Gjatë vitit 2024, këngëtarja britanike Adele, thuhet se ka fituar rreth 185 mijë euro në javë, pa përfshirë të ardhurat nga koncertet në Las Vegas dhe nga dhjetë koncertet e shitur në Mynih.
Edhe pa një album të ri që nga 2021, pasuria e 37-vjeçares vlerësohet rreth 234 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar shtoi rreth 9,6 milionë euro në pasurinë e saj.
Koncertet e saj në Las Vegas thuhet se i sjellin rreth 866 mijë euro për natë, dhe edhe ato në Gjermani ishin shumë fitimprurëse.
Përveç performancave, Adele fiton shumë nga të drejtat e autorit, ndërsa katalogu i saj muzikor vazhdon të shitet dhe të transmetohet në platforma 'streaming'.
Albumi “21” është shitur në 31 milionë kopje globalisht, “25” në 22 milionë, dhe “30” në 5,54 milionë.
Në jetën personale, Adele është e fejuar me Rich Paul që nga gushti 2024 dhe së bashku kanë shfaqur dëshirën për të zgjeruar familjen.
Adele është nënë e një djali 13-vjeçar, Angelo, nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, dhe ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke ndarë edhe disa emra që i pëlqejnë, si Parker, Spencer dhe Ray. /Telegrafi/
Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Dumnicë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar po kalonte kufirin në mënyrë të paautorizuar duke transportuar 21 krerë dele me një qerre, transmeton KosovaPress.
Në raport thuhet se, në momentin kur patrulla policore e ka vërejtur, i dyshuari ka tentuar të largohet duke marrë rrugë malore, por kafshët janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.
“Fsh. Dumnicë, Podujevë 09.12.2025 – 16:00. Është raportuar se një i dyshuar ishte duke kontrabanduar disa kafshë. Në momentin që i dyshuari ka parë policinë ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore. Në qerre ishin 21 krerë kafshë (dele) të cilat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Më tej thuhet se personi i përfshirë është paraqitur më pas në polici, ku pas inicimit të rastit është liruar me vendim të prokurorit. Procedura ndaj tij do të vazhdojë sipas procedurës së rregullt. /Telegrafi/
Adele do të bëjë debutimin e saj zyrtar në aktrim vitin e ardhshëm, pasi ka marrë një rol në një film të ri hollivudian.
Këngëtarja e hitit Hello, 37 vjeçe, do të lërë skenën për sheshin e xhirimeve, ndërsa nënshkruan për të luajtur në filmin e ri të dizajnerit të modës Tom Ford.
Roli i parë i Adele në aktrim vjen katër vjet pas publikimit të albumit të saj 30.
Ky film do të shënojë gjithashtu filmin e parë të Tom Ford-it pas gati një dekade, me Adele që do të ndajë ekranin me yjet e Hollywood-it, Aaron Taylor-Johnson dhe Nicholas Hoult.
Sipas mediumit Deadline, filmi do të jetë një përshtatje e romanit të Anne Rice, Cry To Heaven.
Kuptohet se Tom Ford do të drejtojë filmin dhe ka shkruar edhe skenarin, ndërsa kompania e tij e produksionit, Fade To Black, do të financojë projektin.
Parapërgatitjet kanë filluar, me shpresën që xhirimet të fillojnë në Romë, Itali, në janar 2026.
LONDËR, 12 nëntor /ATSH/- Adele do të bëj debutimin e saj të parë në filmin e ardhshëm të ish-stilistit të modës, Tom Ford, sipas BBC.
Këngëtarja do të shfaqet përkrah emrave të mëdhenj, përfshirë Nicholas Hoult, Aaron Taylor-Johnson, Colin Firth, Paul Bettany dhe yllit të njohur të “Adolescence“, Owen Cooper, në filmin e ri “Cry to Heaven“.
Filmi do të jetë një përshtatje i romanit të vitit 1982 i shkruar nga Anne Rice, në të cilin zhvillohet historia e shekullit XVIII të yjeve meshkuj këngëtarë – që u kastruan për të ruajtur zërat e tyre të lartë.
Tom Ford do të drejtojë, prodhojë dhe shkruajë filmin, por detajet e roleve që do të luhen nga Adele dhe anëtarët e tjerë të kastit nuk janë zbuluar ende.
Libri tregon historinë e dy të kastruarve që bëhen këngëtarë të suksesshëm opere në Venecia dhe jetët e të cilëve janë të ndërthurura.
Në kast do të marrin pjesë gjithashtu, Ciarán Hinds, George MacKay, Mark Strong, Hunter Schafer dhe Thandiwe Newton.
Adele, një nga yjet më të njohura të muzikës në Britani të Madhe, publikoi albumin e saj të fundit katër vjet më parë dhe ka qenë kryesisht jashtë vëmendjes që kur përfundoi koncertin në Las Vegas, një vit më parë.
Ajo tha se po planifikonte të bënte “një pushim të gjatë” pas performancave live të vitit të kaluar.
Ndërkohë, Ford ka qenë një nga emrat më të mëdhenj në modë, por ka bërë edhe dy filma shumë të vlerësuar, “A Single Man“ me protagonistë Firth dhe Hoult, në vitin 2009; dhe “Nocturnal Animals“ i cili i siguroi dy nominime për çmim “Bafta“, në vitin 2016.
Ai ia shiti shtëpinë e tij të modës me të njëjtin emër Estee Lauder për 2,8 miliardë dollarë në vitin 2022, përpara se të njoftonte largimin e tij nga industria e modës dhe t’i kalonte 20 vitet e ardhshme të jetës duke bërë filma. //a.i/
Adele do të debutojë si aktore në një dramë nga stilisti i modës dhe regjisori Tom Ford.
Këngëtarja 37-vjeçare do të luajë në “Cry To Heaven”, një adaptim i romanit historik të Anne Rice të vitit 1982, sipas Deadline. Filmi është në fazën para-prodhuese në Londër dhe Romë këtë vit dhe do të fillojë xhirimet në janar, me një datë publikimi që pritet në fund të vitit 2026.
Adele do të shfaqet përkrah yllit të famshëm të “Adolescence”, Owen Cooper, dhe aktorëve të tjerë, përfshirë Nicholas Hoult, Aaron Taylor-Johnson, Thandiwe Newton, Colin Firth, Hunter Schafer, George MacKay, Daryl McCormack, Ciarán Hinds dhe Paul Bettany.
Ky shënon filmin e tretë artistik të Fordit dhe filmin e tij të parë në gati një dekadë. Historia ndjek dy soprano meshkuj në botën e operës në Italinë e shekullit të 18-të. Ford do të shkruajë, prodhojë dhe do të drejtojë filmin, por ende nuk janë zbuluar rolet e kastit.
Ndërkohë që kjo është hera e parë që ajo shfaqet në ekranin e madh, Adele më parë fitoi një Oscar për këngën e saj kryesore të filmit James Bond, “Skyfall”.
Adele më parë kishte shprehur interes për aktrimin pasi Xavier Dolan, të cilin ajo e quajti “shpirti i saj binjak krijues”, drejtoi videoklipet muzikore për këngët e saj hit “Hello” dhe “Easy On Me”.
«Jam e sigurt që do të kritikohem për këtë, por në fakt do të doja të aktroja pasi të punoja me Xavierin. Do të luaja në një film për të, patjetër», tha ajo në një intervistë radiofonike në vitin 2015.
Fituesja e çmimit Grammy u përfol më pas se do të shfaqej në filmin e Dolan të vitit 2018, The Death and Life of John F. Donovan , por vetëm një këngë e saj u përfshi në film.
Influencuesja braziliane Melissa Said, 23 vjeç, u arrestua më 23 tetor 2025, në Salvador, Bahia, pas një operacioni policor që përfshinte kontrollin e pesë pronave. Ajo ka më shumë se 376,000 ndjekës në Instagram. Said ishte bërë një figurë e njohur për ndarjen e përmbajtjes joshëse me bikini, pirjen e duhanit të marihuanës dhe promovimin […]
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka kërkuar ndjesë publike pas reagimeve që shkaktoi një video e saj në rrjete sociale, ku përdori shprehjen “i mora te gabi në Laprakë”. Në postimin e bërë në “Instastory”, Marashi sqaroi se nuk kishte dijeni që fjala “gabi” ka kuptim ofendues për komunitetin rom dhe se e kishte […]
Një vrasje tjeter u krye mbrëmë në Milano të Italisë. Pamela Gennini, 29 vjeç, e cila ishte një modele e njohur në “kryeqytetin” e modës, u godit me thikë për vdekje nga ish-partneri i saj, biznesmeni 52-vjeçar Gianluca Sonchin.
Burri kishte shkuar në shtëpinë e vajzës për ta bindur atë të rifillonte marrëdhëniet. Kur ajo e kuptoi se ai kishte qëllime të dhunshme dhe se jeta e saj mund të ishte në rrezik, ajo telefonoi një bashkëmoshatar me të cilin kishte pasur më parë një lidhje dhe i kërkoi ndihmë. Ai, nga ana tjetër, telefonoi menjëherë policinë.
Kur policia i ra ziles, 29-vjeçarja pati qetësinë të thoshte “erdhën”. Megjithatë, përpara se ajo të mund të hapte derën e shtëpisë, autori e tërhoqi zvarrë në ballkon dhe e vrau me dhjetëra plagë thike.
Pas disa sekondash, kur policia theu derën dhe hyri në apartament, e gjeti vajzën të vdekur dhe autorin të plagosur në qafë, ndërsa ai u përpoq të kryente vetëvrasje.
Ai u dërgua në spital dhe, kur u përcaktua se i kishte shpëtuar rrezikut, u mor në pyetje dhe u akuzua për femicid. Fqinjët, të cilët dëshmuan këtë histori tragjike nga dritaret e tyre, raportuan se autori i kishte shkaktuar probleme vajzës në të kaluarën, duke hyrë në pallatin e apartamenteve dhe duke e kërcënuar që t’i hapte derën e shtëpisë së saj.
Me një nënë ruse dhe një baba italian, viktima e vrasjes brutale ishte me origjinë nga Strozza, një fshat i vogël në shpatin lindor të Luginës Imania në provincën e Bergamos. Pamela Genini udhëtoi në të gjithë botën, duke përfshirë Monte Karlon, Milanon dhe Dubain, duke u përpjekur të bënte një karrierë në biznesin e shfaqjeve.
Vetëm 19 vjeç, ajo mori pjesë në shfaqjen “L’isola di Adamo ed Eva” (“Ishulli i Adamit dhe Evës”) në Deejay TV. Më pas punoi si modele për disa vite dhe u përpoq të siguronte jetesën duke krijuar një dyqan elektronik që e drejtonte me një mikeshë, Elisa Bortolotti. “EP SheLux është një markë Made in Italy”, thuhet në faqen e internetit të markës, “e lindur nga ideja e dy miqve shumë krijues me një pasion për modën dhe detin”. Ajo përshkruhej si gjithmonë e lumtur dhe e qeshur. Fqinjët e shihnin shpesh duke shëtitur qenin e saj, të cilin nuk e linte kurrë pas dore.
29-vjeçari dhe Gianluca Soncin ishin bashkë për rreth një vit. Verën e kaluar, sipas Il Giorno, ata supozohej se ishin me pushime në ishullin e Elbës. Pushimet e tyre u ndërprenë shkurt pasi Genina vendosi të largohej vetëm kur 52-vjeçari kërcënoi se do t’i vriste qenin.
Një fqinj raportoi një grindje të dhunshme që ndodhi rreth gjashtë muaj më parë midis tyre. Megjithatë, nuk ishin ngritur akuza kundër burrit që e goditi për vdekje mbrëmë në tarracën e shtëpisë së tyre në Via Iglesias.
Taylor Swift ka bërë histori me albumin e saj të 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, duke shitur plot katër milionë kopje në vetëm një javë në Shtetet e Bashkuara. Ky sukses i jashtëzakonshëm i ka siguruar Swift një rekord të ri për shitjet më të mëdha të javës së parë në historinë moderne të muzikës, raporton HuffPost, transmeton Indeksonline.
Sipas të dhënave nga kompania analitike Luminate, e cila monitoron shitjet muzikore që nga viti 1991, asnjë artist nuk ka arritur këtë nivel shitjesh në javën debutuese të një albumi. Deri më tani, rekordi mbahej nga Adele me albumin e saj të famshëm 25, i cili në vitin 2015 shiti 3.4 milionë kopje në javën e parë.
“The Life of a Showgirl” është pritur me entuziazëm të madh nga fansat dhe kritika, duke vazhduar traditën e Taylor Swift për të dominuar tregun muzikor çdo herë që publikon një projekt të ri. Albumi përmban një kombinim të baladave emocionale dhe ritmeve pop që e karakterizojnë stilin e saj të veçantë artistik.
Ky arritje e re e forcon edhe më shumë pozicionin e Swift si një nga figurat më të rëndësishme dhe me ndikim në industrinë e muzikës botërore. Me këtë ritëm, duket se rekorde të tjera janë në horizont për yllin amerikan.
Mbi gjashtëdhjetë këngëtare femra në botë kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm: secila prej tyre ka një këngë që ka kaluar një miliard dëgjime në Spotify. Por vetëm gjysma e tyre ia kanë dalë ta arrijnë këtë shifër marramendëse me më shumë se një këngë.
Në fillim të vitit 2023, Taylor Swift nuk kishte asnjë këngë që kishte tejkaluar një miliard dëgjime në platformë – ndërsa sot ajo renditet në mesin e artisteve me më shumë këngë që kanë kaluar këtë prag, shkruan InMusicBlog.
Në anën tjetër, Karol G dhe Shakira mbajnë rekordin si gratë latine me më së shumti këngë mbi një miliard dëgjime. Ndërkohë, LISA dhe JENNIE nga BLACKPINK janë të vetmet artiste solo të K-Pop-it që kanë arritur këtë sukses me këngët “MONEY” dhe “Popular”.
Por edhe shqiptarët përfaqësohen mirë në këtë listë me dy artiste me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat kanë nga katër dhe 12 këngë respektivisht që kanë tejkaluar këtë shifër.
Deri më sot, vetëm pesë këngëtare kanë mbi 10 këngë që kanë kaluar një miliard dëgjime në Spotify. Suksesi më i fundit i këtij lloji është ai i Doja Cat me këngën “You Right”, e cila u bë kënga e saj e tetë që kalon këtë shifër.
Këngëtaret femra me më shumë se një këngë që ka mbi një miliard dëgjime në Spotify:
2 këngë
Nelly Furtado – Promiscuous, Maneater
TV Girl – Lovers Rock, Not Allowed
Tate McRae – You Broke Me First, Greedy
Ellie Goulding – Love Me Like You Do, Outside
MØ – Lean On, Cold Water
Kesha – Timber, Tik Tok
Julia Michaels – Issues, If The World Was Ending
Jess Glynne – Rather Be, These Days
Hailee Steinfeld – Starving, Let Me Go
Beyoncé – Halo, Crazy In Love
3 këngë
Alicia Keys – If I Ain’t Got You, Empire State of Mind, No One
Zara Larsson – Symphony, Lush Life, Never Forget You
Alessia Cara – Scars To Your Beautiful, 1-800-273-8255, Stay
4 këngë
Britney Spears – Toxic, …Baby One More Time, Oops!... I Did It Again, Gimme More
Kali Uchis – See You Again, Telepatía, Get You, Moonlight
Demi Lovato – Sorry Not Sorry, Solo, Échame La Culpa, Heart Attack
Camila Cabello – Señorita, Havana, Bam Bam, Never Be the Same
Anne-Marie – Rockabye, 2002, Friends, Rewrite the Stars
Shakira – Hips Don’t Lie, TQG, Chantaje, Bzrp Music Sessions Vol. 53
Cardi B – Girls Like You, I Like It, Taki Taki, WAP
Bebe Rexha – I’m Good (Blue), In The Name of Love, Meant To Be, Me, Myself & I
5 këngë
Lana Del Rey – Summertime Sadness, Young And Beautiful, Stargirl Interlude, Video Games, West Coast
Halsey – Closer, Without Me, Eastside, Boy With Luv, Him & I
6 këngë
Miley Cyrus – Flowers, Party in the U.S.A., Angels Like You, We Can’t Stop, Nothing Breaks Like a Heart, Wrecking Ball
Nicki Minaj – Tusa, Side To Side, Bang Bang, Starships, Swalla, Super Bass
7 këngë
Karol G – Tusa, Provenza, China, TQG, QLONA, MAMIII, AMARGURA
Lady Gaga – Shallow, Poker Face, Always Remember Us This Way, Bad Romance, Just Dance, Rain On Me, Die with a Smile
SZA – Kill Bill, Kiss Me More, All The Stars, What Lovers Do, Good Days, Snooze, Nobody Gets Me
Sia – Cheap Thrills, Chandelier, Dusk Till Dawn, Titanium, Unstoppable, Elastic Heart, Wild Ones
8 këngë
Doja Cat – Kiss Me More, Woman, Say So, Need To Know, Paint The Town Red, Streets, Boss Btch*, You Right
Selena Gomez – We Don’t Talk Anymore, Taki Taki, Calm Down, It Ain’t Me, Wolves, Lose You To Love Me, Back To You, Love You Like A Love Song
9 këngë
Olivia Rodrigo – Drivers License, Good 4 U, Deja Vu, Traitor, Happier, Favorite Crime, Vampire, Jealousy, Jealousy, All I Want
10 këngë
Adele – Someone Like You, Rolling In The Deep, Easy On Me, Set Fire To The Rain, Hello, When We Were Young, Make You Feel My Love, Send My Love, Skyfall, Love In The Dark
Katy Perry – Dark Horse, Roar, Firework, Teenage Dream, Last Friday Night, California Gurls, Hot n Cold, The One That Got Away, Feels, I Kissed a Girl
12 këngë
Dua Lipa – Don’t Start Now, New Rules, Levitating, One Kiss, Cold Heart, Physical, IDGAF, No Lie, Break My Heart, Dance The Night, Levitating (Solo), Scared To Be Lonely
14 këngë
Billie Eilish – Bad Guy, Lovely, When The Party’s Over, Everything I Wanted, Ocean Eyes, Happier Than Ever, What Was I Made For?, Bury a Friend, i love you, Birds of a Feather, Bellyache, Bored, Wildflower, My Future
16 këngë
Rihanna – We Found Love, Umbrella, Diamonds, Work, Love On The Brain, Needed Me, Stay, Only Girl (In The World), This Is What You Came For, FourFiveSeconds, S&M, The Monster, Wild Thoughts, Don’t Stop The Music, Love The Way You Lie, Too Good
20 këngë
Taylor Swift – Cruel Summer, Blank Space, Anti-Hero, Lover, Shake It Off, Cardigan, Style, August, Look What You Made Me Do, Delicate, Wildest Dreams, Love Story, I Knew You Were Trouble, Don’t Blame Me, Willow, Fortnight, All Too Well (10-Minute Version), You Need To Calm Down, Love Story (Taylor’s Version), Bejeweled
21 këngë
Ariana Grande – 7 Rings, Thank U, Next, Into You, No Tears Left To Cry, Positions, God Is A Woman, Side To Side, Dangerous Woman, Bang Bang, One Last Time, Rain On Me, 34+35, Problem, Break Free, Love Me Harder, Stuck With U, Save Your Tears (Remix), We Can’t Be Friends (Wait For Your Love), Santa Tell Me, Die For You (Remix), Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored.
Taylor Swift ka arritur një tjetër sukses historik në karrierën e saj - albumi i saj i ri, "The Life of a Showgirl", ka shitur plot 3.5 milionë kopje në javën e parë të publikimit, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Adele.
Ky rekord modern i shitjeve javore më parë i përkiste albumit të Adele, "25", i cili në vitin 2015 kishte arritur 3.378 milionë kopje të shitura në javën e parë.
Fansat e Taylor kishin shpresuar që të thyhej edhe rekordi i Adele në Apple Music për numrin më të madh të renditjeve në vendin e parë si në kategori albumesh ashtu edhe këngësh.
"The Life of a Showgirl" regjistroi 3.2 milionë shitje fizike dhe digjitale, ndërsa 300 mijë kopje të tjera u arritën nga transmetimet online (streaming), duke e çuar totalin në 3.5 milionë njësi të shitura.
Në krahasim, albumi "25" i Adele kishte arritur 3.482 milionë njësi ekuivalente, prej të cilave 3.378 milionë ishin shitje tradicionale dhe pjesa tjetër nga transmetimet online.
Një numër rekord prej pesë milionë fansash e kishin ruajtur paraprakisht (pre-save) albumin e Taylor në Spotify, ndërsa edicioni special në vinyl, i disponueshëm vetëm online, u shit plotësisht brenda më pak se një ore.
Albumi i fundit i Taylor, "The Life of a Showgirl", i publikuar javën e kaluar, ka ndarë kritikët në mendime - por vetë këngëtarja duket se e ka pritur me kënaqësi këtë “kaos” të reagimeve të ndryshme.
Në një intervistë për "The Zane Lowe Show" në Apple Music, ajo tha: “E mirëpres kaosin, sepse është pjesë e natyrshme e showbizit. Nëse gjatë javës së parë të publikimit po përmendni emrin tim ose titullin e albumit, atëherë po më ndihmoni".
"Kam shumë respekt për opinionet subjektive mbi artin - unë nuk jam ‘policia e artit’. Secili ka të drejtë të ndjejë siç dëshiron. Ne, si artistë, kemi për detyrë të jemi pasqyra e atyre ndjenjave”.
Ajo shtoi se muzika e saj shpesh reflekton gjendjen e saj shpirtërore: “Shpesh, një album është mënyra më e çuditshme dhe më e sinqertë për të parë veten. Ajo që po kalon në jetë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si lidheni me muzikën time”.
Swift gjithashtu siguroi fansat se nuk ka ndërmend të ndalet së shpejti: “Unë jam këtu për një kohë të gjatë. Kur bëj muzikë, gjithmonë e kam mendjen tek trashëgimia që dua të lë pas”.
Ajo shtoi: “E di çfarë kam krijuar. E adhuroj këtë album dhe gjithçka që përfaqëson — sepse tema e ‘Showgirl’ është pikërisht kjo: të përballesh me çdo lloj kaosi e ta kthesh në art”.
Aktualisht, rekordin për më shumë këngë në vend të parë në Apple Music Songs e mban Adele me hitin “Easy On Me”, i cili ka arritur majat e klasifikimeve në 121 shtete.
Ndërkohë, të 12 këngët e albumit të ri të Taylor Swift janë aktualisht në 12 pozitat e para në Apple Music. /Telegrafi/
Këngëtarja e famshme ka folur më parë për stërvitjen si sekretin e humbjes së peshës, por paraqitja e fundit ringjalli dyshime dhe komente të shumta në rrjetet sociale
Në dasmën e shumëpërfolur të Selena Gomez dhe Benny Blanco, ku morën pjesë shumë yje të njohur, një nga figurat që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte Adele. Këngëtarja britanike u shfaq me një fustan elegant të zi që theksonte linjat e saj trupore, ndërsa fotot që qarkulluan në rrjete sociale shkaktuan menjëherë reagime të shumta.
Në imazhet e publikuara, Adele dukej më e dobësuar se kurrë më parë, gjë që bëri fansat të komentonin: “Duart e saj janë si degëza, çfarë i ka ndodhur?” dhe “Kurrë nuk kemi parë Adelën kaq të hollë”.
Transformimi i saj i madh
Adele ka folur më herët për humbjen e rreth 44 kilogramëve, duke theksuar se kjo është arritur falë stërvitjes intensive dhe kujdesit personal për shëndetin mendor. Ajo ka thënë disa herë se aktiviteti fizik e ndihmoi të përballonte ankthin dhe i solli ekuilibër emocional, jo vetëm ndryshime estetike.
People shkruan se transformimi i saj u bë publik për herë të parë në vitin 2020 dhe që atëherë Adele ka qenë e hapur për përfitimet që i solli ushtrimi i rregullt. Ndërkohë, Hindustan Times raporton se për këngëtaren, stërvitja ka qenë një “mjet për forcim të mendjes dhe trupit” dhe jo një obsesion me peshën, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, çdo paraqitje e re e saj hap edhe thashetheme. Në disa media ndërkombëtare janë ngritur dyshime nëse humbja e madhe e peshës mund të jetë ndihmuar edhe nga medikamente të reja për rënien në peshë si Ozempic.
Por, Los40 thekson se nuk ekziston asnjë dëshmi apo deklaratë nga vetë Adele që ajo ka përdorur ilaçe të tilla, duke kujtuar se këto mbeten vetëm spekulime publike. Ajo vetë vazhdon të këmbëngulë se stërvitja dhe kujdesi për veten ishin çelësi i transformimit.
Fansat të ndarë
Në rrjete sociale, komentet ishin të përziera. Disa e përgëzuan për elegancën dhe pamjen e sofistikuar, duke e cilësuar “gruan më të hijshme të mbrëmjes”, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për shëndetin e saj, duke u shprehur se Adele duket më e dobët se kurrë.
Hello Magazine raporton se fansat kanë qenë shpesh të ndarë: një pjesë e shohin si shembull frymëzues të disiplinës dhe forcës personale, ndërsa të tjerë frikësohen se transformimi i saj mund të jetë i tepruar.
Përtej linjave trupore
Në fund, mes komenteve dhe spekulimeve, mbetet e qartë se për Adele muzika dhe mirëqenia personale janë prioriteti. Ajo ka treguar në disa intervista se nuk e sheh humbjen e peshës si “arritjen më të madhe”, por si një hap drejt një jete më të balancuar dhe të shëndetshme. /Telegrafi/
ModeljaAngela Martini ka reaguar ashpër përmes një postimi publik, duke deklaruar se ka zbuluar “armiqtë” e saj të vërtetë, të cilët i përshkruan si “mashtrues të fshehtë” me bazë në Tiranë. Sipas saj, këta persona kanë punuar prej vitesh për të bllokuar dhe penguar përhapjen e punës së saj.
Martini pretendon se kundërshtarët e saj kanë përdorur ndikimin për ta përjashtuar nga mediat, duke fshirë artikuj, penguar botimin e shkrimeve të saj dhe duke e vendosur në një “listë të zezë”.
Shkrimi i saj:
“Kam zbuluar kush janë armiqtë e mi — mashtrues të fshehtë. Janë në Shqipëri, saktësisht në Tiranë. Prej vitesh përpiqeni të më bllokoni — dhe po, keni arritur, me delet që ju ndoqën. Por unë jam e lindur me gjak SHKODRAN — dhe mendoni se nuk do t’ju kthehet? Le të fillojë shfaqja, e vërteta dhe karma!”
“Ti dhe familja jote patët guximin të luani me emrin dhe karrierën time? Më bllokuat nga lajmet, u thatë kolegëve tuaj në shtyp të mos postojnë për mua, fshitë artikujt e mi dhe më vutë në listën e zezë pasi përdorët punën time falas?? Ju humbës, me sjellje tinëzare dhe fshatare! Nuk keni dëgjuar kurrë për karmën? Askush nuk është i paprekshëm në këtë botë dhe ju, me familjen tuaj tinëzare që gjithsesi jeni të urryer nga shumica e shqiptarëve dhe shumica e politikanëve, do të merrni mësimet e jetës. Gjërat do të marrin për keq shumë shpejt, ju humbës të pabesë! Njerëzit duhet të blejnë kokoshka dhe thjesht të shikojnë çfarë do të ndodhë së shpejti!”
Adele është kontaktuar për të performuar në spektaklin madhështor sportiv Super Bowl 2026, kanë treguar burime për Page Six.
Thashethemet kanë qarkulluar se Adele mund të ngjitet në skenë për ndeshjen e madhe që do të mbahet në Santa Clara, Kaliforni, në shkurtin e ardhshëm, dhe mësohet se ajo ka qenë në bisedime.
Por, përveç Adele gjithashtu janë përfolur si kandidatë të tjerë për spektaklin sikurse Taylor Swift dhe Miley Cyrus e cila nuk ka performuar kurrë më parë në këtë ngjarje të profilit të lartë.
I fejuari i Adele, Rich Paul, është një nga agjentët më të njohur në botën e sportit, dhe këngëtarja britanike ka qenë e pranishme më parë në Super Bowl si spektatore.
Gjatë një koncerti në Las Vegas në vitin 2024, ajo u shpreh për fansat e saj në lidhje me pjesëmarrjen në ndeshje: “Vitin e kaluar isha atje, por sigurisht që nuk shkova për futbollin. Shkova për të parë Rihannën”.
Gjithsesi, burime brenda NFL kanë përhapur zëra se Adele është përzgjedhja e këtij viti për spektaklin, por një burim tjetër pranë organizatorëve ka thënë se Adele nuk është rezervuar zyrtarisht.
Këngëtarja e “Hello” ka deklaruar më parë se e kishte refuzuar këtë performancë për ndeshjen e vitit 2017.
Në një koncert në Los Angeles në vitin 2016, ajo kishte thënë: “Para së gjithash, nuk do të performoj në Super Bowl... Dua të them, ai spektakël nuk ka të bëjë me muzikën. Unë nuk di të kërcej apo gjëra të tilla. Ishin shumë të sjellshëm, më ftuan, por unë thashë jo”.
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar në A2 CNN, u vendos përballë një shkrimit të tij të vjetër, ku akuzonte Sali Berishën për kapjen e partisë. “Demokratët nuk janë dele dhe nuk po kërkojnë një bari”, shprehej Gjekamarkaj dhe i pyetur nëse ”hoqi dorë Berisha së qëni çoban, apo […]
Oriola Marashi është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh korr sukses në industrinë e modës. Nga bashkëpunimet me stilistë të njohur të vendit apo ndërkombëtarë, te pasarelat e markave si Guess, modelja ia ka dalë të spikasë. Por këtë herë, Oriola po sjell një projekt të ri […]
33-vjeçari shqiptar që shpëtoi delet gjatë zjarreve masive në Patra të Greqisë është përzgjedhur nga BBC si një nga imazhet më mbresëlënëse të vitit 2025. Fotografia e tij, ku shihet me motor duke shpëtuar një dele mes tymit të dendur, ka bërë jehonë ndërkombëtare. BBC e ka përshkruar imazhin si një simbol heroizmi dhe krahasuar […]
Aktorja e njohur Chloë Moretz ka kurorëzuar dashurinë shumëvjeçare me modelen Kate Harrison, duke i dhënë fund beqarisë pas një lidhjeje që zgjati shtatë vite. Ceremonia e tyre u zhvillua gjatë fundjavës dhe u shoqërua me një atmosferë intime e romantike, sipas revistës Vogue, e cila ndoqi nga afër përgatitjet e çiftit.
Në ditën e madhe, Moretz zgjodhi të thyente traditën duke mos u veshur me të bardha, por me një fustan mahnitës në ngjyrë blu të çelët, të realizuar nga Louis Vuitton. Ajo e kombinoi veshjen me doreza të gjata të së njëjtës ngjyrë, duke i dhënë një prekje unike look-ut të saj. Nga ana tjetër, Harrison u paraqit e veshur me të bardha, duke ruajtur një kontrast elegant mes tyre.
Në një intervistë për Vogue, aktorja e filmit “Carrie” u shpreh se nuk kishte pasur kurrë një vizion të qartë për një fustan dasme, por e dinte se nuk donte diçka tradicionale. “Nuk do të vishja të bardhë, doja të dukej ndryshe dhe të kishte një ndjesi të veçantë dhe mendoj se arritëm pikërisht këtë,” tha Moretz, duke shtuar se ndihej vetvetja me zgjedhjen e saj.
Pjesë e dasmës ishte edhe momenti i veçantë i provës finale në Paris, ku Moretz veshi fustanin e gjatë me saten dhe një vello në ngjyrë blu të çelët, duke përmbushur traditën e “diçkaje blu” në ditën e dasmës.
Fotoja prekëse që po bën xhiron e botës është pikërisht kjo, ku një banor shihet duke marrë delen në krahë ndërkohë që mundohet të largohet nga zjarret që kanë përfshirë shumë zona në Greqi.
Zjarrfikësit në Greqi po vijojnë betejën me dhjetëra vatra zjarri që kanë përfshirë disa rajone të vendit që prej ditës së martë, përfshirë zonat përreth qytetit Patras dhe ishujt Zakynthos dhe Chios.
Sipas autoriteteve, zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë banesa, ferma dhe fabrika, ndërsa mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar. Të paktën 13 zjarrfikës janë plagosur dhe dhjetëra persona janë shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit.
Në operacion janë angazhuar rreth 5,000 zjarrfikës dhe 33 avionë, por erërat e forta dhe temperaturat mbi 40°C po e përkeqësojnë situatën. Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë çimentoje pranë Patras, duke ndërprerë edhe trafikun hekurudhor.