Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Kurti në Drenicë nderon sakrificën e qëndresën e UÇK-së

22 December 2025 at 14:15


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën qëndroi në Skënderaj. Përgjatë Rezallës e deri në Leqinë, ai vizitoi familjen e Ahmet Zabelit, Sejdi Gashit, Ibrahim Kuqanit e Naser Bajramit.

Kurti tha se UÇK-ja, forca e qëndresa që buron nga ajo, përmes invalidëve e veteranëve, si dhe sakrifica e dëshmorëve e martirëve të rënë, mbetet simboli i shtetit e kombit tonë.

“E diela në Skenderaj, nga Rezalla në Leqinë, nga familja e Ahmet Zabelit tek ajo e Sejdi Gashit, për të vazhduar në konakun e Ibrahim Kuqanit dhe Naser Bajramit. Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, është emblema e qëndresës dhe forcës sonë si shtet e komb”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/




Before yesterdayMain stream

Kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, pas sinjalizimit të Policisë u kthyen mbrapsht

12 December 2025 at 09:32


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë, por që pas sinjalizimit të Policisë të njëjtit janë kthyer mbrapsht.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, të enjten në ora 19:25.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me automjet (fugon), kanë kaluar kufirin nga rrugët ilegale nga Serbia në R. Kosovës dhe pasi janë sinjalizuar të ndalohen të njëjti janë kthyer anasjelltas.”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

10 December 2025 at 11:12


Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Dumnicë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar po kalonte kufirin në mënyrë të paautorizuar duke transportuar 21 krerë dele me një qerre, transmeton KosovaPress.

Në raport thuhet se, në momentin kur patrulla policore e ka vërejtur, i dyshuari ka tentuar të largohet duke marrë rrugë malore, por kafshët janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 09.12.2025 – 16:00. Është raportuar se një i dyshuar ishte duke kontrabanduar disa kafshë. Në momentin që i dyshuari ka parë policinë ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore. Në qerre ishin 21 krerë kafshë (dele) të cilat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se personi i përfshirë është paraqitur më pas në polici, ku pas inicimit të rastit është liruar me vendim të prokurorit. Procedura ndaj tij do të vazhdojë sipas procedurës së rregullt. /Telegrafi/

E detyroi të tërheq nga banka mbi 1 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

10 December 2025 at 08:39


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, i dyshuar për keqpërdorim të pasurisë së huaj, pas një denoncimi të bërë nga një grua kosovare më 9 dhjetor 2025.

Sipas raportit policor, ankuesja së bashku me djalin e saj është paraqitur në stacionin policor duke raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte mashtruar djalin e saj, përcjell Telegrafi.

"Ankuesja femër kosovare së bashku me djalin e saj, është paraqitur në stacion policor dhe ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mashtruar djalin e saj duke e bindur të tërheq para nga banka në vlerë 1485 € për t’i dhënë të dyshuarit", bën të ditur policia.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/

Klinë, gjendet trupi i pajetë i gruas së raportuar si e zhdukur mbrëmë

7 December 2025 at 16:29


Në lumin e Bardhë (Bistrica), në fshatin Grabanicë të Klinës, është gjetur sot trupi i pajetë i një gruaje, e cila mbrëmë ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Telegrafin se trupi është gjetur rreth orës 13:15, gjatë kërkimeve të intensifikuara nga njësitë policore.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet. Rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’ dhe sot gjatë kërkimeve trupi i pajetë është hasur diku një kilometër larg urës së fshatit”, deklaroi Gashi.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit kanë kryer procedurat e para hetimore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Dëmtohet një varr në Kamenicë, rasti po hetohet

4 December 2025 at 11:14


Është raportuar se është dëmtuar një varr nga persona të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:50, në Kamenicë.

Tutje thuhet se njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin.

“Kamenicë / 03.12.2025 – 20:50. Është raportuar se është dëmtuar një varr nga persona të panjohur. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin”. /Telegrafi/

Dhuna trondit futbollin në Francë/ Tifozët e Nice sulmojnë skuadrën e tyre, dëmtohen rëndë dy lojtarë

By: xhir jeta
2 December 2025 at 15:39

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Francë. Mbi të gjithë klubin e Nice, që duket se ka kaluar vijën e kuqe në një raport të tensionuar me tifozët.

Këta të fundit kanë dhunuar skuadrën, ndërsa dy lojtarë janë dëmtuar rëndë. Gjithçka ndodhi pas rikthimit në qendrën stërvitore të Nice, pas humbjes 3-1 në transfertën kundër Lorient.

Kjo ishte disfata e gjashtë radhazi për skuadrën dhe pika që dërdhi gotën e tensionit që kishte nisur që në stadium.

Në fillim tifozët debatuan nga tribiuna me lojtarët, por nuk e lanë me kaq. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, rreth 400 prej tyre kanë pritur në kompleksin stërvitor ekipin që kthehej nga transferta.

Pas përplasjes verbale, ata kanë sulmuar futbollistët që zbritën nga autobusi. Më të dëmtuarit kanë mbetur Jérémie Boga dhe Terem Moffi, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Pas mjekimit, ata kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa për shkak të dëmtimeve nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionatin francez. Po sipas mediave në vend, të dy lojtarët kanë kërkuar të largohen menjëherë nga Nice./abcnews.al

U rrahën nga tifozët, dy lojtarët më të mirë të klubit të Ligue 1 marrin pushim mjekësor

2 December 2025 at 12:37


Futbollistët e Nice, Jeremie Boga dhe Terem Moffi, kanë nisur procedurat ligjore pasi, sipas mediave franceze, u sulmuan brutalisht nga tifozët e tyre, pasi u kthyen nga një humbje 3-1 nga Lorient.

Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje përpara qendrës stërvitore, ku rreth 400 tifozë të zemëruar të klubit pritën autobusin me lojtarët dhe stafin e trajnerëve, duke krijuar një atmosferë kaosi të plotë.

Boga dhe Moffi ishin shënjestra të sulmeve fizike me grushte dhe shqelma, së bashku me fyerje të dyshuara raciste dhe pështyma, të cilat ia shtuan edhe më shumë dramën situatës.

🚨🚨 𝗣𝗟𝗨𝗦𝗜𝗘𝗨𝗥𝗦 𝗝𝗢𝗨𝗘𝗨𝗥𝗦 𝗗𝗘 𝗟’𝗢𝗚𝗖 𝗡𝗜𝗖𝗘 𝗢𝗡𝗧 𝗘́𝗧𝗘́ "𝗙𝗥𝗔𝗣𝗣𝗘́𝗦 𝗘𝗧 𝗜𝗡𝗦𝗨𝗟𝗧𝗘́𝗦" 𝗣𝗔𝗥 𝗗𝗘𝗦 𝗦𝗨𝗣𝗣𝗢𝗥𝗧𝗘𝗥𝗦 𝗠𝗘́𝗖𝗢𝗡𝗧𝗘𝗡𝗧𝗦 ! 😱

😳 JÉRÉMIE BOGA 🇨🇮 ET TEREM MOFFI 🇳🇬 AURAIENT ÉTÉ FRAPPÉS PAR DES COUPS DE PIED, DES CLAQUES ET… pic.twitter.com/mHwt2Hl5LA
— Actu Foot (@ActuFoot_) December 1, 2025

Sipas raportimeve të mediave franceze, disa nga goditjet ishin të drejtuara në organet e tyre gjenitale, kështu që Boga mori pesë ditë pushim mjekësor, ndërsa Moffi do të shërohet të paktën deri javën tjetër.

Sulmuesi nigerian u ndihmua në një moment kaotik nga portieri Yehvann Diouf, i cili, sipas raportimeve, arriti ta sillte atë shëndoshë e mirë në ambientet e klubit.

Edhe pse ekipi ishte paralajmëruar më parë se mund të përballej me një grup tifozësh armiqësorë pas kthimit, ata vendosën të ktheheshin në bazë.

Situata u përshkallëzua pasi dy përfaqësues të tifozëve hynë në autobus për të shprehur pakënaqësinë e tyre, gjatë së cilës drejtori sportiv Florian Maurice u sulmua gjithashtu në turmë. /Telegrafi/

Sulm brutal në Nice: Lojtarët goditen me shkelma e grushta nga 400 tifozë të tërbuar

By: nik
2 December 2025 at 00:48

Një situatë e rëndë ka ndodhur në Nice mbrëmjen e së dielës, ku rreth 400 tifozë të ekipit pritën lojtarët pas kthimit nga ndeshja me Lorient. Humbja 3-1, e cila shënoi disfatën e gjashtë radhazi për skuadrën, shkaktoi një shpërthim zemërimi nga mbështetësit, duke e transformuar një takim që supozohej të ishte diskutim në një sulm të dhunshëm. Në qendër të agresionit ishin futbollistët Jeremie…

Source

Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

29 November 2025 at 08:44

Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, […]

The post Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

Dy muaj pa mësim, nxënësit e Stapanicës në Malishevë ende pa mësimdhënës

22 November 2025 at 22:43


Nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralelja e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës, prej më shumë se dy muajsh po përballen me mungesë të mësimdhënësve, duke mos zhvilluar me rregull procesin mësimor. Kjo situatë ka revoltuar prindërit, të cilët e konsiderojnë si torturë për fëmijët që vijnë në shkollë, por largohen pa mbaruar orarin. Megjithatë, drejtori i Arsimit në Malishevë, Sabit Berisha, thotë se problemi pritet të zgjidhet së shpejti.

Në shkollë vijnë me orar por dalin pa përfunduar i tëri.

Kjo pasi këta nxënës të klasës së 4-të të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralele e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës nuk kanë mbajtur mësim tash e 2 muaj.

Me të njëjtin problem po përballën edhe nxënësit e klasës së pestë si pasojë e mungesës së mësimdhënësve.

“Në shkollë vina për çdo ditë, mësim nuk mbajmë që dy muaj ditë. Veç po vijmë e po kthehemi pas nuk po vijnë mësuesit”, ka theksuar Luan Veselaj, nxënës i klasës së 4-të.

“Mësim nuk mbajmë tash e dy muaj se nuk na vjen mësuesja”, ka thënë Ronela Krasniqi, Nxënëse e klasës së 4–të.

Mosmbajtja e mësimit tash e 60 ditë i ka revoltuar prindërit e të miturve.

“Jemi të shqetësuar për shkak të neglizhencës së mësimit, klasa e 4-të dhe e 5-të shkaku i mësueses që ka qenë më herët ajo është në pushim të lehonisë. DKA e Malishevës e ka hapur konkursin për me pru me dhanë mësim e kanë refuzu e kanë hapë konkursin tjetër. Këtu në realitet nuk është duke u mbajtë mësim tash e dy muaj”, ka theksuar Shaban Musaj, prind.

Madje dikush prej tyre po e konsideron këtë situatë torturuese për fëmijët.

“I sjellim fëmijët këtu i lëmë në lagështi edhe ju thonë shkoni nga shtëpia. Taman shkojmë te shtëpia na thojnë hajdeni merrni djalin pasi nuk ka mësim, ai nuk është veç tash por qe 3 muaj nuk kanë mësim fëmijët”, ka deklaruar Hazir Veselaj, prind.

Por sipas u.d së drejtorit të drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ky problem do të zgjidhet shpejt.

“Ne e kemi hapë konkursin menjëherë për Stapanicë por procedurat për hapjen e konkursit merr kohë. Jemi në finalizim. Sigurisht që në momentin që do fillojmë punën me mësuesin e ri do konsultohemi për të bërë kompensim të orëve”, ka deklaruar Sabit Berisha, U.d i drejtorit të DKA-së.

Sipas tij kjo situatë pritet të zgjidhet të hënën./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be

“Iu mohua shkollimi në Graçanicë pasi familjes iu ndërtua shtëpia nga Qeveria e Kosovës”, KOMF: Nëse kjo vërtetohet është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijës

15 November 2025 at 14:31



Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me siç thotë raportimet në media se një fëmije të ciklit fillor në Komunën e Graçanicës po i mohohet e drejta për të vijuar arsimin, nga menaxhmenti i shkollës.

KOMF thekson se sipas deklaratës së nënës, fëmijës po i mohohet e drejta për të ndjekur shkollimin, për shkak se familjes i është ndërtuar një shtëpi e re nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Nëse kjo vërtetohet, një situatë e tillë përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës, e cila bie ndesh me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Ligjin kundër Diskriminimit, të cilat garantojnë të drejtën e çdo fëmije për arsim pa diskriminim”, thuhet në reagimin e KOMF-it.

KOMF kërkon ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve komunale për të garantuar vijimin e fëmijës në shkollë, angazhim të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijës, veçanërisht të Qendrës për Punë Sociale, për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për fëmijën dhe familjen, hetim nga institucionet e drejtësisë dhe, në rast të evidentimit të shkeljeve ligjore, mbajtjen përgjegjëse të çdo autoriteti apo personi që ka shkelur të drejtën e fëmijës për arsim.

“KOMF potencon që fëmijët nuk mund të mbahen peng të konflikteve dhe nuk mund të përdoren si mjet presioni. Organizatat anëtare të KOMF, ofruese të shërbimeve sociale dhe familjare, shprehin gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për fëmijën dhe familjen, ndërsa KOMF do të vazhdojë të monitorojë nga afër ecurinë e rastit dhe veprimet institucionale, deri në realizimin e plotë të së drejtës së fëmijës për arsim”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Zhduken tre persona në Kamenicë dhe Obiliq, policia nis hetimet

13 November 2025 at 10:05


Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të personave të zhdukur. Policia ka bërë të ditur se rasti i parë ka ndodhur në komunën e Kamenicës.

Një mashkull kosovar ka bërë kallëzim se dy femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar në procedurë hetimore.

Në një rast tjetër në Obiliq një femër kosovare ka raportuar se një mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar dhe hetimet kanë filluar. /Telegrafi/

Komuna e Junikut njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën Junik–Moronicë për shkak të punimeve infrastrukturore

13 November 2025 at 08:53


Komuna e Junikut ka njoftuar se sot, më 13 nëntor 2025, nga ora 08:00 deri në ora 12:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në segmentin e rrugës Junik–Moronicë, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në Komunën e Junikut”.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe do të realizohet procesi i betonimit të mureve mbajtëse përgjatë rrugës, i cili kërkon qasje të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit, duke theksuar se këto punime janë pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe zhvillimin e mëtejshëm të potencialit turistik të zonës. /Telegrafi/


Një grua që tri javë ngacmohet përmes telefonit, Policia heton rastin në Kamenicë

8 November 2025 at 08:51


Një grua ka raportuar në Polici se është duke u ngacmuar përmes telefonit që tri javë.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë.

“Kamenicë 18.10.2025. Më 07.11.2025 viktima femër, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është duke e shqetësuar dhe ngacmuar përmes telefonit qe afër tri javë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

OJQ “LIZA-R” fton të rinjtë dhe gratë e Kamenicës në trajnim për zhvillim të ndërmarrësisë dhe hartim projektesh

6 November 2025 at 15:41


Organizata LIZA-R, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Komuna e Kamenicës, ka hapur thirrjen publike për pjesëmarrje në trajnim që synon ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, grave dhe bizneseve të reja (start-up).

Trajnimi do të mbahet më 19 nëntor 2025, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Kamenicës, duke filluar nga ora 10:00 deri në 16:00.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri praktike në: zhvillimin e ideve të reja të biznesit, hartimin e projekteve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit, menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik, si dhe identifikimin e mundësive për financim dhe bashkëpunim lokal, përcjell Telegrafi.

Trajnimi do të udhëhiqet nga ekspertë të fushës së ndërmarrësisë, përmes metodave interaktive dhe punës praktike në grupe.

Në trajnim mund të aplikojnë vetëm personat rezidentë të Komunës së Kamenicës, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 30 persona.

Aplikimet mund të bëhen përmes inbox-it të faqes zyrtare të OJQ LIZA-R ose në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Kamenicës.

Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ndërmjet OJQ “LIZA-R” dhe Komunës së Kamenicës, me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe rritjes së punësimit përmes fuqizimit të të rinjve dhe grave ndërmarrëse. /Telegrafi/


Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

By: Elva
1 November 2025 at 22:33

Policia ka shpallur në kërkim kushëririn e Dalan Alliajt, 36 vjeç, i cili dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri në fshatin Gjorm. Pas krimit, B. A., autor i dyshuar, është larguar drejt zonave malore përreth fshatit, ku besohet se fshihet. Njfotimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga […]

The post Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

By: Elva
1 November 2025 at 22:22

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës fshatin Gjorm, në Bashkinë e Selenicës, ku u gjet i pajetë Dalan Alliaj, 36 vjeç. Policia dhe forcat e FNSH kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar pesë persona për pyetje, përfshirë kushëririn e viktimës dhe kryeplakun e fshatit, si dhe tre banorë të […]

The post Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici appeared first on BoldNews.al.

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari kushëriri i një prej autorëve të masakrës së Çoles

By: Elva
1 November 2025 at 21:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Aliaj u vra me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve të para, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e xhaxhait të tij, babai i Bertil Aliaj, një prej personave të përfshirë në masakrën e […]

The post U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari kushëriri i një prej autorëve të masakrës së Çoles appeared first on BoldNews.al.

❌
❌