Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët

17 December 2025 at 16:00

TIRANË, 17 dhjstor/ATSH/ Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, që u mbajt në Nju-Jork, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së ardhshme nuk është më rëndësia e transformimit digjital, por mënyra se si ai qeveriset dhe se kush përfiton prej tij.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj nënvizoi se ndonëse progresi në lidhshmëri dhe akses është i pamohueshëm, pabarazitë digjitale vazhdojnë të ekzistojnë, duke u shfaqur sot në forma më komplekse, të lidhura me aftësitë, përballueshmërinë, sigurinë, besimin dhe kapacitetet institucionale.

“Për Shqipërinë, këto nuk janë çështje teorike. Gjatë dekadës së fundit kemi ndërmarrë një transformim të shpejtë digjital, i cili ka përmirësuar ndjeshëm efikasitetin, transparencën dhe aksesin në shërbimet publike. Por kjo përvojë ka treguar gjithashtu se aksesi i vetëm nuk mjafton”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj theksoi se rezultati i WSIS+20 duhet të udhëhiqet nga tre parime themelore;  vendosja e njeriut dhe të drejtave të tij në qendër të transformimit digjital; trajtimi i përfshirjes digjitale si objektiv zhvillimi përmes investimit në aftësi, arsim dhe kapacitete; forcimi i bashkëpunimit shumëpalësh dhe shumëaktorësh për të adresuar sfidat globale digjitale

Duke iu referuar zhvillimeve të shpejta teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale, Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, privatësisë së të dhënave dhe vlerave demokratike, si themel për ndërtimin e besimit publik në shërbimet digjitale.

“WSIS Plus 20 nuk duhet të përfundojë me një deklaratë formale, por të ofrojë drejtim të qartë strategjik, të lidhur ngushtë me zbatimin e Paktit Digjital Global dhe proceset e ardhshme digjitale të Kombeve të Bashkuara”, theksoi ajo.

Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë, në rolin e bashkëlehtësuesit, për të kontribuar në një rezultat gjithëpërfshirës, ambicioz dhe të bazuar në përgjegjësi të përbashkët. /j.p/

The post Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kali i arratisur "viziton" aeroportin JFK të Nju Jorkut

15 December 2025 at 15:33


Një kalë i arratisur shkaktoi habi në aeroportin JFK në Nju Jork, pasi u pa duke vrapuar mes trafikut në autostradë.

Dy oficerë të Autoritetit Portual arritën të ndërhyjnë, pasi kafsha kishte hyrë edhe në territorin e aeroportit.

- YouTube www.youtube.com

Pas disa përpjekjeve, kali u kap pa lëndime, kur iu afrua njërit prej oficerëve.

Autoritetet konfirmuan se kali kishte ikur nga një qendër hipizmi pranë aeroportit dhe u kthye i sigurt në stallë. /Telegrafi/

Nejmar nis pushimet me partneren e tij, braziliani “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve në Nju Jork

By: V K
15 December 2025 at 12:41

Braziliani Nejmar, tashmë ka nisur pushimet pasi siguroi mbijetesën e Santosit në kampionatin brazilian.

Ai ka zgjedhur si destinacion Nju Jorkun, teksa është shfaqur me partnerten e tij, Bruna Biankardi.

33-vjeçari tërhoqi vëmendjen me një kostum rozë dhe të bardhë në “Times Square”.

Ai kishte vendosur një maskë në fytyrë për të mos u njohur nga njerëzit, por veshja e tij mori vëmendjen ndërsa pozonte me modelen.

 

 

 

Çifti shijoi festimet duke dëgjuar disa këngë të Krishtlindjeve ndërsa udhëtonin nëpër “Times Square”.

The post Nejmar nis pushimet me partneren e tij, braziliani “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve në Nju Jork appeared first on Albeu.com.

Donald Trump shkarkon 8 gjyqtarë të imigracionit në Nju Jork

By: V K
3 December 2025 at 08:19

Tetë gjyqtarë të imigracionit në Nju Jork, u shkarkuan nga pozicionet e tyre të hënën nga Departamenti i Drejtësisë, sipas një sindikate që i përfaqëson ata, ndërsa tensionet midis profesionit dhe administratës Trump vazhdojnë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Imigracionit (NAIJ), e cila konfirmoi lajmin për shtypin, tha se të tetë gjyqtarët ishin të gjithë të vendosur në ndërtesën në 26 Federal Plaza në Manhattan, ku ndodhet një gjykatë që dëgjon rastet e emigrantëve që kërkojnë qëndrim të përhershëm.

Për muaj të tërë, oficerë të policisë federale me fytyra të mbuluara kanë lëvizur nëpër korridoret e kësaj ndërtese dhe kanë arrestuar emigrantë që largohen nga seancat dëgjimore, zakonisht para mediave, të cilat janë të pranishme pothuajse çdo ditë.

Skenat e përleshjeve me policinë dhe familjet që ndahen, janë transmetuar në të gjithë botën dhe e kanë shndërruar këtë vend në një emblemë të politikës së ashpër të administratës Trump ndaj emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk është e qartë pse u shkarkuan tetë gjyqtarët. Sidoqoftë, ata janë përveç rreth 90 të tjerëve, sipas vlerësimeve të New York Times, të cilët janë liruar nga detyrat e tyre që nga fillimi i vitit (nga një total prej rreth 600).

Për grupet e të drejtave të emigrantëve, administrata e miliarderit republikan dëshiron t’i zëvendësojë ata me gjyqtarë të përafruar me politikat e saj.

Ky zhvillim vjen pas një mobilizimi fundjave, kur dhjetëra njerëz u mblodhën në Manhattan për të bllokuar një operacion të mundshëm nga policia e imigracionit (ICE) kundër qytetarëve shëtitës. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut njoftoi arrestime.

Në fund të tetorit, një operacion i ngjashëm nga policia federale në Canal Street turistike kishte shkaktuar gjithashtu tubime të qytetarëve që e kundërshtuan atë.

Si një “qytet strehë” për emigrantët, Nju Jorku kufizon qëllimisht bashkëpunimin e autoriteteve lokale me agjencitë federale në operacionet kundër emigrantëve. Por kjo nuk i pengon ato.

The post Donald Trump shkarkon 8 gjyqtarë të imigracionit në Nju Jork appeared first on Albeu.com.

Një nga rrugët e Nju Jorkut merr emrin "Isa Boletini"

1 December 2025 at 08:45


Të dielën është përuruar emërtimi i njërës prej rrugëve të Nju Jorkut me emrin e heroit tonë, Isa Boletini.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ishte i pranishëm në këtë përurim, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe ShBA-së.

“Me ftesë të Kongresit Amerikan, pata nderin e veçantë që sot në Nju Jork të jem pjesë e përurimit të rrugës që tani e tutje mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, një prej figurave më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. ‘Isa Boletini’ në Nju Jork është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/


SHBA – Kush do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut?

4 November 2025 at 07:35

NJU JORK, 4 nëntor /ATSH/ – Votuesit e qytetit të Nju Jorkut janë gati të zgjedhin sot një kryetar të ri bashkie, në një zgjedhje të paprecedentë, pasi votimi i parakohshëm përfundoi gjatë fundjavës.

Kandidati kryesor demokrat, anëtari i Asamblesë, Zohran Mamdani do të përballet me ish-guvernatorin Andrew Cuomo, i cili kandidon si i pavarur, si edhe me kandidatin republikan, Curtis Sliwa.

Sondazhet e fundit tregojnë se Mamdani ruan epërsinë e tij, por disa prej tyre thonë se Cuomo po e ngushton hendekun, sipas CBS.

Ndërkohë, AFP bën një portret të shkurtër të këtyre kandidatëve.

Zohran Mamdani, favoriti surprizë

I panjohur deri pak muaj më parë, Zohran Mamdani, fitues i zgjedhjeve paraprake demokrate në qershor, mund të bëhet, në moshën 34 vjeç, një nga kryebashkiakët më të rinj të Nju Jorkut.

Sondazhet e tregojnë atë më shumë se 10 pikë përpara Andrew Cuomo.

Një mysliman progresiv, ai identifikohet si socialist dhe u drejtohet të rinjve dhe votuesve me prejardhje emigrantësh.

Pikat kryesore të platformës së tij përfshijnë kontrollin e qirasë ose edhe ngrirjen e qirasë si dhe kujdesin ditor dhe transportin publik falas.

I lindur në Ugandë në një familje me origjinë indiane, ai shkoi në Nju Jork në moshën 7- vjeçare dhe u bë shtetas amerikan i natyralizuar në vitin 2018.

Nëna e tij është regjisorja, Mira Nair dhe babai i tij është profesor në Universitetin e Kolumbias.

Andrew Cuomo, kandidat i pavarur

Ish-guvernatori Andrew Cuomo, 67 vjeç, po kthehet si kandidat i pavarur katër vjet pas dorëheqjes së tij pas akuzave për ngacmim dhe sulm seksual, të cilat nuk u vërtetuan.

I lindur dhe i rritur në Kuins në një familje italo-amerikane, ai është djali i Mario Cuomo, vetë një ish-guvernator, dhe ishte i martuar me Mary Kerry Kennedy, vajzën e Bobby Kennedy.

Themeluesi i HELP USA, një kompani e specializuar në strehim të përballueshëm, ai shërbeu në administratën e presidentit demokrat Bill Clinton në Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Rekordi i tij si guvernator i shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2021 ”u njollos” gjithashtu nga menaxhimi i pandemisë COVID-19 në azilet e pleqve.

Curtis Sliwa, republikan

Me beretën e kuqe të “Engjëjve mbrojtës” (grupi i vigjilentëve që ai themeloi në fund të viteve 1970 për të patrulluar sistemin e metrosë së qytetit të Nju Jorkut) – Curtis Sliwa, 71 vjeç, është një republikan që është kritik ndaj Donald Trump, veçanërisht për imigracionin.

Një vendas nga Bruklini, ky ish-menaxher i ”McDonald’s” në Bronks i mbijetoi një rrëmbimi dhe atentati mafioz në vitin 1992.

Një prezantues radiofonik popullor që nga vitet 1990 dhe një kandidat i mundur për kryetar bashkie në vitin 2021, ai thotë se hodhi poshtë disa oferta profesionale dhe financiare për t’u tërhequr në favor të Andrew Cuomo.

Temat e fushatës së tij përfshijnë sigurinë dhe pastërtinë, koston e jetesës, refuzimin e elitave, çmontimin e burokracisë, kujdesin për shëndetin mendor dhe mirëqenien e kafshëve.

Çifti Sliwa jeton i rrethuar nga shumë mace që i ka shpëtuar rrugëve të qytetit./   /os/

The post SHBA – Kush do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Dy viktima pas reshjeve rekord dhe përmbytjeve

31 October 2025 at 12:55

NJU JORK, 31 tetor /ATSH-AA/ – Disa pjesë të Nju Jorkut u goditën nga reshje rekord, ndërsa të paktën dy persona vdiqën në bodrumet e përmbytura.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se u thyen rekorde paraprake, me mbi 50 milimetra reshje në Central Park dhe mbi 60 në aeroportin ”LaGuardia”, përkatësisht duke tejkaluar rekordet e mëparshme prej 45 milimetra në vitin 1917 dhe 55 në vitin 1955.

Departamenti i Policisë në Nju Jork konfirmoi dy vdekjet për ABC News.

Të dy viktimat u gjetën në bodrumet e përmbytura dhe policia po heton incidentet.

Sipas ”FlightAware”, mbi 1 000 fluturime janë anuluar në SHBA, kryesisht në verilindje./   /os/

The post NJU JORK – Dy viktima pas reshjeve rekord dhe përmbytjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nju Jork, 28 tetor 1886, kur “flaka” e Statujës së Lirisë ndezi diellin që ndriçoi rrugën drejt ëndrrave

By: berti
28 October 2025 at 10:25

Nga Albert Vataj Më 28 tetor 1886, horizonti i Nju Jorkut u ndriçua nga një ngjarje që do të shënonte përjetësinë e një ideali, përurimi i Statujës së Lirisë. Ajo nuk ishte thjesht një dhuratë e Francës për Shtetet e Bashkuara, por një shpallje monumentale e besimit në lirinë, shpresën dhe dinjitetin njerëzor. Me pishtarin e saj të ngritur drejt qiellit, ajo u bë jo vetëm simbol i Amerikës…

Source

NJU JORK – Qiellgërvishtësi i miliarderëve rrezikon shembjen

20 October 2025 at 19:15

NJU JORK, 20 tetor /ATSH/ – Alarm në Nju Jork. Rrokaqielli 432 Park, i vendosur në Manhattan, është në rrezik të shembet, shkruan tgcom24.

Struktura 96-katëshe dhe 426 metra e lartë u përfundua në vitin 2016 dhe hapi rrugën për kullat e larta, por tepër të holla të horizontit të ri të Nju Jorkut.

Sipas inxhinierëve dhe dokumenteve të shqyrtuara nga New York Times, qindra çarje dhe copa betoni që mungojnë në fasadën mbajtëse tregojnë probleme më shumë sa pritej nga ndërtesa.

‘’Era dhe uji janë shkaktarët kryesorë’’, thekson Jose Torero, një ekspert i inxhinierisë strukturore në University College London, i cili ka studiuar defektet e ndërtimit në rrokaqiejt në të gjithë botën.

‘’Një ndërtesë dhjetëvjeçare nuk duhet të tregojë këtë nivel përkeqësimi. Gjithçka rreth 432 Park – nga pamja e saj e jashtme deri te lartësia dhe hollësia e saj është shfrytëzuar deri në limit”, shton ai.

Me 125 apartamente të listuara për dhjetëra milionë dollarë, 432 Park ka pasur si banorë yje si Jennifer Lopez, asin e bejsbollit Alex Rodriguez dhe manjatin e shitjeve nga Arabia Saudite Fawaz Alhokair.

Pa një rindërtim të kushtueshëm që kushton qindra milionë dollarë, ndërtesa “Billionaire Row” mund të bëhet e pabanueshme dhe, me kalimin e kohës, të paraqesë rrezik për kalimtarët për shkak të mbeturinave që mund të bien.

The post NJU JORK – Qiellgërvishtësi i miliarderëve rrezikon shembjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut në Vlorë: Shqipëria, potencial të madh në turizëm dhe inovacion

7 October 2025 at 23:48

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur sot pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gjatë një prononcimi për mediet, Adams ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend. Adams shtoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe inovacionit është një mundësi e re për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Adams u shpreh se ka qenë një qëllim i hershëm për të ardhur në Shqipëri dhe për të parë mundësitë në fushën e biznesit dhe të turizmit.

“Epo, disa vite më parë, djali im erdhi këtu për të performuar dhe më tha se ishte një vend i mrekullueshëm. Gjatë viteve, edhe kur isha kryetar bashkie, kam bashkëpunuar me kryeministrin dhe i isha zotuar se do të vija për të parë mundësitë në fushën e biznesit, të turizmit dhe për të folur mbi çështjet e sigurisë publike. Ai më kishte ftuar të vija që para gati një viti e gjysmë, por atëherë nuk ishte momenti i duhur. Tani është koha e duhur, sepse dua të shoh zhvillimin e inovacionit.

“Kisha mundësinë të vizitoja një biznes në pronësi të një gruaje dhe të ulesha me drejtues të tjerë biznesesh për të parë si mund të zhvillojmë turizmin këtu dhe në Nju Jork, si dhe si mund të përdorim inovacionin për t’i bërë qytetet tona të funksionojnë bashkë. Nju Jorku është Shqipëria e Amerikës, aty jeton dhe komuniteti më i madh shqiptar. Shumë herë shqiptarët e Nju Jorkut më kanë kërkuar të vizitoj vendin e tyre, dhe tani më në fund erdhi mundësia ta bëj këtë”, tha Adams.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut thekson se Shqipëria ka potencial për t’u zhvilluar në fushën e turizmit.

“Ky është një vend i mrekullueshëm. Para së gjithash, njerëzit janë shumë miqësorë. Siguria publike është e jashtëzakonshme. Mund të ecësh nëpër rrugë në çdo orë të ditës apo të natës dhe ndihesh i mirëpritur”, tha ai.

Po shqyrtojmë disa prej vendeve këtu për t’i prezantuar në fushatat tona të turizmit në Nju Jork, në mënyrë që të tërheqim njerëz të vijnë këtu dhe, në të njëjtën kohë, të inkurajojmë shqiptarët të vizitojnë Nju Jorkun. Jemi duke diskutuar edhe për mundësinë e një fluturimi të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku në Shqipëri, diçka që e kemi realizuar tashmë me Azerbajxhanin, ku tani ka fluturim direkt. Mendojmë se kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer”, thotë Adams.

I pyetur për Vlorën, Adams u shpreh se “është një qytet i bukur. Shpresojmë të tërheqim njerëz nga këtu që të vizitojnë Nju Jorkun tonë të mrekullueshëm, dhe në të njëjtën kohë, të nxisim edhe njerëz nga Nju Jorku të vijnë e të zbulojnë këtë vend të mahnitshëm”.

Zëdhënësja e Bashkisë se Nju-Jorkut, Kayla Mamelak ka njoftuar se “kryebashkiaku Adams në Shqipëri gjatë vizitës në Shqipëri, do të takohet me kryeministrin Edi Rama, drejtues të biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrika dhe do të diskutojë mundësi të reja për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe turizmit drejt qytetit të Nju-Jorkut”.

/a.f/

The post Kryebashkiaku i Nju-Jorkut në Vlorë: Shqipëria, potencial të madh në turizëm dhe inovacion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njëri po nisej, tjetri po mbërrinte – dy aeroplanë me pasagjerë përplasen në Aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut

2 October 2025 at 18:29


Një person u lëndua kur dy aeroplanë rajonalë të Delta Air Lines u përplasën ndërsa po udhëtonin në Aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut më 1 tetor, thanë zyrtarët.

Aeroplanët, të cilët u operuan të dy nga dega e Delta-s, Endeavor Air, u përplasën në orën 9:58 të mbrëmjes sipas kohës lokale në pistën e taksive, tha Autoriteti Portual i Nju Jorkut në një deklaratë për USA TODAY, përcjell Telegrafi.

Një person në fluturime pësoi lëndime jo kërcënuese për jetën dhe u transportua në një spital të zonës "si një masë paraprake", tha agjencia.

Two Delta Air Lines regional aircraft collide at low speed while taxiing at New York City's LaGuardia Airport.

Although a total of 93 people were involved in the incident, only one person, a cabin crew member, was injured.

According to reports, Endeavor flight 5155 was taxiing… pic.twitter.com/arYcTw0hGx
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 2, 2025

Delta Air Lines tha në një deklaratë për USA TODAY se avionët ishin të përfshirë në "një përplasje me shpejtësi të ulët".

"Delta do të punojë me të gjitha autoritetet përkatëse për të shqyrtuar atë që ndodhi pasi siguria e klientëve dhe njerëzve tanë vjen para çdo gjëje tjetër. U kërkojmë ndjesë klientëve tanë për këtë", tha deklarata.

Two Delta planes just COLLIDED at LaGuardia.
One jet literally lost most of its wing.
How does this even happen at one of America’s busiest airports?
Where’s FAA oversight?
How many more “near disasters” before we admit the system is broken? pic.twitter.com/3JeW7VWXCm
— Dr. Lucien Wolfe 🇺🇸 (@LucienWolfe111) October 2, 2025

Bazuar në informacionet paraprake, krahu i avionit në nisje u përplas me trupin e avionit në mbërritje, sipas Delta.

Fluturimi në nisje ishte drejtuar për në Roanoke, Virginia, dhe fluturimi në mbërritje vinte nga Charlotte, Karolina e Veriut.

A flight attendant was injured after two Delta regional jets collided while taxiing at low speeds at LaGuardia Airport, the airline said.

What You Need to Know is streaming exclusively on @DisneyPlus. Stream now: https://t.co/R9vDyzZoXV pic.twitter.com/g1PyUy1yiU
— ABC News (@ABC) October 2, 2025

Në të dy avionët kishte gjithsej 85 pasagjerë. Ata u zbritën nga avioni në pistën e taksive dhe u transferuan me autobus përsëri në terminalin e aeroportit.

Autoriteti Portual tha se nuk pati ndikim në pjesën tjetër të aeroportit, i cili ndodhet në Queens, Nju Jork. /Telegrafi/

NJU JORK – Kryetari i bashkisë, Eric Adams heq dorë nga rikandidimi

29 September 2025 at 07:35

NJU JORK, 29 shtator /ATSH/ – Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams hoqi dorë nga rikandidimi, një veprim i kërkuar prej kohësh nga rivalët e kandidatit demokrat, Zohran Mamdani, të cilët kanë dashur të konsolidojnë opozitën kundër tij, sipas AP.

Adams njoftoi dje vendimin e tij në një video të postuar në X, duke thënë “pavarësisht gjithçkaje që kemi arritur, nuk mund ta vazhdoj fushatën time të rizgjedhjes. Spekulimet e vazhdueshme të medias për të ardhmen time dhe vendimi i bordit të financimit të fushatës për të mbajtur miliona dollarë kanë minuar aftësinë time për të mbledhur fondet e nevojshme për një fushatë serioze”.

“Kjo fushatë ishte për të pashërbyerit, të margjinalizuarit, të braktisurit dhe të tradhtuarit nga qeveria”, tha Adams.

“Që atëherë, ka qenë nder për mua të jem kryetari juaj i bashkisë dhe jam krenar të them se e morëm atë fitore katër vjet më parë dhe e shndërruam në veprim, duke e bërë këtë qytet më të mirë”, theksoi ai.

Vendimi i Adams për t’u larguar nga gara i shton një tjetër kthesë një zgjedhjeje paraprake për kryetar bashkie si asnjë tjetër në kujtesën e kohëve të fundit.

Mamdani, një socialist demokrat, shënoi një fitore të habitshme në zgjedhjet paraprake demokrate të qershorit ndaj ish-guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cili tani po zhvillon një fushatë të pavarur.

”Njerëzit e fushatës së Cuomos shpresojnë që vendimi i Adams do të çlirojë një pjesë të votës së njerëzve me ngjyrë”, tha një këshilltar duke shtuar se ”besoj se edhe një përqindje e vogël mund ta hapë garën”.

Cuomo duartrokiti vendimin e Adams për t’u tërhequr nga gara duke thënë se ai beson se Adams “është i sinqertë në vendosjen e mirëqenies së qytetit të Nju Jorkut përpara ambicieve personale”.

”Ne përballemi me forca ekstremiste shkatërruese që do ta dëmtonin qytetin tonë përmes paaftësisë ose injorancës, por nuk është tepër vonë për t’i ndaluar ato”, shtoi ai./ a.jor.

The post NJU JORK – Kryetari i bashkisë, Eric Adams heq dorë nga rikandidimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti në SHBA, prezanton qasjen e Kosovës në përballjen me krizat globale

28 September 2025 at 15:27

PRISHTINË, 28 shtator/ATSH/  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kryesor në diskutimin e organizuar nga Instituti Zolberg mbi Migrimin dhe Mobilitetin në kuadër të universitetit “The New School” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me titull “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”, transmeton KosovaPress.

Në komunikatën e publikuar të shtunën në faqen zyrtare të internetit te Qeverisë së Kosovës, bëhet e ditur se Kurti prezantoi qasjen e qeverisë që drejton në përballjen me krizat globale dhe kanalizimin e ndihmës drejt atyre që kanë më së shumti nevojë, e cila mund të shërbejë si shembull edhe për shtetet e tjera, të cilat kanë përjetuar të njëjtat sfida.

Ai përsëriti se “qeveria i ka ardhur në ndihmë qytetarëve të Kosovës në këto kohë sfiduese dhe ia ka dalë ta bëjë këtë pa rritur normat e taksave ose pa rritur borxhin publik”.

“Në një kohë kur ekonomitë e shumë vendeve janë të dëmtuara nga detyrimet ndaj kreditorëve, është jetike që qeveritë të mendojnë jo vetëm se si mund t’i mbështesin më mirë qytetarët e tyre, por edhe si ta bëjnë këtë pa u zhytur në një spirale të rrezikshme rritjeje eksponenciale të borxheve dhe pagesave me interes”, ka thënë Kurti.

Duke folur rreth masave të marra si kundërpërgjigje ndaj inflacionit, ai theksoi nevojën për ndaljen e rritjes së mëtejme të saj, frenimin e rritjes së çmimeve të importit dhe interesave të korporatave të manifestuara me rritjet të çmimeve dhe rritje të marzhave të fitimit për të përfituar nga situata e krijuar, në dëm të qytetarëve dhe konsumatorëve.

Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në diskutimin e Institutit Zolberg, të cilën KosovaPress ua përcjell në gjuhën shqipe meqë në faqen zyrtare të kryeministrit në detyrë ndodhet në gjuhën angleze:

“Është një nder i madh, jo vetëm për mua, por edhe për vendin tim, të ftohem të flas në një aktivitet rreth asaj që bota mund të mësojë nga Kosova. Siç e dinë shumë prej jush, Republika e Kosovës është shteti më i ri i Evropës. Ne shpallëm pavarësinë vetëm 17 vjet më parë. Dhe vetëm 26 vjet kanë kaluar që kur populli ynë doli nga një dekadë shtypjeje brutale dhe aparteidi, e cila kulmoi në gjenocidin e fundit të shekullit të njëzetë. E megjithatë, pavarësisht kësaj – ose ndoshta për shkak të saj – ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që kemi arritur dhe atë që jemi në gjendje të kontribuojmë në botë.

Tema kryesore e këtij aktiviteti është se si qeveritë mund të mbështesin qytetarët e zakonshëm në një krizë ekonomike globale – në veçanti, krizën e kostos së jetesës, me të cilën shumica e vendeve të botës kanë luftuar për katër vitet e fundit. Edhe pse më e keqja e kësaj krize duket se ka kaluar, ne ende nuk jemi jashtë rrezikut. Qytetarët e zakonshëm në të gjithë botën vazhdojnë të përballen me çmime dukshëm më të larta. Dhe, si me shumë kriza, kjo ka nxjerrë në pah edhe pabarazitë e mëdha që i kanë bërë kaq shumë njerëz të prekshëm ndaj goditjeve ekonomike globale në përgjithësi.

Në këtë sfond, shpresoj që historia e Kosovës do të jetë relevante, të paktën në dy mënyra. Së pari, historia se si Qeveria jonë i ka ardhur në ndihmë popullit të Kosovës në këto kohë sfiduese mund t’u japë politikëbërësve të vendeve të tjera një sërë idesh të dobishme se si ta kanalizojnë ndihmën drejt atyre që kanë më shumë nevojë. Së dyti, dhe po aq e rëndësishme, Kosova ia ka dalë ta bëjë këtë pa rritur normat e taksave ose pa rritur borxhin publik. Në një kohë kur ekonomitë e shumë vendeve janë të gjymtuara nga detyrimet ndaj kreditorëve, është jetike që qeveritë të mendojnë jo vetëm se si mund t’i mbështesin më mirë qytetarët e tyre, por edhe si ta bëjnë këtë pa u zhytur në një spirale të rrezikshme të borxhit dhe pagesave të interesit në rritje eksponenciale.

Do të ishte e pamundur – dhe mjaft e mërzitshme për audiencën – të rendiste çdo masë të vetme që Qeveria e Kosovës ka zbatuar për të ndihmuar qytetarët tanë të përballojnë rritjen globale të çmimeve: Ka pasur thjesht shumë. Në të vërtetë, ndoshta mësimi më i rëndësishëm nga përvoja jonë është se, në mes të një krize ekonomike, është jetike që politikëbërësit të mendojnë në mënyrë krijuese – të shfrytëzojnë çdo mjet në dispozicion të tyre. Qeveritë duhet të punojnë me të gjitha forcat nëse shpresojnë të kenë sukses.

Unë besoj se suksesi i Kosovës vjen nga fakti që ne e kemi bërë pikërisht këtë. Përgjigja jonë ndaj inflacionit ka qenë shumëplanëshe, duke kombinuar tre lloje të ndryshme politikash.

Së pari, na është dashur të ndërhyjmë për të përmbajtur inflacionin, kudo dhe sido që të mundnim. Ne identifikuam dy faktorë kryesorë që kontribuan në rritjen e kostos së jetesës. Njëri ishin çmimet më të larta të importit, të cilat rezultuan nga kombinimi i një tronditjeje të kërkesës pas pandemisë dhe çmimeve më të larta të energjisë dhe mallrave për shkak të luftës në Ukrainë. Tjetri ishte lakmia e korporatave, e manifestuar përmes rritjes së çmimeve dhe rritjes së marzhave të fitimit nën maskën e një mjedisi inflacionist.

Duke qenë një ekonomi relativisht e vogël, nuk kishte shumë që mund të bënim për të ndryshuar çmimet e importit. Por ne i vumë vetes detyrën e nxitjes së fermerëve vendas dhe prodhuesve të vegjël, në mënyrë që ata të mund të zëvendësonin të paktën disa nga importet e shtrenjta. Ne dyfishuam mbështetjen financiare për fermerët, në mënyrë që ata të mund të rrisnin rendimentin dhe kapacitetet e tyre. Kjo më pas u lejoi atyre t’u ofronin prodhuesve vendas lëndë të para më të lira dhe me burim vendas. Ne ndihmuam në përballimin e tronditjes së çmimit të energjisë elektrike duke subvencionuar diferencën e çmimeve – si për familjet ashtu edhe për bizneset – në vitin e parë të krizës. Në këtë mënyrë, ne siguruam që familjet të merrnin lehtësimin që u nevojitej, por edhe që të mos kishte rritje të çmimeve për mallrat e prodhuara në vend. Ne gjithashtu krijuam një skemë mbështetëse për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm. Sipas kushteve të kësaj iniciative, prodhuesit kishin të drejtë të merrnin një grant deri në 20% të principalit të kredisë, për çdo kredi të marrë për të blerë makineri të automatizuara me qëllim rritjen e kapaciteteve prodhuese. Përveç kësaj, ne lançuam Dritaren e Investimeve të Diasporës si pjesë e Fondit tonë të Garancisë së Kredisë, përmes së cilës anëtarët tanë të diasporës mund të marrin kredi investimi për të ngritur një biznes në Kosovë dhe për të sjellë ekspertizën e tyre në shtëpi, pa pasur nevojë të vendosin ndonjë aset si kolateral. Këto masa jo vetëm që ndihmuan në përmbajtjen e të paktën një pjese të inflacionit në afat të shkurtër, por ato gjithashtu përgatitën terrenin për rritjen e eksporteve pasi situata të stabilizohej në vitet që pasuan.

Sa i përket rritjes së çmimeve, ne kishim legjislacion në fuqi që rregullonte kufijtë e fitimit të karburanteve si nafta dhe benzina. Duhet të theksoj frazën “kufizim fitimi” në vend të “kufizimit të çmimeve”. Duke vendosur një kufi mbi fitimet në vend të çmimeve, ne u siguruam që të mos kishte dëm për konsumatorët, ndërkohë që siguruam gjithashtu që të mos kishte mungesë furnizimi, diçka që tenton të ndodhë me kufizimet e çmimeve: Kur çmimet vendosen nën kosto, bizneset thjesht ndalojnë së shituri. Ne përdorëm kufijtë e fitimit sa herë që shihnim se kufijtë e fitimit po zgjeroheshin në mënyrë të pajustifikueshme, dhe vendosëm një kufi fitimi bruto prej 15 centësh euro për litër – ose për audiencën këtu, rreth 67 centësh dollarë për galon.

Kjo rezultoi mjaft e suksesshme, pasi parandaloi një spirale inflacioniste, duke marrë parasysh që karburanti është një komponent i rëndësishëm i çdo industrie.

Duke ndjekur një qasje të ngjashme, ne miratuam dy ligje të tjera, një për rregullimin e kufinjve të fitimit për produktet farmaceutike, dhe një tjetër që bënte të njëjtën gjë për mallrat bazë si buka, mielli, vaji i gatimit, produktet e higjienës e kështu me radhë. Ndërsa i pari për produktet farmaceutike ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet, ligji për mallrat bazë për fat të keq u bllokua nga Gjykata jonë Kushtetuese (ekuivalenti i Gjykatës Supreme këtu), pasi partitë e opozitës e kundërshtuan atë. Gjykata e rrëzoi ligjin si jokushtetues, me pretekstin se shkelte parimet e tregut të lirë. Kjo ishte e njëjta Gjykatë që, vetëm disa muaj para këtij vendimi, kishte arritur në përfundimin në një rast tjetër se pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë publikë nuk duhej të përcaktoheshin nga tregu, por duhej të konsideroheshin një “e drejtë e fituar”. Ky vendim erdhi pasi ne propozuam të ulnim pagat e tyre për të ulur pabarazinë midis pagave më të larta dhe më të ulëta në sektorin publik. Pra, e njëjta Gjykatë që ndihej kaq fort për tregun e lirë kur bëhej fjalë për ofrimin e ndihmës për familjet me të ardhura të ulëta, nuk ndihej e njëjta gjë për tregun e lirë kur bëhej fjalë për pagat e tyre të tepërta.

Nuk kam hezituar të kritikoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur besoj se ato janë të gabuara, ose edhe hipokrite si në këtë rast. E shoh këtë si detyrën time jo vetëm si zyrtar publik, por edhe si një aktivist politik gjatë gjithë jetës, i rritur në traditën e kritikës së hapur dhe demokratike. Mund të them pa dyshim se asnjë vendim gjyqësor në katër vitet e fundit nuk ka qenë më i dhimbshëm për mua sesa ai që ndalon kufizimet e fitimit për mallrat bazë, sepse u ka shkaktuar kaq shumë dëm qytetarëve dhe familjeve më vulnerabël të Kosovës.

Megjithatë, për fat të mirë, ne gjithashtu zbatuam një numër politikash të një lloji tjetër: ato që ofruan lehtësim të drejtpërdrejtë për familjet. Ne kemi gjetur mënyra për të zvogëluar barrën e familjeve, qoftë duke hequr një pjesë të peshës nga supet e tyre, ose thjesht duke ripërshtatur kriteret në mënyra inovative. Ndër këto masa:

Ne i bëmë universitetet publike falas për të gjithë studentët e Bachelor dhe Master. Ne gjithashtu lançuam një program bursash të synuar për gratë në STEM. Kosova tani ka përqindjen më të lartë të grave që studiojnë lëndët STEM në rajon.

Ne zgjeruam listën e ilaçeve të mbuluara nga qeveria për pacientët me kancer, diabet dhe sëmundje të tjera, në mënyrë që ata të mund të kishin më shumë nga shpenzimet e tyre të paguara. Për këtë na u desh të dyfishonim buxhetin e ndarë, që do të thotë se familjeve u mbeten shumë më tepër para në xhepat e tyre.

Meqenëse pagat paguhen një herë në fund të çdo muaji, vendosëm të shtyjmë datën e pagesës së pensioneve. Në vend që të paguhen në fund të muajit, ato tani shpërndahen në ditën e 15-të të muajit. Kjo siguron që familjet të marrin një infuzion parash çdo dy javë në vend të një herë në muaj, duke i ndihmuar kështu familjet me buxhetimin dhe rrjedhën e parave të tyre.

Për vitin e parë, ne subvencionuam familjet që kursenin energji elektrike – u paguanim atyre dyfishin e kostos së çdo kWh uljeje të konsumit të tyre familjar, në bazë muaji në muaj. Pra, nëse konsumonit 100 kWh më pak se në të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar, ne paguanim ekuivalentin e 200 kWh si subvencion direkt në faturën tuaj. Kishte raste kur qytetarët shkonin të paguanin energjinë elektrike dhe punëdhënësi në anën tjetër të tavolinës thoshte, nuk keni asgjë borxh, sistemi ju ka borxh. Kjo ishte një marrëveshje fitimprurëse — si për ne ashtu edhe për familjet: Ne shpenzuam rreth 20 milionë për këtë masë, por në këmbim i kursyem buxhetit afërsisht 70 milionë euro që përndryshe do të kishin shkuar për të subvencionuar importet e shtrenjta të energjisë elektrike.

Ne subvencionuam familjet që investonin në izolim termik dhe efikasitet energjetik në mënyrë që të ulnin konsumin e tyre të energjisë elektrike edhe në planin afatgjatë.

Së treti, morëm hapa për të mbrojtur dhe rritur fuqinë blerëse të familjeve. Kjo ishte paksa e vështirë për t’u bërë, sepse gjëja e fundit që i duhet një ekonomie që kalon inflacion është më shumë para në qarkullim. Megjithatë, na u desh të siguroheshim që ata që ishin më të prekshëm të kujdeseshin së pari. Prandaj:

Ne e rritëm pagën minimale, pasi ajo ishte lënë e pandryshuar.

Ne e kemi bërë luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit një përparësi qendrore të qeverisjes sonë. Rezultatet janë njohur gjerësisht nga vëzhgues ndërkombëtarë të pavarur. Për shembull, që kur morëm detyrën në vitin 2021, Kosova është përmirësuar me një shifër marramendëse prej 31 vendesh në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, duke arritur rezultatin e saj më të lartë ndonjëherë në indeks. Dhe vetëm këtë javë, Raporti Global i Sigurisë i Gallup e renditi vendin tonë të tretin në botë dhe të parin në Evropë për sa i përket rendit dhe ligjit.

Kur njerëzit e dinë se taksat e tyre po shpenzohen mirë dhe nuk abuzohen, ata bindën më lehtë të paguajnë edhe pjesën e tyre të drejtë në taksa, duke e bërë kështu më të lehtë uljen e informalitetit.

Për shembull, shumë biznese që më parë vepronin në tregun informal tani janë të regjistruara ligjërisht, duke rritur ndjeshëm bazën tonë tatimore dhe duke na lejuar të mbajmë normat e ulëta. Ky regjistrim i rritur i bizneseve përbën të paktën një pjesë të rënies masive të shkallës zyrtare të papunësisë, nga 25.8% kur morëm detyrën, në 10.9% në statistikat e fundit të disponueshme.

Pra, një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbështet popullin e saj duke ulur pabarazinë sociale, në fakt mund ta bëjë këtë pa e çuar borxhin e saj publik në nivele të paqëndrueshme. Kështu arritëm të zbatojmë paketën më të madhe të mbështetjes për koston e jetesës dhe krizën energjetike, sipas Bankës Botërore, dhe rritjen më të lartë të PBB-së në rajon, pa rritur deficitin buxhetor, dhe duke e mbajtur borxhin tonë publik më të ulëtin në Evropë (17% të PBB-së). Me fjalë të tjera, ne po rritemi në mënyrë të qëndrueshme, dhe me ekonominë tonë rritet edhe mirëqenia e qytetarëve tanë. Paga mesatare u rrit me 57% në sektorin privat në 4 vitet e fundit, dhe pagat totale të paguara u rritën me 62% për të njëjtën periudhë, gjë që përfshin edhe vendet e reja të punës të shtuara në ekonomi.

Shpresoj sinqerisht që arritjet që kam përshkruar deri më tani mund të përmbajnë disa mësime të dobishme për vendet e tjera. Por dua gjithashtu të jem shumë i qartë: Lufta kundër pabarazisë është larg të qenit e mbaruar. Ashtu siç presionet inflacioniste në të gjithë botën nuk janë zbutur plotësisht, edhe historia e Kosovës mbi këtë temë është ende duke u shkruar. Ajo që Qeveria jonë ka arritur gjatë katër viteve të fundit është vetëm fillimi, jo fundi i asaj historie. Qytetarët e Kosovës, ashtu si ata të vendeve të tjera, ende kanë nevojë për mbështetje të fortë qeveritare. Prandaj, ne planifikojmë të vazhdojmë me një zgjerim tjetër të madh të mbështetjes për qytetarët tanë gjatë mandatit tonë të ardhshëm katërvjeçar. Shpresoj që këto plane të mund të shërbejnë si një burim shtesë i ideve të frytshme politike, të cilat mezi pres t’i diskutoj me ju ndërsa u përgjigjem pyetjeve tuaja.

Faleminderit shumë.”

/Kosovapress/

The post Kurti në SHBA, prezanton qasjen e Kosovës në përballjen me krizat globale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September 2025 at 21:06



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Donald Trump në Nju Jork, ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë botërorë.

“Krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka deklaruar Osmani pas takimit.

Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë ngjarje vjen në kuadër të aktiviteteve të saj në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Osmani merr pjesë në takimin e Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit

27 September 2025 at 18:01

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, mori pjesë këtë javë në Nju-Jork në takimin e radhës të Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF), ku Kosova është vend partner nga viti 2017.

Osmani u shpreh në një postim në rrjetin social Facebook, se në takim “riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen”.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në Nju-Jork për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë edhe në takimin e liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë në Nju-Jork.

The post Osmani merr pjesë në takimin e Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani, në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork

27 September 2025 at 09:14

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin e liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë në Nju Jork.

Në këtë takim prezent kanë qenë edhe i dërguari special për misione të posaçme, Richard Grenell, Scot Bessent sekretar i shtetit për Thesarin dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Ftesa ka qenë për “US-Western Balkans Roundtable”, nga tre përfaqësues të administratës amerikane: Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin si dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM. Të ftuara kanë qenë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia”, tha Kupina.

Kupina tha se Osmani ka marrë pjesë në pjesën e dytë të takimit për shkak të bisedimeve bilaterale, kurse në këtë takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump.

“Të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale. Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, tha Kupina. /kosovaPress/

 

The post Osmani, në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Nju Jork, takim me Donika Gërvallën

26 September 2025 at 10:33

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Nju Jork me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Takim miqësor pune me Donika Gërvallën, ku jo vetëm rastësia na veshi kuqezi”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali ndodhet në Nju-Jork, si pjesë e delegacionit të nivelit të lartë të kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e dypalëshe, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

/gj.m/j.p/

The post Spiropali në Nju Jork, takim me Donika Gërvallën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nju-Jork, Spiropali: Angazhim për riintegrimin e personave të riatdhesuar nga zonat e konfliktit

25 September 2025 at 22:57
TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm që zhvilloi punimet në Nju-Jork.
Me ftesë të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, ministrja Spiropali iu bashkua konferencës, ku theksoi angazhimin e shtetit shqiptar për riintegrimin e personave të riatdhesuar nga zonat e konfliktit.
“Ndërkohë që sot, programet tona për parandalim, rehabilitim, riintegrim dhe largim nga ekstremizmi njihen e vlerësohen ndërkombëtarisht nga partnerët tanë strategjikë”, theksoi Spiropali.

Spiropali ndodhet në Nju-Jork, si pjesë e delegacionit të nivelit të lartë të kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e dypalëshe, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

/m.m/r.e/a.f-

The post Nju-Jork, Spiropali: Angazhim për riintegrimin e personave të riatdhesuar nga zonat e konfliktit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takon presidentin e Guinea Bissau: Forcim i pozitës ndërkombëtare të Kosovës

24 September 2025 at 22:28

PRISHTINË, 24 shtator /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Osmani tha se ka falenderuar Presidentin Embalo për përkrahjen e tij për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embaló për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në Nju-Jork për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

/Kosovapress/

The post Osmani takon presidentin e Guinea Bissau: Forcim i pozitës ndërkombëtare të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takohet me sekretarin Rubio në Nju Jork: Patëm bisedë përmbajtësore

24 September 2025 at 17:42


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë “përmbajtësore” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara.

Takimi u zhvillua në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa Osmani po merr pjesë në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Me sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti Trump,” shkroi Osmani në Facebook, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e bisedës.

Ky takim vjen pas tensioneve të fundit në marrëdhëniet Kosovë-Shtetet e Bashkuara. Më 12 shtator, Uashingtoni njoftoi pezullimin e Dialogut Strategjik të planifikuar me Kosovën, duke përmendur veprime të qeverisë në detyrë të Kosovës që sipas tij kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar edhe takime të tjera me zyrtarë të shteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit.

❌
❌