Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për Big Brother VIP

21 December 2025 at 10:00


Mbrëmja e parë e edicionit të pestë të Big Brother VIP nuk ishte thjesht nisja e spektaklit, por edhe një moment i rëndësishëm për të kujtuar artistin e ndjerë Shpat Kasapi, i cili humbi jetën tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Gjatë kësaj, iu bë një dedikim nga Top Channel, meqë do të ishte pjesë e këtij reality shou.

Në lidhje me këtë reagoi edhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila tregoi brengën që kishte Shpati për t’u bërë pjesë e këtij formati.

- YouTube www.youtube.com

E njëjta theksoi se shqetësimi kryesor i Shpatit ishte familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?’”.

Në atë moment, ajo i kishte dhënë përgjigje, ku tregonte mbështetje për vendimin e tij.

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve”, u shpreh ajo.

Foto: Instagram

Selvija rrëfen se shpirti i saj ende mbante një fije shprese, duke pritur që gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë.

“Unë prita deri në këto momente! Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë”.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet. Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë”, tha ndër tjerash.

Shpati vdiq në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. /Telegrafi/

Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit

21 December 2025 at 00:32


Moderatori, Ledion Liço i bëri një homazh prekës gjatë transmetimit, duke u ndalur tek kontributi dhe energjia e tij.

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin. Kërkoj një duartrokitje. Lamtumirë Artist!”, tha Ledion Liço, duke ndarë emocionin dhe respektin për Shpatin.

Ky moment i trishtë shënon mungesën e një prej artistëve të dashur shqiptarë dhe lë një boshllëk të madh jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për publikun dhe audiencën e BBVA 5. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

By: gaze tare
20 December 2025 at 23:44

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” ka nisur me shumë emocion dhe pritshmëri për surpriza të reja, por gjithashtu ka sjellë një lajm të trishtë për publikun shqiptar. Shpat Kasapi, këngëtari i njohur dhe i dashur për shumë fansa, ishte një nga emrat që do të bëhej pjesë e këtij edicioni. Fatkeqësisht, ai humbi jetën pak ditë më parë, duke tronditur të gjithë ata që e njohën dhe e adhuruan.

Sipas burimeve, Shpat Kasapi kishte nënshkruar tashmë kontratën dhe ishte gati të fillonte eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Plani për të qenë një konkurrent i BBVA5 ishte bërë realitet, por një ngjarje tragjike e ndërpreu këtë ëndërr në mënyrë të papritur.

Lajmi i humbjes së Shpatit ka trishtuar jo vetëm fansat e tij, por gjithashtu ka shkaktuar një valë ngushëllimesh nga kolegët dhe miqtë e tij në industrinë e muzikës. Shpat Kasapi do të kujtohet si një artist i pasionuar dhe një njeri me zemër të madhe, i cili ka dhënë shumë për muzikën dhe për publikun shqiptar.

Ky moment ka lënë një boshllëk të thellë, ndërsa edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania do të vazhdojë, por pa praninë e njërit prej konkurrentëve që pritej të sillte shumë dinamika dhe emocion në shtëpi.

The post Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”! appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Blero kujton zemërthyer mikun e tij të ngushtë, Shpat Kasapin

18 December 2025 at 11:40


Këngëtari Blero ka ndarë së fundmi një postim në InstaStory ku shfaq një pjesë të këngës së Shpat Kasapit, duke e shoqëruar me një 'emoji' zemërthyer.

Ky veprim i Bleros duket si një dedikim ndaj këngëtarit tashmë të ndjerë, i cili vdiq pak javë më parë pas një sulmi në zemër.

Postimi rikthen vëmendjen te trashëgimia muzikore e Kasapit dhe momentet që ai la pas në skenën shqiptare.

Foto: Instagram

Blero ka pasur një lidhje të ngushtë me artistin dhe kanë ndarë skenën shumë shpesh së bashku.

I njëjti ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare derisa ishte në Itali së bashku me familjen.

Ai ka lënë pas një krijimtari të gjatë muzikore, duke qenë se nisi karrierën si fëmijë.

Vdekja e tij ka tronditur të gjithë ata që e kanë njohur e kanë bashkëpunuar me të. /Telegrafi/

Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit

By: M C
14 December 2025 at 18:29

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të! Ka qenë vetë Selvija ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar dy bileta avioni, të sajën dhe birit të vogël, Roelit.

E “thyer” që në këtë rrugëtim të tyre mungon Shpati, Selvije shkruan: “Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”.

Ajo është dashur të kthehet në Itali, aty ku së bashku me këngëtarin kishin vendosur që të jetonin për shkak të vizitave dhe kujdesit mjekësor që i duhet djalit të tyre, Roelit.

Por, fatkeqësisht planet e tyre për të qëndruar dhe luftuar të tre u shkatërruan mbrëmjen e 26 nëntorit kur zemra e Shpatit i tradhtoi.

Këngëtari mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas në dhimbje të thellë Selvijen, birin e tyre, dhe të gjithë familjarët, miqtë dhe fansat të cilët derdhën lot për humbjen e tij.

The post Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, bashkëshortja bën dedikimin prekës

By: Brisi
14 December 2025 at 18:26

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit ka bërë një dedikim prekës, pak ditë pasi ky i fundit ndërroi jetë në Itali, aty ku thuhej se kishte shkuar për të kuruar djalin. Përmes një fotoje të ndarë ne rrjete sociale, Selvije Jao tregon një biletë që duket se është nisur për në Itali, bashkë me […]

The post FOTO/ Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, bashkëshortja bën dedikimin prekës appeared first on BoldNews.al.

Niset në Itali me djalin, partnerja i bën dedikimin prekës Shpatit: Do doja më shumë se gjithçka tjetër të kisha edhe biletën tënde

14 December 2025 at 17:01


Selvije Jao duket se është nisur për në Itali, aty ku edhe po bënin kurimin e djalit.

E vetëm tre javë më parë, në momentin që vdiq Shpat Kasapi, ndodhej atje bashkë me familje.

Derisa po vazhdon jetën e gjërat e saj, ajo i ka bërë një dedikim bashkëshortit tashmë të ndjerë.

Foto: Instagram

"Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë", u shpreh ajo.

Ndarja nga jeta e Shpatit ka lënë një boshllëk të madh për të, duke qenë se tani përkujdeset e vetme për djalin trevjeçar.

Shpati ndërroi jetë në fund të nëntorit në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Vdekja e tij e papritur ka tronditur komunitetin artistik, ndonëse ka lënë pas një bagazh të madh. /Telegrafi/

FOTO/ Selvije Jao me deklaratë publike për motrën e Shpat Kasapit

By: D Marku
11 December 2025 at 16:01

Selvije Jao, ka ndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke festuar një arritje të madhe motrës së Shpatit, Jehonës, të cilën ajo e quan si “motër të vërtetë”.

Në një foto ku shfaqet Jehona, Selvije ka shkruar një mesazh të ndjerë plot krenari:

“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ke qenë gjithmonë si motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar përkrah në çdo hap!
Urime magjistratura zemra ime! Shpati është pafund krenar për ty, për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë, Jehonë.”

Postimi thekson krenarinë e madhe për suksesin e arritur nga Jehona, duke përmendur edhe krenarinë që Shpati ka ndjerë për të.

The post FOTO/ Selvije Jao me deklaratë publike për motrën e Shpat Kasapit appeared first on Albeu.com.

Selvije Jao i bën një dedikim motrës së Shpatit: Më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap

11 December 2025 at 16:24


Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij.

Kjo me rastin e një ceremonie, ku thotë fjalët më të mira për të dhe për ndihmën që i ka ofruar gjithmonë.

Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë.

Foto: Instagram

"Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ka qenë gjithmonë si motër e vërtetë...më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Urime magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh, dhe e di me shpirt që Shpati është pafund krenar për ty për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë Jehona".

Shpati duhet kujtuar se ndërroi jetë në fund të muajit nëntor pas një sulmi në zemër.

Ai vdiq në moshën 40-vjeçare, derisa ndodhej me familjen në Itali. /Telegrafi/

Shqipëria nuk akordoi pension shtetëror për familjen e Shpat Kasapit

10 December 2025 at 15:17

Pretendimi: Edi Rama thyen heshtjen dhe zbulon lajmin e madh për familjen e Shpat Kasapit

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————————

Vdekja e papritur e këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi më 26 nëntor 2025 vazhdon të përdoret në mënyrë jo etike nga portalet shqipfolëse për të mbledhur klikime.

Kështu, një postim që ka marrë mbi 800 pëlqime në Facebook, pretendon se kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar një lajm të madh për familjen e Kasapit, ndërsa i fton lexuesit të klikojnë një lidhje në komente për të mësuar më shumë.

Kujtojmë se Shpat Kasapi ishte shqiptar i Maqedonisë së Veriut, jo qytetar shqiptar, familja e të cilit nuk mund të marrë pension shtetëror nga shteti shqiptar, me kryeministër Edi Ramën.

Ndërkaq, në brendinë e artikullit të referuar në komente, nuk përmendet aspak Rama, apo ndonjë lajm i madh për familjen e tij. Në vend të kësaj, flitet për debate që reagimi ndaj vdekjes së Kasapit ka shkaktuar mes artistëve të tjerë shqiptarë.

Titulli i artikullit keqinformon në mënyrë jo etike mbi dikë që ka ndërruar jetë, me qëllim mbledhjen e sa më shumë klikimeve ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij po përjetojnë momente tejet të vështira.
Faktoje ka përgënjeshtruar dhe lajme të mëparshme nga i njejti portal, i cili ka botuar artikuj të trilluar mbi vdekjen e Kasapit dhe të politikanit shqiptar Azem Hajdari.

The post Shqipëria nuk akordoi pension shtetëror për familjen e Shpat Kasapit appeared first on Faktoje.al.

Halla e Shpat Kasapit: Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet

By: gaze tare
9 December 2025 at 19:06

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij. Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare. Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Televizioni Alsat (@alsat.mk)

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave këngëtari ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në Itali me ish- bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për këtë të fundit.

Në një intervistë për mediat vëllai i këngëtarit ka deklaruar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. Në gjendje të rënduar nga lajmi, ai citohet të ketë thënë se ky lajm që u erdhi nga Italia shpresonte të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua. Më tej vëllai i artistit ka shtuar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë.

The post Halla e Shpat Kasapit: Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet appeared first on iconstyle.al.

Halla e Shpat Kasapit: Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet

By: D Marku
9 December 2025 at 19:33

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij. Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare. Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave këngëtari ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në Itali me ish- bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për këtë të fundit.

Në një intervistë për mediat vëllai i këngëtarit ka deklaruar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. Në gjendje të rënduar nga lajmi, ai citohet të ketë thënë se ky lajm që u erdhi nga Italia shpresonte të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua. Më tej vëllai i artistit ka shtuar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë.

The post Halla e Shpat Kasapit: Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet appeared first on Albeu.com.

“Çdo mëngjes pinim kafen bashkë, u ndjeva jashtëzakonisht keq”, Nailiri flet për vdekjen e Shpat Kasapit

8 December 2025 at 15:15


Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailiri, ka rikthyer edhe një herë fjalët e tij të ngushëllimit për familjen e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, teksa ka treguar se humbja e tij e ka prekur jashtëzakonisht shumë.

Gjatë një interviste televizive, ai rrëfeu se lajmi për vdekjen e këngëtarit e ka goditur rëndë emocionalisht.

“Jam ndier shumë, shumë keq, sepse përveç që Shpatin e kam intervistuar pak kohë më parë, kemi jetuar në të njëjtin pallat kur ishim në Tiranë. Shkonim bashkë në palestër, kafen e mëngjesit pothuajse çdo ditë e pinim bashkë, dhe më ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tha ai, duke theksuar afërsinë që kishin ndërtuar me kohën.

Nailiri komentoi edhe videon e bërë virale nga shtëpia e BBVK, ku banorët po këndonin këngët e Shpat Kasapit, pa e ditur lajmin tragjik.

Ai u ndal te reagimi i Labit, i cili kishte hyrë së fundmi dhe ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk lejohej të jepte informacion nga jashtë. Sipas Nailirit, dhimbja shihej qartë në fytyrën e tij.

Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër një humbje që ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banorit të ri Labit, që është i vetmi i cili e di lajmin e hidhur

7 December 2025 at 11:56


Një ngjarje e papritur dhe emocionuese ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Ndërsa banorët po kalonin një moment humori dhe argëtimi, Kushtrim Kelani nisi të këndojë me entuziazëm refrenin e njohur të këngës “Valle Kosovare”.

Për Kushtrimin dhe të tjerët që kanë qenë të izoluar për një kohë të gjatë brenda shtëpisë, kënga ishte thjesht një moment feste dhe argëtimi.

Screenshot/TikTok

Por realiteti jashtë mureve të Big Brother ishte krejt tjetër – publikun dhe fansat e muzikës e kishte tronditur lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, artistit të njohur.

Ndërkohë, kamera ka fokusuar Labinot Haxhiun, i cili sapo ishte futur në shtëpi të premten e kaluar.

Labinoti ishte në dijeni të lajmit tragjik dhe dukej se emocione të forta e përshkonin ndërsa dëgjonte Kushtrimin të këndonte.

Megjithëse rregullat strikte të formatit nuk lejojnë që banorët të japin informacion nga jashtë, shprehja e fytyrës së Labinotit tregonte më shumë se çdo fjalë.

Në disa momente, ai u përpoq të mbante emocionet nën kontroll, por heshtja e tij dhe shikimi i thellë flet më shumë se çdo reagim tjetër.

Ky moment ka lënë një shenjë të thellë brenda shtëpisë dhe ka treguar se sa të vërteta dhe të prekshme mund të jenë ndjenjat e banorëve për ngjarjet jashtë mureve të Big Brother.

Një situatë vërtet emocionuese dhe tronditëse, që tregon përballjen e ndjenjave personale në një ambient publik dhe të izoluar. /Telegrafi/

@albaniatopmeme

#fyp #grandefratellovip #bigbrotherkosova #kosova #gjesti



Komuna e Tetovës mbajti mbledhje komemorative në nderim të Shpat Kasapit

5 December 2025 at 18:40


Komuna e Tetovës mbajti sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës artistike të këngëtarit, Shpat Kasapi.

Në prezencën e kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, familjarëve, miqve dhe kolegëve të artistit, Shpati u kujtua edhe një herë për punën e tij artistike dhe virtytet e tij njerëzore.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të artistit, ai theksoi se familja Kasapi ka humbur njeriun e tyre më të dashur, ndërsa Tetova ka humbur një artist të madh që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore.

“U bëfsh lule Xhenneti, Shpat. Qyteti ynë sot është më i varfër pa ty”, shkroi Kasami në Facebook.

Kasami u shprehu mbështetje dhe forcë familjarëve në këtë moment të rëndë, ndërsa publiku tetovar i dha lamtumirën e fundit artistit të dashur.

“Inva Mula e bëri 1 minut heshtje, Adelina Ismajli jo” - Big Mama 'shpërthen' me kritika ndaj koleges së saj

5 December 2025 at 17:01


Këngëtarja Big Mama ka shprehur hapur kritikat e saj ndaj koleges Adelina Ismaili, pas koncertit recital që kjo e fundit mbajti me rastin e 40-vjetorit të karrierës së saj.

Ngjarja që duhej të ishte festë dhe nostalgji muzikore, u zhvillua fatkeqësisht në të njëjtën ditë kur u nda nga jeta këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, duke tronditur gjithë publikun dhe komunitetin artistik.

Në lidhje me këtë rast, Big Mama ishte e ftuar në emisionin “Debat Plus”, i cili të enjten iu kushtua tërësisht kujtimit të Kasapit. Aty ajo e kritikoi drejtpërdrejt Adelinën për faktin që gjatë koncertit të saj nuk u mbajt një minutë heshtje në nder të këngëtarit të ndjerë.

- YouTube youtu.be

“E madhja Inva Mula diti ta bëjë atë 1 minutë heshtje, kjo Adelina nuk diti ta bëjë,” tha Big Mama, duke e krahasuar reagimin e Adelinës me qëndrimin e artistes së njohur operistike, Inva Mula, e cila kishte nderuar Kasapin me heshtje respekti.

Debati që shkaktoi kjo deklaratë ngriti diskutime për etikën artistike dhe ndjeshmërinë ndaj humbjeve brenda komunitetit të muzikës shqiptare, veçanërisht në momente dhimbjeje kolektive.

Ndërkohë, emisioni “Debat Plus” u përqendrua tërësisht te jeta dhe karriera e Shpat Kasapit, i cili u nda papritur nga jeta në një moshë të re, duke lënë pas një boshllëk të madh për artin dhe publikun që e ka ndjekur për vite me radhë. /Telegrafi/

Adelina Ismaili dhe kritikat për Shpatin, flet për herë të parë motra e saj!

By: gaze tare
5 December 2025 at 11:03

Mbrëmë, në RTV Dukagjini, paneli përkujtimor për Shpat Kasapin solli jo vetëm emocione, por edhe një debat të nxehtë për një rastësi të dhimbshme. Të ftuarit, përfshirë Big Mamën, Adelina Tahirin dhe gazetarin Labinot Nimani, kritikuan hapur Adelina Ismailin.

Por përse ndodhi e gjitha kjo: sepse artistja organizoi recitalin e 40-vjetorit të saj pikërisht në ditën kur u njoftua vdekja e Shpat Kasapit, pa e përmendur këtë humbje gjatë mbajtjes së koncertit. Sipas kolegëve të saj, një dedikim apo moment heshtjeje do të ishte i domosdoshëm.

Megjithatë, në mbrojtje të saj doli tekstshkruesi i njohur Avni Qahili. Ai theksoi se presioni i një koncerti të tillë gjigant, stresi dhe agjenda e paracaktuar, e bëjnë pothuajse të pamundur ndryshimin e skenarit apo menaxhimin emocional të një lajmi kaq të rëndë në kohë reale. Ky argument duket se ka gjetur mbështetje te familja Ismaili.

Motra e Adelinës, Ema Ismaili, reagoi menjëherë përmes një “story” në rrjetet sociale, duke postuar një fragment ku fliste Avniu dhe e shoqëroi me fjalët: “I madh je Avni”. Ky postim shihet si një përgjigje indirekte ndaj kriticizmit që ka marrë Adelina ditët e fundit.

Megjithatë vlen të përmendim që prej Adelinës nuk kemi ende asnjë reagim pas gjithë kësaj zhurme të krijuar në rrjet!

The post Adelina Ismaili dhe kritikat për Shpatin, flet për herë të parë motra e saj! appeared first on iconstyle.al.

Autopsia nuk zbuloi vdekjen nga mbidoza të Shpat Kasapit

5 December 2025 at 10:29

Pretendimi: Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi vdiq si pasojë e mbidozës

Verdikti: E paprovuar

————————————————–

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi më 26 nëntor 2025, në rrjete sociale nisën të përhapen teori të shumëllojshme mbi shkakun e vdekjes së tij.

Kështu, një postim që ka marrë mbi 300 pëlqime në Facebook, pretendon se Kasapi vdiq nga mbidoza, ndërsa i fton lexuesit të klikojnë një lidhje në komente për të mësuar më shumë.

Ndërkaq, në brendinë e artikullit të referuar në komente, pretendohet se autopsia e Kasapit kishte zbuluar “një kombinim faktorësh shëndetësorë që Shpati i kishte mbajtur të fshehur, qoftë nga familja, qoftë nga ndjekësit e tij. Trupi i tij paraqiste shenja lodhjeje të skajshme, probleme kronike të pa trajtuara si duhet, dhe sipas ekspertëve, organizmi i tij kishte qenë në një gjendje alarmi për një kohë të gjatë.”

Artikulli gjithashtu citon të vëllanë e Kasapit si të ketë thënë: “Nuk e dinim që ishte kaq keq. Ai nuk ankohej kurrë… gjithmonë thoshte ‘jam mirë’. Tani e kuptojmë që ai po e luftonte këtë gjithçka i vetëm.”

Pra, pretendimi i titullit kundërshtohet nga vetë brendia e artikullit. Kasapi nuk vdiq nga mbidoza. Sipas burimeve mediatike, Shpat Kasapi u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak.

Megjithatë, edhe pretendimet brenda artikullit janë trillime. Ky i fundit nuk i referohet ndonjë burimi. Ai i referohet thjesht një “instituti të mejkësisë ligjore” pa specifikuar i kujt shteti. Mjeku që citohet është anonim. Kur citon vëllain e Kasapit, nuk i referohet se për cilën media ka folur ai.

Vëllai i Kasapit ka folur vërtet për vdekjen e këngëtarit në një intervistë për Top Channel. Megjithatë, ai nuk tha se Kasapi nuk ankohej kurrë për shëndetin. Përkundrazi, Albin Kasapi tha se i vëllai ka patur disa shqetësime të vogla nga zemra.

“Nuk ka pasur diçka të rrezikshme, gjëra normale. Ka pasur dhe një herë pak me zemrën probleme, një shtrëngim, por jo diçka serioze,” tha Kasapi.

Titulli i artikullit keqinformon me qëllim mbledhjen e sa më shumë klikimeve duke hedhur baltë në mënyrë jo etike mbi dikë që ka ndërruar jetë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij po përjetojnë momente tejet të vështira.

The post Autopsia nuk zbuloi vdekjen nga mbidoza të Shpat Kasapit appeared first on Faktoje.al.

Familjarët e Shpat Kasapit me mesazh prekës pas humbjes së artistit

By: gaze tare
4 December 2025 at 16:30

Familja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka ndarë një mesazh të ndjerë falënderimi për publikun, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik, të cilët në ditët e fundit kanë shprehur dhimbjen, respektin dhe mbështetjen e tyre pas ndarjes së tij nga jeta. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ata theksojnë se solidariteti i treguar nga njerëzit ka qenë një ngushëllim i jashtëzakonshëm në këtë periudhë të rëndë.

“Të dashur familjarë, miq, kolegë dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit… në emër të familjes sonë ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin,” shkruajnë ata. Sipas familjes Kasapi, falë dashurisë së publikut, kujtimi i Shpatit u nderua me dinjitetin dhe mirënjohjen që ai meritonte gjatë gjithë karrierës së tij.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se ndarja e Shpatit nga jeta është një humbje e madhe, jo vetëm për ta, por edhe për komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e kanë dashur muzikën e tij ndër vite. Ata shprehen se jeta është e paparashikueshme dhe e brishtë, ndaj kujtimet e bukura që la pas artisti mbeten pasuri e përjetshme për të gjithë.

“Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne,” vijon mesazhi prekës, teksa familja shpreh falënderim të thellë për çdo fjalë të ngrohtë, lutje dhe respekt të treguar ndaj artistit në ditët e fundit.

The post Familjarët e Shpat Kasapit me mesazh prekës pas humbjes së artistit appeared first on iconstyle.al.

Familja e Shpat Kasapit del me një komunikatë për publiken pas humbjes së artistit

4 December 2025 at 14:38


Familja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, dolën me një reagim publik pas humbjes së parakohshme të këngëtarit.

Ata, përmes një postimi, falënderuan miqtë, kolegët dhe publikun për ngushëllimet dhe mbështetjen që u dhanë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit. Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje”, kanë shkruar familjarët e artistit të ndjerë.


“Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme”, shtuan ata mes tjerash.

Komuniteti artistik u trondit së fundmi me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi.

Ai vdiq pas një sulmi në zemër, duke lënë pas familjen e tij të ngushtë, përfshirë djalin trevjeçar nga martesa e tij me Selvije Jaon.

Postimi i plotë, i reagimit të familjes Kasapi

Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit

Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje.

Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme.

Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne. Ju falënderojmë pafund për praninë tuaj, për fjalët e ngrohta, për lutjet dhe për respektin që i kushtuat.

Me mirënjohje të thellë,

Familja Kasapi

❌
❌