohen Achraf Hakimi, Willian Pacho, Nuno Mendes, Vitinha dhe Ousmane Dembélé, duke e bërë PSG-në klubin me numrin më të madh të përfaqësuesve në ekipin ideal.

Në formacion është përfshirë edhe fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës për Klube, Cole Palmer, si dhe talenti i jashtëzakonshëm spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të impresionojë në moshë shumë të re.

The Best FIFA Men’s 11 – 2025

Portier: Gianluigi Donnarumma

Mbrojtës: Achraf Hakimi, Willian Pacho, Virgil van Dijk, Nuno Mendes

Mesfushorë: Cole Palmer, Vitinha, Pedri, Jude Bellingham

Sulmues: Ousmane Dembélé, Lamine Yamal

#TheBest FIFA Men's 11 in 2025. ✨
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Si u përcaktua “The Best FIFA Men’s 11”

Çmimet përfshijnë performancat e futbollistëve në periudhën 11 gusht 2024 – 2 gusht 2025. Kandidaturat u përgatitën nga FIFA në bashkëpunim me akterë të futbollit botëror, ndërsa fituesit u përzgjodhën nga një panel ekspertësh dhe tifozë të regjistruar në FIFA.com.

Votat e tifozëve dhe të ekspertëve kishin peshë të barabartë, pavarësisht numrit të votuesve. Lojtarët morën pikë në bazë të votave sipas pozicioneve përkatëse.

Fituesi i çmimit “The Best FIFA Men’s Player” u përfshi automatikisht në formacion, ndërsa portieri fitues i çmimit për portierin më të mirë nisi me nëntë pikë.

Në fund, formacioni u plotësua duke respektuar kufijtë maksimalë për pozicione: katër mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues. /Telegrafi/

Donnarumma fiton çmimin e FIFA-s për portierin më të mirë në vitin 2025

16 December 2025 at 16:35


Portieri italian Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë i vitit 2025 nga FIFA, duke fituar çmimin prestigjioz “The Best”.

Aktualisht, Donnarumma aktivizohet te Manchester City, klub me të cilin ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon. Ai mbetet gjithashtu portieri i parë i Kombëtares së Italisë, e cila synon kualifikimin për Kupën e Botës.

Sezoni i kaluar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për portierin 26-vjeçar. Ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin francez, duke përmbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e tij katërvjeçare në Paris.

Gianluigi Donnarumma is crowned #TheBest FIFA Men's Goalkeeper 2025! 🧤
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Ai mposhti edhe si Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Wojciech Szczesny.

Donnarumma ishte transferuar te PSG në verën e vitit 2021 nga Milani si lojtar i lirë. Megjithatë, gjatë verës së kaluar, marrëdhënia e tij me trajnerin Luis Enrique u përkeqësua, çka solli largimin e italianit nga klubi.

PSG vendosi të mos vazhdojë me Donnarummën, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata duke e transferuar për 30 milionë euro. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai u afirmua menjëherë si portieri i parë i skuadrës angleze.

Hannah Hampton is crowned #TheBest FIFA Women's Goalkeeper 2025! 🧤
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) December 16, 2025


Çmimin si portierja më e mirë e fitoi anglezja, Hannah Hampton, pwr sukseset me Anglinë dhe Chelsean./Telegrafi/


Njëri nga hajdutët që grabiti Donnarumman kreu vetëvrasje, hetimi zbulon detaje tronditëse të grupit kriminal

15 December 2025 at 19:01


Rasti i grabitjes së shtëpisë së portierit italian Gianluigi Donnarumma ka marrë një epilog tragjik. Sipas gazetës franceze Le Parisien, një nga autorët e krimit ka kryer vetëvrasje në burg.

Bëhet fjalë për një të ri 21-vjeçar, i identifikuar si një nga të përfshirët në grabitje, i cili i mori jetën vetes më 10 maj 2024 në burgun e Fresnes, në Francë.

Kur rojet e burgut mbërritën në qelinë e tij, e gjetën të varur në hekurat e dritares. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm dhe përpjekjeve për ringjallje, përfshirë përdorimin e defibrilatorit, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej.

🚨🚨 | 𝐉𝐔𝐒𝐓 𝐈𝐍: Gianluigi Donnarumma's house was ATTACKED by a Burglar who has now KILLED himself in prison after arrest. 😳

[@le_Parisien_PSG] pic.twitter.com/QISBlM2VgM
— MatchdayHQ (@TheMatchdayHQ) December 14, 2025


Sipas hetimeve, i riu nuk ishte një nga organizatorët kryesorë të grabitjes, por më tepër një “peng” i përdorur nga drejtuesit e grupit kriminal. Autoritetet hetimore bëjnë të ditur se krerët e bandës ushtruan ndaj tij presion të vazhdueshëm dhe abuzim brutal për disa muaj, duke e shfrytëzuar për realizimin e planeve kriminale.

Rasti u rikthye sërish në vëmendje pas arrestimeve të fundit të anëtarëve kryesorë të bandës, duke hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen që ndodhi në verën e vitit 2023.

Gjatë grabitjes, Donnarumma dhe partnerja e tij përjetuan momente dramatike, pasi autorët hynë me forcë në banesë, i lidhën dhe grabitën para dhe sende me vlerë, me një dëm të vlerësuar rreth 500 mijë euro.

Arrestimet e para u kryen në prill të vitit 2024, ndërsa deri në fund të nëntorit autoritetet arritën të shpërbëjnë plotësisht të gjithë grupin kriminal, duke i dhënë fund një prej rasteve më të rënda të grabitjeve që tronditi opinionin sportiv dhe publikun francez. /Telegrafi/

Donnarumma vetëm një kartonë larg historisë në Ligën Premier

2 December 2025 at 14:40


Portieri i Manchester City, Gianluigi Donnarumma, është në prag të vendosjes së një rekordi në Ligën Premier , pasi mori kartonin e tij të katërt të verdhë në vetëm dhjetë ndeshje gjatë fundjavës.

Reprezentuesi italian u ndëshkua për shkak të protestave të tij ndaj gjyqtarit në fitoren 3-2 ndaj Leeds, duke regjistruar kartonin e tretë për ndërhyrje dhe të katërtin për vonesë në lojë.

Ai është vetëm një karton i verdhë larg të bëhet portieri i parë në historinë e Ligës Premier që merr pezullim për pesë kartonë të verdhë.

Për të shmangur këtë rekord të padëshiruar, Donnarumma nuk mund të marrë karton të verdhë për gjashtë ndeshjet e ardhshme, ose deri në gjysmën e sezonit, kur do të ndërpritet pezullimi për kartonët e akumuluar.

Trajneri Pep Guardiola e mbështeti portierin e tij, duke theksuar se besonte se ai do të përshtatej me gjyqtarët anglezë.

Edhe pse nuk ishte në humor për të folur gjatë konferencës për shtyp, Guardiola tha se 26-vjeçari është mjaftueshëm i rritur për ta kuptuar vetë sjelljen e tij.

Ish-portieri i Milan dhe PSG, Donnarumma ka mbrojtur për Cityn në 14 ndeshje deri më tani, duke pësuar 11 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur gjashtë herë. /Telegrafi/

Nga mesazhet sekrete te transferimi madhor: Si Haaland e bindi Donnarumman të nënshkruante për Cityn

21 November 2025 at 22:28


Portieri Gianluigi Donnarumma ka zbuluar se Erling Haaland luajti rol vendimtar në transferimin e tij te Manchester City gjatë verës – një detaj që nuk ishte bërë publik deri më sot.

Italiani foli për “Sky Sports”, ku rrëfeu marrëdhënien e ngushtë me sulmuesin norvegjez dhe se si pikërisht ajo miqësi e shtyu drejt një prej hapave më të rëndësishëm në karrierë.

Donnarumma tha se Haaland është “aq i qetë dhe i përkushtuar ndaj familjes” dhe se të dy kishin krijuar një lidhje të veçantë edhe para se të bëheshin bashkëlojtarë. Madje komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm pas çdo ndeshjeje ku përballeshin në fushë.

Erling Haaland

Ai tregoi se sapo iu hap mundësia për t’u transferuar në Etihad, Haaland i shkroi menjëherë për ta bindur që të bashkohej me Cityn.

“Është me të vërtetë mik i madh – dhe është fat i madh që tani jam në të njëjtën skuadër me të, sepse është tmerr të luash kundër tij. Është alien”.

Italiani ka filluar fuqishëm aventurën në Angli, me gjashtë porta të paprekura në 12 paraqitje. Paraqitjet e tij po ndikojnë drejtpërdrejt në rikthimin e formës së Cityt dhe po e vendosin skuadrën e Pep Guardiolës si sfiduesin kryesor të Arsenalit në garën për titull në Liga Premier./Telegrafi

“U ndjeva i tradhtuar”, Donnarumma flet për hapur për largimin e dhimbshëm nga PSG-ja

21 November 2025 at 21:07


Në një intervistë për Sky Sports, Gianluigi Donnarumma ka folur hapur për largimin e tij dramatik nga PSG, duke zbuluar se ndihej i lënduar dhe i tradhtuar nga mënyra se si u largua nga klubi, pas ndihmës që dha për t’i sjellë klubit Ligën e Kampionëve.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga një klub i tillë. Pas asaj që ndodhi, u ndjeva shumë keq”, tha fillimisht portieri italian, i cili tani luan te Man City.

“Unë erdha dhe u përshtata me një stil të caktuar, por pastaj në muajt e fundit, ai stil nuk ishte më aty”.

“Është turp pas një sezoni ku sollëm Ligën e Kampionëve në Paris, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Dhemb. Por duhet të kthehësh faqen dhe te PSG, shokët e skuadrës dhe tifozët gjithmonë do të ndihen afër meje”.

“U ndjeva i tradhtuar sepse kur erdha, u përshtata me PSG-në, i kushtova vëmendje të veçantë kësaj. Por në fund, muajt e fundit ishin krejt të ndryshëm. Kjo më zhgënjeu”.

Gianluigi Donnarumma

“Është diçka që kurrë nuk do ta shpjegoj dot, por duhet ta pranosh. U zhgënjeva nga mënyra se si menaxhuan situatën. Është fatkeqësi, por duhet të vazhdosh përpara”.

“Do t’u jem gjithmonë mirënjohës PSG-së për atë që më dhanë dhe për atë që unë u dhashë atyre, ishte fantastike. Dhe gjithmonë do t’i falënderoj tifozët”.

“Do të kthehem gjithmonë në Paris sepse më dhanë një shtëpi të dytë, ishte një pjesë kaq themelore e jetës sime”.

“Jam i lumtur për atë që arrita atje dhe për atë që shokët e skuadrës dhe tifozët më dhanë, dhe gjithmonë do t’u jem mirënjohës”, përfundoi ai./Telegrafi/

Donnarumma: Ndaluam së luajturi në pjesën e dytë

17 November 2025 at 09:58


Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Norvegjisë, duke theksuar se rënia e ritmit në pjesën e dytë ishte vendimtare.

Donnarumma ka deklaruar se Italia humbi kontrollin e ndeshjes në pjesën e dytë, duke lejuar dy gola të panevojshëm, ndonëse në pjesën e parë e kishte dominuar plotësisht Norvegjinë.

“S’duhej ta kishim pësuar golin e tretë, ndërsa i katërti erdhi në minutën e 93-të. Problemi i vërtetë ishte se ndaluam së luajturi në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Donnarumma.

“Pjesa e parë ishte krejt tjetër. I mbajtëm të mbyllur në gjysmën e tyre të fushës dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë për 95 minuta, jo vetëm për 45”.

Donnarumma e cilësoi rezultatin si “të dhimbshëm”, por u shpreh se ekipi duhet të reagojë menjëherë.

“Duhet të ngremë kokën, sepse gjithçka vendoset në mars me ato dy ndeshje. Duhet të rikthejmë besimin dhe vetëbesimin, dhe jam i sigurt se falë punës së trajnerit do t’ia dalim”, përfundoi Donnarumma. /Telegrafi/

Formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro: Kombinimi perfekt i talentit të ri dhe yjeve të mëdhenj - sulmi i frikshëm

3 November 2025 at 17:30


Organizata globale që përfaqëson futbollistët profesionistë, FIFPro, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2025.

Në këtë “Best XI” janë përfshirë vetëm futbollistë nga klubet më të mëdha të Evropës – si Barcelona, PSG, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid – duke reflektuar dominimin e këtyre gjigantëve në futbollin modern.

Në portë ndodhet Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester Cityt, i cili fitoi vendin falë paraqitjeve heroike me PSG-në sezonin e kaluar.

Përpara tij, në mbrojtje, janë dy ish-bashkëlojtarë nga Parisi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa treshen e plotëson veterani i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që vazhdon të ruajë nivelin më të lartë në moshën 34-vjeçare.

Mesfusha përbëhet nga një kombinim i talentit të ri dhe përvojës: Cole Palmer nga Chelsea, që po shkëlqen me kreativitetin e tij; Jude Bellingham i Real Madridit, lideri i padiskutueshëm i mesfushës; Pedri nga Barcelona, që rikthehet fuqishëm pas lëndimeve; dhe Vitinha i PSG-së, që po rritet si një motor i vërtetë i skuadrës pariziene.

Në sulm, treshja është thjesht spektakolare: Lamine Yamal i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, që është sensacioni më i ri i futbollit botëror; Kylian Mbappé, tashmë ikonë e Real Madridit, që po vazhdon të udhëheqë me gola.

Ky formacion nuk do të kishte kuptim pa Ousmane Dembele, ylli i madh i Paris Saint-Germain.

Formacioni i FIFAPro

Votat e lojtarëve profesionistë kanë nxjerrë, një gjenerat të futbollistëve që po dominojnë Evropën – një përzierje perfekte mes yjeve të afirmuar dhe talenteve që do të përcaktojnë të ardhmen e sportit më të dashur në planet. /Telegrafi/

“E kemi mësuar leksionin”, Donnarumma garanton rikthimin e Italisë në Botëror

16 October 2025 at 11:18


Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma, ka dërguar një mesazh të qartë besimi përpara fazës vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se është plotësisht i bindur që “Azzurrët” nuk do të mungojnë në turneun më të madh të futbollit.

“Italia nuk do të dështojë për herë të tretë. Kjo kombëtare do të jetë në Botëror, nuk kam asnjë dyshim”.

Edhe pse Italia rrezikon të përballet për të tretën herë radhazi me “play-off”, që në dy tentativat e fundit i kanë rezultuar fatale, por Donnarumma nuk sheh arsye për shqetësim.

“Mësimet nga e kaluara vlejnë vetëm nëse mëson prej tyre. Ne nuk do të nënvlerësojmë askënd. Kjo skuadër e do njëra-tjetrën dhe do të jetë gati kur të vijë koha e play-off”.

Ndeshjet gjysmëfinale të “play-off” do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026 – të dyja me nga një takim të vetëm.

“Fjala play-off nuk na frikëson. Ky është një grup i shëndetshëm, i bashkuar dhe i bukur. E them me bindje – jemi mirë dhe në harmoni me njëri-tjetrin”, përfundoi portieri italian në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Italia ka një bilanc të përsosur nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Gennaro Gattuso, me fitoret 3-1 ndaj Estonisë dhe 3-0 ndaj Izraelit gjatë pushimit ndërkombëtar të tetorit.

Aktualisht, “Azzurrët” renditen në vendin e dytë të Grupit I me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, tre më pak se Norvegjia që kryeson grupin./Telegrafi/

Gianluigi Donnarumma dhe “e vërteta e hidhur” e Topit të Artë

23 September 2025 at 16:55


La Gazzetta dello Sport ka theksuar se Gianluigi Donnarumma ka “cilësinë, famën dhe dukshmërinë” për të fituar Topin e Artë në vitet e ardhshme, por e vërteta e hidhur është se për ta arritur këtë, ai duhet të fitojë edhe me Kombëtaren e Italisë.

Të hënën, portieri italian konfirmoi statusin e tij si lojtari më i mirë italian i momentit, duke u renditur i 9-ti në garën për Topin e Artë dhe duke fituar Trofeun “Yashin” për portierin më të mirë të vitit.

Gazetari i Gazzetta, Filippo Maria Ricci, analizoi karrierën e tij, duke sugjeruar se 26-vjeçari, i cili këtë verë u transferua te Manchester City, ka potencialin për të synuar çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Gianluigi Donnarumma

“EVropiani i fituar me Italinë në Wembley në vitin 2021 i dha trofeun e parë Yashin. Liga e Kampionëve e shumëpritur me PSG-në i solli të dytin, të cilin e mori mbrëmë në Theatelet”.

“Gigio mund të ëndërrojë edhe më shumë. Ka cilësinë, famën, dukshmërinë dhe tashmë edhe një klub të madh pas vetes. Por për Topin e Artë, i duhet edhe kombëtarja”, shkruan Ricci.

Donnarumma ka fituar tashmë Europianin me Italinë dhe Champions-in me PSG-në, por ende nuk ka debutuar në një Botëror, pasi Italia mungoi në edicionet e 2018-s dhe 2022-shit.

“Historia na tregon se Lev Yashin, portieri rus, mbetet i vetmi numër 1 që ka fituar Topin e Artë në vitin 1963. Dino Zoff u rendit i dyti pas Johan Cruyff në vitin 1973, ndërsa portieri çek Ivo Viktor zuri vendin e tretë në vitin 1976. Buffon, idhulli i Gigios, doli i dyti pas Cannavaros në vitin 2006, ndërsa Manuel Neuer i Gjermanisë u rendit i treti në vitin 2014”, vazhdon analiza.

Gianluigi Donnarumma

“Emrat e fundit dhe trofeu i parë Yashin për Donnarumman na sjellin përpara një të vërtete të hidhur: portierët vlerësohen në këto çmime pothuajse vetëm pas performancave madhështore në arenën ndërkombëtare – mbi të gjitha në Kupën e Botës”. /Telegrafi/

Renditja e Topit të Artë: Pas Dembeles vjen Yamal - befasojnë pozitat e Salah dhe Mbappe

22 September 2025 at 23:11


Ceremonia e Topit të Artë 2025 në Paris solli një renditje spektakolare të dhjetë lojtarëve më të mirë në botë, ku shkëlqeu ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Dembele, me sezonin e tij historik te PSG-ja dhe triumfin në Ligën e Kampionëve, la pas në garë supertalente si Lamine Yamal i Barcelonës, i renditur i dyti, dhe mesfushorin e shkëlqyer Vitinha, që plotësoi podiumin.

Në vendin e katërt u pozicionua legjenda egjiptiane e Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa pas tij, surpriza e edicionit, Raphinha i Barcelonës, që arriti deri në vendin e pestë.

The very first picture of our new Ballon d'Or!

OUSMANE DEMBÉLÉ! #ballondor pic.twitter.com/CKvDECZX63
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Pesëshja vijon me Achraf Hakimi (PSG) dhe Kylian Mbappé (Real Madrid), që këtë vit u renditën respektivisht të gjashti dhe i shtati.

Risia e madhe ishte prania e Cole Palmer të Chelseat, që me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Ligën Premier u ngjit në vendin e tetë, ndërsa Gianluigi Donnarumma, fituesi i Trofeut Yashin, u rendit i nënti.

Top 10-shen e kompletoi Nuno Mendes, një tjetër përfaqësues i PSG-së.

Renditja e përgjithshme për Topin e Artë

10: Nuno Mendes (PSG)

9: Gianluigi Donnarumma (Manchester City, ish-PSG)

8: Cole Palmer (Chelsea)

7: Kylian Mbappé (Real Madrid)

6: Achraf Hakimi (PSG)

5: Raphinha (FC Barcelona)

4: Mohamed Salah (Liverpool)

3: Vitinha (PSG)

2: Lamine Yamal (Barcelona)

1: Osumane Dembele (PSG)


Kjo renditje jo vetëm që kurorëzoi Dembelen si mbretin e futbollit për vitin 2025, por gjithashtu nxori në pah gjeneratën e re të talenteve që po marrin gjithnjë e më shumë skenën botërore. /Telegrafi/

Gianluigi Donnarumma shpallet fitues i "Trofeut Yashin" 2025

22 September 2025 at 21:53


Gianluigi Donnarumma është shpallur fitues i Trofeut Yashin 2025, çmimi që nderon portierin më të mirë të vitit, gjatë ceremonisë së Topit të Artë.

Ky çmim vlerëson performancat e shkëlqyera të Donnarummas gjatë sezonit 2024-25, duke e konfirmuar atë si një nga portierët më të mirë në botë.

Portieri italian luajti një rol kyç në fushatën historike të Paris Saint-Germain, ku ndihmoi ekipin të fitonte tripletën, përpara se të transferohej te Manchester City.

Donnarumma and Buffon! 😁#ballondor pic.twitter.com/YSvALOa0YG
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Pritjet e tij vendimtare, lidershipi në mbrojtje dhe komanda e portës kontribuuan në ruajtjen e 11 portave të paprekura vetëm në Ligën e Kampionëve.

Aftësia për të bërë pritje kritike nën presion dhe për të organizuar mbrojtjen e bëri Donnarumman një fitues të merituar të këtij trofeu prestigjioz, duke theksuar statusin e tij ndër më të mirët në futbollin botëror.

Portierja e Chelseat dhe e Anglisë, Hannah Hampton, është shpallur fituese e Trofeut Yashin për Femra 2025, duke e njohur atë si portierja më e mirë femër në botë.

💬 Hannah Hampton"s speech after winning the 2025 Women's Kopa Trophy#ballondor pic.twitter.com/n2993q6xUF
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Hampton luajti një rol kyç në tripletën historike vendase të Chelseat. Ajo pati po aq ndikim për Anglinë në Euro 2025, ku prania e saj komanduese dhe pritjet vendimtare ndihmuan ekipin e saj kombëtar të arrinte sukses. /Telegrafi/

Portieri më i mirë/ Gianluigi Donnarumma shpallet fitues i ‘Trofeut Yashin 2025’

By: Ela
22 September 2025 at 22:05

Gianluigi Donnarumma është shpallur fitues i Trofeut Yashin 2025, çmimi që nderon portierin më të mirë të vitit, gjatë ceremonisë së Topit të Artë. Ky çmim vlerëson performancat e shkëlqyera të Donnarummas gjatë sezonit 2024-2025, duke e konfirmuar atë si një nga portierët më të mirë në botë. Portieri italian luajti një rol kyç në […]

The post Portieri më i mirë/ Gianluigi Donnarumma shpallet fitues i ‘Trofeut Yashin 2025’ appeared first on BoldNews.al.

Kush ka mbetur në garë për "Topin e Artë": Lista e ngushtë e finalistëve

22 September 2025 at 20:52


Ceremonia e Topit të Artë 2025 po afrohet dhe tashmë kemi një listë të ngushtë me futbollistët që kanë mbetur në garë për çmimin më të prestigjshëm individual në futboll. Mes emrave të mëdhenj dhe yjeve në formë, finalistët përfshijnë disa nga lojtarët më të spikatur të sezonit.

Nga Paris Saint-Germain, pjesë e garës janë Ousmane Dembélé, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha, por edhe Gianluigi Donnarumma, i cili ka kaluar te Man City. Klubi parisien ka treguar në skenën evropiane.

😎 #ballondor pic.twitter.com/THtPfXfO0R
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Real Madrid është përfaqësuar nga ylli i saj i ndritur, Kylian Mbappe, që ka vazhduar të shfaqet në formën më të lartë dhe konsiderohet një nga favoritët kryesorë.

Chelsea, Barcelona dhe Liverpool plotësojnë listën me emra. Cole Palmer vjen nga Chelsea, ndërsa Mohamed Salah nga Liverpooli, duke sjellë një kombinim të aftësive të jashtëzakonshme, kreativitetit dhe ndikimit në lojë.

Raphinha dhe Lamine Yamal, vijnë nga Barcelona dhe shihen si favorit për "Topin e Artë".

Lamine Yamal and his family! ❤️#ballondor pic.twitter.com/jWVOCYhqC0
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025


Kjo garë është një përballje e fortë mes talenteve më të mëdhenj të futbollit botëror, ku çdo futbollist ka pasur momente vendimtare gjatë sezonit, duke lënë gjurmë në klubet dhe kombëtaret e tyre. /Telegrafi/

Donnarumma: Manchester City opsioni i parë dhe i vetëm

17 September 2025 at 16:10


Gianluigi Donnarumma ka theksuar se transferimi te Manchester City ishte "opsioni i tij i parë dhe i vetëm" gjatë afatit kalimtar të verës, duke shtuar se “ishte e vetmja gjë që doja”.

Portieri italian iu bashkua kampionëve të Anglisë në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Paris Saint-Germain, me një marrëveshje me vlerë rreth 27 milionë euro, ndërsa kishte mbetur më pak se një vit në kontratën e tij me klubin francez.

Në konferencën për shtyp para debutimit të tij në Ligën e Kampionëve me Cityn kundër Napolit, Donnarumma falënderoi trajnerin Pep Guardiola.

“Falënderoj trajnerin, për mua është një nder dhe krenari të jem këtu dhe ta kem atë si trajner. Është historia e futbollit, kështu që jam vërtet i emocionuar që jam këtu”, ka thënë fillimisht Donnarumma.

Ai shtoi se synon të japë maksimumin për ekipin.

“Padyshim që kam ende shumë për të përmirësuar dhe mund të jap shumë më tepër; ky është objektivi im, të vazhdoj të përmirësohem dhe të jap gjithçka për ekipin”.

Portieri italian debutoi fundjavën që lamë pas në fitoren 3-0 ndaj Manchester United dhe tashmë synon sukseset më të mëdha edhe në Evropë.

“Patjetër, është një nga objektivat që kemi. Duhet të ëndërrojmë gjithmonë për gjëra të mëdha, por ta bëjmë me përulësi. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”, deklaroi ai.

Duke folur për përballjen kundër Napolit, Donnarumma pranoi vështirësinë e sfidës.

“Nesër do të jetë e vështirë, ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve është gjithmonë më e ndërlikuara. Ne e bëjmë këtë me një ekip të madh kundër një ekipi të madh.”

“E njoh shumë mirë Napolin, qytetin dhe trajnerin. Disa nga shokët e mi të ekipit kombëtar janë atje, kështu që e di që është një ekip i shkëlqyer kundër të cilit po luajmë”, përfundoi ai.

Në konferencë mori pjesë edhe trajneri Pep Guardiola, i cili u shpreh i emocionuar për takimin e radhës me Kevin De Bruyne, vetëm disa muaj pas transferimit të tij te Napoli si lojtar i lirë.

Ndërkohë, trajneri i Napolit, Antonio Conte, dhe një nga lojtarët e tij pritet të flasin për mediat në orën 20:00 në Mançester. /Telegrafi/

Nga Yamal te Haaland, plotë 1.36 miliard euro: Publikohet formacioni më i vlefshëm i Ligës së Kampionëve

16 September 2025 at 18:29


Sonte nis faza e ligës në Ligën e Kampionëve, kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz i klubeve evropiane, dhe në prag të këtij starti “Sky Sport Itakua” ka publikuar formacionin më të vlefshëm të sezonit 2025/26.

Ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e lojtarëve nga Serie A, ndërsa Italia përfaqësohet vetëm nga portieri Gianluigi Donnarumma, i cili u transferua te Manchester City në ditën e fundit të afatiti kalimtar.

Formacioni i përzgjedhur përfshin futbollistët më të shtrenjtë të momentit dhe është një pasqyrë e qartë e fuqisë ekonomike e sportive që do të shfaqet këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve 2025/26 telegrafi.com

Në portë është Gianluigi Donnarumma, me një vlerë prej 40 milionë eurosh. Mbrojtja përbëhet nga Nuno Mendes i PSG-së (70 milionë euro), Achraf Hakimi po ashtu i PSG-së (80 milionë euro), Pau Cubarsí i Barcelonës (80 milionë euro) dhe William Saliba i Arsenalit (80 milionë euro).

Mesfusha është e mbushur me yje të La Ligës, ku spikasin Federico Valverde i Real Madridit (130 milionë euro), Pedri González i Barcelonës (140 milionë euro) dhe Jude Bellingham, gjithashtu i Real Madridit, i vlerësuar me plot 180 milionë euro.

Pedri dhe Bellingham, dy mesfushorët më të shtrenjtë

Sulmi është edhe më i fuqishëm, me talentin e madh të Barcelonës, Lamine Yamal, që vlerësohet në 200 milionë euro, Kylian Mbappé i Real Madridit (180 milionë euro) dhe sulmuesin norvegjez Erling Haaland të Manchester Cityt (180 milionë euro).

Në total, ky 11-sh ka një vlerë marramendëse prej 1.36 miliardë euro, duke reflektuar jo vetëm cilësinë e jashtëzakonshme të lojtarëve, por edhe konkurrencën e lartë që pritet ta karakterizojë këtë sezon elitar të futbollit evropian.


Sot fillon magjia dhe pas pothuajse një viti, do të dihet fituesi, pas finales që zhvillohet në Mynih. /Telegrafi/

❌
❌