Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kasami pas takimit të liderëve: VLEN mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike

14 January 2026 at 15:27


Bilall Kasami nga VLEN, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve, tha se si koalicion kanë shprehur mbështetje për largimin e qeverisë teknike.

Kasami theksoi se nëse ka pajtim nga të gjitha partitë, qeveria teknike mund të shfuqizohet që në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa nëse nuk ka pajtim, atëherë VLEN do të pranojë që qeveria teknike të vlejë vetëm në zgjedhjet e ardhshme, pastaj të shfuqizohet.

"Propozimi ynë ishte që nëse merremi vesh të gjithë partitë, mund të shfuqizohet menjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje nga të gjithë, edhe këtij zgjedhje të organizohen me këtë format të qeverisë, me qeveri teknike, pas këtyre zgjedhjeve të mos ketë qeveri teknike”, tha Kasami.

Ai gjithashtu tha se në takim ka propozuar që të jepen më shumë mundësi për diasporën për të votuar në zgjedhje./Telegrafi/

Fillon takimi i liderëve në Maqedoni, mungon LSDM

14 January 2026 at 12:49


Ka nisur takimi i liderëve në Klubin e deputetëve, që u organizua me iniciativë të kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në takim është prezent kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është i shoqëruar nga deputetja Rina Ajdari

Koalicionin VLEN e përfaqëson Bilall Kasami, i cili është i shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku.

Ndryshe nga paralajmërimi, për pjesëmarrje të kreu të ZNAM, Maksim Dimitrievski, në takim po merr pjesë ministri i Administratës, që vjen nga kjo parti, Goran Minçev.

Në takim për herë të parë po merr pjesë "E Majta", ndërsa kryetari i partisë, Dimitar Apasiev, është i shoqëruar nga deputeti Borisllav Krmov.

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedoni

14 January 2026 at 08:27


Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e partive parlamentare që kanë grupe parlamentare në Kuvend.

Siç është paralajmëruar, në takim do të diskutohen ligjet reformuese në fushën e gjyqësorit, zgjedhja e Avokatit të Popullit, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësia e shfuqizimit të qeverisë teknike, si dhe çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit.

Nga partitë opozitare, krerët e "Të Majtës" dhe BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti, konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, refuzoi ftesën për një takim të liderëve.

Filipçe në një konferencë për shtyp më 8 janar deklaroi se nuk pranon bisedime për shfuqizimin e qeverisë teknike, duke akuzuar Kryeministrin se kërkon "alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme".

Sipas tij, qeveria teknike duhet të mbetet si garanci për zgjedhje të drejta dhe një mekanizëm për parandalimin e abuzimit me institucionet. Lidhur me ligjet reformuese, Filipçe theksoi se debati duhet të zhvillohet në Kuvend, ku LSDM do të mbështesë të gjitha zgjidhjet cilësore. Ai shtoi se partia do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare nëse ato shpallen.

Në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Bilall Kasami nga VLEN, Maksim Dimitrievski nga ZNAM./Telegrafi/

Nesër mbahet takimi i liderëve, pritet të diskutohet për ligjet reformuese dhe shfuqizimin e qeverisë teknike

13 January 2026 at 16:05


Në prag të takimit të nesërm të liderëve që e ka iniciuar kryeministri Hristijan Mickoski, për momentin ende është e paqartë se kush do të ulet në tryezën e bisedimeve rreth ligjeve reformuese dhe propozimit për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës. Partneri qeveritar VLEN ka paralajmëruar se do të marrë pjesë me dy përfaqësuesit e vet, Bilall Kasamin dhe koordinatorin e grupit parlamentar Bekim Qokun. Ai deklaroi se do ta mbështesin propozimin e Mickoskit për shfuqizimin e qeverisë teknike.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e refuzoi menjëherë ftesën me arsyetimin se janë kundër që në të ardhmen të mos ketë qeveri teknike, e cila, siç tha ai, është garanci për zgjedhje të ndershme, ndërsa për ligjet reformuese do të votojnë në Kuvend. Nga partia edhe sot e konfirmuan këtë qëndrim.

“Pushteti aktual i koalicionit tender OBRM-PDUKM-ZNAM po i keqpërdor institucionet dhe resurset shtetërore për qëllime partiake dhe kriminale. Po miratohen rezoluta me të cilat praktikisht po shfuqizohet liria e fjalës së opozitës, ndërsa me Ligjin për Policinë po shkohet drejt një partizimi të plotë të MPB-së. Legalizimi i mbikëqyrjes masive me 65 mijë kamera mundëson mbikëqyrje digjitale të lëvizjeve të qytetarëve. Ministri teknik nga opozita është garanci që ky sistem nuk do të keqpërdoret për ndjekjen e qytetarëve apo të opozitës gjatë fushatës”, thonë nga LSDM.

Nga BDI ende s’kanë një vendim final nëse do të marrin pjesë, por paralajmëruan se është e mundur të dalin me kërkesat e tyre. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Arbër Ademi, në emisionin “Click Plus” në TV21 vlerësoi se për momentin një takim i liderëve është i rëndësishëm, por shtoi se takimet e liderëve duhet të fokusohen në diskutime me kornizë dhe agjendë të qartë për çështje që janë me rëndësi për shtetin dhe qytetarët, e jo vetëm për fotografim. Nëse BDI merr pjesë në takimin e liderëve, Ademi deklaroi se në tryezë do ta vendosin çështjen e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe disa tema të tjera të rëndësishme për vendin.

“A është e nevojshme që të diskutohet për çështje që janë me rëndësi për shtetin dhe qytetarët, unë mendoj se po, mirëpo ai takim i liderëve duhet të ketë dialog me substancë, duhet të ketë një dialog me kornizë, duhet të ketë një dialog me agjendë mirë të definuar dhe mirë të përcaktuar dhe jo një takim sa për një fotografi dhe pamje të cilat do të shkonin lajmet e ditës”, u shpreh Arbër Ademi – Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Pjesëmarrje në takimin e liderëve paralajmëruan edhe nga partneri qeveritar ZNAM, si dhe nga Levica, nga ku thanë se do ta pranojnë shfuqizimin e qeverisë teknike, por vetëm nëse vendoset një njësi zgjedhore dhe sigurohet qasje e barabartë për përfaqësim mediatik në periudhën parazgjedhore./TV21/

Vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitit 2026


Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in në takimin e liderëve

13 January 2026 at 13:30


Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku sot njoftoi se VLEN-i kanë marrë ftesë nga kryeministri, Hristijan Mickoski për takim të liderëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qoku tha se në takimin e liderëve VLEN-i do të përfaqësohet nga Bilall Kasami dhe ai vet si koordinator i grupit parlamentar.

"Në takimin e lidëve do të marrë pjesë Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN-it dhe unë si koordinator i grupit parlamentar. Nuk janë të bërë të ditur tema konkret, do të ketë diskutim të përgjithshëm", tha Qoku.

Qoku tha se në takim do të flitet për një dialog të hapur, për një konsensus.

Qoku poashtu theksoi se nuk ka përplasje në mes liderëve të VLEN-it.

“Nuk ka përplasje, dhe do e them disi në formë pak a shumë ironie, do të them shpesh që në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë, sepse ndonjëherë duhet të kesh ndonjë përplasje, për të dalë diçka, por liderët e VLEN-it aktualisht kanë një harmoni të plotë dhe kanë një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe në frymën e konstruktivitetit", tha Qoku./Telegrafi/

Deon Shabani, fëmija i parë i lindur në vitin 2026 në Tetovë

1 January 2026 at 15:24


Në Tetovë, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është një djalë.

Kryetar i komunës, Bilall Kasami bashkë me familjen e tij ka vizituar foshnjën dhe nënën e foshnjës, Ajsere Shabanin. Kasami ka njoftuar se djali quhet Deon.

“Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës! Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël.

Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje. Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!”, ka shkruar Kasami.

Kasami: Transporti publik bëhet falas për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës

30 December 2025 at 19:22


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se transporti publik i qytetit do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.

Kasami poashtu ka sqaruar se si mund të përfitojnë edhe institucionet nga kyvendim i Komunës.

Njoftimi i plotë:

Sot në Këshillin Komunal u votua një vendim me rëndësi për qytetarët tanë!

Transporti publik bëhet FALAS për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.

Nga ky vendim do të përfitojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu edhe të gjitha shoqatat dhe institucionet që do të nënshkruajnë një momerandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.

Një hap konkret për të shpërblyer përgjegjësinë qytetare, për të lehtësuar lëvizjen dhe për të ndërtuar një qytet më të drejtë për të gjithë.

Politikanët shqiptarë në Maqedoni urojnë Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

29 December 2025 at 09:35


Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mesazhe urimi kanë dërguar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, liderët e koalicionit VLEN dhe lideri i ASH-së, Arbe, Taravari, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi në urimin e tij thotë se fitorja e fundit e Kurtit dëshmon besimin dhe mbështetjen për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Uroj veçanërisht Kryeministrin z. Albin Kurti për fitoren dinjitoze. Ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Përgëzoj gjithashtu të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen konstruktive, si dhe qytetarët e Kosovës për kulturën dhe pjekurinë demokratike që kanë treguar", shkruan Gashi.
Liderët e VLEN-it poashtu i kanë dërguar mesazhe urimi Kurtit.

Mesazh urimi për Kurtin ka ardhur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

"I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor në të cilin dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj", shkruan Ahmeti.

Izet Mexhiti në urimin e tij shkruan se zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë ferr dhe të drejtë.

"I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë", shkruan Mexhiti.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa dhe njëri nga liderët e VLEN-it, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore të jashtëzakonshme.

"Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbarë, duke reflektuar vullnetin qytetar të shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë Kurti 3", shkruan Kasami.

Fitoren e Kurtit e uruan edhe zv. kryeministrat Bekim Sali dhe Arben Fetai.

"I përgëzoj të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Shpresojmë që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt, në frymë bashkëpunimi dhe uniteti, për t’u përballur me sfidat dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit, integrimit, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët", shkruan Sali.

Mesazhe urimi ka pasur edhe nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Lajmet nga Kosova flasin për fitore të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit të cilin populli i Kosovës i besoi sërish drejtimin e vendit! Urime Vetëvendosjes e Kurtit! I priftë vetëm e mira në punën e tyre!", shkruan Taravari./Telegrafi/

Komuna e Tetovës mbajti mbledhje komemorative në nderim të Shpat Kasapit

5 December 2025 at 18:40


Komuna e Tetovës mbajti sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës artistike të këngëtarit, Shpat Kasapi.

Në prezencën e kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, familjarëve, miqve dhe kolegëve të artistit, Shpati u kujtua edhe një herë për punën e tij artistike dhe virtytet e tij njerëzore.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të artistit, ai theksoi se familja Kasapi ka humbur njeriun e tyre më të dashur, ndërsa Tetova ka humbur një artist të madh që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore.

“U bëfsh lule Xhenneti, Shpat. Qyteti ynë sot është më i varfër pa ty”, shkroi Kasami në Facebook.

Kasami u shprehu mbështetje dhe forcë familjarëve në këtë moment të rëndë, ndërsa publiku tetovar i dha lamtumirën e fundit artistit të dashur.

Komuna e Tetovës thërret debat publik për buxhetin e vitit 2026

4 December 2025 at 21:55


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar organizimin e një debati publik lidhur me buxhetin e komunës për vitin 2026.

Thirrja u bë përmes një komunikimi zyrtar, ku theksohet rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe sektorit civil në procesin e planifikimit buxhetor.

Debati publik do të mbahet të mërkurën, më 10 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 14:00, në Sallën e Këshillit Komunal të Tetovës.

Komuna fton të gjithë qytetarët, shoqatat, organizatat joqeveritare, grupet e interesit dhe përfaqësuesit e sektorit civil që me idetë dhe propozimet e tyre të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të ri.

Kasami theksoi se ky proces synon të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie, si dhe të përfshijë komunitetin në vendimmarrje për projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve gjatë vitit 2026.

Kasami: Dominon argumenti që VLEN-i të jetë një parti, me presidencë dhe kryetar

2 December 2025 at 22:45


Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami thotë se VLEN-i është në rrugë drejt transformimit në një parti politike, duke i shkrirë subjektet aktuale që përbëjnë koalicionin.

“Dominon argumenti që të kemi një organizatë të përbashkët politike, përballë varianti i të qenit si koalicion mes më shumë partive politike”, tha Kasami në "Alsat".

Ai sqaroi se VLEN-i do të ketë një strukturë komplekse lidershipi, ku të gjitha strukturat do ta gjejnë veten të përfaqësuar. Kasami paralajmëroi se do të ketë një trup presidence, ku do të merren vendimet me konsensus.

“Lidershipi i VLEN-it nuk mund të jetë një model klasik dhe i thjeshtë. Kjo nënkupton se përpara se ti japim peshë kryesore kryetarit, të kemi një presidencë apo kryesi të VLEN-it, ku pjesa më e madhe e vendimeve të merret me konsensus si deri tash, dhe kryetarët e subjekteve të cilët e përbëjnë VLEN-in të kenë pozita të rëndësishme në këtë organizatë”, deklaroi Kasami.

Por, megjithatë, ai tha se VLEN-i do të ketë një kryetar përfaqësues.

Kasami, Destani, Duka, Ademi dhe Omeragiç inspektojnë punimet në stadiumin e Tetovës – projekti hyn në fazën vendimtare

1 December 2025 at 14:47


Punimet në stadiumin e ri të Tetovës po avancojnë me ritëm të shpejtë, ndërsa sot kompleksin sportiv e inspektuan kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, presidenti i FSHF-së Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nikoqiri, presidentini FFM-s, Masar Omeragiç, njofton Telegrafi.

Gjatë vizitës, kryetari Kasami theksoi se Tetova po i afrohet një prej projekteve më të rëndësishme sportive të viteve të fundit:

"Ne besojmë që në momentin më të shpejtë të përfundojë stadiumi dhe Tetova do të jetë qendër e futbollit pas Shkupit."

Edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi progresin në kantier, duke nënvizuar ndryshimin e madh që po merr arena e qytetit: "Ka qenë një stadium në gjendje të mjerueshme, por tani është një projekt i bukur dhe shpresoj të përfundojë sa më shpejt."

Duka nuk erdhi duarbosh në Tetovë. Ai i dhuroi nga një fanellë të personalizuar të Kombëtares shqiptare Lazim Destanit, Masar Omeragiçit dhe Bilall Kasamit, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tyre ndaj futbollit shqiptar.

Nga ana e tij, biznesmeni Lazim Destani u shpreh se ky projekt përmbush një ëndërr të kahershme si të qytetarëve, ashtu edhe të tifozëve tetovarë: "Ëndrra e të gjithë neve dhe veçanarisht e tifozëve është duke u realizuar. Për stadiumin kam pasur vetëm dy dëshira, e para tani më është realizuar pra ta fillojmë nga zero dhe e dyta është ti shpejtojmë punët, që ta përfundojmë projektin para afatit."

Ndërkohë, Masar Omeragiç theksoi se punimet po ecin sipas planit dhe se stadiumi do t’i japë Tetovës standardet moderne që i ka munguar prej dekadash. “Kisha kënaqësinë, së bashku me pronarin e grupacionit ‘Ecolog’, filantropin Lazim Destani, t’i presim tre presidentët e federatave: presidentin e FFM-së, Masar Omeragiç, presidentin e FSHF-së dhe nënkryetarin e UEFA-s, Armand Duka, si dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi.”

Me përfundimin e projektit, Tetova pritet të marrë vendin e merituar në hartën sportive të vendit, duke sjellë ndeshje të nivelit të lartë dhe një infrastrukturë bashkëkohore për futbollin e vendit dhe rajonit. Stadiumi i ri dhe modern i Tetovës pritet të jetë i kategorisë 4 dhe do të ketë 10.000 ulëse. /Telegrafi//

Kryetari i Gjilanit pret homologun e Tetovës – thellojnë bashkëpunimin mes dy komunave

1 December 2025 at 08:50


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili po qëndron për vizitë në Gjilan. Vizita nisi me homazhe në Kodrën e Dëshmorëve, ku të dy kryetarët nderuan sakrificën e të rënëve për liri.

“Vizitën e nisëm me homazhe te Kodra e Dëshmorëve, një moment reflektimi për ata që na lanë amanetin e lirisë dhe të qëndresës”, deklaroi kryetari Hyseni, duke e cilësuar vizitën si një takim miqësor dhe institucional me homologun e tij nga Tetova.

Pas homazheve, Hyseni dhe Kasami, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndoqën ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Dritës së Gjilanit dhe Shkëndijës së Tetovës, një derbi shqiptar që përfundoi me fitoren e Dritës, përcjell Telegrafi.

“I shkëmbyem me kënaqësi fanellat e dy ekipeve tona, me urimin që në fushë të tregojnë vlerat e larta sportive. Bashkë u pajtuam njëzëri se futbolli na bashkon”, tha Hyseni.

Ai shtoi se fitorja e Dritës është një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa vlerësoi edhe Shkëndijën për lojën korrekte.

“Urime djemve për paraqitjen fantastike”, u shpreh kryetari i Gjilanit.

Nga ana tjetër, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, e quajti vizitën në Gjilan të veçantë dhe falënderoi Hysenin për mikpritjen.

“E urova kryetarin Hyseni për rizgjedhjen në krye të Gjilanit. Biseduam për bashkëpunimin mes dy qyteteve tona, duke nënvizuar përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e projekteve të përbashkëta”, deklaroi Kasami.

Ai tha se shkëmbimi i fanellave të Shkëndijës dhe Dritës, si dhe ndjekja e përbashkët e ndeshjes me kryeministrin Kurti, ishin një moment simbolik i miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy komunave.

Kasami nënvizoi edhe rëndësinë e homazheve në Memorialin e Dëshmorëve në Gjilan:

“Kujtuam dhe nderuam sakrificën e mijëra shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi”.

Vizita përfundoi në atmosferë sportive e miqësore, duke forcuar lidhjet institucionale dhe kulturore mes Gjilanit dhe Tetovës. /Telegrafi/


Kryetari i qytetit, Bilall Kasami i jep lamtumirën Shpat Kasapit: Tetova humbi një artist të madh

30 November 2025 at 14:53


Tetova i dha sot lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.

Ceremonia mortore u zhvillua në një atmosferë të rënduar, ku familjarë, miq dhe figura publike iu bashkuan për të nderuar kujtimin e artistit.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e papritur të këngëtarit të dashur për publikun.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami shkruan: “Lamtumirë, Shpat Kasapi! Tetova humbi një artist të madh, një njeri të mirë, një bir të saj dhe mikun e rinisë. U bëfsh lule e xhenetit, Shpat”.

Shpat Kasapi u varros sot (e diel) në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Tetovës, duke u përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. /Telegrafi/



SHASHSHA: Ministrja Janevska tregoi mosrespekt për gjuhën shqipe

11 November 2025 at 18:06


Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila sipas tyre ka shfaqur mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe në komunikimin publik dhe para mediave.

Në reagimin e dërguar për mediat, Shoqata thekson se sjellje të tilla dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe japin mesazhe të gabuara për gjeneratat e reja.

“Sjellja e ministres Janevska para gazetarëve dhe opinionit publik, në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në jetën publike, është tregues i gjendjes shpirtërore të njerëzve që duhet të jenë shembull për nxënës, studentë dhe punëtorë shkencorë. Në këtë mënyrë, drejtpërdrejt cënohet e drejta ligjore e kryetarit Kasami për përdorimin e gjuhës shqipe. Fatkeqësisht, me sjellje të tilla të mos-tolerancës etnike, ne u dërgojmë gjeneratave të reja sinjale konfliktuoze dhe diskriminuese”, thuhet në reagim.

Shoqata kujton se parimet e barazisë kanë rrënjë të thella në historinë e shoqërive demokratike dhe se barazia fillon nga gjuha.

“Parimet e barazisë kanë burimin nga Revolucioni i Madh Borgjez në Francë më 1789, dhe që atëherë kanë qenë bazament i shoqërive të lira. Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por identitet, kujtesë dhe shenjë e dinjitetit kolektiv”, thuhet në deklaratë.

Sipas Akademisë, ndonëse gjuha shqipe ka status zyrtar, në praktikë ajo shpesh mbetet vetëm “formalisht e pranuar”, por jo funksionale.

“Një shqyrtim i kujdesshëm i praktikës administrative dhe publike tregon një realitet tjetër – gjuha shqipe shpesh mbetet zgjidhje formale, jo funksionale. Shumë juristë e politikanë flasin për zbatimin e ligjit, por rrallë pyesin: si zbatohet? ku zbatohet? pse nuk zbatohet njësoj?”, thekson Shoqata, duke shtuar se kjo situatë është pasojë e “arkitekturës kushtetuese dhe ligjore të ndërtuar me qëllim kufizimi”, që mban ende gjurmë të politikave nacionaliste të periudhës së tranzicionit.

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art kërkon rikthimin e standardeve të barazisë gjuhësore që ishin garantuar me Kushtetutën e vitit 1974. “Neni 178 i Kushtetutës së vitit 1974 garantonte çdo kombësie të drejtën për përdorim të lirë të gjuhës dhe zhvillimin e kulturës së saj, bashkë me institucionet përkatëse. Ai përfaqësonte një koncept të barazisë reale, jo të përdorimit të kufizuar apo të shkallëzuar. Madje, barazia përfshinte edhe organizatat e punës, që sot njihen si biznese – një aspekt që Kushtetuta aktuale nuk e siguron”, thuhet në reagim.

Shoqata thekson se çështja e gjuhës dhe sjellja e ministres Janevska nuk janë vetëm problem juridik, por edhe moral, politik dhe kulturor.

“Ato janë pasqyrë e një fryme politike të vjetër dhe të dështuar, që partia në pushtet e ka bartur ndër vite. Inkurajojmë klasën politike shqiptare që në Kuvend të hapë çështjen e barazisë së vërtetë gjuhësore, jo thjesht të reformulojë ligjin ekzistues. Sot, vetëm shqiptarët nuk duhet dhe nuk ka arsye të shkruajnë dy herë të njëjtin tekst – një herë në shqip e një herë në maqedonisht. Kjo është diskriminim i heshtur”, theksohet në reagim.

Kasami: Gjatë mandatit tim, afër 300 mësues morën vendime të përhershme pune

9 November 2025 at 12:28


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte pjesëmarrës së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në shkollën e Mesme të Mjeksisë, ku u mbajt një panel diskutimi mbi arsimin.

Kasami tha se po punohet vazhdimisht për një arsim sa më cilësor me kushte sa më të mira, duke theksuar se edhe depoitizimi i arsimit është çështje prioritare në Komunën e Tetovës, informon Telegrafi.

"Gjatë mandatit tim kanë marrë vendime të përhershme pune gati 300 mësues. Ne përkrahim depolizitimin e arsimit, prandaj duam që çdo mësimdhënës të ketë vendim pa qene i varur politikisht. Poashtu janë bërë edhe investime të tjera në arsim për kushte më të mira, ku edhe nxënësit furnizimin me libra e kanë pasur më të qasshëm dhe më praktik se në herët e kaluara. Kanë munguar vetëm disa libra nëpër shkollat e mesme profesionale, mirëpo ajo është çështje e cila do të rregullohet", tha Kasami.

Ai shtoi se po punohet që nëpër më shumë shkolla në Tetovë të zbatohet projekti i mësimit në një ndërrim.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se ministra ka treguar përkushtim në reformat arsimore dhe përmirësimin e kushteve si për nxënësit ashtu edhe për punonjësit në arsim.

Ajo paralajmëroi disa ndryshime ne tekste shkollore teksa tha se disa tekste shkollore do të bëhen gati për fazën e prodhimit dhe nxënësit do të furnizohen me të njejtat. /Telegrafi/

Kasami mori mandatin e dytë: Tetova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillim

7 November 2025 at 13:28


Bilall Kasami sot e ka marrë mandatin për udhëheqjen e Komunës së Tetovës në katër vitet e ardhshme. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Tetova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillim.

"Sot zyrtarisht mora mandatin për të udhëhequr me Komunën e Tetovës në katër vitet e ardhshme. Është nder dhe privilegj i madh të jem në shërbim të qytetarëve tanë, të cilëve u jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen".

"Tetova jonë ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillim dhe tani është koha që këtë ta vazhdojmë edhe në Kapitullin e Dytë. Ftoj të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Tetovën tonë", ka shkruar Kasami.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale në raundin e dytë ai fitoi ndaj Bajram Rexhepit të koalicionit AKI, me rreth pesë mijë vota dallim./Telegrafi/

Rezultate e para për Komunën e Tetovës, këto janë rezultatet

2 November 2025 at 19:52


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për Komunën e Tetovës.

Me 60.80% e votave të numëruara:

Bajram Rexhepi ka marrë: 9.930 vota

Bilall Kasami ka marrë: 12.411 vota

Ndryshe, Komuna e Tetovës ka 87.878 votues, ndërsa dalja deri në ora 18:40 ka qenë mbi 40 përqind.

Kasami për deklaratat e Mickoskit: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve në Tetovë

24 October 2025 at 16:34


Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot është pyetur në lidhje me deklaratat e Hristijan Mickoskit, i cili tha se "partnerët shqiptarë në qeveri nuk ia kanë dhënë respektin e duhur për sakrificën e tij që ka bërë në zgjedhjet lokale".

- YouTube www.youtube.com

Kasami tha se ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe se në mandatin e tij nuk ka bërë diskriminime.

"Unë si kryetar i Tetovës i përfaqësoj të gjithë qytetarët e qytetit. Në asnjë moment nuk kam bërë asnjë diskriminim fetar, etnik apo tjetër. Për mua qytetarët janë në rend të parë dhe me këtë politik do të vazhdoj t'i shërbejë qytetit. Vazhdoj të jem i fokusuar në garën për Tetovën dhe në këtë periudhë do të trokas edhe në ato derë që nuk kam trokitur", tha Kasami.

I pyetur për Komunën e Kërçovës, Kasami tha se VLEN do të ketë qëndrim se kë do ta mbështesë në raundin e dytë./Telegrafi/

Bajram Rexhepi: Beteja për Tetovën vazhdon

20 October 2025 at 00:08


Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultateve në zgjedhjet lokale.
Ai ka falënderuar votuesit e tij, ndërsa thekson se "beteja për Tetovën vazhdon".

"Tetovë faleminderit për votat e pastra dhe me zemër! Falënderoj çdo aktivist, çdo qytetar, për punën e palodhshme dhe besimin e dhënë. Beteja për Tetovën vazhdon. Me më shumë përkushtim, me më shumë forcë dhe me të njëjtin ideal, për një Tetovë me dinjitet!", ka shkruar Rexhepi.

Ndryshe, nga rezultatet e para preliminare për Tetovën, Bajram Rexhepi ka marrë 14.214, ndërsa kundërkandidati i tij Bilall Kasami ka marrë mbi 18.116./Telegrafi/

❌
❌