Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën më 7 janar lirimin nga qelia të CEO-s së kompanisë Bankers, Hongping Xiao, i akuzuar për mashtrim me të ardhurat, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre. Sipas vendimit të gjykatës, Xiao do të hetohet në masën e “arrestit në shtëpi”. Në njoftimin e shpërndarë nga gjykata […]
Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama ka një lloj sensi tërheqje të fuqishme, një lloj magnetizimi njerëzor, për të afruar pranë tij personazhe që kanë shumë pikëpyetje mbi integritetin e tyre. Për disa nga këta personazhe, Rama është justifikuar se “i kanë ngrënë dardha e mollë” pas kurrizit. Ndërsa, për disa të tjerë, ai duket se […]
Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”. Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, […]
Nga Luljeta Progni Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira […]
Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira pune dhe siguri. […]
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Naftëtarët e shoqërisë “Bankers Petroleum” në Marinzë, protestuan këtë të mërkurë para zyrave të Bankers në Fier, ku kërkuan sërish plotësimin e kërkesave të tyre, për rritjen e pagave dhe trajtim të drejtë e të barabartë për çdo naftëtar.
Pas një ndërprerjeje disaditore të grevës së urisë dhe bojkotit të punës, kreu i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, Dritan Shahu tha se naftëtarët do të vazhdojnë të kërkojnë atë që u takon.
“Kërkojnë dinjitet naftëtarët, të paguhen me paga dinjitoze për sektorin që përfaqësojnë, të trajtohen jo të ndarë, të diferencuar e diskriminuar nga njëri-tjetri apo edhe nga shtetasit e huaj, të trajtohen të gjithë të barabartë.
“Gjithashtu është thënë se e kemi dietën ushqimore 13200 lekë, nuk është kaq, kjo është ajo që ne kemi kërkuar dhe mendohet se do të hyjë në fuqi nga kompania tani, por përsëri nuk është thënë që këtu për katering dhe bankete harxhohen qindra-mijëra dollarë në vit”, tha Shahu.
Sipas medieve, ditën e enjte pritet të zhvillohet një takim në Tiranë mes naftëtarëve dhe kompanisë “Bankers Petrolium”, ku shteti do të përfaqësohet si ndërmjetësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës.
Naftëtarët kanë zhvilluar grevë urie për dy javë, por pa arritur marrëveshje me kompaninë e naftës “Bankers Petroleum”.
Sindikata ka kërkuar: Rritjen e fondit të pagave me 18%, duke shpërndarë rritjen për punonjësit e fushës dhe ata me paga të ulëta; Zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit dhe përshtatjen e profesioneve sipas ligjit për statusin e naftëtarit; Promovimin sipas meritokracisë dhe jo preferencave personale; Shpërndarjen e drejtë të bonuseve, duke shmangur diferencat mes drejtuesve dhe punonjësve; Rritjen e trajtimit ushqimor nga 9000lekë në 13200 lekë në muaj.
TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Pas 17 ditësh, naftëtarët e shoqërisë “Bankers Petroleum” në Marinzë të Fierit, vendosën që të ndërpresin grevën e urisë, për të vijuar me protesta.
Në total kishin hyrë në grevë urie për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës, 10 punonjës, ndërsa pjesa tjetër e punonjësve bojkotuan punën.
Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ata, pasi kanë analizuar ecurinë e grevës dhe përkeqësimin e shëndetit të shtatë grevistëve të mbetur, vendosën ndërprerjen e saj.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, theksoi se “këto ditë naftëtarët janë përballur me stres, ankth, pasiguri dhe presione të shumta për t’u kthyer në punë. Kompania, nëpërmjet nënkontraktorëve, ka ndërtuar skema shfrytëzuese që godasin si punonjësit e nënkontraktorëve, ashtu edhe ata të Bankers, përmes pagave të ulëta, kontratave të përkohshme dhe presionit të vazhdueshëm për rinovim”.
Në këtë vendim sipas tyre ka ndikuar edhe qëndrimi i kompanisë.
“Ajo që kemi marrë nga kompania këto ditë, ka qenë papërgjegjshmëri, heshtje, irnoi dhe intimidim, duke i lënë punonjësit në shesh për ditë me radhë.
“Gjendur në këtë situatë, u vendos që për të mos rrezikuar më tej shëndetin e grevistëve, greva e urisë të mbyllet”, njoftoi sindikata.
Ndërkohë, njoftoi më tej sindikata greva e punonjësve do të vazhdojë të jetë e hapur, dhe tubimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën, më 05.11.2025, ora 12:15, përpara zyrave të Bankers në Fier.
“Tubime të tjera do të pasojnë sipas datave që do të përcaktojë Sindikata”.
Gjithashtu, sindikata bëri të ditur, se dje zhvilluan një takim edhe me Ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ku u ngritën të gjitha shqetësimet e punonjësve dhe u kërkua zgjidhje e menjëhershme e situatës.
Sipas tyre, Ibrahimaj u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luajë rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve.
Sindikata ka kërkuar: Rritjen e fondit të pagave me 18%, duke shpërndarë rritjen për punonjësit e fushës dhe ata me paga të ulëta; Zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit dhe përshtatjen e profesioneve sipas ligjit për statusin e naftëtarit; Promovimin sipas meritokracisë dhe jo preferencave personale; Shpërndarjen e drejtë të bonuseve, duke shmangur diferencat mes drejtuesve dhe punonjësve; Rritjen e trajtimit ushqimor nga 9000lekë në 13200lekë në muaj.
Në ditën e 15-të grevës së urisë, naftëtarët e kompanisë “Bankers Petroleum” e zhvendosën protestën përpara zyrave në Fier.
“Që kur kam filluar punë, më shumë më është rritur tensioni, sesa rroga!”; “Boll më, me mashtrime!”; “Dinjitet për naftëtarët!”, ishin disa nga pankartat që ata mbanin në dorë.
Disa prej grevistëve kishin marrë me vete dhe fëmijët. Ata theksuan se nëse kërkesat e tyre do të vijojnë të injorohen, do ta zhvendosin protestën në Tiranë.
“Do të shkojmë drejt Tiranës dhe do të ngujohemi atje ku është qendra e korrupsionit, para Kryeministrisë. Nuk do ndalemi!” tha Ago Nuhaj, punonjësit e Bankers.
Prej rreth dy javësh naftëtarët e zonës së Patos-Marinëzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë në grevë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.
“Po t’i pyesësh ka punonjës që këtu vazhdojnë të marrin 500, 600, 700 apo edhe 800 euro, ndërkohë punonjësit kinezë apo shtetas të tjerë këtu, marrin deri në qindra mijëra,” theksoi Dritan Shahu, Kryetar i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur.
Vetëm mbrëmë në darkë, më 28 tetor, pranë grevistëve ka ndërhyrë sërish ambulanca. Dy prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë marrë trajtim, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për kujdes më të specializuar në spital.
Gjatë protestës punonjësit theksuan presionet e vazhdueshme që po u bëhen, sipas tyre, nga përfaqësues të kompamisë, për të ndërprerë grevën.
“Kanë dal në fushë, u kanë bërë presion punëtorëve, u kanë vajtur nëpër shtëpia, u kanë gjetur adresën, ku punojnë gratë, burrat, është një zinxhir i tërë i korrupsionit,” vijoi Nuhaj.
Grevistët janë mbështetur në vazhdimësi nga organizata të shoqërisë civile dhe sindikata, të cilat kanë shprehur solidaritet me kauzën e tyre.
“Bashkohuni per të mbështetur punëtorët që po kërkojnë të drejtën e tyre! Zëri ynë bashkë eshtë forcë!” kishte shkruar organizata “Drejtësi Sociale” në rrjetet online.
Më 22 tetor, në një reagim zyrtarë Bankers Petroleum shpjegoi se një takim i mbajtur nga ata me punonjësit në grevë, nuk shkoi mirë. Sipas tyre, ata nuk janë në gjendje të miratojnë rritje pagash, për shkak të presioneve të vazhdueshme financiare, duke përfshirë rënien e çmimeve të naftës, vlerës së këmbimit valutor dhe parashikimet që sugjerojnë një rënie të mëtejshme vitin e ardhshëm.
Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht gjatë muajit shtator, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Punonjës të Bankers i thanë gazetarëve të Citizens, asokohe, se po ndërmjetësonin një marrëveshje.
Por si duket, mos-arritja në një dakordësi i çoi naftëtarët drejt grevës më 15 tetor. Citizens ka raportuar vazhdimisht për ndotjen mjedisore dhe sfidat e banorëve të Patos-Marinzës.
Naftëtarët e “Bankers Petroleum” në Marinzë vijojnë grevën e urisë, ku kanë hyrë në ditën e 12-të, teksa deri tani si kompania kineze, po ashtu edhe institucionet shtetërore janë treguar indiferente ndaj kërkesave të tyre për rritjen e fondit të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e grevistëve vijon të përkeqësohet, […]
“Prej më shumë se 10 ditësh naftëtarët e Bankers janë në një grevë të përgjithshme pa afat,” tha sot Kondi Ilia, Koordinator i “Unionit të Sindikatave”.
Në mungesë të ndërhyrjes institucionale për një ndërmjetësim dialogu midis naftëtarëve dhe kompanisë “Bnkers Petroleum”, aktivistë, naftëtarë dhe përfaqësues sindikatash protestuan sot përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Protesta u thirr nga organizata “Drejtësi Sociale”.
Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë në grevë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.
Më tepër se 20 organizata dhe sindikata i drejtuan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, që qeveria të angazhohet në dialog për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve. Ata kërkojnë rritje të fondit të pagavë nga kompania me 18% dhe shpërndarje e këtij fondi kryesisht te pagat e ulëta.
Grevistët kërkojnë sisteme pagash transparent dhe ngitje në detyrë me mërit.
“Çdo zvarritje në zgjidhjen e konfliktit do të cenonte rëndë jetën dhe shëndetin e punonjësve,” u citua në letrën e hapur.
Renato Tahaj, Inxhinier i Sigurimit Teknik “Bankres Petroleum” analizon se “Bnkers Petroleum” nuk mund të shihet vetëm si kompani private , kur ajo shfrytëzon pasurinë e të gjithë kombit.
“Ju keni studentë të përvitshëm nga Fakulteti i Gjeologji- Minierave dhe nëse ju u gjeni një vend pune, përveç këtyre burimeve që i keni dhënë me koncesion, atëherë do isha dakord; Por nëse këto janë kompani që mund të na paguajnë sa të duan, atëherë na gjeni ju punë ku të shkojmë ne,” tha Tahaj.
Protestuesit përmbyllën se nëse nuk ka asnjë reagim, në javën në vijim grevistët do ta zhvendosin revoltën e tyre përpara Kryeministrisë.
Më 22 tetor, në një reagim zyrtarë Bankers Petroleum shpjegoi se një takim i mbajtur nga ata me punonjësit në grevë, nuk shkoi siç ata parashikuan.
Bankeres vijoi se ata nuk jemi në gjendje të miratojmë ndonjë rritje shtesë, për shkak të presioneve të vazhdueshme financiare, duke përfshirë rënien e çmimeve të naftës në 60 dollarë amerikanë për fuçi dhe parashikimet që sugjerojnë një rënie të mëtejshme vitin e ardhshëm dhe gjithashtu një kurs këmbimi të pafavorshëm të dollarit, i cili ka rritur, sipas tyre, kostot lokale me 30%.
Përshkallëzimi i protestës
Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht në fillim të shtatorit, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Punonjës të Bankers i thanë gazetarëve të Citizens, në fund të shtatorit që po ndërmjetësonin një marrëveshje.
Por si duket, mos-arritja në një marrëveshje i çoi naftëtarët drejt një përshkallëzimi të rezistencës ndaj kërkesave të tyre, duke nisur një grevë urie, më 15 tetor.
Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare.
Por një hetim i Prokurorisë së Fierit ka nxjerrë në pah se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro. Kompania është aktualisht nën hetim për evazion fiskal.
Deri tani janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 persona – kryesisht të huaj – janë shpallur në kërkim.
Citizens ka raportuar vazhdimisht për ndotjen mjedisore dhe sfidat e banorëve të Patos – Marinzës.
Naftëtarët e Marinzës, punonjës të kompanisë Bankers Petroleum, ndodhen tashmë në ditën e tyre të 10-të të grevës së urisë, nëpërmjet të cilës ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rritjen e tyre. Të premten*, përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Hidrokarbureve, të mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile protestuan përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë […]
TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Naftëtarët e kompanisë Bankers Petroleum në Marinzë prej shtatë ditësh janë në grevë urie, pasi kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.
Dritan Shahu, njëri nga naftëtarët i futur në grevë së bashku me kolegët e tij, tha se iu kanë ofruar vetëm të drejtat e trajtimit ushqimor, por kjo gjë nuk zgjidh problemet e tyre.
“Sot kemi pasur një takim me shoqërinë “Bankers” e cila ka kërkuar takim, na dhanë të njëjtën gjë, ofrojnë vetëm të drejtat e trajtimit ushqimor, gjë e cila nuk zgjidh problemet, të cilat ne kemi kërkuar. Të gjithë bashkë ne kemi vendosur që të vazhdojmë grevën deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Shahu.
Shahu theksoi se problem i naftëtarëve vijon që prej vitit 2024 dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje duke bërë që ata të zhvillojnë tubime dhe së fundmi të ndërmarrin aktin e grevës së urisë.
“Ky shqetësim nuk është se ngrihet sot nga ana jonë. Ne kemi që nga viti 2024 me shoqërinë për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve dhe nuk kemi arritur dot një zgjidhje, duke na çuar në disa tubime dhe së fundmi në grevë ”, u shpreh Shahu në një intervistë televizive.
Ai vuri në dukje më tej se një prej grevistëve ka humbur ndjenjat, është shembur në tokë dhe më pas është dërguar në spital ku edhe ka marrë trajtimin mjekësor.
“Ka qenë 3 herë ambulanca pranë ambienteve të grevës. Një grevist i cili ka pezulluar punën sipas vendimit tonë, ka humbur ndjenjat. Nga humbja e ndjenjave është shembur në tokë. Ka thyer edhe krahun. Është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Kjo ka ardhur për shkak të trysnisë, ankthit, stresit dhe prej gjithë kësaj situate të krijuar ka bërë që të humbasë ndjenjat dhe të shembet në tokë”, theksoi më tej Shahu.
Ai shtoi më tej se drejtuesit e kompanisë janë duke ushtruar presion mbi grevsitët në mënyrë që ata të kthehen në punë.
“Përgjatë ditëve të fundit janë kontaktuar punonjësit për t’u rikthyer në vendet e punës, nga shefat dhe menaxherët e tyre. Gjithashtu edhe nga menaxhmenti i lartë ku ka diskutime të përditshme midis drejtuesve kinezë dhe menaxherëve shqiptarë për t’i dhënë fund grevës, duke intimiduar punonjësit që të kthehen në punë. Ka pasur edhe një memorandum ku është thënë që të gjithë ata që mbështesin grevën dhe kanë hyrë në grevë urie pas tre ditëve do të hiqen edhe nga puna, gjë e cila është e paligjshme. Këtu greva është e ligjshme dhe këtu kanë shpallur grevë të gjithë punonjësit dhe do të vazhdojmë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha ai.
Prej gjashtë ditësh vijon greva e urisë e punonjësve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë. Sot, një prej grevistëve ka humbur ndjenjat gjatë qëndrimit në ambientet e jashtme të sindikatës së sektorit hidrokarbur. Raportohet se punonjësi Josif Lino, me detyrë mekanik, është transportuar menjëherë në qendrën shëndetësore të kompanisë, ku ka marrë ndihmë mjekësore. Në […]
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale. Lala tha se dy zyrtarët e lartë që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si […]
Naftëtarë dhe punonjës të tjerë të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë janë futur në grevë urie mëngjesin e së mërkurës. Fillimisht rreth 200 punonjës protestuan përpara zyrave të kompanisë, ndërsa Kryetari i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu thotë se 10 naftëtarë janë futur në grevë urie në një nga zyrat e sindikatës. Gjithashtu, grupet […]
Ndërsa kompanitë e naftës grumbullojnë fitime të majme nga zona naftëmbajtëse e Patos-Marinëzës – madje duke shmangur edhe taksat – banorët vuajnë ndotjen, sëmundjet, papunësinë dhe braktisjen nga shteti.
Në Zharrëz, përroi ku dikur laheshin fëmijët, është kthyer në grykëderdhje mbetjesh hidrokarbure. Banorët, me sytë nga mërgimi, shprehen me dëshpërim nga fakti se industria e naftës u kthye në damkë për ta.
Ata thonë se trojet, shtëpitë dhe produktet bujqësore nuk ua blen njeri nga frika se janë të kontaminuara dhe se jeta pranë puseve është një “minë me sahat” për shëndetin.
Nafta “derdhet lumë“
Zona Patos-Marinëz nuk është zonë gjeografike, por një shprehje e ardhur nga industria e naftës që identifikon zonën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri.
Ajo shtrihet nga qyteti Patosit deri në fshatin Marinëz në verilindje dhe përfshin fshatra të tjerë si Kuqar, Dukas, Sheqishte, Verbas, Zharrëz etj.
Kjo zonë ka rreth një shekull që shfrytëzohet për naftë, teksa gërmimet e para datojnë vitin 1918.
Gjatë diktaturës, fusha naftëmbajtëse u vu në përdorim intensiv nga ndërmarrjet shtetërore. Ndërsa pas viteve ’90, zona tërhoqi interesin e kompanive të huaja.
Sot atje operojnë dy kompani kryesore: Albpetrol, një shoqëri aksionare në pronësi të shtetit shqiptar, dhe Bankers Petroleum, në pronësi të korporatës kineze Geo-Jade Petroleum.
Por pavarësisht se kanë një nëntokë të pasur, banorët e zonës në Patos-Marinëz nuk ia kanë ndjerë ndonjëherë vlerën, përkundrazi.
Më 11 shtator, ekipi i Citizens.al, ishte në fshatin e Zharrëzës ku vizitoi disa prej banorëve dhe konstatoi gjendjen e degraduar të mjedisit.
Në përroin e fshatit kishte derdhje nafte, e cila kishte rrjedhur nga kanalet kulluese për dhjetëra metra duke shqetësuar ndjeshëm banorët aty pranë. Por, sikurse u shprehën ata, ai nuk ishte një rast i izoluar.
“Ai uji është përdorur për të larë enët, për përdorim të përditshëm. Unë vetë aty jam larë, bashkë me bashkëmoshatarët deri nga mosha 12-13 vjeç,” tregoi aktivisti lokal, Saimir Dine.
Përfaqësues të Albpetrolit mbërritën gjithashtu në terren për të inspektuar gjendjen. Citizens.al i pyeti nëse derdhjet vinin nga stacioni i tyre i naftës, rreth 400 metra larg. Por ata mohuan lidhjet dhe refuzuan të jepnin koment zyrtar.
Ndotja e përroit në Zharrëz/Citizens.al
Vizita jonë vijoi tutje. Rreth 700 metra në juglindje nga ura e përroit të Zharrëzës hasëm një pamje aspak të denjë për industrinë e naftës: një pus me cisterna dhe tuba të ndryshkura që të jepte idenë e një rrënoje të vjetër aspak funksionale. Krah tyre nga një godinë e vogël, një roje i përgjumur nga detyra pyeti se për çfarë interesoheshim.
Anë këtij pusi, në një rreze 35 metra, numëruam tetë shtëpi. Dashnor Xhepaj, banor i njërës prej tyre, tregoi i revoltuar se po mendon seriozisht të braktisë gjithçka që ka ngritur si mund i një jete dhe të emigrojë.
“E kam menduar, do të iki jashtë shtetit dhe nuk do të vij më këtu,” tha ai teksa theksoi se as fëmijët e tij, të cilët i ka në emigrim, nuk duan të vijnë në Zharrëz.
Banorët e zonës vuajnë stigmën e produkteve bujqësore, të cilat nevoja i bën që jo vetëm t’i konsumojnë për vete, por t’i kenë burim të ardhurash kryesore. Njëri prej tyre tregoi se në treg u duhet të fshehin prejardhjen e produkteve, pasi ndryshe nuk shiten.
“Kur shesin fruta e perime, fshatarët nuk thonë që janë nga Zharrëza. Askush nuk i blen nëse e mëson që janë nga këtu,” theksoi ai.
Zhvendosja e heshtur
Në një anketë të hapur nga Citizens.al, e plotësuar fizikisht dhe online nga dhjetëra banorë të Zharrëzës, rreth 91% e të intervistuarve pranuan se kanë menduar të largohen nga zona, por zhvendosja duket e pamundur financiarisht.
“Po s’i blen njeri shtëpitë, tokat, unë iki që nesër, por kush i merr ato, kush vjen këtu?!” pyet Hajdar Baha, banor i zonës pranë përroit të Zharrëzës.
Ndërkohë, Dallandyshe Muço rrëfen se mezi e rindërtoi shtëpinë pas shpërthimeve të vitit 2015. Tani, pas shpenzimeve të mëdha, zhvendosja për të është thuajse e pamundur.
“Me këto shpërthime të kanadezit (ish-zotëruesit e Bankers) s’na dhanë lekë për të bërë shtëpitë. Më ranë përdhe muret, me djersën time i kam ribërë,” tregoi ajo.
Rasti që përmendi Muço, i referohej ngjarjes së datës 1 prill 2015, kur dy puse të “Bankers” shpërthyen, duke rrezikuar jetën e shumë banorëve. Aktiviteti i kompanisë u pezullua përkohësisht.
Qeveria deklaroi se kompania ishte “100% përgjegjëse” dhe duhej të dëmshpërblinte banorët, si dhe të paraqiste plane rehabilitimi. Por si duket, ato mbetën deklarata.
Ilustrim, cisterna nafte në Patos-Marinëz/Citizens.al
Shëndeti: Kostoja e padukshme e industrisë së naftës
Në anketën e Citizens.al, 40% e të intervistuarve renditën problemet shëndetësore si sfidën më të madhe të jetesës në zonën e Zharrëzës. Rreth 60% zgjodhën opsionin “probleme të kombinuara”: ndotje akustike, ndotje mjedisore dhe pasoja shëndetësore.
“Një banor i komunitetit, sapo shkon për vizitë në klinikën e Fierit, kur thotë që është nga Zharrëza, mjekët ngrenë duart lart,” rrëfen Qani Rredhi nga “Qendra e Nismave Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit”.
Rredhi tregon se në vitin 2023 komuniteti i zonës vuajti një moment tragjik ku në harkun kohor të vetëm në dy muajve u regjistruan 12 humbje jete me sëmundje kanceri. Ai thotë se shkaktari kryesor i këtyre sëmundjeve është ndotja dhe “fenolët në gjak”.
“Kam shpenzuar më shumë se 10 mijë euro për shëndetin,” pohoi një nga të intervistuarit në sondazhin online të Citizens.al.
Pothuajse çdo familje në Patos-Marinëz është prekur: ose vetë nga problemet shëndetësore, ose nga kostoja financiare për të ndihmuar të afërmit. Saimir Dine përmend të vëllain, të sëmurë me astmë bronkiale.
“Ndotja ka lënë gjurmë te shëndeti i vëllait. Ai është larguar që këtu, nuk kthehet më. Sa herë vjen, e kapin sulmet,” tregon Dine.
Raftet e ilaçeve janë bërë pjesë e arredimit në çdo shtëpi të Zharrëzës dhe fshatrave të zonës Patos-Marinëz.
“Në orën pesë të mëngjesit, ndjehet era më e rëndë. Po të hapësh dyert, nuk durohet. Vetëm dhimbje koke, me paracetamol!” përshkruan gjendjen e mjedisit pranë shtëpisë së tij Hajdar Baha.
Në vitin 2023, Citizens.al raportoi rastin e Dallandryshe Poshnjarit, e cila pretendon tre aborte të ardhura si shkak i ndotjes së lartë në zonë.
Autoritetet publike nuk kryejnë monitorime për gjendjen mjedisore për shkak të mangësive dhe kufizimeve ligjore. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i konfirmoi për Citizens.al se të dhënat e përgjithshme për gjendjen merren nga raportet vetë-monitoruese që dorëzojnë çdo tre muaj kompanitë.
Banesat pranë pusit të naftës së Albpetrol në Zharrëz/Citizens.al
Protestat dhe prapavija e dyshimtë
Më 5 shtator 2025, punonjësit e “Bankers Petroleum” dolën në protestë, duke kërkuar paga më të mira dhe kushte dinjitoze pune. Kompania është aktualisht nën hetim për evazion fiskal.
Teksa ekipi i Citizens ndodhej në terren, naftëtarët konfirmuan se kishin hyrë në bisedime për një marrëveshje, por deri në momentin e botimit të këtij shkrimi asgjë nuk ishte zyrtarizuar.
Ekspertët mjedisorë ngrenë shqetësime edhe për lidhjet mes kompanive të zonës dhe pushtetit vendor.
“Buxhetet për komunitetin ua kalojnë bashkive. Edhe ashtu ato buxhete keqpërdoren. Ne jemi këtu, i kemi parë. Në muajin e fundit të fushatës elektorale, ‘Bankers Petroleum’ asfaltuan rrugë,” thekson Qani Rredhi.
Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare. Por një hetim i Prokurorisë së Fierit ka nxjerrë në pah se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro.
Sipas Rredhit, banorët gjithmonë dyshonin për abuzime nga Bankers, por nuk e kishin imagjinuar përmasën e dëmit të pretenduar nga hetimet të cilat sugjerojnë se kompania shmangu tatimin mbi fitimin dhe përfitoi rimbursime të pajustifikuara të TVSH-së.
Deri tani janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 persona – kryesisht të huaj – janë shpallur në kërkim.
Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, kompanitë Albpetrol dhe Bankers Petroleum nuk iu përgjigjën pyetjeve zyrtare të drejtuara nga redaksia e Citizens.al.
Citizens.al po punon për një artikull që do të nxjerrë në pah ndikimin e jetesës pranë puseve të naftës në zonën Patos-Marinëz, duke përfshirë problematikat mjedisore, shëndetësore dhe sociale që hasin banorët.
Nëse keni një përvojë që mendoni se ka vlerë në këtë raportim, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin.
Naftëtarët e Bankers Petroleum protestuan sot për paga më të mira dhe kushte pune ndërsa kompania është nën hetim për evazion fiskal.
Të organizuar përmes Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur (SSH), dhjetëra punonjësit e “Bankers Petroleum Albania Ltd.” protestuan para zyrave të kompanisë në Marinëz të Fierit.
Kërkesat e tyre përfshijnë rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive të punës, përmirësimin e kushteve të punës dhe njohjen e statusit të naftëtarit.
“Kemi kërkuar rritjen e pagave, sidomos pagave të ulëta, duhet të ulet diferenca ekstreme, që punonjësit të trajtohen njëlloj,” theksoi Kryetari i SSH-së Dritan Shahu gjatë protestës.
Kjo është protesta e dytë e mbajtur nga punonjësit gjatë këtij viti, më herët një protestë e ngjashme u zhvillua më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës. Sipas dokumenteve të rrjedhura në media nga hetimet e nisura ndaj Bankers, drejtori i kompanisë, Hongping Xiao, ishte përpjekur të ndalonte mbulimin mediatik të protestës.
Ndryshe, në protestën e sotme, naftëtarët paralajmëruan nisjen e përgatitjeve për grevë si një hap i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Sekretari i SSH-së, Dritan Rrapushi, tregoi se kompania përfiton prej punësimeve të promovuara nga njerëz të lidhur me inspektorët, të cilët nga ana tjetër nuk kryejnë kontrolle ndaj kompanisë.
“Nuk vijnë të bëjnë punën, por punësojnë njerëzit e tyre në ato zyra dhe ata e kanë të gjithë pushtetin” theksoi Rrapushi.
Punonjësit theksuan gjatë protestës edhe shqetësimet serioze për shëndetin, si pasojë e ndotjes në vendin e punës.
“Gazi HDS është i keq, quhet ndryshe vrasës i heshtur, është i padukshëm. Prej këtij gazi, nga momenti në moment, mund të ikësh nga kjo jetë,” u shpreh një prej naftëtarëve.
Në mes të vitit 2025, hetimet e Prokurorisë së Fierit zbuluan dyshime për evazion fiskal sistematik nga ana e kompanisë Bankers Petroleum për një periudhë 20‑vjeçare.
Kompania, megjithëse kishte realizuar shitje dhe eksporte mbi 532 miliardë lekë gjatë periudhës 2004–2024, kishte deklaruar humbje totale prej rreth 11.7 miliardë lekë çdo vit.
Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë, kompania dyshohet se shmangu pagesat e tatimit mbi fitimin, duke përfituar edhe rimbursime të pajustifikuara të TVSH-së.
Hetimet vijojnë, ndërsa deri tani janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar dhe 5 persona – kryesisht të huaj – janë shpallur në kërkim.
Kompania ka mohuar shkeljet duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet.
Një sërë bisedash të përgjuara mes zyrtarëve të larta të Bankers Petroleum, hedhin dritë mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe si vendoseshin përparësitë në pagesat mujore të kompanisë para se të ndërhynte prokuroria, duke vënë përballë akuzës personat përgjegjës. Në qendër të diskutimeve janë shuma të konsiderueshme që lëvizin përmes një llogarie bankare […]
Ish drejtori i shoqërisë publike të naftës Albpetrol Endri Puka, i njohur si mëkëmbës i Koço Kokëdhimës, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive sa banale aq edhe flagrante me kompaninë private të naftës Bankers Petroleum, nën akuzë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë. Përmes veprimeve korruptive, Puka dhe ‘ustallarët’ e […]