Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

By: armand
23 December 2025 at 19:34

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë. Draftet përfshijnë çështje të garancive të sigurisë, rindërtimit të Ukrainës dhe kornizën e negociatave për paqen, shkruan kyiv post. Zelensky tha se megjithëse ka një përparim të rëndësishëm, ende […]

The post Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin i gatshëm për dialog me Emmanuel Macron

By: Elva
21 December 2025 at 08:49

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të angazhohet në dialog me homologun e tij francez Emmanuel Macron, nëse ekziston vullnet politik nga të dyja palët. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA. Deklarata vjen pasi Macron u shpreh se është i hapur për të […]

The post Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin i gatshëm për dialog me Emmanuel Macron appeared first on BoldNews.al.

Plani i Paqes/ Zelensky-evropianëve: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën me Rusinë

By: Brisi
20 December 2025 at 19:57

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vetëm Shtetet e Bashkuara janë të afta ta bindin Rusinë të përfundojë luftën, ndërsa të dërguarit nga Moska dhe Kievi janë gati të fillojnë një raund të ri bisedimesh në Miami. “Unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump e kanë këtë fuqi. Dhe besoj se nuk […]

The post Plani i Paqes/ Zelensky-evropianëve: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën me Rusinë appeared first on BoldNews.al.

“Rusia po përparon ngadalë”, NATO: Ndihmat për Ukrainën do të vijojnë

By: Elva
19 December 2025 at 19:20

Një gjeneral i lartë i NATO-s ka deklaruar se Rusia po përparon shumë ngadalë në terren, duke marrë disa territore, por me kosto shumë të lartë në jetë njerëzish, veçanërisht në anën ruse. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, ai theksoi se ndihmat për Ukrainën nuk do të ndalen, ndërsa shtoi se Kievi është ende […]

The post “Rusia po përparon ngadalë”, NATO: Ndihmat për Ukrainën do të vijojnë appeared first on BoldNews.al.

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë

By: armand
18 December 2025 at 17:56

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës. Sipas njoftimit, dje në lokacionin që njihet nga banorët lokalë si Përzhina dhe që gjendet afër varrezave të […]

The post Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

“Para sot, ose gjak nesër”/ BE përballë një vendimi kritik për financimin e luftës në Ukrainë

By: Elva
18 December 2025 at 15:27

Liderët e Bashkimit Europian po mblidhen sot në një samit vendimtar, ku pritet të merret një vendim i rëndësishëm për përdorimin e aseteve të ngrira ruse në mbështetje financiare të Ukrainës. Diskutimi shihet si një moment kyç për unitetin dhe fuqinë vendimmarrëse të BE-së. Bëhet fjalë për rreth 210 miliardë euro asete të Rusisë, shumica […]

The post “Para sot, ose gjak nesër”/ BE përballë një vendimi kritik për financimin e luftës në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Zelensky thotë se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime mbi planin e paqes sot

By: D Marku
10 December 2025 at 19:10

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dhe SHBA-të do të diskutojnë sot një draft të një plani paqeje.

Ai shtoi se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Ukrainës pas luftës do të përfshihen gjithashtu në diskutime, transmeton Telegrafi.

Zelensky tha më tej: “Ne po përfundojmë punën mbi 20 pikat e një dokumenti themelor që mund të përcaktojë parametrat për përfundimin e luftës dhe presim t’ia dorëzojmë këtë dokument Shteteve të Bashkuara në të ardhmen e afërt, pas punës sonë të përbashkët me ekipin e Presidentit Trump dhe partnerët në Evropë.”

Pas takimit me SHBA-në, Zelensky tha se ai do të pasohet nga një takim virtual me Koalicionin e të Gatshmëve.

“Ne po punojmë shumë produktivisht për të garantuar sigurinë e ardhshme dhe për të parandaluar një përsëritje të agresionit rus”, shtoi ai.

The post Zelensky thotë se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime mbi planin e paqes sot appeared first on Albeu.com.

Bloomberg: Evropa i frikësohet daljes së plotë të SHBA-së nga konflikti në Ukrainë

By: armand
8 December 2025 at 16:23

Udhëheqësit e Evropës Perëndimore po shqetësohen gjithnjë e më shumë se SHBA-të mund të tërhiqen nga konflikti në Ukrainë, raportoi Bloomberg. Zyrtarët kanë frikë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të bëjë një marrëveshje me Moskën që i lë mbështetësit e mbetur të Kievit në menaxhimin e konfliktit pa mbështetjen ushtarake ose të sigurisë […]

The post Bloomberg: Evropa i frikësohet daljes së plotë të SHBA-së nga konflikti në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Gjermania paralajmëron Rusinë: Sulmet e fshehta s’do mbeten pa përgjigje

By: Elva
8 December 2025 at 15:40

Gjermania ka paralajmëruar ashpërsimin e masave kundër sulmeve hibride, duke dërguar një mesazh të qartë ndaj Rusisë. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se vendi po përballet çdo ditë me një valë të paparë sulmesh kibernetike, sabotimesh dhe zjarrvëniesh që, sipas tij, janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për destabilizim. “Po përjetojmë sulme […]

The post Gjermania paralajmëron Rusinë: Sulmet e fshehta s’do mbeten pa përgjigje appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Evropa në periudhë të vështirë, rreziku i përçarjes me SHBA-në dhe dilema për Ukrainën

By: Elva
6 December 2025 at 17:23

Sipas një analize të publikuar nga Bloomberg, Evropa po përballet me një nga momentet më të vështira politike dhe strategjike që nga fundi i Luftës së Ftohtë, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara po tensionohen për shkak të qasjes së ndryshme ndaj luftës në Ukrainë. Në një Strategji të Sigurisë Kombëtare prej 33 faqesh, e […]

The post Analiza: Evropa në periudhë të vështirë, rreziku i përçarjes me SHBA-në dhe dilema për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë

By: Elva
4 December 2025 at 15:29

Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm ajror të ushtrisë izraelite në Rripin jugor të Gazës, në zonën Al-Mawasi të Khan Yunis. Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, bombardimet goditën tendat e personave të zhvendosur, duke shkaktuar edhe disa të plagosur. “Ambulancat sollën pesë trupa, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 […]

The post Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë appeared first on BoldNews.al.

“Jemi gati për luftë”, Rutte i përgjigjet Putinit: Europa do të mbrohet

By: Elva
3 December 2025 at 17:40

Pas deklaratave kërcënuese të presidentit rus Vladimir Putin ndaj vendeve të Europës, ka reaguar shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili theksoi se aleanca është e përgatitur për çdo skenar. Në një prononcim për The Guardian, Rutte u shpreh se NATO mbetet një aleancë mbrojtëse, por e vendosur të veprojë me vendosmëri nëse cenohet siguria […]

The post “Jemi gati për luftë”, Rutte i përgjigjet Putinit: Europa do të mbrohet appeared first on BoldNews.al.

“Trump, në favor të Rusisë”/ Tafani: Ukraina? Europa duhet të futet ‘all in’. Për SHBA, NATO është e vdekur!

By: xhir jeta
3 December 2025 at 13:47

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani, komentoi në studion e ABC Neës, zhvillimin e fundit nga kampi i luftës në Ukrainë.

Duke folur mbi mungesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s, Tafani tha se shqetësuese është fakti se gjithë sa po ndodh, po ndodh prapa kurrizit të Europës.

“Rubio e kish bërë të ditur se nuk do merrte pjesë në takim kjo hyn në atë që ka të bëjë me politikën e jashtme amerikane. Pra, e ka rezervuar veten të shprehë ndonjë mendim me tratativat që po ndodhin veçmas. Shqetësuese është fakti se gjithë sa po ndodh po ndodh prapa kurrizit të europës. Amerika po e lë jashtë europën në këto tratativa dhe jo vetëm në këtë drejtim por edhe në një rast sulmi nga ana e rusisë në evropë, nuk do të ketë ndërhyrje nga SHBA. Për administratën Trump NATO është e vdekur. Ky lloj qëndrimi nuk është i tipit që mbështetet nga gjithë spektri në SHBA duke më shumë si qëndrim personal i trump se sa i republikanëve. Dëmtohet kredibiliteti i amerikës për një kohë të gjatë”, u shpreh Tafani, ndërsa komentoi edhe dështimin e planit të paqes një ditë më parë.

“Rusia do vdekjen e Ukrainës, Ukraina do të jetojë, nuk do ketë një zgjidhje. Zgjidhja do jetë në fushën e betejës, dhe Ukraina e ka bërë të qartë. Kurse kërkesat ruse e kthehjnë Ukrainën në protektorat pastaj duke e asimiluar, hapi tjetër do ishte sajimi i ndonjë incidenti dhe më pas marrja e plotë e Ukrainës. Ukraina e ka të pamundur të pranojë humbjen e sovranitetit të saj.

Sa kohë që janë pozicione të kundërta është e pamundur të gjendet një zgjidhje paqeje, gjithçka do vendoset në fushën e betejës. Ukraina ka qenë gjithmonë e gatshme për një armëpushim të menjëhershëm dhe më pas të negociohet për pjesën tjetër. Por Rusia është gjithmonë me kërkesa maksimaliste, kërkesa e saj është zhdukja e Ukrainës, një kërkesë që nuk mund të pranohet nga Ukraina, që lufton prej 4 vitesh. Është një luftë që ka kushtuar shumë, ka krijuar urrejtje mes dy popujve dhe nuk mund të pranojnë një dorëzim për sa kohë kanë armët në dorë. Edhe sikur të dojë Zelensky, populli nuk do pranojë e dinë shumë mirë se do jetë fundi i Ukrainës.” u shpreh ai.

“Trump është qartazi në favor të Rusisë, kjo është problematike, e para për Europën, nga ana tjetër do të dëmtojë Amerikën në planin afatgjatë. SHBA i ka dhënë garanci Ukrainës, dhe të heqësh dorë tani, tregon se je i pabesueshëm. Ajo që ka qenë Amerika dikur, ka qenë pjesa e imazhit si vend që luftonte për vlerat e demokracisë. Tashmë, tregon se po rrëshket drejt një autoritarizmi dhe mungese vlerash. Rrugët diplomatike për zgjidhjen e konfliktit do vijojnë, lufta do marrë fund me një marrëveshje, pyetja është cfarë marrëveshje do jetë”, vijoi më tej Tafani.

FOKUS – Lufta ndaj Rusisë lë Ukrainën pa punëtorë

30 November 2025 at 17:54

KIEV, 30 nentor /ATSH/ – Dezertimi, shmangia e rekrutimit dhe mosha minimale prej 25 vjetësh e shërbimit të detyrueshëm ushtarak kanë kontribuar në një mungesë personeli që po pengon mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, i cili mbush katër vjet në shkurt, nëse nuk arrihet paqja.

Por, nevoja e Kievit për të dërguar njerëz në front për shkak të mungesës së personelit, me mungesën e fuqisë punëtore që po godet shumë industri dhe disa qyteza pothuajse janë bosh sa i përket burrave që janë në moshën për shërbim ushtarak.

Është një dukuri e nxitur si nga rekrutimi ashtu edhe nga largimi, pasi miliona ukrainas janë larguar nga vendi. Disa nga ta janë burra në moshë për shërbim ushtarak të cilët kanë arritur të largohen nga shteti pavarësisht ndalesës aktuale që pamundëson që burrat e moshës 23-60 vjeç të largohen nga Ukraina.

“Mungesa e njerëzve me aftësi teknike dhe arsim është katastrofike”, tha për Radion Evropa e Lirë ekonomisti ukrainas, Oleh Penzin.

Sipas Qendrës Shtetërore të Punësimit, mungesat më të mëdha të fuqisë punëtore janë në arsim, transport tokësor, prodhim të produkteve metalike, prodhim të moblijeve dhe industritë e furnizimit me energji.

Ndërmarrjet strategjike, sikurse kompanitë e industrisë së mbrojtjes dhe hekurudhat, mbeten kryesisht të përjashtuara nga rekrutimit, por bizneset në mbarë Ukrainën po përballen me vështirësi, tha analisti politik, Kostyantyn Batozskiy.

“Punonjësi juaj mund të thirret për shërbim ushtarak në çdo moment dhe ky është një problem”, tha ai për REL-in.

“S’ka burra për të hapur varre për të vdekurit”

Në Makiv, një qytezë e vogël në rajonin e Hmelnitskit në perëndim të Ukrainës, burrat në moshë për luftë shihen shumë rrallë. Shumica janë rekrutuar ose janë larguar nga vendi, dhe ata që kanë mbetur mbajnë një profil të ulët për të shmangur mobilizimin, i cili nganjëherë kryhet nga grupe të oficerëve të rekrutimit, policë ose personel ushtarak që ndalojnë burrat në rrugë.

“Djemtë që punojnë me kompjuter mund të punojnë në banesën e tyre. Por, punëtorët… që dalin për të punuar, duke u përpjekur të fitojnë para për familjet e tyre – dhe ata i mbledhin si bagëti”, tha për Current Time Kateryna, një banore e Makivit, që u prezantua vetëm me emrin e saj.

“Nuk ka asnjë burrë që të hapë një varr për të vdekurit”, tha Kateryna. Ajo shtoi se kishte mësuar të përdorte një sharrë elektrike dhe mjete të tjera që nuk i kishte përdorur kurrë më parë, vetëm për t’ia dalë mbanë në punët e përditshme.

Qendra Shtetërore e Punësimit tha se mobilizimi ushtarak e ka bërë të vështirë mbushjen e vendeve të punës që tradicionalisht mbaheshin nga burrat. “Para luftës, gratë përbënin 55 për qind të të papunëve. Sot ky numër është rritur në 81 për qind”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it në mars zëvendësdrejtori i qendrës, Stanislav Pavlenko.

Sipas Khomenkos, bujqësia është ndër sektorët që janë goditur më shumti.

“Me rritjen e mobilizimit, shoferët e traktorëve dhe mekanikët kanë ndërruar profesion, duke kaluar në atë ushtarak”, tha ai. “Tani po përballemi me mungesë të personelit të kualifikuar deri në 15 për qind”.

Miliona kanë ikur. A do të kthehen?

Disa fermerë po shpresojnë të punësojnë adoleshentë, të cilët janë shumë nën moshën e rekrutimit, për punë sezonale – një praktikë që daton që nga koha sovjetike.

“Unë vetë kam marrë pjesë dikur – quhej punë praktike, por në të vërtetë ishte punë”, tha Khomenko.

Ndërsa shumë burra dhe disa gra po shërbejnë në ushtri, rreth 6-7 milionë ukrainas janë larguar nga shteti që nga kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, rreth 1.6 milion të rritur, në moshë pune, e kanë lënë Ukrainën, shumica e tyre gra.

“Nëse arrijmë të kthejmë të paktën 40 për qind prej tyre, kjo do të ishte një ndihmë e madhe për ekonominë”, i tha REL-it ekonomisti Penzin, duke iu referuar burrave dhe grave, shkruan REL.  /os/

The post FOKUS – Lufta ndaj Rusisë lë Ukrainën pa punëtorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli vret 4 palestinezë në tunelet e Rafah, Hamasi kërkon ndërhyrje

By: Elva
30 November 2025 at 14:15

Izraeli ka njoftuar se katër palestinezë të armatosur janë vrarë në zonën e Rafahut, pasi u panë duke dalë nga një tunel në një sektor ku vazhdojnë operacionet ushtarake. Sipas ushtrisë izraelite, personat u identifikuan nga forcat tokësore dhe, pas udhëzimeve nga Forcat Ajrore, u neutralizuan. Forcat izraelite vijojnë operacionet në lindje të Rafahut, ndërsa […]

The post Izraeli vret 4 palestinezë në tunelet e Rafah, Hamasi kërkon ndërhyrje appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – Kallas: Lufta e Rusisë është një kërcënim ekzistencial

30 November 2025 at 14:27

BRUKSEL, 30 nentor /ATSH-AA/ – Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas kërkoi bashkëpunim më të fortë me partnerët e Mesdheut Jugor, duke paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë është “një kërcënim ekzistencial”, ndërsa ministrat u takuan në Barcelonë për lançimin e Paktit të BE-së për Mesdheun.

Kaja Kallas tha se pesha gjeopolitike e Mesdheut “po bëhet vetëm më e qartë”, duke vënë në dukje se Evropa përballet me “ndryshime tronditëse”. Ajo theksoi se pavarësisht konflikteve të shumta globale, “përgjigjja është shumë e thjeshtë”.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial. Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet”, tha ajo.

Duke bërë thirrje për një rivendosje të marrëdhënieve, ajo tha “Ne mund t’i arrijmë këto objektiva vetëm përmes partneriteteve më të forta dhe shumë më tepër bashkëpunimit. Unë gjithashtu besoj se mund ta bëjmë këtë vetëm duke punuar së bashku si të barabartë”.

Pakti i ri shtoi ajo, ka për qëllim të thellojë lidhjet në fusha të tilla si ekonomia blu, infrastruktura dixhitale, rrjedhat e energjisë, arsimi, shkëmbimet kulturore dhe startup-et.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë, marrëdhënia jonë aktuale është e mirë, por mund të bëjmë më mirë”, deklaroi ajo.

Kallas paralajmëroi gjithashtu për rreziqet e përbashkëta të sigurisë në të gjithë Mesdheun, duke përmendur “anijet e flotës hije” që “e ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet”, mund të shërbejnë si “pika nisjeje për dronë dhe sulme” dhe paraqesin rreziqe mjedisore.

Ajo tha se stabiliteti i Gazës “është një përparësi për të gjithë ne” dhe se BE-ja “ka një rol për të luajtur në mbështetjen e procesit të paqes”.   /os/

The post BRUKSEL – Kallas: Lufta e Rusisë është një kërcënim ekzistencial appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky të hënën në Paris, takohet me Macron për të diskutuar planin amerikan për paqen

By: Elva
30 November 2025 at 11:08

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet të hënën, më 1 dhjetor, me homologun francez Emmanuel Macron në Paris për të diskutuar mbi negociatat për paqen me SHBA-në dhe përfundimin e konfliktit me Rusinë, njoftoi Pallati Elysee. Sipas presidencës franceze, dy udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamje mbi situatën në terren, kushtet për një paqe […]

The post Zelensky të hënën në Paris, takohet me Macron për të diskutuar planin amerikan për paqen appeared first on BoldNews.al.

Lufta me Rusinë, Ukraina mbetet pa punëtorë

By: Elva
30 November 2025 at 10:23

Dezertimi, shmangia e rekrutimit dhe mosha minimale prej 25 vjetësh e shërbimit të detyrueshëm ushtarak kanë kontribuar në një mungesë personeli që po pengon mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, i cili mbush katër vjet në shkurt, nëse nuk arrihet paqja. Por, nevoja e Kievit për të dërguar njerëz në […]

The post Lufta me Rusinë, Ukraina mbetet pa punëtorë appeared first on BoldNews.al.

Rusia godet periferinë e Kievit, 1 viktimë dhe 11 të plagosur

By: Elva
30 November 2025 at 09:19

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Lajmi u konfirmua nga komanda ushtarake e qytetit. Sulmet goditën zonën Vyshhorod, në veri të kryeqytetit, ku një kompleks banimi u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë drejt vendngjarjes […]

The post Rusia godet periferinë e Kievit, 1 viktimë dhe 11 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Dhuna rikthehet në Gaza: 18 të vrarë dhe tension i lartë

By: melisa
22 November 2025 at 19:13

Të paktën 18 palestinezë, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën pas përleshjeve të ripërtërira dhe sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, duke vënë në dukje brishtësinë e armëpushimit që hyri në fuqi muajin e kaluar. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se pesë persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një automjeti në lagjen Rimal të qytetit të Gazës. Videot që qarkullojnë në mediat sociale…

Source

❌
❌