Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

PSG e kënaqur me ndikimin e yllit të tyre, nuk planifikojnë largimin e tij

22 December 2025 at 08:33


Paris Saint-Germain është i kënaqur me ndikimin e Goncalo Ramos pavarësisht mungesës së minutave si titullar këtë sezon dhe nuk ka ndërmend ta largojë sulmuesin portugez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ramos ka regjistruar vetëm tetë ndeshje si titullar në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, por ka dëshmuar cilësinë e tij duke shënuar gjashtë gola.

Në fitoren 4-0 ndaj Vendee Fontenay Foot në Kupën e Francës gjatë fundjavës, ai zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke realizuar dy gola dhe një asistim.

Drejtuesit e PSG-së janë të impresionuar nga aftësia e Ramos për të shfrytëzuar çdo mundësi që i jepet.

Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i ekipit në gjysmën e parë të sezonit.

Për më tepër, ish-sulmuesi i Benfikës gëzon respekt të madh brenda dhomës së zhveshjes për profesionalizmin dhe cilësitë e tij drejtuese.

Me shtimin e problemeve me dëmtimet në skuadër, Ramos pritet të ketë një rol kyç në planet e PSG-së për gjysmën e dytë të sezonit. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Dembele në konflikt me Luis Enriquen

20 December 2025 at 09:58


Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele dhe shoqëruesit e tij janë në konflikt me Luis Enriquen dhe stafin e trajnerëve për shkak të mungesës së lojëve si titullarë.

Fituesi i Topit të Artë 2025 është përballur me lëndime këtë sezon, të cilat e kanë bërë të vështirë të përsërisë formën e sezonit të kaluar.

Pasi u rikthye nga një dëmtim në pulpë, ai është shfaqur vetëm si zëvendësues dhe humbi ndeshjen kundër Metz për shkak të sëmundjes.

Ai gjithashtu u aktivizua nga stoli në fitoren e Kupës Ndërkontinentale kundër Flamengos më parë këtë sezon, gjatë së cilës problemet e tij dolën në pah edhe një herë.

Dembele thuhet se është i gatshëm të luajë si titullar në më shumë ndeshje për të rifituar formën e tij, ndërsa stafi i trajnerëve mendon se ylli i tyre ende nuk është në formë.

Kështu, sipas mediave franceze, Dembele dhe Enrique janë në një konflikt i cili pritet të zgjidhet shumë shpejtë, pasi nuk iu konvenon asnjërës palë. /Telegrafi/

PSG fitoi trofeun e 57-të në historinë e saj

18 December 2025 at 10:38


Paris Saint-Germain ka hyrë edhe një herë në histori duke fituar trofeun e 57-të të klubit, pas triumfit në Kupën Ndërkontinentale, një sukses që konfirmon statusin e PSG-së si një nga klubet më të suksesshme të futbollit modern.

Në finalen e turneut, parisienët u përballën me brazilianët e Flamengos në një ndeshje spektakolare.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa fati i trofeut u vendos nga pika e penalltisë, ku PSG u tregua më i saktë duke fituar 2-1 dhe duke shtuar edhe një titull prestigjioz në arkivin e tij.

Ky triumf ka një peshë të veçantë historike, pasi përfaqëson trofeun e 57-të në historinë e Paris Saint-Germain.

Një shifër që dëshmon vazhdimësinë e suksesit të klubit ndër dekada dhe rritjen e jashtëzakonshme që prej vitit 2011, kur PSG u ble nga Qatar Sports Investments.

THE TROPHY IS RETURNING TO PARIS!!!!!! 🏆#PSGFLA I #FIFAIntercontinentalCup

pic.twitter.com/dWiC3Ye3c3
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 17, 2025

Që nga ajo periudhë, klubi ka fituar 39 trofe, duke u shndërruar në një superfuqi të futbollit evropian.

Suksesi në Kupën Ndërkontinentale kurorëzon gjithashtu një vit të jashtëzakonshëm për parisienët.

Viti 2025 rezultoi rekord për klubin, me PSG-në që arriti shifrën historike prej 50 fitoresh brenda një viti kalendarik, një arritje e paprecedentë në historinë e klubit.

Me trofeun e 57-të tashmë në duar, Paris Saint-Germain vazhdon të ndërtojë një trashëgimi të fuqishme fituesish, duke treguar ambicie të qarta për të zgjeruar edhe më tej koleksionin e trofeve në vitet që vijnë. /Telegrafi/

“Gëzo me tring për festa”/ Paketa Ekstra+ sjell kanalet sportive dhe dy kanalet BBV

By: xhir jeta
17 December 2025 at 15:38

Ky fundivit vjen me më shumëTRING. Platforma më e madhe televizive në Shqipëri, bëhet edhe më e madhe. Me paketën EXTRA+Tokësor, Satelitor dhe OTT, do të shihni shumë sport, më shumë kontent, më shumë argëtim.

I gjithë sporti në një vend të vetëm, sepse tashmë në Tring mund t’i shihni të gjitha. Premier League, La Liga, Ligue 1, Kombëtarja Kuq e Zi, Europa League, Formula 1 dhe shumë kompeticione të tjera i bashkohen Champions League, Serie A e Coppa Italia, Bundesliga, NBA e Moto Gp në Tring Sport, për eksperiencën absolutisht më shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse në vend. Gjigantët e globit, më shumë se 25 kompeticione prestigjioze sportive, të gjitha kampionatet më të forta në botë tashmë në një paketë të vetme.

Por gëzimi i këtij fundviti nuk mbaron me kaq dhe as dhuratat. Nga 20 dhjetori nis Big Brother Vip Albania, reality shoë që mbërthen para ekranit shikuesit dhe në Tring, për herë të parë, tashmë janë listuar 2 kanalet ekskluzive BBVA1 dhe 2, së bashku me Top Channel dhe shumë kanale të tjera, të cilat së bashku me programacionin e larmishëm, me filma e seriale premierë, spektakël e transmetime Live, kontent të dedikuar për të gjithë familjen, do t’i bëjnë këto festa të paharrueshme dhe sigurisht Tring platformën që duhet zgjedhur, si çfdo vit dhe këtë vit më shumë se kurrë.

Tani është momenti për të përfituar më shumë nga abonimi juaj. Mjafton ta plotësoni atë apo të riabonoheni në paketën EXTRA+, e cila me uljet ekskluzive të fundvitit është e përshtatshme për çdo individ e familje, për të shijuar një nivel të ri argëtimi dhe të gjithë sportin në një platformë të vetme…

Përfitoni të abonoheni me ofertën festive në të gjitha pikat zyrtare të shitjes në të gjithë botën, si edhe online në faqen zyrtare tring.al.

Festat janë te dera! Këtë vit, më shumë se çdo vit… Gzo me Tring!

Enrique i jep dritën jeshile këtij nënshkrimi prej 75 milionë eurosh

17 December 2025 at 12:46


Paris Saint-Germain po përgatitet të transferojë sulmuesin gjerman Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund, pas miratimit nga trajneri Luis Enrique.

23-vjeçari është një nga emrat më të kërkuar në treg për shpejtësinë, aftësinë për të krijuar diferencë dhe potencialin e madh për të ardhmen.

Karriera e tij në Dortmund është e qëndrueshme, por faktorë personalë, përfshirë dëshirën për një jetë në një qytet të madh evropian, po e shtyjnë drejt një kalimi.

Luis Enrique e sheh si një lojtar të ri, ambicioz dhe me perspektivë afatgjatë.

Borussia Dortmund kërkon 75 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër e lartë, por e pritshme për tregun aktual të futbollit.

PSG është e gatshme të nisë negociatat, duke mbështetur dëshirën e lojtarit për të ndërruar ambient dhe për të zhvilluar më tej karrierën e tij.

Mbërritja e Adeyemit në Paris pritet të sjellë thellësi dhe fleksibilitet në sulmin e PSG-së, duke i dhënë skuadrës mundësi të ndryshojë skemat taktike dhe të rrisë kërcënimin në hapësirat kundërshtarit.

Për lojtarin, ky transferim përbën një hap të rëndësishëm në karrierë, duke i ofruar mundësinë të luajë në një klub me ambicie të mëdha në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin francez.

Ndërsa Dortmund mbron investimin e tij dhe PSG përgatit strategjinë e rinovimit të sulmit, vendimi për të ardhmen e Adeyemit pritet të merret përmes negociatave intensive gjatë afatiti kalimtar verorë. /Telegrafi/

Enrique zgjedh një lojtar të Real Madridit si objektiv kryesor të PSG-së

17 December 2025 at 08:39


Paris Saint-Germain po shfaq interes serioz për sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo Goes, me kërkesë direkte të trajnerit Luis Enrique.

Tekniku spanjoll e konsideron brazilianin si profil ideal për filozofinë e tij të lojës dhe për rotacionin ofensiv që synon të ndërtojë në Paris.

Ky transferim pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar së verës.

Luis Enrique vlerëson veçanërisht inteligjencën taktike, disiplinën dhe sakrificën e Rodrygos në fushë.

Aftësia e tij për të luajtur në të dy krahët e sulmit apo edhe si “fals nëntë” e bën atë një armë të rëndësishme për skemat e PSG-së.

Braziliani shihet si lojtar modern, i përqendruar te loja kolektive dhe jo te individualizmi.

Ndryshe nga emra të tjerë më mediatikë të Real Madridit, PSG ka vendosur të mos ndjekë pista si ajo e Vinicius Jr.

Luis Enrique preferon futbollistë që ruajnë ekuilibrin e grupit dhe shmangin tensionet jashtë fushe.

Për drejtuesit parisienë, Rodrygo garanton stabilitet, profesionalizëm dhe përputhje të plotë me kulturën e punës së klubit.

Versatiliteti i Rodrygos do t’i jepte PSG-së më shumë paparashikueshmëri në fazën sulmuese dhe fleksibilitet në tranzicionet ofensive.

Klubi francez po përgatit strategjinë financiare për të realizuar këtë operacion, ndërsa lojtari e sheh si mundësi të madhe drejtimin e një projekti ambicioz në Paris.

PSG pritet të nisë bisedimet zyrtare në momentin e duhur, me bindjen se projekti sportiv do ta joshë sulmuesin brazilian. /Telegrafi/

Fjalët e Ousmane Dembeles pasi fitoi çmimin si 'Lojtari i vitit" nga FIFA

16 December 2025 at 21:40


Ousmane Dembele është lojtari më i mirë i vitit 2025, i zgjedhur nga FIFA. Sulmuesi francez mori çmimin "The Best" në konkurrencë me Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Pasi fitoi "Topin e Artë" pas një sezoni të shkëlqyer me PSG-në dhe ekipin kombëtar francez, ai tani ka fituar edhe një tjetër çmim prestigjioz individual.

Ai fitoi tripletën me PSG-në sezonin e kaluar. Për herë të parë në histori, klubi francez fitoi Ligën e Kampionëve, dhe Dembele ishte një nga më meritorët për këtë.

#TheBest FIFA Men's Player 2025: Ousmane Dembélé. 🏆
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Ai ishte gjithashtu nënkampion në Kupën e Botës për Klube, dhe gjithashtu fitoi Superkupën e UEFA-s. Ai u rendit i treti në Ligën e Kombeve me ekipin kombëtar francez.

"Doja t'i falënderoja të gjithë shokët e mi të ekipit. Puna e palodhur shpërblehet. Falënderoj familjen time, klubin me të cilin kaluam një vit fantastik. Faleminderit Gianni Infantino, mora mesazhin tënd në ditëlindjen time. Shpresoj të kthehem përsëri vitin tjetër", deklaroi i gëzuar sulmuesi i PSG-së nga skena e ceremonisë "The Best".

Ousmane Dembélé 🤝 #TheBest pic.twitter.com/Rlotq3vWaE
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Dembele e ka fituar edhe 'Topin e Artë' për vitin 2025, duke kompletuar një vit të suksesshëm edhe individual. /Telegrafi/

Mbappe fiton gjyqin, PSG urdhërohet t’i paguajë 61 milionë euro

16 December 2025 at 14:20


Një gjykatë pune në Paris urdhëroi të martën Paris Saint-Germain t'i paguajë Kylian Mbappes 61 milionë euro në pagë dhe bonuse të papaguara, duke i dhënë fund pjesshëm një prej mosmarrëveshjeve më të ashpra në futbollin francez.

Vendimi erdhi pas muajsh debatesh ligjore pasi sulmuesi francez e paditi PSG-në në gjykatë për të ardhurat që ai tha se ishin mbajtur për prillin, majin dhe qershorin e vitit 2024, pak para se të largohej nga klubi për t'u bashkuar me Real Madridin si transferim i lirë.

"Jemi të kënaqur me vendimin. Kjo është ajo që mund të pritet kur pagat nuk paguhen", ka thënë avokati i Mbappes, Frederique Cassereau.

Gjykata vendosi që PSG nuk i kishte paguar Mbappes tre muaj rrogë, një bonus etik dhe një bonus nënshkrimi që i takonte sipas kontratës së tij të punës.

BREAKING: French court order PSG to pay former player Kylian Mbappe £52.6m in unpaid salary and bonuses 🚨 pic.twitter.com/cBsRANulUj
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 16, 2025

Këto shuma u njohën si të detyrueshme nga dy vendime të Ligës Franceze të Futbollit Profesional (LFP) në shtator dhe tetor 2024, dhe gjyqtarët thanë se PSG nuk kishte paraqitur ndonjë marrëveshje me shkrim që tregonte se Mbappe kishte hequr dorë nga e drejta e tij.

Gjyqtarët hodhën poshtë argumentet e PSG-së që Mbappe duhet të humbasë tërësisht pagat e tij të papaguara, por gjithashtu hodhën poshtë disa nga pretendimet shtesë të lojtarit, duke përfshirë akuzat për punë të fshehur, ngacmim moral dhe shkelje të detyrës së sigurisë nga punëdhënësi.

Gjykata nuk e konsideroi kontratën me afat të caktuar të Mbappes si të përhershme, një vendim që kufizoi shkallën e kompensimit të mundshëm në lidhje me shkarkimin dhe pagën e njoftimit.

🚨 Official: Kylian Mbappe has won the lawsuit against PSG, with judge ruling in the player’s favor. 🇫🇷

As a result, the Court of Paris have sided with the footballer and order PSG to pay around €61 million, reports RMC. pic.twitter.com/9tPnsJiEBN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 16, 2025

PSG kishte argumentuar se Mbappe veproi në mënyrë të pabesë duke fshehur për gati një vit qëllimin e tij për të mos rinovuar kontratën, duke e penguar klubin të siguronte një tarifë transferimi të ngjashme me 180 milionë eurot që paguan për ta nënshkruar atë nga AS Monaco në vitin 2017.

Përfaqësuesit e Mbappe thanë se mosmarrëveshja kishte të bënte me zbatimin e rreptë të ligjit francez të punës dhe shpërblimin e papaguar, në vend të politikës së transferimeve. /Telegrafi/

Njëri nga hajdutët që grabiti Donnarumman kreu vetëvrasje, hetimi zbulon detaje tronditëse të grupit kriminal

15 December 2025 at 19:01


Rasti i grabitjes së shtëpisë së portierit italian Gianluigi Donnarumma ka marrë një epilog tragjik. Sipas gazetës franceze Le Parisien, një nga autorët e krimit ka kryer vetëvrasje në burg.

Bëhet fjalë për një të ri 21-vjeçar, i identifikuar si një nga të përfshirët në grabitje, i cili i mori jetën vetes më 10 maj 2024 në burgun e Fresnes, në Francë.

Kur rojet e burgut mbërritën në qelinë e tij, e gjetën të varur në hekurat e dritares. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm dhe përpjekjeve për ringjallje, përfshirë përdorimin e defibrilatorit, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej.

🚨🚨 | 𝐉𝐔𝐒𝐓 𝐈𝐍: Gianluigi Donnarumma's house was ATTACKED by a Burglar who has now KILLED himself in prison after arrest. 😳

[@le_Parisien_PSG] pic.twitter.com/QISBlM2VgM
— MatchdayHQ (@TheMatchdayHQ) December 14, 2025


Sipas hetimeve, i riu nuk ishte një nga organizatorët kryesorë të grabitjes, por më tepër një “peng” i përdorur nga drejtuesit e grupit kriminal. Autoritetet hetimore bëjnë të ditur se krerët e bandës ushtruan ndaj tij presion të vazhdueshëm dhe abuzim brutal për disa muaj, duke e shfrytëzuar për realizimin e planeve kriminale.

Rasti u rikthye sërish në vëmendje pas arrestimeve të fundit të anëtarëve kryesorë të bandës, duke hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen që ndodhi në verën e vitit 2023.

Gjatë grabitjes, Donnarumma dhe partnerja e tij përjetuan momente dramatike, pasi autorët hynë me forcë në banesë, i lidhën dhe grabitën para dhe sende me vlerë, me një dëm të vlerësuar rreth 500 mijë euro.

Arrestimet e para u kryen në prill të vitit 2024, ndërsa deri në fund të nëntorit autoritetet arritën të shpërbëjnë plotësisht të gjithë grupin kriminal, duke i dhënë fund një prej rasteve më të rënda të grabitjeve që tronditi opinionin sportiv dhe publikun francez. /Telegrafi/

PSG e fiton dramën e pesë golave ndaj Metz

13 December 2025 at 20:58


Paris Saint-Germain ka shënuar një fitore të vështirë 3-2 ndaj Metz, në një ndeshje të mbushur me ritëm, gola dhe emocione, ku gjithçka mbeti e hapur deri në fund.

Avantazhi për PSG-në erdhi në minutën e 31-të, kur Gonçalo Ramos u hodh me guxim në një krosim të saktë nga Kang-In Lee dhe me një goditje të fuqishme me kokë nga afërsia e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, pa i dhënë asnjë shans portierit Jonathan Fischer për rezultatin 0-1.

Parisienët vazhduan dominimin dhe vetëm pak minuta më vonë arritën të dyfishojnë epërsinë. Në minutën e 39-të, Ibrahim Mbaye asistoi për Quentin Ndjantou, i cili përfitoi nga një top i shërbyer në zonë dhe realizoi lehtësisht në portën bosh për 0-2.

Metz reagoi në pjesën e dytë dhe u rikthye në lojë në minutën e 56-të. Topi i kthyer jashtë zonës përfundoi te Jessy Deminguet, i cili pa hezitim lëshoi një goditje të fortë që përfundoi në pjesën e sipërme të rrjetës, duke ngushtuar shifrat në 1-2.

PSG reagoi shpejt dhe riktheu qetësinë në minutën e 68-të. Desire Doue bëri një depërtim të bukur individual, hyri në zonë dhe realizoi me një goditje të saktë për rezultatin 1-3.

Skuadra e Luis Enrique ishte pranë golit të katërt në minutën e 74-të, kur Ibrahim Mbaye (74’) provoi me një goditje të shpejtë nga brenda zonës, por topi u përplas në traversë, duke i mohuar atij golin.

Metz nuk u dorëzua dhe arriti të rihapte sërish ndeshjen në minutën e 82-të. Gauthier Hein asistoi për Georgiy Tsitaishvili, i cili nga afërsia goditi saktë në anën e djathtë të portës, duke e lënë portierin e PSG-së të pafuqishëm dhe duke e çuar rezultatin në 2-3.

PSG-ja vazhdon në krye të Ligue 1 me 36 pikë derisa Lens qëndron në fund me vetëm 11 sosh./Telegrafi/

“Është zhgënjyese që përfundoi kështu”, Thiago Silva flet hapur për përçarjen Neymar-Mbappe te PSG

13 December 2025 at 11:29


Mbrojtësi i Fluminense, Thiago Silva, ka folur për marrëdhënien e tensionuar midis Neymar të Santos dhe Kylian Mbappe të Real Madridit gjatë kohës së tyre te Paris Saint-Germain.

Silva ka deklaruar se ishte plotësisht i befasuar kur pa që një miqësi e shëndetshme po përkeqësohej dhe tani ka treguar situatën.

“Tek Paris Saint-Germain, Mbappe dhe Neymar shkuan mirë në fillim, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua. Pse? Ishte një histori e bukur. Më kujtohet ndeshja e Trofeut të Kampionëve kundër Monacos së Kylian Mbappe në Marok. Në fund të ndeshjes, Mbappe donte të fliste me mua. Ai tha: “Edhe nëse Neymar nënshkruan, unë dua të vij dhe të jem pjesë e kësaj skuadre. Nëse mund të flasësh me presidentin...”, zbuloi fillimisht Silva.

“Të dy mbërritën atë verë dhe marrëdhënia e tyre ishte e pabesueshme. Ata ishin shumë të afërt, ndër ata që argëtoheshin më shumë çdo ditë”.

“Nuk e kuptova pse u ndanë. Unë nuk isha më te PSG. Nuk e di se cili prej të dyve shkaktoi ndarjen, por kjo më trishtoi. Ata janë dy djem të mrekullueshëm dhe është zhgënjyese që përfundoi kështu”, përfundoi ish-kapiteni i PSG-së. /Telegrafi/

Pogba i shokon të gjithë duke investuar në garat me deve, zbulon se çfarë e tërhoqi të investonte para

10 December 2025 at 15:24


Futbollisti i famshëm francez, Paul Pogba, vendosi për një investim krejtësisht të papritur në fund të karrierës së tij.

Sipas mediumit britanik BBC, Pogba ka vendosur të investojë në garat me deve në Arabinë Saudite, përkatësisht në klubin Al-Haboob.

Mesfushori i Monacos është bërë aksionar dhe ambasador i Al-Haboob, ekipit të parë profesional në botë për garat me deve, i cili garon në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjirin Arabik.

“Kam parë shumë gara në YouTube dhe kam kaluar kohë duke bërë kërkime në kohën time të lirë duke u përpjekur të kuptoj teknikat dhe strategjitë", ka thënë fillimisht Pogba për BBC.

- YouTube www.youtube.com

Ai zbuloi se çfarë e tërhoqi veçanërisht të investonte në këtë sport, për të cilin shumë as nuk kanë dëgjuar.

“Ajo që më bëri përshtypje veçanërisht ishte sa shumë përkushtim kërkon nga të gjithë të përfshirët. Në fund të ditës, sporti është sport. Kërkon zemër, sakrificë dhe punë ekipore", shtoi Pogba, i cili theksoi se qëllimi i tij është që një ditë të zotërojë devenë më të shtrenjtë në botë.

“Të kesh devenë më të shtrenjtë në botë një ditë do të ishte një moment i mrekullueshëm për t'u mbyllur - diçka argëtuese, diçka kuptimplotë dhe diçka që më emocionon. Ndoshta një ditë do ta arrijmë. Qoftë futboll, gara me deve, boks - bazat janë të ngjashme. Duhet vendosmëri, fokus, disiplinë dhe këmbëngulje. Kjo është ajo që të bën kampionë në fund të ditës", përfundoi francezi.

- YouTube www.youtube.com

Gara me deve është një sport tradicional në Lindjen e Mesme, i rrënjosur thellë në kulturën e popujve arabë. Ky sport i pazakontë, por jashtëzakonisht popullor, ka qenë pjesë e trashëgimisë beduine për shekuj me radhë dhe sot kombinon traditën dhe teknologjinë moderne, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe turistë.

Devetë e përdorura në gara rriten dhe stërviten me kujdes, shpesh për vite me radhë, për të arritur shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë ideale. Në të kaluarën, kalorësit ishin kryesisht djem të rinj, por në dekadat e fundit, janë futur zëvendësues robotikë që i kontrollojnë kafshët me anë të telekomandës. Kjo rriti sigurinë dhe modernizoi të gjithë sportin. /Telegrafi/

Marseille rrezikon humbjen e yllit, Man Utd gati për përfitim 50 milionë euro

8 December 2025 at 15:16


Manchester United pritet të përfitojë rreth 50 milionë euro nga një ofertë marramendëse prej 100 milionë eurosh e paraqitur nga klubi i ri i Saudi Pro League, Neom Sports Club, për ish-sulmuesin e “Djajve të Kuq”, Mason Greenwood, sipas raportimeve nga media spanjolle Fichajes.

Oferta, e bërë në prag të afatit kalimtar së janarit, vjen pas formës së shkëlqyer që 24-vjeçari ka shfaqur tek Olympique Marseille, ku vetëm 18 muaj pas largimit nga Old Trafford është shndërruar në lojtar kyç.

Transferimi i tij te Marseille për rreth 26 milionë euro përfshinte një klauzolë inteligjente prej 50% mbi shitjen e ardhshme një marrëveshje e negociuar nga ish-drejtori sportiv Dan Ashworth, çka e vë United në pozitë të favorshme për të përfituar ndjeshëm nga një transferim i mundshëm.

Nën drejtimin e Roberto De Zerbi, Greenwood po zhvillon një sezon mbresëlënës në Ligue 1, me 10 gola dhe 4 asistime në 14 ndeshje, duke e mbajtur Marseille në garë për titull.

Ai ka shkëlqyer edhe në arenën evropiane, ku ka regjistruar gol dhe asistim në Ligën e Kampionëve.

Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve si Barcelona dhe Juventus, por Neom SC duket se e konsideron sulmuesin anglez si figurën qendrore të projektit të tyre ambicioz, duke vlerësuar “qëndrueshmërinë e tij në situata presioni” dhe duke i ofruar rol absolut protagonist.

Ky zhvillim e vendos Greenwoodin mes emrave më të kërkuar të afatit kalimtar së janarit, ndërsa Man Utd qëndron gati të përfitojë ndjeshëm ekonomikisht nga një lëvizje e mundshme drejt Arabisë Saudite. /Telegrafi/

PSG triumfon me rezultat të thellë ndaj Rennes

6 December 2025 at 22:58


Paris Saint-Germain ka regjistruar një tjetër fitore të pastër në Ligue 1, duke mposhtur Rennes me rezultat 5-0 në “Parc des Princes”, në një ndeshje ku skuadra e Luis Enriques kontrolloi çdo fazë të lojës dhe krijoi një numër të madh rastesh.

PSG e hapi ndeshjen me presion të lartë, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 28-të. Khvicha Kvaratskhelia, i frymëzuar gjatë gjithë takimit, gjeti hapësirë në skaj të zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në cepin e poshtëm të majtë për 1-0.

Pak sekonda më herët, Rennes kishte rrezikuar me një goditje të Esteban Lepaul, e cila u ndal në shtyllën e majtë.

Dominimi i PSG-së u shpërblye sërish në minutën e 39-të, kur Senny Mayulu u gjend i lirë në zonë pas një pasimi të Joao Neves. Sulmuesi i ri nuk gaboi përballë portierit dhe shënoi golin e dytë për kampionët francezë (2-0).

Në pjesën e dytë, PSG vazhdoi të krijonte rrezik para portës kundërshtare. Senny Mayulu goditi traversën në minutën e 49-të, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Kvaratskhelia provoi për herë të dytë, por Samba bëri një pritje të shkëlqyer për ta mbajtur ekipin e tij në lojë.

Edhe Bradley Barcola pati dy mundësi të pastra shënimi në minutat 58 dhe 72, por portieri i Rennes ishte i pakalueshëm.

Goli i tretë erdhi natyrshëm në minutën e 67-të. Senny Mayulu asistoi sërish, ndërsa Kvaratskhelia me një vole spektakolare nga distanca e dërgoi topin drejt e në trekëndësh për 3-0.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdesën Ibrahim Mbaye i cili realizoi për 4-0 në minutën e 88-të dhe Goncalo Ramos për 5-0 në minutën e 90-të.

Me këtë fitore PSG-ja shkon në kuotën e 33 pikëve dhe mban pozitën e dytë në tabelë me një më pak se Lens që është lider me 34 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Zaire-Emery për Luis Enrique: Ai kurrë nuk është i kënaqur

5 December 2025 at 11:10


Mesfushori i PSG-së, Warren Zaire-Emery, ka pranuar se trajneri Luis Enrique nuk është lehtë i kënaqur dhe gjithmonë kërkon më të mirën nga skuadra, duke vlerësuar gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për çdo lojtar.

“Kërkesa e Luis Enrique? Ai kurrë nuk është i kënaqur”, ka thënë fillimisht i riu francez.

Zaire-Emery vlerëson disiplinën dhe kërkesat e trajnerit Luis Enrique ndaj çdo lojtari, pavarësisht moshës apo përvojës.

“Vitinha është një nga më të mirët në botë, por ai vazhdon ta sfidojë dhe nuk e lejon të qetësohet. Edhe lojtarët me përvojë janë këtu për ne, por trajneri është prapa çdo lojtari, pavarësisht moshës”.

Ai shtoi gjithashtu:

“Një grup i lodhur? Luis Enrique na jep sa më shumë pushim që të jetë e mundur, në mënyrë që të pastrojmë mendjen”.

Mesfushori theksoi objektivin e skuadrës:

“Të gjithë ndajmë të njëjtin qëllim: të fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të dytë dhe të arrijmë çdo trofe të mundshëm”. /Telegrafi/

Blerjet, shitjet dhe lufta për titullin: Lens po ëndërron edhe falë veteranit Florian Thauvin

4 December 2025 at 23:59


Me 31 pikë dhe në krye të Ligue 1, Lens po përjeton një periudhë shkëlqimi që pak kush e kishte parashikuar, dhe një pjesë e madhe e këtij momentumi mban emrin e dikur talentit të madh, sot veterani, Florian Thauvin.

Një start sezoni i jashtëzakonshëm, me 31 pikë në 14 ndeshje, ka ardhur në një kampionat ku PSG-ja dhe Marseille vazhdojnë të ndërtojnë një histori të re të paparashikueshmërisë. Lens po luan futboll të fortë, fiton rregullisht dhe guxon të ëndërrojë, sepse krahas përvojës së Florian Thauvin, nga akademia po shpërthen edhe një talent i ri si Rayan Fofana, i lindur në vitin 2006 dhe rritur brenda sistemit të klubit.

Monaco, Marseille dhe Lille e kanë ndjerë në lëkurë këtë fuqi të re të "Les Artésiens".

Rruga e gjatë drejt majave

Rruga deri këtu, megjithatë, nuk ka filluar këtë sezon. Lens prej vitesh ka investuar me durim për t’u ngjitur në majat e futbollit francez. Pas rikthimit në Ligue 1, objektivi i parë ishte mbijetesa, por shumë shpejt klubi u shndërrua në një skuadër që synonte garat evropiane.

Ky hap u arrit në sezonin 2023–24, me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe më pas në Ligën e Evropës. Sezonin e kaluar përfunduan në vendin e tetë, një pozicion që i dha klubit bindjen se duhej një trajner me filozofi më të qartë, dhe kështu drejtimi iu besua Pierre Sage, i cili vite më parë kishte marrë përkohësisht Lyonin pa pasur as licencë trajneri.

Sot, ai është një nga arkitektët e këtij projekti: 10 fitore, një barazim dhe vetëm 3 humbje, 24 gola të shënuar dhe 12 të pësuar. Një bilanc që flet vetë.

Florian Thauvin, lideri i padiskutueshëm

Në qendër të këtij projekti qëndron Florian Thauvin, lojtari që ka marrë përsipër rolin e liderit në fushë. Golat, asistet dhe ndikimi i tij në lojë e bëjnë një figurë të pazëvendësueshme për Pierre Sage. Megjithatë, Lens nuk është një skuadër e varur nga një individ.

Përkundrazi, forca e tyre është kolektivi: Odsonne Edouard dhe Wesley Said me nga 5 gola secili, Seko Fofana dhe Jonathan Clauss me ndikim konstant në mesfushë, dhe një grup që funksionon si një mekanizëm i vetëm.

Këto rezultate janë edhe meritë e punës së Drejtorit Sportiv Jean-Louis Leca, i cili ka vazhduar me mjeshtëri punën e nisur nga Diego Lopez, sot tek Genoa.

Modeli modern i Lens - shitje të majme, blerje të lira

Modeli i Lens është ndërtuar mbi themele moderne: skauting i sofistikuar, menaxhim racional dhe qartësi afatgjatë. Klubi ka realizuar shitje të rëndësishme, me Khusanov që u largua për 40 milionë euro drejt Manchester Cityt, Kevin Danso te Tottenham, Neil El Aynaoui te Roma dhe Ibrahima Diouf te Inter.

Në total rreth 90 milionë euro të mbledhura, dhe vetëm gjysma e tyre e riinvestuar për të ndërtuar një skuadër që sot udhëheq tabelën e Ligue 1. E gjithë kjo ndodh në një kampionat ku PSG-ja dominon financiarisht dhe teknikisht, prandaj ajo që po ndërton Lens është një kryevepër futbollistike.

Tre blerjet kryesore të verës – Ibrahim Baidoo nga Salzburgu, Cheick Doucouré Sangaré nga Rapid Vienna dhe Odsonne Edouard nga Crystal Palace – po i japin dimensionin që skuadra kishte nevojë. Kjo është pjesë e filozofisë së klubit që funksionon në mënyrë moderne: të gjejë talent, ta zhvillojë dhe ta përdorë si kapital sportiv ose ekonomik.

Joseph Oughourilian dhe vizioni afatgjatë

Në këtë projekt nuk mund të lihet pa përmendur Joseph Oughourilian, sipërmarrësi francez me prejardhje libano-armene, drejtuesi që ka mbajtur gjallë klubin ekonomikisht dhe sportivisht. Që prej vitit 2016, kur bleu klubin në një moment delikat, ai ka sjellë stabilitet financiar dhe vizion të qartë.

Përveç Lens, ai zotëron edhe Millonarios dhe Padovën, klub të cilin e ngriti nga Lega Pro në Serie B dhe fitoi Superkupën C. Këtë vit, nën drejtimin e tij, Lens bleu edhe stadiumin historik Bollaert-Delelis për 27 milionë euro, një shenjë e qartë e ambicieve afatgjata.

Kombinimi i menaxhimit modern, skautingut të avancuar, shitjeve të suksesshme, rikthimit të investimeve në ekip dhe zgjedhjes së trajnerit të duhur ka krijuar një rrugë të pandalshme drejt majës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Premtimi i humbur i futbollit: nga të qenit i reklamuar si yll botëror dy vjet më parë në të qenit plotësisht i panjohur tani

4 December 2025 at 09:30


Ayman Kari, i cili në vitin 2023 konsiderohej një nga 50 yjet e rinj të futbollit botëror dhe një nga premtimet e mëdha të futbollit francez, është zhdukur nga skena e futbollit.

Mesfushori 21-vjeçar, i cili ishte i huazuar nga PSG te Lorient midis viteve 2022 dhe 2024, u rikthye te Paris Saint-Germain në sezonin 2024/25 pa luajtur asnjë ndeshje.

Luis Enrique e përjashtoi Ayman Karin nga skuadra e parë e PSG-së sepse u paraqit në stërvitjet para-sezonale me peshë 8 deri në 10 kilogramë mbipeshë.

“Kjo seri ngjarjesh duket se e ka nxitur vendimin e lojtarit për t'i dhënë fund karrierës së tij. Që nga ai moment, të gjithë në klub e penduan. E kuptuam që kishte mbaruar", tha një anëtar i PSG-së për L'Equipe.

Ayman Kari me mbipeshë në stërvitje

Zhdukja nga futbolli e lojtarit premtues që ishte më i mirë se Joao Neves

Gazeta A Bola raporton se që nga vera e kaluar, pasi kontrata e tij me klubin parisien përfundoi, ai nuk është parë në publik.

Ndeshja e fundit zyrtare e Ayman Kari ishte më 24 prill 2024, në humbjen e Lorient kundër PSG-së.

Gazeta L'Equipe raporton se Ayman Kari ka vendosur të bëjë një pushim nga karriera e tij dhe pyetja që lind është nëse kjo pauzë do të jetë e përhershme.

Ayman Kari gjatë kohës te Lorient

"Është një vendim personal nga një i ri që nuk ndihet gati për botën e futbollit profesional", thotë një mik i ngushtë i Karit.

Një vëzhgues nga një klub i madh evropian, i konsultuar nga L'Equipe, thotë se "Ayman Kari kishte gjithçka. Ai ishte në thelb më i mirë se lojtarë si Joao Neves ose Warren Zaire-Emery".

“Por, futbolli luhet edhe me kokë. Kisha dëgjuar që, që në moshë të re, ai donte ta linte futbollin", zbuloi agjenti, i cili la të kuptohej se Ayman Kari gjithmonë kishte një reputacion për një stil jetese dhe një qëndrim të shkujdesur të papajtueshëm me futbollin profesional. /Telegrafi/

Blerja e re që Hansi Flick kërkon nga Barcelona për vitin 2026

3 December 2025 at 13:13


Barcelona ia ka vënë syrin Malick Fofanës, sulmuesit anësor të ri belg nga Lyon, si një përforcim të mundshëm për krahun e majtë për sezonin e ardhshëm, me këmbënguljen e trajnerit Hansi Flick.

Me një riorganizim të skuadrës në mendje dhe pasiguri rreth të ardhmes së disa lojtarëve si Marcus Rashford, Barcelona po e shqyrton seriozisht nënshkrimin e Fofanës. 20-vjeçari po gjeneron entuziazëm për shkak të shpejtësisë, moshës së re dhe potencialit të tij për rritje.

Interesi i Barcelonës për Malick Fofana rrjedh nga një nevojë urgjente: për të siguruar një zëvendësues të besueshëm në krahun e majtë pa u mbështetur vetëm te Raphinha.

Me thashethemet që sugjerojnë se Rashford, aktualisht në huazim, mund të mos qëndrojë, bordi ka dhënë përparësi forcimit të atij krahu sulmues. Fofana i përshtatet si një perspektivë e ardhshme: mosha e re, aftësia për të dribluar dhe përvoja e tij në Ligue 1 e bëjnë atë një kandidat tërheqës.

Situata financiare e Lyonit e favorizon këtë lëvizje: thuhet se klubi francez është i gatshëm të zvogëlojë madhësinë e skuadrës, gjë që mund të lehtësojë një transferim për një tarifë të përballueshme, të vlerësuar në rreth 40 milionë euro. Kjo e vendos Barcelonën në një pozicion të fortë për të negociuar një marrëveshje të favorshme.

Çfarë mund t’i sjellë Fofana ekipit Blaugrana?

Fofana mishëron profilin e një sulmuesi anësor modern: i shpejtë, i aftë në situata një-me-një dhe i etur për t'u zhvilluar. Ky sezon në Ligue 1 ka treguar shkëndija të këtij premtimi: dy gola dhe një asistim në nëntë ndeshje. Ky kontribut ende modest në sulm tregon aftësinë e tij për t'u përshtatur në një rol më të spikatur.

Për më tepër, mosha e tij e re nënkupton një karrierë të gjatë përpara. Në një klub si Barcelona, i mësuar të ushqejë talentët e rinj, Fofana mund të ambientohet me kalimin e kohës, të mësojë, të përshtatet me stilin e ekipit - me lojën e saj më të bazuar në posedim dhe kërkesat taktike dhe të përmbushë një rol rotacioni, duke alternuar me titullarët e vendosur, pa ushtruar presion të tepërt mbi të.

Profili i tij i lejon të luajë si një sulmues tradicional i krahut të majtë ose si një mesfushor sulmues, duke u përshtatur me formacione të ndryshme. Kjo shkathtësi është veçanërisht e vlefshme për një ekip që garon në fronte të shumta dhe që ka nevojë për thellësi të skuadrës.

Fofana mund të mbulojë mungesat, të lehtësojë rotacionet dhe madje të lejojë ndryshime taktike pa sakrifikuar praninë sulmuese. /Telegrafi/

U rrahën nga tifozët, dy lojtarët më të mirë të klubit të Ligue 1 marrin pushim mjekësor

2 December 2025 at 12:37


Futbollistët e Nice, Jeremie Boga dhe Terem Moffi, kanë nisur procedurat ligjore pasi, sipas mediave franceze, u sulmuan brutalisht nga tifozët e tyre, pasi u kthyen nga një humbje 3-1 nga Lorient.

Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje përpara qendrës stërvitore, ku rreth 400 tifozë të zemëruar të klubit pritën autobusin me lojtarët dhe stafin e trajnerëve, duke krijuar një atmosferë kaosi të plotë.

Boga dhe Moffi ishin shënjestra të sulmeve fizike me grushte dhe shqelma, së bashku me fyerje të dyshuara raciste dhe pështyma, të cilat ia shtuan edhe më shumë dramën situatës.

🚨🚨 𝗣𝗟𝗨𝗦𝗜𝗘𝗨𝗥𝗦 𝗝𝗢𝗨𝗘𝗨𝗥𝗦 𝗗𝗘 𝗟’𝗢𝗚𝗖 𝗡𝗜𝗖𝗘 𝗢𝗡𝗧 𝗘́𝗧𝗘́ "𝗙𝗥𝗔𝗣𝗣𝗘́𝗦 𝗘𝗧 𝗜𝗡𝗦𝗨𝗟𝗧𝗘́𝗦" 𝗣𝗔𝗥 𝗗𝗘𝗦 𝗦𝗨𝗣𝗣𝗢𝗥𝗧𝗘𝗥𝗦 𝗠𝗘́𝗖𝗢𝗡𝗧𝗘𝗡𝗧𝗦 ! 😱

😳 JÉRÉMIE BOGA 🇨🇮 ET TEREM MOFFI 🇳🇬 AURAIENT ÉTÉ FRAPPÉS PAR DES COUPS DE PIED, DES CLAQUES ET… pic.twitter.com/mHwt2Hl5LA
— Actu Foot (@ActuFoot_) December 1, 2025

Sipas raportimeve të mediave franceze, disa nga goditjet ishin të drejtuara në organet e tyre gjenitale, kështu që Boga mori pesë ditë pushim mjekësor, ndërsa Moffi do të shërohet të paktën deri javën tjetër.

Sulmuesi nigerian u ndihmua në një moment kaotik nga portieri Yehvann Diouf, i cili, sipas raportimeve, arriti ta sillte atë shëndoshë e mirë në ambientet e klubit.

Edhe pse ekipi ishte paralajmëruar më parë se mund të përballej me një grup tifozësh armiqësorë pas kthimit, ata vendosën të ktheheshin në bazë.

Situata u përshkallëzua pasi dy përfaqësues të tifozëve hynë në autobus për të shprehur pakënaqësinë e tyre, gjatë së cilës drejtori sportiv Florian Maurice u sulmua gjithashtu në turmë. /Telegrafi/

Po kërkohet nga skuadrat angleze, PSG përgatitë kontratë të re për yllin e skuadrës

30 November 2025 at 14:11


Paris Saint-Germain po punon për të siguruar të ardhmen e njërit prej talenteve më premtues në skuadër.

Sipas raportimit të Nicolo Schira, klubi është në fazat përfundimtare të bisedimeve për një kontratë të re me Desire Doue, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2030 dhe të përfshijë një rritje të konsiderueshme të pagës.

Doue ka impresionuar drejtuesit me cilësinë teknike, shkathtësinë dhe pjekurinë e shfaqur, pavarësisht moshës së re. Brenda klubit ai shihet si një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e mesfushës së PSG-së.

Përshtatja e shpejtë dhe paraqitjet e qëndrueshme kanë forcuar bindjen e menaxhmentit se ai duhet të jetë pjesë e projektit afatgjatë të klubit.

Edhe pse disa detaje të kontratës mbeten ende për t’u finalizuar, synimi i PSG-së është i qartë: të sigurojë Doue dhe të vazhdojë ndërtimin e skuadrës rreth talenteve që mund të formësojnë epokën e ardhshme në Parc des Princes.

Doue mbetet objektiv i top klubeve angleze, megjithatë PSG nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij. /Telegrafi/

❌
❌