Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 December 2025Main stream

Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën

31 December 2025 at 19:29

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për diasporën, Taulant Balla ka përcjellë sot një urim me video për shqiptarët kudo që ndodhen, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, vetëm pak orë para ndërrimit të viteve.

Në mesazhin e tij, Balla uroi Gëzuar Vitin e Ri 2026 për shqiptarët në Shqipëri, në trojet etnike dhe veçanërisht për bashkatdhetarët në diasporë, duke theksuar rolin historik të votës së emigrantëve gjatë vitit 2025.

“U takon vëllezërve e motrave tanë në diasporë një urim i veçantë, edhe për shkak se gjatë vitit 2025 ata patën mundësinë për herë të parë në këto 35 vite demokraci të shprehen me votë për drejtimin që ata duan të ecë Shqipëria. Vota e bashkatdhetarëve në diasporë në vitin 2025 ishte pa dyshim një moment historik për Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Ballës, gjatë vitit 2026 do të intensifikohen kontaktet me diasporën, si dhe angazhimet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

“Ne dimë ta lexojmë shumë mirë votën e tyre dhe padyshim që gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë të intensifikojmë kontaktet tona me gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe të sigurojmë që çdo fëmijë shqiptar që lind në diasporë të ketë mundësinë të mësojë gjuhën shqipe”, u shpreh Balla.

Mesazhi u shoqërua me përqafime vëllazërore dhe mirënjohje në prag të Vitit të Ri nga sheshi “Skënderbej”, simboli i unitetit kombëtar.

“Dua që shqiptarëve në Itali, në Greqi, në Gjermani, në Britaninë e Madhe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, apo kudo gjetkë nëpër botë, t’i uroj: Gëzuar Festat e Fundvitit, me mirënjohjen më të thellë dhe me përqafime vëllazërore nga sheshi i shqiptarëve, sheshi ‘Skënderbej’!”, theksoi Balla.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Balla: Gjatë 2026-ës intensifikim i kontakteve me diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Fitimi i tregut të sigurimeve zgjerohet më tej, arrin në gati 35 milionë euro për 9-mujorin

29 December 2025 at 10:00

Tregu i sigurimeve i ka zgjeruar më tej fitimet në tremujorin e tretë të vitit.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, për 9-mujorin 2025, fitimi neto i tregut të sigurimeve në vend arriti vlerën e 3.37 miliardë lekëve ose gati 35 milionë eurove. Vetëm për tremujorin e tretë, sektori ka raportuar një fitim prej 1.3 miliardë lekësh.

Fitimi progresiv i 9-mujorit është në rritje me 69% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe shënon njëkohësisht vlerat më të larta historike të arritura ndonjëherë nga ky treg.

Edhe treguesit e rentabilitetit të tregut paraqiten në përmirësim krahasuar me vitin e kaluar. Raporti i kthimit nga kapitali është rritur në 14.07%, nga 10.47% që kishte qenë të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa kthimi nga aktivet u rrit në 5.4%, nga 3.6% që kishte qenë një vit më parë.

Fitimet për këtë vit janë në rritje, ai në tregun e sigurimit të Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive në tregun më të madh, atë të Jo-Jetës, u rrit në 2.99 miliardë lekë, 69% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndikim në rritjen e fitimeve ka dhënë njëkohësisht përmirësimi i rezultatit teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues), i të ardhurave neto nga investimet, por edhe rritja e të ardhurave në zërin “të ardhura të tjera”.

Rezultati teknik arriti vlerën e afërsisht 2.54 miliardë lekëve,  në rritje me 27.2% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2024.

Rritja e rezultatit teknik u përcaktua nga një rritje më e lartë e primeve të fituara neto në raport me shpenzimet e veprimtarisë së kompanive të sigurimit, ndërsa shpenzimet neto për dëme këtë vit paraqiten në rënie.

Primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 5.8% krahasuar me 9-mujorin 2024. Ndërsa dëmet neto të paguara janë tkurrur me 4% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, shpenzimet e veprimtarisë kanë shënuar një rritje me 6.6% krahasuar 9-mujorin e vitit të kaluar.

Edhe rezultati neto nga investimet ishte pozitiv në vlerën e 674 milionë lekëve, me një rritje prej 58% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndërsa të ardhurat në zërin “të ardhura të tjera” (të paspecifikuara) shënuan një rritje të fortë në 549 milionë lekë, 74 herë më shumë krahasuar me në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa, në tregun e sigurimit të Jetës kompanitë raportuan fitime neto në vlerën e 375 milionë lekëve, shifër kjo 77% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të Jetës ka ardhur kryesisht nga rritja e primeve të fituara neto, paralelisht me uljen e shpenzimeve neto për dëme të paguara.

Primet e fituara neto u rritën me 16.4% krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpenzimet neto për dëme të paguara ranë me 5.5% krahasuar me një vit më parë.

Edhe për këtë vit kompanitë e sigurimit të Jetës po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative, por me ritmet disi më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet operative neto u rritën me 9.3% dhe vazhdojnë të jenë në përmasa shumë të mëdha krahasuar me vlerën e dëmeve të paguara. Në nëntë muaj, shpenzimet operative arritën në 927 milionë lekë, katër herë e gjysëm më shumë në raport me shpenzimet neto për dëme.

Sipas të dhënave nga AMF, tregu i sigurimeve për 9-mujorin 2025 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 20.2 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 10.4%.

Në masën dërrmuese, edhe këtë vit rritja vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, e mbështetur edhe nga rritja e primit mesatar për sigurimin e detyrueshëm TPL./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Fitimi i tregut të sigurimeve zgjerohet më tej, arrin në gati 35 milionë euro për 9-mujorin appeared first on Revista Monitor.

NJU JORK – Një stuhi dëbore anulon 9 000 fluturime dhe detyron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

28 December 2025 at 07:35

NJU JORK, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një stuhi dëbore ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit në Nju Jork dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

”Sky News” raportoi në faqen e saj të internetit se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork dhe Nju Xhersej.

”Moti i keq ka shkaktuar tashmë ndërprerje të konsiderueshme për ata që udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve, me të paktën 9 000 fluturime të anuluara ose të vonuara që nga mbrëmja e së premtes”, sipas shërbimit të ndjekjes së fluturimeve ”FlightAware”.

Aeroportet ”John F. Kennedy International”, ”Newark Liberty International” dhe ”LaGuardia” kanë postuar në mediet sociale alarme për dëborë duke paralajmëruar se moti mund të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve./  a.jor.

The post NJU JORK – Një stuhi dëbore anulon 9 000 fluturime dhe detyron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, anulohen mijëra fluturime

By: Elva
27 December 2025 at 22:10

Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në New Jersey. Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në transport, veçanërisht në trafikun ajror. Sipas të dhënave nga […]

The post Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, anulohen mijëra fluturime appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodh kur dëgjojmë urimin “Gëzuar Vitin e Ri”

By: Elva
27 December 2025 at 21:30

Edhe pse mund të tingëllojë si një frazë e zakonshme, “Gëzuar Vitin e Ri” ka një ndikim të thellë dhe të padukshëm në psikologjinë tonë. Kur dëgjojmë këtë urim, diçka brenda nesh lëviz, duke aktivizuar një ndjesi optimizmi dhe shprese për të ardhmen. Truri i njeriut ka një dobësi për fillimet e reja, dhe një […]

The post Çfarë ndodh kur dëgjojmë urimin “Gëzuar Vitin e Ri” appeared first on BoldNews.al.

Stuhia e fortë godet SHBA/ Anulohen mijëra fluturime

By: Rovena
27 December 2025 at 17:53

Mijëra fluturime janë anuluar ose kanë pësuar vonesa në Shtetet e Bashkuara, ndërsa rajoni verilindor po përgatitet për një stuhi të fortë dimërore, në kulmin e sezonit të udhëtimeve për festat.

Sipas faqes së ndjekjes së fluturimeve FlightAware, deri të premten në mbrëmje janë anuluar rreth 1.600 fluturime, ndërsa 7.400 të tjera kanë pësuar vonesa. Aeroportet më të prekura janë John F. Kennedy, Newark Liberty dhe LaGuardia, që shërbejnë zonën e New Yorkut.

Probleme me fluturimet janë raportuar gjithashtu në Boston, Chicago dhe Toronto në Kanada. Nga kompanitë ajrore, JetBlue ka anuluar 229 fluturime, Delta Air Lines 241, ndërsa Republic Airways dhe Southwest Airlines kanë anuluar përkatësisht 180 dhe 151 fluturime. Edhe American Airlines dhe United Airlines kanë anuluar rreth 100 fluturime secila.

Aeroportet u kanë bërë thirrje udhëtarëve, përmes rrjeteve sociale, që të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre me kompanitë ajrore përpara udhëtimit.Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, u ka kërkuar qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme. Ajo theksoi se, në rast se udhëtimi është i domosdoshëm, qytetarët duhet të planifikojnë me kujdes, të lëvizin ngadalë dhe të lënë më shumë kohë për të mbërritur në destinacion në mënyrë të sigurt. Paralajmërime të ngjashme janë dhënë edhe nga guvernatorët e New Jersey dhe Connecticut.

 

NJU JORK – Mijëra fluturime anulohen për shkak të stuhisë dimërore në verilindje të SHBA-së

27 December 2025 at 11:04

NJU JORK, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Një stuhi dimërore që solli reshje të dendura dëbore ka çuar në anulimin e qindra fluturimeve në Nju Jork dhe në të gjithë SHBA-në verilindore.

Sipas “FlightAware”, e cila monitoron trafikun në hapësirën ajrore të SHBA-së, dje u anuluan 1,659 fluturime në të gjithë vendin – gati 10 herë më shumë se numri i regjistruar një ditë më parë.

Një paralajmërim për stuhi dimërore mbetet në fuqi për rajonin deri sot pasdite. Shi i ngrirë u parashikua gjithashtu në disa vende.

Moti i keq përfshiu vendin gjatë periudhës së udhëtimeve pas Krishtlindjeve, kur miliona njerëz janë në lëvizje.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi deri në 13 centimetra dëborë për qytetin e Nju Jorkut,  dhe deri në 28 centimetra në zonat në veri dhe verilindje të qytetit.

Zyrtarët e qytetit u bënë thirrje banorëve të shmangnin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndronin në shtëpi.

Sipas raporteve të medias, stuhia mund të sjellë reshjet më të dendura të dëborës në qytet në tre vjet.

“FlightAware” raportoi se tre aeroportet kryesore të Nju Jorkut – “John F. Kennedy” “International”, “LaGuardia” dhe “Newark Liberty International” në Nju Xhersin fqinj – ishin ndër më të goditurat, me një total prej 886 fluturimesh të anuluara.

Dhjetëra fluturime të tjera të anuluara u raportuan në aeroportet në Filadelfia dhe Baltimore, si dhe në Toronto, qendra më e madhe e biznesit e Kanadasë. //a.i/

The post NJU JORK – Mijëra fluturime anulohen për shkak të stuhisë dimërore në verilindje të SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

25 December 2025 at 10:00

Tregu i sigurimeve është i projektuar drejt një viti në rritje dyshifrore.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto për 11-mujorin janar-nëntor 2025 arritën vlerën e 25.2 miliardë lekëve, në rritje me 10.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut është përmirësuar në krahasim me nivelin prej 7.3% që shënohej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e çmimit mestar për sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në rritjen më të madhe të tregut.

Statistikat e AMF-së tregojnë se primet e shkruara bruto nga ky produkt u zgjeruan me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pesha e këtij produkti ka arritur në 57.6% të tregut (nga 55.8% një vit më parë), ndërsa sigurimet e detyrueshme motorike në tërësi (duke përfshirë kartonin jeshil dhe policën kufitare) sollën 68.2% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës.

Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për përdoruesit, në terma mesatarë.

Rregullorja “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” hyri në fuqi në fillim të vitit 2025 dhe parashikon se në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit; vjetërsia e mjetit.

Klasat e tjera të sigurimit po shfaqin përgjithësisht ecuri të dobët, me përjashtim të sigurimit Kasko të mjeteve tokësore, që është në rritje vjetore me 10.5%.

Ndërkohë, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore vazhdon të shfaqë një rritje anemike, me 4.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimit të Jetës ngelet i vogël në përmasa, por në rritje më të lartë krahasuar me tregun e Jo-Jetës. Shifrat tregojnë një rritje me 13.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt sjell pothuajse 83% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare.

Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë afatgjatë. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme dhe janë kusht i detyrueshëm për marrjen e kredisë. / E.Shehu

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore appeared first on Revista Monitor.

Italia gjobit ‘Ryanair’ me 256 milionë euro, shkak abuzimi me dominimin në treg!

By: armand
23 December 2025 at 19:05

Autoriteti italian i konkurrencës ka gjobitur Ryanair me 256 milionë euro për abuzim me pozicionin e saj dominues në treg, për të kufizuar shitjet e biletave nga agjentët e udhëtimit online. Autoriteti tha se linja ajrore më e madhe e Evropës “zbatoi një strategji abuzive për të penguar agjentët e udhëtimit” përmes një “strategjie komplekse” […]

The post Italia gjobit ‘Ryanair’ me 256 milionë euro, shkak abuzimi me dominimin në treg! appeared first on BoldNews.al.

Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve

23 December 2025 at 18:47

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar trendin pozitiv gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, duke reflektuar rritje të të ardhurave nga primet dhe zgjerim të numrit të kontratave të sigurimit, ndërsa niveli i dëmeve të paguara ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën në 24,2 miliardë lekë, ose 10,17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura u rrit me 4,69%, duke arritur në 1,506,529 kontrata, çka tregon një zgjerim të bazës së klientëve dhe rritje të kërkesës për produkte sigurimi.

Struktura e tregut mbetet e dominuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91,54% të totalit të primeve të shkruara bruto. Sigurimet e Jetës zënë 8,43% të tregut, ndërsa risigurimi mbetet në nivele minimale me 0,028%. Këto të dhëna konfirmojnë orientimin tradicional të tregut shqiptar drejt sigurimeve Jo-Jetë, veçanërisht atyre motorike.

Nga këndvështrimi i ndarjes sipas llojit të sigurimit, primet e sigurimit të detyrueshëm vijojnë të kenë peshën kryesore në treg, duke zënë 62,42% të totalit, ndërsa sigurimet vullnetare përbëjnë 37,58%.

Në anën tjetër, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë janar-nëntor 2025 arritën në rreth 7,4 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 3,61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik, që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmeve totale, kapën vlerën 5,7 miliardëë lekë, me një rritje të lehtë prej 0,31% në krahasim me një vit më parë. /j.p/

The post Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj

22 December 2025 at 16:55

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë vijuar rritjen gjatë vitit 2025, duke forcuar qëndrueshmërinë financiare të skemës dhe garantimin e pensioneve dinjitoze për qytetarët.

Për periudhën 11-mujore të vitit 2025, të ardhurat e mbledhura nga kontributet arritën në rreth 158 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë arkëtuar 15,6 miliardë lekë më shumë, ndërsa realizimi ka tejkaluar planin për këtë periudhë me rreth 500 milionë lekë.

Rritja e të ardhurave është mbështetur kryesisht nga rritja e pagave në administratën publike, e shoqëruar me zgjerimin e fondit të pagave në sektorin privat, si dhe nga masat e ndërmarra në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit për vitin 2025, me fokus përmirësimin e administrimit tatimor.

Sipas listëpagesave të deklaruara në Administratën Tatimore për 9-mujorin e vitit 2025, rezultojnë rreth 751520 tatimpagues në listëpagesë, si dhe 12616 kontribues më shumë, ose 1,7% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, numri i vendeve të punës arriti në rreth 761362, me 12457 vende pune më shumë, ose 1,7% rritje vjetore.

Në vijim, për vitin 2026 parashikohet që të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore të arrijnë në rreth 196,9 miliardë lekë. Ky parashikim përfaqëson një rritje prej rreth 20,2 miliardë lekë krahasuar me të ardhurat sipas Aktit Normativ, ose rreth 11,4% më shumë.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 bazohet në parashikimet makroekonomike, si rritja e ekonomisë, si dhe në analizën e faktorëve që ndikojnë në zgjerimin e bazës së kontributeve. /j.p/

The post Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

By: M C
18 December 2025 at 18:38

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut.

Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe për nevojat e komuniteteve të diasporës.

Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dhe asaj rajonale, të cilët prej vitesh kanë pasur nevojë për një lidhje ajrore direkte me Shqipërinë. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik për pasagjerët.

Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana forcon më tej rolin e saj si një pikë lidhëse ajrore për rajonin.

Hapja e këtij destinacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe përgjigjen ndaj kërkesës së tregut me shërbime ajrore cilësore dhe të besueshme. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord.

Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental.

Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut. Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë.”

“Jemi krenarë që bëhemi linja ajrore e parë që ofron shërbim direkt pa ndalesë midis Amerikës së Veriut dhe Shqipërisë,” tha Sebastian Ponce, Drejtor i të Ardhurave në Transat. “Kjo linjë do të mbështesë rritjen e turizmit në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa do t’u ofrojë pasagjerëve në rajon akses të lehtë drejt Kanadasë dhe lidhje të mëtejshme në të gjithë Amerikën e Veriut përmes rrjetit tonë dhe partneritetit me Porter Airlines.”

Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet.

Rreth Air Transat
E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerët si Linja Ajrore më e Mirë për Udhëtime Rekreative në Botë 2025 në Skytrax World Airline Awards. Programi i saj ofron akses në destinacione ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit dhe operon me një flotë që përfshin disa nga avionët më efikasë për nga konsumi i energjisë në kategorinë e tyre. Me seli në Montreal dhe baza kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar Montréal–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson të Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjës me një qëllim të përbashkët: të afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Air Transat është një njësi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).
www.airtransat.comA.T. Inc. (TSX: TRZ). www.airtransat.com

The post Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat appeared first on Albeu.com.

2025, popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon

18 December 2025 at 00:03

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate.

Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ndërsa në terma relativë rënia ishte –1.2%, norma më e lartë në rajon.

Sipas të dhënave të Eurostat në tabelën e mëposhtme rënia e popullsisë së Bosnjë-Hercegovinës është –0.3%, ajo e Maqedonisë së Veriut –0.2%, e Serbisë -0.6% dhe Mali i Zi me -0.1%.

Në 4 vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor popullsia ra mesatarisht me 0.3 %, ndërsa në Shqipëri gati 4 herë më shumë, me 1.1%.

Diferenca tregon se fenomenet demografike, veçanërisht emigracioni i vazhdueshëm dhe ulja e lindshmërisë, po ndikojnë vendin tonë më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me statusin kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Në vitet e fundit rënia e popullsisë është përshpejtuar për shkak të tkurrjes së të rinjve që po ulin me shpejtësi lindjet nga viti në vit.

Tkurrja e fortë në grup-moshën deri 30 vjeç po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë që vazhdon të jetë ndër më të lartët në Europë. Shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe profesionistët, largohen për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe mundësi më të qëndrueshme karriere në vendet e BE-së. Kjo tendencë është rritur pas liberalizimit të tregut europian të punës dhe skemave të rekrutimit të vendeve si Gjermania, që kanë kërkesa të mëdha për fuqi punëtore.

Të dhënat e brendshme tregojnë se popullsia nga 15-29 vjeç që përfaqëson grupin e të rinj aktiv në emigrim u tkurr me 45 për qind ndërmjet 2011 dhe 2025.

Gjithashtu Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindjeve në historinë e saj të tranzicionit me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua në moshë lindje, shumë poshtë nivelit e zëvendësimit dhe nga më të ulëtat në Europë. Shumë çifte të reja shtyjnë krijimin e familjes për shkak të pasigurisë ekonomike, kostove të larta të rritjes së fëmijëve dhe emigrimit të partnerëve.

Në dekadën në vijim numri i vdekjeve pritet të jetë më i lartë se ai i lindjeve dhe do krijojë deficit natyror që vetëm do të thellohet nëse nuk merren masa frenuese./ B.Hoxha

Burimi: Eurostat

 

The post 2025, popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon appeared first on Revista Monitor.

3-mujori i tretë, të punësuarit me sigurime zgjerohen me 22 mijë në një vit

18 December 2025 at 00:02

Numri i të punësuarve me kontribute po vjen në rritje, pavarësisht se matjet nga Anketa e Forcave të punës tregojnë për rënie të punësuarve.

Burimi i të dhënave administrative mbi punësimin (ata që paguajnë sigurime) arriti në 771,332 persona në tremujorin e tretë të këtij viti, me një zgjerim mbi 22 mijë ose 3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Në sektorin shtetëror, numri i të punësuarve kontribuues arriti në 183,841 persona në tremujorin e tretë 2025, me rreth 3,400 persona më shumë, me rritje vjetore 1.9%.

Punësimi në administratën publike dhe institucionet shtetërore po pëson në rritje të qëndrueshme nga viti në vit, duke kulmuar në tremujorin e parë të vitit me mbi 185 mijë persona për shkak të zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë edhe sektori privat ka regjistruar një zgjerim më të ndjeshëm. Në tremujorin e tretë 2025, numri i të punësuarve kontribuues në sektorin privat arriti në 587,491 persona, nga 568,832 persona në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo do të thotë një rritje prej rreth 18,700 të punësuarish, ose mbi 3% në bazë vjetore.

Në tërësi, krahasimi vjetor tregon se rritja e punësimit me pagë në tremujorin e tretë 2025 është mbështetur kryesisht nga sektori privat, i cili jo vetëm që ka peshën më të madhe në punësim, por edhe ritmin më të shpejtë të zgjerimit.

INSTAT publikon dy tregues mbi ecurinë e punësimit. I pari është Anketa e Forcave të Punës që shërben për reference zyrtare dhe është një vrojtim statistikor që kryhet pranë familjeve. Intervistohen një kampion individësh 15 vjeç e lart dhe konsiderohen të punësuar personat që kanë punuar qoftë dhe një orë kundrejt një page ose përfitimi gjatë javës së referencës.

Treguesi i dytë janë të dhënat administrative që masin të punësuarit që derdhin sigurime dhe të dhënat merren nga Drejtoria e Tatimeve.

Me të dhënat e Anketës punësimi u tkurr me gati 20 mijë persona në popullsinë 15-64 vjeç ndërmjet tremujorit te tretë 2024 dhe atij 2025. Ndërkohë të punësuarit me pagë që paguajnë sigurime u zgjeruan me rreth 22 mijë persona në të njëjtën periudhe.

Të dhënat nga Anketa më shumë se sa ndryshimet në punësimin real po reflektojnë rënien e fortë të popullsisë nga viti në vit.

Nga numri e personave në moshë që raportohen si të punësuar, vetëm 73 për qind e tyre paguajnë sigurime, sipas dy burimeve kryesore te të dhënave zyrtare. Ky hendek po ngushtohet nga rënia e popullsisë pasi para pandemisë pak më shumë se 50 për qind e të punësuarve paguanin sigurime./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

 

The post 3-mujori i tretë, të punësuarit me sigurime zgjerohen me 22 mijë në një vit appeared first on Revista Monitor.

IRAK – Pas 35 vitesh një avion evropian ulet në Bagdad

16 December 2025 at 21:23

BAGDAD, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një fluturim i operuar nga kompania greke “Aegean Airlines” mbërriti sot në Bagdad duke u bërë aeroplani i parë evropian për pasagjerë që zbret në kryeqytetin irakian pas 35 vitesh.

“Ky moment shënon rikthimin e Irakut si një qendër ajrore e sigurt dhe e besueshme pas viteve sfidash”, tha Ministria irakiane e Transportit.

Qeveria planifikon të zhvillojë më tej sektorin civil të aviacionit, të rrisë hapjen ndaj botës dhe të pozicionojë hapësirën ajrore irakiane si një urë për lidhjet globale.

“Aegean Airlines” do të operojë fillimisht dy fluturime në javë midis Athinës dhe Bagdadit, ndërsa numri i tyre mund të rritet në varësi të kërkesës.

Kompania “Oman Air” synon  gjithashtu të ofrojë fluturime nga Bagdadi drejt destinacioneve evropiane në të ardhmen.

Pas pushtimit të Kuvajtit në 1990, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi një embargo ekonomike dhe sanksione të plota ndaj Irakut, duke ndalur pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare.

Me rrëzimin e diktatorit Saddam Hussein në 2003, shumë sanksione u hoqën dhe vendi gradualisht u lidh përsëri me trafikun ajror ndërkombëtar./  /Ad.Ab./

The post IRAK – Pas 35 vitesh një avion evropian ulet në Bagdad appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fitimi i kompanive të sigurimit u rrit me 64% për gjysmën e parë të vitit

16 December 2025 at 10:00

Fitimi i tregut të sigurimeve shënoi një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, për 6-mujorin 2025, fitimi neto i tregut të sigurimeve në vend arriti vlerën e 2.1 miliardë lekëve ose 21.5 milionë eurove.

Fitimi neto i tregut është rritur me 64% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet u rritën njëkohësisht në tregun e sigurimit të Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive në tregun më të madh, atë të Jo-Jetës, u rrit në 1.87 miliardë lekë, 65% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndikimin kryesor në rritjen e fitimeve e ka dhënë përmirësimi i rezultatit teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues) dhe rritja e të ardhurave në zërin “të ardhura të tjera”.

Rezultati teknik arriti vlerën e afërsisht 1.41 miliardë lekëve, në rritje me 27.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024.

Rritja e rezultatit teknik u përcaktua nga një rritje më e lartë e primeve të fituara neto në raport me dëmet e paguara neto dhe shpenzimet e tjera të veprimtarisë së kompanive të sigurimit.

Primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 5.3% krahasuar me 6-mujorin 2024.

Nga ana tjetër, dëmet neto të paguara janë rritur me 3.5% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, shpenzimet e veprimtarisë kanë shënuar një rritje të lehtë me 2.9% krahasuar 6-mujorin e vitit të kaluar.

Edhe rezultati neto nga investimet ishte pozitiv në vlerën e 464 milionë lekëve, me një rritje prej 16.2% krahasuar me 6-mujorin 2024.

Ndërsa të ardhurat në zërin “të ardhura të tjera” shënuan një rritje të fortë në 463 milionë lekë, 154 herë më shumë krahasuar me në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa, në tregun e sigurimit të Jetës kompanitë raportuan fitime neto në vlerën e 240 milionë lekëve, shifër kjo 60% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të Jetës ka ardhur kryesisht nga rritja e primeve të fituara neto, paralelisht me uljen e shpenzimeve neto për dëme të paguara.

Primet e fituara neto u rritën me 12.7% krahasuare me një vit më parë, ndërsa shpenzimet neto për dëme të paguara ranë me 23% krahasuar me një vit më parë.

Edhe për këtë vit kompanitë e sigurimit të Jetës po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative, por me ritmet disi më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet operative neto u rritën me 11.3% dhe vazhdojnë të jenë në përmasa shumë të mëdha krahasuar me vlerën e dëmeve të paguara. Në 6 muaj, shpenzimet operative arritën në 627 milionë lekë, gati pesë herë më shumë në raport me shpenzimet neto për dëme.

Sipas të dhënave nga AMF, tregu i sigurimeve për 6-mujorin 2025 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 12.8 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 8%.

Në masën dërrmuese, edhe këtë vit rritja vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Fitimi i kompanive të sigurimit u rrit me 64% për gjysmën e parë të vitit appeared first on Revista Monitor.

Ryanair në shënjestër të Italisë, rrezikon gjobën rekord prej 1 miliard euro/ Detaje

By: Ela
13 December 2025 at 19:03

Autoriteti italian i Konkurrencës dhe Tregut (Agcm) ka hapur një hetim ndaj kompanisë ajrore Ryanair, e cila akuzohet për abuzim me pozitën dominuese në tregun italian të transportit ajror. Corriere della Sera shkruan se kompania mund të përballet me një gjobë që shkon nga 500 milionë deri në 1 miliard euro, ndërsa vendimi pritet më […]

The post Ryanair në shënjestër të Italisë, rrezikon gjobën rekord prej 1 miliard euro/ Detaje appeared first on BoldNews.al.

Pasi shiti bileta deri në mëngjes, Air Albania anulon sërish fluturimet, nuk pranon falimentin

By: Ela
12 December 2025 at 12:12

Ndërsa pritej që Air Albania të rifillonte sot fluturimet drejt Stambollit, pasi deri në mëngjesin e të premtes ishte e mundur të blije bileta online, afër mesditës ato janë anuluar sërish. Në faqen e Air Albania, tashmë tregohet që nuk ka fluturime deri ditën e hënë, dhe ato pritet të rifillojnë sërish të martën pasdite […]

The post Pasi shiti bileta deri në mëngjes, Air Albania anulon sërish fluturimet, nuk pranon falimentin appeared first on BoldNews.al.

Air Albania anulon fluturimet për gjithë javën, shtrenjtohet Stambolli

By: Ela
10 December 2025 at 12:34

Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ku shteti ka 10% të aksioneve, ka anuluar fluturimet për gjithë këtë javë drejt Stambollit. Që nga e shtuna e datës 6 dhjetor, avionët e kompanisë nuk janë ngritur asnjëherë nga toka. Ndërsa në sistem biletat filluan të shiteshin duke filluar nga e marta (9 dhjetor), agjencitë e […]

The post Air Albania anulon fluturimet për gjithë javën, shtrenjtohet Stambolli appeared first on BoldNews.al.

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

9 December 2025 at 12:00

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes financiare (AMF), për dhjetë muajt e vitit 2025 primet e shkruara bruto të sigurimit të pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës kishin vlerën e 2.03 miliardë lekëve, me një rritje prej 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e këtij produkti është ndjeshëm më e ulët krahasuar me rritjen mesatare prej 10.25% të tregut të sigurimit të jo-jetës. Kjo ka bërë që pesha e produktit të bjerë në 9.9% të volumit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto, nga 10.4% që kishte qenë një vit më parë.

Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.

Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.

Rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme në vitet e fundit ka mbështetur edhe rritjen e tregut të sigurimit të pronës, por përmasat e tij ngelen shumë modeste dhe zënë një peshë të ulët kundrejt volumit total të tregut të sigurimeve në vend.

Gjithashtu, bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Në muajin korrik të këtij viti, qeveria shqiptare riktheu për konsultim, pas dy vitesh, projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet krahasuar me variantin fillestar të vitit 2023.

Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.

Megjithatë, industria e sigurimeve është shprehur në vijimësi kundër kësaj skeme, duke kërkuar një zgjidhje tjetër, që të përfshijë edhe shoqëritë private të sigurimit.

Burime nga tregu i sigurimeve kanë shprehur për “Monitor” besimin se edhe varianti i fundit i projektligjit, i hedhur për konsultim nga qeveria shqiptare, nuk do të miratohet. Në fakt, megjithëse konsultimi publik është mbyllur qysh në muajin gusht, projektligji ende nuk i është propozuar Kuvendit për miratim nga Këshilli i Ministrave./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar appeared first on Revista Monitor.

❌
❌