Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

By: gaze tare
18 December 2025 at 17:38

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të folur për jetën e saj sentimentale. Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ajo u është drejtuar drejtpërdrejt ndjekësve të saj, të njohur si “Rexhars”, duke kërkuar ndihmë për të gjetur partnerin ideal.

Në një listë të detajuar, artistja ka zbuluar hapur kriteret që, sipas saj, duhet të plotësojë mashkulli që do të ketë pranë.

Ndryshe nga pritshmëritë që shpesh lidhen me figurat publike, Bebe thekson se pamja perfekte nuk është vendimtare për të. Ajo shprehet se një partner që vlerësohet si 6 apo 7 nga 10 në dukje është më se i mjaftueshëm, për aq kohë sa ka personalitet të fortë dhe autenticitet. Sa i përket gjatësisë, këngëtarja ka një kërkesë të thjeshtë: partneri të jetë mbi 173 cm, kryesisht që të jetë më i gjatë se ajo.

Një nga pikat që ka ngjallur më shumë reagime në rrjet ka qenë qëndrimi i saj ndaj financave. Bebe thekson se kërkon një partner të suksesshëm dhe të pavarur ekonomikisht, duke nënvizuar se nuk pranon marrëdhënie ku ajo mban barrën financiare.

Përtej aspektit fizik dhe atij financiar, artistja thekson se karakteri dhe vlerat njerëzore janë thelbësore. Ajo kërkon një person të zgjuar, me moral të mirë, ambicioz dhe të motivuar për jetën, që di çfarë dëshiron dhe punon për të.

The post Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner appeared first on iconstyle.al.

Festivali Sunny Hill merr Çmimin për Impakt Ekonomik nga Oda Ekonomike e Kosovës

13 December 2025 at 09:45


Festivali Sunny Hill, një nga festivalet më të mëdha në rajon, është shpërblyer nga Oda Ekonomike e Kosovës me Çmimin për Impakt Ekonomik 2025, në kuadër të gala-mbrëmjes “THE BEST OF KOSOVA 2025”. Festivali është vlerësuar për kontributin e tij të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në forcimin e imazhit pozitiv të Kosovës në nivel ndërkombëtar, përmes muzikës dhe industrisë kreative.

Si festival muzikor, Sunny Hill ka krijuar një platformë ku muzika, kultura dhe kreativiteti bashkohen, duke promovuar talentet dhe duke forcuar lidhjen e Kosovës me skenën globale të industrisë muzikore. Përveç vlerës artistike dhe kulturore, Sunny Hill Festival ka pasur edhe ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Organizimi i festivalit ka gjeneruar përfitime të konsiderueshme për sektorë të ndryshëm, përfshirë turizmin, hotelerinë, gastronominë, transportin dhe shërbimet mbështetëse.

Impakti ekonomik është vlerësuar të jetë rreth 22 milionë euro, ndërsa ndikimi në media vlerësohet në qindra miliona euro, me mbi 150 media të akredituara nga e mbarë bota.

Edicioni i këtij viti ka mbledhur mbi 100 mijë vizitorë gjatë tri ditëve të festivalit, nga afro 60 vende të ndryshme të botës. Hotelet në Prishtinë dhe në qytetet përreth kanë qenë 99% të rezervuara. Organizatorët këtë vit po ashtu kanë lansuar edhe platformën “Sunny Hill Travel”, e cila promovon turizmin dhe qëndrimin në Kosovë, ndërsa gjatë festivalit përdoruesit e saj kanë mundur të përfitojnë nga pakot e akomodimit, të cilat përfshijnë edhe biletat dhe transportin.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës theksuan se Festivali Sunny Hill përfaqëson një model të suksesshëm të mënyrës se si ngjarjet kulturore dhe muzikore mund të shndërrohen në motorë të zhvillimit ekonomik dhe të diplomacisë kulturore.

Këtë vit në Festival performuan emra me nam si Dua Lipa, e cila u paraqit në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”, njëherësh turneu më i madh dhe më i suksesshëm i karrierës së saj deri më sot. Suksese të mëdha ajo ka shënuar edhe në platformën Spotify, ku numëron rreth 40 miliardë dëgjime totale. Albumet “Future Nostalgia” dhe “Radical Optimism” kryesojnë këto shifra, ndërsa hitet si “Don’t Start Now” dhe “Levitating” kanë secila mbi një miliard dëgjime, duke dëshmuar se ajo është një nga artistet më të mëdha globale, me miliona dëgjues aktivë çdo ditë.

Po ashtu performoi edhe Shawn Mendes, një nga emrat më të mëdhenj të pop-muzikës globale, i cili u rikthye fuqishëm sivjet me turneun e tij “On The Road Again”; Peggy Gou, një nga figurat më të respektuara dhe me ndikim në skenën globale të muzikës elektronike; Anyma, i njohur ndërkombëtarisht për përfshirjen inovative të elementeve vizuale dhe teknologjike në performancat e tij si DJ; si dhe Fatboy Slim, i njohur për hitet e tij klasike dhe karrierën e gjatë shumëdekadëshe.

Në skenat e festivalit janë ngjitur edhe artistë të tjerë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, si: Calvin Harris, J Balvin, Martin Garrix, Action Bronson, Skepta, Burna Boy, Miley Cyrus, Bebe Rexha, Stormzy, Black Coffee, The Martinez Brothers, dhe shumë të tjerë.

Festivali këtë vit po ashtu është nominuar për t’u zgjedhur si më i miri në Evropë, në kategorinë e Festivaleve të Mesme, nga “European Festival Awards”. Vitin e kaluar, në të njëjtën kategori, arriti të renditet në mesin e pesë festivaleve më të mira. /Telegrafi/

Bebe Rexha 'e zjarrtë' në pozat e reja nga pushimet ekzotike në ishujt Turks and Caicos

11 December 2025 at 11:52


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë këtë javë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të nxehta nga pushimet e saj luksoze në plazh.

36-vjeçarja, e cila udhëtoi këtë verë në Kroaci, shfaqet me një palë bikini të zeza të holla, të zbukuruar me guacka metalike të vogla. Rexha ka treguar me krenari linjat e saj trupore ndërsa pozonte mbi rërë, shkruan DailyMail.

Në mbishkrimin e një fotografie, e ndarë me pothuajse 12 milionë ndjekësit e saj, ajo shkruante: “Change of scenery” (Ndryshim peizazhi), shoqëruar me një emoji të një peme palme mbi një ishull.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në një postim tjetër, Bebe shkruante: “Po zhvendosem në një ishull privat. Kush vjen me mua?”, duke etiketuar Turks and Caicos si vendndodhje.

Këngëtarja shfaqej pa makijazh në fotografitë e mbushura me diell, duke treguar fytyrën e saj me pika të vogla dielli. Në një imazh provokues, ajo shtrihej me barkun mbi rërë, ndërsa guacka ishin vendosur me kujdes midis këmbëve dhe mbi pjesën e pasme të trupit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ylli i hitit “Baby, I’m Jealous” shfaqej me flokë të kthjellët, të nuancuara me rozë të çelët dhe të verdhë, duke shpjeguar në një Instagram Story se “ujërat e kripura lanë të gjithë ngjyrën rozë nga flokët”.

Ajo shijoi diellin së bashku me miqtë, duke ndarë video të momentëve të këndshme gjatë larjes në ujërat e pastër të oqeanit. Një postim të mërkurën tregonte këngëtaren me një kostum banje me printime vjollce.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fansat nuk nguruan të komentojnë: njëri shkroi “Ti je një sirenë e vërtetë”, ndërsa tjetri: “E magjepsur”.

Bebe po ashtu shfaqej me një kombinim të gjerdaneve të trashë dhe shumëngjyrëshe mbi dorë, si dhe një varëse me emrin “BEBE”, të zbukuruar me diamante.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në janar u raportua se Rexha ishte ndarë nga Warner Records. Ajo u largua nga etiketa pas disa mosmarrëveshjeve të shpeshta.

Këngëtarja pati një hit numër një në vitin 2022 me bashkëpunimin me David Guetta për këngën “I’m Good (Blue)”, dhe gjatë karrierës së saj me Warner kishte lansuar tri albume që nga nënshkrimi i kontratës në vitin 2013.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Megjithatë, burime për tabloidin britanik The Sun thanë se situata u tensionua, pasi Bebe Rexha ishte e frustruar për drejtimin e karrierës së saj. Një burim tha: “Bebe u bë shumë e frustruar për karrierën e saj, kështu që kur gjërat arritën në një pikë të vështirë me Warner dhe ata thanë se ishte më mirë të ndaheshin, ajo vendosi të mos luftonte kundër vendimit”.

“Ajo i ka thënë miqve se dëshiron një fillim të ri dhe nuk ndihej e aftë ta bënte atë aty”, tregoi burimi.

Një burim i afërt me Rexhën për DailyMail shtoi: “Ajo nuk u largua nga Warner, por u vendos bashkërisht të ndaheshin sepse në këtë moment kishin vizione të ndryshme”. /Telegrafi/

Bebe Rexha shijon pushimet në ishujt Turks And Caicos, nuk i ndal pozat provokuese në bikini

10 December 2025 at 17:05


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në ishujt Turks And Caicos, duke shijuar momente të këndshme larg angazhimeve profesionale.

Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të veçanta, ku shihet duke kaluar kohë cilësore me familjarët e saj.

Në një prej fotove, këngëtarja 36-vjeçare shfaqet duke shijuar bregdetin së bashku me babain e saj, Flamurin, duke treguar lidhjen e ngrohtë familjare.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përveç momenteve me familjen, Bebe Rexha nuk ka hezituar të ndajë edhe fotografi të saj me bikini, duke treguar me krenari linjat e saj trupore dhe energjinë pozitive gjatë pushimeve.

Fansat e saj kanë përshëndetur përmes komenteve bukurinë natyrale dhe atmosferën relaksuese që këngëtarja po shijon, duke e vlerësuar si një pushim të merituar për Beben, pas një periudhe intensive angazhimesh muzikore.

Në vitin 2026, ajo pritet që të jetë më aktive në prurjet e reja muzikore, me fansat që mezi presin albumin e saj të katërt. /Telegrafi/


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha befason fansat shqiptarë me këngë në shqip - publikon video nga studio duke kënduar në gjuhë amtare

2 December 2025 at 21:05


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngjallur një entuziazëm të madh pas publikimit të një videoje nga studioja e saj e regjistrimit në TikTok.

Ajo që e bën këtë lajm të veçantë është fakti se kënga e re është në gjuhën shqipe, duke shënuar një kthim të artistes tek rrënjët e saj dhe duke i dhënë një dhuratë të veçantë publikut shqiptar, i cili e ka mbështetur vazhdimisht karrierën e saj ndërkombëtare.

Ky projekt përfaqëson një hap të ri në repertorin e saj, i cili deri tani është fokusuar kryesisht në hite në gjuhën angleze. Integrimi i gjuhës amtare jo vetëm që nderon origjinën e saj, por edhe rrit pritshmëritë për një bashkëpunim unik me audiencën shqiptare.

Edhe pse detajet e plota rreth këngës ende nuk janë bërë publike, fragmenti i zbuluar ka shkaktuar reagime të gjera në rrjetet sociale dhe ka rritur kuriozitetin e fansave për publikimin e ardhshëm.

Me këtë projekt, Bebe Rexha shkon në hapat e artistëve shqiptarë që kanë arritur sukses ndërkombëtar, duke ruajtur lidhjet e forta me trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhësore. Fansat e saj tashmë mezi presin të dëgjojnë këtë këngë që premton të jetë një përvojë unike dhe emocionuese. /Telegrafi/

Gjest i ndjerë/ Bebe Rexha nderon Shpat Kasapin me një postim simbolik

By: gaze tare
27 November 2025 at 21:50

Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka prekur jo vetëm publikun në Shqipëri dhe Kosovë, por ka shkuar deri te artistët shqiptarë në diasporë. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, e cila publikoi një gjest të thjeshtë, por shumë domethënës në Instagram.

Artistja shqiptaro-amerikane ndau në Instastory një video të Shpatit duke kënduar këngë patriotike. Bashkë me videon, ajo vendosi dy emoji simbolikë: pëllumbin dhe flamurin shqiptar, një mënyrë e qartë për të shprehur dhimbjen dhe respektin për artistin e ndjerë.

Edhe pse Bebe Rexha ka një karrierë ndërkombëtare dhe jeton në SHBA, ajo nuk i ka harruar rrënjët e saj shqiptare. Si ajo, ashtu edhe Shpat Kasapi vinin nga i njëjti origjinë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Kjo e bën gjestin e saj edhe më personal dhe emocional.

Reagimi i Bebe Rexhës është shpërndarë gjerësisht dhe është vlerësuar si një shembull i solidaritetit të artistëve shqiptarë, të cilët qëndrojnë të bashkuar si në gëzime, ashtu edhe në momente dhimbjeje, pavarësisht distancave.

Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

The post Gjest i ndjerë/ Bebe Rexha nderon Shpat Kasapin me një postim simbolik appeared first on iconstyle.al.

Bebe Rexha shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit

By: Elva
27 November 2025 at 18:29

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur jo vetëm publikun vendas, por edhe artistë me famë botërore. Mes tyre është Bebe Rexha, e cila ka reaguar në rrjetet sociale me një gjest të ndjeshëm. Këngëtarja shqiptaro-amerikane rishpërndau në Instagram Story një video të Shpat Kasapit duke interpretuar këngë […]

The post Bebe Rexha shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit appeared first on BoldNews.al.

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon Bebe Rexha/ Ja çfarë shkruan këngëtarja e famshme

By: M C
27 November 2025 at 17:26

Ndarja nga jeta në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapi, ka prekur artistët shqiptarë kudo që ndodhen, teksa shumë prej tyre kanë reaguar në rrjetet sociale.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha.

Bebe Rexha ka shpërndarë një video të Shpat Kasapit duke kënduar këngë patriotike, teksa ka vendosur një emoji të një pëllumbi dhe flamurit shqiptar, një simbolikë që përfaqëson qartë ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.

The post Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon Bebe Rexha/ Ja çfarë shkruan këngëtarja e famshme appeared first on Albeu.com.

Edhe Bebe Rexha shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi

27 November 2025 at 14:23


Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur jo vetëm publikun vendas, por ka shkuar përtej kufijve, duke prekur edhe artistë me famë botërore. Mes tyre është edhe Bebe Rexha, e cila ka reaguar me një gjest të ndjeshëm në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane ka rishpërndarë në Instagram Story një video të Shpatit, ku ai shihet duke interpretuar këngë patriotike. Bashkë me videon, Bebe Rexha ka vendosur një emoji të një pëllumbi dhe flamurit shqiptar, një simbolikë që përfaqëson qartë ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.

Reagimi i saj ka prekur shumë ndjekës, pasi vjen nga një artiste që, edhe pse me karrierë ndërkombëtare dhe jetesë në ShBA, nuk harron rrënjët e saj. Si Bebe Rexha, ashtu edhe Shpat Kasapi, ndajnë të njëjtën origjinë - të dy janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, gjë që e bën reagimin e saj edhe më personal.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Lajmi i trishtë për vdekjen e Shpatit duket se ka mbërritur shpejt në adresën e largët të Bebe Rexhës, e cila zgjodhi të shprehë dhimbjen dhe respektin e saj në mënyrë të thjeshtë, por shumë domethënëse.

Ky gjest i artistes me famë botërore tregon edhe një herë se komuniteti artistik shqiptar mbetet i bashkuar në gëzime e në dhimbje — pavarësisht distancave. /Telegrafi/

Flamuri kuq e zi valëvitet në Amerikë, Bebe Rexha ndan me krenari pamje nga New York-u

26 November 2025 at 18:16


Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila jeton dhe vepron në SHBA, ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa pamje mbresëlënëse nga Staten Island, New York.

Teksa po bënte një xhiro me makinë, këngëtarja ka filmuar një rrugë të tërë të stolisur me një mori flamujsh kuq e zi me shqiponjën dykrenare, të cilët valviteshin krah flamujve amerikanë.

Këto pamje vijnë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që këtë vit feston 113 vjet, një kohë kur ndjenja e krenarisë dhe atdhedashurisë ndihet më fort se kurrë mes shqiptarëve kudo në botë.

roar-assets-auto.rbl.ms

Kjo gjë nuk përjashtohet as nga shqiptarët e New York-ut të cilët e presin këtë ditë me parakalime të mëdha, me flamuj kuq e zi në duar.

Bebe Rexha, e cila asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për rrënjët e saj shqiptare, duket se edhe këtë herë ka dashur të ndajë me publikun krenarinë që ndjen për origjinën e saj.

Flamuri kuq e zi nuk është i panjohur as për artistët e huaj me famë botërore.

Reperi i njohur Drake publikoi një vit më parë një këngë, ku shihej i veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjën dykrenare, simbol i flamurit shqiptar. Në të njëjtën këngë, ai madje përmend edhe Prishtinën”.

Bebe Rexha publikon video duke kërcyer dhe bërë lëvizje provokuese jashtë në shi

18 November 2025 at 16:40


Këngëtarja me famë botërore ka ndarë së fundmi një video në TikTok që ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit.

Në klipin artistik, ajo shfaqet duke performuar në mes të rrugës gjatë një shiu të rrëmbyeshëm, nën ndriçimin e fortë të makinave dhe dritave të natës, duke krijuar një atmosferë dramatike dhe nostalgjike.

“Le të bjerë shiu”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos, ndërsa në vetë klipin vendosi frazën: “Domethënia e videos: Fëmijët e 90-tave kur është duke rënë shi”.

Klipi duket si një rikthim humoristik te mënyra se si fëmijët e viteve ’90 shpesh përjetonin shiun – me entuziazëm, dramë dhe dëshirë për t’u bërë pjesë e momentit.

@beberexha Let the rain fall 🖤🖤
♬ original sound - Popculture2004

Në video, ajo shihet duke pozuar, duke kërcyer dhe duke e përjetuar shiun me intensitet, në një stil që përzien humorin me estetikën muzikore.

Ky postim ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjete sociale, duke bërë që fansat t’i rikujtojnë periudhat e fëmijërisë dhe energjinë e padiskutueshme që shiu sillte te brezi i viteve ’90.

Ndërkohë, ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë që nga publikimi i këngës së saj të fundit, artistja ka dhënë një lajm të mirë për fansat. Së fundmi, përmes një postimi në Twitter, ajo zbuloi se ka nëntë këngë të reja gati, të cilat mezi pret t’i publikojë. /Telegrafi/

Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit

15 November 2025 at 10:13


Televizioni ABC në Amerikë ka zbuluar listën e performuesve për programin tradicional festiv "The Wonderful World of Disney: Holiday Spectacular", dhe këtë vit një nga emrat që bie më shumë në sy është këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Në programin e prezantuar nga Derek Hough, Bebe do të interpretojë këngën klasike të Brenda Lee, “Rockin' Around the Christmas Tree”, një prej hiteve më të njohura të sezonit të festave.

Në pamjet që tashmë kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Bebe shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe elegant, ku duket se do të ketë një paraqitje shumë dinjitoze dhe të denjë për magjinë e mbrëmjes festive.

Foto: Disney

Pjesë e spektaklit është edhe Gwen Stefani, e cila do të sjellë performancën e saj me këngën e re “Shake the Snow Globe”, e përfshirë në kolonën zanore të filmit Oh. What. Fun., që publikohet më 3 dhjetor në Prime Video.

Foto: Disney

Në skenë do të ngjiten edhe artistë të tjerë të njohur si Mariah the Scientist me versionin e saj të “Santa Baby”, Nicole Scherzinger me “O Holy Night”, Aloe Blacc me “This Christmas”, si dhe fituesi i sezonit të 21-të të American Idol, Iam Tongi, me këngën “Hawaiian Roller Coaster Ride”.

Pjesë e mbrëmjes festive do të jenë gjithashtu Good Charlotte dhe këngëtarja e muzikës country, Trisha Yearwood.

Mark your calendars for a night of festive fun! 🌟 Watch The Wonderful World of Disney: Holiday Spectacular, Monday, December 1st at 8/7c on @ABCNetwork, and tag someone you want to watch with! pic.twitter.com/2A9TDFmjyV
— Walt Disney World (@WaltDisneyWorld) November 12, 2025

Spektakli do të ofrojë edhe një vështrim të posaçëm në shfaqjen e re 4D të Disney’s Animal Kingdom, “Zootopia: Better Zoogether!”

The Wonderful World of Disney: Holiday Spectacular transmetohet më 1dhjetor në orën 20:00 (ET/PT) në ABC, ndërsa një ditë më pas do të jetë i disponueshëm në Hulu dhe Disney+. /Telegrafi/

Bebe Rexha filming for Disney pic.twitter.com/pws2NsyOcI
— beberexhafiles (@beberexhafiles) November 9, 2025

"Si e thua këtë kur fansat e tu janë homoseksualë", Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse pas disa deklaratave në Twitter

14 November 2025 at 17:46


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është përfshirë së fundmi në një përplasje të ashpër virtuale me një përdoruese të rrjeteve sociale, pas disa komenteve që artistja publikoi në platformën X (ish-Twitter).

Gjithçka nisi kur Rexha reagoi mbi situatat e konflikteve globale, duke shkruar: “Gratë dhe fëmijët gjithmonë përfundojnë duke bartur dhimbjen e një lufte të shkaktuar nga burrat”.

— (@)

Ky mendim i artistes ngjalli reagime të ndryshme, përfshirë edhe një kundërpërgjigje të ashpër nga një përdoruese me emrin Morgan, e cila i shkroi: “Si mund të flasësh kështu për burrat, kur e di që 99.9% e fansave të tu janë meshkuj gay? Je bërë totalisht e parëndësishme tani..”

Reagimi i Bebe Rexhës nuk vonoi. Ajo e rishpërndau komentin e Morgan, duke e kritikuar hapur: “Që në fillim e kuptova që je tepër toksike. Fansat e mi të vërtetë e dinë që kjo nuk ka të bëjë fare me fansat e mi gay, ndaj zhduku. Nuk e di për këtë ‘s’je më relevante’ – ti je në faqen time. Një gjë e di sigurt: jam më relevante se ti”.

Më pas, Rexha vazhdoi me një tjetër status ku sqaroi arsyet e saj dhe vendosmërinë për të mos heshtur ndaj sjelljeve toksike online: “Më pëlqen që mund të shkruaj këtu, ose çfarëdo që quhet. E di që është mirë të jesh pozitiv dhe të shpërndash energji të mira, por më vjen keq – nuk kam ndërmend t’i lë njerëzit toksikë të rrinë pas kompjuterit e të përhapin negativitetin e tyre. Duhet t’i vëmë këta njerëz në vendin e tyre. Le të provojnë”.

— (@)

Reagimet e fansave online kanë qenë të ndara: një pjesë e ka mbështetur këngëtaren për qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë kanë diskutuar tonin e ashpër të debatit.

Megjithatë, një gjë është e qartë – Bebe Rexha nuk heziton të reagojë fuqishëm kur mendon se po sulmohet padrejtësisht, duke e shndërruar edhe këtë herë rrjetin social në një arenë përballjeje të hapur. /Telegrafi/

Upsss! Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse pas disa deklaratave në Twitter!

By: gaze tare
14 November 2025 at 17:55

Bebe Rexha është bërë sërish pjesë e debatit publik, pasi një seri komentesh të saj në platformën X (ish-Twitter) ndezën një polemikë të fortë me një përdoruese të rrjeteve sociale. Këngëtarja, e cila shpesh shprehet hapur për çështje sociale, reagoi mbi ndikimin e luftërave te civilët, duke theksuar se “gratë dhe fëmijët janë ata që mbajnë peshën më të rëndë të konflikteve të shkaktuara nga burrat”.

Deklarata e saj mori reagime të shumta, por komenti më i ashpër erdhi nga një përdoruese me emrin Morgan, e cila e akuzoi Rexhën se po denigronte burrat, ndërsa shtoi edhe një provokim lidhur me bazën e fansave të artistes. Komenti i saj shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Bebe Rexhës, e cila e rishpërndau postimin dhe u kundërpërgjigj pa dorashka.

Në reagimin e saj, Rexha e cilësoi ndjekësen “toksike” dhe kërkoi që ajo të largohej nga profili i saj. “Fansat e mi e dinë shumë mirë që kjo nuk ka lidhje me komunitetin tim gay. Dhe për ‘s’je më relevante’? Ti je në faqen time, ndaj dikush nga ne dy qartësisht është relevante”, shkroi artistja.

Këngëtarja shtoi se nuk ka ndërmend të injorojë sjelljet toksike online dhe se shpesh vendos të reagojë për t’i vënë kufi komenteve negative. “Nuk kam ndërmend t’i lë njerëzit toksikë të shpërndajnë negativitet. Dikush duhet t’u tregojë vendin”, u shpreh ajo.

Debati ka ndarë opinionet e ndjekësve, por një gjë mbetet e qartë: Bebe Rexha nuk e shmang konfrontimin kur ndjen se po sulmohet padrejtësisht, duke e kthyer rrjetin social në vendin ku ajo mbron hapur qëndrimet e saj.

The post Upsss! Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse pas disa deklaratave në Twitter! appeared first on iconstyle.al.

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Instagram

10 November 2025 at 20:44


Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mahnitur ndjekësit e saj me një sërë fotografish të reja të publikuara në Instagram.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një ndryshim të guximshëm në pamje, duke lënë pas ngjyrën e saj klasike të flokëve dhe duke i kthyer ato në një nuancë rozë.

Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet joshëse, me flokët rozë që i bien bukur mbi supe, ndërsa duket se e ka çelur edhe më shumë ngjyrën.

Foto: Bebe Rexha / Instagram

“Jam lodhur duke shkruar përshkrime. Kështu që, ja një flutur 🦋. Gjithashtu, gëzuar e hëna. E kam çelur ngjyrën e flokëve në rozë ‘çamçakëzi’. A ju pëlqen më shumë kështu?” – ka shkruar Bebe në përshkrimin e postimit.

Ajo kishte zgjedhur një xhaketë elegante që i zbulonte dekoltenë dhe një fund të përshtatur, duke theksuar linjat e saj trupore.

Foto: Bebe Rexha / Instagram

Artistja dukej tejet e bukur dhe me vetëbesim, me shikimin e saj të mprehtë dhe sytë plot shkëlqim.

Ngjyra rozë e flokëve duket se i ka nxjerrë edhe më shumë në pah veçoritë e fytyrës, duke i dhënë një pamje të ëmbël, por njëkohësisht edhe shumë tërheqëse.

Foto: Bebe Rexha / Instagram

Me fustan 'latex' e kurorë në kokë, Bebe Rexha befasoi fansat me një tjetër ndryshim interesant për Halloween

3 November 2025 at 07:20


Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në rrjete sociale, ku ka zbuluar paraqitjen e saj për mbrëmjen e frikshme të Halloween-it.

Në natën e 31 tetorit, këngëtarja u shfaq e transformuar në Wanda Maximoff (Scarlet Witch), një nga personazhet më të dashura të universi Marvel.

Me stilin e saj të veçantë dhe guximin që e karakterizon, Bebe e interpretoi figurën e Wandës në mënyrën e saj unike.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë, me një prerje që theksonte linjat trupore dhe pjesën e sipërme të ekspozuar.

Flokët e saj, të lyera me ngjyrë rozë pastel, i jepnin një pamje të gjallë dhe magjike, duke krijuar kontrast të përsosur me ngjyrat e kostumit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fotografitë e saj u pritën me entuziazëm nga fansat, të cilët e lavdëruan për kreativitetin dhe guximin në përzgjedhjen e pamjes. Komentet e shumta në rrjete sociale vlerësonin stilin dhe energjinë që Bebe sjell në çdo paraqitje publike.

Ndërkohë, fansat e saj në mbarë botën mbeten në pritje të albumit të katërt, për të cilin këngëtarja ka paralajmëruar se do të sjellë një frymë të re muzikore dhe surpriza të shumta. /Telegrafi/

Foto: Tiziano

Bebe Rexha vjen si 'kaubojse' ngjyrë rozë për festën e Halloweenit

1 November 2025 at 10:12


Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur rrjetet sociale me një video të re që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në një pamje plot ngjyra dhe energji – tërësisht në rozë.

Në videon që tashmë është bërë virale, këngëtarja e hitit “Me, Myself & I” shihet e veshur me një kostum rozë vibrant që përfshin pantallona me detaje yjesh me shkëlqim dhe një jelek të ngushtë që thekson linjat e saj.

Ajo e kompleton pamjen me një kapelë kaubojsi të mbuluar me shkëlqim argjendi dhe flokë rozë të ndezur që i japin një pamje tërësisht “Barbie-cowgirl”. Në krahët e saj, ajo mban edhe qenin e vogël të veshur në ngjyrë të përputhur.

Në përshkrimin e postimit, Bebe shkroi me humor: “Më la pa frymë. Ky nuk është as kostumi im i vërtetë i Halloween-it. Rrini në kontakt”.

Ky koment ka bërë që fansat të presin me padurim kostumin e saj për ditën e madhe të Halloween-it, duke lënë të kuptohet se ajo po përgatit diçka edhe më spektakolare.

Ndërkohë, këngëtarja është në përgatitjet e fundit për albumin e saj të katërt, i cili pritet të dalë shumë shpejt në treg dhe që, sipas burimeve të afërta me artisten, do të sjellë një tingull të ri dhe eksperimental në krahasim me projektet e mëparshme. /Telegrafi/

Bebe Rexha me poza provokuese në shtrat, vë në pah ndryshimin e ri drastik në ngjyrën e flokëve

31 October 2025 at 16:28


Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me disa foto provokuese që ka ndarë së fundmi.

Ajo po eksperimenton me një stil të ri, duke shfaqur flokët e saj rozë të gjata, një dukje që i jep një pamje shumë moderne dhe energjike.

Në fotot e postuara, Rexha shfaqet duke pozuar në shtrat, duke theksuar edhe më shumë stilin e saj të ri dhe pamjen provokuese, duke tërhequr gjithashtu vëmendjen me një shikim misterioz dhe tërheqës.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përveç kësaj, Bebe Rexha është duke punuar fort për të sjellë albumin e saj të katërt, i cili pritet të jetë një projekt shumë i pritur nga fansat.

Pavarësisht se nuk ka ende një datë të saktë të publikimit, pas suksesit të albumeve të saj të mëparshme, shumë fansa presin me padurim materialin e ri.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Kjo periudhë është e mbushur me shumë aktivitet për Beben, që po shijon suksese në karrierën e saj ndërkombëtare dhe, përmes këtyre postimeve, duket se është më e hapur dhe më e sigurt në lidhje me pamjen dhe jetën e saj private. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në stilin 'country', Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen e fundit elegante dhe provokuese

28 October 2025 at 16:33


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen e fansave në mbarë botën.

Me flokët e saj rozë karakteristike, një veshje me frymë “country” dhe një energji shpërthyese, artistja duket se po shijon çdo moment.

Në imazhet e postuara, Bebe shihet duke u argëtuar në një lokal me miqtë e saj, e veshur me një këmishë sportive blu, xhinse të stilit patchwork dhe një kapelë kaubojsi.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Nuk dihet ende nëse këto foto janë pjesë e ndonjë projekti të ri muzikor apo thjesht momente nga një mbrëmje e zakonshme argëtimi, por ndjekësit kanë përmbytur rrjetet me komente pozitive për stilin dhe energjinë e saj.

Ndërkohë, interpretuesja e hitit “Meant To Be” po përgatit publikimin e këngës së saj të re, që sipas burimeve pritet të jetë gati shumë shpejt.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fansat mezi presin të dëgjojnë projektin e radhës, që pritet të sjellë një tingull të freskët dhe një tjetër anë të artistes shumëdimensionale.

Kjo paraqitje e Bebe Rexhës vjen vetëm pak ditë pas performancës së saj mbresëlënëse në Serinë Botërore të MLB 2025, ku ajo interpretoi himnin kombëtar amerikan.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Me vokalin e saj të fuqishëm dhe prezencën mahnitëse, Bebe fitoi duartrokitjet e publikut dhe vlerësimet e mediave amerikane.

Duket se ky është vetëm fillimi i një faze të re për këngëtaren, e cila vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të guximshëm në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. /Telegrafi/







Bebe Rexha shfaqet me shumë stil në Aeroportin e Los Angelesit, ndërsa fotografohet duke hipur në aeroplanin e saj privat

25 October 2025 at 12:30


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është fotografuar në aeroportin e Los Angelesit teksa hipte në aeroplanin e saj privat për t’u nisur drejt Torontos, ku do të mbajë performancën e radhës.

E njohur për stilin e saj unik dhe energjinë pozitive, Bebe Rexha u shfaq më në formë se kurrë, e veshur me një kombinim të zi elegant në stilin “glam rock”.

Ajo kishte veshur një pallto të gjatë me detaje prej leshi sintetik, çizme të buta e voluminoze, si dhe pantallona që përputheshin në stil e ngjyrë.

Foto: Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Image

Artistja kompletoi pamjen me flokët e saj rozë të ndezur, një kapele sportive të Los Angeles Dodgers, syze të zeza dielli dhe një çantë luksoze të markës Chanel, duke e bërë të qartë se edhe udhëtimet janë një mundësi për stil.

Me një kafe në dorë dhe një buzëqeshje të gjerë, Bebe u pa duke përshëndetur me fansat dhe stafin përpara se të nisej për në Kanada.

Foto: Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Image

Këngëtarja është aktualisht duke punuar në albumin e saj të katërt, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Projekti i ri muzikor pritet të sjellë një tingull të freskët, me ndikime pop dhe dance, duke reflektuar evolucionin artistik të Bebe Rexhës.

Foto: Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Image

Me stil, vetëbesim dhe talent të padiskutueshëm, Bebe vazhdon të mbetet një nga figurat më frymëzuese të muzikës ndërkombëtare dhe një ambasadore e denjë e krenarisë shqiptare në skenën botërore. /Telegrafi/

Foto: Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Image

❌
❌