Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vjosa, bekim dhe mallkim/ Beteja shekullore mes njerëzve dhe lumit të egër të Europës

10 January 2026 at 20:37

Lumi i vetëm i egër i Europës, demonstroi forcën edhe njëherë tjetër. Dhjetëra banorë në Ferras, Çerven, Kashisht dhe Mallakastër u evakuuan për t’i paraprirë incidenteve apo fatkeqësive.

Në pritje të lajmeve për motin, banorët e zonave të prekura rrëfejnë se si përballen me furinë e lumit ndër dekada.

Vjosa me ujërat e saj të kristalta, pasuron tokat e zonave ku kalon dhe në Fier, nuk është rastësi, që zonat me bujqësi të zhvilluar, janë Levani dhe Frakulla. Siat Bana, 84 vjeç banor i fshatit Ferras, ka përjetuar gjatë gjithë jetës së tij, përmbytjet nga Vjosa.

Ai, kujton përmbytjen e 31 dhjetorit te vitit 1970 por edhe rrëfimin e gjyshit të tij për vërshimet e viteve 1930, kur banorët qëndronin edhe majë pemëve deri në tërheqjen e ujërave

Pas përmbytjeve të një dekade më parë, në vitet 2013-2017,  në Fier u përforcuan argjinaturat dhe sistemi kullues. Megjithatë, me një lumë të egër si Vjosa, masat mbrojtëse, mbeten gjithmonë të pamjaftueshme.

Vjosa buron nga malet e Pindit në Greqi. Është lumi i vetëm i egër në Europë dhe është shpallur Park Kombëtar si pasuri botërore natyrore.

VATIKAN – Leone XIV: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet përmes armëve

9 January 2026 at 18:09

VATIKAN, 9 janar /ATSH-AA/ – Kreu i Vatikanit, Papa Leone XIV paralajmëroi sot se “lufta është rikthyer në modë”, duke shprehur shqetësim për erozionin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndërsa iu drejtua zhvillimeve të fundit në Gaza, Venezuelë dhe Ukrainë.

“Një zell për luftë po përhapet”, tha Papa në një fjalim para anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë.

“Parimi i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, i cili i ndalonte vendet të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është minuar plotësisht”, shtoi ai.

Papa theksoi se dialogu dhe diplomacia po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga ajo që ai e përshkroi si “diplomaci e bazuar në forcë”. “Paqja po kërkohet përmes armëve si kusht për të pohuar sundimin e dikujt”, tha ai duke paralajmëruar se një qasje e tillë “kërcënon rëndë sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore civile”.

Papa shprehu shqetësim për tensionet në rritje në Amerikë, duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore. “Unë përsëris apelin tim për të respektuar vullnetin e popullit venezuelian dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe civile të të gjithëve, duke siguruar të ardhme stabiliteti dhe harmonie”, deklaroi ai.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, Papa tha se një “krizë serioze humanitare” vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit të tetorit dhe përsëriti nevojën për t’u garantuar palestinezëve “të ardhme me paqe dhe drejtësi të qëndrueshme”.

Ai denoncoi dhunën në rritje kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se popullsia civile palestineze “ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e vet”. Duke theksuar të drejtën ndërkombëtare humanitare, Papa tha se parimet e saj përfaqësojnë angazhim të bërë nga shtetet në mbarë botën.

“Nuk mund ta injorojmë faktin se shkatërrimi i spitaleve, infrastrukturës energjetike, shtëpive dhe vendeve thelbësore për jetën e përditshme përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha ai.

“Mbrojtja e parimit të paprekshmërisë së dinjitetit njerëzor dhe shenjtërisë së jetës gjithmonë ka më shumë rëndësi se çdo interes i thjeshtë kombëtar”, shtoi Papa Leone.   /os/

The post VATIKAN – Leone XIV: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet përmes armëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli godet Gazën, dy palestinezë të vrarë

By: Elva
7 January 2026 at 22:13

Dy palestinezë humbën jetën ditën e sotme pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës, sipas autoriteteve lokale. Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) thanë se shënjestra e sulmit ishte një anëtar i Hamasit, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për një sulm ndaj ushtarëve izraelitë më herët gjatë ditës. Burime mjekësore […]

The post Izraeli godet Gazën, dy palestinezë të vrarë appeared first on BoldNews.al.

Kryeqyteti i Venezuelës nën tension, frikë dhe pasiguri

By: Elva
6 January 2026 at 20:13

Situata në kryeqytetin e Venezuela mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarë të shumtë raportojnë prani të shtuar të forcave të sigurisë dhe një klimë frike në Karakas. Gjatë gjithë ditës janë marrë dëshmi nga banorë që kanë kërkuar të mbeten anonimë për arsye sigurie. Një sipërmarrës 34-vjeçar ka përshkruar një prani të gjerë të patrullave ushtarake […]

The post Kryeqyteti i Venezuelës nën tension, frikë dhe pasiguri appeared first on BoldNews.al.

Izraeli bombardon jugun dhe lindjen e Libanit pas thirrjeve për evakuim

By: Elva
5 January 2026 at 21:13

Forcat e Armatosura Izraelite kanë bombarduar zona në jug dhe lindje të Libanit, pasi më herët kishin lëshuar thirrje për evakuimin e disa komuniteteve, duke deklaruar se objektivat e operacionit ishin infrastruktura e Hezbollah dhe e Hamas. Sipas njoftimeve zyrtare, koloneli Avihai Andrai, zëdhënës i ushtrisë izraelite për publikun arabishtfolës, bëri thirrje për evakuimin e […]

The post Izraeli bombardon jugun dhe lindjen e Libanit pas thirrjeve për evakuim appeared first on BoldNews.al.

“Makthi i vitit”/ Banorët e Gazës i japin lamtumirën 2025-ës mes dhimbjes dhe shpresës për paqe

By: Elva
31 December 2025 at 13:59

Teksa viti 2025 po mbyllet, banorët e Gazës po e përjetojnë ndërrimin e viteve larg festimeve dhe gëzimit. Për ta, çdo ditë mbetet një betejë për mbijetesë, mes shkatërrimit, varfërisë dhe pasigurisë. Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë France24, pjesa më e madhe e territorit është shndërruar në rrënoja pas muajsh të tërë bombardimesh. Furnizimi me energji […]

The post “Makthi i vitit”/ Banorët e Gazës i japin lamtumirën 2025-ës mes dhimbjes dhe shpresës për paqe appeared first on BoldNews.al.

“Nuk i besoj Putinit”/Zelensky: Nëse do ta takoja, do t’i kërkoja llogari për luftën dhe territoret

By: Elva
30 December 2025 at 15:55

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nuk i beson presidentit rus Vladimir Putin dhe se, nëse do të zhvillohej një takim mes tyre, fokusi kryesor do të ishte agresioni rus dhe territoret e pushtuara. Në një intervistë për Fox News, Zelensky u shpreh se një takim i tillë nuk do të ishte dëshirë personale, […]

The post “Nuk i besoj Putinit”/Zelensky: Nëse do ta takoja, do t’i kërkoja llogari për luftën dhe territoret appeared first on BoldNews.al.

Ukraina godet rafineritë ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow

By: M C
25 December 2025 at 17:21

Forcat ukrainase kanë goditur një numër objektesh ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow dhe dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhuar në Ukrainë, thanë zyrtarët ukrainas. Ukraina më parë ka përdorur raketa të prodhuara në Britani për të goditur objektet industriale ruse të përfshira në luftën e Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm Ukrainas njoftoi se Forcat Ajrore Ukrainase përdorën raketa lundruese Storm Shadow për të goditur rafinerinë e naftës Novoshakhtinsk në rajonin e Rostovit.

“U regjistruan shpërthime të shumta. Objektivi u godit”, tha Shtabi i Përgjithshëm Ukrainas në një postim në Telegram, duke shtuar se rafineria është një nga njësitë më të mëdha të furnizimit me produkte nafte në Rusinë jugore dhe furnizon me naftë dhe karburant aviacioni forcat ruse në Ukrainë.

Mediat e huaja shkruajnë shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës tha se dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhuar në Ukrainë goditën rezervuarë nafte në portin rus të Temryuk në rajonin e Krasnodarit dhe një uzinë përpunimi të gazit natyror në Orenburg në Rusinë jugperëndimore. Uzina e Orenburgut është më e madhja e këtij lloji në botë dhe ndodhet 1,400 kilometra larg kufirit ukrainas.

Autoritetet ruse në rajonin e Krasnodarit thanë se dy tanke u përfshinë nga flakët në portin e Temryuk pas një sulmi me dron. Flakët mbuluan një sipërfaqe prej 2,000 kilometrash katrorë, sipas një postimi nga selia operative e Krasnodarit në Telegram.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha gjithashtu se forcat ukrainase kishin goditur një bazë ajrore në qytetin rus të Kaykop, në Kaukazin e Veriut. Kievi ka shtuar sulmet ndaj rafinerive ruse dhe infrastrukturës tjetër energjetike që nga gushti në një përpjekje për të ndërprerë të ardhurat e Moskës nga nafta, një burim kryesor financimi për luftën e Rusisë në Ukrainë.

The post Ukraina godet rafineritë ruse të naftës dhe gazit me raketa Storm Shadow appeared first on Albeu.com.

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

By: armand
23 December 2025 at 19:34

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë. Draftet përfshijnë çështje të garancive të sigurisë, rindërtimit të Ukrainës dhe kornizën e negociatave për paqen, shkruan kyiv post. Zelensky tha se megjithëse ka një përparim të rëndësishëm, ende […]

The post Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës appeared first on BoldNews.al.

Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin i gatshëm për dialog me Emmanuel Macron

By: Elva
21 December 2025 at 08:49

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të angazhohet në dialog me homologun e tij francez Emmanuel Macron, nëse ekziston vullnet politik nga të dyja palët. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA. Deklarata vjen pasi Macron u shpreh se është i hapur për të […]

The post Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin i gatshëm për dialog me Emmanuel Macron appeared first on BoldNews.al.

Plani i Paqes/ Zelensky-evropianëve: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën me Rusinë

By: Brisi
20 December 2025 at 19:57

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vetëm Shtetet e Bashkuara janë të afta ta bindin Rusinë të përfundojë luftën, ndërsa të dërguarit nga Moska dhe Kievi janë gati të fillojnë një raund të ri bisedimesh në Miami. “Unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump e kanë këtë fuqi. Dhe besoj se nuk […]

The post Plani i Paqes/ Zelensky-evropianëve: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën me Rusinë appeared first on BoldNews.al.

“Rusia po përparon ngadalë”, NATO: Ndihmat për Ukrainën do të vijojnë

By: Elva
19 December 2025 at 19:20

Një gjeneral i lartë i NATO-s ka deklaruar se Rusia po përparon shumë ngadalë në terren, duke marrë disa territore, por me kosto shumë të lartë në jetë njerëzish, veçanërisht në anën ruse. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, ai theksoi se ndihmat për Ukrainën nuk do të ndalen, ndërsa shtoi se Kievi është ende […]

The post “Rusia po përparon ngadalë”, NATO: Ndihmat për Ukrainën do të vijojnë appeared first on BoldNews.al.

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë

By: armand
18 December 2025 at 17:56

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës. Sipas njoftimit, dje në lokacionin që njihet nga banorët lokalë si Përzhina dhe që gjendet afër varrezave të […]

The post Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

“Para sot, ose gjak nesër”/ BE përballë një vendimi kritik për financimin e luftës në Ukrainë

By: Elva
18 December 2025 at 15:27

Liderët e Bashkimit Europian po mblidhen sot në një samit vendimtar, ku pritet të merret një vendim i rëndësishëm për përdorimin e aseteve të ngrira ruse në mbështetje financiare të Ukrainës. Diskutimi shihet si një moment kyç për unitetin dhe fuqinë vendimmarrëse të BE-së. Bëhet fjalë për rreth 210 miliardë euro asete të Rusisë, shumica […]

The post “Para sot, ose gjak nesër”/ BE përballë një vendimi kritik për financimin e luftës në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Zelensky thotë se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime mbi planin e paqes sot

By: D Marku
10 December 2025 at 19:10

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dhe SHBA-të do të diskutojnë sot një draft të një plani paqeje.

Ai shtoi se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Ukrainës pas luftës do të përfshihen gjithashtu në diskutime, transmeton Telegrafi.

Zelensky tha më tej: “Ne po përfundojmë punën mbi 20 pikat e një dokumenti themelor që mund të përcaktojë parametrat për përfundimin e luftës dhe presim t’ia dorëzojmë këtë dokument Shteteve të Bashkuara në të ardhmen e afërt, pas punës sonë të përbashkët me ekipin e Presidentit Trump dhe partnerët në Evropë.”

Pas takimit me SHBA-në, Zelensky tha se ai do të pasohet nga një takim virtual me Koalicionin e të Gatshmëve.

“Ne po punojmë shumë produktivisht për të garantuar sigurinë e ardhshme dhe për të parandaluar një përsëritje të agresionit rus”, shtoi ai.

The post Zelensky thotë se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime mbi planin e paqes sot appeared first on Albeu.com.

Bloomberg: Evropa i frikësohet daljes së plotë të SHBA-së nga konflikti në Ukrainë

By: armand
8 December 2025 at 16:23

Udhëheqësit e Evropës Perëndimore po shqetësohen gjithnjë e më shumë se SHBA-të mund të tërhiqen nga konflikti në Ukrainë, raportoi Bloomberg. Zyrtarët kanë frikë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të bëjë një marrëveshje me Moskën që i lë mbështetësit e mbetur të Kievit në menaxhimin e konfliktit pa mbështetjen ushtarake ose të sigurisë […]

The post Bloomberg: Evropa i frikësohet daljes së plotë të SHBA-së nga konflikti në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Gjermania paralajmëron Rusinë: Sulmet e fshehta s’do mbeten pa përgjigje

By: Elva
8 December 2025 at 15:40

Gjermania ka paralajmëruar ashpërsimin e masave kundër sulmeve hibride, duke dërguar një mesazh të qartë ndaj Rusisë. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se vendi po përballet çdo ditë me një valë të paparë sulmesh kibernetike, sabotimesh dhe zjarrvëniesh që, sipas tij, janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për destabilizim. “Po përjetojmë sulme […]

The post Gjermania paralajmëron Rusinë: Sulmet e fshehta s’do mbeten pa përgjigje appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Evropa në periudhë të vështirë, rreziku i përçarjes me SHBA-në dhe dilema për Ukrainën

By: Elva
6 December 2025 at 17:23

Sipas një analize të publikuar nga Bloomberg, Evropa po përballet me një nga momentet më të vështira politike dhe strategjike që nga fundi i Luftës së Ftohtë, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara po tensionohen për shkak të qasjes së ndryshme ndaj luftës në Ukrainë. Në një Strategji të Sigurisë Kombëtare prej 33 faqesh, e […]

The post Analiza: Evropa në periudhë të vështirë, rreziku i përçarjes me SHBA-në dhe dilema për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë

By: Elva
4 December 2025 at 15:29

Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm ajror të ushtrisë izraelite në Rripin jugor të Gazës, në zonën Al-Mawasi të Khan Yunis. Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, bombardimet goditën tendat e personave të zhvendosur, duke shkaktuar edhe disa të plagosur. “Ambulancat sollën pesë trupa, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 […]

The post Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë appeared first on BoldNews.al.

“Jemi gati për luftë”, Rutte i përgjigjet Putinit: Europa do të mbrohet

By: Elva
3 December 2025 at 17:40

Pas deklaratave kërcënuese të presidentit rus Vladimir Putin ndaj vendeve të Europës, ka reaguar shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili theksoi se aleanca është e përgatitur për çdo skenar. Në një prononcim për The Guardian, Rutte u shpreh se NATO mbetet një aleancë mbrojtëse, por e vendosur të veprojë me vendosmëri nëse cenohet siguria […]

The post “Jemi gati për luftë”, Rutte i përgjigjet Putinit: Europa do të mbrohet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌