Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Duka: Bashkëpunim me Kosovën për zhvillimin e futbollit shqiptar

22 December 2025 at 10:30

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala “Laureatët 2025”, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, një event tradicional përmes të cilit u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin dhe avancimin e futbollit kosovar gjatë vitit 2025.

Gjatë ceremonisë, Duka dorëzoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2025” në futbollin kosovar, i cili u fitua nga sulmuesi i FC Dritës, Arb Manaj, për paraqitjet dhe kontributin e tij gjatë vitit. Ai shoqërohej në këtë ceremoni nga Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, Presidenti i FSHF-së vlerësoi zhvillimin e ndjeshëm të futbollit në Kosovë, veçanërisht pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke theksuar progresin e dukshëm të viteve të fundit.

“Është një mbrëmje unike, sepse futbolli flet zakonisht në fushë. Çunat dhe gocat që do të laurohen sonte kanë folur në fushë, kanë derdhur djersë dhe kanë sakrifikuar për një vit. Kjo mbrëmje nuk është vetëm për të marrë tituj, por edhe për të festuar atë çka është bërë në një vit futbolli në Kosovë”, u shpreh Duka.

Ai nënvizoi se zhvillimi i futbollit kosovar gjatë dhjetë viteve të anëtarësimit në UEFA dhe FIFA ka qenë i jashtëzakonshëm, duke shtuar se vitet e fundit përfaqësojnë “qershinë mbi tortë”, si për rezultatet sportive, ashtu edhe për përmirësimet në infrastrukturë.

“Rezultati i ekipit kombëtar është më i rëndësishmi. Jam shumë i lumtur që përfaqësuesja e Kosovës, nën drejtimin e stafit teknik dhe të futbollistëve, sot lufton për të qenë një nga ekipet pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës. Performanca e ekipit në vitin 2025 ka qenë fantastike dhe ka kënaqur tifozët kudo ku jetojnë shqiptarë”, theksoi kreu i FSHF-së.

Në vijim, Duka garantoi mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së dhe të UEFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke theksuar se sot Kosova është një partnere e barabartë në familjen europiane të futbollit.

“Deri dje thuhej se ne, si vëllai i madh, do të mbështesnim vëllain e vogël. Sot ky mision ka përfunduar. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe një partner i rëndësishëm për të gjitha federatat europiane. Si dy partnerë të UEFA-s, do të bashkëpunojmë maksimalisht për zhvillimin e futbollit shqiptar kudo ku jetojnë shqiptarë”, shtoi  Duka.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së uroi të gjithë komunitetin e futbollit kosovar për festat e fundvitit dhe shprehu urimet më të mira për vitin 2026.

“Gëzuar Festat, Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2026 për secilin nga ju dhe familjet tuaja. Dhe në sport, ajo që presim me shumë dëshirë është ta shohim Kosovën në Kupën e Botës 2026”, përfundoi Duka.

1 nga 5

/gj.m/a.f/

The post Duka: Bashkëpunim me Kosovën për zhvillimin e futbollit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Thumba dhe batuta në skenë: Edi Rama–Armand Duka 'përplasen'  në Galanë e Topit të Artë 2025

16 December 2025 at 09:48


Në mbrëmjen gala në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shkëmbyen replika ironike që ndezën sallën dhe kthyen ceremoninë në spektakël batutash.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, e mbajtur të hënën mbrëma në Tiranë, nuk solli vetëm emocione sportive. Në skenë pati edhe humor politik dhe thumba të drejtpërdrejta.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ceremoni, zgjodhi të jetë i shkurtër.

“Sonte nuk do të mbaj diskutim të gjatë, sepse jam i ftuar dhe kam ardhur te mbretëria e Mbretit Duka…”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje.

Përgjigjja nuk vonoi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ktheu me të njëjtën monedhë, por edhe me një thumb politik.

“Sa herë e takoj kryeministrin më pyet sa mandate ke. Mesa duket do ndjekë mandatet e mia për t’u bërë mbret i vërtetë…”, u shpreh Duka.

Replikat ironike mes dy figurave kryesore u pritën me humor nga të pranishmit.

Një mbrëmje feste për futbollin shqiptar, por edhe një skenë ku batutat zunë po aq vëmendje sa çmimet. /Telegrafi/

Botërori 2026, Duka: Rrugë e vështirë, por do të luftojmë deri në fund

5 December 2025 at 23:52

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se rrugëtimi i Kombëtares për të arritur në Botëror është i vështirë, por theksoi se Shqipëria do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e finaleve.

“Organizimi i shortit ishte fantastik. Vetëm futbolli mund të bëjë që të bashkojë kaq shumë njerëz bashkë, njerëz të rëndësishëm të politikës, njerëz shumë të rëndësishëm të botës së futbollit, por edhe të sporteve të tjera.

Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Sot ishte dita e parë, pra organizimi i shortit dhe për këtë unë dua të falënderoj futbollistët e ekipit Kombëtar dhe stafin, që na e kanë bërë të mundur të ëndërrojmë për të qenë pjesë e këtij Botërori. Padyshim që rruga jonë është e vështirë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Polonisë në Varshavë dhe nëse e kalojmë atë pastaj do të luajmë një ndeshje finale kundër skuadrës fituese Suedisë apo Ukrainës me ëndrrën për të qenë pjesë e Botërorit.

Pa dyshim të vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit dhe unë kam shumë besim te skuadra jonë, te motivimi i tyre dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e Botërorit. Uroj shumë që vërtet ta realizojmë këtë ëndërr, jo vetëm të ekipit të futbollit, jo vetëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, por të gjithë shqiptarëve që e duan shumë futbollin”,  tha presidenti i FSHF, Armand Duka.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Botërori 2026, Duka: Rrugë e vështirë, por do të luftojmë deri në fund appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Armand Duka në Tetovë: Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet. Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

By: M C
1 December 2025 at 23:42

Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.

Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin në këtë rajon.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde moderne, ngritjen profesionale të klubeve dhe akademive përmes trajnimeve të specializuara, si dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta që do të mundësojnë projekte ndërkombëtare dhe mbështetje institucionale në nivel rajonal. Qëllimi është i qartë: të krijohet një ekosistem futbolli që prodhon talente, rrit cilësinë dhe gjeneron më shumë mundësi zhvillimi ekonomik dhe social për komunitetet.

“Rajoni ka potencial të madh sportiv dhe ambicie për të ecur më përpara. Detyra jonë është të ndërtojmë partneritete që e kthejnë këtë potencial në rezultate konkrete,” – u shpreh Presidenti Duka, duke theksuar se pozicioni i tij në UEFA hap mundësi të reja bashkëpunimi dhe mbështetjeje për iniciativat e këtij niveli. Takimi konfirmoi vullnetin për hapa të përbashkët konkretë, të cilët synojnë të sjellin një standard të ri organizimi dhe inovacioni në futboll në rajon.

The post Armand Duka në Tetovë: Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet. Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon appeared first on Albeu.com.

Duka në Tetovë: Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet. Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

By: redi
1 December 2025 at 15:25

Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit. Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës…

Source

Kasami, Destani, Duka, Ademi dhe Omeragiç inspektojnë punimet në stadiumin e Tetovës – projekti hyn në fazën vendimtare

1 December 2025 at 14:47


Punimet në stadiumin e ri të Tetovës po avancojnë me ritëm të shpejtë, ndërsa sot kompleksin sportiv e inspektuan kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, presidenti i FSHF-së Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nikoqiri, presidentini FFM-s, Masar Omeragiç, njofton Telegrafi.

Gjatë vizitës, kryetari Kasami theksoi se Tetova po i afrohet një prej projekteve më të rëndësishme sportive të viteve të fundit:

"Ne besojmë që në momentin më të shpejtë të përfundojë stadiumi dhe Tetova do të jetë qendër e futbollit pas Shkupit."

Edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi progresin në kantier, duke nënvizuar ndryshimin e madh që po merr arena e qytetit: "Ka qenë një stadium në gjendje të mjerueshme, por tani është një projekt i bukur dhe shpresoj të përfundojë sa më shpejt."

Duka nuk erdhi duarbosh në Tetovë. Ai i dhuroi nga një fanellë të personalizuar të Kombëtares shqiptare Lazim Destanit, Masar Omeragiçit dhe Bilall Kasamit, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tyre ndaj futbollit shqiptar.

Nga ana e tij, biznesmeni Lazim Destani u shpreh se ky projekt përmbush një ëndërr të kahershme si të qytetarëve, ashtu edhe të tifozëve tetovarë: "Ëndrra e të gjithë neve dhe veçanarisht e tifozëve është duke u realizuar. Për stadiumin kam pasur vetëm dy dëshira, e para tani më është realizuar pra ta fillojmë nga zero dhe e dyta është ti shpejtojmë punët, që ta përfundojmë projektin para afatit."

Ndërkohë, Masar Omeragiç theksoi se punimet po ecin sipas planit dhe se stadiumi do t’i japë Tetovës standardet moderne që i ka munguar prej dekadash. “Kisha kënaqësinë, së bashku me pronarin e grupacionit ‘Ecolog’, filantropin Lazim Destani, t’i presim tre presidentët e federatave: presidentin e FFM-së, Masar Omeragiç, presidentin e FSHF-së dhe nënkryetarin e UEFA-s, Armand Duka, si dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi.”

Me përfundimin e projektit, Tetova pritet të marrë vendin e merituar në hartën sportive të vendit, duke sjellë ndeshje të nivelit të lartë dhe një infrastrukturë bashkëkohore për futbollin e vendit dhe rajonit. Stadiumi i ri dhe modern i Tetovës pritet të jetë i kategorisë 4 dhe do të ketë 10.000 ulëse. /Telegrafi//

Armand Duka uron 113-vjetorin e Pavarësisë: Të duam çdo ditë e më shumë, Shqipëri!

By: M C
28 November 2025 at 21:31

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka publikuar urimin e tij për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me një mesazh emocional në rrjetet sociale.

“Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! 113 vite shtet i lirë e sovran. Të duam çdo ditë e më shumë”– shkroi Duka në postimin e tij, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për vendin në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Urimi i kreut të FSHF-së vjen në një moment kur mbarë vendi feston shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, një nga ngjarjet historike më të rëndësishme për shqiptarinë.

The post Armand Duka uron 113-vjetorin e Pavarësisë: Të duam çdo ditë e më shumë, Shqipëri! appeared first on Albeu.com.

“Besoj se Shqipëria shkon në Botëror, të jemi fitues ndaj Anglisë”, Armand Duka rrëfehet pas arritjes historike të play-offit

14 November 2025 at 20:15


Kombëtarja e Shqipërisë mund ta sigurojë Kampionatin Botëror 2026, si dhe të befasojë të gjithë për të shënuar fitore kundër Anglisë, kështu ka deklaruar në një intervistë të gjatë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka për Telegrafin.

Shqipëria shkroi historinë të premten mbrëma me fitore ndaj Andorrës, ku e siguruan për herë të parë play-offin e Botërorit.

Duka e ka vlerësuar lartë këtë punë të madhe që kanë bërë djelmoshat shqiptarë, megjithatë gjithnjë ka qenë i bindur se do ta zënë pozitën e dytë, që faktikisht ishte objektivi që nga fillimi.

Ai zgjodhi dy ndeshjet ndaj Serbisë si më të bukurat në këtë cikël kualifikues, kurse nuk ka ndonjë kundërshtarë të preferuar për play-offin e Botërorit.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të presidentit Armand Duka dhënë për Telegrafin:

Z. Duka, Shqipëria për herë të parë në histori është kualifikuar në play-off të Kupës së Botës. Çfarë do të thotë personalisht për ju ky arritje dhe si e përjetuat momentin e kualifikimit?

Ishte një fitore e rëndësishme dhe e dinim shumë mirë që ishte e vështirë. Pavarësisht besimit që kishim te fitorja, djemtë kishin presion. Të them të drejtën, edhe unë si skuadra isha në presion, deri në momentin që Asllani shënoi golin dhe më pas besoj se u qetësuam jo vetëm ne aty, por të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Një emocion i veçantë, i pashpjegueshëm me fjalë. Çdo kualifikim, qoftë ai në finalet e Evropianit më parë por edhe ky tashmë në play-off ka gjithmonë emocionet e veta dhe ndryshon njëra nga tjetra. Emocione të bukura. Por kualifikimi në play-off të Kampionatit Botëror është historik për ne dhe besoj se të gjithë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në këtë epokë.

Kur u hodh shorti dhe Shqipëria rezultoi në një grup me Anglinë dhe Serbinë, a keni pritur që do ta mbyllim këtë kualifikim si pozitë e dytë?

Në fakt, objektivi ynë ka qenë vendi i dytë. E dinim se me Anglinë do e kishim shumë të vështirë. Jo të pamundur, pasi në futboll ndodh gjithçka, por e dinim që do ishte e vështirë. Me Serbinë kishim ndeshje vërtetë sensitive, por përballjet direkte i kishim me ta. ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe Letonia e Andorra. Mos të harrojmë barazimin në Letoni sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them që nuk ka më ekipe të lehta. E kam besuar, sepse kam parë çdo përgatitje të skuadrës dhe kam qenë në çdo grumbullim. Kam parë dëshirën, grintën e skuadrës për të bërë përpara dhe për të besuar në ëndrrën që ta kanë. Ne themi që Botërori është ëndrra e çdo shqiptari, por në fakt më shumë se sa e jona, është ëndrra e këtyre futbollistëve që jetojnë me futbollin.

Në tërë këto kualifikuese cilën ndeshje e veçon si më të mirën që Shqipëria e ka zhvilluar?

Pa dyshim që do të vlerësoja dy ndeshjet me Serbinë. Atë në “Air Albania” më 7 qershor dhe atë të kthimit më 11 tetor ku ne edhe fituam. Nuk do të doja t’i ndaja pasi realisht kam parë një ekip që ishte e etur për fitore, pavarësisht barazimit në Tiranë. Por në përgjithësi, përveç barazimit në Letoni që realisht na la shije të keqe të gjithëve, të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në këtë fushatë kanë qenë për t’u shijuar.

Ka mbetur edhe një përballje ndaj Anglisë, me një fitore – Shqipëria ngjitët në vazon e dytë. A beson se Kuq e Zinjtë mund t’i tregojnë botës një tjetër befasi pasi Anglia ende jo vetëm që nuk ka lëshuar pikë, por nuk di as të pranojë gol?

Të them të drejtën, nga kjo skuadër mund të pritet gjithçka. Jo vetëm nga skuadra, por është le të themi si një ligj i futbollit që çdo rezultat mund të ndodhë pasi futbolli është i paparashikueshëm. Kështu që unë dua të besoj që pse jo, ndaj Anglisë mund të provojmë të jemi ne fituesit. Edhe pse ta pranojmë që po luajmë ndaj finalistëve të Evropianit të fundit dhe një nga top 5 ekipeve më të mira në botë.

Cilët do të ishin kundërshtarët që ju do t’i dëshironit në gjysmëfinale të play-off-it? Një revansh i mundshëm me Italinë në finale të play-offit?

Nuk do të veçoja një emër, të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Edhe Andorra që të gjithë e mendojnë një ekip të lehtë, në fakt nuk është ashtu. Nuk ka më ekipe të lehta. Unë vetëm dua të besoj te kjo skuadër do të vazhdojë të na suprizojë siç bën gjithmonë. Italia? Jemi përballur edhe më herët. Madje i kemi shënuar edhe golin më të shpejtë në Evropian me Nedim Bajramin, që gjithashtu është gol rekord në historinë e një Evropiani. Nuk i dihet, mund edhe ta kemi përballë. Ne do të luajmë shanset tona përballë çdo ekipi.

Për fund, a besoni se këtë herë Shqipëria mund ta realizojë ëndrrën dhe ta sigurojë Botërorin për herë të parë në histori?

Pas kualifikimit në fazën play-off të Botërorit, unë besoj se kjo skuadër mund të bëjë çdo gjë. Por për momentin duhet t’i gëzohemi këtij rezultati dhe play-offit./Telegrafi

Kualifikimi i Kombëtares në “play-off”-in e Botërorit 2026, Duka: E merituan fitoren

13 November 2025 at 23:26

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/  Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të artë në transfertë ndaj Andorrës, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e parafundit të Grupit K të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.

Fitorja, e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë kualifikimin historik në fazën “play-off” të Botërorit – për herë të parë në historinë e saj.

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi për fitoren dhe kualifikimin në “play-off”.

“Jemi në PLAY OFF! E meritojnë këta djem fitoren sot, e meritojnë tifozët, e meriton çdo shqiptar që sot i ka rrahur zemra fort, po aq sa dhe mua! Faleminderit për emocionet, për krenarinë, për gjithçka!”

Fitorja ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë 2-0 bënë që kuqezinjtë të sigurojnë matematikisht vendin e dytë në Grupin K – dhe me të, edhe kualifikimin në fazën “play-off” për Kupën e Botës 2026.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesja kuqezi siguron pjesëmarrjen në fazën “play-off” të një Botërori.

Tashmë mbetet ndeshja e fundit ndaj Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania”, e cila pritet të jetë një mbrëmje festive për futbollin shqiptar.

/gj.m/j.p/

The post Kualifikimi i Kombëtares në “play-off”-in e Botërorit 2026, Duka: E merituan fitoren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk e dua Kosovën në play-off, do na vriste njërën nga ne”, Armand Duka flet pas kualifikimit të Shqipërisë

13 November 2025 at 23:30


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka thotë se nuk dëshiron të përballet me Kosovën në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Shqipëria e siguroi edhe matematikisht një vend në play-off, duke triumfuar në udhëtim te Andorra derisa Anglia e mposhti Serbinë.

Pas ndeshjes, Duka komentoi arritjen madhështore të Shqipërisë duke thënë se ëndrra është Botërori, derisa nuk ka dëshirë të takohet me Kosovën.

“Vazhdojmë ëndrrën tonë për Kupën e Botës. Play-offi do të na përballë me skuadra të forta. Por ne do të luftojmë dhe uroj t’ia dalim”.

“Besoj se tashmë është shumë afër play-offit, por duhet t’i vlerësojë dy ndeshjet e fundit për ta prekur play-offin. Absolutisht nuk do ta dëshiroja (përballjen). Do të vriste njërin nga ne”, shtoi ai.

Kujtojmë, në rast që Shqipëria bën një befasi ndaj Anglisë dhe e mposht midis Tiranës atëherë ngjitet në vazon e dytë.

Kosova në rast që merr një pikë në Slloveni atëherë do t’i bashkohet edhe zyrtarisht Shqipërisë në vazon e tretë për Botërorin 2026./Telegrafi/

Fusha e re e futbollit tek shkolla “Benardina Qerraxhia” po përfundon në kohë rekord

6 November 2025 at 16:36

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Fusha e re e futbollit pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës po përfundon në kohë rekord, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës së Futbollit dhe bashkisë së Durrësit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako inspektuan sot nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm që do të shërbejë për stërvitjen e fëmijëve të akademisë “Elite Youth” të FSHF-së, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e talenteve të reja të futbollit shqiptar.

Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, drenazhimin, vendosjen e portave, rrethimin e fushës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka financuar ndërtimin e bazamentit të fushës.

Në fjalën e tij, Duka falënderoi kryetaren e bashkisë për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e futbollit dhe edukimin e fëmijëve përmes sportit.
Ndërtimin e kësaj akademie, Duka e cilësoi si pothuajse unikale në Europë me tri grup-mosha fëmijësh.

“Edukimi nëpërmjet sportit është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe, aq shumë dashuri sa kanë fëmijët shqiptarë për të luajtur futboll, jemi pothuajse vendi i parë në Europë sipas statistikave. Prindërit duhet t’i sjellin fëmijët në futboll”, tha Duka.

“Detyrimi ynë është akoma shumë më i madh për të bërë shumë më shumë terrene sportive, sepse për fushat e këtyre përmasave, me përmasa standarde për futboll, është shumë i madh dhe ne na dalin detyra akoma edhe më të mëdha”, tha në fjalën e tij Duka.

Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, falënderoi presidentin Duka për bashkëpunimin dhe për projektet e përbashkëta që kanë kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytet.

“Ne kemi shumë pak kohë që kemi inauguruar shkollën. Kjo fushë ishte ende një kantier, për arsye edhe të angazhimit që kishim marrë së bashku. Nuk është hera e parë që bashkëpunojmë. Kemi bërë edhe para disa vitesh fushën e sportit te stadiumi i Durrësit dhe, përveç kësaj fushe që do t’i shërbejë akademisë së futbollit, ne së bashku kemi marrë edhe një angazhim tjetër, fushën e Katundit të Ri, që praktikisht mund të themi se atje është një stadium i mirëfilltë, sepse terreni ekzistues ka mbetur i paprekur nga tranzicioni, pra është ruajtur vetë nga komuniteti i zonës. Ne jemi në proces për përzgjedhjen e firmës që do të fillojë punën, edhe aty kemi së bashku pjesën e fushës”, tha në fjalën e saj kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

1 nga 4

/gj.m/r.e/

The post Fusha e re e futbollit tek shkolla “Benardina Qerraxhia” po përfundon në kohë rekord appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF-ja miraton vendimin për ndërtimin e një fushe të futbollit në Kosovë

31 October 2025 at 18:49


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë vendimin e madh për të miratuar për herë të parë një fushë futbolli në Kosovë.

Në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së që u zhvillua të premten, u vendos që për herë të parë të ndërtohet një fushë futbolli në Luginën e Preshevës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndër vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje ishte ndërtimi i një fushe futbolli në Luginën e Preshevës, një investim historik nga Federata e Futbollit, pasi përfaqëson investimin e parë të këtij lloji në këtë trevë me popullsi shqiptare.

Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të asaj treve. Përveç kësaj, fusha do të shërbejë si një qendër komunitare sportive, ku do të mund të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare.

Në korrik te këtij viti, FSHF financoi dhe mbështeti organizimin e turneut të futbollit në Luginen e Preshevës, ne te cilin morën pjesë rreth 350 femijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7-13 vjeç”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./Telegrafi/


Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

30 October 2025 at 18:51

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot në një takim zyrtar dy krerët e komunave të Luginës së Preshevës, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, të shoqëruar nga zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Takimi vjen pas organizimit të suksesshëm, në korrik të këtij viti, të turneut të futbollit për fëmijët në Luginën e Preshevës nga FSHF, ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grup-moshës 7 deri në 13 vjeç. Në fazën finale të turneut ishte i pranishëm edhe Presidenti Duka.

Gjatë vizitës, krerët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, së bashku me Presidentin Duka, zhvilluan një tur në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e administratës, muzeun e futbollit shqiptar dhe FSHF TV.

Presidenti Duka shprehu angazhimin e FSHF për të vijuar mbështetjen ndaj fëmijëve dhe futbollit në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se fëmijët e Luginës së Preshevës do të përfshihen në programet e FSHF, përmes projekteve “Uniforma Ime” dhe “Topi Im”. Presidenti Duka u shpreh gjithashtu se FSHF do të kontribuojë në ndërtimin e një fushe futbolli për fëmijët e Luginës dhe do të punojë për organizimin e një kampionati rajonal.

“Ne kemi shumë dëshirë që të kontribuojmë. E ndjej vërtet si obligim dhe kemi dëshirë, do të bëjmë aq sa ne kemi mundësi. Dua t’ju falënderoj vërtet për disponibilitetin tuaj, për ndihmën, për bashkëpunimin. Ne kemi filluar disa projekte. Kemi menduar se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duam të bëjmë. Padyshim që do të mirëpresim edhe sugjerimet e juaja. Ky është një angazhim i yni, për të bërë çfarë të mundemi për zhvillimin e futbollit, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e Luginës, për t’u bashkuar me lojën tonë të futbollit”, tha ai.

“Ashtu siç ne e kemi konceptuar bashkëpunimin dhe kemi filluar, ne do të regjistrojmë të gjithë fëmijët dhe ata që luajnë futboll në Luginë në programin që kemi ne, pa cenuar regjistrimin e tyre në programet e tjera, në mënyrë që ne të kontribuojmë.  Do t’i regjistrojmë fëmijët, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Uniforma ime’ që ne kemi, që çdo fëmijë që luan futboll në Luginë sot dhe në të ardhmen do të furnizohet me materiale sportive falas nga Federata e Futbollit, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Topi im’, është projekt që furnizon çdo skuadër që luan futboll në rajon. Kemi marrë përsipër që të bashkëpunojmë për të ndërtuar një fushë futbolli që t’i shërbejë fëmijëve. Do shohim që ta organizojmë kampionat rajonal në Luginë”, tha Duka.

Gjatë takimit u ra dakord që baza materiale me uniforma dhe topa të përgatitet dhe me datë 12 nëntor të mbërrijë në Luginën e Preshevës e t’u shpërndahet fëmijëve të cilët luajnë futboll në kampionatet lokale.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, e cilësuan si historike mbështetjen e FSHF për zhvillimin e futbollit në Luginën e Preshevës.

“Ju me shumë modesti paraqitët angazhimin dhe synimet që keni për Luginën e Preshevës dhe për të rinjtë shqiptarë aty. Kjo ditë e sotme nuk është dosido, po për ne shqiptarët e Preshevës është historike. Ju falënderoj për angazhimin, kontributin dhe ju përgëzoj për të gjithë këto arritje”, tha Sinani.

“Ju falënderoj për mikpritjen dhe vizitën që na keni bërë atje. Për ne edhe ajo vizitë aty ka qenë historike, por edhe kjo ditë sot është historike. Komunën e Bujanovcit do ta keni një partner serioz dhe të përgjegjshëm në të gjitha këto projekte që ju keni në plan që të realizoni atje. Bujanovci ka tre shkolla të futbollit, një për vajza dhe dy për djem. Një nga klubet është si shkollë futbolli dhe vitin e ardhshëm feston 50 vjetorin e themelimit, FK Tërnovci. Uroj që të sjellim më të mirën edhe për fëmijët tanë atje. Moto jonë është më shumë sport, më shumë shëndet dhe më shumë sukses për Bujanovcin”, tha Pajaziti.

/e.i/j.p/

The post Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Armand Duka e thotë prapë: I kemi dyert e hapura për lojtarët shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut

30 October 2025 at 13:39


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka sërish i ka qëndruar besnik asaj që ka deklaruar vazhdimisht, që Shqipëria është për të gjithë lojtarët shqiptarë, pa dallim a vijnë nga Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Kohëve të fundit ka pasur shumë polemika shkaku që Shqipëria po ia merrte lojtarët Kosovës, ku emra si Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Arbnor Muja, Arbër Hoxha e Mirlind Daku e lanë fanellën dardane për të përfaqësuar “Kuq e Zinjtë”.

Megjithatë, kjo “strategji” duket se nuk ka ndryshuar. Duka në një intervistë për “TV 21” të Maqedonisë konfirmoi se dyert mbesin të hapura për lojtarët shqiptarë.

“Ne kemi hapur dyert për ekipin kombëtar prej vitesh për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe besoj se kjo është gjëja më e mirë që kemi bërë. Jemi me fat që kemi kaq shumë tifozë jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, por edhe jashtë saj. Në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe jashtë saj. Strategjia jonë ka qenë që çdokush që flet shqip, që ka dëshirë, talent dhe do të kontribuojë për Kombëtaren dhe flamurin kuqezi, ne i kemi hapur dyert”.



“Edhe në kohën kur Kosova nuk kishte skuadër, që ishte një urë për ta afruar Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n dhe jemi të lumtur që kemi kaq shumë talente shqiptarë. Do të respektojmë vendimet e tyre për të kontribuar për kombëtaren e Shqipërisë apo edhe nëse vendosin ndryshe”.

Ndër të tjera, ai konfirmoi se ka raporte të shkëlqyer me FFK-në, si dhe e ka njoftuar kryetarin Agim Ademi se kjo “politikë” për lojtarët mbetet e pandryshueshme.

“Ne kemi raporte të shkëlqyera vëllazërore me Federatën e Kosovës. Respektojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në të gjitha hapat e zhvillimit tonë. Kemi kontribuar maksimalisht edhe në kohën kur Kosova nuk kishte mundësi të ishte apo nuk kishte ndeshje ndërkombëtare, nuk ishte e njohur, kishte më pak mundësi”.

“Të njëjtën gjë bëjmë tani, ndërsa ja kam bërë qartë publikisht dhe zyrtarisht Agim Ademi dhe gjithkujt, që çdo njeri, çdo shqiptar që dëshiron të kontribuojë për Kombëtaren e Shqipërisë, ne do të vazhdojmë të kemi të njëjtën politikë. Padyshim që nuk mërzitemi nëse ata vendosin ndryshe. Nuk mërzitemi. Kemi dëshirë që ato të jenë më mirë vetëm me ne, por nëse vendosin ndryshe…”, shtoi ai./Telegrafi

Duka në Kinë: Bashkëpunim nga ekipet e moshave tek shkëmbimet teknike

17 October 2025 at 14:59

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, në ambientet e Federatës Kineze të Futbollit.

Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, Riza Poda, u prit në një takim zyrtar nga presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Xu Jiren, dhe stafi i tij.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duka e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe të vlefshëm, duke theksuar se u hodhën bazat për krijimin e hapave të rinj bashkëpunimi në të ardhmen me Federatën Kineze të Futbollit.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Duka në Kinë: Bashkëpunim nga ekipet e moshave tek shkëmbimet teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Armand Duka: Kosova ka futbollistë cilësorë, e meriton të jetë në Kampionatin Botëror

15 October 2025 at 14:34


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovë pas rezultateve pozitive në këto kualifikuese dhe sipas tij Dardanët meritojnë të kualifikohen në Kupën e Botës 2026.

Kosova ka treguan një formë të mirë së fundmi, duke mposhtur Suedinë në Prishtinë, duke barazuar me Sllovenin në kryeqytet dhe për të fituar përsëri ndaj skandinavëve në udhëtim.

Këto 7 pikë nga tri ndeshjet e fundit kanë ngjallur shpresat për një kualifikim të Kosovës në Kampionatin Botëror dhe të gjithë tashmë po bëjnë kalkulimet për dy ndeshjet e mbetura.

Sipas të parit të FSHF-së, Duka, Kosova ka futbollistë cilësor dhe e meriton të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026.

“Kosova ka përbërje shumë të mirë. Ka futbollistë me shumë kualitet dhe nuk është farë surprizë që i fiton këto dy ndeshje”, ka thënë fillimisht Duka për Euronews Albania.

“E thash edhe në fillim nuk është se ka shumë diferenca. E meritoj, e super-meritoj fitoren në ndeshjen e parë në Prishtinë, e meritoj edhe mbrëmë dhe meriton të jetë pjesë e Kampionatit Botëror”.

“Dy kombëtaret në play-off? Fantastike. Nëse do të arrijmë që të mbështesim dy, por edhe nëse do të kemi një, prapë do të jemi të gëzuar”, përfundoi i pari i FSHF-së. /Telegrafi/

Rey Manaj nuk u ndëshkua sepse bëri shqiponjën, Armand Duka zbulon prapaskenat për kartonin e verdhë

13 October 2025 at 20:39


Sulmuesi Rey Manaj nuk është ndëshkuar me karton të verdhë por sepse festoi pranë stolit të ekipit kundërshtarë.

Manaj realizoi një super vollej ndaj Serbisë, mirëpo derisa po festonte, gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë. Kishte mendime se kjo erdhi pasi bëri shqiponjën, ngase njëjtë e kishin pësuar edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në të kaluarën.

Megjithatë, presidenti Armand Duka gjatë një bisede me gazetarin Blendi Fevziu ka konfirmuar se kartoni i verdhë erdhi si pasojë e një “sjellje antisportive”.

Rey Manaj

“Mandaj u ndëshkua me karton të verdhë sepse festoi pranë pankinës së kundërshtarit dhe quhet sjellje antisportive nga gjyqtari”.

“Simboli i shqiponjës nuk është festë që do të ndëshkohet kurrë, pasi lejohet”, konfirmoi ai.

Përndryshe, Shqipëria nesër do të zhvillojë miqësoren kundër Jordanisë në “Air Albania” me fillim nga ora 19:00./Telegrafi/

Fitorja ndaj Serbisë, Duka: Ëndrra për Botëror vazhdon

11 October 2025 at 23:29

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndau sot në rrjetet sociale emocionet e fitores 1-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë falë golit të Rey Manaj.

Duka u shpreh se ishte një fitore e merituar.

“Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumë pritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari”, theksoi Duka.

“Kjo nuk është thjesht një ndeshje – është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet”, nënvizoi ai.

“Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë. Ëndrra për Botëror vazhdon…”, u shpreh më tej Duka.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

1 nga 2

/gj.m/ /a.g/

The post Fitorja ndaj Serbisë, Duka: Ëndrra për Botëror vazhdon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Delegacioni i FSHF e cilëson si frymë bashkëpunimi pjesëmarrjen në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe

11 October 2025 at 14:19


Në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Botëror 2026, u zhvillua në qytetin e Nishit dreka zyrtare e organizuar nga Federata Serbe e Futbollit.

Në këtë ngjarje mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.

Sipas faqes zyrtare të FSHF-së, takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes dy federatave, duke vënë në plan të parë respektin e ndërsjellë dhe vlerat që përcjell futbolli si urë bashkimi mes popujve.

Të dy palët thuhet se e vlerësuan rëndësinë e zhvillimit të ndeshjeve në një klimë të qetë sportive, duke theksuar rolin e futbollit si një mjet që afron njerëzit dhe nxit frymën e garës së ndershme.

Gjithashtu, Presidenti Duka vlerësoi masat e marra për organizimin e ndeshjes nga federata dhe autoritetet serbe dhe për pritjen shumë të mira që i është rezervuar Kombëtares shqiptare dhe delegacionit të FSHF. /Telegrafi/

Duka: Futbolli kosovar ka fituar dinjitet dhe peshë në arenën ndërkombëtare

9 October 2025 at 09:37


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në Prishtinë, organizuar për të nderuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, duke dëshmuar forcimin e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mes institucioneve të futbollit të të dy vendeve.

Duka e ka cilësuar këtë moment si një dëshmi të peshës që ka fituar futbolli kosovar në arenën ndërkombëtare dhe ka përsëritur përkushtimin e FSHF-së për ta mbështetur Kosovën në çdo hap të këtij rrugëtimi të përbashkët.



“Në Prishtinë, për të nderuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino – një mik i vërtetë i Kosovës dhe i futbollit tonë. Një ceremoni domethënëse, nën kujdesin e Presidentes Vjosa Osmani dhe mikut tim, President Agim Ademi, që tregoi sa dinjitet dhe peshë ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare."

"Unë dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jemi gjithmonë pranë Kosovës në këtë rrugëtim të përbashkët”, ka shkruar Duka. /Telegrafi/

❌
❌