Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Pas 30 viteve, demokratët marrin bashkinë e Miamit

10 December 2025 at 09:13

MIAMI, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Demokratja Eileen Higgins ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Miami, një qytet që nuk ka pasur një kryetar bashkie demokrat që nga fundi i viteve 1990, sipas CNN.

Higgins mundi republikanin Emilio Gonzales dhe do të jetë kryetarja e parë demokrate e qytetit që nga viti 1997.

Fitorja e saj në një Florida të dominuar nga republikanët është një goditje për Donald Trump dhe republikanët.

Higgins jo vetëm që do të jetë demokratja e parë që do të udhëheqë qytetin pas 30 vitesh, por edhe gruaja e parë që e bën këtë dhe kryetarja e parë johispanike që nga vitet 1990.

“Së bashku, kemi kthyer faqen pas viteve të kaosit dhe korrupsionit duke sjellë një epokë të re për qytetin tonë. Një epokë të formuar nga lidershipi i përgjegjshëm që jep rezultate”, tha Higgins./ a.jor.

The post SHBA – Pas 30 viteve, demokratët marrin bashkinë e Miamit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mersini: Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin

10 November 2025 at 09:35

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kandidatja fituese e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini siguroi sot se do të vijojë që të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve të Vlorës.

Pas fitores me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve të tjerë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, Dionis Sotës që u mbështet nga opozita dhe Gjergji Nikës, Mersini ia kushtoi fitoren e saj PS-së.

E pyetur për pjesëmarrjen, ajo tha se u prodhua një fitore, por gjithmonë ka një analizë.

“Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh ritmin dhe energjinë e qytetit. Jam e përkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdojë. Ia dedikoj fitoren PS”, tha ajo.

Mersini vlerësoi po ashtu edhe dy kandidatët e pavarur në këtë garë.

“Gjithmonë gara është garë, kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë kolegë në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi”, tha ajo.

Në zgjedhjet e djeshme vendore, Mersini mori 15672 vota, duke shënuar një diferencë të thellë votash me dy kandidatët e tjerë. Ndërsa Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit mori 2333 vota dhe Gjergji Nika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, 1975 vota.

/r.e/a.f/

The post Mersini: Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmuesi i Kombëtares i jep fitoren skuadrës së Kayserispor

2 November 2025 at 17:28

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Kasimpasas (3-2) duke i sjellë fitoren skuadrës së Kayserispor.

Sulmuesi kuqezi u fut nga stoli në lojë dhe realizoi golin e fitores për të tijët. Goli u shënua në minutën e 81-të. Për Tucin, ky është goli i 3-të me fanellën e Kayserispor.

Sulmuesi Tuci ai ka luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Sparta e Pragës.

/e.i/a.f/

The post Sulmuesi i Kombëtares i jep fitoren skuadrës së Kayserispor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

28 October 2025 at 19:30

Egnatia i ka shkaktuar Teutës humbjen e parë sezonale në kampionat. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Siç edhe pritej, ndeshje nisi me spektakël, me raste në të dyja portat. Buriç dha sinjalin e parë për Egnatian, ndërsa Teuta reagoi me Arifin, gjuajtja e të […]

The post Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës appeared first on BoldNews.al.

Superliga – Vllaznia fiton në transfertë ndaj Bylisit

18 October 2025 at 16:22

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Vllaznia e Shkodrës mundi me rezultatin 1-0 në transfertë Bylisin.
Sfida, e cila çeli siparin e javës së shtatë të Superligës dhe u luajt në Ballsh dhe u zhbllokua në minutën e 83-të, pas një autogoli të futbollistit Alex Peralta.

Futbollistët vendas u mbrojtën mjaft mirë gjatë gjithë lojës dhe tentuan të befasonin mysafirët me kundërsulme të shpejta, por kryesuesit e Superligës arritën të gjenin golin e avantazhit dhe të fitores shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes. Në frymën e fundit, vendasit barazuan, por pas një rishikimi të gjatë me VAR, goli u anulua, duke sjellë revoltë te ballshiotët dhe tifozët.

Me këtë fitore, shkodranët ruajnë kreun e klasifikimit dhe ngjiten në kuotën e 16 pikëve. Në vendin e dytë renditet Egnatia, me tre pikë më pak, e cila ka mundësi të barazohet me Vllazninë nëse fiton ndaj Dinamo City, në ndeshjen që luhet sot në orën 17:00.

Ndërkohë, Bylisi me këtë humbje rrezikon të bjerë në zonën e ftohtë të klasifikimit. Aktualisht ndodhet në vendin e shtatë me 6 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të tetë, dhe dy më shumë se Partizani, që mban vendin e nëntë, ndërsa Flamurtari mbyll renditjen me 2 pikë.

Kalendari i javës së shtatë
Bylis – Vllaznia 0-1
Egnatia – Dinamo City (ora 17:00)
Tirana – Teuta (ora 17:00)
Të dielën:
Elbasani – Vora (ora 17:00)
Flamurtari – Partizani (ora 17:00)

Klasifikimi: Vllaznia 16 pikë, Egnatia 13, Elbasani 11, Dinamo City dhe Teuta 10, Vora 7, Bylis 6, Tirana 5, Partizani 4, Flamurtari 2.
Vllaznia dhe Bylisi kanë një ndeshje më shumë.

The post Superliga – Vllaznia fiton në transfertë ndaj Bylisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë, Begaj: Djemtë tanë na bëjnë krenarë

14 October 2025 at 09:26

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar ekipin përfaqësues të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, u shpreh Kreu i Shtetit, në një reagim publik në rrjetet sociale.

Kosova arriti një fitore historike në Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Botërorin 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze.

Pas kësaj fitoreje, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë. Sllovenia renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund të tabelës me vetëm 1 pikë të fituar.

Fitorja e djeshme e mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm, ku dardanët do të kërkojnë të vazhdojnë momentin pozitiv.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë, Begaj: Djemtë tanë na bëjnë krenarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flamuri gjigant kuqezi i parapriu fitores së Kosovës në Suedi

14 October 2025 at 09:24


TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kosova arriti mbrëmë një fitore historike në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, duke mposhtur Suedinë me rezultatin 1-0.

Ashtu si në çdo ndeshje të kombëtares së Shqipërisë apo të Kosovës, tifozeria shqiptare dhuroi spektakël në stadiumin “Nya Ullevi” në Suedi, duke shpalosur një flamur gjigant kuqezi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale momente nga shpalosja e flamurit gjigant që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë.

Tifozët shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora mbushën shkallët e stadiumit “Nya Ullevi” duke mbështetur përfaqësuesen e Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje të madhe, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve.

Fitorja e djeshme mban gjallë ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Kjo fitore vjen pas fitores së kombëtares shqiptare kundër asaj serbe, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ndeshje e zhvilluar në Leskovac të Serbisë.

/m.m//a.f//r.e/

The post Flamuri gjigant kuqezi i parapriu fitores së Kosovës në Suedi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë, Rama: Dy krena, dy fitore, një shqipe

13 October 2025 at 23:04

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e sotme për fitorën e Kosovës ndaj Suedisë në eleminatoret e kampionatit Botëror 2026.

“Dy krena, dy fitore, një shqipe. Forca Kosovë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kosova ka arritur një fitore historike në udhëtim, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze.

Pas kësaj fitoreje të madhe, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë. Slovenia renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund të tabelës me vetëm 1 pikë të fituar.

Fitorja e sotme e mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm, ku dardanët do të kërkojnë të vazhdojnë momentin pozitiv.

/gj.m/j.p/

The post Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë, Rama: Dy krena, dy fitore, një shqipe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova mposht Suedinë 1-0, ëndrra për kualifikim në Botërorin 2026 vazhdon

13 October 2025 at 22:45

PRISHTINË, 13 tetor/ATSH/ Kosova ka arritur një fitore historike në udhëtim, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze.

Dardanët treguan organizim të shkëlqyer në mbrojtje gjatë gjithë ndeshjes, duke përballuar presionin e vazhdueshëm të suedezëve në minutat e fundit dhe duke ruajtur epërsinë deri në fishkëllimën përfundimtare.

Pas kësaj fitoreje të madhe, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë. Slovenia renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund të tabelës me vetëm 1 pikë të fituar.

Fitorja e sotme e mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm, ku dardanët do të kërkojnë të vazhdojnë momentin pozitiv. /KosovaPress/

The post Kosova mposht Suedinë 1-0, ëndrra për kualifikim në Botërorin 2026 vazhdon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

13 October 2025 at 22:50

Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj Suedisë, duke e mposhtur me rezultatin minimal 0-1. Suedia e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në disa raste portën e Kosovës me disa rivënie këndore. Megjithatë portieri kosovar Arijanet Muric ishte në vend si gjithmonë duke bërë pritje fantastike. Ishte minuta e 32-të e […]

The post Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

12 October 2025 at 16:39

Humbja e Serbisë përballë Shqipërisë në Leskovac e ka shqetësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin e Vishegradit tha se nuk e kishte zënë gjumi nga trishtimi i mbrëmjes së djeshme. Vuçiç ka shprehur gjithashtu pendesë për faktin se nuk ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren […]

The post Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Fitorja e Shqipërisë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

12 October 2025 at 12:15

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Fitorja e djeshme e kombëtares shqiptare të futbollit kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës në Futboll 2026 ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare:

AFP

Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç, njoftoi dorëheqjen e tij dje në mbrëmje pas një humbjeje 0-1 në shtëpi ndaj Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

“Kjo humbje nuk duhej të kishte ndodhur dhe unë pranoj përgjegjësinë për të. Jam këtu për t’u përballur me pasojat”, tha Stojkoviç në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, e cila u zhvillua në qytetin jugor të Leskovacit.

”Rezultati ishte shumë i keq, nuk e prisja”, u ankua ai.

Ai shtoi se ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Federatës Serbe të Futbollit.

“Nuk do të shkoj në Andorra për të udhëhequr ekipin në ndeshjen e ardhshme kualifikuese”, tha ai.

I njohur si Piksi kur luante për Jugosllavinë, Stojkoviç, një ish-mesfushor 60-vjeçar, ka qenë në krye të ekipit kombëtar serb që nga viti 2021. Gjatë karrierës së tij, ai gjithashtu drejtoi edhe ”Crvena Zvezda”-n e Beogradit.

ANSA

Shpërthyen festime në Shqipëri pas fitores 1-0 të ekipit të tyre kombëtar të futbollit ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës dje në mbrëmje.

Mijëra tifozë mbushën sheshet në të gjithë vendin, duke valëvitur flamurin kombëtar, duke kënduar dhe kërcyer, mes tingujve të borive të makinave nga shumë makina që ishin mbledhur për këtë rast.

Për shqiptarët, fitorja e sonte ka një rëndësi të dyfishtë.

Përveç faktit se ekipi i tyre pothuajse do të kishte siguruar vendin e dytë në Grupin K, dhe kështu një shans për t’u kualifikuar për fazën eliminatore të Kupës së Botës, shqiptarët po e shijojnë veçanërisht hakmarrjen kundër ekipit kombëtar të një vendi me të cilin kanë ndarë një histori të gjatë dhe të mbushur me konflikte.

DPA

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, njoftoi dorëheqjen e tij pas humbjes  0-1 në shtëpi nga Shqipëria në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

“Kjo humbje nuk duhej të kishte ndodhur, unë marr përgjegjësinë për të”, u tha 60-vjeçari gazetarëve, dje në mbrëmje.

Ai tha se tashmë ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Serbe të Futbollit.

Serbia më parë humbi 0-5 në shtëpi ndaj Anglisë.

Në një deklaratë në lidhje me ndeshjen e ardhshme të martën, Stojkoviç tha se “nuk do të udhëtoj në Andorra për të drejtuar ekipin”.

Pas humbjes surprizë në shtëpi në përballjen e nxehtë me Shqipërinë, Serbia tani renditet në vendin e tretë në grupin kualifikues K, i cili udhëhiqet lehtësisht nga Anglia e Thomas Tuchel.

Nga ana tjetër, Shqipëria e vendit të dytë mund të shpresojë për një vend në play-off-et e Kupës së Botës.

“Rezultati ishte i keq, nuk e prisja këtë”, tha Stojkoviç për ndeshjen në Leskovac.

Rey Manaj shënoi golin vendimtar pak para përfundimit të pjesës së parë.

Stojkoviç kishte qenë trajner i Serbisë për katër vjet dhe e udhëhoqi ekipin në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022.

TANJUG

Kombëtarja e futbollit të Serbisë u mposht sonte nga Shqipëria në Leskovac me rezultatin 0-1, në ndeshjen e grupit K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan agjencia serbe e lajmeve, TANJUG.

Goli i vetëm u shënua nga Ray Manaj në minutën e 45+2.

Ky futbollist nuk e shfrytëzoi penalltinë për Shqipërinë në duelin midis dy ekipeve në Tiranë dhe e festoi golin me simbolin e shqiponjës.

Shanset më të mira për Serbinë u humbën nga Dushan Vlahoviç, së pari në minutën e 30-të, dhe më pas në minutën e 62-të. Tifozët e pakënaqur i kërkuan vazhdimisht trajnerit serb Dragan Stojkoviç në fund të ndeshjes që të largohej.

Shqiptarët mund të kishin arritur një triumf më bindës, por Nedim Bajrami humbi një rast në një situatë vetëm për vetëm me portierin Petroviç.

Serbia është tashmë e treta në tabelë me shtatë pikë, katër më pak se Shqipëria dhe një ndeshje më pak dhe përpara është një luftë e vështirë për play-off, ndërsa lider është Anglia me maksimum 15 pikë.

VIJESTI

”Shqipëria çudit”, shkruan gazeta malazeze ”Vijesti”

Manaj tronditi Serbinë (0-1), në momentet e fundit të pjesës së parë, dhe serbët do të duhet të mposhtin Anglinë në ”Wembley” nëse duan të qëndrojnë në garë për vendin e dytë.

Shqipëria mposhti Serbinë në Leskovac në Grupin K, i cili udhëhiqet bindshëm nga Anglia.

Përpara vetëm katër mijë spektatorëve në stadiumin “Duboçica”, goli i Ray Manaj në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë vendosi ndeshjen.

Shqipëria ka një avantazh prej katër pikësh ndaj Serbisë në garën për vendin e dytë, por me një ndeshje më shumë.

Një fitore në Andorra muajin e ardhshëm mund t’i çojë shqiptarët në fazën eliminatore, përveç nëse Serbia e mposht Anglinë në ”Wembley”.

Më pas, Shqipëria do të ketë një ndeshje me Anglinë në Tiranë në raundin e fundit.

Autoritetet në Serbi vendosën që ndeshja vendimtare të luhej në Leskovac, në një stadium me kapacitet prej 8 000 vendesh, i cili u ul më tej me 20 për qind për shkak të penalizimit të UEFA-s.

E gjitha kjo sepse ndeshja kundër Anglisë në Beograd muajin e kaluar u shoqërua me protesta masive nga tribunat kundër regjimit të Vuçiçit dhe kërkesa për dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviç.

Pati edhe një përleshje në tribuna kur një grup huliganësh të afërt me regjimin filluan të godisnin tifozët që po brohorisnin kundër Vuçiçit.

Për shkak të gjithë kësaj, ndeshja me Shqipërinë u zhvendos në Leskovac dhe nuk kishte bileta në shitje.

Një fitore e merituar për Shqipërinë, megjithëse Serbia ishte më e rrezikshme në gjysmën e parë të ndeshjes. Pasi morën epërsinë, shqiptarët morën kontrollin dhe e ruajtën epërsinë e tyre pa probleme të mëdha.

Në Leskovac pati vetëm tensione sporadike. Himni shqiptar u fishkëllye para fillimit të ndeshjes.

B92

”Një humbje e dhimbshme”, e konsideron media e njohur serbe B92 mposhtjen e Serbisë nga Shqipëria.

Në stadiumin “Duboçica”, skuadra e Serbisë mbeti edhe më prapa në garën për vendin e dytë dhe një vend në fazën eliminatore për Kupën e Botës.

Me këtë humbje, Serbia mbetet katër pikë prapa Shqipërisë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pra, edhe me një fitore ndaj Andorrës pas tre ditësh, fati i “Shqiponjave” nuk është më në duart e tyre.

Trajneri Dragan Stojkoviç vendosi t’u japë një shans dy debutuesve në këtë ndeshje vendimtare — Veljko Milosavljeviç dhe Aleksandar Stankoviç.

Ky i fundit bëri paraqitjen e tij të parë për ekipin kombëtar në të njëjtën datë që babai i tij, Dejan, luajti ndeshjen e tij të fundit — saktësisht 12 vjet më parë./ a.jor.

 

The post FOKUS – Fitorja e Shqipërisë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fitorja ndaj Serbisë, Duka: Ëndrra për Botëror vazhdon

11 October 2025 at 23:29

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndau sot në rrjetet sociale emocionet e fitores 1-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë falë golit të Rey Manaj.

Duka u shpreh se ishte një fitore e merituar.

“Emocione pafund… një fitore e merituar, e shumë pritur dhe e ndjerë në çdo zemër shqiptari”, theksoi Duka.

“Kjo nuk është thjesht një ndeshje – është historia që shkruan një komb, është besimi që kthehet në realitet”, nënvizoi ai.

“Fjalët sot janë të vogla përballë krenarisë që ndjejmë. Ëndrra për Botëror vazhdon…”, u shpreh më tej Duka.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

1 nga 2

/gj.m/ /a.g/

The post Fitorja ndaj Serbisë, Duka: Ëndrra për Botëror vazhdon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

11 October 2025 at 22:50

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 0-1 mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

Fitorja e kuqezinjve erdhi pas golit të shënuar nga sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndau në rrjetet sociale emocionet e golit të Rey Manaj, duke uruar fitoren e kuqezinjve.

Begaj theksoi se, ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare.

“Shqipëri – Serbi 1 : 0 Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!  Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi”, shkroi Begaj.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

/gj.m/ /a.g/

The post Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Fitore me zemër kuqezi

11 October 2025 at 22:48

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 0-1 mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

Fitorja e kuqezinjve erdhi pas golit të shënuar nga sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kryeministri Edi Rama ndau emocionet pas kësaj fitoreje të rëndëisshme si dhe foto nga atmosfera në kryeqytet.

“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkroi Rama.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Fitorja në këtë ndeshje shënon një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.

1 nga 2

/gj.m/ /a.g/

The post Rama: Fitore me zemër kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Pse fitorja e Babis mund t’i shkaktojë dhimbje koke BE-së?

6 October 2025 at 22:22

PRAGË, 6 tetor /ATSH/ – Fitorja e populistit të djathtë, Andrej Babis, rrezikon ta kthejë Republikën Çeke në një tjetër problem për Brukselin, pasi ai zhvilloi fushatën me premtimet për të zvogëluar ndihmën për Ukrainën dhe për t’iu kundërvënë politikave të Bashkimit Evropian për çështjet e migracionit dhe mjedisit.

Babis, ish-kryeministër dhe miliarder, i quajtur shpesh nga mediat “Donald Trumpi çek”, fitoi bindshëm me partinë e tij ANO, e cila mori 35% të votave.

Pas fitores, Babis tha se ”do të përpiqet të formojë një qeveri të pakicës, por se do të zhvillojë bisedime edhe me dy parti të vogla – përfshirë partinë e ekstremit të djathtë, SPD – që mund t’i sigurojnë shumicën në Parlament”.

Në Bruksel nuk ka ende panik, pasi disa zyrtarë vlerësojnë se Babis “nuk është as Robert Fico, as Viktor Orban”.

Kjo është një referencë për udhëheqësit e Sllovakisë dhe Hungarisë, të cilët, viteve të fundit, i kanë shkaktuar shumë probleme BE-së, duke zbutur ose bllokuar sanksionet ndaj Rusisë, duke pezulluar ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, si dhe negociatat për anëtarësimin e saj në BE, ndërkohë që kanë minuar edhe sundimin e ligjit brenda vendeve të tyre.

Orban ishte lideri i parë në Evropë që e uroi Babisin, i cili shërbeu si kryeministër i Çekisë nga dhjetori i vitit 2017 deri në dhjetor, 2021.

Filip Nerad, i cili ndjek marrëdhëniet midis Çekisë dhe BE-së për Institutin Globsec, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Babishit do të jetë më kritike ndaj nismave të mëdha të BE-së, si “Marrëveshja e Gjelbër”, e cila synon ta bëjë bllokun neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.

Ai shton se Babis kundërshton edhe paktin e migracionit, i cili hyn në fuqi vitin e ardhshëm dhe synon të krijojë një sistem të përbashkët azili në nivel të BE-së.

Megjithatë, ai nuk pritet të pajtohet plotësisht me qëndrimet e Hungarisë dhe Sllovakisë – gjë që lë vend për pak optimizëm se Brukseli mund të bashkëpunojë me Pragën në disa çështje.

“Në përgjithësi, Republika Çeke do të jetë më pak në linjën kryesore të politikave të Brukselit dhe do të bashkëpunojë më ngushtë me Hungarinë dhe Sllovakinë, por nuk pritet që Praga të ndjekë Budapestin dhe Bratisllavën në çdo hap”, thotë Nerad.

Sipas zyrtarëve evropianë dhe çekë, bindja se Babish është ndryshe nga dy homologët e tij të grupit të Vishegradit, bazohet në tri vëzhgime:

pari, në mënyrën se si ai i fitoi zgjedhjet.

Ndërsa partia e tij ANO doli qartazi në vend të parë, tri partitë e tjera populiste – SPD-ja, Motoristët dhe Mjaft – morën rezultate më të dobëta sesa pritej.

Partia Mjaft nuk arriti pragun prej 5% për të hyrë në Parlament, duke i hequr kështu Babishit një partner të mundshëm koalicioni.

Edhe pse Babis, i lindur në Sllovaki, mund të synojë të formojë një qeveri të pakicës vetëm me ministra nga ANO-ja dhe me mbështetje politike nga Motoristët dhe SPD-ja, analistët vlerësojnë se negociatat mes këtyre partive do të jenë të vështira.

Për pasojë, qeveria e tij mund të dalë e brishtë dhe e paqëndrueshme dhe, në fund, ai mund të detyrohet të kërkojë bashkëpunim me partitë më tradicionale që ishin pjesë e qeverisë në largim.

dyti, Babis, edhe pse gjatë fushatës përdori shpesh retorikë kundër BE-së, mund të detyrohet të lëvizë drejt qendrës, për të bashkëpunuar me presidentin properëndimor të vendit, Petr Pavel, i cili është shumë i popullarizuar te çekët dhe pritet të shërbejë si kundërpeshë ndaj tij.

Pavel nuk ka shumë kompetenca ekzekutive, por një prej atyre që ka është miratimi i ministrave të kabinetit. Ai tashmë ka deklaruar se nuk do të pranojë “kandidatë anti-sistem”, nëse duhet të japë miratimin për qeverinë e Babisit.

Vlen të përmendet, gjithashtu, se disa figura të larta të partisë ANO, si Karel Havlicek dhe Adam Vojtech, konsiderohen më të moderuara dhe kanë pasur reputacion të mirë në Bruksel gjatë periudhave të tyre si ministra të mëparshëm.

treti, është vetë Babis. Edhe pse viteve të fundit e ka ashpërsuar kritikën ndaj BE-së dhe bën pjesë në grupin politik evropian që kundërshton drejtimin aktual të politikave të BE-së, ai ka arsye praktike për të mbetur i orientuar drejt Perëndimit.

Interesat e tij të biznesit në bujqësi dhe media janë të lidhura ngushtë me Austrinë dhe Gjermaninë dhe varen nga fondet e mëdha të BE-së.

Ai ka bërë gjithashtu përpjekje t’i forcojë marrëdhëniet politike me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe me Francën. Për më tepër, ai është zotuar se do të respektojë angazhimin e Republikës Çeke ndaj NATO-s.

“Ne duam ta shpëtojmë Evropën… dhe jemi qartë pro evropianë dhe pro NATO-s”, u tha Babis gazetarëve pas fitores në zgjedhje.

Pavel Havlicek, i cili ndjek marrëdhëniet Çeki-BE për Institutin AMO, thotë se “Brukseli ka gjasa ta shikojë votën në Çeki me skepticizëm dhe shqetësim”.

Por, ai shton se “do të jetë e rëndësishme që Brukseli të mbetet objektiv dhe ta gjykojë Babishin sipas veprimeve, jo domosdoshmërisht sipas retorikës së tij”.

Një zyrtar i BE-së, që foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se fitorja e Babis-it ka gjasa ta heqë Republikën Çeke nga roli udhëheqës që ajo ka pasur në disa iniciativa brenda bllokut.

Çekët, konkretisht, kanë udhëhequr një “nismë për municionin”, e cila ka qenë vendimtare për dërgimin e miliona fishekëve në Ukrainë – vendin që po lufton për t’i zmbrapsur forcat pushtuese ruse.

Babish ka qenë kritik i fortë i kësaj nisme. Megjithatë, ai e ka lënë të hapur mundësinë që ajo të vazhdojë nën ombrellën e NATO-s.

Për pasojë, është pothuajse e sigurt se ushtarët çekë nuk do të përfshihen në ndonjë mision të ardhshëm paqeruajtës në Ukrainë, ndërsa dërgesat e armëve për Kievin mund të mos jenë më aq të shpejta e të lehta sikurse më parë.

Ka, gjithashtu, edhe projekte të tjera që janë udhëhequr nga çekët dhe që mund të shuhen gradualisht.

Për më shumë se një vit, Praga ka ushtruar presion mbi Brukselin që të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë në vendet e BE-së dhe të vendosë sanksione në nivel evropian ndaj regjimit aktual në Gjeorgji, për shkak të ngecjes në reformat demokratike dhe afrimit të tij me Moskën.

Praga ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në krijimin e një kornize të re sanksionesh ndaj veprimeve hibride ruse në botë, si dhe në nxitjen e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE, shkruan REL.    /os/

The post KOMENT – Pse fitorja e Babis mund t’i shkaktojë dhimbje koke BE-së? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve

5 October 2025 at 19:22

Teuta ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 përballë Bylisit, të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja u vendos nga një episod në fraksionin e dytë të lojës, kur në minutën e ’63 të takimit, një gjuajte e Wotlait, u devijua nga mbrojtësi ballshiot Marin […]

The post Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve appeared first on BoldNews.al.

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

3 October 2025 at 21:10

Tirana ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 derbin e kryeqytetit kundër Partizanit, i konsideruar ndryshe si “derbi i hallexhinjëve” për shkak se dy ekipet ndodhen në krizë rezultatesh dhe në vendet e fundit në tabelën e renditjes. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore, bardheblutë gjetën avantazhin që në minutën […]

The post Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit appeared first on BoldNews.al.

Begaj uron homologen moldave Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare

29 September 2025 at 13:40

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot presidenten e Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Begaj u shpreh se, kjo fitore është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike.

Kreu i Shtetit theksoi se, Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike. Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së”, theksoi Begaj në një postim në rrjetin social X.

Partia qeverisëse pro evropiane e ”Veprimit dhe Solidaritetit” (PAS) e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Pasi u numëruan 99% e fletëvotimeve, PAS fitoi 49,9% të votave, duke siguruar një shumicë parlamentare.

Moldavia, një vend me rreth 2,4 milionë banorë, ka qenë një vend kandidat për në BE që nga viti 2022.

Sincere congratulations to the President of Moldova @sandumaiamd on the victory in the parliamentary elections.

This is proof of the citizens’ trust in democracy and in European integration as a strategic priority.

Albania stands with Moldova on its path toward the EU.

🇦🇱🤝🇲🇩

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 29, 2025

/gj.m//a.f//r.e/

The post Begaj uron homologen moldave Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOLDAVI – Partia qeverisëse pro evropiane kryeson zgjedhjet

29 September 2025 at 09:19

KISHINEV, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Partia qeverisëse pro evropiane e ”Veprimit dhe Solidaritetit” (PAS) e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Pasi u numëruan 99% e fletëvotimeve, PAS fitoi 49,9% të votave, duke siguruar një shumicë parlamentare.

Partia ”Blloku Zgjedhor Patriotik”, miqësor me Rusinë i ish-presidentit Igor Dodon, mori 24,4%, sipas faqes së internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shumë kohë para se të numëroheshin të gjitha votat, Dodon kishte njoftuar tashmë planet për të protestuar. Duke folur pak para mesnatës jashtë ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai pretendoi se PAS kishte humbur zgjedhjet dhe se opozita kishte fituar.

Pjesëmarrja e votuesve u raportua në rreth 52%, më e lartë se në vitin 2021, kur ishte 48%.

Zgjedhjet parlamentare në vendin e varfër dhe agrar të ndarë midis Rumanisë, anëtare e BE-së, dhe Ukrainës, konsiderohen vendimtare.

Moldavia, një vend me rreth 2,4 milionë banorë, ka qenë një vend kandidat për në BE që nga viti 2022.

Presidentja pro perëndimore Sandu shpreson që shumica e forcave pro evropiane të vazhdojnë reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në. Krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, PAS pësoi disa humbje.

Forcat miqësore me Rusinë të bllokut ”Alternativa” (8%) dhe ”Partia Jonë” e biznesmenit Renato Usatii (6,2%) siguruan gjithashtu vende në parlamentin me 101 anëtarë, të zgjedhur për një mandat katërvjeçar./ a.jor.

The post MOLDAVI – Partia qeverisëse pro evropiane kryeson zgjedhjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌