Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Main stream

BRUKSEL – Gjermania dhe Franca sinjalizojnë unitet në rimëkëmbjen ekonomike të BE-së

12 February 2026 at 15:44

BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë shfaqur unitet në lidhje me mënyrën se si mund të rimëkëmbet ekonomia në vështirësi e Evropës, pas disa mosmarrëveshjeve publike të kohëve të fundit.

“Ne duam të sigurohemi që të kemi një industri konkurruese në Evropë”, tha Merz përpara takimit te liderëve të BE-së, në Bruksel.

Bisedimet pranë Rijkhovenit në lindje të Belgjikës, u përqendruan në mënyrën se si BE-ja duhet t’i përgjigjet konkurrencës së fortë globale dhe të përballet me sfidat e brendshme për të zhbllokuar rritjen ekonomike.

Megjithatë, qasjet në Berlin, Paris dhe në kryeqytete të tjera evropiane për adresimin e këtyre çështjeve mbeten të ndryshme.

Merz ka mbrojtur idenë e uljes së burokracisë për të lehtësuar barrën për bizneset, reduktimin e barrierave tregtare mes vendeve anëtare të BE-së dhe nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Nga ana tjetër, Macron ka kërkuar borxh të përbashkët evropian – një ide që Gjermania e ka kundërshtuar – dhe është shprehur kundër një marrëveshjeje të fundit të tregtisë së lirë mes BE-së dhe katër vendeve të Amerikës Latine, duke promovuar konceptin e dhënies së përparësisë kompanive evropiane.

Duke folur së bashku, Merz dhe Macron sinjalizuan se qëndrimet e tyre po pajtoheshin.

“Besoj se ndajmë të njëjtën ndjenjë urgjence, që Evropa duhet të ndërmarrë veprime shumë të qarta”, tha Macron.

Presidenti francez theksoi se Franca dhe Gjermania do të bien dakord veçanërisht për harmonizimin e tregjeve të kapitalit në të gjithë BE-në.

Komisioni Evropian ka propozuar thjeshtimin e rregullave kombëtare për të krijuar të ashtuquajturin “union të kursimeve dhe investimeve”, megjithatë harmonizimi i rregullave financiare në Evropë ka rezultuar i vështirë në të kaluarën.

Ndërkohë, frustrimi për ritmin e ulët të reformave po rritet. Problemet ekonomike të Evropës, përfshirë çmimet e larta të energjisë, burokracinë e zgjeruar dhe normat e ulëta të rritjes ekonomike, kanë qenë të pranishme prej vitesh.

Liderët e BE-së të mbledhur në Alden Biesen, Bruksel nuk pritet të marrin vendime konkrete për reforma, por të hapin rrugën për vendime që pritet të merren në mars dhe në muajt në vijim.

Dy raporte të rëndësishme mbi sfidat ekonomike të bllokut, të hartuara nga ish-kryeministrat italianë, Mario Draghi dhe Enrico Letta, u konsideruan si kambanë alarmi në kohën e publikimit të tyre në vitin 2024.

Raporti i ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, argumenton se BE-ja ka nevojë për investime masive dhe një ndjenjë të re uniteti nëse dëshiron të mbetet ekonomikisht relevante.

Megjithatë, në janar, Këshilli Evropian për Inovacionin në Politika tha se vetëm 15% e rekomandimeve të paraqitura nga Draghi ishin zbatuar plotësisht deri tani.

Në mbrëmjen e samitit në Rijkhoven, përfaqësues të industrisë evropiane u bënë thirrje liderëve të BE-së të përballeshin me sfidat ekonomike me më shumë urgjencë. //a.i/

 

The post BRUKSEL – Gjermania dhe Franca sinjalizojnë unitet në rimëkëmbjen ekonomike të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të bëjë punën e vet” në rastin Epstein

10 February 2026 at 22:31

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se sistemi i drejtësisë në SHBA “duhet të bëjë punën e vet” lidhur me çështjen e të abuzuesit seksual të ndjerë Jeffrey Epstein.

“Kjo është një çështje që para së gjithash i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtësia atje duhet të bëjë punën e vet”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në një panair tregtar të hënën.

Ai tha se mbi të gjitha mendon për viktimat dhe për ndjekjen penale të përgjegjësve në këtë çështje.

“E vërteta duhet të zbardhet dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj”, theksoi Macron.

Departamenti amerikan i Drejtësisë së fundmi publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video dhe 180.000 fotografi në kuadër të Aktit për Transparencën e Dosjeve Epstein, i cili u nënshkrua në ligj në nëntor të vitit të kaluar.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurisë dhe dokumente hetimore, megjithëse shumë faqe janë të redaktuara. Të mbijetuarit e Epsteinit dhe familjarët e viktimave thonë se publikimi nuk i plotëson kërkesat e ligjit dhe se mungon shumë informacion i rëndësishëm.

Epstein u gjet i vdekur nga vetëvrasja në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza federale për trafikim seksual që përfshinin vajza të mitura.

RUSI – Kremlini i gatshëm për dialog me Macron për të gjetur një zgjidhje paqësore për Ukrainën

10 February 2026 at 14:13

PARIS/MOSKË, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron beson se Evropa duhet të flasë përsëri drejtpërdrejt me udhëheqësin rus Vladimir Putin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.

“Evropa nuk mund t’ia delegojë diskutimet me Rusinë Uashingtonit”, tha Macron në një intervistë.

“Duhet të jetë e mundur të rifillojmë dialogun me Rusinë. Pse? Sepse ditën që do të kemi paqe, kjo paqe do të shqetësojë edhe Evropën”, tha Macron.

“Ne kemi rivendosur kanalet e diskutimit në një nivel teknik”, shtoi ai.

“Një qasje evropiane e mirëorganizuar mbetet e nevojshme. Nuk duhet të ketë shumë bashkëbisedues”, tha Macron kur u pyet nëse do të ishte ai që do të fliste personalisht me Putinin.

Kremlini i gatshëm për dialog me Macron

“Sipas Kremlinit, Rusia është gati të rifillojë dialogun me Francën në nivel presidencial”, tha Macron.

“Ka pasur kontakte, mund ta konfirmojmë këtë, të cilat, nëse është e nevojshme dhe e dëshiruar, do të ndihmojnë në rifillimin e dialogut në nivelin më të lartë mjaft shpejt”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

“Ne kemi thënë prej kohësh se është e palogjikshme, kundërproduktive dhe e dëmshme për të gjitha palët të reduktojmë marrëdhëniet tona në zero”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.

Lidhur me gatishmërinë e Macron për bisedime të drejtpërdrejta midis evropianëve dhe Putinit, Peskov tha: “Kjo na bën përshtypje”.

Putin ka thënë vazhdimisht se nuk ishte Rusia që ndërpreu kontaktet, por shtetet e BE-së.

Këshilltari i politikës së jashtme i Macron, Emmanuel Bonne, vizitoi së fundmi Moskën.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se qasja ishte e koordinuar.

“Kontakti ishte në një nivel teknik. Asgjë tjetër nuk ka ndodhur deri më sot”, tha Peskov. //a.i/

The post RUSI – Kremlini i gatshëm për dialog me Macron për të gjetur një zgjidhje paqësore për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Macron: BE duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi ose do të rrëzohet

10 February 2026 at 14:12

PARIS, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Që kur u botuan raportet e shkruara nga Mario Draghi dhe Enrico Letta, Kina ka përshpejtuar jashtëzakonisht shumë. Tani ajo ka një suficit me pjesën tjetër të botës prej 1 trilion eurosh. Nëse do të mbeteshim një treg i hapur ndaj të katër erërave, do të na rrëmbenin”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë.

‘’Evropa duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi. Evropa është, në fakt, faktori i përshtatjes për pjesën tjetër të botës. Pyetja është nëse jemi të aftë të bëhemi një fuqi, ekonomikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe madje edhe demokratikisht”, shtoi ai.

Presidenti francez shpjegon “katër objektivat” e tij për rilançimin e Evropës

  • Thjeshtëzimi dhe përfundimi i tregut të vetëm
  • Diversifikimi i tregtisë dhe heqja e riskut nga varësitë e akumuluara gjatë viteve. Bëhet fjalë për rindërtimin e aftësive evropiane, shpjegon ai, për shembull, promovimin e ndërkombëtarizimit të rolit të euros, futjen, ndër të tjera, të euros dixhitale, ose zhvillimin e monedhave të qëndrueshme të denominuara në euro.
  • Promovimi i preferencës evropiane. Klauzolat mbrojtëse në sektorin e çelikut. Duhet të kemi një fokus evropian në sektorët evropianë, nga automobilat te kimikatet, nga çeliku te mbrojtja.
  • Duhet të investojmë në inovacion. Ne po përqendrohemi në thjeshtim dhe diversifikim.

”Shumë harrojnë preferencën evropiane dhe nevojën për investime evropiane”, përfundoi ai.    /os/

 

The post FRANCË – Macron: BE duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi ose do të rrëzohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Macron paralajmëron për përplasje të reja me SHBA-në

10 February 2026 at 13:56

PARIS, 10 shkurt /ATSH/- Evropa duhet të përgatitet për përplasje të mëtejshme me SHBA-në dhe ta përdorë “momentin e fundit të Groenlandës” si një thirrje zgjimi për të çuar përpara reformat ekonomike të vonuara prej kohësh dhe për të forcuar fuqinë globale të bllokut, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas “Reuters”.

“Evropa nuk duhet ta ngatërrojë “një qetësi” të tensioneve me Uashingtonin me një ndryshim të qëndrueshëm pavarësisht përfundimit të dukshëm të mosmarrëveshjeve mbi Groenlandën, tregtinë dhe teknologjinë”, shtoi Macron.

“Kur ka një akt të qartë agresioni, mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të mos përkulemi ose të përpiqemi të arrijmë një zgjidhje. Mendoj se e kemi provuar këtë strategji për muaj të tërë. Nuk po funksionon”, tha presidenti francez për “Le Monde” dhe “Financial Times”.

“Administrata Trump është haptas anti-evropiane dhe kërkon shpërbërjen e BE-së”, tha Macron.

“Në muajt e ardhshëm, SHBA-ja do të na sulmojnë për rregullat digjitale”, shtoi ai – duke paralajmëruar për tarifat e mundshme të importit të SHBA-së nga presidenti Donald Trump nëse BE-ja do të përdorë Aktin e Shërbimeve Digjitale, për të kontrolluar kompanitë e teknologjisë.

Udhëheqësi francez gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për huamarrje të përbashkëta të reja, të tilla si euro-obligacionet, duke argumentuar se kjo do t’i lejonte BE-së të investonte në shkallë të gjerë dhe të sfidonte hegjemoninë e dollarit amerikan.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel të enjten për një samit ku do të diskutojnë masat për të forcuar ekonominë e BE-së dhe për ta bërë atë më të aftë për t’u përballur me SHBA-në dhe Kinën në skenën globale. //a.i/

The post FRANCË – Macron paralajmëron për përplasje të reja me SHBA-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron: Europa të zgjohet! Presidenti francez: Trump do shpërbërjen e BE

By: xhir jeta
10 February 2026 at 12:32

Europa duhet të përgatitet për momente të tjera armiqësore me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë hapur antieuropiane.

Kjo ishte deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për disa media europiane, i cili theksoi se administrata e Donald Trump kërkon shpërbërjen e Bashkimit europian.

“Administrata Trump është hapur anti-evropiane dhe po kërkon shpërbërjen e Bashkimit Europian. Është koha për t’u zgjuar, është koha për të dalë nga një gjendje papjekurie.” tha Macron.

Macron parashikoi tensione të mëtejshme në një kohë kur marrëdhëniet mes bllokut dhe aleatit përtej oqeanit, kanë rënë në një moment qetësie.

Lideri francez theksoi se Bashkimi Europian nuk duhet ta ngatërrojë këtë qetësi, me një ndryshim të qëndrueshëm pavarësisht një pauze në kërcënimet e amerikane ndaj Groenlandës, tregtisë dhe teknologjisë.

Macron theksoi se kërcënimet ndaj ishullit gjysmë autonom danez duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të çuar përpara reformat e vonuara prej kohësh për të forcuar fuqinë globale të bllokut.

“Kur ka një akt të qartë agresioni, mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të mos përulemi ose të përpiqemi të arrijmë një zgjidhje. E kemi provuar këtë strategji për muaj të tërë. Nuk po funksionon.”tha Macron.

Macron u kërkoi udhëheqësve të unionit të përdorin një samit në një kështjellë belge këtë javë për të injektuar energji të re në reformat ekonomike për të forcuar aftësinë e bllokut për t’u përballur me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara në skenën botërore.

Macron paralajmëron për përplasje të reja me SHBA-në, ndërsa i kërkon BE-së të përdorë 'momentin e Grenlandës' për të nxitur reformat

10 February 2026 at 09:59


Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa duhet të përgatitet për përplasje të mëtejshme me SHBA-në dhe ta trajtojë "momentin e fundit të Grenlandës" si një thirrje zgjimi, për të çuar përpara reformat ekonomike të vonuara prej kohësh dhe për të forcuar fuqinë globale të bllokut.

Në intervistat e botuara në disa gazeta evropiane, Macron tha se Evropa nuk duhet ta ngatërrojë një qetësi në tensionet me Uashingtonin me një ndryshim të qëndrueshëm pavarësisht përfundimit të dukshëm të mosmarrëveshjeve mbi Grenlandën, tregtinë dhe teknologjinë, transmeton Telegrafi.

"Kur ka një akt të qartë agresioni, mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të mos përkulemi ose të përpiqemi të arrijmë një zgjidhje. Mendoj se e kemi provuar këtë strategji për muaj të tërë. Nuk po funksionon", tha Macron për disa gazeta, përfshirë Le Monde dhe Financial Times.

Macron tha se administrata Trump po ishte "hapur anti-evropian" dhe po kërkonte "shpërbërjen" e BE-së.

"SHBA-të, në muajt e ardhshëm - kjo është e sigurt - do të na sulmojnë për rregullimin digjital", shtoi Macron, duke paralajmëruar për tarifat e mundshme të importit të SHBA-së nga presidenti Donald Trump nëse BE-ja do të përdorë Aktin e saj të Shërbimeve Digjitale për të kontrolluar kompanitë e teknologjisë.

Udhëheqësi francez gjithashtu ripërtëriu thirrjen e tij për huamarrje të përbashkëta të reja, të tilla si euroobligacionet, duke argumentuar se kjo do t'i lejonte BE-së të investonte në shkallë të gjerë dhe të sfidonte hegjemoninë e dollarit amerikan.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel të enjten për një samit ku do të diskutojnë masat për të forcuar ekonominë e BE-së, dhe për ta bërë atë më të aftë për t'u përballur me SHBA-në dhe Kinën në skenën globale. /Telegrafi/

Projekti i aeroplanëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme të Francës dhe Gjermanisë është 'i vdekur'

9 February 2026 at 21:12


Sistemi FCAS, i cili po zhvillohet midis Francës, Gjermanisë dhe Spanjës, është në prag të kolapsit, thanë për POLITICO katër zyrtarë evropianë në Paris dhe Berlin.

"Një njoftim se [projekti] ka mbaruar është më i mundshëm sesa një rilansim," tha të premten një zyrtar i njohur me mendimin e presidentit francez Emmanuel Macron.

Një ligjvënës francez që punon në politikën e mbrojtjes u pajtua veçmas, transmeton Telegrafi.

"FCAS është i vdekur, të gjithë e dinë, por askush nuk dëshiron ta thotë", tha ligjvënësi.

Dështimi i programit kryesor midis tre vendeve për të ndërtuar një aeroplan luftarak të gjeneratës së gjashtë - së bashku me dronë - do të ishte një goditje e madhe politike për presidentin francez.

Macron personalisht e nisi projektin me kancelaren e atëhershme Angela Merkel në vitin 2017, por ai është paralizuar për gati një vit për shkak të konflikteve industriale, duke shkaktuar muaj spekulimesh rreth të ardhmes së tij.

Një shembje do të ishte "një sinjal i keq - kjo është arsyeja pse Macron ka bërë presion për ta shpëtuar atë", tha zyrtari i lartpërmendur, i cili, ashtu si të tjerët e cituar në këtë artikull, iu dha anonimiteti për të folur sinqerisht për programin.

Por zyrtarët francezë kanë theksuar publikisht se ende duan që projekti të funksionojë.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të provuar ta shpëtojmë këtë program. Do të shohim se si mund të ia dalim mbanë", u tha gazetarëve këtë javë kreu i ri i agjencisë franceze të prokurimit të armëve, Patrick Pailloux.

Problemet që rrethojnë FCAS gjithashtu nxjerrin në pah sfidat e bashkëpunimit industrial të mbrojtjes evropiane, ndërsa kontinenti nxiton të riarmatoset kundër një tkurrjeje ushtarake të Rusisë dhe Amerikës në ringjallje.

Aeroplani luftarak me pilot ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve të ashpra industriale midis Dassault dhe Airbus mbi lidershipin, teknologjinë dhe ndarjen e punës, me pak shenja të një zgjidhjeje.

Dassault po kërkon më shumë kontroll mbi zhvillimin e Aeroplanit Luftarak të Gjeneratës së Ardhshme (NGF), një komponent kyç i projektit FCAS.

Për muaj të tërë, Franca dhe Gjermania janë përpjekur të sheshojnë mosmarrëveshjet e tyre. Ata kishin vendosur një afat deri më 17 dhjetor të vitit të kaluar për ta bërë këtë, por e humbën atë pa gjetur një zgjidhje.

Vlerësimi pesimist vjen ndërsa Berlini privatisht po peshon një ndryshim dramatik.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shqyrtuar një sërë opsionesh midis ndarjes së komponentit të aeroplanëve luftarakë me pilot të programit në dy aeroplanë luftarakë kombëtarë dhe - më së fundmi - përfundimit të plotë të pjesëmarrjes së Gjermanisë, sipas zyrtarëve të qeverisë gjermane dhe industrisë të njohur me mendimin e tij.

Merz ua ka përcjellë këtë mendim të dërguarve që vizitojnë Parisin, thanë dy zyrtarë gjermanë që punojnë në fushën e mbrojtjes, por Berlini ende po përpiqet të gjejë një mënyrë për të dhënë një lajm të tillë.

Trazirat rreth FCAS kanë mprehur vëmendjen ndaj programit të tij rival, GCAP të udhëhequr nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia.

Dy zyrtarë evropianë të mbrojtjes të njohur me bisedimet i thanë POLITICO se Berlini ka eksploruar në heshtje se si mund të duket një pjesëmarrje në programin rival të avionëve luftarakë.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, kryeministrja Giorgia Meloni shprehu gatishmërinë për t'u bashkuar me Gjermaninë në GCAP kur Merz ngriti idenë e pjesëmarrjes së mundshme të Berlinit në një takim midis të dyve muajin e kaluar.

Pas raportimeve se Gjermania po shqyrtonte pjesëmarrjen në program, i cili drejtohet nga Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Japonia, presidenti francez i shkroi një letër Merz për ta pyetur atë për pikëpamjen e tij mbi FCAS, sipas Le Parisien.

Të dy udhëheqësit mund ta diskutojnë projektin në margjinat e Këshillit Evropian joformal të kësaj jave.

Në Berlin, zyrtarët gjermanë këmbëngulin se Gjermania ende dëshiron të ruajë pjesë të projektit - veçanërisht cloud-in e përbashkët të luftimit dhe sisteme të tjera të përbashkëta - edhe nëse vetë avioni luftarak ndahet në dy avionë të veçantë. /Telegrafi/

Dosja Epstein tronditi Francën, Macron thyen heshtjen

By: D Marku
9 February 2026 at 15:21

Më shumë se një javë pas publikimit të miliona dokumenteve nga autoritetet amerikane lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë publikisht mbi këtë dosje që ka shkaktuar jehonë të madhe ndërkombëtare.

Nga Parisi, Macron theksoi se procesi duhet të ndiqet nga drejtësia amerikane, duke shmangur çdo koment të drejtpërdrejtë mbi përmbajtjen e dokumenteve apo emrat e përfshirë në to. “Drejtësia amerikane duhet të bëjë punën e saj”, u shpreh presidenti francez në deklaratat e tij për mediat.

Ai shtoi se mendimet e tij shkojnë për viktimat e kësaj çështjeje, por nënvizoi se nuk i takon atij të komentojë një hetim që është ende në zhvillim. Në të njëjtën kohë, Macron iu referua dorëheqjes së Jacques Lang, president i Institutit të Botës Arabe, duke theksuar se ky i fundit ka marrë vetë vendimin për t’u larguar nga posti i tij.

“Ky është një rast për të cilin nuk mund të komentoj. Jacques Lang mori vendimin e tij”, deklaroi Macron, duke konfirmuar se dorëheqja u bë e ditur gjatë fundjavës.

Reagimi i presidentit francez vjen pas publikimit nga Departamenti amerikan i Drejtësisë të miliona dokumenteve të lidhura me dosjen Epstein, të cilat kanë sjellë në vëmendje emra të njohur nga politika, arti dhe kultura në disa vende, përfshirë edhe Francën.

Sipas dokumenteve të publikuara, emri i Jacques Lang, ish-ministër i Kulturës gjatë presidencës së François Mitterrand, përmendet rreth 600 herë. Po ashtu, në disa raste është përmendur edhe emri i vajzës së tij. Megjithatë, përmendja e emrave në dokumente nuk përbën automatikisht akuzë penale dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar përfshirje direkte në veprime të paligjshme.

Përveç Lang, në dokumente shfaqen edhe emra të tjerë nga skena politike dhe kulturore franceze, mes tyre Olivier Colom, ish-këshilltar i ish-presidentit Nicolas Sarkozy, dirigjenti i njohur Frederic Chaslin, si dhe regjisori fitues i çmimit Oscar, Michel Hazanavicius.

Publikimi i dosjes Epstein ka rihapur debatet mbi përgjegjësinë institucionale, transparencën dhe trajtimin e rasteve të ndjeshme që përfshijnë figura publike, ndërsa pritet që autoritetet amerikane të vijojnë hetimet dhe të sqarojnë rolin e secilit emër të përmendur në dokumente.

The post Dosja Epstein tronditi Francën, Macron thyen heshtjen appeared first on Albeu.com.

Dosja Epstein nxit valë dezinformimi me imazhe të rreme të gjeneruara nga AI

7 February 2026 at 23:54


Publikimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë i 3 milion faqeve shtesë me dosje që lidhen me pedofilin Jeffrey Epstein ka hapur derën për spekulime intensive rreth rrjetit të tij të gjerë të kontakteve të pasura dhe të fuqishme.

Dokumentet, të cilat përmbajnë imazhe, video, mesazhe me tekst dhe email-e, kanë shkaktuar gjithashtu një valë dezinformimi, duke përfshirë imazhe të gjeneruara nga Al të Zohran Mamdanit, kryetarit të New Yorkut, së bashku me Epsteinin.

Në një imazh të manipuluar, Mamdani është paraqitur si fëmijë në një fotografi me nënën e tij, Mira Nair, si dhe bashkëpunëtoren e Epstein, Ghislaine Maxwell, Jeffrey Epstein, Bill Clinton, Bill Gates dhe Jeff Bezos.

Ekipi i verifikimit të fakteve, The Cube, i kontrolloi këto imazhe në Google Gemini pasi vuri re mospërputhje në foto.

Chatboti zbuloi një SynthID në imazh - një shenjë e zhvilluar nga Google për të identifikuar përmbajtjen e gjeneruar nga Al.

Fotografia ka një shenjë "DFF" mbi të, shkruan euronews.

Janë përhapur imazhe të shumta të politikanëve të fotografuar me Epsteinin në kontekste jorealiste, siç është një që përshkruan Epsteinin dhe astrofizikanin teorik anglez të ndjerë Stephen Hawking, me Hawking duke u zhytur në një "tunel sekret".

Së bashku me imazhet, disa përdorues të rrjeteve sociale ndanë teori të çuditshme, për shembull, duke sugjeruar se Epstein ishte babai i Mamdanit, ndërsa kërkonin të nxirrnin ngjashmëri midis karakteristikave të tyre të fytyrës.

Emri i Mamdanit u përmend pesë herë në dosjet e Epsteinit.

Megjithatë, këto përmendje nuk lidheshin me ndonjë shkelje të mundshme.

Shumë nga këto imazhe të Al u ndanë në rrjete sociale së bashku me një email të dërguar nga publicistja amerikane Peggy Siegal te Epstein në tetor 2009, i cili u shfaq në dosje.

Në mesazhin e saj, Siegal iu referua nënës së Mamdanit ndërsa fliste për festën pas filmit të saj "Amelia", e cila u organizua në shtëpinë e Ghislaine Maxwell në New York në vitin 2009.

Mesazhet sugjerojnë që Epstein nuk mori pjesë në shfaqje.

Mamdani do të kishte qenë 17 vjeç në kohën e shfaqjes së fotove, jo foshnjë, siç përshkruhet në disa nga imazhet e modifikuara nga Al.

Një tjetër imazh pretendon se tregon Epsteinin me politikanin britanik dhe udhëheqësin e Reform UK të ekstremit të djathtë, Nigel Farage, dhe u kap nga grupi i Partisë Laburiste të Wrexham në X pasi u shpërnda gjerësisht në internet.

Imazhi tregon Epstein dhe Farage në një ambient dhome ndenjeje.

U nda në X dhe Threads me mbishkrime si "Nuk do të votoj për Farage ose Reform" dhe "Një fotografi është sa një mijë fjalë".

Grupi i Partisë Laburiste të Wrexham e ka fshirë që atëherë imazhin.

Nuk ka raportime për takime ose kontakte të drejtpërdrejta midis Epstein dhe Farage në dosje.

Farage tha se ai "nuk e ka takuar kurrë Epsteinin dhe nuk ka shkuar kurrë në ishull".

Ai po i referohej Little Saint James, i njohur zakonisht si "Ishulli Epstein" - ishulli privat në Ishujt Virgjër të SHBA-së në pronësi të Epsteinit, të cilin financuesi dyshohet se e përdori si bazë operacionesh për trafikim seksual të të miturve.

Cube e kontrolloi fotografinë në Google Gemini për të kërkuar gjurmë të një SynthID, por zbuloi se nuk përmbante një shenjë.

Ndërkohë, mjetet e tjera të zbulimit të Al nuk ofruan një përgjigje të qartë.

Treguesit e gjenerimit të Al përfshijnë ndriçimin që nuk përputhet me hijet në fytyrat e Epstein dhe Farage.

Diku tjetër, Qendra Ukrainase për Kundërshtimin e Dezinformimit, një organ i lidhur me Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, identifikoi rrjetin e robotëve "Matryoshka" që përhapte kopertina të falsifikuara në gazetat franceze që lidhnin presidentin Francez Emmanuel Macron me Epstein.

Një kopertinë që imiton të përditshmen franceze Liberation pyet: “Çfarë bënte Emmanuel Macron 18 herë në ishullin e Epsteinit kur ai ishte Ministër i Ekonomisë i Francës”.

Nuk ka asnjë provë që Liberation ta ketë botuar këtë histori.

Edhe pse emri i Macron përmendet në dosje, nuk ka asnjë provë që Epstein dhe ai kanë komunikuar ndonjëherë drejtpërdrejt, me shumicën e përmendjeve të tij nga palë të treta.

Nuk ka prova që ai ishte i përfshirë në krimet seksuale të Epstein. /Telegrafi/

PARIS – Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putinin

4 February 2026 at 17:49

PARIS, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të martën se po bëhen përgatitje për të rifilluar dialogun me presidentin rus, Vladimir Putin, duke vënë në dukje se megjithatë Moska nuk po tregon një “qëllim të vërtetë” për të negociuar paqen me Ukrainën.

“Po përgatitet, dhe për këtë arsye diskutimet po zhvillohen në një nivel teknik”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në Francën verilindore, raportoi e përditshmja franceze Le Monde.

“Mendoj se do të ishte e dobishme, por nuk mendoj se Rusia është aktualisht e gatshme të përfundojë një marrëveshje paqeje (me Ukrainën) në ditët ose javët e ardhshme”, shtoi ai.

Kontakti me Kremlinin ishte i nevojshëm për të negociuar garancitë e sigurisë pas luftës, sipas Macron.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme që evropianët të rivendosin kanalet e tyre të diskutimit”, u citua ai nga e përditshmja franceze.

Macron nënvizoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, duke thënë se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës janë “të patolerueshme” dhe nuk tregojnë një “gatishmëri të vërtetë” për të negociuar për paqe.   /os/

The post PARIS – Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron thotë se puna teknike po vazhdon për të rifilluar bisedimet me Putinin mbi luftën në Ukrainë

3 February 2026 at 18:39


Presidenti francez Emmanuel Macron sinjalizoi të martën se ishte gati të rifillonte dialogun me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Duke folur gjatë një vizite në Francën lindore, Macron tha se kontaktet po vazhdonin në "nivel teknik", transmeton Telegrafi.

Ai tha se procesi po kryhej "në transparencë dhe në konsultim" me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por nuk dha një afat kohor.

Macron gjithashtu dënoi sulmet e fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës ukrainase, duke i përshkruar ato si "të patolerueshme".

Të martën, forcat ruse kryen sulme në shkallë të gjerë në rrjetin elektrik të Ukrainës mes temperaturave të ulëta në të gjithë vendin. Sulmet nuk tregojnë "një gatishmëri të vërtetë për të negociuar për paqe", tha Macron.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, shumica e udhëheqësve evropianë kanë zgjedhur ta mbajnë Putinin larg njëri-tjetrit.

Por afrimi i fundit midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit rus ka rindezur debatin në kryeqytetet evropiane, të cilat ndihen të lënë mënjanë në bisedimet e paqes.

Në fillim të janarit, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se "ka ardhur koha që Evropa të flasë edhe me Rusinë", duke kërkuar emërimin e një "të dërguari special" evropian për të folur me një zë të vetëm.

Në të kundërt, kancelari gjerman Friedrich Merz përsëriti kundërshtimin e tij ndaj rihapjes së kanaleve diplomatike me Putinin, duke përmendur "kërkesat maksimaliste" të presidentit rus".

Dhjetorin e kaluar, Macron tha se "do të ishte përsëri e dobishme të fliste me Vladimir Putinin", një deklaratë e mirëpritur nga Kremlini në atë kohë.

Por ai u përball me kritika të ashpra për mbajtjen e bisedimeve në muajt pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, përpara se të ndërpriste gradualisht kontaktet dhe të ashpërsonte qëndrimin e tij.

Macron dhe Putin folën për herë të fundit në korrik, duke zhvilluar një telefonatë gati dy-orëshe që u përqendrua në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ishte komunikimi i tyre i parë i drejtpërdrejtë në pothuajse tre vjet.

Kontakti i tyre i mëparshëm, në shtator 2022, kishte të bënte me termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia. /Telegrafi/

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

3 February 2026 at 08:31

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Dosjet e Epsteinit citojnë edhe shkëmbime në lidhje me Emmanuel Macron të Francës

2 February 2026 at 10:26


Dokumentet e publikuara së fundmi të lidhura me autorin e ndjerë të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, përfshijnë referenca për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Emri i Macronit në dokumente ka tërhequr vëmendjen pasi zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, njoftoi në fund të javës së kaluar publikimin e mbi 3 milionë faqeve shtesë me dokumente që lidhen me hetimin e dosjes Epstein.

Emri i tij shfaqet në dokumente të shumta që datojnë para dhe pas zgjedhjes së tij për herë të parë si president në vitin 2017.

Të dhënat sugjerojnë se Epstein pretendoi se Macron kërkoi ndihmën e tij për çështje të ndryshme.

Në një email të dërguar nga Epstein më 17 shtator 2018 drejtuar Presidentit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Borge Brende, Epstein bën të ditur se informacioni që ai po ndante ishte konfidencial dhe citoi Macronin.

"Nga Macron: Ne besojmë se duhet të rimendojmë, rindërtojmë dhe shpikim (i) qeverisjen dhe formatin e institucioneve ndërkombëtare, (ii) angazhimet dhe marrëdhëniet midis palëve të interesuara publike dhe private dhe (iii) instrumentet socio-ekonomike për t'iu përgjigjur më mirë këtyre sfidave. Cilat inovacione socio-ekonomike do të mbështesnit për të promovuar një të ardhme më 'progresive'"?, thuhet në mail.

Veçmas, një email i dërguar Epsteinit më 22 mars 2016 nga biznesmeni emiratian Sultan Ahmed bin Sulayem thuhet se ai kishte marrë pjesë në një drekë në Pallatin Elysee dhe kishte zhvilluar diskutime me Macronin, i cili në atë kohë shërbente si ministër i Ekonomisë së Francës.

"Drekova në pallatin Elysee", thuhet në emailin në të cilin më tej theksohet se "Pata një bisedë të këndshme me ministrin francez të Ekonomisë, z. Macron, në lidhje me biznesin tonë në Francë".

Në një email tjetër të datës 12 shtator 2018, Epstein i shkruan biznesmenit amerikan Tom Pritzker, duke iu referuar një takimi që përfshinte Macronin.

"Jacques po darkon me Macronin sot, kështu që koha ishte perfekte", thuhet në email.

Në një shkëmbim të veçantë e-mailesh të datës 30 gusht 2018, Epstein gjithashtu pretendon se Macron kërkoi këshillat e tij për "pothuajse gjithçka, duke përfshirë institucionet, politikat dhe shkencën", duke shtuar se Macron "dëshiron të udhëheqë Evropën, ndoshta botën".

Presidenca franceze nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar në lidhje me dokumentet.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi së fundmi një koleksion të madh prej mbi 3 milionë faqesh, 2.000 videosh dhe 180.000 imazhesh që lidhen me dosjen Epstein sipas Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, i cili u nënshkrua në ligj nga Presidenti amerikan, Donald Trump, më 19 nëntor të vitit të kaluar.

Dosjet përfshinin foto të figurave të shquara, transkripte të jurisë së madhe dhe të dhëna hetimore, megjithëse shumë faqe u redaktuan intensivisht për të mbrojtur viktimat.

Agjencia publikoi 30.000 dokumente shtesë të martën e kaluar dhe të mërkurën dhe tha se kishte marrë më shumë se 1 milion dokumente shtesë që potencialisht lidheshin me Epsteinin.

Epstein u gjet i vdekur duke u vetëvrarë me varje në një burg të New York City më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin.

Ai përballej me akuza federale për drejtimin e një rrjeti trafikimi seksual që përfshinte gra dhe vajza të mitura dhe vdekja e tij ndodhi ndërsa ishte në paraburgim në Qendrën Korrektuese Metropolitane. /AA/

‘Përplasja’ me SHBA-në për Grenlandën, ‘një thirrje zgjimi për Evropën’ – thotë Macron

28 January 2026 at 16:30


Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se një “përplasje” me Shtetet e Bashkuara për Grenlandën ishte "një thirrje zgjimi strategjik për të gjithë Evropën", duke folur së bashku me udhëheqësit e Danimarkës dhe territorit autonom danez në Paris.

Duke folur së bashku me kryeministrat e Danimarkës dhe Grenlandës, Mette Frederiksen dhe Jens-Frederik Nielsen, Macron tha të mërkurën se "zgjimi duhet të përqendrohet në pohimin e sovranitetit tonë evropian, në kontributin tonë në sigurinë e Arktikut, në luftën kundër ndërhyrjeve dhe dezinformimit të huaj, dhe në luftën kundër ngrohjes globale".

Ai i riafirmoi Frederiksen dhe Nielsen solidaritetin e Francës dhe "angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit tuaj territorial", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Franca do të vazhdojë të mbrojë këto parime në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara", shtoi ai, duke shprehur mbështetjen e tij për rritjen e angazhimit të NATO-s në Arktik.

Macron shtoi se Franca do të "jetë krah për krah" me Danimarkën.

Pas kundërshtimit evropian, Trump u tërhoq nga kërcënimi për të marrë Grenlandën me forcë ushtarake.

Duke folur më parë, Frederiksen tha se Evropa duhej të përmirësonte mbrojtjen e saj "tani" për t'u bërë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtje ushtarake.

Por të hënën, shefi i NATO-s, Mark Rutte u tha ligjvënësve të BE-së të "vazhdonin të ëndërronin" nëse mendonin se Evropa mund të mbrohej pa SHBA-në.

Në përgjigje të komenteve të Rutte, Frederiksen pranoi se do të ishte "jashtëzakonisht e vështirë" për Evropën të mbrohej tani.

"Sepse kur shikoni inteligjencën, armët bërthamore e kështu me radhë, ne varemi nga SHBA-ja", tha ajo në universitetin Sciences Po.

"Por mendoj se jemi në gjendje të bëjmë më shumë sesa ajo që thuhet publikisht tani".

Fredriksen tha se Evropa kishte bërë një "gabim të madh" duke shkurtuar buxhetet ushtarake në të kaluarën. /Telegrafi/

FOKUS – Macron: Tensionet për Groenlandën janë një zgjim strategjik për Evropën

28 January 2026 at 17:39

PARIS, 28 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për forcimin e qëndrimit mbrojtës të Evropës në Arktik, mes tensioneve që lidhen me Groenlandën, duke e përshkruar situatën si një zgjim strategjik për të gjithë Evropën.

Macron i bëri këto deklarata të mërkurën në Paris, gjatë pritjes së kryeministres daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrit të Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen.

“Duke pasur parasysh qëndrimin e Rusisë në veriun e largët, praninë ekonomike të Kinës dhe pasojat strategjike të këtij afrimi, ne biem dakord se duhet të forcojmë pozicionin tonë mbrojtës në Arktik”, tha Macron.

Ai vuri në dukje se disa shtete evropiane, përfshirë Francën, kanë nisur tashmë hapa konkretë në këtë drejtim, me kërkesë të Danimarkës, në kuadër të manovrave të përbashkëta ushtarake “Arctic Endurance” në Groenlandë.

Sipas Macronit, Evropa duhet të riafirmojë sovranitetin e saj dhe kontributin në sigurinë e Arktikut, duke intensifikuar njëkohësisht përpjekjet për të kundërshtuar ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin.

“Ne gjithashtu mbështesim një angazhim më të fortë të NATO-s në Arktik përmes krijimit të një aktiviteti të zgjeruar vëzhgimi”, tha ai, duke shtuar se Franca është e gatshme të marrë pjesë.

Misioni i propozuar i vëzhgimit, i njohur si “Arctic Sentry”, ishte diskutuar nga vendet anëtare të NATO-s edhe përpara se tensionet rreth Groenlandës të përshkallëzoheshin, pas kërkesave të presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të blinin ishullin më të madh në botë.

“Bashkimi Evropian duhet të japë kontributin e vet në këto përpjekje, përfshirë edhe rishikimin e strategjisë së tij për Arktikun gjatë këtij viti”, tha presidenti francez.

Trump e ka justifikuar qëndrimin e tij për Groenlandën me argumente sigurie, gjë që ka shtyrë liderët evropianë të zotohen për forcimin e mbrojtjes së ishullit, në përpjekje për të zbutur krizën./   /Ad.Ab./  a.jor.

The post FOKUS – Macron: Tensionet për Groenlandën janë një zgjim strategjik për Evropën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Franca mund të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç - çfarë dihet deri më tani

27 January 2026 at 07:40


Fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë mund të ndalohen nga rrjetet sociale që në vitin e ardhshëm shkollor, ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron.

Macron tha se u kërkoi ligjvënësve të përshpejtojnë procesin e miratimit të legjislacionit që kufizon aksesin në rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi në fillim të vitit shkollor këtë shtator.

"Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje", tha presidenti francez, shkruan euronews.

"Emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë në shitje, ose për t'u manipuluar - as nga platformat amerikane dhe as nga algoritmet kineze", shtoi ai.

Bëhet e ditur se deputetja franceze e parlamentit Laure Miller, e koalicionit Ensemble Pour la Republique të Macronit, do të paraqesë një projektligj para Asamblesë Kombëtare më 26 janar për t'u shqyrtuar nga ligjvënësit.

Përveç kufizimit të rrjeteve sociale për të gjithë fëmijët nën 15 vjeç, legjislacioni do të ndalojë edhe telefonat inteligjentë në të gjitha shkollat e mesme franceze.

Raportohet se legjislacioni francez është pjesë e një vale masash që po diskutohen në të gjithë Evropën, pas zbatimit nga Australia të rregullave më të rrepta në botë për rrjete sociale për fëmijët nën 16 vjeç vitin e kaluar.

Danimarka ka siguruar gjithashtu një marrëveshje për të bllokuar aksesin në rrjete sociale për këdo nën moshën 15 vjeç - një veprim që potencialisht mund të bëhet ligj deri në mesin e vitit 2026.

Në përputhje me ligjin e BE-së

Franca ka kohë që ka kërkuar rregulla më të rrepta në lidhje me aksesin e fëmijëve në ekrane dhe rrjete sociale.

Në vitin 2023, ligjvënësit miratuan legjislacion që kufizonte aksesin në rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe gjithashtu kërkonin pëlqimin e prindërve përpara se ata të mund të hapnin një llogari.

Megjithatë, ligji nuk hyri kurrë në fuqi pasi binte ndesh me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian.

Pasi BE-ja rishikoi udhëzimet e saj vitin e kaluar, shtetet anëtare fituan më shumë fleksibilitet për të vendosur mbi kufijtë e tyre të moshës për rrjete sociale - qoftë kjo duke ndaluar plotësisht aksesin për fëmijët nën një moshë të caktuar, apo duke kërkuar pëlqimin e prindërve përpara se të hapin një llogari.

Projektligji i Francës nuk specifikon se cilat platforma do të përfshihen në ndalim, por bën përjashtime për enciklopeditë si Wikipedia.

Metoda e saktë e verifikimit të moshës që do të përdoret është gjithashtu në debat.

Miller tha se ka të ngjarë të ndiqet një procedurë e ngjashme me faqet pornografike, të cilat janë të detyruara të verifikojnë se përdoruesit janë mbi 18 vjeç sipas një ligji të vitit 2024.

Faqet pornografike përdorin kryesisht dy metoda për verifikimin e moshës në Francë: E para u kërkon përdoruesve të paraqesin një foto të kartës së tyre të identitetit së bashku me një selfie për të konfirmuar identitetin e tyre; e dyta përdor Inteligjencën Artificiale për të vlerësuar moshën e një përdoruesi bazuar në selfien që ata paraqesin. /Telegrafi/

Macron nxit ndalimin e shpejtë të mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

26 January 2026 at 07:30


Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se dëshiron që qeveria e tij të përshpejtojë procesin ligjor, për të siguruar që një ndalim i mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç të hyjë në fuqi në shtator në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, shkruan AP.

Në një video të publikuar të shtunën vonë nga transmetuesi francez BFM-TV, Macron tha se i kishte kërkuar qeverisë së tij të fillonte një procedurë të përshpejtuar në mënyrë që legjislacioni i propozuar të mund të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të miratohet nga Senati në kohë.

"Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje", tha Macron, transmeton Telegrafi.

"Emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë në shitje ose për t'u manipuluar. As nga platformat amerikane, as nga algoritmet kineze", shtoi ai.

Njoftimi i Macron erdhi vetëm disa ditë pasi qeveria britanike tha se do të shqyrtojë ndalimin e adoleshentëve të rinj nga mediat sociale, ndërsa shtrëngon ligjet e hartuara për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e dëmshme dhe koha e tepërt para ekranit.

Sipas organit mbikëqyrës të shëndetit të Francës, një në dy adoleshentë kalon midis dy dhe pesë orë në ditë në një telefonat e mençur.

Në një raport të publikuar në dhjetor, thuhej se rreth 90% e fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç përdorin telefona inteligjentë çdo ditë për të hyrë në internet, me 58% të tyre që përdorin pajisjet e tyre për rrjetet sociale.

Raporti nxori në pah një sërë efektesh të dëmshme që rrjedhin nga përdorimi i rrjeteve sociale, duke përfshirë uljen e vetëvlerësimit dhe rritjen e ekspozimit ndaj përmbajtjes së lidhur me sjellje të rrezikshme si vetëdëmtimi, përdorimi i drogës dhe vetëvrasja.

Disa familje në Francë kanë paditur TikTok për vetëvrasje adoleshentësh që thonë se janë të lidhura me përmbajtje të dëmshme.

Zyra e Macron i tha Associated Press se videoja i ishte drejtuar ligjvënëses Laure Miller, e cila po sponsorizon projektligjin që do të shqyrtohet në një seancë publike të hënën.

"Ne po ndalojmë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe do të ndalojmë telefonat celularë në shkollat tona të mesme. Unë besoj se ky është një rregull i qartë. I qartë për adoleshentët tanë, i qartë për familjet, i qartë për mësuesit dhe ne po ecim përpara", tha Macron.

Në Australi, kompanitë e mediave sociale kanë revokuar qasjen në rreth 4.7 milionë llogari të identifikuara si të fëmijëve, që kur vendi ndaloi përdorimin e platformave nga ata nën moshën 16 vjeç, thanë zyrtarët.

Ligji shkaktoi debate të ashpra në Australi në lidhje me përdorimin e teknologjisë, privatësinë, sigurinë e fëmijëve dhe shëndetin mendor dhe ka nxitur vendet e tjera të marrin në konsideratë masa të ngjashme. /Telegrafi/

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, Macron: Nuk do të ketë telefona në shkolla

By: armand
25 January 2026 at 21:44

Shembulli i Australisë, e cila ka ndaluar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duket se pritet të ndiqet edhe nga Franca. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti francez, Emmanuel Macron. Në një video të publikuar prej tij, Macron deklaron se duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, […]

The post Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, Macron: Nuk do të ketë telefona në shkolla appeared first on BoldNews.al.

Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

By: Rovena
25 January 2026 at 21:34

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se dëshiron që qeveria e tij të përshpejtojë procesin ligjor për të siguruar që ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç të hyjë në fuqi përpara fillimit të vitit të ardhshëm shkollor në shtator.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është për shitje,” ka thënë Macroni në një video të publikuar vonë të shtunën nga BFMTV, partneri francez i CNN.

“Emocionet e tyre nuk janë për shitje dhe as për t’u manipuluar, qoftë nga platformat amerikane apo nga algoritmet kineze. Ne po i ndalojmë rrjetet sociale për nën-15-vjeçarët dhe do të ndalojmë telefonat celularë në shkollat tona të mesme. Besoj se ky është një rregull i qartë – i qartë për adoleshentët tanë, i qartë për familjet, i qartë për mësuesit”, ka theksuar ai.

Një numër gjithnjë e më i madh vendesh perëndimore po synojnë miratimin e legjislacionit për të mbrojtur të rinjtë nga dëmet e mundshme të rrjeteve sociale, pas ligjit historik të Australisë në dhjetor, i cili ndalon personat nën 16 vjeç të kenë llogari në Instagram, TikTok, Facebook dhe platforma të tjera.

Njoftimi i Macronit erdhi disa ditë pasi qeveria britanike tha se po shqyrton një sërë masash për të mbajtur fëmijët të sigurt në internet, përfshirë ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për nën-16-vjeçarët.

Ndalimi francez po udhëhiqet nga Laure Miller, deputete e partisë Renaissance të Macronit. Në një intervistë për kanalin televiziv të lidhur me parlamentin francez, Miller ka thënë se qeveria duhet të veprojë sepse “aktualisht nuk ka asnjë verifikim real të moshës”.

“Ju mund të vendosni çdo datë lindjeje dhe të hyni në platformë. Ajo që duam t’u imponojmë platformave, duke zbatuar në mënyrë strikte Aktin Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), është verifikimi i vërtetë i moshës kur hyn në një rrjet social. Kjo ndryshon gjithçka, sepse përdoruesit do të duhet realisht të provojnë nëse janë mbi apo nën 15 vjeç,” ka thënë ajo.

Duke pranuar se do të ketë “gjithmonë mënyra” për t’i anashkaluar kufizimet, ajo ka shtuar se Franca duhet “të paktën të hedhë hapin e parë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të miturve në internet”.

Pas ndalimit në Australi, më shumë se 4.7 milionë llogari në rrjetet sociale, të cilat vlerësohej se i përkisnin personave nën 16 vjeç, janë çaktivizuar ose hequr, ka bërë të ditur muajin e kaluar kryeministri, Anthony Albanese.

Në atë kohë, Albanese i ka thënë CNN-it se qeveria e tij e kishte zbatuar ndalimin sepse “ne e dimë se po shkaktohet dëm shoqëror dhe, për rrjedhojë, kemi përgjegjësi si qeveri t’u përgjigjemi thirrjeve të prindërve, si edhe fushatës së të rinjve që thonë: na lini thjesht të jemi fëmijë”.

Një shtysë për ndalimin australian ishte libri i psikologut social amerikan Jonathan Haidt, i botuar në vitin 2024. Kur bashkëshortja e kryeministrit të Australisë Jugore, Peter Malinauskas, lexoi librin “The Anxious Generation” – i cili argumenton se rrjetet sociale kanë dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve, ajo filloi t’i jepte burrit të saj çdo mbrëmje një përmbledhje të përmbajtjes. “Më mirë bëj diçka për këtë,” i kishte thënë ajo Malinauskasit, i cili më pas ka porositur hartimin e një projektligji mbi zgjidhjet e mundshme në nivel shtetëror, që më vonë u shndërrua në një fushatë federale.

❌
❌