Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

FOKUS – BE-ja dhe “Mercosur” nënshkruajnë sot marrëveshjen e tregtisë së lirë

17 January 2026 at 10:15

BRUKSEL, 17 janar /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dhe blloku tregtar i Amerikës Latine Mercosur pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje të tregtisë së lirë, e cila u hartua 25 vjet më parë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojnë kryeqytetin e Paraguait, Asuncion, për ceremoninë e nënshkrimit me shpresën për të kthyer më në fund faqen e parë në sagën tregtare transatlantike.

“Marrëveshja do të sjellë përfitime reale për qytetarët dhe bizneset evropiane, do të rrisë sovranitetin dhe autonominë strategjike të BE-së dhe do të formësojë ekonominë globale në përputhje me vlerat tona të përbashkëta”, tha Costa përpara udhëtimit të tij.

“Më shumë se 700 milionë njerëz do të përfitojnë nga marrëveshja BE-Mercosur”, tha Costa.

BE-ja arriti marrëveshjen përtej kufijve pavarësisht kundërshtimit të disa vendeve në bllok, në një përpjekje për të diversifikuar lidhjet e saj tregtare, ndërsa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën po tensionohen.

“Evropa është e hapur për biznes dhe po ndërton ura drejt prosperitetit të përbashkët me partnerët tanë globalë”, tha Costa.

Marrëveshja tregtare midis 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të “Mercosur”, Brazilit, Argjentinës, Uruguait dhe Paraguait, synon të rrisë tregtinë midis blloqeve ekonomike.

Negociatat, të cilat filluan në vitin 1999, ngecën vazhdimisht, përfshirë shqetësimet e fermerëve evropianë, të cilët paralajmëruan se do të duhej të përmbushnin standarde të ndryshme.

Ceremonia e nënshkrimit, e cila fillimisht ishte planifikuar në dhjetor, u vonua pasi mbështetja për marrëveshjen midis vendeve të BE-së, nuk arriti shumicën e kërkuar.

Lëshimet e minutës së fundit nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji nxitën mbështetjen vendimtare nga Italia, për arritjen e marrëveshjes.

Parlamenti Evropian ende duhet ta miratojë marrëveshjen përpara se ajo të hyjë në fuqi.

Zona e re e tregtisë së lirë është menduar gjithashtu si një sinjal që kompenson politikën tregtare proteksioniste të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Qëllimi është të hiqen sa më shumë që të jetë e mundur barrierat tregtare dhe tarifore midis BE-së dhe shteteve të “Mercosur”.

Industria gjermane ka bërë presion për vite me radhë që marrëveshja të përfundonte.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz e mirëpriti atë si një “moment historik” në politikën tregtare evropiane dhe një sinjal të rëndësishëm të sovranitetit dhe aftësisë strategjike për të vepruar.

Komisioni vlerëson se marrëveshja mund të rrisë eksportet vjetore të BE-së në Amerikën e Jugut deri në 39%, ose rreth 49 miliardë euro – duke mbështetur më shumë se 440,000 vende pune në të gjithë Evropën.

Në veçanti, industria e automobilave, inxhinieria mekanike dhe sektori farmaceutik do të përfitojnë. //a.i/

 

The post FOKUS – BE-ja dhe “Mercosur” nënshkruajnë sot marrëveshjen e tregtisë së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

BRUKSEL – BE hap rrugën për marrëveshjen tregtare të “Mercosur” pas 25 vitesh

9 January 2026 at 16:47

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/-  Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhanë miratimin për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të “Mercosur” me Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain pas disa dekadash negociatash.

“Në një takim të përfaqësuesve nga 27 vendet e BE-së në Bruksel, një numër i mjaftueshëm pjesëmarrësish ranë dakord për nënshkrimin e planifikuar të marrëveshjes”, thanë burimet diplomatike.

“Zona e re e tregtisë së lirë, me më shumë se 700 milionë banorë, do të jetë më e madhja e këtij lloji në botë”, sipas Komisionit Evropian.

Marrëveshja kontroverse ka qenë në përgatitje për më shumë se 25 vjet.

Marrëveshja përfundimtare u bë e mundur nga lëshimet e minutës së fundit ndaj lobit bujqësor të Evropës, i cili e sheh konkurrencën nga katër vendet – të gjitha anëtare të bllokut më të gjerë tregtar të Amerikës së Jugut Mercosur – si një kërcënim për fermerët evropianë.

Në Amerikën e Jugut, produktet bujqësore si mishi i viçit mund të prodhohen më lirë se në Evropë.

Marrëveshja fillimisht duhej të nënshkruhej në Brazil në dhjetor. Megjithatë, shumica e nevojshme e shteteve anëtare të BE-së nuk u arrit në atë kohë sepse Italia e lidhi miratimin e saj me angazhime të mëtejshme mbështetëse për fermerët evropianë.

Që marrëveshja të miratohej, kërkohej një shumicë e ashtuquajtur e kualifikuar, që do të thotë se të paktën 15 nga 27 shtetet e BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë së bllokut duhet ta mbështesin atë.

Miratimi i Italisë ishte i nevojshëm sepse dy vende të tjera të populluara të BE-së, Franca dhe Polonia, e kundërshtojnë marrëveshjen në formën e saj aktuale. //a.i/

The post BRUKSEL – BE hap rrugën për marrëveshjen tregtare të “Mercosur” pas 25 vitesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FISHË TEKNIKE – Mosmarrëveshjet kryesore SHBA-Venezuelë

3 January 2026 at 16:41

PARIS, 3 janar /ATSH-AFP/ – Parregullsia e zgjedhjeve, embargoja e naftës, trafiku i drogës dhe migrimi: Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela nën presidencën e Nicolas Maduro, ku Donald Trump njoftoi sot se kishte nisur një “sulm në shkallë të gjerë”, kanë pasur shumë pika mosmarrëveshjeje që nga viti 2013.

Një kujtesë për mosmarrëveshjet kryesore:

– Demokracia –

Uashingtoni, si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, nuk e njeh legjitimitetin e socialistit Nicolas Maduro për të kryesuar vendin.

Pas shtypjes së dhunshme të demonstratave pas zgjedhjeve të tij të para në vitin 2013, Shtetet e Bashkuara sanksionuan disa zyrtarë të lartë venezuelianë për shkelje të të drejtave të njeriut. Ata e konsideruan rizgjedhjen e tij në vitin 2018 “të paligjshme”, si dhe rizgjedhjen e tij në vitin 2024, të cilën opozita pretendon se e ka fituar.

Midis viteve 2019 dhe 2023, Uashingtoni, i ndjekur nga rreth 60 vende të tjera, madje e njohën udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si “president të përkohshëm”, duke shkaktuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Karakasit.

– Akuza për ndërhyrje –

Venezuela ka akuzuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje. Në vitin 2019, pas një tentative kryengritjeje ushtarake, Nicolas Maduro pretendoi se Uashingtoni kishte urdhëruar “një grusht shteti fashist”.

Vitin pasardhës, presidenti venezuelian akuzoi homologun e tij amerikan, Donald Trump, se kishte “drejtuar drejtpërdrejt” një tentativë “inkursioni të armatosur” nga deti, në të cilën morën pjesë dy ish-ushtarë amerikanë. Uashingtoni mohoi çdo përfshirje.

“Jo grushteve të shtetit të orkestruara nga CIA”, deklaroi Nicolas Maduro në tetor, pasi Donald Trump tha se kishte autorizuar operacione klandestine kundër Venezuelës.

– Embargoja e naftës e SHBA-së –

Me qëllim mbytjen ekonomike të vendit dhe rrëzimin e Nicolas Maduros nga pushteti, Uashingtoni vendosi një embargo ndaj naftës venezueliane në vitin 2019, duke goditur pikërisht shtyllën e ekonomisë së brishtë të Venezuelës.

Para se embargoja të hynte në fuqi, nafta përfaqësonte 96% të të ardhurave kombëtare dhe tre të katërtat e të ardhurave nga nafta vinin nga klientët amerikanë.

Vendi tani e shet prodhimin e tij të naftës në tregun e zi me çmime dukshëm më të ulëta, kryesisht në Kinë. Në javët e fundit, Uashingtoni njoftoi një “bllokadë totale” kundër “cisternave të sanksionuara” që shkojnë ose largohen nga Venezuela – një “kërcënim grotesk” në sytë e Karakasit – dhe sekuestroi disa anije.

Këtë vit, Donald Trump i dha fund licencave të operimit që lejonin kompanitë shumëkombëshe të operonin pavarësisht sanksioneve. Kompania amerikane ”Chevron” ka mbajtur një licencë të veçantë që nga korriku.

Nga 3,5 milionë fuçi në ditë në vitin 2008, prodhimi ka rënë në më pak se një milion fuçi në ditë sot, sipas OPEC-ut, për shkak të sanksioneve të SHBA-së dhe rënies së sektorit të nxjerrjes, të rrënuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Venezuela, e cila përjetoi një krizë të rëndë ekonomike midis viteve 2014 dhe 2021, mbetet në një situatë të pasigurt, për të cilën Maduro fajëson sanksionet e vendosura nga Uashingtoni.

– Akuza për trafikim droge –

Në mars të vitit 2020, Nicolas Maduro u padit në Shtetet e Bashkuara me akuzën e “narkoterrorizmit” dhe Uashingtoni ofroi një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çoi në arrestimin e tij.

Kjo shpërblim u rrit në 25 milionë dollarë nga Uashingtoni në fillim të vitit 2025, pas inaugurimit të presidentit venezuelian për një mandat të tretë, dhe më pas në 50 milionë dollarë në gusht, përpara se Shtetet e Bashkuara të vendosnin një forcë të konsiderueshme ushtarake në Detin e Karaibeve dhe të nisnin sulme kundër të dyshuarve për trafikantë droge.

Uashingtoni akuzon Nicolás Maduron se udhëheq “Kartelin e Diejve”, ekzistenca e të cilit mbetet e pavërtetuar sipas shumë ekspertëve. Maduro e mohon këtë dhe akuzon Uashingtonin se po përpiqet të sekuestrojë naftën venezueliane.

– Migrantët –

Donald Trump, i cili e bëri luftën kundër imigracionit një përparësi të mandatit të tij të dytë, kritikon Karakasin për mbërritjen e një numri të madh migrantësh venezuelas. Ai e akuzon atë se ka “shtyrë” “qindra mijëra njerëz nga burgjet”, si dhe “pacientë të spitaleve psikiatrike” drejt Shteteve të Bashkuara.

Sipas OKB-së, rreth tetë milionë venezuelianë – rreth një e katërta e popullsisë – kanë ikur nga kriza ekonomike dhe politike që nga viti 2014, shumica në vendet e Amerikës Latine, të tjerët në Shtetet e Bashkuara.

Donald Trump revokoi Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm të dhënë qindra mijëra venezuelianëve për shkak të krizës në vendin e tyre dhe deportoi disa mijëra të tjerë këtë vit.

Në pranverë, Shtetet e Bashkuara dërguan 252 venezuelianë në një burg në El Salvador, duke i akuzuar ata pa prova ose gjyq për anëtarësim në bandat. Ata kaluan katër muaj atje përpara se të riatdhesoheshin në Karakas, i cili, së bashku me OJQ-të, denoncoi “torturën” që pësuan në paraburgim./  a.jor.

The post FISHË TEKNIKE – Mosmarrëveshjet kryesore SHBA-Venezuelë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Firmoset kontrata për impiantin MIDA Steel në Elbasan

29 December 2025 at 14:04

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. kanë nënshkruar zyrtarisht kontratën e investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan.

Ky projekt shënon një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare, pasi me realizimin e tij Shqipëria bëhet vendi pritës i impiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar drejtpërdrejt në tregun europian të çelikut të gjelbër dhe duke ndjekur standardet më të avancuara të teknologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili u shpreh se ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit industrial dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.

Sipas tij, hapja e impiantit të ri do të rrisë ndjeshëm numrin e vendeve të punës, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët e Elbasanit dhe zonave përreth, si dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë lokale.

Ky investim strategjik pritet të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e rolit të Elbasanit si qendër industriale, duke nxitur zhvillimin e sektorëve të lidhur me industrinë e çelikut, rritjen e të ardhurave për familjet dhe përmirësimin e klimës së biznesit në qytet.

Ndërtimi i impiantit MIDA Steel konsiderohet gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm, pasi fokusohet në prodhimin e çelikut me teknologji moderne dhe miqësore me mjedisin, në përputhje me kërkesat e tregut europian.

/k.s/j.p/

 

The post Firmoset kontrata për impiantin MIDA Steel në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Në Pashaliman synojmë prodhimin e mjeteve luftarake detare

21 December 2025 at 12:55

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, deklaroi në një intervistë televizive se synimi strategjik i qeverisë shqiptare me projektin e Pashalimanit është krijimi i kapaciteteve për prodhimin e mjeteve luftarake detare në Shqipëri, duke e kthyer këtë bazë në një qendër të rëndësishme ushtarako-industriale në rajon.

Vengu theksoi se, Shqipëria ka firmosur pak javë më parë një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Italinë, e cila është shoqëruar edhe me donacione konkrete për Forcën Detare shqiptare.

“Ne kemi bërë një marrëveshje me Italinë para pak javësh. Ishte momenti kur u miratua një kornizë bashkëpunimi ushtarak dhe u bënë disa donacione nga pala italiane për tre mjete: dy mjete patrulluese dhe një mjet detar më domethënës, një mjet komandimi”, u shpreh ministri.

Sipas tij, dy nga këto mjete tashmë kanë mbërritur dhe janë bërë pjesë e Forcës Detare, ndërsa mjeti i tretë pritet të vijë në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Forcat tona po stërviten për ta përdorur dhe për ta manovruar. Këto mjete na sigurojnë që të kthehemi në një forcë detare me kapacitete manovrimi më të konsiderueshme dhe mjete luftimi”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se këto zhvillime janë pjesë e përgatitjeve për projektin strategjik në Pashaliman, në bashkëpunim me kompaninë italiane Fincantieri.

“Në këtë mënyrë ne përgatitemi për atë që po bëjmë për Pashalimanin dhe Fincantierin, që të kemi prodhimin e mjeteve detare luftarake”, deklaroi ai.

Vengu sqaroi se projekti është pjesë e buxhetit afatmesëm të qeverisë shqiptare dhe se aktualisht po zhvillohen negociata me palën italiane, jo vetëm për mirëmbajtjen e flotës ekzistuese, por edhe për ndërtimin e anijeve të reja luftarake në Shqipëri.

“Jemi në një negociatë me Fincantierin që në Pashaliman jo vetëm të mirëmbahet flota jonë, por edhe të ndërtojmë anije luftarake dhe të kuptojmë pse po e bëjmë këtë gjë”, tha ministri.

Duke folur për rëndësinë gjeostrategjike të hapësirës detare shqiptare, Vengu theksoi se Adriatiku dhe Joni nuk duhen parë vetëm si destinacione turistike.

“Adriatiku dhe Joni nuk janë thjesht një horizont turistik, por janë infrastrukturë nënujore në ndërlidhje energjetike”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, ministri nënvizoi se investimet në mbrojtje duhet të sjellin përfitime edhe për ekonominë vendase.

“Përderisa qeveria shqiptare i kërkon Kuvendit dhe taksapaguesve shqiptarë të kontribuojnë në mënyrë domethënëse, detyra jonë është që kjo rritje buxhetesh të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në vendin tonë dhe të prodhojë vlerë të shtuar në Shqipëri”, tha Vengu.

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Në Pashaliman synojmë prodhimin e mjeteve luftarake detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

By: Brisi
19 December 2025 at 11:34

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”. Kështu thuhet në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes […]

The post SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on BoldNews.al.

Rama për marrëveshjen e 17 Majit: Basha mori çdo gjë që kërkoi me bekimin e Berishës

18 December 2025 at 22:46

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si Marrëveshja e 17 Majit.

Në një intervistë televizive për emisionin “Opinion”, Rama tha se kishte biseduar me Bashën vetëm për vetëm në një prej sallave të Kuvendit.

Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Berishës.

Rama rrëfeu se takimi u nxit pas kontakteve me përfaqësues të SHBA-së për situatën politike në vend dhe rajon.

“Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë dhe thotë: s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani, thotë, ne po ikim, se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh? – i them unë. Do e takoj, më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika”, tha Rama.

Sipas Ramës, vendimi për të shkuar në Kuvend dhe për ta takuar Bashën u mor pas konsultimeve brenda mazhorancës.

“Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz, i thashë, unë do t’i shkoj atje atij. Do t’i shkoj atje në takim. Më thotë Gramozi: Ke ndonjë merak ti? I thashë unë: Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë? Tha, dy gjëra kam merak unë: data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok, them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje”.

Rama tha se negociatat u zhvilluan në një takim kokë më kokë në ambientet e Kuvendit dhe se marrëveshja u arrit pasi Basha pranoi kushtet e vendosura, me bekimin e Sali Berishës.

“Në një moment të caktuar i them: Hajde, se po të pres te salla tjetër… U futëm, është një sallë e madhe, aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti, i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak: mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo, unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë, tha, se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze”.

“I thashë: do marrësh të pyesësh? Merr pyet, i thashë, se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti, se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes? – tha. Unë i thashë: një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen, tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha: do japë bekimin. Edhe e dha bekimin”, rrëfeu Rama.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2025)

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama për marrëveshjen e 17 Majit: Basha mori çdo gjë që kërkoi me bekimin e Berishës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis punën Akademia e Pushtetit Vendor, synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE

18 December 2025 at 17:08

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Akademia e Pushtetit Vendor nis sot punën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo dhe bashkëkryetares së kësaj akademie, Emiriana Sako, kryetare e bashkisë Durrës.

Akademia e Pushtetit Vendor, shërben si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e administratës vendore për sfidat që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin disa prej kryetarëve të bashkive në vend dhe përfaqësues të trupit diplomatik, Demo tha se kjo ka qenë një nismë që ka marrë shumë kohë që në fazën e konceptimit, edhe sot që është prezantimi zyrtar i Akademisë për Pushtetin Vendor.

“Nevojat e pushtetit vendor janë specifike, dhe ju e dini më së miri se cila është nevoja reale, që puna në territor të jetë ajo që ne duam të përkthehet në shërbime më të mira për qytetarët. Gjatë këtyre dekadave, pushteti vendor ka bërë përparime të jashtëzakonshme për sa i përket administrimit më të mirë, shërbime më të mira për qytetin, dhe më shumë investime, por jemi të ndërgjegjshëm që ka vend për të përmirësuar”, vijoi ai.

Ministri Demo, duke ju referuar negociatave të Shqipërisë me BE-në, e cilësoi këtë si një moment sfidues për vendin tonë.

Demo tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt procesit të integrimit është e mbushur me sfida, të cilat bëhen edhe më të mëdha për shkak të agjendës ambicioze që vendi ynë ka.

“Në 2027 kemi ambicien që të mbyllim të gjithë kapitujt që kemi hapur deri tani dhe klasteri i fundit që u hap në nëntor, kapitulli 22, është ai kapitull që do të prek autoritetet lokale. Sepse janë fondet e kohezionit, dhe mundësitë e reja që do të kenë bashkitë gjatë këtij rrugëtimi. Kjo është një sfidë historike për Shqipërinë, ku bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm. Një pjesë e mirë e hakisë ka të bëjë direkt me bashkitë, për standardet që duhet të arrijmë në territor dhe shërbimet që duhet të përmirësojmë”, tha Demo.

“Akademia do të jetë një mundësi për ta bërë këtë sfidë dhe nuk do jetë vetëm për vitet 2026, 2027 apo 2028, por edhe më tutje, pasi bashkitë duhet të jenë gati që të bëjnë maksimumin në shfrytëzimin e mundësive që sjellë integrimi në BE”, u shpreh ministri i Pushtetit Lokal.

Demo tha se Akademia është një platformë që do i ndihmojë bashkitë në arritjen e objektivave, duke qenë gati për sfidat e integrimit të vendit në BE.

/e.i/a.f/

The post Nis punën Akademia e Pushtetit Vendor, synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

By: Re Nato
17 December 2025 at 07:35

Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga diskutime të tjera mes udhëheqësve në Evropë – të gjitha këto që përfunduan me sinjale pozitive për një marrëveshje paqeje në të ardhmen.

Bisedimet u përqendruan te garancitë e sigurisë për Ukrainën, me qëllim frenimin e agresionit të mundshëm rus në të ardhmen; një çështje që – pavarësisht deklaratave pozitive – mbetet një nga pikat kryesore të mospajtimit në negociatat me Moskën.

Pengesa tjetër madhore është e ardhmja e rajonit të Donbasit në Ukrainë, për të cilin Rusia kërkon që Kievi t’ia dorëzojë kontrollin si kusht për arritjen e marrëveshjes.

Udhëheqësit botërorë të hënën në mbrëmje folën për “përparim të ndjeshëm”, shkruan CNN.

Gjermania njoftoi se ekziston një mundësi e vogël, por reale, për një marrëveshje së shpejti, duke hedhur gjithashtu idenë e një armëpushimi gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha se “tani jemi më afër se kurrë më parë”. Por ku qëndrojnë realisht gjërat?

Çfarë ndodhi në bisedimet në Berlin?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryenegociatori Rustem Umerov u takuan në kryeqytetin gjerman me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trumpit, dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan. Në bisedime iu bashkua edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, ku negociatorët shqyrtuan versionin më të fundit të planit të paqes të mbështetur nga SHBA-ja.

“Kjo nuk do të thotë se tani kemi një plan të përsosur, por është një version shumë i zbatueshëm”, tha Zelensky para gazetarëve në Berlin dhe shtoi se “amerikanët duan një zgjidhje të shpejtë; ne kujdesemi që të ruajmë cilësinë edhe me këtë ritëm. Nëse shpejtësia dhe cilësia përputhen, ne jemi plotësisht dakord”.

Zelensky tha të martën se gjatë bisedimeve për paqen ka punuar me SHBA-në “në detaje shumë të hollësishme mbi dokumente që mund ta ndalin luftën dhe të garantojnë sigurinë”.

“Çdo detaj i vetëm ka rëndësi, sepse asnjë detaj nuk duhet të shndërrohet në një shpërblim për agresionin e Rusisë”, u tha ai deputetëve të parlamentit holandez në Hagë, transmeton Telegrafi.

Aktualisht janë pesë dokumente të veçanta në diskutim brenda marrëveshjes së propozuar të paqes – ato përfshijnë garanci sigurie “ligjërisht detyruese” që do të votoheshin nga Kongresi i SHBA-së, si edhe plane për financimin e rimëkëmbjes së Ukrainës pas luftës.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën në Berlin për diskutime të veçanta, pas të cilave u angazhuan të punojnë së bashku me SHBA-në për të “ofruar garanci të forta sigurie dhe masa mbështetëse për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës”.

Kremlini tha të martën se ende nuk e kishte parë tekstin e propozimeve më të fundit për garancitë e sigurisë për Ukrainën të ngjashme me ato të NATO-s.

“Ne duam paqe; nuk duam një armëpushim që t’i japë Ukrainës një hapësirë frymëmarrjeje dhe ta përgatisë për vazhdimin e luftës. Ne duam ta ndalim këtë luftë dhe të arrijmë objektivat tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantojmë paqe në Evropë për të ardhmen”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të një pyetjeje mbi qëndrueshmërinë e një ‘armëpushimi të Krishtlindjeve’.

Çfarë masash përshkruan udhëheqësit evropianë?

Angazhimet e paraqitura në deklaratën e përbashkët evropiane përfshinin:

Një “forcë shumëkombëshe evropiane për Ukrainën”, e udhëhequr nga Evropa, me kontribute trupash nga aleatët brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe “të mbështetur nga SHBA-ja”;

Kjo forcë do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës, “përfshirë edhe operimin brenda territorit të Ukrainës”;

Një mekanizëm monitorimi të armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili do të përfshinte pjesëmarrje ndërkombëtare;

Mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën për ndërtimin e forcave të saj të armatosura, të cilat duhet të mbeten në një nivel paqeje prej 800 mijë trupash.

Investimet e ardhshme në Ukrainë, që do të përfshinin marrëveshje tregtare dhe “vënien në dispozicion të burimeve të mëdha për rimëkëmbje dhe rindërtim”.

Deklarata shtoi se “në këtë drejtim, asetet sovrane ruse në Bashkimin Evropian janë ngrirë”.

A do të pranojë Rusia?

Kjo është pyetja kryesore. Kremlini ka deklaruar se kundërshton çdo skenar që përfshin dislokimin e trupave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.

Qeveria ruse më parë ka shkuar deri aty sa të këmbëngulë që Ukraina ta sanksionojë në kushtetutën e saj se nuk do t’i bashkohet NATO-s dhe se nuk do të ketë forca të aleancës transatlantike të stacionuara brenda kufijve të saj. Në muajin nëntor, Moska kërkoi gjithashtu që Kievit t’i vendosej një kufi për madhësinë e forcave të armatosura.

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se rreth 90 për qind e çështjeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë zgjidhur, duke e përshkruar çështjen e lëshimeve territoriale si pikën kryesore të ngecjes.

Një zyrtar amerikan tha se pala e tyre ka ofruar ide “që nxisin mendimin” për të zgjidhur këtë bllokim, përfshirë krijimin e një zone të lirë ekonomike në disa pjesë të Donbasit.

Ekipi negociator amerikan ka propozuar që një zonë e tillë të çmilitarizohet, ku Ukraina do të tërhiqej, por ku forcat ruse nuk do të hynin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të heqë dorë nga objektivat e tij maksimaliste të luftës për t’u pajtuar me këtë propozim.

Ukraina ka ngritur pikëpyetje rreth asaj se kush do ta menaxhonte atë zonë dhe kush do të siguronte që tërheqjet e trupave të ishin reciproke.

“Amerikanët po përpiqen të gjejnë një kompromis… Dua ta theksoj edhe një herë: një ‘zonë e lirë ekonomike’ nuk do të thotë nën kontrollin e Federatës Ruse. Këto janë elemente thelbësore për mua në çdo format që lidhet me Donbasin”, tha Zelensky të hënën, duke shtuar se Ukraina nuk do ta njohë pjesën e pushtuar përkohësisht të rajonit lindor të Donbasit si ruse, as ligjërisht dhe as ‘de facto’.

Zyrtarët amerikanë i përshkruan garancitë e sigurisë si “të ngjashme me Nenin 5”, duke iu referuar parimit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Zyrtarët refuzuan të hynin në detaje se çfarë do të përfshinte roli i SHBA-së, përtej faktit se ai nuk do të përfshinte trupa amerikane në terren në Ukrainë.

“Para se të largohemi nga fusha e betejës, duhet të jemi absolutisht të sigurt se cilat janë këto garanci sigurie”, tha Zelensky.

Cilat janë hapat e ardhshëm?

Zelensky po vazhdon diskutimet diplomatike, me një vizitë në Holandë të martën për të diskutuar kompensimin nga Rusia për dëmet që ka shkaktuar gjatë luftës.

“Bisedimet nuk kanë të bëjnë vetëm me një armëpushim, por me garancitë e sigurisë”, tha lideri ukrainas dhe shtoi se “kjo nuk është vetëm siguri fizike, por ka të bëjë edhe me faktin që Rusia më në fund të mësojë të jetojë sipas sundimit të ligjit. Kjo do të funksionojë vetëm nëse ka përgjegjësi të vërtetë, nëse ndëshkimi i agresorit bëhet i pashmangshëm”.

Trump, i cili u lidh me telefon në darkën e së hënës të udhëheqësve evropianë, tha se “gjërat duken sikur po shkojnë mirë, por këtë e kemi thënë prej kohësh, dhe është një çështje e vështirë”.

Ai tha se telefonata ishte “shumë e mirë” dhe se kishte pasur një “bisedë të gjatë” me Zelenskyn, duke shtuar gjithashtu se SHBA-ja kishte qenë në kontakt me Putinin.

“Mendoj se tani jemi më afër se kurrë më parë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha Trump të hënën në Zyrën Ovale.

“Problemi është se ata [Rusia] do të duan ta përfundojnë, dhe pastaj papritur nuk do ta duan, dhe Ukraina do të dojë ta përfundojë, dhe pastaj papritur nuk do ta dojë. Pra, duhet t’i sjellim në të njëjtën linjë”, deklaroi lideri amerikan.

Sala: Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal

11 December 2025 at 10:38

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me qeverinë italiane, nisën zbatimin e projektit “Përmirësimi i shëndetit të nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri – MATHERNA”, një nismë strategjike që synon transformimin e shërbimeve neonatale dhe të kujdesit për nënat në Shqipëri.

Projekti vjen pak javë pas marrëveshjes së nënshkruar në Romë, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Falë një financimi prej 6 milionë eurosh nga qeveria italiane dhe mbështetjes tekniko–shkencore të ASST Fatebenefratelli Sacco, MATHERNA përfaqëson një model të ri partneriteti ndërinstitucional të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve cilësore në struktura spitalore moderne, të sigurta dhe të pajisura sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjatë fjalës në takimin prezantues, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi rëndësinë thelbësore të investimeve në periudhën neonatale (0-28 ditë), një fazë vendimtare për zhvillimin dhe shëndetin gjatë gjithë jetës.

“Përmes bashkëpunimit me qeverinë italiane nuk po hapim thjesht një fazë të re pune, por po përcaktojmë një standard të ri në kujdesin neonatal dhe atë maternal në Shqipëri. Ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e familjeve të reja dhe do të na afrojë më shumë me standardet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Sala.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, theksoi se “shëndeti dhe Shërbimet Shëndetësore janë përparësi të bashkëpunimit dypalësh, siç parashikohet në Marrëveshjen G2G”.

“ASST Fatebenefratelli Sacco është një institucion zbatues i shkëlqyer së bashku me Rajonin Lombardia sjellim në Shqipëri jo vetëm burime, por edhe kompetenca të avancuara klinike, dije organizative dhe praktika shëndetësore të përafruara me ato evropiane”, theksoi Alberti.

Drejtoresha e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) në Tiranë, Letizia Fischioni, theksoi se “bashkëpunimi italian prej vitesh qëndron krah Shqipërisë me ndërhyrje që integrojnë forcimin e infrastrukturave, zhvillimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Sektori i shëndetësisë mbetet një shtyllë e angazhimit tonë tridhjetëvjeçar në vend, përmes nismave që synojnë të përmirësojnë ofertën shëndetësore.

Gjithashtu, drejtoresha e përgjithshme e ASSTFatebenefratelli Sacco, Maria Grazia Colombo, nënvizoi se “është një nder për ASST Fatebenefratelli Sacco (Spitali Buzzi dhe M. Melloni i Milanos) që është përzgjedhur nga Assessorato al Welfare i Rajonit Lombardia si institucioni udhëheqës i projektit të Shëndetit Materno-Fëmijor në Shqipëri”.

Projekti do të zbatohet në dy spitale universitare dhe tre spitale rajonale dhe parashikon modernizimin e terapive intensive neonatale, futjen e teknologjive të avancuara, standardizimin e protokolleve klinike si dhe forcimin e rrjetit referues kombëtar.

MATHERNA është plotësisht në përputhje me prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Shëndetit dhe me objektivat e reformave të qeverisë shqiptare, të cilat synojnë uljen e mortalitetit neonatal dhe atij maternal në nivelet e vendeve të Bashkimit Europian.

/k.s/r.e/a.f/

The post Sala: Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rusia i jep fund marrëveshjeve ushtarake me Portugalinë, Francën dhe Kanadanë

7 December 2025 at 13:10

MOSKE, 7 dhjetor /ATSH/- Portugalia dhe Franca kanë mbështetur propozimet e BE-së për të përdorur asetet e ngrira ruse – për të siguruar kredi për Ukrainën mes luftës ruse, e cila tani ka hyrë në vitin e saj të katërt, sipas “euronews.”

Rusia i dha fund marrëveshjeve të bashkëpunimit ushtarak me Portugalinë, Francën dhe Kanadanë, me një dekret të publikuar të premten, sipas medias shtetërore ruse.

“Të tre marrëveshjet e nënshkruara midis viteve 1989 dhe 2000 nuk janë më strategjikisht të rëndësishme”, thanë autoritetet ruse.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë një periudhe të marrëdhënieve të përmirësuara midis Rusisë dhe Perëndimit – pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Marrëveshja me Kanadanë u nënshkrua vetëm disa javë pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 – e cila në fakt sinjalizoi fundin e Luftës së Ftohtë – kur udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev u përpoq të ndërtonte ura me vendet perëndimore.

Marrëveshja e Francës e vitit 1994 pasoi nxitjen më të gjerë të presidentit rus, Boris Jelcin për të integruar Rusinë në strukturat evropiane të sigurisë.

Jelcin, fillimisht shpresonte që Rusia të mund të bashkohej me NATO-n ose të zhvillonte një partneritet të veçantë me aleancën, duke nënshkruar traktate me Francën që i angazhonin të dy vendet të konsultoheshin gjatë krizave dhe të ndërtonin një rrjet paqeje dhe solidariteti në Evropë.

Marrëveshja me Portugalinë e vitit 2000 erdhi gjatë asaj që studiuesit e përshkruajnë si periudha më e frytshme për marrëdhëniet Rusi-Portugali në vitet 1990 dhe 2000, kur vizitat e nivelit të lartë ishin të shpeshta pavarësisht anëtarësimit të Portugalisë në NATO.

Që atëherë, Kremlini dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë treguar një qëndrim gjithnjë e më armiqësor ndaj NATO-s dhe Perëndimit, duke pretenduar se po i afrohej qëllimisht Rusisë dhe pjesërisht duke e fajësuar atë për luftën e përgjithshme të Moskës në Ukrainë – pa ofruar prova.

Rezistenca e Rusisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO është një nga kërkesat kryesore në marrëveshjen prej 28 pikash SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës, të cilën Kievi dhe analistët kanë thënë se lë hapur mundësinë për një pushtim tjetër të Ukrainës në të ardhmen.

Vendimi i së premtes erdhi pas një veprimi të ngjashëm në korrik, kur kryeministri Mikhail Mishustin anuloi një marrëveshje bashkëpunimi ushtarako-teknik të vitit 1996 me Gjermaninë.

Ministria e Jashtme akuzoi Berlinin se po ndiqte një politikë hapur armiqësore dhe aspirata militariste gjithnjë e më agresive.

Portugalia dhe Franca mbështesin propozimet e Komisionit Evropian për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ofruar kredi për Ukrainën.

Rreth 210 miliardë euro në asete shtetërore ruse janë të ngrira në Bashkimin Evropian, shumica e të cilave mbahen në “Euroclear” në Belgjikë.

“BE ka diskutuar se si t’i përdorë këto fonde të ngrira për të ndihmuar Ukrainën, e cila do të përballet me një deficit buxhetor prej rreth 65 miliardë dollarësh – gjatë dy viteve të ardhshme”, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. //a.i/

 

The post FOKUS – Rusia i jep fund marrëveshjeve ushtarake me Portugalinë, Francën dhe Kanadanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Trump, në favor të Rusisë”/ Tafani: Ukraina? Europa duhet të futet ‘all in’. Për SHBA, NATO është e vdekur!

By: xhir jeta
3 December 2025 at 13:47

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani, komentoi në studion e ABC Neës, zhvillimin e fundit nga kampi i luftës në Ukrainë.

Duke folur mbi mungesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s, Tafani tha se shqetësuese është fakti se gjithë sa po ndodh, po ndodh prapa kurrizit të Europës.

“Rubio e kish bërë të ditur se nuk do merrte pjesë në takim kjo hyn në atë që ka të bëjë me politikën e jashtme amerikane. Pra, e ka rezervuar veten të shprehë ndonjë mendim me tratativat që po ndodhin veçmas. Shqetësuese është fakti se gjithë sa po ndodh po ndodh prapa kurrizit të europës. Amerika po e lë jashtë europën në këto tratativa dhe jo vetëm në këtë drejtim por edhe në një rast sulmi nga ana e rusisë në evropë, nuk do të ketë ndërhyrje nga SHBA. Për administratën Trump NATO është e vdekur. Ky lloj qëndrimi nuk është i tipit që mbështetet nga gjithë spektri në SHBA duke më shumë si qëndrim personal i trump se sa i republikanëve. Dëmtohet kredibiliteti i amerikës për një kohë të gjatë”, u shpreh Tafani, ndërsa komentoi edhe dështimin e planit të paqes një ditë më parë.

“Rusia do vdekjen e Ukrainës, Ukraina do të jetojë, nuk do ketë një zgjidhje. Zgjidhja do jetë në fushën e betejës, dhe Ukraina e ka bërë të qartë. Kurse kërkesat ruse e kthehjnë Ukrainën në protektorat pastaj duke e asimiluar, hapi tjetër do ishte sajimi i ndonjë incidenti dhe më pas marrja e plotë e Ukrainës. Ukraina e ka të pamundur të pranojë humbjen e sovranitetit të saj.

Sa kohë që janë pozicione të kundërta është e pamundur të gjendet një zgjidhje paqeje, gjithçka do vendoset në fushën e betejës. Ukraina ka qenë gjithmonë e gatshme për një armëpushim të menjëhershëm dhe më pas të negociohet për pjesën tjetër. Por Rusia është gjithmonë me kërkesa maksimaliste, kërkesa e saj është zhdukja e Ukrainës, një kërkesë që nuk mund të pranohet nga Ukraina, që lufton prej 4 vitesh. Është një luftë që ka kushtuar shumë, ka krijuar urrejtje mes dy popujve dhe nuk mund të pranojnë një dorëzim për sa kohë kanë armët në dorë. Edhe sikur të dojë Zelensky, populli nuk do pranojë e dinë shumë mirë se do jetë fundi i Ukrainës.” u shpreh ai.

“Trump është qartazi në favor të Rusisë, kjo është problematike, e para për Europën, nga ana tjetër do të dëmtojë Amerikën në planin afatgjatë. SHBA i ka dhënë garanci Ukrainës, dhe të heqësh dorë tani, tregon se je i pabesueshëm. Ajo që ka qenë Amerika dikur, ka qenë pjesa e imazhit si vend që luftonte për vlerat e demokracisë. Tashmë, tregon se po rrëshket drejt një autoritarizmi dhe mungese vlerash. Rrugët diplomatike për zgjidhjen e konfliktit do vijojnë, lufta do marrë fund me një marrëveshje, pyetja është cfarë marrëveshje do jetë”, vijoi më tej Tafani.

Zelensky nën presion: Marrëveshje e dyshimtë ose asnjë marrëveshje

By: melisa
28 November 2025 at 14:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë pas afatin e Ditës së Falënderimeve për një marrëveshje në Ukrainë, pavarësisht synimit të tij për t’u dukur paqebërës. Kjo tregon se nisma e tij e paqes, përfshirë takimin e dërguarit të tij Steve Witkoff me Kremlinin, ka shumë gjasa të mos prodhojë një marrëveshje të menjëhershme që të ndalojë pushtimin rus. Hendekët midis Kievit dhe Moskës mbeten të…

Source

LUANDA – BE-Afrikë: Partneritet i ri dhe mundësi të reja

25 November 2025 at 17:49

LUANDA, 25 nëntor  /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan theksuan rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë mes dy kontinenteve në përfundim të samitit të tyre dy-ditor në kryeqytetin e Angolës.

“Duke parë përpara, jemi të vendosur të çojmë më tej partneritetin tonë dhe të shkaktojmë mundësi të reja”, thuhet në një deklaratë të përbashkët, e cila thekson bashkëpunimin ekonomik, tregtinë dhe investimet.

Deklarata e përbashkët gjithashtu i referohet angazhimeve të mëparshme për financimin e klimës dhe promovimin e energjisë së rinovueshme në Afrikë.

Të dy blloqet theksuan së bashku nevojën për të zgjidhur konfliktet në mbarë botën.

“Ne ripërsërisim mbështetjen tonë të palëkundur për një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë, Territorin e Okupuar Palestinez, Sudan, Sudanin e Jugut, Republikën Demokratike të Kongos (RDK), Sahel, Somali dhe në luftëra e konflikte të tjera në mbarë botën,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Ne dënojmë mizoritë e kryera në El-Fasher nga RSF pas marrjes së qytetit së fundmi dhe kërkojmë një ndalim të menjëhershëm të armiqësive dhe qasje të pakufizuar humanitare në të gjithë vendin,” deklarohet për situatën në rajonin sudanez të Darfurit Verior.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e përshkruan luftën në Sudan, e cila ka zgjatur dy e gjysmë vjet, si krizën më të madhe humanitare në botë.

Të dyja palët riafirmuan angazhimin e tyre për demokracinë, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe lirinë e mediave. Megjithatë, deklarata nuk përmend shkeljet e të drejtave të njeriut. /Ad.Ab./

The post LUANDA – BE-Afrikë: Partneritet i ri dhe mundësi të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: KfW, 50 milionë euro për investime në ujësjellës dhe kanalizime në tri bashki

25 November 2025 at 16:42

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me drejtoren e zyrës së KfW, Mara Drochner në të cilin nënshkruan marrëveshjen e financimit për Programin “Infrastruktura Bashkiake V – Faza II”.

Programi parashikon një kredi prej 47 milionë eurosh dhe një grant prej 3 milionë eurosh, të cilat do të mbështesin investime në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë.

Fondet do të përdoren për rehabilitimin e rrjeteve të kanalizimeve dhe zgjerimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Ky investim synon përmirësimin e shërbimit me ujë të pijshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, për këto komunitete”, theksoi ministri Malaj, në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/r.e/

The post Malaj: KfW, 50 milionë euro për investime në ujësjellës dhe kanalizime në tri bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë

25 November 2025 at 10:34

Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht, në lojë nuk është thjeshtë fati individual i ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por në lojë është drejtpërsëdrejti liria e […]

The post Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë appeared first on Reporter.al.

GJERMANI – Wadephul: Përparim mbi marrëveshjen amerikane për paqen në Ukrainë 

24 November 2025 at 13:41

BERLIN, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjeman, Johann Wadephul, deklaroi sot  nga Berlini se po bëhen përparime mbi një plan paqeje për të ndalur luftën në Ukrainë, pas bisedimeve të nivelit të lartë me përfaqësues të SHBA-së në Gjenevë.

Çështjet që lidhen me Evropën dhe NATO-n janë hequr nga projektdokumenti i marrëveshjes së paqes të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara, tha Wadephul për stacionin radiofonik “Deutschlandfunk”.

“Ky është një sukses vendimtar që u arrit dje”, shtoi ai.

Bisedimet në Zvicër, që përfshinin zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Bashkuara  Ukraina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Bashkimi Evropian, u organizuan me nxitim pas propozimit të fundit amerikan për përfundimin e konfliktit, i cili u bë publik javën e kaluar.

Aleatët evropianë të Ukrainës kanë kundërshtuar planin në formën e tij origjinale, i cili favorizon shumë Rusinë.

Dokumenti origjinal me 28 pika do të kërkonte që Kievi të dorëzonte pjesë të mëdha territoresh ndaj Rusisë dhe të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj, ndër masa të tjera.

Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se në Gjenevë u arrit përparim “substancial”.

Wadephul shmangu të jepte detaje të mëtejshme, por theksoi se është e qartë se asgjë nuk mund të “arrihet  pa u rënë dakord ” midis evropianëve dhe Ukrainës.

Sovraniteti i Ukrainës duhet të ruhet, tha ai, duke argumentuar se vetëm Kievi mund të vendosë se kur dhe çfarë lëshimesh të bëjë. /Ad.Ab./

 

The post GJERMANI – Wadephul: Përparim mbi marrëveshjen amerikane për paqen në Ukrainë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – 30 vjet nga Marrëveshja e Dayton-it, jo më e keqja, por larg të qenit më e mira

21 November 2025 at 07:35

MELBURN, 21 nëntor /ATSH/ – Më 21 nëntor 1995, në sallën e konferencave të hotel ”Hope”, në bazën ajrore ”Wright-Patterson”, në Dayton të Ohajos, udhëheqësit e Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë nënshkruan një marrëveshje që i dha fund tre viteve e gjysmë lufte në BH, sipas website https://theconversation.com/.

Tri javë më vonë, u nënshkrua Marrëveshja e Kuadrit te Përgjithshem, e njohur si Marrëveshjet e Paqes e Dayton-it.

Lufta për Bosnjën ishte lufta më brutale dhe shkatërruese që lindi nga shpërbërja e Jugosllavisë. E sulmuar që nga momenti që lëvizi drejt pavarësisë në fillim të vitit 1992 nga forcat e milicisë, Bosnja lindi në mes te konflikteve dhe pothuajse u zhduk. Gjysma e popullsisë së saj prej 4,4 milionë banorësh u zhvendos me forcë dhe mbi 100 000 njerëz vdiqën gjatë konfliktit.

Spastrimi etnik dhe krimet e luftës shënuan luftën, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës në korrik 1995, në të cilin më shumë se 8 000 viktima boshnjake u vranë nga ushtria e Republikës Srpska.

Paqja e arritur në Dayton e la Bosnjën të paprekur si vend, por të ndarë në dy entitete: Republikën Srpska, një entitet separatist i shpallur nga serbët etno-nacionalistë, në janar 1992, dhe Federatën Boshnjake. Ndërkohë, një forcë ushtarake ndërkombëtare u vendos për të siguruar paqen.

Por, ajo ishte një paqe e shëmtuar: pacienti u shpëtua, por mbeti i deformuar dhe i dobët.

Si studiues që kanë shkruar gjerësisht për luftën boshnjake dhe pasojat e saj, ne besojmë se trashëgimia e Marrëveshjeve të Paqes, 30 vjet më vonë, është padyshim e përzier.

Ndarja e territoreve etnike

Jeta e Bosnjës pas Dayton-it mund të ndahet në tre epoka afërsisht 10-vjeçare: rindërtimi, bllokimi dhe kriza e përhershme.

Dekada e parë ishte më e vështira, por më shpresëdhënësja. Me paqen e vënë nga një forcë ndërkombëtare, përfshirë trupat amerikane dhe ruse, boshnjakët u kthyen në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta.

Por, rivendosja e strukturës shoqërore të vendit rezultoi e vështirë. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar aspironte të zhbente spastrimin etnik, pengesat ishin të mëdha.

Një vend dikur multikulturor mbeti i ndarë në etno-territore të veçanta.

Sipas Marrëveshjeve të Dayton-it, boshnjakëve iu premtua e drejta për t’u kthyer në shtëpi. Por, kjo u ndërlikua nga fakti se shumë shtëpi ishin te shkatërruara, ndërsa të tjerat u uzurpuan nga ata që i kishin zhvendosur me forcë.

Në verën e vitit 2004, UNHCR, agjencia e Kombeve të Bashkuara që koordinonte kthimet pas marrëveshjes së paqes, njoftoi se kishte arritur një milion kthime. Megjithatë, ajo që u bë e qartë është se kthimet e pakicave, domethënë njerëzit që ktheheshin në vendet ku do të ishin një komunitet minoritar,  ishin të kufizuara. Shumë të kthyer rimorën pronën e tyre të vjetër, por e shitën menjëherë për të ndërtuar një jetë diku tjetër midis njerëzve që ishin të së njëjtës etni me ta.

Besimi ndëretnik u shkatërrua kryesisht nga përvojat e kohës së luftës.

 Horizonte të papajtueshme

Dekada e parë ishte kulmi i ndërtimit të shtetit ndërkombëtar liberal. Një përfaqësues i lartë ndërkombëtar i ngarkuar me zbatimin civil të Marrëveshjeve të Dayton-it centralizoi kontrollin mbi funksionet ushtarake dhe të inteligjencës në nivel shtetëror. U krijua një shërbim qendror shtetëror kufitar dhe agjenci hetimesh. Gjithashtu u krijua një gjykatë qendrore shtetërore, kode penale në nivel shtetëror dhe një autoritet i taksimit indirekt për të unifikuar mbledhjen e taksave indirekte dhe financimin e institucioneve shtetërore.

Megjithatë, trajektorja e Bosnjës ngeci në vitin 2006 kur përfaqësuesi i lartë u tërhoq nga ndërtimi i shtetit. Në prill 2006, një paketë amendamentesh kushtetuese të hartuara për të përmirësuar Marreveshjen e Dayton-it duke forcuar institucionet qendrore shtetërore morën dy vota me pak në Parlamentin shtetëror.

Çuditërisht, paketa nuk u bllokua nga partitë e Republika Srpska, por nga partia e dominuar nga boshnjakët e ish-kryeministrit Haris Silajxhiç. Ky dështim përgatiti terrenin për një dekadë polarizimi dhe ngërçi.

Silajxhiç bëri fushatë për heqjen e entiteteve, Republika Srpska dhe Federata Boshnjake,  dhe krijimin e një Bosnje të vetme të bashkuar. Politikani kryesor i Republika Srpska-s, Milorad Dodik, u përgjigj duke hedhur idenë e ndaluar të një referendumi për pavarësinë e entitetit.

Me përfaqësuesin e lartë kryesisht pasiv, Bosnja u bllokua midis horizonteve të papajtueshme, secila palë mjaft e fortë për të bllokuar, por shumë e dobët për të fituar.

Dodik e shndërroi bisedën për referendumin në Republika Srpska në një repertor të qëndrueshëm kërcënimi, ndërsa i paraqiti institucionet qendrore shtetërore në Sarajevë si të kalbura, artificiale dhe të destinuara të dështojnë. Gjatë këtij procesi, Dodik dhe familja e tij u pasuruan, duke krijuar një rrjet klasik të pushtetit patronal në të gjithë Republikën Srpska.

Me median tërësisht të ndarë nga besnikëritë e kohës së luftës, sfera publike u mbush me retorikë nxitëse.

Një vend në prag të krizës

Një dekadë ngërçi evoluoi ngadalë në një gjendje krize të përhershme.

Në nëntor 2015, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vendosi që shënimi i 9 janarit si “Dita e Republikës Srpska”, një festë virtuale e pavarësisë, ishte diskriminues dhe i paligjshëm sipas ligjit të të drejtave të njeriut.

Dodik, udhëheqësi de facto i Republikës Srpska, u përgjigj duke organizuar një referendum te jashtëligjshëm, rezultati i të cilit pohoi se popullsia e Republikës Srpska donte që data të mbahej.

Sfida evoluoi në përmbysje aktive të rendit kushtetues dhe dispozitave të Dayton-it.

Parlamenti i Republikës Srpska miratoi ligje që sfiduan drejtpërdrejt institucionet qendrore shtetërore të ndërtuara në dekadën e parë të pasluftës. Me një kapacitet të dobët zbatimi, shteti boshnjak nuk ishte në gjendje të urdhëronte pajtueshmërinë.

Kur në vitin 2021 u emërua një përfaqësues i ri i lartë përkundër kundërshtimeve ruse, Dodik e hodhi poshtë autoritetin e tij menjëherë. Deri atëherë, Bosnja përshkruhej rregullisht si në prag të luftës.

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 e pa Dodikun të mbështeste fort Moskën. Ai vizitonte shpesh presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Mediat e Republika Srpska transmetuan propagandën ruse, duke paraqitur korrespondentët që raportonin drejtpërdrejt nga vijat e frontit të Rusisë.

Ndërkohë, njerëzit dhe institucionet në Federatën Boshnjake u rreshtuan me Ukrainën dhe perëndimin. Një përçarje gjigante gjeopolitike përshkoi vendin: dy entitete, dy realitete të ndryshme.

Në shkurt të vitit 2025, drama arriti kulmin kur Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ndaloi Dodikun nga jeta politike. Siç pritej, ai hodhi poshtë autoritetin e gjykatës së lartë dhe u sigurua një bllokim. Dodik punësoi figura të afërta me administratën Trump, si Rudy Giuliani, për të lobuar në emër të tij. Deri në fund të tetorit 2025, ata kishin arritur të hiqnin sanksionet e SHBA-së ndaj Dodikut në këmbim të pranimit të tij për t’u larguar nga presidenca e Republika Srpska.

Paqja e shëmtuar vazhdon

Për vëzhguesit e largët, Bosnja mund të regjistrohet si një histori suksesi sepse nuk është rikthyer në luftë. Por, paqja e krijuar në Dayton e lidhi Bosnjën me një këmishë force që e ka mbajtur të ndarë që atëherë.

Etnonacionalizmi dhe kapitalizmi kanë lulëzuar, ndërsa shumë boshnjakë janë larguar ose aspirojnë te largohen.

Megjithatë, sado e padëshiruar që mund të jetë sot, Marrëveshja e Dayton-it e ruajti Bosnjën. Ajo ndaloi një luftë, mundësoi lirinë e lëvizjes, lejoi ringjalljen ekonomike, rregulloi zgjedhjet, ringjalli jetën kulturore dhe lejoi më shumë se një milion njerëz të ushtronin të drejtën e tyre të kthimit.

Marrëveshja e Paqes e Dayton-it nuk ishte më e keqja, por është larg të qenit më e mira./ /Ad.Ab./

The post KOMENT – 30 vjet nga Marrëveshja e Dayton-it, jo më e keqja, por larg të qenit më e mira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore

By: Brisi
16 November 2025 at 08:45

Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi finalizimin e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore. Sipas një dokumenti zyrtar të publikuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë, SHBA ka miratuar ndërtimin e këtyre “nëndetëseve sulmuese” dhe ka rënë dakord të bashkëpunojë me Seulin për furnizimin me karburant bërthamor. Marrëveshja […]

The post SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore appeared first on BoldNews.al.

Vengu: Partneriteti me Italinë hap rrugën për prodhimin dhe shitjen e anijeve luftarake

15 November 2025 at 22:19

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e cilësoi Samitin e Romës, ku edhe u nënshkruan marrëveshje me Italinë për sektorin e mbrojtjes, si një ngjarje historike duke nisur që nga niveli i mbledhjes së zhvilluar.

Gjatë një interviste televizive, Vengu theksoi se “Samiti i Romës, mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishte e para e këtyre përmasave, që nuk ndodh çdo vit apo çdo ditë që qeveria shqiptare të bëjë një mbledhje të tillë me një vend të G7-tës dhe një partner strategjik të Shqipërisë. Ishte historike nga pikëpamja e përmbajtjes, është një punë një vjeçare që u konkretizua në Romë para pak ditësh”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se aktualisht janë nënshkruar 16 marrëveshje, nga të cilat 8 i përkasin sektorit të mbrojtjes. Ndër më të rëndësishmet, ai veçoi marrëveshjen e parë historike për industrinë ushtarake me Italinë.

“Aktualisht kemi 16 marrëveshje të nënshkruara, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes. Historike është fakti se nënshkruajmë një marrëveshje në fushën e industrisë ushtarake me Italinë. Shqipëria ka një legjislacion të ri për industrinë ushtarake, kemi themeluar tre kompani të reja për prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, mjeteve të emergjencave civile dhe uniformave. Kemi konkluduar parimet e një negociate që ka filluar para dy ditësh për të prodhuar anije luftarake në Pashaliman për ta ringritur kantierin në lartësinë që kemi ambicie ta çojmë”, u shpreh Vengu.

Ai sqaroi se kantieri i Pashalimanit do të ringrihet përmes një kompanie të përbashkët mes kompanisë shtetërore shqiptare KAYO dhe gjigantit italian Fincantieri, ku të dyja palët do të jenë aksionere.

“Kompania shtetërore Kayo dhe Fincantieri i Italisë do themelojnë një kompani të përbashkët ku të dyja palët do jenë aksionerë. Kantieri nuk do prodhojë vetëm mjete detare për Shqipërinë. Synojmë të kemi prodhim edhe për vendet e treta. Shqipëria në këtë kantier do të ketë mundësinë që më në fund të mirëmbajë flotën e saj. Ne flotën tonë e mirëmbajmë jashtë vendit. Do të kemi mundësinë ta mirëmbajmë dhe të ngremë gamën e teknologjisë së mjeteve tona në atë kantier. Prandaj është kaq e rëndësishme”, tha Vengu.

/m.q/a.f/

The post Vengu: Partneriteti me Italinë hap rrugën për prodhimin dhe shitjen e anijeve luftarake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌