Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

Zemërim në New York për tabelën ‘Jezusi është palestinez’ në Times Square, njerëzit: Është provokuese dhe johistorike

By: gaze tare
26 December 2025 at 11:02

Një tabelë reklamuese në New York City me mesazhin “Jezusi është palestinez” e vendosur në Times Square nga Komiteti Amerikan i Diskriminimit Arab ka shkaktuar mjaft trazira.

Qëllimi i organizatës pro-palestineze ishte të rriste ndërgjegjësimin për Gazën me dy mesazhe: I pari kishte të bënte me origjinën e Jezusit, i cili sipas Biblës lindi në Betlehem, një qytet në Bregun Perëndimor Palestinez, dhe i dyti përmbante një fragment nga Kurani . Pasazhi ishte “Kujto kur engjëjt shpallën: O Merjem! Allahu të jep lajmin e mirë për një Fjalë prej Tij, emri i tij do të jetë Mesia, Jezusi, djali i Merjemes, i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën, dhe ai do të jetë një nga ata që janë më afër Allahut”.

Megjithatë, disa përdorues të mediave sociale e përshkruan tabelën si “provokuese” dhe “johistorike”, duke theksuar, ndër të tjera, se Jezusi – siç përshkruhet në Bibël – ishte hebre dhe se Palestina nuk ekzistonte në kohën e Jezusit, pasi rajoni ishte nën sundimin romak dhe njihej si Judea.

“Është një mesazh mjaft përçarës. Nëse je pro-palestinez, do ta gjesh në rregull. Ndoshta nuk është koha e duhur për ta postuar. Është provokuese”, komentoi një turist për New York Post.

“Çfarë mesazhi i neveritshëm dhe përçarës”, “të vetmit njerëz që do ta vlerësojnë janë ata që janë tashmë në anën tënde. Është tepër mungesë respekti dhe i largon të gjithë të tjerët”, “reklamë interesante! Jezusi lindi në Betlehem të Judesë, përpara se të quhej Palestinë (koha romake). Pretendimi i sotëm pasqyron identitetin kulturor, jo historinë. Ai provokon një bisedë të mirë rreth trashëgimisë kundrejt gjeopolitikës”, “Jezusi lindi hebre në Betlehem, familja e tij ishte hebreje”, ishin disa nga komentet në X.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i ADC-së, Adeeb Ayoub, argumentoi se tabela nuk kishte për qëllim të shkaktonte përçarje, por të ndihmonte komunitetet e krishtera, arabe dhe myslimane në SHBA të njohin “ngjashmëritë” midis kulturave të tyre.

“Shumica e amerikanëve në këtë vend janë të krishterë dhe vendlindja e Krishterimit është Palestina. Nëse njerëzit duan ta diskutojnë këtë, atëherë shkëlqyeshëm, tabela e nxiti bisedën. Të paktën po e diskutoni. Përndryshe, ata na heshtin dhe zërat e qëndrimet tona nuk dëgjohen“, shtoi ai.

Së fundmi, kur u pyet nëse tabela e vë në dyshim origjinën hebraike të Jezusit, Ayoub u përgjigj se çështja “është çështje interpretimi” dhe se “Jezusi jeton në të gjithë ne”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADC National (@adcnational)

The post Zemërim në New York për tabelën ‘Jezusi është palestinez’ në Times Square, njerëzit: Është provokuese dhe johistorike appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

TEL AVIV – IDF zgjeron operacionin në Bregun Perëndimor, të paktën 10 të plagosur

26 November 2025 at 20:14

RAMALLAH/TEL AVIV, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën 10 palestinezë u raportuan të plagosur gjatë një operacioni në shkallë të gjerë të forcave izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor, sipas një raporti.

Ushtria izraelite njoftoi më herët se IDF, shërbimi i inteligjencës vendase “Shin Bet” dhe policia kufitare e Izraelit kishin nisur një operacion në veri të Bregut Perëndimor gjatë natës – si pjesë e një operacioni të gjerë kundër terrorizmit.

Media palestineze raportoi se Tubas dhe disa qytete fqinje u prekën nga operacioni izraelit.

Forcat izraelite (IDF) kontrolluan ndërtesat dhe u kërkuan banorëve të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Tensionet në Bregun Perëndimor të pushtuar – janë përshkallëzuar që nga masakra e udhëhequr nga organizata militante palestineze “Hamas” në Izrael, më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza.

“Më shumë se 1 000 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor në operacionet ushtarake izraelite, përleshjet e armatosura dhe sulmet”, raportoi Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë, kolonët radikalë izraelitë po sulmojnë gjithnjë e më shumë palestinezët në Bregun Perëndimor. //a.i/t

The post TEL AVIV – IDF zgjeron operacionin në Bregun Perëndimor, të paktën 10 të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuna rikthehet në Gaza: 18 të vrarë dhe tension i lartë

By: melisa
22 November 2025 at 19:13

Të paktën 18 palestinezë, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën pas përleshjeve të ripërtërira dhe sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, duke vënë në dukje brishtësinë e armëpushimit që hyri në fuqi muajin e kaluar. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se pesë persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një automjeti në lagjen Rimal të qytetit të Gazës. Videot që qarkullojnë në mediat sociale…

Source

Izraeli pranon krijimin e një shteti palestinez? Netanyahu përshendet miratimin e rezolutës amerikane në OKB

By: xhir jeta
18 November 2025 at 13:53

Vetëm një ditë pasi tha se nuk do të pranonte kurrësesi një Shtet Palestinez, Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur miratimin e një rezolute Amerikane nga Këshilli I Siguritimit të OKB-së ku parashikohet vendosja e një force ndërkombëtare për të drejtuar ceshtjet e Sigurisë në Gaza.
Rezoluta , përmbajtja e cilla fillimisht ishte kundërshtuar nga Izraeli parashikon mundësinë e vetëvendosjes brenda territorit Palestinez në të ardhmen dhe krijimin e një Shteti me integritet territorial e të pavarur.

Zyra e Kryeministrit Izraelit lëshoi një deklaratë në rrjetin social X ku shkruhej se plani I Presidentit Amerikan do të sjellë paqe dhe prosperitet për Gazën duke u fokusuar në demilitarizimin e këtij territori dhe në bashkëpunimin e Izraelit me fqinjët e tij.

Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe e Miratuar nga Keshilli I Sigurimit me 13 vota pro dhe me abstenimin e Kines dhe Rusise parashikon vendosjen e nje Force Nderkombetare te Stabilizimit ne Gaza me mandat 2 vjecar. Kombesia e Trupave qe do te vendosen ne terren nuk eshte zbuluar publikisht por Presidenti Amerikan ka deklaruar se nje sere shtetesh kane shprehur gaitshmerine tyre per te ndihmuar.

Nga ana tjeter Rezoluta e miratuar parashikon gjithashtu krijimin e një organi tranzitor qeverisës, të quajtur Bordi i Paqes që do të mbikëqyrë një komitet teknokrat palestinez, apolitik, si dhe rindërtimin e Gazës dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare. Financimi do të sigurohet përmes një fondi të administruar nga Banka Botërore. Ne krye te ketij Bordi do te jete vete Presidenti Amerikan Donald Trump.

Presidenti Trump e quajti votimin ne Keshillin e Sigurimit  “historik”, duke thënë se rezoluta “pranon dhe miraton” Bordin e Paqes. Nga Ana tjeter Hamas e kundershtoi Rezoluten e Keshillit te Sigurimit nen pretendimin se forcat nderkombetare te sigurise do te legjetimojne betejen e tyre per pushtet brenda territorit palestinez duke carmatosur grupet etnike.

. Faza e parë e planit te armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe dorëzimi i pengjeve dhe të te burgosurve –hyri në fuqi më 10 tetor.

Plani i Presidentit Amerikan ka ndalur përkohësisht luftimet e nisura pas sulmit të 7 tetorit 2023, ku rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 u morën peng nga Hamas. Ndërkohë, mbi 69,483 palestinezë janë vrarë nga operacionet izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas.

TURQI – Më këmbë nga Londra në Stamboll, përfshirë Shqipërinë, për të mbledhur fonde për palestinezët

13 November 2025 at 12:21

STAMBOLL, 13 nëntor /ATSH-AA/ – Aktivistja britanike, Ruth Herbert po përfundon një ecje më këmbë prej gjashtë muajsh e gjysmë, nga Londra në Stamboll, për të mbledhur fonde për ndihma mjekësore për palestinezët.

Duke u nisur nga shtëpia e saj, në Arnside më 2 maj 2025, 52-vjeçarja ka kaluar nëpër 12 vende, përfshirë Francën, Zvicrën, Italinë, Shqipërinë dhe Greqinë, përpara se të mbërrinte në Turqi.

Ajo e quan këtë rrugëtim ”Marshimi i madh për Palestinën” dhe deri tani ka mbledhur rreth 50 mijë paund.

”Idenë për marshimin e kisha me qëllim mbledhjen e fondeve”, tha Herbert, duke shtuar se e ka motivuar dëshira për të ndihmuar palestinezët dhe për të bërë diçka më shumë sesa thjesht pjesëmarrja në protesta.

Ajo mbështet organizatën bamirëse ”Medical Aid for Palestinians” dhe dëshiron të takohet me njerëz në Evropë dhe më gjerë që ndajnë të njëjtat vlera.

Herbert theksoi se çdo veprim i vogël ka rëndësi.

”Kur të gjithë bëjmë diçka, krijojmë një valë së bashku. Kjo i bën njerëzit të ndihen të lidhur dhe të mbështetur”, tha ajo.

Sipas saj, ndihma dhe rezistenca duhet të jenë afatgjata, sepse çdo ndryshim kërkon kohë dhe vendosmëri.

”Njerëzimi po vihet në provë me Palestinën. Nuk mund të rrimë duarkryq dhe të shohim se si njerëzit shkatërrohen dhe zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi”, shtoi aktivistja, duke theksuar nevojën për paqe dhe drejtësi për Palestinën.

Ajo përshkroi udhëtimin si fizikisht sfidues, por edhe burim krenarie.

Gjatë rrugës, Herbert ka takuar shumë njerëz të ndryshëm dhe ka dëshmuar akte të bujarisë, përfshirë ofrimin e vakteve dhe akomodimin falas.

Herbert tha se kthimi në shtëpi do të jetë një ndryshim i madh pas gjashtë muajsh rrugëtim, por planifikon të udhëtojë me tren për të reflektuar mbi arritjet e saj para se të takohet me familjen në Londër./ /Ad.Ab./

 

The post TURQI – Më këmbë nga Londra në Stamboll, përfshirë Shqipërinë, për të mbledhur fonde për palestinezët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Macron dhe Abbas planifikojnë krijimin e një komiteti për konsolidimin e shtetit të Palestinës

11 November 2025 at 22:57

PARIS, 11 nëntor /ATSH-DPA/- Franca dhe Autoriteti Palestinez po planifikojnë të krijojnë një komitet të përbashkët për të punuar në konsolidimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të formonte një “panel të përbashkët” me Autoritetin Palestinez për të hartuar një kushtetutë të re për Palestinën.

“Ne vendosëm së bashku të krijojmë një komitet të përbashkët për konsolidimin e shtetit të Palestinës”, tha Macron, duke shtuar se kjo do të kontribuonte në hartimin e një kushtetute të re, drafti i së cilës presidenti Abbas ma paraqiti.

“Ky komitet do të merret me të gjitha aspektet ligjore, kushtetuese, institucionale dhe organizative”, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron pas bisedimeve me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Paris.

Pritet gjithashtu që komiteti të kontribuojë në hartimin e një kushtetute të re.

Abas shprehu mbështetje të plotë për krijimin e komitetit kushtetues dhe përsëriti thirrjen e tij që institucionet palestineze kalimtare në Rripin e Gazës të ruanin lidhjet me Autoritetin Palestinez.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vuri në dukje së fundmi se mbetet e paqartë nëse Autoriteti Palestinez, i cili administron një pjesë të Bregut Perëndimor, do të ketë një rol në Rripin e Gazës në të ardhmen.

Izraeli historikisht ka kundërshtuar marrëveshje të tilla.

Grupi militant palestinez Hamas, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, ka kundërshtuar gjithashtu kontrollin e territorit nga Autoriteti Palestinez. //a.i/

The post PARIS – Macron dhe Abbas planifikojnë krijimin e një komiteti për konsolidimin e shtetit të Palestinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Meloni: Njohim Palestinën vetëm nëse Hamasi çarmatoset dhe nuk mer asnjë rol në qeverisjen e vendit

22 October 2025 at 19:58

ROMË, 22 tetor /ATSH/ – Për një të ardhme paqësore në Lindjen e Mesme, “Hamasi duhet të pranojë se nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen kalimtare dhe në shtetin e ardhshëm palestinez, dhe duhet të çarmatoset për të parandaluar që të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për stabilitetin rajonal, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, shkruan adnkronos.it.

“Këto janë parakushtet e nevojshme për njohjen e Shtetit të Palestinës nga Italia edhe nga ky Parlament. Qeveria është e gatshme të veprojë në përputhje me rrethanat sapo të përmbushen këto kushte”, shtoi ajo.

“Marrëveshja e fundit mbi planin njëzet pikësh të paraqitur nga presidenti Donald Trump dhe të nënshkruar në Sharm el-Sheikh mbi krizën e Lindjes së Mesme përfaqësoi një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv dhe konkret dhe është fryt i një pune të gjatë dhe komplekse diplomatike në të cilën Italia kontribuoi me këmbëngulje dhe pragmatizëm”, theksoi ajo.

“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë ndërmjetësve për përpjekjet diplomatike që e bënë të mundur këtë hap të rëndësishëm përpara. Po i referohem qeverive të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, por po i referohem veçanërisht presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili i ka kushtuar energji të jashtëzakonshme arritjes së asaj që është një sukses i padiskutueshëm”, shtoi ajo.   /os/

The post ITALI – Meloni: Njohim Palestinën vetëm nëse Hamasi çarmatoset dhe nuk mer asnjë rol në qeverisjen e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fëmijëri e burgosur”/ Si jetojnë të vegjlit palestinezë mes arrestimeve dhe terrorit

12 October 2025 at 17:44

Nisreen Al-Karki jeton prej tetëmbëdhjetë vitesh në Hebron me familjen e saj, mes një vendbanimi izraelit, një postblloku ushtarak dhe pikave të kontrollit që hapen e mbyllen në mënyrë arbitrare. Prej tetëmbëdhjetë vitesh, jeta e saj e përditshme është e mbushur me kontrolle, kufizime të lëvizjes dhe tensione me kolonët që jetojnë në qytet. Por […]

The post “Fëmijëri e burgosur”/ Si jetojnë të vegjlit palestinezë mes arrestimeve dhe terrorit appeared first on BoldNews.al.

Pak njerëz mendojnë se Blair është njeriu i duhur për ta shpëtuar Gazën, por pse ai e mendon këtë?

2 October 2025 at 09:10


Nga: John Rentoul / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Fjala “mesianik” është përdorur për Tony Blairin, madje edhe nga njerëz që e pëlqejnë dhe që kanë punuar me të. Ndoshta nuk është termi më i mirë, meqë ka konotacione biblike për të përshkruar rolin e tij në raportin Izrael-Palestinë. Por, ajo e përçon saktë bindjen e tij se ai ka dhunti të jashtëzakonshme për të afruar palët të cilat duket se janë të papajtueshme.

Vetëbesimi i tij nuk është i pajustifikuar. Brenda një viti pasi u bë kryeministër, ai kishte negociuar marrëveshjen në Irlandën e Veriut. Nëse kjo i dha atij një mendim të lartë për aftësinë e vet për të kapërcyer urrejtjet e lashta, kush mund ta fajësonte për këtë?

Një vit më pas, ai mobilizoi aleancën e ndarë të NATO-s, duke përfshirë edhe një Bill Clinton të përmbajtur, për të detyruar diktatorin serb Slobodan Millosheviq të ndalonte përpjekjen për të dëbuar popullsinë shqiptare të Kosovës nga atdheu i tyre.

Këto suksese çuan në mendjemadhësinë e pushtimit të Irakut, kur Blair mendoi se do të ishte në gjendje të bindte popullin britanik se një tjetër president amerikan, George W. Bush, kishte të drejtë ta largonte një tjetër diktator.

“Kalova pranë një protestuesi para disa ditësh”, tha ai para zgjedhjeve të vitit 2001, përpara 11 shtatorit dhe Irakut. “Po bërtiste dhe ulërinte, dhe unë thashë, ta pyes veten si ndihet ai, çfarë mendon me të vërtetë? Ndoshta mund të uleshe me të në një dhomë dhe të bëje një bisedë krejtësisht racionale”.

Ai vazhdoi të besonte në fuqitë e tij të jashtëzakonshme edhe pasi la detyrën, duke marrë rolin e të dërguarit për Lindjen e Mesme, duke vepruar në emër të OKB-së, ShBA-së, BE-së dhe Rusisë. Detyra e tij ishte të ndihmonte në zhvillimin e infrastrukturës së Palestinës në mënyrë që të ishte e aftë për shtetësi të pavarur. Kjo ishte baza thelbësore e retorikës së lartë të zgjidhjes me dy shtete, duke përfshirë Blairin në negociata të pakëndshme për fermat e ujërave të zeza dhe rrjetet e telefonisë mobile. Por, ai gjithmonë e dinte se ishte politika e lartë e marrëdhënieve mes administratës amerikane, qeverisë izraelite dhe vendeve arabe ajo që do të vendoste çështjen, dhe gjithashtu punoi pa u lodhur në atë nivel.

Pa sukses. U tërhoq pas tetë vjetësh, në vitin 2015, me çështjen e shtetësisë palestineze jo më afër realizimit.

Ambicia e tij nuk ishte e kufizuar në Lindjen e Mesme. Ai lejoi që emri i tij të propozohej për postin e ri të presidentit të BE-së në vitin 2009, edhe pse nuk kishte kurrë ndonjë shans real që liderët e vendeve të BE-së - përfshirë Angela Merkelin e Gjermanisë - të emëronin dikë që do të kërcënonte kaq shumë pushtetin e tyre. Ata emëruan një belg të panjohur në vend të tij.

Ambiciet e tilla pas postit të kryeministrit, mund të duken iluzive, por kishte një cilësi çërçilliane në këmbënguljen e Blairit se ai “nuk do të dorëzohej kurrë”.

Dhe, kurrë nuk u dorëzua. Brenda disa javësh pas mizorive të Hamasit më 7 tetor 2023, Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, diskutoi me Blairin një plan për ta vendosur atë si një “koordinator humanitar” për Rripin e Gazës, si një mënyrë për të zbutur kritikat ndërkombëtare për vuajtjet e civilëve të shkaktuara nga lufta kundër Hamasit. Asgjë nuk doli as nga kjo, por Blair vazhdoi të fliste me akterët e pushtetit, përfshirë Jared Kushnerin, dhëndrin e Donald Trumpit, i cili ia hapi atij rrugën drejt presidentit.

Blair, tani 72 vjeç, e teproi në një takim në Shtëpinë e Bardhë, muajin e kaluar, kur i tha presidentit se e kishte propozuar për Nobelin për Paqe dhe duke ia paraqitur një plan, kryesisht të hartuar nga vetë Blair, për qeverisjen e Gazës të udhëhequr nga ShBA-ja pas një armëpushimi.

Në ditët e fundit, plani i Blairit është rënë mbështetur nga ShBA-ja, Izraeli dhe shtatë vende arabe. Pavarësisht një deklarate të Hamasit se Blair është “figurë e padëshiruar në kontekstin palestinez”, supozohet se Hamasi do të nënshkruajë marrëveshjen.

Njoftimi i Trumpit për planin për një “Bord Paqeje” përmend Blairin. “Një nga personat që dëshiron të jetë në bord është ish-kryeministri britanik Tony Blair”, tha Trump, sikur roli i Blairit të mos ishte vendosur ende, por vazhdoi duke e përshkruar atë si një “njeri i mirë, shumë i mirë”.

Do të ishte e jashtëzakonshme nëse energjia, këmbëngulja dhe optimizmi i Tony Blairit - që kufizohet me iluzionin - do të sillnin si shpërblim paqen në Gazë. Dhe, edhe më e jashtëzakonshme do të ishte nëse ai, i përçmuar nga kaq shumë vetë për rolin e tij në një pjesë tjetër të Lindjes së Mesme, do të përfundonte krah Donald Trumpit si fitues të Çmimit Nobel për Paqe. /Telegrafi/

Tifozët e Galatasarayt i japin mbështetje të fortë Gazës gjatë ndeshjes me Liverpoolin

By: S SH
1 October 2025 at 15:47

Mbrëmë (e martë), ekipi i Galatasarayt festoi një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në Stamboll me rezultatin 1-0, dhe tifozët e klubit turk patën mesazhe të veçanta gjatë ndeshjes.

Konkretisht, tifozët e Galatasarayt vendosën t’i jepnin mbështetje të fortë Gazës edhe një herë gjatë ndeshjes.

“Gjenocid në Palestinë”, “Njerëzimi ka humbur ndërgjegjen e tij në Gaza”, “Liri për Palestinën”, “Nëse Jerusalemi nuk është i lirë, bota është e pushtuar”, shkruhej në pankartat e shfaqura në shkallët e stadiumit.

Ahead of their UEFA Champions League group match against Liverpool, Galatasaray fans unfurled banners reading "Free Palestine" and "Let Gaza Babies Live" in a show of solidarity with Palestinians.
This demonstration coincides with Türkiye becoming the first pic.twitter.com/FaCFdNolec

— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) September 30, 2025

Tifozët kështu dërguan mesazhe të forta solidariteti dhe mbështetjeje për popullin palestinez dhe Gazën.

Ju kujtojmë se tifozët e ekipit turk shprehën solidaritetin e tyre me Palestinën në prag të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurtit, duke brohoritur dhe duke pasur slogane në mbështetje të Palestinës ndërsa marshonin drejt stadiumit.

Gjatë marshimit, mbështetësit bënë thirrje gjithashtu për liri për Palestinën, duke protestuar kundër gjenocidit izraelit në Gaza.

The post Tifozët e Galatasarayt i japin mbështetje të fortë Gazës gjatë ndeshjes me Liverpoolin appeared first on Albeu.com.

TEL AVIV – Partnerët izraelitë të ekstremit të djathtë ushtrojnë presion ndaj Netanyahut përpara bisedimeve me Trump

28 September 2025 at 11:22

TEL AVIV, 28 shtator /ATSH-DPA/- Partnerët e koalicionit të ekstremit të djathtë dhe përfaqësuesit e kolonëve po e nxisin kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor dhe të vazhdojë luftën në Gaza – për të eleminuar totalisht Hamasin.

Presioni vjen përpara takimit midis Netanyahut dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump të planifikuar nesër në Uashington.

Trump tha së fundmi se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte Bregun Perëndimor, një zonë që palestinezët shpresojnë të jetë pjesë e një shteti të ardhshëm.

“Trump pritet t’i paraqesë Netanyahut një plan me 21 pika për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës”, tha “Times of Israel”.

Kjo thuhet se përfshin lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbetura në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.

Hamasi nuk do të luajë asnjë rol në Rripin e Gazës, por Izraeli gjithashtu nuk do të lejohet të aneksojë zonën. Në vend të kësaj, do të ketë një qeveri të përkohshme.

Një rrugë drejt një shteti të ardhshëm palestinez si rezultat i negociatave të paqes nën ndërmjetësimin e SHBA-së thuhet gjithashtu se po propozohet, megjithëse Netanyahu e ka kundërshtuar me forcë këtë.

Netanyahu mbështetet te partnerët e tij të koalicionit të ekstremit të djathtë për të qëndruar në pushtet.

Qeveria e tij vazhdon të zgjerojë vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në vitin 1967, ku tani jetojnë më shumë se 700,000 kolonë izraelitë midis rreth 3 milionë palestinezëve. //a.i/

The post TEL AVIV – Partnerët izraelitë të ekstremit të djathtë ushtrojnë presion ndaj Netanyahut përpara bisedimeve me Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë: Një në tre fëmijë nën tre vjeç, ka kaluar 24 orët e fundit pa ushqim

26 September 2025 at 21:25

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se një në tre fëmijë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite dhe bllokadën që pengon hyrjen e ndihmës humanitare, ka mbetur pa ushqim në 24 orët e fundit.

UNRWA përmes një postimi në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, ndau informacion në lidhje me situatën e fëmijëve në Gaza.

Theksohet se një në tre fëmijë nën moshën tre vjeç në Rripin e Gazës, ku Izraeli imponon urinë, ka mbetur pa ushqim në 24 orët e fundit.

Në postim vihet theksi mbi ndikimin jashtëzakonisht negativ të sulmeve izraelite mbi fëmijët dhe fëmijërinë e tyre ndërsa vihet në dukje se shumë fëmijë në Gaza detyrohen të punojnë ose të lypin.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se fëmijët në Rripin e Gazës kanë nevojë për armëpushim.

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Çfarë do të thotë për të drejtën ndërkombëtare, debati mbi gjenocidin në Gazë

26 September 2025 at 10:14


Nga: Faisal Kutty / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur në fillim të këtij muaji, Komisioni Hetimor i Kombeve të Bashkuara doli me përfundimin se lufta e Izraelit në Gazë përbën një gjenocid, ky nuk ishte nuk përfundimi i tillë i vetëm. Amnesty International, Human Rights Watch, B’Tselem, Mjekët për të Drejta e Njeriut - Izrael, Instituti “Lemkin” për Parandalimin e Gjenocidit dhe Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit kanë arritur në të njëjtin përfundim.

Ky kor i autoriteteve ligjore dhe morale sinjalizon një krizë më të thellë: nëse sistemi juridik ndërkombëtar i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore - me “kurrë më” në thelb të tij - mund të mbijetojë përballë paralizës që sjellin politikat e fuqisë.

"Gjenocidi" nuk është luks retorik. Është kategori ligjore e përcaktuar në Konventën e Gjenocidit të vitit 1948 si akt “i kryer me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”. Këto akte përfshijnë vrasje, shkaktim të dëmit serioz fizik ose mendor, dhe imponimin e qëllimshëm të kushteve për të shkatërruar një popullatë.

Komisioni i OKB-së dhe trupat e tjera të ekspertëve kanë përcaktuar se sjellja e Izraelit në Gazë - e cila ka përfshirë vrasje masive, uri të shkaktuar nga rrethimi, shkatërrim të spitaleve dhe retorikë që i përshkruan palestinezët si “kafshë njerëzore” - përputhet me këto kritere.

Dhjetëra-mijëra vetë janë vrarë, pjesa më e madhe e Gazës është në gërmadha dhe gjysma e 2.2 milionë banorëve të saj përballen me uri.

Bashkësia ndërkombëtare nuk ka hezituar të njohë gjenocidin në kontekste të tjera. Masakra e vitit 1994 e 800 mijë tutsive dhe hutuve të moderuar në Ruandë u bë shembulli paradigmatik i ndjekur penalisht nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ruandën dhe e njohur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në Bosnje, ekzekutimi i 8 000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995, u shpall gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Autoritetet e Kamboxhias përmes Dhomave të Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias e njohën si gjenocid dhunën e Kmerëve të Kuq kundër pakicave çam dhe vietnameze në fund të viteve ’70 të shekullit XX. Në Darfur, ShBA-ja deklaroi në vitin 2004 se po kryhej gjenocid kundër grupeve joarabe, një gjetje që u mbështet edhe nga komisionet e OKB-së.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja e kanë njohur si gjenocid krizën e rohinxhave në Mianmar, duke cituar vrasjet masive, dhunën seksuale dhe dëbimin e mbi 700 mijë personave. ShBA-ja gjithashtu ka deklaruar se persekutimi i myslimanëve ujgurë nga Kina - i karakterizuar nga internimet masive, sterilizimi i detyruar dhe shkatërrimi kulturor - përbën një gjenocid. Uashingtoni njeh gjithashtu si gjenocid krimet e Shtetit Islamik kundër jazidëve dhe pakicave të tjera në Irak dhe Siri.

Gaza ngjan me këta shembuj të tjerë jo vetëm për nga përmasa, por edhe për nga elementët e qëllimit dhe sjelljes. Më shumë se 65 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 90 për qind e popullsisë është zhvendosur. Zyrtarë të lartë izraelitë kanë folur haptazi për fshirjen e Gazës “nga faqja e dheut”. Gaza shfaq të gjitha shenjat e gjenocidit - vrasje masive, retorikë të qartë, zhvendosje dhe privim.

Nëse Ruanda, Bosnja, Kamboxhia, Darfuri, rohinxhat, ujgurët dhe jazidët kanë përmbushur kriteret për gjenocid, atëherë Gaza padyshim që i përmbush. Ta mohosh këtë nuk është akt i maturisë juridik, por shmangie politike - një akt që rrezikon të boshatisë vetë kategorinë e gjenocidit dhe ta kthejë “kurrë më” në një slogan pa përmbajtje.

Studiuesit kryesorë të gjenocidit dhe Holokaustit kanë ngritur alarmin. Më 31 gusht, Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit - organi më i rëndësishëm akademik në këtë fushë -votoi për të pohuar se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë. Amos Goldberg nga Universiteti Hebraik paralajmëroi muaj më parë se Gaza përfaqëson një “pikë kthese” ku Izraeli rrezikon krimin që u krijua për t’u parandaluar. Raz Segal, një studiues i gjenocidit me origjinë izraelite në Universitetin Stokton, deklaroi se Gaza është “rast shembullor i gjenocidit” - që në tetor 2023. Një tjetër studiues i njohur i gjenocidit dhe ish-ushtar i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Omer Bartov nga Universiteti Braun, fillimisht ishte i rezervuar, por pas marrjes së Rafahut nga Izraeli dhe dëbimeve masive ai përfundoi se fushata ishte kthyer në “operacion gjenocidal”. William Schabas, një nga autoritetet më me ndikim në botë për të drejtën penale ndërkombëtare, thekson se qëllimi gjenocidal mund të nxirret nga veprimet dhe politikat dhe jo vetëm nga deklaratat formale.

Këta nuk janë zëra të skajshëm. Ata janë ekspertët kryesorë në fushë, të gjithë hebrenj dhe shumë prej tyre izraelitë, dhe në rastin e Gazës po zbatojnë të njëjtat standarde që kanë zbatuar edhe në raste të tjera.

Akuza ka dalë edhe brenda Izraelit. Në korrik, dy nga grupet më të respektuara për të drejtat e njeriut në vend, B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut - Izrael, thanë se qeveria e tyre po kryen gjenocid. Raporti i B’Tselem-it me titull “Gjenocidi ynë” dokumentoi vrasjet masive, imponim të qëllimshëm të kushteve shkatërruese për jetën dhe prova të qëllimit. Mjekët për të Drejtat e Njeriut dokumentuan shkatërrimin sistematik të sistemit shëndetësor të Gazës - nga spitalet e bombarduara, te evakuimet e bllokuara dhe mjekët e vrarë - duke përfunduar se kjo ishte një politikë e qëllimshme shtetërore.

Amnesty International i quajti këto gjetje “një pikë kthese” për llogaridhënie, duke theksuar se guximi i grupeve izraelite për të thënë të vërtetën, në mes të represionit, duhet të përkthehet në veprim global.

Izraeli dhe aleatët e tij i hedhin poshtë këto gjetje si “antisemitizëm”. Kryeministri Benjamin Netanyahu madje u tall duke thënë se Izraeli mund të kishte kryer gjenocid “brenda një pasditeje” - po të donte. Por, arsyetimi i tillë nuk është mbrojtje; është shmangie. E drejta ndërkombëtare nuk kërkon prova nëse një shtet ka përdorur gjithë kapacitetin e tij shkatërrues. Gjenocidi përcaktohet nga qëllimi dhe sjellja, jo nga fakti nëse një shtet mund të kishte vrarë më shumë. Sipas logjikës së Netanyahut, shumë prej gjenocideve të njohura botërore - nga Bosnja në Ruandë, e deri te rohinxhat dhe ujgurët - nuk do ta kalonin testin. Ajo që ka rëndësi është që Izraeli ka imponuar kushte të menduara për të shkatërruar popullatën e Gazës: uri, zhvendosje masive, shkatërrim i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor, të gjitha të shoqëruara me retorikë të zhdukjes.

Pasojat shtrihen përtej Gazës. Nëse rasti më i qartë në dekada i një popullsie që shënjestrohet për shkatërrim - për nga përmasa, retorika dhe privimi i qëllimshëm nga sistemet jetike për mbijetesë - dështojnë të sjellin përgjegjësi, atëherë çfarë mbetet nga funksioni parandalues i së drejtës ndërkombëtare?

Nga Ruanda në Bosnje, bota u pengua, por ato dështime prodhuan gjykata dhe një masë drejtësie. Nëse Gaza përjashtohet sepse Izraeli është aleat i Perëndimit, kjo do të dërgojë një mesazh të qartë dhe të padiskutueshëm: gjenocidi nuk është ndalesë universale, por etiketë e negociueshme.

Ky është testi nëse “kurrë më” ka qenë më shumë sesa një slogan. Gaza nuk ka të bëjë vetëm me palestinezët dhe izraelitët. Ka të bëjë me atë nëse bota ka guximin të zbatojë ligjin e saj më bazik.

Nëse politikës së forcës i lejohet të mbizotërojë mbi Konventën për Gjenocidin, dëmi nuk do të kufizohet në Gazë. Do të boshatisë vetë idenë se ligji mund të kufizojë dhunën - dhe do ta lërë çdo grup të cenueshëm në rrezik kur shteti vendos se shkatërrimi është në interesin e tij.

Kjo do të ishte gjë shkatërrimtare jo vetëm për palestinezët, por edhe për të ardhmen e vetë të drejtës ndërkombëtare. “Kurrë më” ishte menduar si premtim detyrues, jo një slogan që përdoret në mënyrë selektive. Nëse Gaza nuk llogaritet, atëherë asgjë nuk llogaritet - dhe krimi i krimeve kthehet thjesht në një tjetër armë për të fuqishmit që ta justifikojnë, ta injorojnë, ose ta kryejnë pa ndëshkim. /Telegrafi/

Spiropali: Qëndrime të linjëzuara me BE dhe SHBA për situatën mes Izraelit dhe Palestinës

24 September 2025 at 20:59

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali tha sot se Shqipëria ka patur një qëndrim të qartë për çështjen e Palestinës, që nga fillimi i luftës, duke e konsideruar Hamasin si organizatë terroriste.

Spiropali tha se qëndrimi i Shqipërisë në këtë pikë nuk devijon as nga qëndrimi i BE, por as nga SHBA që është aleati ynë strategjik.

Ministrja tha se besojmë se Izraeli ka të drejtë për t’u mbrojtur dhe për të siguruar kufijtë, ndërsa nga ana tjetër shtoi se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar humanitare në Gaza dhe për viktimat civile.

E pyetur në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, kryesisht për çështjen e Palestinës, Spiropali tha se “ne kemi patur një qëndrim të linjëzuar me BE-në vijimësisht sa herë që BE ka mbajtur qëndrim unanim për çështje të caktuara, në rastet që ju përmendni nuk ka një qëndrim të BE. Ne i kemi dhënë vetes mundësi në këtë rast të linjëzohemi për çështje të caktuara apo të abstenojmë kur e kemi të arsyeshme”.

“Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi. Kemi goditur dhe kemi mbajtur qëndrim nga më të fortët besoj, për sulmin e 7 tetorit, e konsiderojmë Hamasin, Xhihadin Islamik dhe krahun ushtarak të Hezbollah, organizata terroriste.

“Ne besojmë që Izraeli ka të drejtë të padiskutueshme për t’u mbrojtur dhe për të siguruar edhe kufijtë, por edhe popullatën brenda këtij territori. Ashtu siç kemi shprehur dhe shqetësimin për gjendjen e rënduar humanitare në Gaza dhe për viktimat civile”, u shpreh Spiropali, gjatë një interviste televizive.

Spiropali tha se Shqipëria nuk është një vend që mund të përcaktojë qëndrimet e shteteve të mëdha, por duhet të orientohet mirë sa i takon aleatëve dhe partnerëve.

“Pra, linjëzim me BE-në, qëndrim të vendosur që duhet të ketë një fund të kësaj lufte dhe sa më pak pasoja jo vetëm për Izraelin dhe Palestinën, por edhe për rajonin e Lindjes së Mesme. Kemi besuar dhe besojmë se ndërmjetësimi i vendeve si SHBA apo Katari është i mirëpritur për të ndërmjetësuar armëpushim, por qëndrimi ynë në këtë pikë nuk devijon as nga qëndrimi i BE, që nuk është i linjëzuar nga të gjitha vendet, por as nga SHBA që është aleati ynë strategjik”, tha Spiropali.

Spiropali tha më tej se qëndrimi i Shqipërisë, jo vetëm për çështjen e Gazës apo të Izraelit, por edhe për çështje të tjera në arenën ndërkombëtare ka qenë gjithmonë shumë i principtë.

Më tej Spiropali nënvizoi se Shqipëria është shumë e drejtpërdrejtë në raport me të gjithë partnerët, sa i takon qëndrimeve të saj.

“Secili shtet ka qëndrimet e tij dhe është e natyrshme të ketë qëndrime të ndryshme. Qëndrimi i Shqipërisë jo vetëm për çështjen e Gazës apo të Izraelit, por edhe për çështje të tjera në arenën ndërkombëtare ka qenë gjithmonë shumë i principtë, ka qenë i diskutuar, edhe pse jo domosdoshmërisht i dakordësuar me secilin nga partnerët. Secili vend ka të drejtën për të mbajtur qëndrimin e vet duke nisur nga historia, marrëdhënia me shtetet e ndryshme dhe vetë linjëzimi strategjik herë pas herë. Por, qëndrimi jonë ka qenë gjithmonë i principtë dhe nuk është se ne mund të bëjmë më shumë në këtë situatë. Të mos pretendojmë se jemi një vend që mund të ndryshojë situatat në këto vende, as mund të marrim përsipër të dalim përtej peshës sonë specifike si vend. Ajo që thuhet vijimësisht këtu në OKB, në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria i ka dhënë shembujt e qëndrimeve të principta, por edhe në marrëdhëniet me partnerët tanë është që Shqipëria nuk del asnjëherë nga parashikimi dhe Shqipëria është shumë e drejtpërdrejtë në raport me të gjithë partnerët sa i takon qëndrimeve të saj.

“Sa i takon situatës aty, pa diskutim që ka një rëndesë të madhe edhe emocionale për të gjithë. Urojmë që Lindja e Mesme të gjejë më në fund një stabilitet mes palëve dhe urojmë që siguria të garantohet mbi të gjitha sepse ajo që ndodhi në territorin e Izraelit është i paimagjinueshëm dhe, siç tha sot edhe Presidenti i SHBA, pengjet duhet të kthehen menjëherë, ashtu siç edhe lufta duhet të përfundojë”, tha Spiropali.

/m.q/r.e/a.f/

The post Spiropali: Qëndrime të linjëzuara me BE dhe SHBA për situatën mes Izraelit dhe Palestinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OKB – Milanoviç: Kroacia do ta njohë Palestinën

23 September 2025 at 17:17

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç tha në Nju Jork se Kroacia duhet ta njohë shtetin palestinez dhe shtoi se kjo nuk është shpërblim për palestinezët, por e drejta e tyre.

“Palestina duhet të njihet, Kroacia duhet ta bëjë këtë gjithashtu. Kur do ta bëjë këtë, varet nga propozimi që do të vijë nga qeveria në Parlament, por unë do ta mbështes”, tha Milanoviç pas pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, e cila u mbajt në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Ai komentoi gjithashtu njohjen e Palestinës nga Franca, e cila u njoftua në konferencë nga presidenti francez Macron.

“Franca e njohu Palestinën, është një tjetër nga vendet që njohu shtetin palestinez. Kjo nuk është shpërblim apo koncesion për palestinezët, por është e drejta e tyre. Kjo e drejtë buron nga rezoluta e parë 181 e nëntorit 1947. Nuk mund ta shohim të gjithë tragjedinë e Palestinës dhe të popullit palestinez, por në kontekstin e ngjarjeve të 100 viteve të fundit. Palestina duhet të kishte pasur shtetin e vet shumë kohë më parë”, tha ai.

Kur gazetarët e pyetën nëse njohja e Palestinës do të ndryshonte ndonjë gjë, veçanërisht pasi kryeministri izraelit tha se “krijimi i një shteti palestinez nuk do të ndodhte”, presidenti kroat Milanoviç tha se “Izraeli do të vazhdojë sulmet e tij për sa kohë që ka mbrojtës”.

I pyetur se çfarë pret nga fjalimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në OKB, Milanoviç tha se nuk pret asgjë./    /os/

The post OKB – Milanoviç: Kroacia do ta njohë Palestinën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Guterres: Shtetësia palestineze është një e drejtë, jo një shpërblim

23 September 2025 at 12:13

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mirëpriti dje njohjen e shtetit palestinez nga një numër vendesh.

“Le të jemi të qartë, shtetësia për palestinezët është një e drejtë, jo një shpërblim”, tha Guterres në konferencën e OKB-së, në Nju Jork mbi një zgjidhje me dy shtete për Lindjen e Mesme – të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.

“Unë mirëpres masat që shumë shtete anëtare po ndërmarrin për të nxitur mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete, duke përfshirë premtimet për të njohur shtetin e Palestinës”, shtoi Guterres, ndërsa nënvizoi se asgjë nuk mund të justifikonte sulmet terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Shefi i OKB-së gjithashtu kritikoi në mënyrë indirekte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mohimin e vizave për presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe delegacionin e tij. //a.i/

 

The post NJU JORK – Guterres: Shtetësia palestineze është një e drejtë, jo një shpërblim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Belgjika njeh zyrtarisht shtetin palestinez

23 September 2025 at 09:32

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/- Belgjika i është bashkuar një numri vendesh të tjera në Nju Jork duke njoftuar njohjen e shtetit palestinez.

“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht të drejtën e vetëvendosjes së popujve”, tha kryeministri belg Bart De Wever dje, në Nju Jork në një konferencë mbi konfliktin në Lindjen e Mesme të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.

Takimi, i zhvilluar një ditë para fillimit të javës së debatit të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, synonte t’i jepte një vrull të ri zgjidhjes me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë në paqe krah për krah.

Konferenca synon të rrisë presionin mbi Izraelin për t’u angazhuar në negociata.

“Zgjidhja me dy shtete nuk ka “vdekur”, është e dëmtuar, por mund të ringjallet dhe duhet të jetë për hir të të dy popujve”, tha De Wever.

Disa vende të mëdha perëndimore kanë njoftuar kohët e fundit qëllimin e tyre për të njohur shtetësinë palestineze. Rreth 150 vende në mbarë botën e kanë marrë këtë vendim. //a.i/

The post NJU JORK – Belgjika njeh zyrtarisht shtetin palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OKB – Macron: Franca njeh shtetin e Palestinës për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve

22 September 2025 at 22:55

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-AFP/ – Franca njeh shtetin e Palestinës për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Franca njeh sot shtetin e Palestinës për paqen midis popullit izraelit dhe palestinez”, deklaroi solemnisht Emmanuel Macron në Kombet e Bashkuara.

“Ka ardhur koha”, deklaroi presidenti francez në një fjalim të shumëpritur në Nju Jork, ”mbi zgjidhjen me dy shtete”.

”Unë i mbetem besnik angazhimit historik të Francës në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

“Prandaj ne mbajmë një përgjegjësi historike. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur vetë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, me Izraelin dhe Palestinën që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, shtoi ai.

Macron pohoi sot në foltoren e OKB-së se “koha për paqe ka ardhur, sepse jemi pak çaste larg pamundësisë për ta kuptuar atë”.

“Jemi këtu sepse ka ardhur koha. Ka ardhur koha për të liruar 48 pengjet e mbajtura nga Hamasi. Ka ardhur koha për të ndaluar luftën, bombardimet në Gaza, masakrat dhe popullatat që largohen. Ka ardhur koha sepse urgjenca është kudo. Koha për paqe ka ardhur, sepse jemi pak çaste larg pamundësisë për ta kuptuar atë”, deklaroi presidenti francez në fillim të fjalimit të tij në Nju Jork.

“Disa do të thonë shumë vonë, të tjerë do të thonë shumë shpejt, por nuk mund të presim më gjatë”, theksoi ai.

Macron premtoi se nuk do ta ndalë kurrë “luftën ekzistenciale kundër antisemitizmit”.

“Ne nuk do ta ndalojmë kurrë luftën ekzistenciale kundër antisemitizmit”, deklaroi ai, ndërsa Izraeli akuzoi Francën se nuk po bën mjaftueshëm në këtë drejtim./  a.jor.

The post OKB – Macron: Franca njeh shtetin e Palestinës për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Njohja e shtetit të Palestinës është një shpërblim për Hamasin

22 September 2025 at 20:09

UASHINGTON, 22 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump beson se njohja e shtetit të Palestinës është një shpërblim për Hamasin, tha sot pasdite zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt.

Ajo shtoi se presidenti amerikan do t’i drejtohet nesër Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me këtë vendim të marrë nga disa vende, përfshirë Francën, për t’i njoftuar ata se këto janë “vetëm fjalë dhe jo veprime të mjaftueshme konkrete”.

BM, Kanadaja dhe Australia njohën dje zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Kryeministri Keir Starmer njoftoi dje se ”Mbretëria e Bashkuar tani njeh zyrtarisht një shtet palestinez”.

“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, unë deklaroj qartë – si kryeministër i këtij vendi të madh – se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës”, tha ai në një deklaratë video.

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

”Australia e ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet sovran”, tha po dje kryeministri australian, Anthony Albanese, duke iu bashkuar Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë në marrjen e këtij vendimi historik.

“Australia njeh aspiratat legjitime dhe të hershme të popullit të Palestinës për një shtet të vetin”, tha Albanese në një deklaratë të përbashkët me ministren e Jashtme, Penny Wong./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Njohja e shtetit të Palestinës është një shpërblim për Hamasin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania refuzon të ndjekë aleatët perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez

22 September 2025 at 16:15

Gjermania ka refuzuar të ndjekë aleatët e saj perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez, duke këmbëngulur se ende nuk është momenti i duhur.

“Njohja e Palestinës është një nga hapat përfundimtarë në procesin drejt zgjidhjes me dy shtete”, tha  sot zëdhënësi i qeverisë Sebastian Hille në Berlin.

Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia shpallën sot  njohjen zyrtare të Palestinës, ndërsa pritet që edhe Franca e Belgjika të bëjnë të njëjtën gjë gjatë një konference në Nju Jork, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky zhvillim po rrit presionin mbi Berlinin, i cili prej kohësh ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete, por mban qëndrimin se ky hap duhet të vijë vetëm në fund të procesit politik.

Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, përpara nisjes për në Nju Jork, tha se megjithëse Gjermania nuk është gati të ndërmarrë njohjen, procesi për zgjidhjen me dy shtete “duhet të nisë tani.

“Prioritetet për momentin janë një armëpushim i menjëhershëm, më shumë ndihma humanitare për Gazën dhe lirimi i pakushtëzuar i pengjeve”, theksoi ai.

❌
❌