Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në janar

By: Rovena
22 December 2025 at 21:14

Turqia pret që faza e dytë e marrëveshjes për armëpushim në Gazë që të fillojë në fillim të vitit 2026, ka deklaruar të hënën ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, pas bisedimeve me zyrtarët amerikanë, të Katarit dhe të Egjiptit në Miami gjatë fundjavës.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Damask, Fidan ka thënë se diskutimet u përqendruan në pengesat për avancimin e marrëveshjes në fazën e saj të ardhshme, duke shtuar se përparësia ishte që qeverisja e Gazës të merrej përsipër nga një grup i udhëhequr nga palestinezët.

Armëpushimi në Gazë ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Në fazën e parë të tij parashihej lirimi i të gjitha pengjeve të gjallë dhe të vdekur. Deri më tani, ka mbetur pa u dorëzuar vetëm edhe një trup pengu i vdekur, për të cilin grupi militant Hamas ka deklaruar se nuk po arrin ta gjejë për shkak të varrosjes nën gërmadha.

Shqiptarja në grevë urie për Palestinën: Historia e Teuta Hoxhës, prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën

22 December 2025 at 20:36


Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e një shqiptare të arrestuar si aktiviste e grupimit kontravers “Palestine Action”, është mjaft e përkeqësuar dhe sipas motrës së saj ajo mund të ndërrojë jetë, nëse qeveria britanikë nuk ndërhynë.

Teuta Hoxha e lindur në Britani, këtë të hënë mbush 30 vjeç, dhe sipas motrës së saj 17 vjeçare, Rahma, në një deklaratë dhënë medias britanike vuan për shkak të grevës së urisë nga dhimbje të vazhdueshme koke, çështje të lëvizshmërisë dhe nuk mund të ngrihet dot për të bërë lutjet fetare si myslimane.

Teuta Hoxha ndodhet në paraburgim prej 13 muajsh dhe procesi kundër saj dhe tetë aktivistëve pro-grupimit Palestine Action, nuk pritet të ndodh deri në prill të vitit të ardhshëm. Ata ndodhen nëpër burgje të ndryshme të Anglisë për vepra panale që variojnë nga hyrje me forcë të supozuara apo dëmtime kriminale ndaj një ambienti në Britani ku prodhoheshin pajisje ushtarake për Izraelin.

Ata i mohojnë të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre. Greva e urisë kërkon dhënien fund të ofrimit nga Britania të ambienteve Izraelit për prodhimin e armëve që furnizojnë Izraelin dhe heqjen nga lista e organizatave të ndaluar zyrtarisht nga Britani të “Palestine Action”, si dhe dhënien fund të keqtrajtimit të të burgosurve dhe lirimin e menjëhershëm me kusht të të ndaluarve.

Ministri britanik i Burgjeve Lordi Timpson , thotë se ministrat nuk do takohen me këta te burgosur dhe Britania ka një sistem drejtësie që bazohet në ndarjen e kompetencave dhe një drejtësi të pavarur që është gur themeli i sistemit tone. Do të ishte tërësisht jo kushtetuese dhe një veprim jo i duhur që ministrat të ndërhynin në proceset ligjore që janë të pa përfunduara.

Ironia është se Teuta Hoxha sot mbush 30 vjeç dhe nuk do të ketë tortë për të festuar nga burgu ditëlindjen e saj në një ditë si kjo, kur ajo është në grevë urie. Për disa ajo nuk është terroriste, por humaniste, ndërsa për disa të tjerë asocjimi i një shqiptare me rrethana të tilla do shtonte më shumë njollosjen e shqiptarëve të Britanisë përveç mëkateve të supozuara në median dhe opinion publik britanik për komunitetin shqiptar.

Before yesterdayMain stream

Plani i paqes për Gazën, Hamasi refuzon çarmatimin

By: Elva
21 December 2025 at 14:30

Sipas të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka përparim në zbatimin e planit të paqes për Gazën të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një postim në rrjetin X, Witkoff bëri të ditur se faza e parë e planit ka sjellë rezultate konkrete, përfshirë zgjerimin e ndihmës humanitare, kthimin […]

The post Plani i paqes për Gazën, Hamasi refuzon çarmatimin appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paqes në Gaza

21 December 2025 at 12:45

FLORIDA, 21 dhjetor /ATSH/- Përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti, Katari dhe Turqia u takuan në Miami të Floridës për të diskutuar hapat e ardhshëm në planin e paqes për Rripin e Gazës, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, sipas “TRT World”.

Takimi u fokusua në vlerësimin e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes, e cila parashikonte kthimin e pengjeve të gjalla dhe dorëzimin e trupave, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli, si dhe në përgatitjet për nisjen e fazës së dytë të planit

Në një postim në X, Witkoff tha se të gjitha palët kishin rikonfirmuar angazhimin e tyre për të zbatuar planin e paqes prej 20-pikash të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ne vazhduam diskutimet mbi hapat e ardhshëm për zbatimin gradual të Planit Gjithëpërfshirës të Paqes për Gazën. Konsultimet e mëtejshme do të vazhdojnë në javët e ardhshme për të avancuar në fazën e dytë”, thuhet në deklaratë.

Katër ndërmjetësuesit dhe garantuesit i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të respektonin angazhimet e tyre dhe të tregonin vetëpërmbajtje.

Faza e dytë e planit kërkon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga territori, krijimin e një autoriteti qeverisës të përkohshëm dhe dislokimin e një force ndërkombëtare.

Ndërkohë, armëpushimi në Gaza mbetet i brishtë, pasi Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje.

“Gjashtë persona u vranë të premten në një sulm izraelit ndaj një shkolle të shndërruar në një strehë për personat e zhvendosur”, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi raportoi se të paktën 401 palestinezë ishin vrarë nga sumet izraelite – që kur armëpushimi kishte hyrë në fuqi.

Tre ushtarë izraelitë janë vrarë gjithashtu gjatë së njëjtës periudhë. //a.i/

The post SHBA – Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paqes në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA-ja synon ta kthejë Gazën në resort luksoz bazuar në projektin "Sunrise"

20 December 2025 at 10:59


Administrata Trump ka zhvilluar një plan ambicioz të quajtur “Sunrise” për Rripin e Gazës, i cili synon të transformojë rajonin në një mënyrë radikale gjatë dy dekadave të ardhshme.

Projekti, që vlerësohet të kushtojë rreth 112 miliardë dollarë, ka për qëllim të krijojë një metropol luksoz dhe modern me teknologji të avancuar, duke e kthyer Gazën në një destinacion unik ndërkombëtar.

Ideja kryesore është propozuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff.

Sipas planit, transformimi i Gazës do të përfshijë pastrimin nga minat dhe eksplozivët, ndërtimin e qyteteve të reja dhe krijimin e nyjeve moderne transporti për të lehtësuar qarkullimin brenda dhe jashtë rajonit, shkruan wallstreetjournal.

Projekti gjithashtu synon zhvillimin e infrastrukturës luksoze, zonave turistike, qendrave teknologjike dhe hapësirave të reja biznesi, duke e kthyer Gazën në një destinacion ekonomik dhe turistik.

Megjithatë, mbeten shumë pyetje të mëdha pa përgjigje. Nuk është e qartë se nga do të vijnë fondet për një projekt kaq të shtrenjtë dhe të madh, dhe gjithashtu nuk dihet se ku do të vendosen banorët aktualë palestinezë gjatë dhe pas zhvillimit të këtij plani.

Kritikat e mundshme për përjashtimin e komunitetit lokal dhe sfidat politike rajonale mbeten çështje të paqartë që mund të ndikojnë ndjeshëm në realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Armëpushimi nuk po funksionon, Izraeli sulmon zonën e banuar në Gaza, 10 persona të plagosur

By: M C
17 December 2025 at 22:10

Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke plagosur të paktën 10 persona, sipas autoriteteve shëndetësore lokale. Incidenti ka ndodhur mbi vijën e armëpushimit të njohur si “Vija e Verdhë”, e cila ndan zonat e kontrolluara nga Izraeli nga pjesa tjetër e territorit.

Drejtori i Spitalit Al-Ahli, Fadel Naeem, konfirmoi se mes të plagosurve ka edhe raste kritike. Ushtria izraelite deklaroi se predha kishte devijuar nga objektivi i synuar, pa dhënë detaje mbi operacionin apo vendndodhjen e trupave.

Ky nuk është rasti i parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, ku zjarri izraelit ka shkaktuar viktima palestineze jashtë “Vijës së Verdhë”. Autoritetet palestineze raportojnë mbi 370 të vdekur nga sulmet izraelite që prej fillimit të armëpushimit, ndërsa Izraeli thotë se shumica kanë qenë militantë të Hamasit. Megjithatë, burime ushtarake izraelite pranojnë se ka pasur raste ku janë vrarë civilë, përfshirë fëmijë dhe familje të tëra.

Armëpushimi në krizë

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit po përballet me vështirësi për të kaluar në fazën e dytë, e cila parashikon vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizuese, një qeverisje teknokratike për Gazën, çarmatosjen e Hamasit dhe tërheqjen e mëtejshme të trupave izraelite.

Izraeli kërkon kthimin e mbetjeve të pengut Ran Gvili përpara se të ecë më tej me marrëveshjen, ndërsa Hamasi kërkon presion ndërkombëtar për hapjen e pikave kufitare dhe lejimin e më shumë ndihmave humanitare. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se mungesa e ndihmës ka përkeqësuar kushtet e jetesës për shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, të zhvendosur kryesisht në kampe me çadra.

Bilanci i luftës

Sulmi fillestar i Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit vrau rreth 1 mijë e 200 persona dhe mori 251 pengje. Që prej atëherë, fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar mbi 70 mijë e 660 viktima palestineze, gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

The post Armëpushimi nuk po funksionon, Izraeli sulmon zonën e banuar në Gaza, 10 persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

E gjeneruar video e çadrave të përmbytura në Gaza

16 December 2025 at 15:00

Pretendimi: Kjo video tregon një familje të përmbytur nga shirat në Gaza

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

————————————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon një familje në Gaza, tenda e të cilëve është përmbytur.

Në 11 dhjetor 2025, shira të rrëmbyeshëm përfshinë Rripin e Gazës, duke përmbytur qindra tenda që strehonin familjet e zhvendosura nga dy vjet luftë dhe duke çuar në vdekjen e një vajze 8 muajshe nga i ftohti.

Një raport i OKB tha se 761 vende zhvendosjeje që strehojnë rreth 850 mijë njerëz janë në rrezik të lartë përmbytjeje dhe mijëra njerëz janë zhvendosur në pritje të shirave të rrëmbyeshëm.

Megjithatë, video që po qarkullon në rrjete sociale nuk tregon pamje nga përmbytjet në Gaza. Në të vërtetë, ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Tregues kryesor i kësaj janë gabimet logjike dhe mospërputhjet me realitetin, si, në këtë rast, koka e ‘fëmijës’ me bluzë të verdhë, e cila është kthyer mbrapsht në mënyrë jo realiste. 

Llogaritë në TikTok po shpërndajnë sasi të mëdha videosh të gjeneruara nga inteligjenca artificiale që imitojnë pamje reale të përmbytjeve nga Rripi i Gazës. Kjo lloj përmbytjeje me përmbajtje AI është e zakonshme gjatë krizave, pasi klipet janë të dizenjuara për të gjeneruar shikime dhe ndjekës.

The post E gjeneruar video e çadrave të përmbytura në Gaza appeared first on Faktoje.al.

GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e një zyrtari të lartë ushtarak

14 December 2025 at 15:37

GAZA, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ –  Kreu i i Hamasit në Rripin e Gazës, Khalil al-Hayya, konfirmoi sot se shefi i prodhimit të armëve të grupit ishte vrarë një ditë më parë në një sulm ajror izraelit në territorin palestinez, siç kishte njoftuar Izraeli.

“Populli palestinez aktualisht po kalon një periudhë të vështirë dhe po vuan jashtëzakonisht (…) me martirizimin e më shumë se 70 000 personave, ku i fundit është komandanti Raed Saad dhe shoqëruesit e tij”, deklaroi Hayya në televizionin ”Al-Aqsa”, kanal i lëvizjes islamikte palestineze.

Izraeli njoftoi dje se kishte vrarë Raed Saad, duke e përshkruar atë si “një nga arkitektët” e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael që shkaktoi luftën në Gaza, dhe duke specifikuar se ai drejtonte selinë e prodhimit të armëve të krahut ushtarak të Hamasit. /Ad.Ab./

The post GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e një zyrtari të lartë ushtarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza, nis shpërndarja për familjet në nevojë

14 December 2025 at 13:33


Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur në destinacion dhe ka filluar menjëherë shpërndarja e saj.

“Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren”, ka shkruar Gërvalla.

Sipas saj, dërgesa humanitare është në vlerë prej 500 mijë euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.

“E dimë që asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje. Por shpresojmë që kjo ndihmë modeste t’u japë sadopak mbështetje e lehtësim familjeve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, në ditë kur edhe gjërat më bazike mungojnë”, ka theksuar ajo.

Gërvalla ka shprehur gjithashtu mirënjohje për bashkëpunimin ndërkombëtar që e bëri të mundur këtë operacion humanitar.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”, ka përfunduar Gërvalla. /Telegrafi/

FOKUS – OBSH: 18 nga 36 spitale në Gaza funksionojnë pjesërisht

13 December 2025 at 18:55

GJENEVE, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesi i Programit Botëror të Shëndetësisë (OBSH) në Territoret Palestineze, Rik Peeperkorn, deklaroi se vetëm 18 nga 36 spitalet dhe 43% e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor në Gaza janë pjesërisht funksionale.

Pavarësisht vështirësive të mëdha, spitali Shifa në Qytetin e Gazës është pjesërisht funksional përsëri.

Peeperkorn deklaroi se ”Gaza mbetet në mungesa serioze të ilaçeve thelbësore dhe furnizimeve mjekësore të nevojshme, ndër të tjera, për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, transplantet e veshkave dhe hemodializën, si dhe kirurgjinë e kujdesit intensiv”.

Edhe pse normat e miratimit për furnizimet janë përmirësuar, procesi i dërgimit të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore në Gaza ka mbetur i ngadaltë dhe kompleks në mënyrë të panevojshme.

OBSH është përballur gjithashtu me vështirësi të konsiderueshme në sjelljen e reagentëve laboratorikë dhe komponentëve thelbësorë të makinerive në Gaza.

Shumë artikuj janë refuzuar sepse klasifikohen si “përdorim i dyfishtë”.

Furnizimet mjekësore duhet të marrin autorizim të përgjithshëm për të hyrë në Gaza dhe të dërgohen shpejt për të përmbushur nevojat urgjente, shtoi Peeperkorn.

Mijëra palestinezë janë strehuar në zonat bregdetare pa sisteme kullimi ose barriera mbrojtëse. Vetëm përgjatë bregdetit të Khan Younis, mbi 4 000 njerëz jetojnë në zona me rrezik të lartë.

Të paktën dhjetë persona thuhet se kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. /os/

The post FOKUS – OBSH: 18 nga 36 spitale në Gaza funksionojnë pjesërisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës!

By: Elva
13 December 2025 at 13:00

Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për palestinezët në Gazën e shkatërruar nga lufta është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës palestineze, njoftoi të shtunën kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në një njoftim në Facebook, Kurti tha se dërgesa në vlerë prej 500 mijë eurove përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe […]

The post Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës! appeared first on BoldNews.al.

Kurti: Anija me ndihma nga Kosova niset nga Turqia drejt Gazës, kjo u bë e mundur pas marrëveshjes së paqes nën udhëheqjen e Trumpit

13 December 2025 at 11:49


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt Gazës.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se edhe pse Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë këtë vendim që në janar, realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lexoni të plotë postimin:

Sapo morëm njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa jonë humanitare, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje.

Edhe pse Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë këtë vendim që në janar, realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza. Na gëzon fakti që jemi qeveria e parë e Republikës së Kosovës që arrijmë të ofrojmë një mbështetje të tillë për banorët e Gazës. Shpresojmë që ajo të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë modeste, në lehtësimin e vuajtjeve dhe në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet për të gjithë.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar. /Telegrafi/





Muaji janar vendimtar për Gazën, SHBA planifikon vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi

By: Elva
12 December 2025 at 22:55

Trupat ndërkombëtare pritet të vendosen në Rripin e Gazës gjatë muajit janar, si pjesë e një plani të ri të SHBA-së për krijimin e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) të autorizuar nga Kombet e Bashkuara. Dy zyrtarë amerikanë, të cituar nga Reuters, thanë se qëllimi është krijimi i një pranie ndërkombëtare për ruajtjen e […]

The post Muaji janar vendimtar për Gazën, SHBA planifikon vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi appeared first on BoldNews.al.

OKB: Numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza vijon të jetë shokues!

By: Rovena
9 December 2025 at 22:42

Qindra fëmijë në Gazë vazhdojnë të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë edhe pas armëpushimit të tetorit, që supozohej të mundësonte rritjen e ndihmës humanitare. Kështu njoftoi këtë të martë, më 9 dhjetor, UNICEF, agjencia për fëmijë e OKB-së.

Sipas UNICEF, vetëm në muajin tetor rreth 9 mijë e 300 fëmijë u trajtuan për kequshqyerje të rëndë akute, një shifër më e ulët se kulmi prej mbi 14 mijë fëmijësh në gusht, por ende shumë më e lartë se gjatë armëpushimit të periudhës së shkurt-marsit.

Zëdhënësja Tess Ingram tha se kjo tregon se ndihmat humanitare nuk janë të mjaftueshme.

“Numri është ende shokues,” tha ajo. “Numri i fëmijëve të pranuar është pesë herë më i lartë se në shkurt, ndaj duhet të shihet një ulje e mëtejshme,” deklaroi Ingram në një konferencë për mediat nga Gjeneva. Ajo përshkroi edhe rastet e të porsalindurve me peshë nën 1 kilogram, duke u përpjekur të mbijetojnë.

UNICEF është në gjendje të dërgojë më shumë ndihma në enklavë, por pengesat mbeten, përfshirë vonesa dhe refuzime të ngarkesave në pikëkalime, mbyllje rruge dhe sfida sigurie. Mishi dhe ushqimet e tjera mbeten shumë të shtrenjta, duke bërë që shumë familje të mos kenë qasje.

“Kemi parë disa përmirësime, por vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha pikat e kalimit të disponueshme drejt Rripit të Gazës të jenë të hapura,” shtoi Ingram.

Në gusht, një monitorues i urisë i mbështetur nga OKB-ja raportoi se rreth 500 mijë njerëz, një e katërta e popullsisë së Gazës, po përjetonin kushte urie. Ekspertët paralajmërojnë se kequshqyerja e fëmijëve mund të ketë pasoja afatgjata.

FOKUS – WSJ: Në Gaza ka 68 milionë tonë mbeturina, të rënda sa 186 ”Empire State”

9 December 2025 at 22:07

NJU JORK, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Lufta në Gaza e ka shndërruar pjesën më të madhe të enklavës në rrënoja, duke gjeneruar afërsisht 68 milionë ton mbeturina, sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Shpërndarja e kësaj sasie rrënojash në mënyrë të barabartë në të gjithë Manhattanin do të linte rreth 97 kg mbeturina për metër katror, ​​ndërsa pesha totale është ekuivalente me atë të afërsisht 186 ndërtesave Empire State ose 162 urave Golden Gate, raporton Wall Street Journal.

Pastrimi i Rripit për të hapur rrugën për rindërtim do të jetë një detyrë kolosale, që pritet të zgjasë me vite dhe të kushtojë mbi një miliard dollarë.

Mijëra sulme ajrore izraelite, të kombinuara me luftime tokësore dhe prishje të kontrolluara, kanë shkatërruar më shumë se 123 000 ndërtesa në Gaza dhe kanë dëmtuar 75 000 të tjera në shkallë të ndryshme, që përfaqësojnë 81% të të gjitha strukturave në enklavë, sipas analizës së fundit të imazheve satelitore të kryera nga Kombet e Bashkuara.

Rrënojat janë të përziera me municione të pashpërthyera: bomba, raketa, raketa dhe predha artilerie që nuk arritën të shpërthejnë.

Ka edhe mbetje njerëzore: trupat e afërsisht 10 000 njerëzve të bllokuar nën rrënoja, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Puna për pastrimin e rrënojave mund të fillojë seriozisht vetëm nëse autoritetet izraelite lejojnë hyrjen në Gaza të makinerive dhe pajisjeve të rënda të nevojshme për të lëvizur mbeturinat dhe për të shkatërruar municionet e pashpërthyera.

Kjo nuk ka gjasa të ndodhë derisa Hamasi dhe Izraeli të arrijnë një marrëveshje mbi fazën e dytë të planit të paqes të përcaktuar nga presidenti Trump.

Bisedimet aktualisht kanë ngecur, pasi Hamasi refuzon të çarmatoset dhe mosmarrëveshjet vazhdojnë se kush do ta kontrollojë përfundimisht enklavën.   /os/

 

The post FOKUS – WSJ: Në Gaza ka 68 milionë tonë mbeturina, të rënda sa 186 ”Empire State” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OKB: Numri i foshnjeve nën peshë në Gaza, në rritje!

By: armand
9 December 2025 at 20:22

Foshnjat në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta, po lindin gjithnjë e më shumë të kequshqyera, sepse nënat e tyre nuk kanë qenë në gjendje të ushqehen në mënyrë adekuate për muaj të tërë gjatë shtatzënisë, tha të martën agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF. Izraeli e kufizoi rëndë aksesin në ushqim […]

The post OKB: Numri i foshnjeve nën peshë në Gaza, në rritje! appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza

9 December 2025 at 15:49

TEL AVIV, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gazetarët ndërkombëtarë ende nuk lejohen të udhëtojnë në mënyrë të pavarur drejt Rripit të Gazës për të vlerësuar situatën atje, pavarësisht armëpushimit.

Gjykata e Lartë në Jerusalem zhvilloi sot një tjetër seancë lidhur me peticionin e Shoqatës së Shtypit të Huaj (FPA), e cila kërkon akses për gazetarët në zonën e mbyllur bregdetare.

Gjykata i dha sërish qeverisë izraelite një shtyrje tjetër për paraqitjen e qëndrimit të saj.

Sipas FPA-së, kjo është hera e nëntë që shtyhet afati që prej dorëzimit të peticionit në shtator të vitit të kaluar.

Qeveria ka afat deri më 21 dhjetor për të dorëzuar me shkrim pozicionin e saj.

Në një deklaratë, Shoqata e Shtypit të Huaj e quajti situatën “përtej absurdit”.

“Jemi të zhgënjyer që qeveria vazhdon të tërheqë procesin dhe thellësisht të dëshpëruar që gjykata e lejon këtë,” thuhet në deklaratë.

FPA-ja shton se këto vonesa të përsëritura “i kanë privuar njerëzit në mbarë botën nga një pasqyrë më e plotë e kushteve në Gaza dhe kanë tallur procesin ligjor”.

Aksesi në Rripin e Gazës kontrollohet plotësisht nga Izraeli.

Që nga fillimi i luftës në Gaza mbi dy vjet më parë, gazetarët e huaj kanë mundur të vizitojnë territorin vetëm në raste të rralla dhe gjithmonë të shoqëruar nga ushtria izraelite, duke parë vetëm zona të caktuara.

Një armëpushim i brishtë është në fuqi që nga 10 tetori.

Në gusht, presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë gazetarët të hyjnë në Rripin e Gazës./   /Ad.Ab./

The post TEL AVIV – Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

By: Elva
8 December 2025 at 17:50

Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë bërë të ditur se të paktën 376 palestinezë janë vrarë dhe mbi 980 janë plagosur që nga 10 tetori, data kur hyri në fuqi armëpushimi në enklavë. Njoftimi u bë publik nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës të hënën, e cila paralajmëron se situata humanitare mbetet kritike pavarësisht ndërprerjes së […]

The post Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza

7 December 2025 at 15:04

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të dielën se pret që së shpejti të kalojë në fazën e dytë të armëpushimit në Gazë, por ka paralajmëruar se negociatat do të jenë “po aq të vështira” sa faza e parë.

“Ne e përfunduam pjesën e parë, siç e dini, dhe pastaj shumë shpejt presim të kalojmë në fazën e dytë, e cila është më e vështirë, ose po aq e vështirë”, ka deklaruar ai pas një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Sipas fazës së parë të planit të paqes prej 20 pikash të presidentit të SHBA-së Donald Trump, luftimet u ndalën dhe dhjetëra pengje të mbajtura në Gazë u shkëmbyen me qindra palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Izraeli dërgoi një delegacion javën e kaluar në Egjipt për bisedime mbi kthimin e eshtrave të pengut të fundit.

Faza e dytë përfshin vendosjen e një force ndërkombëtare sigurie në Gazë, formimin e një qeverie të re teknokratike për territorin, çarmatosjen e Hamasit dhe një tërheqje përfundimtare të forcave izraelite.

Netanyahu ka theksuar gjithashtu rëndësinë e zbatimit të një faze të tretë.
“Kjo është për të deradikalizuar Gazën, diçka që edhe njerëzit besonin se ishte e pamundur”, ka thënë ai.

“U bë në Gjermani, u bë në Japoni, u bë në shtetet e Gjirit, mund të bëhet edhe në Gazë, por sigurisht që Hamasi duhet të shpërbëhet”, ka shtuar ai.

Netanyahu pritet të takohet me Tumpi në Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit.

“Ne duhet të sigurohemi që të arrijmë të njëjtat rezultate në fazën e dytë dhe kjo është diçka që mezi pres ta diskutoj me presidentin Trump”, është shprehur Netanyahu.

Udhëheqësi i Katarit: Armëpushimi në Gazë është në një moment kritik

By: Rovena
6 December 2025 at 17:31

Kryeministri i Katarit tha të shtunën se armëpushimi në Gazë ka arritur në një “moment kritik” ndërsa faza e parë e tij po mbaron.

Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në një konferencë në kryeqytetin e Katarit, tha se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, të udhëhequr nga SHBA, po punojnë për të ndërtuar rrugën përpara drejt fazës së dytë për të përforcuar marrëveshjen.

“Ajo që sapo kemi bërë është një pauzë,” tha ai në Forumin e Dohas. “Nuk mund ta konsiderojmë ende një armëpushim.”

“Një armëpushim nuk mund të finalizohet nëse nuk ka një tërheqje të plotë të forcave izraelite, nuk ka stabilitet në Gazë, njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin, gjë që sot nuk është,” tha ai.

Ndërsa armëpushimi ndaloi luftimet e ashpra të luftës dyvjeçare, zyrtarët e shëndetësisë në Gazë thonë se mbi 360 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që kur armëpushimi hyri në fuqi në tetor.

Në sulmet e reja, dy palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në veriperëndim të qytetit të Gazës, njoftoi Spitali Shifa.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli. Por ushtria izraelite thotë se ka kryer një numër sulmesh ndaj palestinezëve që kalojnë vijat e territorit të përcaktuar nga armëpushimi që  kontrollohet nga Izraeli në Gazë.

❌
❌