Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

By: V K
25 December 2025 at 12:57

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja u regjistrua më 19 dhjetor, kur punonjësi i Policisë Bashkiake, I.Dh., njoftoi Përgjegjësin e Sektorit, E.V., se shoferi i një kamioni të ushtrisë, i parkuar brenda territorit të Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit, kishte konstatuar shenja të dyshimta që mund të tregonin marrjen e karburantit nga mjeti i punës.

Pas njoftimit, Përgjegjësi i Sektorit së bashku me efektivin P.M. shkuan në ambientet e Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve.

Pas kontaktit me komandantin përgjegjës të mjeteve të ushtrisë, u siguruan dhe u verifikuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ishte parkuar kamioni.

Nga verifikimi i pamjeve filmike rezultoi se kamera monitoruese që mbulonte këtë zonë ishte spostuar qëllimisht.

Një situatë e ngjashme u konstatuan edhe në një tjetër interval kohor, gjatë të cilit me shërbim ishte efektivi i Policisë Bashkiake M.J.

Sipas deklarimit të tij, kamerat u lëvizën pasi dy punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, me iniciale A.B. dhe B.H., kishin kërkuar zhvendosjen e pamjes për të furnizuar automjetin e tyre me një bidon naftë.

Policia Bashkiake, ka nisur procedim disiplinor ndaj efektivit M.J. për shkelje gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa hetimet administrative vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megjithatë, pavarësisht masave të marra, punonjësit e përfshirë kanë kërkuar të paraqiten sërish në punë.

The post Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë appeared first on Albeu.com.

“Do ju çoj në SPAK!”/ Si i kërcënonte Balluku punonjësit e Ujësjellësit në Vlorë

By: Elva
21 December 2025 at 11:51

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe, rreth një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 31 maj 2024 bënte kompetenten dhe kërcënonte punonjësit e Ujësjellësit Kanalizimeve në Vlorë se do t’i çonte në SPAK. Sipas saj, ata […]

The post “Do ju çoj në SPAK!”/ Si i kërcënonte Balluku punonjësit e Ujësjellësit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

‘O Zot’ — arkëtari 88-vjeç i një dyqani në Michigan i ‘tronditur’ nga një dhuratë e papritur prej 1.7 milionë dollarësh

7 December 2025 at 15:31


Punonjësit 88-vjeçar të një dyqani ushqimor në Michigan iu dorëzua një çek i madh prej 1.7 milionë dollarësh të premten, rezultat i një fushate të jashtëzakonshme për mbledhje fondesh nga një i ri australian me një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish në mediat sociale.

“Jo, jo. Faleminderit. O Zot”, tha Bambas, duke fshirë lotët para gazetarëve.

Sam Weidenhofer, 22 vjeç, po përdor platformat e tij të fuqishme për të përhapur mirësi — dhe para — gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.

Ai u takua me Bambas në një dyqan Meijer në Brighton në Michiganin juglindor rreth dy javë më parë dhe regjistroi një video në TikTok për 7.7 milionë ndjekësit e tij, në të cilën pensionisti i General Motors shpjegoi pse ende punon ndërsa i afrohet moshës 90 vjeç, pas vdekjes së gruas së tij, Joan, pas një sëmundjeje kronike në vitin 2018.

“Nuk kam të ardhura të mjaftueshme,” tha Bambas në video.

Nga ana tjetër, Weidenhofer nisi një fushatë online për mbledhje fondesh në GoFundMe, duke i nxitur njerëzit të ndihmonin Bambas.

"Historia e tij është një kujtesë e fortë se shumë nga të moshuarit tanë, veçanërisht veteranët, përballen me sfida të jashtëzakonshme vetëm për të mbijetuar", tha Weidenhofer, i cili është nga Melbourne, Australi, dhe ka më shumë se 10 milionë ndjekës në faqe të ndryshme të mediave sociale.

Përgjigja ishte marramendëse: Më shumë se 15,000 njerëz kanë kontribuar me donacione që variojnë nga 10 deri në 10,000 dollarë.

"Do të thotë një barrë e tmerrshme. Duhet t'i gjej të gjithë dhe t'u them, 'faleminderit", u tha Bambas gazetarëve me shaka.

Ai tha se filloi të punonte në Meijer, një dyqan i madh me ushqime, rroba dhe artikuj të tjerë, në moshën 82 vjeç.

"Unë flas me të gjithë ata që më kaluan në linjën time të arkëtarit sepse më ndihmoi të mos dëshpërohesha për humbjen e saj. U dhashë atyre një pjesë të historisë sime të jetës", tha Bambas, duke iu referuar gruas së tij.

Lexi Wallace, 26 vjeç, e cila dikur ishte një kliente e rregullt përpara se të largohej, hyri në faqen e Facebook-ut të Weidenhofer dhe e nxiti atë të gjente Bambas.

"Mendova se emri i tij ishte Bob. Ai nuk më korrigjoi kurrë. Do të doja shumë të shkoja në Meijer për ta parë", tha Wallace.

Weidenhofer tha se Bambas do të jetë në gjendje të shlyejë 225,000 dollarë borxhe me të ardhurat e papritura. Mënyra se si do t'i shpenzojë pjesën tjetër të parave varet tërësisht nga ai.

"Ndihet si një ëndërr", tha Weidenhofer.

Bambas dëshiron të udhëtojë për të parë vëllain e tij dhe të luajë përsëri golf. Sa i përket punës, ai nuk po e lë ende postin e arkëtarit.

"Ndoshta do të punoj edhe një ose dy muaj dhe do t'i mbyll gjërat", tha ai. /Telegrafi/

- YouTube youtube.com

Lufta me Rusinë, Ukraina mbetet pa punëtorë

By: Elva
30 November 2025 at 10:23

Dezertimi, shmangia e rekrutimit dhe mosha minimale prej 25 vjetësh e shërbimit të detyrueshëm ushtarak kanë kontribuar në një mungesë personeli që po pengon mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, i cili mbush katër vjet në shkurt, nëse nuk arrihet paqja. Por, nevoja e Kievit për të dërguar njerëz në […]

The post Lufta me Rusinë, Ukraina mbetet pa punëtorë appeared first on BoldNews.al.

Favorizuan ndërtime të paligjshme, detyrim paraqitje për një polic dhe 3 punonjës të IMT në Shkodër

4 November 2025 at 11:10

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Shkodër – Lezhë) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Masat u ekzekutuan ndaj:

A.D., me detyrë nënspecialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.

  1. LL., me detyrë inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

J.H., me detyrë inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.

M.L. me detyrë përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

Caktimi i masave të sigurisë vjen pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

AMP njoftoi se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

The post Favorizuan ndërtime të paligjshme, detyrim paraqitje për një polic dhe 3 punonjës të IMT në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Italia hap dyert për punonjësit e huaj, për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore

25 October 2025 at 13:27

ROMË, 25 tetor /ATSH-ANSA/- Italia do të ofrojë viza pune për gjysmë milioni qytetarë jo anëtarë të BE-së për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore.

Qeveria ka miratuar gati 500,000 viza të reja pune për qytetarët jo anetarë të BE-së midis viteve 2026 dhe 2028 – duke filluar me 164,850 leje në vitin 2026.

Ky veprim vjen ndërsa Italia përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në industritë kryesore.

Ky vendim është pjesë e një plani më të gjerë për të balancuar nevojat ekonomike me një kontroll më të rreptë të emigracionit, duke zgjeruar rrugët ligjore të punës, ndërsa vendi shtrëngon hyrjen e parregullt.

Kjo shënon nismën e dytë të më madhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Qeveria italiane ka njoftuar një limit prej 497,550 punonjësish të huaj që do të lejohen në Itali për periudhën 2026-2028. Dekreti, i datës 2 tetor 2025, është botuar në Gazetën Zyrtare më 15 tetor 2025.

Aplikimet për vizën e punës të sponsorizuar nga qeveria u hapën më 23 tetor 2023 dhe do të mbeten të disponueshme deri më 7 dhjetor 2025.

Aplikantët duhet të dorëzojnë formularët e tyre përmes portalit zyrtar online të Italisë dhe t’i finalizojnë ato më 12 janar, 9 shkurt, 16 shkurt dhe 18 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Italia përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në sektorë kyç si bujqësia, ndërtimi dhe mikpritja, kjo iniciativë hap mundësi të konsiderueshme ligjore punësimi sipas një kuadri më të sigurt dhe më të rregulluar. //a.i/

The post ROMË – Italia hap dyert për punonjësit e huaj, për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

23 October 2025 at 20:12

Gjiganti i teknologjisë Meta ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 600 vende pune në njësinë e saj të Inteligjencës Artificiale, si pjesë e një riorganizimi që synon të thjeshtojë strukturën drejtuese dhe të përmirësojë efikasitetin operativ. Sipas raportimeve të CNBC, lajmi u bë publik nga drejtori i njësisë së Inteligjencës Artificiale, Alexandr Ëang, i […]

The post Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive appeared first on BoldNews.al.

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

13 October 2025 at 22:40

Italia po hyn në një fazë të re zhvillimi ku mbrojtja e mjedisit dhe kursimi i energjisë po bëhen thelbësore për ekonominë. Sipas të dhënave të Unioncamere dhe Ministrisë së Punës, deri në vitin 2029 do të nevojiten 2,4 milionë punonjës të rinj me njohuri dhe aftësi për teknologjitë e gjelbra. Profesionet më të kërkuara […]

The post Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj appeared first on BoldNews.al.

KLGJ, plan masash për sigurinë: Punonjës të trajnuar ose policë, kërkojmë 8 godina të reja

By: xhir jeta
13 October 2025 at 11:36

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas mbledhjes urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një grup pune dhe ka miratuar planin e masave për sigurinë në gjykata.

Plani vjen pas alarmit që ngritën gjyqtarët për sigurinë në gjykata, pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me:

-Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë;

-Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë;

-Pas analizimit të informacionit të marrë dhe identifikimit të problematikave dhe nevojave konkrete, ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim:

i) adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës;

ii) sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë e Policisë së Shtetit;

iii) miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë;

-Ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, me përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim hartimin e masave të përbashkëta për sigurinë në sistemin gjyqësor në tërësi;

-Përafrimin e kuadrit ligjor me praktikat më të mira ndërkombëtare, lidhur me sigurinë e gjyqtarëve, stafit mbështetës, si dhe përdoruesve të gjykatës;

-Duke mbajtur në vëmendje detyrimet ligjore dhe punën e nisur nga viti 2021 e në vijim, me qëllim sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme për kushtet e punës dhe sigurisë në gjykata, në bashkërendim me këshillat e secilës gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

-Gjithashtu Këshilli, nxit gjykatat që të marrin masa për zbatimin e projekteve, në mënyrë që fondet e akorduara të realizohen brenda vitit buxhetor;

-Në kuadër të pavarësisë institucionale, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, të kërkojë kalimin në pronësi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të godinave ekzistuese të gjykatave dhe atyre që do të ndërtohen;

-Analizën e të dhënave nga raportimet periodike të gjykatave, me qëllim rritjen e performancës dhe përkushtimit profesional dhe moral të secilit magjistrat;

-Ngritjen e grupeve të punës me qëllim hartimin e propozimeve për ndryshime ligjore në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga të tre shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallëve të Para, si dhe staf drejtues administrativ pranë Këshillit;

-Bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore;

-Nisjen e procedurës për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

9 October 2025 at 20:13

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në qytetin e Vlorës, ku një punonjës i pastrimit është dhunuar barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar. Burime bëjnë me dije se është dhunuar fizikisht Kozma Kukli, rreth 70 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, përballë […]

The post FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

By: Ela
2 October 2025 at 08:41

Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024. Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me […]

The post Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Tarifa e re për vizën e punëtorëve të kualifikuar do të paguhet vetëm një herë

21 September 2025 at 11:58

UASHINGTON, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Pas raportimeve se kompanitë e mëdha amerikane po përpiqeshin të përballonin një tarifë të re të lartë për vizat për punëtorët e huaj të kualifikuar, Shtëpia e Bardhë theksoi se kjo ishte një tarifë e vetme.

Të premten, presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi papritur një tarifë prej 100 000 dollarësh për vizat H-1B, të cilat më parë kushtonin vetëm një tarifë përpunimi prej disa mijëra dollarësh.

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, foli për “100 000 dollarë në vit” në eventin e Shtëpisë së Bardhë ku u prezantua urdhri ekzekutiv.

Të shtunën, media amerikane raportoi se kompanitë e mëdha po i këshillonin urgjentisht punonjësit e huaj të qëndronin në vend dhe se ata që ndodhen aktualisht jashtë vendit duhet të ktheheshin brenda 24 orëve.

Një memo e brendshme e ”Amazon” tha se stafi që nuk mund të kthehej në kohë duhet të qëndronte në vend deri në njoftim të mëtejshëm, raportoi ”Business Insider” duke cituar punonjësit dhe komunikimet e brendshme në kompanitë teknologjike ”Amazon”, ”Meta” dhe ”Microsoft” si dhe në bankën ”JPMorgan”.

Të shtunën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi se 100 000 dollarët “NUK ishin një tarifë vjetore. Është një tarifë e njëhershme që zbatohet vetëm një herë”.

“Ata që tashmë kanë viza H-1B dhe aktualisht janë jashtë vendit NUK do të ngarkohen me 100 000 dollarë për të rihyrë”, tha Leavitt në një postim në platformën e mediave sociale X.

Sipas ”Business Insider”, kompanitë e mëdha amerikane kanë frikë se punësimi i punonjësve të huaj mund të bëhet shumë më i shtrenjtë ose edhe i pamundur në të ardhmen nëse ata duan të rihyjnë në SHBA pas një qëndrimi jashtë vendit./ a.jor.

The post SHBA – Shtëpia e Bardhë: Tarifa e re për vizën e punëtorëve të kualifikuar do të paguhet vetëm një herë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

49% e kompanive japoneze kanë një “plak që nuk bën asgjë”

By: gaze tare
20 September 2025 at 19:17

 Në Japoni ekziston një praktikë e pazakontë në kompanitë tradicionale, ku punonjësit e moshuar qëndrojnë në listën e pagave pa kryer përgjegjësi të mëdha. Ky fenomen njihet me termin “madogiwa-zoku”, që përkthehet si “ata pranë dritares”, duke iu referuar punonjësve që shpesh shihen të mbyllur në zyrë pa shumë detyra operative.

Një sondazh i fundit zbuloi se rreth 49% e kompanive japoneze mbajnë pozicione të tilla, zakonisht për stafin e lartë në fund të të pesëdhjetave ose të gjashtave. Qëllimi është që ata të mund të qëndrojnë të punësuar deri në moshën zyrtare të pensionit, pa u larguar para kohe, ndërkohë që kontribuojnë minimalisht në punën e përditshme.

Megjithëse ndonjëherë kritikohet si joefikase, kjo praktikë është pjesë e kulturës korporative japoneze. Ajo lidhet me respektin për senioritetin, besnikërinë ndaj kompanisë dhe ruajtjen e harmonisë brenda zyrave. Menaxherët e kompanive shprehen se kjo metodë ndihmon të shmangë konfliktet dhe tensionet që mund të lindin nga largimi i papritur i punonjësve të vjetër.

Ekspertët thonë se, përtej kritikave për efikasitetin, “madogiwa-zoku” është një reflektim i vlerave tradicionale japoneze mbi respektin, stabilitetin dhe ruajtjen e marrëdhënieve brenda vendit të punës. Megjithatë, sfida ende mbetet në balancimin e kulturës dhe nevojave moderne për produktivitet.

The post 49% e kompanive japoneze kanë një “plak që nuk bën asgjë” appeared first on iconstyle.al.

BM – Qindra viktima të skllavërisë moderne punojnë në baret dhe hotelet e vendit

17 September 2025 at 07:46

LONDËR, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Qindra njerëz që punojnë në bare, restorante, hotele dhe kampingje në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet se janë viktima të skllavërisë moderne, disa me borxhe deri në 30 000 paund (41 000 dollarë) pasi janë joshur nga premtimet për një jetë më të mirë, sipas një raporti.

Organizata bamirëse ”Unseen” tha se abuzime të ngjashme të dukshme në sektorin e kujdesit në vitet e fundit tani po bëhen të dukshme në industrinë e mikpritjes, me linjën e saj të ndihmës që regjistron një rritje të ndjeshme të viktimave të mundshme të lidhura me rrugën e vizave për punëtorë të kualifikuar.

Vitin e kaluar, 75 viktima të mundshme të skllavërisë moderne në sektorin e mikpritjes raportohet se ishin me këto viza, nga vetëm një në vitin 2023.

Në përgjithësi, midis janarit 2024 dhe qershorit 2025, pati 485 viktima të mundshme të raportuara në linjën e ndihmës së Padukshme që punonin në vende ushqimi dhe pijeje, të cilat mund të përfshijnë restorante për të marrë me vete dhe kompani ushqimi, si dhe bare dhe restorante, dhe 85 në akomodime pushimesh si hotele, motele, kampe dhe qira pushimesh.

Këta përfshinin njerëz me viza për punëtorë të kualifikuar dhe ata me lloje të tjera vizash, ose punëtorë për të cilët informacioni i vizave nuk ishte bërë i qartë në linjën e ndihmës.

Raporti tha se “të njëjtat karakteristika që kanë qenë të dukshme në skllavërinë moderne në sektorin e kujdesit që nga viti 2022 tani janë bërë të dukshme në mikpritje, me punëtorët migrantë që përjetojnë shumë nga të njëjtat abuzime në duart e punëdhënësve të tyre”.

Shifrat e publikuara më parë këtë vit sugjeruan se mijëra punonjës kujdesi kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar vitet e fundit nën sponsorë, licencat e të cilëve u revokuan më vonë, në vlerësime që sugjerojnë shkallën e shfrytëzimit në sistem.

Justine Carter, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive në ”Unseen”, tha se sektori i mikpritjes po tregon “të njëjtat karakteristika” të shfrytëzimit të parë për herë të parë në sektorin e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022.

Ajo tha se “ekziston një ndryshim i madh midis asaj që u premtohet punëtorëve dhe realitetit sapo mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Unseen tha se disa punëtorë janë në borxh ndaj njerëzve në vendin e tyre të origjinës, por të tjerë janë “në një situatë skllavërie borxhi ndaj punëdhënësit të tyre, duke paguar paratë e detyruara gradualisht përmes zbritjeve nga paga”.

Shtetasit indianë u raportuan më shpesh në situata skllavërie moderne në mikpritje, 40%, të ndjekur nga shtetasit e Bangladeshit, 13%.

Ndërsa numri i shtetasve britanikë ishte i ulët, Mbretëria e Bashkuar ishte në katër vendet e para gjatë vitit 2024 dhe gjysmës së parë të vitit 2025, me 17 viktima të mundshme të skllavërisë moderne në mikpritje gjatë dy viteve./  a.jor.

The post BM – Qindra viktima të skllavërisë moderne punojnë në baret dhe hotelet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbretëri e Bashkuar, qindra persona të skllavërisë moderne punojnë në bare dhe hotele të vendit

17 September 2025 at 09:14

Qindra njerëz që punojnë në bare, restorante, hotele dhe kampingje në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet se janë viktima të skllavërisë moderne, disa me borxhe deri në 30 000 paund (41 000 dollarë) pasi janë joshur nga premtimet për një jetë më të mirë, sipas një raporti.

Organizata bamirëse ”Unseen” tha se abuzime të ngjashme të dukshme në sektorin e kujdesit në vitet e fundit tani po bëhen të dukshme në industrinë e mikpritjes, me linjën e saj të ndihmës që regjistron një rritje të ndjeshme të viktimave të mundshme të lidhura me rrugën e vizave për punëtorë të kualifikuar.

Vitin e kaluar, 75 viktima të mundshme të skllavërisë moderne në sektorin e mikpritjes raportohet se ishin me këto viza, nga vetëm një në vitin 2023.

Në përgjithësi, midis janarit 2024 dhe qershorit 2025, pati 485 viktima të mundshme të raportuara në linjën e ndihmës së Padukshme që punonin në vende ushqimi dhe pijeje, të cilat mund të përfshijnë restorante për të marrë me vete dhe kompani ushqimi, si dhe bare dhe restorante, dhe 85 në akomodime pushimesh si hotele, motele, kampe dhe qira pushimesh.

Këta përfshinin njerëz me viza për punëtorë të kualifikuar dhe ata me lloje të tjera vizash, ose punëtorë për të cilët informacioni i vizave nuk ishte bërë i qartë në linjën e ndihmës.

Raporti tha se “të njëjtat karakteristika që kanë qenë të dukshme në skllavërinë moderne në sektorin e kujdesit që nga viti 2022 tani janë bërë të dukshme në mikpritje, me punëtorët migrantë që përjetojnë shumë nga të njëjtat abuzime në duart e punëdhënësve të tyre”.

Shifrat e publikuara më parë këtë vit sugjeruan se mijëra punonjës kujdesi kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar vitet e fundit nën sponsorë, licencat e të cilëve u revokuan më vonë, në vlerësime që sugjerojnë shkallën e shfrytëzimit në sistem.

Justine Carter, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive në ”Unseen”, tha se sektori i mikpritjes po tregon “të njëjtat karakteristika” të shfrytëzimit të parë për herë të parë në sektorin e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022.

Ajo tha se “ekziston një ndryshim i madh midis asaj që u premtohet punëtorëve dhe realitetit sapo mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Unseen tha se disa punëtorë janë në borxh ndaj njerëzve në vendin e tyre të origjinës, por të tjerë janë “në një situatë skllavërie borxhi ndaj punëdhënësit të tyre, duke paguar paratë e detyruara gradualisht përmes zbritjeve nga paga”.

Shtetasit indianë u raportuan më shpesh në situata skllavërie moderne në mikpritje, 40%, të ndjekur nga shtetasit e Bangladeshit, 13%.

Ndërsa numri i shtetasve britanikë ishte i ulët, Mbretëria e Bashkuar ishte në katër vendet e para gjatë vitit 2024 dhe gjysmës së parë të vitit 2025, me 17 viktima të mundshme të skllavërisë moderne në mikpritje gjatë dy viteve.

Kriza financiare e RTSH-së, barrë mbi gazetarët

11 September 2025 at 17:10

Radio Televizoni Publik Shqiptar (RTSH) është duke u përballur me një krizë financiare, që ka lenë dhjetëra gazetarë dhe bashkëpunëtorë pa paga.

Kjo situatë është denoncuar publikisht nga gazetarët, të cilët po kërkojnë shpjegime.

Gazetarja Elsa Demo në një letër publike të publikuar në median Reporter.al të BIRN Albania, u shpreh se emisioni i saj “ARTES” do të ndalojë së transmetuari në televizionin publik.

“Sot duhet të isha në transmetim, dhe, me sa di, nuk është asnjë nga programet që realizohen nga bashkëpunëtorët e jashtëm. Kërkova dy herë takim me drejtoreshën e përgjithshme, edhe pse “nuk pret” më kishin thënë. Nuk ka përgjigje as stafi i saj”, u shpreh në letrën e saj publike gazetarja Demo.

Ndërsa u shpreh se prej muajsh gazetarët nuk janë paguar në televizionin publik.

Arka bosh’ nuk është argument. As kur bëhet fjalë për një institucion publik, të financuar nga taksapaguesit, dhe as kur bëhet fjalë për profesionistë që kanë përmbushur detyrimet e tyre”.

Të njëjtin shqetësim ndau edhe gazetarja e producentja Kozeta Kurti, që u shpreh se prej pesë muajsh ajo dhe stafi i saj nuk janë paguar.

“Në fillim u përpoqa jo vetëm vetë, por duke bërë katalizatorin edhe të bashkëpunëtorëve të mi, të tregoja mirëkuptim dhe empati për një grup njerëzish që janë rishtarë, që u duhet kohë të kuptojnë ku kanë ardhur, të analizojnë situatën etj, etj. Më vonë nuk lashë vend pa trokitur”, shkruan Kurti në një reagim publik.

Në prill të 2025-ës në krye të RTSH-së u vendos gazetarja Eni Vasili.

Vasili konstatoi se RTSH është në krizë, dhe dërgoi kërkese zyrtare për mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, drejtuar ministrit te financave.

Sipas kërkesës, institucioni ka rreth 8 milionë euro detyrime për shkak të keqmenaxhimit të viteve të shkuara.

Organizatat e medias, thirrje për masa të menjëhershme

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalist) kërkoi nga RTSH-ja që të veprojë me hapa transparentë, duke publikuar një plan të qartë dhe me një afat konkret për të shlyer detyrimet.

“RTSH duhet të bashkëpunojë plotësisht me organet e mbikëqyrjes. Këshilli Drejtues duhet të mbajë mbledhje të hapura dhe të publikojë procesverbalet; Inspektorati i Punës duhet të verifikojë respektimin e kontratave dhe pagesave me mbështetjen aktive të RTSH; dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të vlerësojë vijimësinë e detyrimeve të shërbimit publik dhe standardeve të transparencës”, thuhet në komunikimin e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt.

Mes te tjerash, Rrjeti thekson se për çështjet gjyqësore të nisura nga ish-punonjësit e RTSH-së gjykata ka një rol thelbësor, ndëra publikut, si aktori më i rëndësishëm duhet ti rikthehet besimi tek media publike.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh se ka kërkuar informacion për situatën por prej 10 ditësh nuk ka mundur të marrë një përgjigje nga RTSH-ja.

“Kjo qasje jo vetëm që dëmton rëndë të drejtat e punonjësve të medias, por cenon edhe besimin publik tek Televizioni Publik, i cili financohet nga taksapaguesit shqiptarë dhe ka detyrimin ligjor e moral për të respektuar standardet më të larta të transparencës dhe korrektësisë”, u shpreh Asociacioni, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të RTSH-së të marrin masa të menjëhershme.

RTSH ka qenë në qendër të debatit publik, që nga koha kur në krye të institucionit ishte Alfred Peza. Ai dha dorëheqjen një vit pas marrjes së detyrës në shtator 2024, pas një periudhe të tensionuar gjatë së cilës u kritikua për shkarkime të shumta të gazetarëve dhe punonjësve të RTSH-së.

Lexo gjithashtu:

The post Kriza financiare e RTSH-së, barrë mbi gazetarët appeared first on Citizens.al.

VIDEO-EMRI/ I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet “mat” duke u kujdesur për kanabisin

5 September 2025 at 12:46

Një punonjës i pyjores është arrestuar në Vaund e Dejës në kuadër të operacionit  të koduar “Koordinata”, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasin Zef Lazri, 62 vjeç, banues në fshatin Vig “Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se Lazri, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 […]

The post VIDEO-EMRI/ I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet “mat” duke u kujdesur për kanabisin appeared first on BoldNews.al.

Administrata Trump synon të pushojë nga puna 500 punonjës të “Zërit të Amerikës”

31 August 2025 at 10:05

Administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të pushuar nga puna pothuajse 500 punonjës të organizatës së lajmeve Zëri i Amerikës (VOA), të financuar nga qeveria federale.

Ky hap është i fundit në përpjekjen e presidentit Donald Trump për të mbyllur këtë agjenci, të cilën Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar si “radikale”, transmeton Telegrafi.

Drejtoresha ekzekutive në detyrë e agjencisë mëmë të Zërit të Amerikës, Kari Lake, tha se vendimi do të “ndihmonte në uljen e burokracisë federale, përmirësimin e shërbimit të agjencisë dhe kursimin e më shumë parave të fituara me mund për popullin amerikan”.

Një sindikatë që përfaqëson punonjësit e quajti këtë hap të paligjshëm në një deklaratë për New York Times. Zëri i Amerikës u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’iu kundërvënë propagandës naziste dhe është bërë një transmetues i madh global.

Agjencia mbikëqyret nga Agjencia për Median Globale (USAGM), e cila tha se do të eliminoheshin gjithsej 532 pozicione. Shumica e këtyre punonjësve janë nga Zëri i Amerikës, i cili do të mbetej me 108 punonjës, sipas një dokumenti gjyqësor.

Në qershor, Lake njoftoi se 639 punonjës do të pushoheshin nga puna, megjithëse njoftimet u anuluan më vonë për shkak të gabimeve në dokumente. Disa punonjës ngritën gjithashtu padi për të bllokuar shkarkimet.

Njoftimi vonë të premten në mbrëmje erdhi një ditë pasi një gjyqtar vendosi se administrata Trump nuk kishte ndjekur procedurat e duhura në përpjekjen e saj për të shkarkuar drejtorin e Zërit të Amerikës, Michael Abramowitz.

Gjykatësi gjithashtu urdhëroi që Lake të jepte një dëshmi, ku ajo do të pyetej nga avokatët.

Padia u ngrit nga një grup punonësish të agjencisë që përpiqeshin të bllokonin përpjekjet për të mbyllur Zërin e Amerikës.

“Ne i konsiderojmë sulmet e vazhdueshme të Lake ndaj agjencisë sonë të neveritshme”, thanë ata në një deklaratë për CBS News.

“Ne mezi presim dëshminë e saj për të dëgjuar nëse plani i saj për të shpërbërë Zërin e Amerikës është bërë me procesin rigoroz të shqyrtimit që kërkon Kongresi. Deri më tani nuk kemi parë asnjë provë për këtë, dhe si të tillë ne do të vazhdojmë të luftojmë për atë që besojmë se janë të drejtat tona sipas ligjit”, shtuan ata.

Shumica e gazetarëve të Zërit të Amerikës kanë qenë në pushim administrativ që nga marsi, por disa staf që flasin gjuhën persisht u thirrën përsëri ndërsa shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Iranit këtë verë.

Njoftimet gjithashtu nuk do të ndikojnë te gazetarët që punojnë në degën e Zyrës së Transmetimeve në Kubë, e cila transmeton lajme në spanjisht nga Miami.

Kritikët thonë se përpjekjet e Trump për të hequr dorë nga Zëri i Amerikës përbëjnë një sulm ndaj lirisë së shtypit, dhe ndikojnë në aftësinë e Amerikës për të ushtruar pushtet të butë jashtë vendit. Administrata e ka akuzuar këtë medium si “anti-Trump” dhe “radikal”.

Zëri i Amerikës transmeton përmbajtje televizive, radiofonike dhe digjitale në pothuajse 50 gjuhë.

“Për 1 000 euro, nuk ta prishim tendën”, detaje nga aksioni ndaj punonjësve të IMT. U denoncuan nga pronari i lokalit

By: xhir jeta
28 August 2025 at 13:07

Zbardhen detaje nga operacioni i një dite më parë ndaj punonjësve të IMT. Gazetari Ermal Vija, tha për ABC News se pronari i një objekti në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici, se 4 punonjës të IMT shkuan në biznesin e tij ku konstatuan një tendë që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës.

Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje. Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën.

Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime ambientale si dhe simulim të dhënies së parave. Shuma e parave është vendosur në dispizicion nga policia e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte. Gjatë kësaj kohe, kur shuma e parave iu dorëzua njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit.

Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia. Punonjësit e IMT kanë kuptuar prezencën e policisë dhe kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.

Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Zhilla dhe Fuçia akuzohen për korrupsion pasiv.

Arrestimi i inspektorëve, IMT: Distancohemi, u shkarkuan nga detyra

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillojnë një operacion për ndalimin e disa inspektorëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Tiranë.

Në medie njoftohet se janë katër inspektorë të ndaluar. Ata dyshohet se kanë shkelur ligjin, duke marrë para nga një subjekt për të mos hequr tendat dhe strukturat metalike të lokalit.

Vetë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Tiranë reagoi lidhur me inspektorët e ndaluar, duke i shkarkuar nga puna.

Në një postim në rrjetet sociale, IMT Tiranë theksoi se e dënon me vendosmëri këtë rast si dhe i ka shkarkuar nga detyra këta punonjës.

“Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra”, theksoi IMT.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

/k.s/r.e//a.f/

The post Arrestimi i inspektorëve, IMT: Distancohemi, u shkarkuan nga detyra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌