Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, bëri të ditur se shumë shpejt në Washington do ta nënshkruajnë edhe heqjen reciproke të vizave me Bahamas, shtetin që së fundmi e njohu shtetësinë e Kosovës.
“Vazhduam në Bahamas ku morëm njohjen nga ky shtet. Lidhjen e marrëdhënieve diplomatike dhe po ashtu kemi arritur dakordim me kryeministrin e Bahamas për heqjen reciproke të vizave që është një lajm shumë i mirë dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhet së shpejti këtu në Washington D.C”, deklaroi Osmani pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit.
Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani të premten e 19 dhjetorit.
Ajo ka bërë të ditur se në kryeqytetin e Bahamas ka nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me ishullin që gjendet në Karaibe.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.
Presidenca njofton se gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e Presidentit Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.
Presidentja Osmani foli poashtu edhe për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë në rajon, si dhe për rëndësinë e shtyrjes përpara të Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, si një platformë thelbësore për forcimin e partneritetit dypalësh dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gatishmërinë për të vazhduar punën e ngushtë me Administratën e Presidentit Trump, siç është reflektuar përmes heqjes së tarifave për produktet amerikane, marrëveshjes për shtetasit e vendeve të treta, linjëzimit me politikën e jashtme amerikane, harmonizimit të plotë të listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të Presidentit Trump, si dhe përmes veprimeve të tjera që dëshmojnë mbështetjen e Kosovës për Administratën e Presidentit Trump.
Në këtë takim, Presidentja ka ngritur çështjen e shkeljeve flagrante nga ana e Serbisë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke kërkuar përkrahjen e Administratës Trump për këtë çështje.
"Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja shprehi mirënjohje ndaj politikës së qartë të Administratës Trump që dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke dhe për faktin që janë përjashtuar idetë e rrezikshme për ndryshime të kufijve apo ndarje. Kjo qasje, shtoi ajo, është e domosdoshme, në mënyrë që të ruhet paqja e stabiliteti në rajonin tonë", vijon tutje njoftimi i Presidencës.
Në takim me Zëvendës Sekretarin Landau, që përbën takimin e dytë bilateral brenda këtij viti, Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova do të vazhdojë të ecë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatin e përhershëm të Kosovës./Telegrafi/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar moment historik për vendin njohjen nga Bahamet. Ajo ka theksuar se kjo njohje ka ardhur pas një pune të gjatë dhe angazhimi të madh të Presidencës.
“Ky është një moment historik i jashtëzakonshëm për të arriturat e vendit tonë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që, pas një pune të gjatë dhe angazhimi të madh e intensiv të presidencës, sot kemi nënshkruar marrëveshjen për njohje së bashku me kryeministrin Davis dhe gjithashtu marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike”, ka deklaruar presidentja Osmani.
Më tej, ajo ka shtuar se gjatë takimeve janë diskutuar mënyrat për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme:
“Kemi pasur po ashtu një takim të jashtëzakonishëm, ku kemi diskutuar si mund t'i thellojmë raportet tona në fusha të ndryshme të interesit dypalësh. Ka vërtet potencial të madh që shtetet tona të afrohen edhe më shumë e ta përkrahin njëra-tjetrën edhe më shumë. Jemi shumë mirënjohës për angazhimin e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bahamas, të cilët i kemi takuar edhe në New York. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe komunikimit të përditshëm kemi arritur të organizojmë këtë vizitë, e cila rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme dhe do të sjellë shumë të mira të tjera në raportet tona”, ka thënë Osmani.
Presidentja tutje e ka falënderuar popullin e Bahamas, teksa ka theksuar se shumë shpejt do të mirëpres kryeministrin Davis në Kosovë.
“E falënderoj edhe njëherë shtetin dhe popullin e Bahamas, një popull të mrekullueshëm. Shumë shpejt do të mirëpresim kryeministrin Davis në Republikën tonë. Lajmet e mira për vendin tonë nuk do të ndalen”, ka deklaruar Osmani.
Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani të premten.
Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë njohje vendim historik.
“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”.
Në një konferencë për shtyp bashkë me Osmanin, kryeministri Davis tha se Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm.
“Ky është, pa asnjë dyshim, një moment historik për të dyja vendet tona dhe popujt tanë”, tha Davis.
“Nuk ka dyshim se ky është fillimi i një marrëdhënie që ne do të synojmë ta forcojmë. Ka shumë fusha ku ne mund të zhvillojmë bashkëpunim, posaçërisht në një botë ku ka sfida gjeopolitike, të cilat në prekin që të gjithëve”, shtoi ai./Telegrafi/
Shteti i Bahamas, në Karaibe, ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 121-të që merr këtë vendim. Lajmi u bë i ditur të premten nga presidentja Vjosa Osmani. Në një njoftim në rrjetet sociale, Osmani bëri me dije se marrëveshja për njohjen e Kosovës u arrit në Nasau, kryeqytetin e Bahamas. […]
Shtetit i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Bahamasit, Philip Davis firmosën marrëveshjen për marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.
“Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.
“Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!
Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”, vijon Osmani reagimin e saj.
“Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.
Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.
Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv. Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ai./ KP
Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Presidentja Vjosa Osmani bën me dije se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Të dyja shtetet kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit…
Një ditë pasi u bë publike se në fund të janarit do të hiqen masat e fundit ndëshkuese ndaj Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar liderët e Bashkimit Evropian.
E para e shtetit, të mërkurën në mbrëmje dha lajmin se në përfundim të Samitit BE–Ballkani Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen.
Ajo sqaroi se një pjesë e masave hiqen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet në fund të janarit.
E sot, presidentja në një postim në Facebook tha se takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin.
“Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës. Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës”, shkruan Osmani. /Telegrafi/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas samitit të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor ka bërë të ditur se në fund të janarit do të hiqen masat e fundit ndëshkuese ndaj Kosovës.
Osmani, ka njoftuar nga Brukseli se në përfundim të Samitit BE–Ballkani Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen.
Ajo sqaroi se një pjesë e masave hiqen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet në fund të janarit.
E derisa presidentja e Kosovës po jepte lajmin, aty ndërhyri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot. I ka zhbllokuar të gjitha fondet e bllokuar për kaq kohë...e lerë çfarë thotë, kemi lajme, s’kemi lajme, ka kjo lajme dhe është merita e kësaj qind për qind, bravo të qoftë”, tha Rama.
Tutje kryeministri shqiptar me shaka theksoi “ti e din që unë s’të du, po të vërtetën duhet me thanë”.
Ndërkaq, më pas presidentja e vendit, Osmani falënderoi kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për përkrahjen. /Telegrafi/
Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa 205 milionë euro ndihmë financiare pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Lajmi u konfirmua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi se fondet do të dalin nga 216 milionë eurot e planifikuara për Kosovën, pas vendimit për heqjen e pjesshme të masave.
“Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm,” ka shkruar Von der Leyen në platformën X.
Ajo e ka cilësuar këtë zhvillim si lajm të mirë, duke theksuar se procesi do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të masave të vendosura nga BE-ja.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese deri në fund të janarit.
Pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel, Osmani ka deklaruar se ka marrë konfirmim të drejtpërdrejtë nga Von der Leyen për heqjen e plotë të masave gjatë muajit janar.
Të martën, BE-ja hoqi një pjesë të masave të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023.
Sipas një letre nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i BE-së, Gert Jan Koopman, janë liruar mjetet financiare për katër projekte, pas vlerësimit se ka pasur një “transferim të duhur të pushtetit lokal në veri” pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor.
Masat ndëshkuese ishin vendosur në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa vendimi për heqjen graduale të tyre shihet si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi.
Good news for Kosovo!
The transfer of local governance in the north after the recent local elections was peaceful.
Thanks to this, I am glad to announce that we are moving forward to lift the measures on Kosovo.
We are programming €216 million of financial assistance.
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve anëtare publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën riafirmuan angazhimin e tyre të plotë për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Një pjesë e deklaratës i dedikohet dhe marrëdhënieve diplomatike Kosovë – Serbi. Drejtuar Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, liderët e BE-së theksojnë se dy vendet po pengojnë integrimin e njëri-tjetrit dhe kjo për shkak të raporteve të tensionuara.
“Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre evropiane. Të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të zbatohen, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj. Mbështetja në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor kushtëzohet me angazhimin konstruktiv të partnerëve, me përparim të matshëm dhe rezultate konkrete në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet në këtë deklaratë.
Theksojmë se në këtë samit Serbia nuk mori pjesë, një mungesë kjo që u theksua dhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.
“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç kur njoftoi se nuk do të merrte pjesë.
Kosova ndërkohë është i vetmi vend pjesëmarrës në këtë samit, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022. E përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani, kjo e fundit injoroi plotësisht mungesën e Serbisë në samit. Teksa u pyet nga gazetarët për këtë mungesë, ajo tha se nuk e kishte vënë aspak re.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas. ”Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk beson se do të ketë tërheqje të trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, pavarësisht diskutimeve që kanë pasuar publikimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara.
E pyetur në një intervistë për Bloomberg më 17 dhjetor 2025, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, Osmani tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dhe mbetet rajon shumë i rëndësishëm për SHBA-në dhe për presidentin amerikan Donald Trump.
Ajo theksoi se Kosova është një histori suksesi amerikan dhe se ka gëzuar mbështetje dypartiake nga Uashingtoni. Sipas saj, shpallja e pavarësisë ndodhi gjatë një administrate republikane, ndërsa edhe gjatë mandatit të parë të Trumpit u shënuan suksese të rëndësishme për Kosovën. Osmani shprehu bindjen se edhe në mandatin e dytë të Trumpit mund të ketë përparim në çështje të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
Presidentja vlerësoi se prania amerikane në rajon, ndonëse me rreth 500–600 trupa, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Ajo theksoi se kjo prani përbën pengesën dhe parandalimin më të fortë ndaj çdo përshkallëzimi të mundshëm të situatës në rajon.
Duke folur për rolin e Trumpit, Osmani tha se ai ka qenë faktor ndihmues për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe se administrata e tij ka treguar vëmendje të veçantë ndaj rajonit, përfshirë edhe përpjekjet për të parandaluar përshkallëzime të fundit.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani tha se pengesa kryesore mbetet lidershipi në Beograd, duke theksuar se Kosova synon që e kaluara të mos përsëritet dhe që gjeneratat e reja të jetojnë në paqe, me perspektivë të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe me bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo kritikoi gjithashtu tolerimin e Serbisë nga Bashkimi Evropian, duke thënë se kjo qasje ka inkurajuar sjellje më agresive në rajon, ndërkohë që Beogradi, sipas saj, nuk rreshtohet me politikat dhe vlerat themelore të BE-së.
Deklaratat e Osmanit vijnë në një kohë debatesh mbi orientimin e ardhshëm të politikës së sigurisë së SHBA-së në Evropë, pas publikimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë, e cila ka ngritur shqetësime për rolin dhe përgjegjësitë e aleatëve evropianë në ruajtjen e sigurisë së kontinentit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.
Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian tashmë janë përmbushur nga institucionet e Kosovës.
Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë Kallas dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në heqjen e plotë të masave dhe avancimin e mëtejshëm të rrugës evropiane të vendit.
Osmani ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe se trajtimi i barabartë në raport me vendet e tjera të rajonit është i domosdoshëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shpreson që së shpejti të hiqen në tërësi masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës më 2023. Këto deklarata ajo i bëri gjatë takimit me presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në Bruksel, në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Një ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është njoftuar nga…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Bruksel u mirëprit nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa.
"Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian. Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian", ka shkruar Osmani. /Telegrafi/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi homologun e saj amerikan, Donald Trump, për mbështetjen e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e gjerë të Evropës.
Osmani, duke folur në një intervistë me Bloomberg TV të mërkurën, tha se prania e trupave amerikane në Kosovë ishte "pengesa dhe parandalimi më i madh i një përshkallëzimi në rajon".
Ushtarët amerikanë janë pjesë e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, që ka qenë në Kosovë që nga fundi i luftës me Serbinë fqinje në vitin 1999, transmeton Telegrafi.
Progresi ekonomik i Kosovës është ngadalësuar nga muaj të tërë të një bllokimi politik, që Osmani tha se shpreson se mund të zgjidhet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Vendi shkon në një votim të dytë të parakohshëm këtë vit pasi fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti nuk arriti të formojë një koalicion shumicë, pasi partitë e shpërfillën stilin e tij të udhëheqjes që ka bezdisur aleatët evropianë dhe amerikanë, shkruan Bloomberg.
Osmani tha se mendon se politikanët kosovarë do të kenë një "qasje më konstruktive" për të punuar së bashku tani.
“Jam shumë, shumë optimiste pasi ne kemi nevojë për institucione në mënyrë që të mund të ecim përpara me projekte të mëdha me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo. /Telegrafi/
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për të marr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Osmani në një intervistë për Euronews u pyet lidhur me anëtarësimin e Kosovës në BE, ndërsa theksoi se ky është fati i Kosovës.
“Absolutisht. Kjo është fati ynë. Është diçka për të cilën kemi punuar për një kohë shumë të gjatë. Dhe, ndonëse praktikisht kemi aplikuar vetëm disa vite më parë, shpresojmë që aplikimi ynë shumë shpejt të jetë në tryezën e anëtarëve të Këshillit. Në fakt, si identitet, si shtet dhe si komb, ne kemi kontribuar në vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian për shekuj me radhë. Prandaj besojmë fuqishëm se, ndonëse është një proces shumë kompleks, nëse do të zbatohej kriteri i bazuar në meritë, Kosova tashmë do të ishte ndër vendet kryesuese.
Megjithatë, në rastin tonë procesi është edhe më kompleks për shkak të pesë vendeve që ende nuk na njohin. Ne shpresojmë sinqerisht që ato do ta kuptojnë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës, por është një domosdoshmëri strategjike dhe një imperativ sigurie për të gjithë kontinentin”, u shpreh presidentja e Republikës së Kosovës.
Siç tha Osmani, nëse shihet se çfarë thotë vetë Bashkimi Evropian për këtë progres, Kosova aktualisht ka një përputhshmëri 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.
“Çdo vendim në këto fusha është plotësisht i harmonizuar, qoftë për sanksionet ndaj Rusisë apo ndaj kundërshtarëve të tjerë të botës perëndimore, si dhe me vlerat që përfaqëson sot Bashkimi Evropian.
Kosova është gjithashtu plotësisht e përafruar sa i përket reformave në sundimin e ligjit. Ne jemi një vend udhëheqës në këtë drejtim. Sipas indekseve ndërkombëtare, si ai i Global Gallup International, i publikuar së fundmi, Kosova renditet e para në Evropë për Indeksin e Sundimit të Ligjit, duke lënë pas të gjitha vendet evropiane, dhe është e treta në botë sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Kjo ka qenë prioriteti kryesor i institucioneve tona. Aktualisht, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ne kemi nivelin më të ulët në rajon. Këto janë disa nga fushat ku kemi punuar shumë. Edhe në aspektin e reformave ekonomike, sipas raporteve vjetore të Bashkimit Evropian, Kosova është më e mira në rajon për reformat administrative. Sigurisht që ende ka disa detyra dhe punë shtëpie për t’u përfunduar”, tha ajo.
Tutje, e para e shtetit tha se mendon që nëse nuk do të kishte komplikime politike që nuk lidhen me reformat, Kosova do të kishte qenë pa dyshim vendi më i avancuar në rajon deri më tani.
“Ne e mbështesim anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Siç thashë, kjo shkon përtej reformave të brendshme të një vendi të caktuar. Nëse duam që Evropa të jetë e tëra, e lirë dhe në paqe – që ishte ëndrra e themeluesve të saj – duhet të kuptojmë se edhe neve duhet të na jepet një mundësi për të ecur përpara.
Sigurisht, ne do të donim që edhe Ukraina të përmbushë të gjitha reformat që kërkohen nga të gjithë ne, por kjo është gjithashtu një imperativ sigurie. Kundërshtarë si Rusia, Kina dhe Irani nuk lënë asnjë hapësirë të pashfrytëzuar.... Nuk ka vakum. Nëse Bashkimi Evropian dhe marrëdhënia transatlantike nuk e shtrijnë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, dikush tjetër do të vijë – jo për bamirësi, por për interesa strategjike.
Prandaj, duhet të sigurohemi që, qoftë Ukraina apo Ballkani Perëndimor, të ecin përpara mbi bazën e meritës”, tha ajo. /Telegrafi/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.
Përgjatë samitit, Presidentja do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës.
Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve.
Në agjendën e diskutimeve të Samitit përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat.
Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane.