Nga Damla Doğan Tuncel, KORKUSUZ Në Turqi, shprehja “nuk ka burime” tashmë është kthyer në një refleks politik. Sa herë që pyetet: — nuk ka për pensionistët. — nuk ka për ata me pagë minimale. — nuk ka për studentët, qiramarrësit, të zhyturit në borxhe. Por sapo tema bëhet politika e jashtme, ato burime, që “nuk […]
Nga Basir Çollaku Kongresi Amerikan miratoi një projekt sigurie për rajonin e Ballkanit, me afat 90 ditor, ku përfshiet dhe Shqipëria, për të mbrojtur qytetarët nga qeveritarët e kurruptuar të inkriminuar, ndërtuesit e një ngrehine keqbërëse terroriste. Me emër qeveri. Me lëndë nga Kolumbia, Meksika, Venezuela, Peruja, Ekuadori, Ndranghetta, Sinaloa, Sacra acorona, Cosa Nostra, Dubai, […]
Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, hetimet e SPAK dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ndodhet në një fazë pasigurie përballë goditjeve që po vijnë ndaj kabinetit të tij. Sipas Bushatit, […]
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga lajmi i publikuar një ditë më parë në media, se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dhuruar një avion tip “Airbus” kryeministrit Edi Rama. Mediat turke kanë publikuar ditën e sotme edhe dokumentet e kësaj dhuratë të beftë, që mesa duket do t’ju kushtojë shtrenjtë […]
Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama ka një lloj sensi tërheqje të fuqishme, një lloj magnetizimi njerëzor, për të afruar pranë tij personazhe që kanë shumë pikëpyetje mbi integritetin e tyre. Për disa nga këta personazhe, Rama është justifikuar se “i kanë ngrënë dardha e mollë” pas kurrizit. Ndërsa, për disa të tjerë, ai duket se […]
Imuniteti i zv/kryeministres Belinda Balluku, ka mbetur pezull prej disa ditësh, pasi Këshilli i Mandateve nuk mori një vendim për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj, mbledhjen e kaluar. Pesë anëtarët demokratë të Këshillit, i janë drejtuar me shkresë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku kërkojnë mbledhjen e Këshillit ditën e sotme, (26 dhjetor […]
Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në zyrën e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë mënyrën reale se si ka funksionuar një strukturë e errët pushteti. Sipas tij, fakti që AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, ishte […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vendosur ti dhurojë kryeministrit Edi Rama një avion privat tip “Airbus”. Sipas raportimit të mediave turke, kompania ajrore kombëtare, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e avionit Airbus A319?115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë. ” Dhurata pasqyron angazhimin e […]
Nga Boldnews.al AKSHI në letra ngjan bukur (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), që kryeministri ynë na e shiti si “Shqipëria Digjitale”. Ky institucion sot ka ndryshuar emër dhe vendosësi i këtij emri është vetë ai Edi Rama, ose babai i kësaj krijese të frikshme. Që nga krijimi i saj, plot 780 milionë euro janë […]
Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane, ka një hyrje mbresëlënëse, që të sjell në mend fenomenin “Ergys Agasi” në Shqipërinë e 2025. Hallexhiu i radhës i troket në derë Kumbarit – Don Vito Corleone, dhe nis t’i rrëfejë dramën e […]
Teatri Kombëtar rikthehet në vëmendje pas një mungese të gjatë nga fejsbukët zyrtarë të qeverisë. Këtë herë, përmes një video-performance me “drone drop” mbi një kantier ndërtimi, i cili nuk dallon shumë nga qindra të tjerë në qytet.
Pamja promovohet si reklamë e një “pune” të premtuar që po kryhet – pra një lloj raportimi, në mungesë të llogaridhënies, – ndërsa qyteti vazhdon të ndërtohet dhe qindra leje të reja miratohen, pa pyetur askënd tjetër përveç pushtetit.
Nuk ishte një njoftim ndërtimor, por një akt simbolik: Një rikthim i kontrolluar i çështjes së Teatrit Kombëtar në ekranet e pushtetit.
Me dashje ose pa dashje, Kryeministri – dhe më pas ministri i Kulturës, e pas tyre i gjithë tabori i pushtetit, – na përsërisin prej kohësh të njëjtin mesazh: The show must go on! (Spektakli duhet të vijojë!), për sa kohë ata janë aktorët kryesorë në skenën e pambaruar të teatrit.
Në fakt, e gjithë qeverisja Rama 1, 2 dhe 3 ka funksionuar si skenë e madhe teatrale, ku vetë teatri u shndërrua në njësi marketingu, ndërsa “star-arkitektët” në kukullat e teatrit prej letre.
Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower në të majtë.
Kjo ndodhi pikërisht në mungesë të teatrit si zhanër kritik, si kundër-forcë e pushtetit. Kur teatri real u zhduk, u fshi, u shemb, spektakli institucional zuri vendin e tij.
Tre vjet më parë, më 21 dhjetor 2022, Rama dhe Veliaj – të shoqëruar nga taborët e administratave përkatëse – vendosën atë që e quajtën “gurin e parë të themelit”.
“Baballarët e kombit” në themel të Teatrit të Ri Kombëtar, “më të bukurit dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, sipas logjikës patriarkale të pushtetit: njësoj si kryefamiljari që vendos gurin e parë të shtëpisë.
Tradita, megjithatë, e thotë qartë: Që themeli të qëndrojë, duhet edhe një kurban, përndryshe muret, si ato të Rozafës, bien.
Kurbani i kësaj dysheje, që ka qeverisur Tiranën për 21, nga 35 vitet e tranzicionit shqiptar, ishte ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembën natën.
Ndërsa e shembën, u kujdesën ta kthenin aktin në spektakël: Një mizanskenë dramatike në teatrin e madh të pushtetit, ku ndërthuren korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.
Por akti final nuk ishte vetë shkatërrimi i teatrit; ai duhej edhe legjitimuar estetikisht.
Shembja, në vetvete, nuk mjaftonte. Duhej një imazh i ri, një formë e re, një premtim arkitektonik që ta zhvendoste vëmendjen nga dhuna mbi trashëgiminë drejt admirimit për spektaklin.
Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower anës Teatrit Kombëtar.
Duhej shembur teatri, që spektakli i kullave të merrte skenën. Për shembull, kulla që duhej ta zëvendësonte atë – dhe që do t’i merrte tokën, hapësirën dhe kujtesën, – sot ngrihet 33 kate lart(Pixel Tower, projekt nga Bjarke Ingels për Fusha shpk), deri në kufijtë e pronës, praktikisht ngjitur me të.
Teatri u zhduk që ky spektakël të shtrihej pa pengesë në çdo cep të Tiranës: Një profeci e artikuluar qartë nga protesta 27-mujore e Teatrit, e cila u tall si nostalgji, por rezultoi lexim politik i saktë i së ardhmes urbane.
Kulla ngrihet e qetë, duke na vështruar nga lart me cinizëm pedagogjik, sikur të na thotë: “Kot bëtë zhurmë. Nuk ju mora asnjë metër truall. Ju lashë madje dhuratë projektin më të bukur në Evropë që nga viti 1945. Të ma dini për nder!”
Kjo është arkitekturë disonante: Një formë pushteti që prodhon konflikt me kujtesën urbane, mohon dhunën mbi trashëgiminë përmes estetikës dhe e “ribrendon” shkatërrimin si bujari institucionale – ndërsa publiku ftohet, edhe një herë, të duartrokasë.
Sepse kur pushteti merr rolin e regjisorit, qyteti mbetet skenë, kujtesa dekor dhe qytetarët spektatorë të një shfaqjeje ku humbja prezantohet si fitore.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë mëngjes qytetarët shqiptarë me një urim të veçantë për Krishtlindje.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale, ai shoqëroi urimin me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.
“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, ‘Çeta e Profetëve’, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama, duke ndërthurur mesazhin festiv me vlerën e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ky urim vjen në kuadër të festave të fundvitit, ku Kryeministri ka shpeshherë traditë të ndajë mesazhe reflektuese dhe artistike me qytetarët./euronews/
TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Kreu i qeverisë në mesazhin e urimit publikoi një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.
Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Katolikët mbajtën meshën në mesnatë, ndërsa besimtarët ortodoksë mblidhen sot në meshë për t’ia lënë vendin më pas festimeve familjare.
Nga Andi Bushati Të gjithë ata që u habitën me Diellën sot e kanë një përgjigje. Përtjej bujës së ministres së parë virtuale në histori, që zaptoi në mënyrë sensacionale faqet e shumë mediave të mëdha të botës, fshihej një plan meskin për të vjedhur. Duke prezantuar të parën anëtare të kabinetit, jo prej mishi […]
Dëm i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e dhuruar Carlo Bollinos. Në vijim do t’ju tregojmë se si, duke luajtur vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe ndërhyrjeve në Gjykatë, një faturë tjetër prej 2.9 milionë eurosh është marrë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë për të kompensuar ish-pronarët. Dhe këtë herë skandali […]
Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria që, me rregull, duhet jo vetëm të menaxhonte por edhe të garantonte mosvjedhjen e këtyre fondeve. Për Belinda Ballukun kemi folur dhe do të flasim gjatë. Por sot do të ndalemi te arsyeja se përse ju, të nderuar qytetarë, nuk […]
Vetëm 66.92% e totalit të kuotave të ofruara nga universitetet në Shqipëri janë plotësuar me studentë për vitin akademik 2024–2025. Të dhënat nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe tregojnë se mbi 10 mijë vende studimi kanë mbetur bosh në rang kombëtar. Sipas raportit, universitetet publike dhe private kanë ofruar gjithsej 32 177 kuota, ndërsa […]
Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik. Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të […]
Ndërsa spitali Onkologjik vijon të denoncohet për kushte të rënda, mungesë barnash dhe shërbime të papërshtatshme për trajtimin e kancerit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë sërish për “vizionin e së ardhmes”, duke premtuar inteligjencë artificiale në shëndetësi dhe transformim të QSUT-së. Në një deklaratë nga spitali “Nënë Tereza”, Rama tha se në buxhet […]