Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosova vendos regjim vizash për Fixhin

19 December 2025 at 13:20


Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Fixhit.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Ekzekutivit dhe është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Kosova ka regjim pa viza me 17 shtete që ndodhen në listën e vendeve të BE-së. Për të siguruar një menaxhim të rregullt të emigracionit, Republika e Kosovës synon harmonizimin e plotë të politikës së saj me atë të BE-së, duke filluar nga viti 2025”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Vendosja e regjimit të vizave është pjesë e përpjekjeve për të siguruar kontroll të rregullt të emigracionit dhe për të ruajtur standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza, nis shpërndarja për familjet në nevojë

14 December 2025 at 13:33


Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur në destinacion dhe ka filluar menjëherë shpërndarja e saj.

“Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren”, ka shkruar Gërvalla.

Sipas saj, dërgesa humanitare është në vlerë prej 500 mijë euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.

“E dimë që asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje. Por shpresojmë që kjo ndihmë modeste t’u japë sadopak mbështetje e lehtësim familjeve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, në ditë kur edhe gjërat më bazike mungojnë”, ka theksuar ajo.

Gërvalla ka shprehur gjithashtu mirënjohje për bashkëpunimin ndërkombëtar që e bëri të mundur këtë operacion humanitar.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”, ka përfunduar Gërvalla. /Telegrafi/

Gërvalla uron Rifat Jasharin: Jemi me fat që të kemi, simboli i Kosovës

1 December 2025 at 13:41


Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla ka uruar Rifat Jasharin me rastin e ditëlindjes së tij të 79-të.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka shprehur mirënjohje për vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari, për sakrificën që familja Jashari dha për Kosovën.

“I dashur Baci Rifat, sot, në ditëlindjen tënde, dua të të falënderoj për shumëçka, për një jetë të tërë, që ti dhe familja e madhe Jashari, gjithmonë ia kushtoni Kosovës, por sidomos të të falënderoj që dhimbja e sakrifica, por edhe barra e rëndë që mban mbi supet e tua, nuk të ligështon e as të thyen asnjë herë. Ne jemi me fat që të kemi. Të fortë dhe të qëndrueshëm si një lis që nuk e lëkund era e as shtrëngata sepse i ka rrënjët thellë në zemër të Kosovës dhe lirisë së saj!”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka uruar që Rifat Jashari të jetoj edhe për shumë vite të tjera.

“Të paçim edhe për shumë vite, kështu të fortë, të pathyeshëm nga sfidat, nga vitet e nga vështirësitë, të cilat ende nuk kanë pushuar për Kosovën. E përjetshme është mirënjohja për Ty dhe për të gjithë familjen Jashari, që është jo vetëm krenari, por edhe simbol i Kosovës”, ka shkruar Gërvalla. /Telegrafi/

Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

25 November 2025 at 16:39


Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar sot ligjin që zyrtarisht njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për qytetarët kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.

“Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, ka shkruar Gërvalla, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin mes dy shteteve.

Me këtë vendim, kosovarët që posedojnë patentë-shofer të lëshuar nga institucionet e Kosovës do të mund ta përdorin atë zyrtarisht në territorin e Sllovenisë, pa pasur nevojë për procedura shtesë të njohjes apo konvertimit.

Ky hap pritet të lehtësojë lëvizjen dhe punësimin e mijëra qytetarëve nga Kosova që jetojnë në këtë shtet të BE-së. /Telegrafi/

Gërvalla përfaqëson Kosovën në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë në Romë

17 November 2025 at 08:40


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Romë për të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë, e cila zhvillohet më 17 dhe 18 nëntor 2025.

Sipas MPJD-së, konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë në bashkëpunim me Shoqatën “Dante Alighieri” dhe ka për qëllim promovimin e gjuhës italiane si mjet bashkëpunimi kulturor ndërkombëtar.

Në fokus të këtij evenimenti janë temat e identitetit të përbashkët, dialogut ndërkulturor, paqes, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë kulturore.

“Italofonia do të prezantohet si platformë për zhvillim dhe rritje ekonomike, duke forcuar marrëdhëniet mes shoqërive civile, institucioneve dhe bashkësive që flasin gjuhën italiane anembanë botës”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrja e ministres Gërvalla pasqyron marrëdhëniet e forta kulturore mes Kosovës dhe Italisë, ndërsa ajo do të theksojë rolin e mërgatës shqiptare në Itali si urë lidhëse për bashkëpunim kulturor dhe ekonomik./Telegrafi/

Gjithçka nga mbledhja e KS-së së OKB-së - përplasjet ndërmjet ministres Gërvalla dhe atij serb, Gjuriq dhe deklaratat e përfaqësuesve amerikanë, britanikë e francezë

22 October 2025 at 07:47


Përplasjet ndërmjet ministres Gërvalla dhe atij të Serbisë, Gjuriq në mbledhjen e KS-së së OKB-së dhe

Gërvalla në OKB: “Kosovo Metohija” është shprehje e ambicieve hegjemoniste, Serbia është kërcënim real për rajonin

Një përplasje e ashpër verbale ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Gërvalla, ka mbajtur një fjalim të ashpër në mbledhjen e KS-së së OKB-së, ku ka theksuar se termi “Kosovo Metohije” është një mbetje e gjuhës hegjemoniste serbe dhe një simbol i pretendimeve të Serbisë mbi Kosovën.

“Më lejoni ta sqaroj se nuk ka ‘Kosovë Metohi’. Nuk ekziston, zonja dhe zotërinj. Kosova Metohi është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën. Është gjuha e vjetër e Slobodan Milosheviqit dhe e atyre që ende e ndjekin”, u shpreh Gërvalla.

Ajo tutje potencoi se Kosova është vendi më pro NATO-s dhe më pro SHBA-së në botë.

“Ne jemi vendi më pro-NATO dhe më pro-SHBA në botë. Rreth 13 mijë njerëz u vranë nga mizoritë serbe të nxitura nga Milosheviqi – dhe presidenti i tij gjatë atij gjenocidi ishte Z. Vuçiq, i cili sot është president i Serbisë”, ka shtuar ajo.

Gërvalla ka paralajmëruar se Serbia vazhdon të paraqesë një kërcënim real për rajonin, përmes propagandës së gjerë shtetërore dhe përgatitjeve të mundshme për agresion.

“Ne shohim çdo ditë makinerinë e pamëshirshme të propagandës në mediat e kontrolluara nga Vuçiq, që helmon shoqërinë serbe dhe përhap urrejtje. Në të gjithë Serbinë mund të shihni murale e grafite që thërrasin ‘kur ushtria kthehet në Kosovë’ – jo ‘nëse’, por ‘kur’. Ata nuk i fshehin qëllimet e tyre”, ka theksuar ajo.




Në fund të fjalës së saj, ministrja ka bërë thirrje për dialog të vërtetë me Serbinë, duke kritikuar sjelljen e presidentit Vuçiq si të bazuar në “mashtrim, tradhti ndaj BE-së dhe luftë hibride ndaj fqinjëve”.

“Ne kemi nevojë për një dialog real, jo për mashtrime. Strategjia e Vuçiqit ndaj BE-së është tradhti, ndërsa ndaj fqinjëve – luftë hibride deri në agresion paramilitar”, ka përfunduar Gërvalla.



Gjuriq me propagandë në OKB

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka paraqitur ankesën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe situatën e të drejtave të komunitetit serb.

Gjatë shqyrtimit të raportit periodik për Kosovën, Gjuriq deklaroi se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka shkatërruar 128 institucione që ai i konsideron jetike në komunat me shumicë serbe, duke përfshirë mbrojtjen sociale, postën, pensionet dhe punësimin. Sipas tij, këto veprime po dëmtojnë trashëgiminë e paqes që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti gjatë mandatit të tij të parë për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë

“Të drejtat themelore të serbëve jo vetëm që po injorohen, por po gërryhen sistematikisht. Kjo është një betejë për siguri dhe mbijetesë”, tha Gjuriq.

Ministri serb gjithashtu u fokusua te zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se Lista Serbe ka fituar në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe dhe se fryma serbe në Kosovë vazhdon të jetë e pathyeshme. Ai pretendoi se kjo qëndrueshmëri është një formë mosbindjeje ndaj presionit dhe frikësimit.

Gjuriq ngriti shqetësime edhe për praninë e dronëve luftarakë kamikazë të tipit Skydagger në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke e konsideruar këtë një kërcënim për ambientin e sigurisë. Ai akuzoi përshpejtimin e militarizimit të territorit nga FSK dhe blerjen e pajisjeve të armatosura si rreziqe për stabilitetin lokal.

Në përfundim, Gjuriq përsëriti kërkesën e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, një strukturë që sipas tij do të mbrojë të drejtat e serbëve në vend.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar në OKB: Kosova pa krizë sigurie, UNMIK-u duhet të përfundojë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, dhe përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar, Jennifer MacNaughtan, kanë dhënë mesazhe të njëzëshme për situatën në Kosovë, duke theksuar se vendi nuk ka krizë sigurie dhe se UNMIK-u duhet të përfundojë.

Bartos deklaroi se UNMIK-u ka humbur funksionin e tij fillestar dhe tashmë është bërë “një mision paqeruajtës pa paqeruajtës”.

Ai shtoi se mbi 80 për qind e buxhetit të misionit shkon për pagat e stafit, për funksione që mund të kryhen nga organizata të tjera, dhe se takimet periodike për Kosovën në Këshillin e Sigurimit janë të panevojshme.

Përfaqësuesi amerikan bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin me njohjen e ndërsjellë si qëllim përfundimtar.

Nga ana e saj, përfaqësuesja britanike Jennifer MacNaughtan theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet përkrahëse e palëkundur e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe të rrugës së saj euroatlantike.

“Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës,” deklaroi ajo.

MacNaughtan gjithashtu komentoi sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se llogaridhënia për këtë incident dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë.

Ajo inkurajoi progres të shpejtë drejt formimit të qeverisë në Kosovë dhe përgëzoi mbajtjen e qetë dhe demokratike të procesit zgjedhor lokal.

Përfaqësuesja britanike theksoi se rishikimi strategjik i UNMIK-ut është i nevojshëm dhe është pritur shumë gjatë.

Britania dhe Franca në OKB: Kosova duhet njohur ndërkombëtarisht, kriminelët e Banjskës të gjykohen

Britania e Madhe ka bërë thirrje ndaj shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se njohja është thelbësore për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe zhvillimin e plotë të vendit.

Përfaqësuesja britanike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mbetet përkrahëse e palëkundur e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe të rrugës së saj euroatlantike.

“Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës,” tha ajo.

Britania gjithashtu bëri thirrje që Serbia të dorëzojë Milan Radoiçiqin dhe kritikoi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Përfaqësuesja britanike inkurajoi progres të shpejtë drejt formimit të qeverisë dhe përgëzoi “mbajtjen e qetë dhe demokratike” të procesit zgjedhor lokal.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Francës në OKB, Jay Dharmadhikari, kërkoi që kryesit e sulmit terrorist në Banjskë të sillen para drejtësisë.

“Është e papranueshme që kryesit e sulmit në Banjskë të mbesin në liri më shumë se dy vjet pas këtyre ngjarjeve. Është kritike që të gjithë kryesit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë,” tha Dharmadhikari. /Telegrafi/

Gërvalla në OKB: “Kosovo Metohija” është shprehje e ambicieve hegjemoniste, Serbia është kërcënim real për rajonin

21 October 2025 at 16:56


Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka mbajtur një fjalim të ashpër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ka theksuar se termi “Kosovo Metohije” është një mbetje e gjuhës hegjemoniste serbe dhe një simbol i pretendimeve të Serbisë mbi Kosovën.

“Më lejoni ta sqaroj se nuk ka ‘Kosovë Metohi’. Nuk ekziston, zonja dhe zotërinj. Kosova Metohi është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën. Është gjuha e vjetër e Slobodan Milosheviqit dhe e atyre që ende e ndjekin”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se Kosova është një demokraci e vërtetë perëndimore në Ballkan, me një mbështetje të jashtëzakonshme ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi vendi më pro-NATO dhe më pro-SHBA në botë. Rreth 13 mijë njerëz u vranë nga mizoritë serbe të nxitura nga Milosheviqi – dhe presidenti i tij gjatë atij gjenocidi ishte Z. Vuçiq, i cili sot është president i Serbisë”, ka shtuar ajo.

Gërvalla ka paralajmëruar se Serbia vazhdon të paraqesë një kërcënim real për rajonin, përmes propagandës së gjerë shtetërore dhe përgatitjeve të mundshme për agresion.

“Ne shohim çdo ditë makinerinë e pamëshirshme të propagandës në mediat e kontrolluara nga Vuçiq, që helmon shoqërinë serbe dhe përhap urrejtje. Në të gjithë Serbinë mund të shihni murale e grafite që thërrasin ‘kur ushtria kthehet në Kosovë’ – jo ‘nëse’, por ‘kur’. Ata nuk i fshehin qëllimet e tyre”, ka theksuar ajo.

Në fund të fjalës së saj, ministrja ka bërë thirrje për dialog të vërtetë me Serbinë, duke kritikuar sjelljen e presidentit Vuçiq si të bazuar në “mashtrim, tradhti ndaj BE-së dhe luftë hibride ndaj fqinjëve”.

“Ne kemi nevojë për një dialog real, jo për mashtrime. Strategjia e Vuçiqit ndaj BE-së është tradhti, ndërsa ndaj fqinjëve – luftë hibride deri në agresion paramilitar”, ka përfunduar Gërvalla.

- YouTube www.youtube.com

Ministrja Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

21 October 2025 at 08:38


Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional. /Telegrafi/

Guxo kërkon hetim urgjent, thotë se Exit-Pollet u përdorën për manipulim të zgjedhjeve në Mitrovicë

14 October 2025 at 11:06



Partia Guxo ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me atë që e cilëson si “ndërhyrje të dyshuara dhe manipulime të qëllimshme” gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor në Komunën e Mitrovicës.

Në një reagim publik, Guxo e ka cilësuar situatën si rast të paprecedent dhe ka kërkuar hetim të plotë nga institucionet përkatëse.

“Publikimi i lajmeve dhe rezultateve të rreme, para përfundimit të procesit të votimit, dhe shpërndarja e exit-polleve me dallime skandaloze prej mbi gjashtëmbëdhjetë përqind nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, përbëjnë një rast të paprecedent që cenon drejtpërdrejt integritetin e procesit zgjedhor,” thuhet në reagim.

Partia vlerëson se këto veprime nuk janë rezultat i gabimeve të rastësishme, por përbëjnë një përpjekje të organizuar për të ndikuar në procesin zgjedhor.

“Këto veprime nuk janë thjesht pasojë e ndonjë gabimi teknik apo “huqjeje” të rastësishme, por tregojnë për një inxhiniering të mirëfilltë të ndërhyrjes në zgjedhje, me synim ndikimin në perceptimin publik dhe në rezultatin përfundimtar”, thuhet në reagimin e Guxo-s

Për këtë arsye, Guxo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

“Partia Guxo u bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të paanshme këtë çështje, për të zbardhur përgjegjësitë individuale dhe institucionale”, thuhet në reagimin e partisë Guxo.

Në fund, partia ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të mbrojtur proceset demokratike dhe votën e qytetarëve.

“Ruajtja e besimit qytetar në proceset zgjedhore është shtylla themelore e demokracisë dhe çdo tentativë për ta cenuar atë duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë”. /Telegrafi/


“Diplomaci me kakofoni”, kush flet për Kosovën?

5 October 2025 at 16:05


Për çdo vend, politika e jashtme është karta kryesore e ndikimit dhe sigurisë. Për Kosovën, kjo kartë po luhet në kushte të vështira: sanksione nga Bashkimi Evropian, pasiguri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe sfida të pazgjidhura në dialogun me Serbinë.

Sikur këto të mos mjaftonin, situata komplikohet edhe më nga mungesa e dukshme e koordinimit mes institucioneve dhe paqartësia në përcaktimin e qëndrimeve para partnerëve ndërkombëtarë.

Ish-diplomati Albert Prenkaj thotë se Kosova nuk ka një politikë të jashtme të ndërtuar mbi strategji të qartë dhe aleanca të konsoliduara. Sipas tij, vendit i mungon konvergjenca, bashkëpunimi dhe sinergjia me SHBA-në dhe BE-në.

“Kosova është duke përjetuar një asfiksim, një vetëmbyllje dhe ka humbur relevancën në arenën ndërkombëtare. Ka një mungesë totale koordinimi, një kakofoni në politikën e jashtme, që, për pasojë, ka sjellë sanksione”, thotë Prenkaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Për më shumë se dy vjet, Kosova është nën sanksione të BE-së për shkak të vendimeve të Qeverisë që janë perceptuar si të njëanshme dhe në dëm të komunitetit serb. Së fundmi, edhe SHBA-ja ka pezulluar nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën - të krijuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe - duke shtuar pasigurinë dhe izolimin ndërkombëtar të vendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar ekzistencën e disa dallimeve me SHBA-në, por ka theksuar se Kosova nuk i ka prishur marrëdhëniet me të. Presidentja Vjosa Osmani, në anën tjetër, ka shprehur keqardhje për pezullimin e Dialogut Strategjik dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të forta me SHBA-në.

Në fund të muajit të kaluar, të dy këta udhëheqës dhe shefja në detyrë e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, qëndruan në Shtetet e Bashkuara, derisa zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por të tre me agjenda të ndara prej njëri-tejtrit.

Nga takimet e realizuara, Osmani publikoi fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Gërvalla mori pjesë në një forum të ministreve të Jashtme gra dhe zhvilloi takime të ndara me homologet nga Shqipëria dhe Andorra, ndërsa Kurti shpërndau pamje nga takimet me kongresistë, me studentë, me shqiptaro-amerikanë e të tjerë.

Njoftime për ndonjë takim të Kurtit apo Gërvallës me përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit nuk ka pasur. Ngjashëm as për ndonjë takim të përbashkët të udhëheqësve kosovarë me udhëheqës të SHBA-së apo shteteve të tjera.Me Kushtetuten e Kosovës, nenin 84, politika e jashtme është kompetencë e Presidencës. Por, kjo përgjegjësi shpesh ka shkaktuar edhe tensione me Qeverinë.

Dy udhëheqësit e tanishëm - Osmani dhe Kurti - janë bashkuar në një listë zgjedhore në vitin 2021, duke premtuar një vizion të përbashkët politik.

“Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam para jush - marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetarët, pa dallime, diskriminime e favorizime”, ka deklaruar Kurti në janar të vitit 2021.

Por, rruga e tyre nuk ka qenë gjithmonë e njëjta. Dallimet janë shfaqur në raportet me aleatët, në debatin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për tarifën ndaj mallrave të SHBA-së e për çështje të tjera. Ndonjëherë kanë qenë të hapura, e ndonjëherë më të tërthorta.

Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, këto përplasje në politikën e jashtme nuk janë të reja. Ajo kujton rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kur janë përplasur rreth idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi në vitin 2018. Sipas saj, qasjet e tilla të pakoordinuara e paraqesin Kosovën si shtet të paqëndrueshëm dhe joserioz në sytë e ndërkombëtarëve.

“Për shembull, moskoordinimi i mirëfilltë në kohën kur masat e BE-së janë vënë për Kosovën, sepse ka qenë një periudhë gjashtëmujore prej masave që nuk kanë qenë vendim i Këshillit [të BE-së] e derisa janë bërë... për gjashtë muaj kanë mundur të koordinohen me një diplomaci më të mirëfilltë, në mënyrë që të çoheshin mesazhe të qarta në Bruksel... por të dy, edhe Kurti, edhe Osmani e kanë neglizhuar këtë punë”, thotë Emini.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së Presidentes, Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mësuar mbi prioritetet e politikës së jashtme dhe mënyrat e koordinimit mes tyre, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas Prenkajt, fërkimet mes liderëve nuk janë thjesht dallime mendimesh, por një “luftë për dominancë egosh” që e vështirëson ndërtimin e një vizioni të përbashkët. Edhe Emini e sheh këtë si garë të dëmshme për protagonizëm.

“Ne funksionojmë me politikë të jashtme, e cila formohet në mënyrë ‘ad hock’, në baza ditore politike, për konsum të brendshëm dhe jo për kalkulime të jashtme. Domethënë, është agjendë personale politike e personave të caktuar në Kosovë, është kalkulim politik dhe ego”, thotë ajo.

Prenkaj është i bindur se rruga për rikthimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare kalon përmes përmbushjes së përgjegjësive të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, Kosova duhet të tregojë se është e gatshme t’i zbatojë marrëveshjet.

“Në këtë rast bëhet fjalë për [themelimin e] Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E, pastaj, mund të kërkojmë heqjen e masave [të BE-së], fillimin e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, njohjen në pako të pesë vendeve të BE-së, e kështu me radhë”, thotë ish-ambasadori i Kosovës në Itali.

Prenkaj nënvizon se politika e jashtme duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës - përfshirë komunitetin serb. Çdo qasje konfliktuoze ndaj këtij komuniteti vetëm se do ta thellonte izolimin e vendit, sipas tij.

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që në vitin 2013, por asnjë qeveri deri më sot nuk e ka zbatuar, nga frika se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Trysnia nga BE-ja dhe SHBA-ja ka qenë e vazhdueshme, ndonëse kohët e fundit është zbehur, si pasojë e krizave ndërkombëtare dhe faktit se Kosova funksionon me Qeveri në detyrë që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Eminit, Kosova ka bërë një lëshim të rëndë duke mos ndërtuar asnjë kanal të qëndrueshëm komunikimi me Qeverinë e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, marrë parasysh rolin kyç që ka Berlini brenda BE-së. Kjo, sipas saj, i ka kufizuar dukshëm mundësitë e vendit për të avancuar në agjendën evropiane.

Mungesa e strategjisë vërehet, po ashtu, edhe në Uashington. Që nga viti i kaluar, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi aktive në Shtetet e Bashkuara. Në faqen zyrtare të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk figuron asnjë marrëveshje e tillë aktive, për dallim prej Serbisë për shembull, e cila i ka gjashtë kontrata aktive lobimi - një avantazh i dukshëm në garën diplomatike.

Për të ilustruar se si duhet të funksionojë një shtet i vogël dhe i kufizuar në arenën ndërkombëtare, Emini sjell shembullin e Tajvanit. Ky vend, megjithëse i pambështetur nga shumë shtete dhe jashtë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare për shkak të presionit të Kinës, ka arritur të ndërtojë një politikë të jashtme koherente, falë demokracisë funksionale dhe koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë.

Edhe Prenkaj kujton se shtetet nuk maten me retorikë, por me elemente të prekshme të forcës dhe kapacitetit.

“Me Traktatin e Vestfalisë, që është baza e diplomacisë dhe e së drejtës ndërkombëtare, shtetet janë përcaktuar në bazë të katër prerogativave: territori, demografia, siguria dhe ekonomia. Kosova i ka të gjitha këto, por në masë të vogël krahasuar me vendet e tjera; ndaj, konform këtyre prerogativave, duhet ta marrë rolin e saj në politikën e jashtme dhe në arenën ndërkombëtare”, thotë Prenkaj.

Kështu, të dy ekspertët bien dakord se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që i tejkalon rivalitetet e brendshme dhe e vendos interesin shtetëror mbi egot personale.

Me fjalët e Eminit, Kosova duhet të nisë duke rregulluar gabimet e veta dhe duke bërë çmos për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së, që kanë bllokuar miliona euro dhe takime të rëndësishme. Sipas saj, nuk ka më mbrojtës që ta mbajnë Kosovën mbi supe - çdo energji e huaj ka mbaruar. /REL/

"Bashkë përherë, krah për krah", Gërvalla publikon fotografi nga takimi me Spiropalin

27 September 2025 at 14:39


Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim miqësor dhe pune me homologen e saj nga Republika e Shqipërisë, ministren Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Gërvalla ka ndarë disa fotografi nga ky takim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona.

Ajo ka përcjellë një mesazh të shkurtër "Bashkë përherë, krah për krah"./Telegrafi/



Spiropali në Nju Jork, takim me Donika Gërvallën

26 September 2025 at 10:33

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Nju Jork me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Takim miqësor pune me Donika Gërvallën, ku jo vetëm rastësia na veshi kuqezi”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali ndodhet në Nju-Jork, si pjesë e delegacionit të nivelit të lartë të kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e dypalëshe, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

/gj.m/j.p/

The post Spiropali në Nju Jork, takim me Donika Gërvallën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrat e Jashtëm të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore shënuan 30 vjet bashkëpunim në takimin e Nju Jorkut

25 September 2025 at 12:43


Ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) u mblodhën për takimin vjetor, zhvilluar në kuadër të Sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dje, i bashkëorganizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Kryesimi i SEECP nga Bullgaria.

Sipas një njoftimi për media takimi i bashkëkryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq, dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, shënoi 30-vjetorin e SEECP nën moton “30 Vite të SEECP: Drejt së ardhmes përmes stabilitetit rajonal, sigurisë dhe transformimit të qëndrueshëm”.

Agjenda e diskutimit në Nju Jork pasqyroi këtë fokus drejt së ardhmes, me synimin për të përkthyer prioritetet e përbashkëta në arritje konkrete rajonale. RCC theksoi evolimin tre-dekadësh të SEECP në forumin politik më gjithëpërfshirës të rajonit dhe përsëriti mbështetjen e tij si krahu operacional i procesit, duke ndërtuar ura mes dialogut dhe zbatimit konkret përmes tri shtyllave: smart (digjital dhe inovativ), aftësimi (i orientuar drejt njerëzve) dhe qëndrueshmëria (tranzicioni i gjelbër).

“Pas tridhjetë vitesh, SEECP mbetet platforma jonë politike më përfaqësuese, dhe RCC është këtu për ta kthyer frymën e bashkëpunimit në arritje të prekshme për njerëzit. Kjo do të thotë përforcim i zbatimit praktik: ndërlidhje më të mençura, aftësi më të forta dhe rritje më të gjelbërt, të mbështetura nga besimi dhe siguria. Qytetarët tanë duan prova, jo premtime. Me unitetin e treguar sot në Nju Jork, jam i bindur se mund të shndërrojmë ambicien në veprim dhe ta bëjmë dekadën e ardhshme të bashkëpunimit rajonal me më ndikim deri më tani”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq.

Ministrat e SEECP përgëzuan punën e RCC dhe riafirmuan mbështetjen e tyre të plotë për agjendat rajonale në vazhdim. Për më tepër, ata shkëmbyen mendime për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, përshpejtimin e transformimit të gjelbër dhe digjital, si dhe kthimin e prioriteteve të përbashkëta në arritje konkrete për qytetarët, fushat e përafruara me Strategjinë e re dhe Programin e Punës të RCC 2026–2028, ndërtuar mbi tri shtyllat: I Mençur (Smart), i Aftë dhe i Qëndrueshëm.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, sekretari i Përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq, nënshkroi një Letër Bashkëpunimi me Ivana Zivkoviq, Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe Drejtore Rajonale e PNUD për Europën dhe CIS, duke përcaktuar një kornizë për forcimin dhe strukturimin e bashkëpunimit në mbështetje të qeverisjes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe rezistencës në gjithë Evropën Juglindore.

Ai gjithashtu mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Nismës Adriatiko-Joniane. Vizita e tij në SHBA do të vazhdojë në Uashington. /Telegrafi/

Gërvalla uron Spiropalin për detyrën në krye të MEPJ-së: Çojmë para qëllimet e përbashkëta

20 September 2025 at 16:12

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla uroi ministren Elisa Spiropali për detyrën e re si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gervalla shprehu bindjen se “bashkëpunimi ynë i përditshëm do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet tona dhe do të shërbejë për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta të dy shteteve tona motra dhe të mbarë kombit tonë”.

‘Njëherazi, falënderim i sinqertë për Igli Hasanin për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin e çmuar gjatë gjithë rrugëtimit në këtë detyrë”, shkruan Gërvalla.

Ministrja Spiropali falënderoi Gërvallën për urimin e përcjellë. Spiropali shkruan se është “thellësisht mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin që ndajmë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motra dhe për mbarë kombin tonë”.

“Si gjithmonë, do të jemi krah për krah për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, interesin tonë kombëtar, duke i shërbyer me përkushtim ndërtimit të një hapësire ku fjala ka peshë, ku besimi ndërton ura dhe ku dinjiteti kombëtar shndërrohet në energji zhvillimi për rajonin dhe më gjerë”, shkroi Spiropali.

/m.q/a.f/

The post Gërvalla uron Spiropalin për detyrën në krye të MEPJ-së: Çojmë para qëllimet e përbashkëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Gërvalla: Bllokadës institucionale i dha vulën Gjykata Kushtetuese

7 September 2025 at 15:15

Kryetarja e Guxo, njëherësh ministrja në detyrë e punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se “vulën” e bllokadës institucionale ia dha Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme me kërkesën e Listës Serbe.

Këto komente Gërvalla i bëri në prezantimin e kandidatëve të partisë Guxo për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Gërvalla ftoi Gjykatën Kushtetuese dhe paritë tjera politike që të heqin dorë, sipas saj, nga bllokada e panevojshme dhe sa më para të formohet Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Jemi përballur gjatë ditëve të fundit me një bllokadë të jashtëzakonshme institucionale, të cilës vulën ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme me kërkesën e Listës Serbe. Jemi përballur me një opozitë që nuk është e gatshme ta pranojë rezultatin e 9 shkurtit 2025… Prandaj ftojmë Gjykatën Kushtetuese dhe partitë tjera opozitare që të heqin dorë nga bllokada e panevojshme dhe të formohet qeveria. Mospranimi i rezultatit shpërfaq vetëm dobësinë e skajshme të partive opozitare në Kosovë”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme që ndalon çdo veprim nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë pas ankesës së Listës Serbe.

Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator deri më 30 shtator 2025.

Përndryshe, analistët politikë kanë vlerësuar se koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa nuk i kanë numrat për kromimin e Kuvendit dhe Qeverisë. Ky koalicion për muaj të tërë nuk i kishte votat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit. /kp/

The post ​Gërvalla: Bllokadës institucionale i dha vulën Gjykata Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Gërvalla takon Fajon në Bled, shqyrtohet njohja e patentë shoferëve të Kosovës në Slloveni

2 September 2025 at 09:43

Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve, si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

“Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Fajon për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke e vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si një mike dhe partnere e vendit tonë.

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, citohet Gërvalla në komunikatë. /Telegrafi/

The post Gërvalla takon Fajon në Bled, shqyrtohet njohja e patentë shoferëve të Kosovës në Slloveni appeared first on Telegrafi.

Gërvalla: Të maten mirë, historia mund të tregojë se kur kam kontribuar unë për luftën, disa të tjerë kanë qenë duke pirë qumësht

22 August 2025 at 14:56

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla nga radhët e Listës Guxo është deklaruar sot lidhur me raportimet e mëhershme në media se është dëshmitare në Hagë.

Ajo theksoi se është fushatë që bëhet për denigrimin dhe baltosjen e personalitetit të saj.

“…Nuk jam dëshmitare e Hagës…Pyetni avokatët e të akuzuarve në Hagë se ku figuron emri im, në cilën dëshmi figuron emri im… Është keq kur fushatën kundër një ministri e bazon në gënjeshtra… Sot e tutje do të marr hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht se unë kam dërguar dëshmi në Hagë ose jam dëshmitare…Ndoshta nuk e kanë ditur në fillim të procesit, por sot gjithkush e dinë sepse trajtimi i dëshmive nga ana e akuzës ka përfunduar”, tha Gërvalla.

Ajo po ashtu foli edhe për kontributin e saj në luftën çlirimtare.

“Edhe diçka të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia të tregojë se kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe strukturë disa të tjerë ende kanë qenë duke pirë qumësht”, shtoi Gërvalla. /Telegrafi/

The post Gërvalla: Të maten mirë, historia mund të tregojë se kur kam kontribuar unë për luftën, disa të tjerë kanë qenë duke pirë qumësht appeared first on Telegrafi.

Reagon edhe Adelina Ismaili: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën? Definitivisht duan t’i përmbysin vlerat

21 August 2025 at 19:21

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e saj lidhur me debatet e fundit politike në Kosovë.

“Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën? Definitivisht duan t’i përmbysin vlerat”, shkroi artistja, duke kujtuar figurën e veprimtarit dhe patriotit të madh, i cili u flijua për çështjen kombëtare.

Reagimi i Ismailit vjen në një kohë kur vajza e të ndjerit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla-Schwarz, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme në detyrë, është përfshirë në një debat të ashpër publik. Një ditë më parë, ajo nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Foto: Adelina Ismaili/Facebook

Situata u bë edhe më e ndjeshme pasi bashkëpartiakja e saj, Shqipe Mehmeti Selimi, refuzoi ta votonte, duke u bazuar në disa deklarata të Gërvallës të bëra në vitin 2020 për bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin.

Përmes reagimit të saj, Adelina Ismaili i është bashkuar atyre zërave që e shohin këtë zhvillim si cenim të trashëgimisë dhe vlerave që përfaqëson emri i Jusuf Gërvallës. /Telegrafi/

The post Reagon edhe Adelina Ismaili: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën? Definitivisht duan t’i përmbysin vlerat appeared first on Telegrafi.

“Kurtit s’i intereson konstituimi i Kuvendit”/ Hisen Berisha: S’mund të jetë mbi ligjin, po mban peng Kosovën!

20 August 2025 at 23:51

KOSOVË- Deputetët në Kosovë u mblodhën këtë të mërkurë për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Deputeti i PDK Hisen Berisha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti se interesi i tij është kaosi dhe jo që të ketë konstituim të Kuvendit të Kosovës.

“Koha e abuzimeve ka mbaruar dhe Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit. Kurti nuk ka interes që të konstituojë institucionin. Ai po qeveris në detyrë, po merr vendime po bën abuzime etj…Atij i konvenon që të mos ketë përballje me opozitën, pa pasur llogaridhënie. Po qeveris i pakontrolluar nga Kuvendi. Kjo formë i shërben vetëm atij. Por duhet të kuptojë se nuk mund të jetë mbi ligjin. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese dëshmoi se institucionet e pavarura janë gardiane të rendit”, tha ndër të tjera Berisha.

/abcnews.al/

Nuk mori votat për të qenë kryetarja e Kuvendit, Gërvalla: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

By: redi
20 August 2025 at 21:21

Kuvendi i Kosovës dështoi sot të votonte për kryetare të kuvendit Donika Gërvallën, kjo e fundit ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me fjalë poetësh. Në një postim në Facebook, kryediplomatja e Kosovës në detyrë shkruan se kush u mundua për nder, nder ka gjetë. “E thënë me fjalët e poetit: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe…

Source

❌
❌