Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

By: Elva
21 December 2025 at 08:38

Në një epokë kur rrjetet sociale po formësojnë perceptimet tona më shumë se realiteti vetë, pasuria, suksesi dhe stili i jetesës po shihen përmes një lenteje të filtruar. Rritja e përmbajtjeve që tregojnë luks dhe “jetë të përsosur” ka krijuar standarde të reja, shpeshherë të paarritshme, që ndikojnë te vetëvlerësimi dhe sjelljet financiare të njerëzve, […]

The post Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë appeared first on BoldNews.al.

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

20 December 2025 at 22:52


Në epokën digjitale, mënyra si e perceptojmë pasurinë nuk është më e lidhur vetëm me fakte konkrete si të ardhurat, investimet apo pronat. Sot, rrjetet sociale kanë krijuar një ekonomi të re të dukjes, ku vlera e individit shpesh matet nga imazhi që promovon në Instagram, TikTok apo YouTube. Ky fenomen, i njohur ndryshe si “influencer economy”, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si brezi i ri e sheh suksesin ekonomik dhe mirëqenien personale…

Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet sociale ndikojnë shoqërinë tonë, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht.

Në fund të fundit, disa njerëz kalojnë orë të tëra çdo ditë në këto platforma, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre. Tashmë, ndikimet kanë prekur edhe zakonet tona në shpenzime, kursime dhe investime.

Rrjetet sociale shpesh tregojnë një version të kuruar dhe të ekzagjeruar të realitetit. Njerëzit rrallë postojnë mbi problemet e sjelljes së fëmijëve në shkollë apo për stresin kur kujdesen për prindërit e moshuar.

Ata postojnë për pushime luksoze, vende të shkëlqyera në ndeshje sportive dhe mbrëmje të shtrenjta. Kjo krijon një ndjenjë të shtrembëruar të asaj që është “normale” dhe mund të çojë në një presion të pavetëdijshëm për të mbajtur hapin.

Le të marrim një shembull: ndiqni miq ose influencues që udhëtojnë nëpër botë, qëndrojnë në hotele më të mira dhe hanë në restorante luksoze. Ndoshta, pa e kuptuar, kjo ndikon në mënyrën se si ndiheni për pushimin “normal” që bëni në plazh, edhe pse e keni shijuar për vite me radhë.

Ose ndoshta gjatë festave shihni postime të miqve që kalojnë kohë në shtëpitë e tyre në bregdet. Mund të filloni të mendoni se të kesh një shtëpi të dytë është më e zakonshme dhe më e nevojshme sesa është në të vërtetë.

Sociologia Marsida Simo rikujton se, rrjetet sociale theksojnë momentet më të bukura të jetës së dikujt dhe jo realitetin e tyre të përditshëm.

“Duke qenë se jemi të ekspozuar vazhdimisht në rrjete të ndryshme sociale, kemi krijuar një realitet të përsosur, ku njerëzit tregojnë vetëm momentet më të bukura, shpenzimet luksoze dhe arritjet më mbresëlënëse. Ky efekt nuk është thjesht një ndjesi momentale, por prek thellë psikologjinë njerëzore”, – thotë sociologia, duke theksuar se, ndikimi i rrjeteve sociale në mënyrën se si i shohim paratë, shpenzimet dhe investimet është i pamohueshëm.

“E gjitha kjo krijon një ndjesi krahasimi të vrazhdë duke e çuar individin në pakënaqësi, pamjaftueshmëri dhe çoroditje. Paraja dhe pasuria, përtej funksionit praktik, transformohen në një standard social. Ajo që shohim te të tjerët në botën virtuale, duket gjithmonë më e madhe, më e bukur dhe më e arritshme se ajo që kemi ne”, – vijon znj. Simo.

Ajo ndalet te të rinjtë, duke nënvizuar se ky efekt është veçanërisht më i fuqishëm.

“Ata janë në fazën e formimit të identitetit dhe krahasimi social mund të ndikojë jo vetëm te vetëvlerësimi, por edhe te vendimet financiare, duke i rritur shanset për shpenzime impulsive. E gjitha kjo për të qëndruar në atë nivel që kanë formuar si imazh prej personave të famshëm që ndjekin”, – thekson znj. Simo.

Sociologia bën thirrje se edukimi financiar i hershëm duhet bërë domosdoshmëri – i ndihmon të rinjtë të kuptojnë diferencën mes dëshirave dhe nevojave, të menaxhojnë buxhetin dhe të planifikojnë investime të mençura.

“Njohuritë mbi kursimin, planifikimin dhe investimet janë po aq të rëndësishme sa njohuritë mbi teknologjinë dhe përdorimin e rrjeteve sociale. Këto njohuri do t’u shërbejnë si një filtër, duke i bërë më të kujdesshëm në vendimet e tyre financiare, të veprojnë me etikë, të shmangin mashtrimet dhe të reduktojnë rreziqet e pakthyeshme”, – përfundon znj. Simo.

Një nga fenomenet që po vërehet gjithnjë e më shumë është “dismorfia e parasë”, ku individët ndihen financiarisht të pasigurt edhe në kushte kur janë realisht të qëndrueshëm.

“Kjo ndodh sepse krahasimi nuk bëhet më me mjedisin natyror ekonomik ku jeton individi, por me standardet globale të luksit, të cilat qarkullojnë me intensitet të madh në rrjetet sociale. Si pasojë, krijohet një ndjenjë privimi relativ që nuk është produkt i realitetit, por i imazheve të kuruara që nxisin presionin për të konsumuar mbi mundësitë”, – thotë për “Monitor”, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa.

Rrjetet sociale po ndikojnë gjithnjë e më fort edhe në sjelljen financiare të familjeve.

Eksperti thotë se, shpenzimet impulsive, kreditë e marra për të mbuluar shpenzime joproduktive, apo investimet e nxituara në produktet që promovohen online, janë vetëm disa nga rreziqet që po shfaqen.

“Në një ekonomi të vogël si ajo shqiptare, kjo sjellje mund të krijojë tensione të panevojshme financiare tek individët dhe familjet dhe të deformojë prioritetet e tyre ekonomike. Nga këndvështrimi i politikave publike dhe edukimit financiar, sfida kryesore është ndërtimi i një kulture ekonomike ku individët të kuptojnë se pasuria nuk matet me imazh, por me stabilitet, kursim dhe investim afatgjatë. Është e rëndësishme që përdoruesit të kultivojnë një qasje kritike ndaj përmbajtjeve që konsumojnë dhe të ndërtojnë objektiva personale financiare të bazuara në realitetin e tyre, jo në modelet e krijuara në platforma digjitale”, – thotë z. Xhepa.

Krahasimi

Në epokën e rrjeteve sociale, çdo përdorues ka mundësi të krijojë dhe të shpërndajë përmbajtje, gjë që i bën krahasimet mes njerëzve më të shpeshta dhe më të pashmangshme.

Në platforma si Instagram, TikTok apo LinkedIn, shumica prezantojnë versionin më të mirë të vetes: foto të kuruara, pamje të bukura, trup ideal, luks dhe stil jete që shpesh nuk përputhen me realitetin e përditshëm.

Ky prezantim i zgjedhur dhe i filtruar bën që përdoruesit të krahasohen më shpesh “për lart”, me njerëz që duken më të suksesshëm, më të bukur apo më të pasur. Një formë gjithnjë e më e zakonshme e këtij fenomeni është shpërndarja e simboleve të pasurisë: vila, makina luksoze, pushime ekzotike, marka të shtrenjta.

Kur dikush ekspozohet vazhdimisht ndaj këtyre imazheve, krijohet ndjesia se të tjerët janë më të pasur dhe më të privilegjuar. Ky lloj krahasimi shpesh çon në pakënaqësi, në ulje të vetëvlerësimit dhe në ndjesinë se jeta personale është më pak e vlefshme.

Ekspertja e marketingut digjital, Cansel Saygin, thotë se, sot krahasimi nuk bëhet më me shokët e klasës apo me kolegët e punës, por me njerëz nga çdo cep i botës.

“Kur kjo ndodh çdo ditë, krijohet një perceptim i shtrembëruar, njerëzit fillojnë të mendojnë se janë financiarisht të dobët, edhe kur nuk janë. Ndiejnë nevojën të kenë gjëra materiale që nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme. Shpesh ndihen të pasigurt ekonomikisht, jo për shkak të realitetit të tyre, por për shkak të realitetit që shohin online. Me kohë, ajo që shfaqet në rrjetet sociale fillon të perceptohet si ‘standardi’ i jetesës, edhe pse është vetëm një version i filtruar i realitetit”, – thotë znj. Saygin.

Ky proces mund të shkaktojë atë që quhet privim relativ, një ndjenjë padrejtësie dhe zhgënjimi që lind kur perceptojmë se të tjerët kanë më shumë sesa ne, edhe pse realisht nuk kemi humbur asgjë.

Ndjenja e privimit relativ mund të rritet edhe më tepër kur personat me të cilët krahasohemi duken të ngjashëm me ne për nga mosha, stili i jetës ose interesat.

Kjo e bën kontrastin ekonomik të duket edhe më i mprehtë. Pasojat e këtij privimi nuk kufizohen vetëm te mirëqenia personale. Studimet tregojnë se njerëzit që ndihen të privuar bëhen më pak të kënaqur me jetën e tyre, më të stresuar dhe priren ndaj sjelljeve agresive.

Një tjetër efekt i rëndësishëm është rritja e armiqësisë ndaj të pasurve. Kur dikush sheh vazhdimisht imazhe që i kujtojnë diferencat ekonomike, krijohet ideja se “të pasurit” janë shkaku i padrejtësisë së përjetuar.

Kjo mund të çojë në qëndrime negative, stereotipa të ftohtë dhe në disa raste, në sjellje agresive ndaj tyre, sidomos në mjediset online./Monitor.al

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December 2025 at 07:24

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]

The post Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla appeared first on Reporter.al.

Australia ndalon rrjetet sociale për të miturit, studentët gjermanë kritikojnë masën - tregojnë çfarë duhet bërë

10 December 2025 at 21:38


Studentët gjermanë kanë kritikuar vendimin e Australisë për të ndaluar rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç, duke thënë se masa është e gabuar dhe jo zgjidhja e duhur.

Sipas tyre, politika arsimore nuk duhet të fillojë me ndalime, por me edukim dhe aftësimin e të rinjve për t’u sjellë në mënyrë të sigurt online.

Quentin Gärtner nga Konferenca Kombëtare e Studentëve në Gjermani theksoi se të rinjtë duhet të mësohen për rreziqet, mënyrat e funksionimit të platformave dhe ndikimin në shëndetin e tyre.

Ai argumentoi se kufizimet e moshës nuk e zgjidhin problemin, pasi bëhet fjalë për një sfidë shoqërore shumë më të gjerë.

Sipas tij, shkollat duhet të kenë profesionistë të trajnuar që t’i udhëzojnë nxënësit për gjumë të shëndetshëm, përdorim të përgjegjshëm të ekraneve dhe identifikim të dezinformimit.

Gärtner shtoi se të rinjtë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe kërkojnë mbështetje, ndaj kërkesa për udhëzim është shumë e lartë. /Telegrafi/

Ndalojini rrjetet sociale edhe për ata që janë mbi 65 vjeç!

10 December 2025 at 13:14


Nga: Sophie Heawood / The Independent (titulli: It’s not the under-16s who need a social media ban - it’s the over-65s)
Përkthimi: Telegrafi.com

Një mikeshë e imja në të dyzetat, një nënë e tre fëmijëve që drejton biznesin e saj dhe është duke rinovuar shtëpinë e saj të re, kohët e fundit postoi në llogarinë e saj në Instagram një fotografi shumë të bukur të një dhome elegante ndeje të viteve ‘70 të shekullit XX, me një nga ato "qoshet për biseda" me divane të ulëta. Nëna e saj i shkroi, e shqetësuar, duke i thënë se nëse ky ishte plani për shtëpinë e re, nuk dukej aspak praktik, “dhe nuk më pëlqen fare ajo gjëja si shkallë”. Fill pas kësaj, shoqja ime ia shpjegoi konceptin për “frymëzim për ambientet të brendshme” dhe të rishpërndarjes së një fotografie nga diku tjetër - diçka që në fakt nuk e bën vetë.

Në të njëjtën mënyrë, së fundmi thashë diçka në internet për arkitekturën e bukur të një kishe ku do të ishte gjë e bukur të martoheshe. “Oh? Me kë?” - erdhi menjëherë përgjigjja nga nëna ime, syri i të cilës sheh gjithçka dhe që do të mund t’ia kalonte edhe nënës së Bridget Jonesit. Falë qasjes së pakufizuar dhe në dukje të përhershme të nënës në rrjetet sociale, ajo nuk humbet asgjë nga jeta ime. Përveç sensit tim të humorit. Nuk mund t’ju them sa herë ka komentuar në postimet e mia me një varg pikëpyetjesh.

Kështu që, e habitur, vura re se Australia ka ndaluar rrjetet sociale për të rinjtë. Qeveria federale në Kanberë ka zbatuar një ndalim për Facebook-un, Instagram-in, Threads-in, X-in, TikTok-un, Snapchat-in, Kick-un dhe Twitch-in për ata që janë nën 16 vjeç, dhe nëse një kompani zbulohet se ka lejuar qasjen, përballet me ndalim deri në 50 milionë dollarë australianë (rreth 28.6 milionë euro).

YouTube-i dhe Reddit-i - që nuk janë tamam faqe të rrjeteve sociale - janë gjithashtu pjesë e ndalimit, kështu që ata atje nuk po tallen aspak. Nuk po them se është një gjë e keqe. Jo, kjo ndalesë ndoshta është diçka shumë e mirë. Si nënë e një adoleshenteje me qasje në internet, i pres me padurim rezultatet e tyre. Por, gjithsesi, më duhet të pyes nëse nuk duhet ta drejtojmë vëmendjen tonë tek ata që janë mbi 60 vjeç?

Duke pasur parasysh se prindërit tanë, si kushdo tjetër, shfaqen vazhdimisht në internet dhe, nëse janë në pension, ndoshta kanë edhe më shumë kohë për të kaluar në internet, do të mendoje se do të kishin mësuar të dallonin llafet e kota nga planet e jetës, ose të njihnin dallimin mes një fotoje të pronave luksoze dhe një fotografie të asaj që bëjnë ndërtuesit. Por, nuk e kanë mësuar, dhe nëse është shumë vonë për ta mësuar, ndoshta duhet t’u revokohet qasja në internet.

Ndjehem mjaft e sigurt se adoleshentja ime shumë e zgjuar nuk do të binte kurrë viktimë e ndonjë mashtrimi financiar në internet - por, babai im ka rënë. Qëndroi zgjuar për orë të tëra në telefon me një “linjë ndihme” të rastësishme ndërkombëtare, e cila po përpiqej t’ia zbrazte llogarinë bankare duke pretenduar se po ia rregullonin një virus në kompjuterin e tij - të cilin në fakt ata vetë ia kishin futur.

Nuk po them se përdorimi im i telefonit është krejtësisht i shëndetshëm, ose se vajza ime nuk kalon shumë kohë para ekranit, por ne të paktën e dimë që nuk e përdorim këtë pajisje gjatë darkës. Nëna ime dhe shoqet e saj, megjithatë, do të të fotografonin teksa je duke ngrënë, me ushqimin që të rrjedh nga goja, do ta ngarkonin menjëherë në rrjetet e tyre sociale dhe do të fillonin të tregonin se kush e ka pëlqyer - përpara se të kesh mbaruar përtypjen.

Sa herë më është dashur të sugjeroj që, meqë është një rast i veçantë, ndoshta nuk duhet të shohim Facebook-un gjatë një vakti familjar? Të rinjtë e dinë që nuk duhet, por etika e telefonit e gjeneratës së pensionuar ka dalë jashtë kontrollit. Këta njerëz janë pa rregulla, me shikimet e tyre të pafundme në Samsung-ët e tyre dhe iPhone-t me tekst të zmadhuar - ju lutem, dikush duhet t’i ndalojë! Të paktën adoleshentët do të postojnë vetëm një foto të dikujt kur duket bukur, jo me gojën hapur ose sytë gjysmë të mbyllur.

Pastaj është babai i një shoqeje, i cili e zbuloi Facebook-un vetëm pasi u martua me gruan e tij të tretë, por shumë shpejt e përdori për t’u rilidhur me të dytën. Ia dërgoi asaj një mesazh privat duke i thënë se si tani po çon një jetë plot keqardhje, se kishte bërë një gabim të tmerrshëm dhe se ajo kanë qenë gjithmonë dashuria e vërtetë e jetës së tij. Epo, ndoshta ndjenjat ishin të vërteta, por jo edhe besimi i tij se ky ishte një mesazh privat. E kishte shkruar atë në faqen e saj publike në Facebook, për t’u parë nga të gjithë të afërmit e tyre, fëmijët e tyre dhe gruaja e tij aktuale.

Një 14-vjeçar më parë do të vdiste sesa të bënte një gabim kaq fillestar, prandaj këto platforma janë qartazi më të sigurta me ta. Natyrisht, duhet t’u hiqen, por kryesisht për shkak të efektit që prania e tyre atje ka tek unë.

Kur vajza ime ishte në shkollën fillore, një shok klase i saj më ndoqi në Twitter dhe raportoi në klasë se unë bëja rregullisht shaka atje me faktin e të qenit nënë - një tmerr absolut! Tani që vajza ime është në shkollën e mesme, një shoqe e ngushtë e saj më ka gjetur në Instagram, kështu që ajo mori një bllok të menjëhershëm - që të mos ketë ndonjë mendim për postimet e mia provokuese. A nuk mund të postojë e qetë një nënë e zjarrtë beqare një selfi me minifund?

Kështu që, vendimi im për këtë është përfundimtar: ndalojini që sot të moshuarit dhe të rinjtë nga të gjitha rrjetet sociale. Interneti duhet të ekzistojë vetëm për idiotët në moshë të mesme si unë. /Telegrafi/

Trump do t'i detyrojë të gjithë turistët e huaj të japin pesë vjet histori të rrjeteve sociale para se të hyjnë në SHBA

10 December 2025 at 12:51


Administrata Trump do t'u kërkojë turistëve të huaj të dorëzojnë pesë vitet e fundit të historisë së tyre në mediat sociale për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ky veprim drastik ishte përpjekja e fundit e presidentit Donald Trump për të shqyrtuar ata që hyjnë në vend, pasi javën e kaluar u njoftua një ngrirje e imigracionit nga 19 vende.

Njoftimi "i detyrueshëm" u botua nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare të martën në Regjistrin Federal, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e mediave sociale do të kërkohen për çdo person që hyn në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania që nuk kërkojnë viza për udhëtim.

Kjo vjen pas një njoftimi të qershorit nga Departamenti i Shtetit, që urdhëroi udhëtarët të bënin publike profilet e tyre në mediat sociale.

Njerëzve që hyjnë në SHBA do t'u kërkohet gjithashtu të japin adresat e email-it, numrat e telefonit dhe informacionin mbi anëtarët e familjes së tyre për të arritur një kalim të sigurt.

Njoftimi tha se publiku amerikan do të ketë 60 ditë për të dhënë komente.

Me Kupën e Botës dhe Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara në 2026 dhe 2028, përkatësisht, do të ketë qindra mijëra udhëtarë të huaj që do të hyjnë në vend. /Telegrafi/

Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brnabiqin

8 December 2025 at 21:01


Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi një fotografi e manipuluar, e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale, ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, duke paraqitur në mënyrë të rreme Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentaren serbe Ana Brnabiq.

Në reagimin zyrtar thuhet se imazhi është plotësisht i rremë, një montazh me qëllim të qartë për të dëmtuar figurën e Presidentes dhe për të ushqyer narrativat e fabrikuara që i shërbejnë agjendave të huaja.

“Pamja është FAKE, një montazh i krijuar për të shkaktuar konfuzion dhe për ta goditur Presidenten Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet dhe integritet institucional, mbron interesat e Kosovës dhe përfaqëson shtetin me dinjitet në arenën ndërkombëtare,” thuhet në reagim.

Presidenca e cilëson këtë veprim si të ulët, të rrezikshëm dhe pjesë të një fushate të organizuar dezinformuese që synon të dëmtojë udhëheqjen e vendit dhe të minojë stabilitetin institucional.

“Presidentja Osmani ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetësisë dhe dinjitetit të Kosovës. Asnjë foto e rreme nuk mund ta zbehë këtë,” theksohet më tej.

Presidenca u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa ndaj përhapësve të kësaj dezinformate, duke paralajmëruar se veprime të tilla cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet e vendit./Telegrafi/

Sharje për vota: Programet mbeten në hije

4 December 2025 at 18:10


Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”, “të shitur”, “hibridë”, “Vukvendosje”, “sekt politik” e të tjera, janë bërë pjesë e fjalorit të pothuajse të gjitha partive kryesore politike në Kosovë.

Gjuha e tillë, e përdorur publikisht nga politikanët prej vitesh, ka arritur kulmin në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, analistë dhe ekspertë të sjelljeve shoqërore dhe mediave.

Fushata zyrtarisht nis më 17 dhjetor, por partitë politike i kanë nisur tashmë aktivitetet e tyre: takime me qytetarët, adresime publike dhe debate televizive.

Ajo që bie në sy është fokusi i tyre - më shumë te sulmet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit, dhe thuajse aspak te prezantimi i programeve zgjedhore.

“Në vend të debatit mbi ide, politika shihet si një luftë ndërmjet [njerëzve] ‘të mi’ dhe ‘tuaj’”, thotë Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL - pjesë e rrjetit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, e cila monitoron fushatat dhe proceset zgjedhore në Kosovë.

“Një kulturë e tillë e ofendimit, fatkeqësisht, shihet si forcë, e që konsideroj se është gabim”, shton ajo.

Fjalët armiqësore si “strategji e qëllimshme”

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e sheh intensifikimin e gjuhës denigruese si pasojë të tendencës së partive politike për përfitime maksimale elektorale.

Si shembull, ai përmend Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti, që në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare - shkurt 2021 dhe shkurt 2025 - arritën rezultatin më të mirë, por pa suksese të mëdha në programin politik apo ekonomik, sipas tij.

“Kësisoj, fjalët armiqësore janë shndërruar në modelin më joshës për të arritur majat e pushtetit”, thotë Muhaxhiri.

“Përzgjedhja e këtij formati të veprimit politik edhe nga partitë ish-opozitare, gjithsesi është indikator i mungesës drastike të ideve, guximit dhe - ç’është më e rëndësishmja - vetëdijes emancipuese për urgjencën e të sfiduarit kritik”, shton ai për Radion Evropa e Lirë.Në vitin 2021, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50% të votave dhe tri partitë tjera të mëdha mbetën jashtë pushtetit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje doli sërish e para, por pa arritur të sigurojë shumicën për të qeverisur vetë.

Dështimi për të formuar Qeverinë çoi më pas drejt zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Muhaxhiri thekson se mungesa e platformave vizionare, të bazuara në ekspertizë, zëvendësohet me polarizime dhe etiketime njollosëse ndaj kundërshtarëve. Sipas tij, kjo retorikë fyese synon motivimin e votuesve përmes ngarkesës emocionale negative, duke minimizuar përgjegjësinë etike për të kontribuar në mënyrë konstruktive.Demolli, gjithashtu, e sheh këtë si një strategji të qëllimshme: gjuha e ashpër mobilizon bazën militante të partive dhe krijon ndjenjën e urgjencës: “Nëse nuk votoni për ne, do të ketë katastrofë”.

“Kjo i shtyn njerëzit të dalin në votime në ditën e zgjedhjeve”, thotë Demolli.

Për t’i mobilizuar votuesit, ajo thotë se partitë politike, gjithnjë e më shumë, përdorin gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve edhe në rrjetet sociale, ku marrin numër të madh shikimesh e komentesh.

Kështu “edhe injorohen debatet mbi programet zgjedhore dhe çështjet e rëndësishme si buxheti, arsimi e shëndetësia”, sipas saj.

Përplasjet në rrjetet sociale

Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se partitë politike, si gjeneratore të gjuhës së ashpër fyese dhe denigruese, e kanë polarizuar shoqërinë.

Ky polarizim, jo rrallë ushqehet edhe në debate televizive, thekson ai.

“Sado që mund të kemi një rol të caktuar të medias, në kuptimin e zbutjes së asaj gjuhe, problemi kryesor qëndron te gjeneratorët e kësaj gjuhe, që janë partitë politike”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se barazimi i kundërshtarit politik me armikun, është karakteristikë kryesore e gjuhës që përdoret në rrjetet sociale.

Kjo, sipas tij, vjen në një kohë që njihet si ‘post-truth’, apo ‘përtej së vërtetës’, në të cilën “njerëzit nuk janë të interesuar të dëgjojnë më argumentet dhe faktet objektive”, por janë më të interesuar “të dëgjojnë në mënyrë emocionale një rrëfim që është i përshtatshëm për ta”.

“Kjo epokë në të cilën po jetojmë, e cila karakterizohet me këtë që po e diskutojmë, është shumë e përshtatshme për këtë gjuhë politike që po e përdorin politikanët”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Sociologu Artan Krasniqi thekson se gjuha shpreh jo vetëm mendim, por edhe veprim.

Për shkak të mungesës së ofertave politike reale, sipas tij, partitë luajnë rolin e viktimës dhe përdorin ide bllokuese dhe polarizuese, që janë të dëmshme për shoqërinë.

“Kjo politikë e viktimizimit ose politikë e kërkesës së kundërshtarit - nuk po them armikut - tingëllon ose vlerësohet si e efektshme për të mobilizuar dhe elektrizuar votuesin”, thotë profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai shton se kjo gjuhë e ashpër, me fyerje dhe denigrime, motivon jo vetëm militantët e partive, por edhe qytetarët e zakonshëm për ta përdorur të njëjtën.

“Kur i thonë ‘hajvan’ ose ‘sekt’ njëri-tjetrit, më tepër e kanë që t’i flasin elektoratit të vet sesa tjetrit”, thotë Krasniqi, duke shtuar se kjo gjuhë bie ndesh edhe me edukimin qytetar dhe, për më tepër, polarizon shoqërinë në atë mënyrë që rrezikon vetë demokracinë.

Dëmtimi i demokracisë

Për rrezikimin e demokracisë tërheq vërejtjen edhe Demolli nga Lëvizja FOL.

Shndërrimi i debatit publik në arenë poshtërimesh nxit “erozionin e kulturës demokratike”, sipas saj.

“Sot fillon me politikanët, nesër kalon te gazetarët, tek aktivistët, te komunitetet e te të gjithë. Me një fjalë, kufiri mes kritikës politike dhe diskriminimit ka filluar të shihet më qartë”, thotë Demolli.

Për Muhaxhirin, po ashtu, retorika denigruese rrezikon standardet demokratike, deformon normat publike dhe zvogëlon hapësirat për bashkëpunim qeverisës.

“Radikalizimi diskursiv ndihmon në krijimin e parakushteve psikologjike dhe sociale për projektimin e sjelljeve agresive prej politikanëve drejt elektoratit, nga studiot televizive nëpër shtëpi, institucione dhe rrugë”, thotë ai.

Si të dilet nga ky vorbull?

Sociologu Krasniqi thekson se të gjithë faktorët shoqërorë - partitë, shoqëria civile, mediat dhe qytetarët - duhet të luajnë rolin e tyre për të zëvendësuar përplasjet me debat konstruktiv mbi ide dhe programe.

Por, receta të gatshme nuk ka: është një proces kompleks që kërkon pjesëmarrje të të gjithëve, sipas tij.

Zeneli paralajmëron se polarizimi i kaluar e ka lënë Kosovën pa institucione për një vit dhe shton se shoqëria nuk e ka luksin ta përsërisë këtë.Demolli nuk pret ndryshime para zgjedhjeve, por mendon se mediat mund të ndikojnë duke i orientuar debatet drejt programeve dhe ideve, jo sharjeve, dhe duke vendosur kritere që penalizojnë ofendimet në ekranet kryesore.

“Pra, të vendosin rregull që kush flet me ofendime, t’i ndërpritet fjala ose të mos ftohet më në media”, thotë ajo.

Bashkëbiseduesit e REL-it presin që, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë ta zbusin retorikën, por kryesisht për interesa të tyre, duke e përdorur si mjet për të lehtësuar koalicionet paszgjedhore./Radio Evropa e Lirë/

Meta do të bllokojë Instagram-in dhe Facebook-un për përdoruesit nën 16 vjeç në Australi

19 November 2025 at 23:30


Kompania Meta do të ndalojë Instagramin, Facebookun dhe Threads për përdoruesit në Australi nën moshën 16 vjeç, tha kompania.

Bllokimi do të hyjë në fuqi më 10 dhjetor për t'u përputhur me ndalimin e mediave sociale të vendit për "adoleshentët e rinj", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndalimi në Australi hyn në fuqi më 10 dhjetor dhe ai prek një numër platformash, të cilat përfshijnë gjithashtu TikTok, YouTube, X dhe Reddit.

Kryeministri Anthony Albanese ka thënë se ndalimi "kryesor në botë" kishte për qëllim "t'i linte fëmijët të ishin fëmijë".

Meta dhe firma të tjera e kundërshtojnë masën, por thanë se do ta zbatonin.

Kështu, Meta, e cila operon tre aplikacionet, tha se kishte filluar të njoftonte përdoruesit që besonte se ishin midis 13 dhe 15 vjeç se llogaritë e tyre do të mbylleshin përmes mesazheve, email-eve dhe mesazheve brenda aplikacionit.

Andaj, që nga 4 dhjetori, do të fillojë çaktivizimin e llogarive dhe bllokimin e regjistrimeve të reja nga kushdo nën 16 vjeç.

Kompania tha se procesi pritej të përfundonte deri më 10 dhjetor.

Kompania bëri të ditur se do të përdorte disa metoda të sigurimit të moshës për t'u përputhur me ndalimin dhe për të miratuar një "qasje minimizimi të të dhënave", duke kërkuar informacione shtesë vetëm kur kishte arsye të dyshonte në moshën e deklaruar të një përdoruesi.

Në Australi ka rreth 350,000 përdorues të Instagramit dhe rreth 150,000 përdorues të Facebookut të moshës midis 13 dhe 15 vjeç, sipas rregullatorit të internetit të vendit. Nuk janë publikuar të dhëna për Threads.

Meta tregoi se adoleshentët e prekur mund të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit për t'u njoftuar sapo të mbushin 16 vjeç. /Telegrafi/

Venera Gashi: 169 raste të dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës, gratë mbeten më të ekspozuara

11 November 2025 at 11:30



Venera Gashi, menaxhere e projekteve në organizatën D4D ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të fushatës zgjedhore lokale në Kosovë janë identifikuar 169 raste të dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes, ku kandidatët politikë kanë përdorur rrjetet sociale për sulme dhe manipulime ndaj kundërshtarëve.

Në “Përballje Podcast”, Gashi tha se D4D ka monitoruar komuna të përzgjedhura me kujdes, duke u siguruar që të përfshihen edhe ato ku në garë ka pasur kandidate gra, në mënyrë që të shihet qartë dimensioni gjinor i sjelljeve online gjatë fushatës.

“Kemi pasë disa komuna të caktuara të kryetarëve që i kemi monitoru dhe jemi siguru që të përfshijmë edhe komuna ku ka kandidate gra për me pa si shkon gara kur ka edhe gra në një komunë,” – shpjegoi ajo.

Sipas Gashit, D4D ka angazhuar një ekip prej pesë monitoruesish të rrjeteve sociale, të cilët kanë ndarë komunat dhe kanë ndjekur përditë aktivitetin e kandidatëve në Facebook, Instagram, TikTok dhe faqet e tyre zyrtare në ueb.

“Monitoruesit çdo ditë kanë hyrë në rrjete dhe i kanë analizuar postimet e kandidatëve gjatë gjithë fushatës. Çdo fundjavë kemi publikuar nga një infografikë me gjetjet e javës, që përfshinin rastet e dezinformimit dhe të gjuhës së urrejtjes,” tha Gashi në “Përballej Podcast”.


Ajo shtoi se në total janë evidentuar 169 raste, duke përjashtuar komentet e përdoruesve dhe duke analizuar vetëm përmbajtjen e postimeve origjinale nga vetë kandidatët dhe partitë politike.

“Në total i kemi gjetë 169 raste, kryesisht raste të gjuhës së urrejtjes, të sulmeve fetare, gjinore dhe politike. Janë përdorur për të sulmuar njëri-tjetrin, qoftë mes partive politike apo mes kandidatëve”, theksoi ajo.

Sipas saj, gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi janë përdorur si mjete elektorale për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të dëmtuar kundërshtarët në mënyrë digjitale.

“Në shumë raste, postimet e kandidatëve vetë kanë qenë burim i manipulimit. Nuk janë thjesht komentet, por përmbajtje të ndërtuara për të krijuar perceptime të gabuara”, shtoi Gashi.

- YouTube www.youtube.com

Ajo paralajmëroi se mungesa e rregullimit të hapësirës digjitale gjatë fushatave dhe mosreagimi institucional i lë hapësirë të madhe gjuhës denigruese dhe dezinformimit.

“Kur nuk ka mekanizma që reagojnë ndaj përmbajtjeve të tilla, krijohet një realitet i deformuar në opinionin publik – dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në zgjedhje”, tha ajo.

Në fund, Gashi u shpreh se një nga gjetjet më shqetësuese ishte pabarazia gjinore në mbulimin mediatik, ku gratë kandidate kishin dukshëm më pak hapësirë dhe vëmendje sesa burrat në garë./Telegrafi/.


Nga propaganda ruse te 169 raste dezinformimi – Kreshnik Gashi e Venera Gashi paralajmërojnë për rrezikun që po i minon zgjedhjet

10 November 2025 at 14:55


Në episodin e katërt të “Përballje Podcast”, me temën “Dezinformimi në rrjetet sociale”, gazetarët dhe ekspertët e fushës Kreshnik Gashi nga Kallxo.com dhe Venera Gashi nga D4D dhanë një pasqyrë të thellë mbi ndikimin e dezinformatave në jetën politike e shoqërore.

Sipas tyre, rrjetet sociale janë kthyer në një mekanizëm të fuqishëm për manipulim publik, që po ndikon në proceset demokratike dhe në mënyrën si qytetarët marrin informacion.

- YouTube www.youtube.com

Venera Gashi sqaroi se gjatë monitorimit të fushatës zgjedhore lokale janë identifikuar 169 raste të gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, ku kandidatët dhe partitë politike përdornin rrjetet sociale për të sulmuar kundërshtarët e tyre.

“Kemi pasë pesë monitorues që çdo ditë kanë analizuar postimet në Facebook, Instagram e TikTok. Në total, kemi gjetë 169 raste – shumica ishin raste të gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike”, theksoi ajo në “Përballje Podcast”.

Venera Gashi nga D4D Foto: RIdvan Slivova

Venera Gashi vuri në dukje edhe pabarazinë e madhe gjinore në mbulimin mediatik.

“Në Prishtinë, kandidatët burra janë përmend në mbi dy mijë artikuj, ndërsa kandidatja Besa Shahini vetëm në rreth dyqind. Kjo tregon jo vetëm mungesë interesi, por edhe diskriminim të heshtur mediatik.”

Nga ana tjetër, Kreshnik Gashi nga Kallxo.com e lidhi fenomenin e dezinformimit me strategjitë rajonale të ndikimit politik dhe propagandës.

“Rajoni është shumë i cenueshëm për shkak të dezinformatës. Njerëzit që jetojnë në Ballkan bien lehtë pre, sepse nuk kanë mendim kritik dhe nuk kanë burime të sigurta informacioni,” theksoi ai.

Sipas Gashit, propaganda ruse ka ndërtuar një rrjet të gjerë faqeve dhe portaleve që shpërndajnë materiale të përkthyera në shqip, shpesh përmes inteligjencës artificiale.

“Propaganda ruse e ka stërmbush audiencën shqiptare me materiale në gjuhën shqipe. Janë përkthyer mijëra artikuj automatikisht dhe janë ripublikuar në portale lokale. Vetëm javën e kaluar janë identifikuar mbi 1,700 materiale të rreme për zgjedhjet në Kosovë,” tha ai.

Kreshnik Gashi nga Kallxo.com Foto: Ridvan Slivova

Gashi theksoi se dezinformata po krijon pasoja direkte politike dhe sociale.

“Gratë janë viktimat më të lehta të dezinformatës dhe të gjuhës së urrejtjes. Shumë prej tyre nuk guxojnë të hyjnë në gara zgjedhore, sepse nuk mund të mbrohen nga dhuna online.”

Ai shtoi se kjo ka çuar në një realitet ku “diskursi publik dominohet nga burrat, jo vetëm për arsye kulturore, por sepse nuk kemi krijuar një hapësirë të sigurt për gratë në politikë”.

Një tjetër element qw e përmendi Gashi është përzierja e opinionit me faktin në ekosistemin mediatik kosovar.

“Në mediat tona ende nuk po arrijmë të ndajmë çka është mendim dhe çka është fakt. Opinioni po shndërrohet në fakt, dhe kur ai publikohet, inteligjenca artificiale e merr si të mirëqenë,” paralajmëroi ai, duke e cilësuar këtë si një nga format më të rrezikshme të manipulimit modern.

Përveç ndikimit politik, Gashi solli shembuj konkretë të dëmit ekonomik që sjell dezinformata.

“Kemi bërë dokumentar që tregon se si dezinformata ka ndikuar drejtpërdrejt në mosardhjen e investitorëve të huaj. Janë përhapur lajme të rreme se ndërmarrjet kosovare kanë borxhe ndaj Serbisë, dhe kjo ka prishur procesin e privatizimit,” tha ai.

Sipas tij, propaganda synon të godasë tri shtylla thelbësore të shtetit, besimin në demokraci, orientimin euroatlantik dhe ndjenjën e sigurisë publike.

Kreshnik Gashi, Venera Gashi e kryredaktori i Telegrafit Muhamet Hajrullahu. Foto: Ridvan Slivova

Një tjetër temë që u trajtua ishte edukimi medial.

Gashi nënvizoi se “na duhet me e nisë me pa si nevojë emergjente ndërhyrjen në edukimin medial”, duke kërkuar që “platformat qeveritare të pastrohen nga dezinformatat, sepse edhe në faqet zyrtare të shtetit ka informacione të pasakta”.

Ai shtoi se mungesa e verifikimit institucional ka krijuar “pasaktësi totale dhe mosbesim tek qytetarët”.

Për gjeneratat e reja, Venera Gashi ngriti shqetësimin se ato tashmë informohen përmes “memeve” dhe përmbajtjeve qesharake në rrjete sociale.

“Të rinjtë sot marrin lajmet përmes memeve dhe videove qesharake. Nëse ndodh diçka serioze, ata e mësojnë përmes një fotoje komike – kjo është alarmuese,” tha ajo, duke kërkuar që mendimi kritik të bëhet pjesë e sistemit arsimor.

“Fëmijët duhet të mësojnë që në klasë të parë çfarë është ‘fake news’ dhe si verifikohet një informacion,” shtoi Venera Gashi nga D4D.

Në fund, Kreshnik Gashi theksoi se lufta kundër dezinformatës kërkon guxim dhe bashkëpunim institucional, duke zbuluar edhe përmasat e rrezikut për gazetarët që e trajtojnë këtë temë.

“Kërcënimet më serioze që i kam marrë në karrierë nuk kanë qenë nga krimi i organizuar, por kur kam nisë me u marrë me dezinformata. Kjo është një prej fushave më të rrezikshme sot, sepse pas saj qëndrojnë interesa dhe agjenda të fuqishme,” paralajmëroi ai.

Të dy u pajtuan se dezinformata nuk është vetëm problem i mediave, por i gjithë shoqërisë.

Siç tha Gashi: “Ajo ndikon në mënyrën si funksionon demokracia dhe si qytetarët marrin vendime.”

Ndërsa Venera Gashi përmbylli me një apel: “Njerëzit duhet të mësojnë të mos i besojnë burimit të parë që lexojnë, por të kërkojnë gjithmonë dy ose tri burime më kredibile.”

Ky është episodi i katërt i serisë “Përballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia në Kosovë), që synon të nxisë debat për rolin e mediave, sfidat e besueshmërisë dhe ndikimin e dezinformimit gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë./Telegrafi/.


A po e minon dezinformimi demokracinë? – Kreshnik Gashi e Venera Gashi në “Përballje Podcast”

10 November 2025 at 08:28



Në episodin e ri të “Përballje Podcast”, Kreshnik Gashi nga Kallxo.com dhe Venera Gashi nga organizata D4D flasin për mënyrën se si rrjetet sociale po përdoren për manipulim politik dhe përhapje të lajmeve të rreme.

A është mbushur hapësira shqiptare me përmbajtje të propagandës ruse – sidomos gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë?

Sa raste të dezinformimit janë evidentuar në periudhat zgjedhore dhe si ndikojnë ato në demokraci?

P\u00ebrballje Podcast n\u00eb Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Në këtë bisedë me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, diskutohet për mënyrën se si partitë politike dhe aktorët e tjerë ndikojnë në opinionin publik përmes rrjeteve sociale, për pasojat e dezinformimit në proceset demokratike, si dhe për rrugët për forcimin e integritetit informativ dhe etik në platformat online.

Ky është episodi i katërt i serisë “Përballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia në Kosovë), që synon të nxisë debat për rolin e mediave, sfidat e besueshmërisë dhe ndikimin e dezinformimit gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë. /Telegrafi/


Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

By: Elva
8 November 2025 at 14:28

Gazetari Nertian Sejmani ka komentuar një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke akuzuar manipulim të reagimit të ambasadorit kroat në Tiranë. Sipas Sejmanit, një tundje koke e ambasadorit, gjatë ceremonisë së dorëzimit të progres-raportit për Shqipërinë dy ditë më parë, është paraqitur në mënyrë të pasaktë. Në videon e publikuar […]

The post Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit appeared first on BoldNews.al.

Nga video dhe përmbajtja te inovacioni dhe strategjitë për rrjetet sociale – çfarë na sjell e ardhmja?

3 November 2025 at 09:05


Republika e Moldavisë është ndër vendet në Evropë që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Por, së fundi ka pasur një lëvizje ku kosovarët mund të udhëtojnë në këtë ish-republikë sovjetike duke aplikuar për vizë online dhe me pasaportë të Kosovës.

Kjo ndodh në një vend që po “lufton” për anëtarësim dhe integrim në Bashkimin Evropian, por që gjithashtu ndikohet nga Rusia në ekonomi, politikë, shoqëri dhe media.

E ardhmja mbetet për t’u parë, por në fund të tetorit në kryeqytetin Chisinau u mbajt një punëtori për media ” organizuar nga Deutsche Welle (DW, Departamenti i Distribuimit për Evropë) me temën “Strategjitë e mediave sociale për publikuesit dhe transmetuesit në situata krize”.

Telegrafi ishte pjesë e këtij aktiviteti, mes përfaqësuesve të mediave nga rreth dhjetë shtete evropiane, përfshirë Bashkimin Evropian, Ballkanin dhe Moldavinë për të ndarë përvoja mbi transformimin digjital, strategjitë e përmbajtjes online dhe rolin e mediave lokale në situata krize dhe dezinformimi.

Në fokus të punëtorisë ishin videot e shkurtra, përmbajtja vizuale, mënyrat për të rritur angazhimin në rrjete sociale dhe ndërtimin e strategjive efektive të komunikimit në kohë sfidash.

Në sesionet e ndarjes së përvojave, u theksua rëndësia e përshtatjes së redaksive tradicionale me platformat e reja, si dhe roli i mediave rajonale në ruajtjen e besueshmërisë dhe etikës profesionale përballë krizave të informacionit.

Programi i punëtorisë përfshiu sesione praktike dhe diskutime profesionale.

Adelheid Feilcke prezantoi strategjinë e DW-së për videot e shkurtra, ndërsa Johanna Rüdiger ndau qasjen e DW-së për ndërtimin e strategjive të mediave sociale në kohë krize.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte sesioni “Newsfluencer, viral, trend & collabs” me ekipin e DW-së, i fokusuar në mënyrat kreative të bashkëpunimit dhe përfshirjes së audiencës në platformat digjitale.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të vizitonin redaksi lokale, të diskutonin për situatën politike dhe mediatike në Moldavi, si dhe për sfidat që lidhen me dezinformimin, presionin politik ndaj mediave dhe pavarësinë editoriale në vendet e rajonit lindor të Evropës.

Programi përfshiu vizita në redaksinë e “Ziarul de Garda”, një ndër gazetat e pakta hulumtuese javore që publikon artikuj kundër korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, vizita në TV8, një kanal televiziv privat i njohur me qasje pro-evropiane si alternativë ndaj mediave të lidhura me Rusinë dhe pronarët oligarkë të ndikuar nga Moska.

U diskutua gjithashtu me përfaqësues të mediave dhe organizatave nga Moldavia për rregullimin dhe manipulimin mediatik, si dhe për aspektet ligjore të funksionimit të medias.

Ky aktivitet profesional u organizua nga "DW Distribution Europe" si pjesë e nismave për bashkëpunim rajonal në fushën e mediave dhe inovacionit digjital.

Përfaqësuesit e DW e vlerësuan pjesëmarrjen si një mundësi për “shkëmbim idesh dhe përvojash ndërmjet partnerëve kryesorë të Deutsche Welle nga rajoni, vendet e Ballkanit dhe BE-së".

Kjo punëtori e DW dëshmoi se sfidat e mediave në epokën e krizave janë të përbashkëta, por zgjidhjet gjithashtu ekzistojnë – përmes bashkëpunimit, inovacionit dhe profesionalizmit që tejkalon kufijtë politikë dhe shtetërorë. /Telegrafi/.

Danimarka po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç, si model të mundshëm atë të Australisë

17 October 2025 at 12:40


Qeveria australiane po përgatitet të zbatojë një ndalim të parë në botë për mediat sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç - dhe vende të tjera, përfshirë Danimarkën, po vëzhgojnë me kujdes.

Australia ka filluar një fushatë edukimi publik për të shpjeguar ligjet e reja dhe për të ofruar këshilla se si t'i largoni fëmijët nga mediat sociale, para se rregullat të hyjnë në fuqi më 10 dhjetor.

Platformat duke përfshirë Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok, X dhe YouTube mund të gjobiten deri në 50 milionë dollarë australianë (28 milionë euro), nëse nuk ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të parandaluar australianët nën 16 vjeç të mbajnë llogari.

"Ne duam që fëmijët të kenë fëmijëri", u tha gazetarëve Ministrja e Komunikimit Anika Wells, transmeton Telegrafi.

"Ne duam që prindërit të kenë qetësi shpirtërore dhe duam që të rinjtë - australianët e rinj - të kenë edhe tre vjet për të mësuar se kush janë përpara se platformat të supozojnë se kush janë ata", shtoi ajo, duke iu referuar kufirit aktual de facto prej 13 vjetësh për llogaritë e mediave sociale bazuar në legjislacionin amerikan për privatësinë.

Lëvizja e Australisë po ndiqet nga afër nga vendet që ndajnë shqetësime në lidhje me ndikimin e mediave sociale tek fëmijët e vegjël.

Ambasadorja e Danimarkës në Australi, Ingrid Dahl-Madsen, tha se qeveria e saj do të përdorë presidencën e saj aktuale të Këshillit të Bashkimit Evropian për të shtyrë përpara agjendën e mbrojtjes së fëmijëve nga dëmet e mediave sociale.

"Kjo është diçka që është një sfidë globale dhe të gjithë po shohim se si mund ta menaxhojmë më së miri dhe po shikojmë nga Australia dhe do të shohim se çfarë bën Australia", tha Dahl-Madsen për Australian Broadcasting Corp në Melbourne të hënën.

"Është shumë e rëndësishme që Australia, Danimarka dhe BE-ja — të ndajmë mësime, të krahasojmë përvojat dhe të mund të shtyjmë përpara, shpresojmë, progres praktik në këtë drejtim", shtoi ajo.

Bëhej fjalë për "mbrojtjen e fëmijëve tanë në këtë botë digjitale që është gjithnjë e më e komplikuar".

Qeveria daneze javën e kaluar propozoi të ligjëronte një kufi moshe prej 15 vjeç. Por Dahl-Madsen tha se Danimarka do të shqyrtonte mundësinë e përjashtimit të prindërve nga taksat për fëmijët e tyre që ishin 13 ose 14 vjeç. Australia nuk ka përjashtim të ngjashëm.

Në Australi, kufizimet e moshës kanë rezultuar tashmë polarizuese, me disa ekspertë që paralajmërojnë se ndryshimet do të dëmtojnë, si dhe do të mbrojnë fëmijët.

Më shumë se 140 akademikë australianë dhe ndërkombëtarë nënshkruan një letër të hapur drejtuar qeverisë vitin e kaluar duke kundërshtuar një kufizim moshe në mediat sociale, si "një instrument shumë i dobët për të adresuar rreziqet në mënyrë efektive".

Pavarësisht këtij paralajmërimi, ligjet u miratuan me mbështetje të fortë vitin e kaluar. Platformat kishin një vit për të kuptuar se si të zbatonin pa teknologji të pagabueshme në dispozicion për të verifikuar moshat.

Komisionerja australiane e Sigurisë Elektronike, Julie Inman Grant, tha se kufizimi i moshës në mediat sociale do të ishte një "ngjarje shumë monumentale për shumë të rinj".

Agjencia e saj ofroi lista kontrolli dhe hapa për të filluar biseda rreth mënyrave për të bërë tranzicionin, siç është ndjekja e një ndikuesi online përmes një faqeje interneti në vend të një llogarie në mediat sociale, tha ajo.

“Si t’i largojmë nga rrjetet sociale tani, në mënyrë që të mos jetë një surprizë më 10 dhjetor? Si t’i ndihmojmë të shkarkojnë arkivat dhe kujtimet e tyre dhe si të sigurohemi që të jenë në kontakt me miqtë dhe të jenë të vetëdijshëm për mbështetjen e shëndetit mendor nëse ndihen keq kur nuk janë të lidhur me telefonat e tyre gjatë periudhës së festave”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Prindërit të cilët për klikime filmojnë fëmijët duke qarë, duhet të shikojnë mirë veten në sy!

12 October 2025 at 12:41


Nga: Rhiannon Lucy Cosslett / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Është këngë që më ka mbetur në mendje gjatë gjithë javës, dhe, jo, nuk është nga albumi i ri i Taylor Swiftit. Është nga një tekstshkruese shumë më e sofistikuar se Swifti: zonja Rachel. Kënga quhet Big Feelings dhe thotë: “Ndjenjat e mëdha janë në rregull / Jam këtu të rri me ndjenjat tua të mëdha”.

Falë trendit të prindërimit të ndjeshëm, koncepti i “ndjenjave të mëdha” është bërë burim i madh fitimi në internet dhe në masën më të madhe e mirëpres këtë (Big Feelings nuk është e vetmja këngë që pasqyron këtë ndryshim kulturor; animacioni Small Potatoes në [kanalin] CBeebies ka një këngë që thotë “Ndjenja / Kam kaq shumë ndjenja”, të cilën burri im e këndon për mua kur jam para menstruacioneve). Si prind, emocionet e forta janë të pashmangshme: ti i ndien, fëmija i vogël në shtëpinë tënde i ndien dhe, në një nga distancat më të mëdha për ne si specie, po ashtu edhe shumë fëmijë të tjerë në rrjetet e tua sociale.

Në të vërtetë, pamjet e foshnjave dhe fëmijëve duke qarë janë aq të zakonshme në disa platforma, saqë shumë prindër as që e diskutojnë këtë. Nuk kam TikTok dhe algoritmi im në Instagram është kryesisht i përqendruar te supa dhe magjia, por kur një kolege më tha se ky trend i dukej shqetësues, për të mos thënë moralisht i dyshimtë, i shikova vetë disa nga videot.

Ajo që hasa ishin video pas videoje të fëmijëve në gjendjen e tyre më të pambrojtur. Duke qarë, duke bërtitur, duke ulëritur dhe ndonjëherë duke reaguar fizikisht. Natyrisht që kam qenë dëshmitare e këtyre momenteve në shtëpinë time, por të shohësh fëmijën e dikujt tjetër duke kaluar këtë, kjo është tepër e parehatshme, sidomos kur ai fëmijë nuk po ngushëllohet nga prindi i vet. Më e pafalshme është zhanri i videove ku nënat ua bëjnë fëmijëve pastrimin e sinuseve, teksa foshnjat ose fëmijët e vegjël qajnë dhe bërtasin drejtpërdrejt në kamerë. Duhet thënë se shumica e videove nuk janë të tilla, dhe megjithatë ka diçka të tmerrshme në to.

Sigurisht, “ndjenjat e mëdha” nuk janë gjithmonë krejtësisht traumatike. Kur fëmija yt shtrihet në trotuar i dëshpëruar kur kupton që torta nuk është e pafund, është e vështirë të mbash fytyrën serioze. Shumë prej nesh kemi dëgjuar tregime për shpërthime tona të veçanta. I imi përfshinte britmën “M’i jep të gjitha paratë!” në hollin e Institutit të Arteve Moderne në qendër të Londrës. Të ngacmosh me lojë fëmijën për një moment kur ka pasur shpërthim emocional, ose të qeshësh për të me partnerin kur ata kanë fjetur, është një gjë. Të filmosh fëmijën në një moment dobësie dhe ta ngarkosh në internet që ta shohin të gjithë pa pëlqimin e tij, kjo është çështje krejt tjetër.

Pastaj janë trendët thjesht të pakëndshëm, si ai që përfshinte tronditjen e foshnjave deri në të qara duke ua hedhur një fetë djathi në ballë, ose duke ua thyer një vezë në kokë. Kjo përmbajtje duket sikur synon të poshtërojë fëmijët. Në një shkrim për New York Times, Amanda Hess shkroi: “Pjesa më e frikshme e këtyre videove është që prindërit mezi ndërveprojnë me fëmijët e tyre. Në vend të kësaj, lidhen me një pasqyrim të fëmijëve të tyre të cilin ata po e përhapin në internet. Dhe, kënaqen me pushtetin e tyre mbi atë imazh”.

Ka krijues të videove që do ta urrenin këtë lloj përmbajtjeje. Ata pretendojnë se po i filmojnë fëmijët e tyre në momentet më të ndjeshme jo për t’i tallur, por sepse po përpiqen të krijojnë momente mësimi - “shihni sa qetë dhe në mënyrë të mrekullueshme arrita ta qetësoj shpërthimin e këtij fëmije duke përdorur këto teknika”. Disa madje përpiqen të shmangin kritikat e pashmangshme. “Kjo video shpërndahet për të edukuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin - jo për aprovime apo opinione”, thuhet në një video të postuar nga @babybearhealth (menaxhuar nga një pediatër, me sa duket). Mesazhi që vijon është një nga gjërat më të kota vetëlavdëruese që kam lexuar ndonjëherë në internet: “Nëse nuk e jeton jetën, mos e gjyko momentin”.

Po sikur të mos e postosh fare momentin? E gjej veten duke menduar. Sepse, i gjykoj këta njerëz. Ajo që shoh, kur shikoj një video të një fëmije të vogël të shqetësuar - qoftë edhe nëse prindi po përpiqet ta ngushëllojë - është një braktisje e detyrës: detyrës për të qenë i pranishëm për fëmijën tënd. Dhe, pyes veten çfarë mesazhi përcillet kur fëmija yt nis të shfaqë një “ndjenjë të madhe” dhe t’i e nxjerr telefonin. Çfarë i flet kjo foshnjës për emocionet plotësisht të natyrshme? “Të ndash momente të vërteta është pjesë e mësimit”, me sa duket.

Teksa unë dhe burri im kemi filluar të vizitojmë shkollat, për djalin tonë, është e vështirë të mos reflektojmë mbi mënyrat se si ka ndryshuar qasja ndaj zhvillimit të fëmijës që nga koha kur ne ishim të vegjël. Sot ka më shumë mirëkuptim për faktin se “ndjenjat e mëdha” janë të zakonshme për fëmijët e vegjël. Në ditët e sotme, shumë të rritur përpiqen të vërtetojnë ato emocione dhe t’ua ofrojnë fëmijëve një hapësirë të sigurt për t’u shprehur. Megjithatë, pavarësisht çfarë pretendojnë influencuesit e prindërimit të ndjeshëm, nuk besoj se mund të ofrosh vërtet një hapësirë të sigurt për fëmijën tënd nëse filmon momentet e tij të ndjeshme dhe shkel privatësinë dhe dinjitetin e tij në atë proces. Të jem e sinqertë, nuk mendoj se këta njerëz kanë shumë për të na mësuar për prindërimin.

Ka nga ata që do ta konsiderojnë këtë si diçka ekstreme, që do të tronditeshin nga fakti që në disa mënyra unë do të preferoja më mirë të vendosja një fetë djathi në ballë të djalit tim, për të qeshur, sesa për shfrytëzuar shqetësimin e tij si një moment mësimi për klikime. Por, për ta do të thosha këtë: nëse “çdo sjellje është komunikim”, çfarë, saktësisht, po përpiqen të thonë këta të rritur? /Telegrafi/

Kush janë 10 kandidatët që deri tani kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale?

4 October 2025 at 11:31


Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e ardhshme, më 12 tetor 2025.

Qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokalë në 38 komuna si dhe përfaqësuesit në kuvendet komunale.

E që nga nisja e fushatës zgjedhore më 13 shtator 2025 kandidatët për kryetarë të komunave janë mjaftë aktivë.

Por, a e dini se cilët kandidatë për kryetarë të komunave kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale.

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar të dhëna, se kush prej kandidatëve ka shpenzuar më së shumti.

10 KANDIDATËT PËR KRYETARË ME MË SË SHUMTI SHPENZIME NË RRJETET SOCIALE

Uran Ismaili (PDK) – 6,318€

Alban Hysen (LVV) – 2,264€

Besa Shahini (PSD) – 1,822€

Përparim Rama (LDK) – 1,593€

Zafir Berisha (BDP) – 808€

Petrit Hajdari (PDK) – 735€

Driton Selmanaj (LDK) – 724€

Gezim Krasniqi (LDK) – 658€

Natyra Kuçi (PDK) – 614€

Shpejtim Bulliqi (LVV) – 584€. /Telegrafi/

Epoka e mutifikimit

3 October 2025 at 19:00


Në një libër të ri, kritiku i teknologjisë, Cory Doctorow, zgjeron kuptimin e një termi të krijuar prej tij që tashmë është bërë shumë i rëndësishëm, si në Luginën e Silikonit ashtu edhe përtej saj.

Nga: Kyle Chayka / The New Yorker
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com

Ndonjëherë një term është aq me vend, kuptimi i tij aq i qartë dhe aq i rëndësishëm për rrethanat tona, saqë bëhet më shumë sesa një fjalë kyçe e dobishme dhe fillon të përkufizojë një moment të tërë. “Mutifikimi”/"Përmutje" [Enshittification] i shpikur nga kritiku dhe autori i teknologjisë, Cory Doctorow, është një nga këto. Doctorowi e shpiku këtë fjalë në vitin 2022 për të përshkruar sesi të gjitha shërbimet digjitale, të cilat gjithnjë e më shumë po dominonin jetën tonë të përditshme, dukeshin sikur në të njëjtën kohë po bëheshin më të këqija. Kërkimi në Google ishte bërë i mutifikuar, duke treguar reklama dhe vegëza produktesh në vend të rezultateve të rëndësishme nga faqet e internetit. TikTok-u ishte mutifikuar, duke “nxeh” artificialisht videot e caktuara për t’u bërë virale, duke frymëzuar imitime dhe duke rritur angazhimin - ndërkohë që frustronte krijuesit realizimet e të cilëve nuk po merrnin të njëjtin trajtim. Twitter-i shumë shpejt po bëhej mutifikim mbretëror në rilindjen e tij si X, duke humbur statusin si sheshi global i qytetit teksa rrëshqiste në ekstremizëm muskian dhe shpërblente mashtruesit dhe llogaritë e memeve në vend të burimeve legjitime të lajmeve. Spotify, iPhone, softuerët e Adobe-t, postat elektronike - ishte e vështirë të mendoje një platformë apo pajisje që nuk po përjetonte një rënie në përvojën e përdoruesit. A nuk do të duhej që teknologjia të përmirësohej vazhdimisht në planin afatgjatë? E gjithë kjo ndërhyrje e dëmshme nga korporatat të sillte në mend një mashtrim të Luginës së Silikonit [Silicon Valley], nga viti 2017, kur një kompani e quajtur Juicero grumbulloi më shumë se njëqind milionë dollarë për të ndërtuar një makinë për shtypjen e lëngut, qeset e patentuara të së cilës, siç doli më vonë, mund të shtrydheshin lehtësisht me dorë - një pajisje e mutifikimit par excellence.

“Enshittification” u shpall më 2023 fjala e vitit nga Shoqata Amerikane e Dialektit dhe më 2024 nga Fjalori Macquarie i Australisë. Pranimi i këtij termi pasqyronte një ndjenjë të zhgënjimit kolektiv. Në njëfarë mënyre, teknologjia po përmirësohej, por shumë shpesh ato përmirësime i bënin platformat më të afta për të nxjerrë vlerë nga përdoruesit dhe klientët, duke shtyrë para përfitimin dhe angazhimin për vetë kompanitë. Sa më e keqe që bëhej përvoja në Facebook, aq më shumë Meta kërkonte punë të papaguar nga krijuesit e përmbajtjes - ndërkohë që mbante të ardhurat nga reklamuesit. Uber-i eventualisht arriti profitin duke manipuluar në mënyrë algoritmike normat e pagesës për shoferët dhe duke kushtëzuar përdoruesit që të ulnin pritshmëritë; edhe aplikacioni i thirrjes së makinave u mbush me reklama. X-i i Musk-ut, i reduktuar në një sallë të mbushur me robotë të teorive konspirative të ekstremit të djathtë, mund të përdorte të dhënat si material trajnimi për kompaninë e inteligjencës artificiale të vetë Muskut.

Sipas argumentit të Doctorowit, mutifikimi ishte një model i qëllimshëm nga kompanitë teknologjike. Në librin e tij të ri me të njëjtin titull [Mutifikimi: Pse gjithçka papritur u bë më keq dhe çfarë duhet të bëjmë për këtë / Enshittification: Why Everything Suddenly Got Worse and What to Do About It], ai zgjeron postimet dhe artikujt e tij të ndryshëm mbi këtë temë në një teori të përgjithshme të “pse gjithçka papritur u bë më keq dhe çfarë duhet të bëjmë për këtë”, siç thotë nëntitulli. Mutifikimi zhvillohet në tri faza: së pari, një kompani është “e mirë me përdoruesit”, shkruan Doctorow, duke tërhequr turma njerëzish - si kurthet për brumbujt japonezë - me premtimin për ndërlidhje apo komfort. Së dyti, me atë audiencë të konsoliduar masive, kompania bëhet “e mirë me klientët e biznesit”, duke kompromentuar disa nga veçoritë e saj në mënyrë që klientët më fitimprurës, zakonisht reklamuesit, të lulëzojnë në platformë. Kjo fazë e dytë është ajo kur, le të themi, faqet tona në Facebook mbushen me reklama dhe postime nga brendet. Së treti, kompania e kthen përvojën e përdoruesit në “një grumbull të madh muti”, duke e bërë platformën më të keqe - si për përdoruesit ashtu edhe për bizneset, në mënyrë që të pasurojë më tej pronarët dhe drejtuesit e saj ekzekutivë. Faqet e Facebook-ut, tani të mbushura me mbeturina të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe video të shkurtra, janë futur në aktin e tretë të mutifikimit. I tillë është edhe TikTok-u i cili e ka ngarkuar ndërfaqen e tij, deri në shpërqendrim, me tregti elektronike në një përpjekje për të konkurruar me Amazon-in - që gjithashtu ka mutifikuar rezultatet e kërkimit në tregun e tij, duke promovuar brende pa kuptim.

Ndoshta kemi pritur shumë nga platformat digjitale në të cilat veprojmë. Përvojat që na kanë pëlqyer, në ditët e hershme të rrjeteve sociale dhe aplikacioneve sipas kërkesës, rezultuan të pamundura për t’u mbajtur; shërbimet të cilat fillimisht ishin falas ose të subvencionuara do të duhej, në fund, të vetëfinancoheshin. Ëndrra e internetit të hershëm dhe më të hapur ishte që njerëzit të lidheshin me njëri-tjetrin me ndërmjetësim minimal, dhe Doctorow rendit faktorët strukturorë që të mbronin nga mutifikimi në atë epokë. Ato përfshinin kundërshtimin moral nga punonjësit e teknologjisë, të cilët dikur ishin aq shumë të kërkuar saqë mund të mbanin peng korporatat me kërcënimin se do të jepnin dorëheqje, dhe zbatimin e rregullave kundër monopoleve të cilat dekada më parë dekurajonin kompanitë, si IBM dhe Microsoft, nga shtrëngimi i tepërt i përdoruesve të tyre. Këto barriera mbrojtëse janë ndryshkur, por përdoruesit kanë qenë gjithashtu bashkëfajtorë në shfrytëzimin e pësuar. Disa nga të njëjtat veçori që i bëjnë aplikacionet kaq të përshtatshme - si shërbimi sipas kërkesës apo blerjet e menjëhershme - gjithashtu i bëjnë ato më të lehta për të abuzuar. Uber-i mund të rregullojë menjëherë se me çfarë i ngarkon konsumatorët dhe çfarë u paguan kontraktorëve, një mashtrim të cilin Doctorow e quan “manipulim”. Algoritmet e platformës janë krijuar për të na manipuluar që të angazhohemi, dhe shpeshherë ne e bëjmë këtë edhe kur e dimë që nuk është në interesin tonë. Shoferët e Uber-it, që pranojnë çdo udhëtim që u ofrohet nga një “dëshirë pa dallim për të kënaqur algoritmin”, në fakt “po sinjalizojnë se janë lehtë të shfrytëzueshëm”, të gatshëm të punojnë për “paga në pragun e urisë”, shkruan Doctorow.

Një strategji daljeje, e nënvlerësuar - për ata që janë lodhur nga mutifikimi - është tërheqja: ne, përdoruesit, mund të largohemi nga platformat të cilat e kthejnë pjesëmarrjen tonë pasive në mall dhe që na japin shumë pak në këmbim. Ka aplikacione dhe platforma që janë më të drejta, si Bluesky për rrjete sociale, pa toksicitetin e përhapur, ose Curb për taksi sipas kërkesës dhe pa shkelje të të drejtave të punës. Por, Doctorow nuk duket se e konsideron shumë të mundshëm një eksod masiv nga platformat e mutifikuara. Në vend të kësaj, ai përqendrohet te ndryshimi strukturor, duke ofruar zgjidhje ligjore dhe teknike që variojnë nga zbatimi më i mirë i ligjeve kundër monopoleve, te ndarja e konglomerateve teknologjike, e deri te rregullimi i mbledhjes së të dhënave personale në mënyrë që përdoruesit të kenë të drejta më të mëdha në internet. Në këtë front të fundit ka arsye për optimizëm: ligjet e reja në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian po i detyrojnë kompanitë teknologjike t’i trajtojnë më mirë përdoruesit në ato rajone, çka mund të përmirësojë kushtet në mbarë botën, pasi është më e thjeshtë për një kompani të ndërtojë një version të unifikuar të produkteve të saj sesa shumë versione të përshtatura në aspektin lokal. Por, bizneset amerikane shpikën shumë prej këtyre problemeve, dhe deri tani qeveria amerikane ka bërë pak për t’i rregulluar ato.

[Libri] Enshittification është një tekst i drejtpërdrejtë dhe efikas, ku të nxit stili ironik i Doctorowit dhe që lexohet ashtu siç është: blog profesional i zgjatur në mbi treqind faqe. Libri mbulon shumë tema, por ia lë lexuesit dëshirën për një zbatim më të madh të konceptit të tij në aspekte të tjera të kulturës dhe shoqërisë. Në një mbyllje shumë të shkurtër pyet: “A është mutifikimi thjesht kapitalizëm”? Përgjigjja është po, argumenton Doctorow, meqë sistemi ynë ekonomik aktual lejon që “levat e mutifikimit” të përdoren për nxjerrje përfitimesh pa kontroll. Ajo që do ta ndalte vërtet këtë proces do të ishte çmontimi i stilit të Luginës së Silikonit për investime të pamoralshme në startape gjë që ka krijuar një klasë miliarderësh që ndihen të aftë jo vetëm të drejtojnë kompani, por edhe të udhëheqin parti politike dhe agjenci federale. Libri ndalet para se të zgjerojë plotësisht konceptin e mutifkimit në politikën kombëtare, por termi është padyshim i rëndësishëm edhe në atë fushë. Nëse skema që përshkruan Doctorow përfshin premtime për përfitime për njerëzit, për t’i tërhequr më pas në mënyrë të çrregullt dhe për të degraduar shërbimet ekzistuese, atëherë Donald Trump është kryemutifikuesi. Gjatë administratës së tij të dytë, kërkimi shkencor, diplomacia, mbikëqyrja e korporatave dhe shërbimet sociale janë përkeqësuar. Përfituesi, sigurisht, është kryesisht vetë Trumpi. Ndoshta rezultati më i keq i mutifikimit është se na shtyn të presim që gjërat të jenë të këqija dhe të supozojmë se do të bëhen vetëm më keq. /Telegrafi/

Kopertina e librit "Enshittification: Why Everything Suddenly Got Worse and What to Do About It"

Snapchat do të fillojë vendosjen e tarifave për ruajtjen e postimeve të vjetra

1 October 2025 at 18:23


Snapchat do të fillojë të vendosë tarifa për ruajtjen e fotove dhe videove të vjetra që përdoruesit mbajnë në platformë.

Aplikacioni popullor u ka lejuar përdoruesve të ruajnë përmbajtje të postuar më parë në funksionin e tij Memories, që nga prezantimi i tij në vitin 2016.

Por thotë se njerëzit me më shumë se pesë gigabajt (GB), tani do të duhet të paguajnë për t'i mbajtur ato të disponueshme, transmeton Telegrafi.

Kompania mëmë e aplikacionit, Snap, nuk pranoi t'i tregonte BBC News se sa do t'u kushtonin planet e ruajtjes përdoruesve të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se ndryshimi do të bëhej vetëm si pjesë e një "zbatimi gradual global".

Përdoruesit në mediat sociale kanë reaguar me zhgënjim ndaj njoftimit.

Snap ka pranuar se "nuk është kurrë e lehtë të kalosh nga marrja e një shërbimi falas në pagesën për të" - por sugjeroi që "ia vlen kostoja" për përdoruesit.

"Këto ndryshime do të na lejojnë të vazhdojmë të investojmë në përmirësimin e Memories për të gjithë komunitetin tonë", tha Snap në një postim në blog duke njoftuar këtë veprim.

Ai tha se më shumë se një trilion Memories ishin ruajtur nga përdoruesit që nga prezantimi i tij gati një dekadë më parë.

Kjo veçori u lejon përdoruesve të ruajnë foto dhe video të ndara fillimisht për 24 orë ose më pak në platformë, me përdoruesve që u kërkohet t'i ripostojnë ato si kujtim ose "kujtesë" në një datë të mëvonshme.

Përdoruesve me më shumë se 5 GB kujtime të ruajtura do t'u kërkohet të përmirësojnë në një plan ruajtjeje prej 100 GB, sipas ndryshimeve.

Nivele më të larta të ruajtjes do të jenë në dispozicion të përdoruesve që paguajnë për abonime më të shtrenjta në Snapchat+ dhe Snapchat Premium.

Kompania thotë se do të ofrojë 12 muaj ruajtje të përkohshme për ata që tejkalojnë limitin, dhe përdoruesit mund të shkarkojnë përmbajtje të ruajtur në pajisjen e tyre.

Një zëdhënës i kompanisë i tha TechCrunch se plani i saj fillestar i ruajtjes prej 100 GB do të kushtonte 1.99 dollarë në muaj, me 250 GB të përfshira në koston prej 3.99 dollarësh të një abonimi në Snapchat+. /Telegrafi/

Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15-vjeç nga fundi i tetorit

By: V K
28 September 2025 at 15:09

Ndalimi i aksesit në mediat sociale nga të miturit nën moshën 15-vjeç, si dhe bllokimi i të miturve nën moshën 18-vjeç nga shfletimi i platformave të basteve online dhe shitjes së produkteve të duhanit, parashikohet në planin që po përgatit qeveria greke së fundmi.

Siç theksojnë burime qeveritare për “Protothema”, Greqia do të jetë gati deri në fund të tetorit të bëhet vendi i parë evropian që do të vendosë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit me qëllim mbrojtjen e tyre.

Më herët, ka qenë Australia që mori vendimin të ndalojë aksesin në rrjetet sociale nga të miturit nën moshën 16-vjeç (nga 10 tetori) dhe platformat e takimeve online me qëllim mbrojtjen e tyre nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimi seksual.

Kurse tani edhe BE po përgatit diçka të ngjashme.

Me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen që deklaroi se “Franca, Spanja, Greqia, Danimarka dhe Italia, po testojnë planin e Komisionit për të zbatuar verifikimin e moshës në aplikacionet e tyre kombëtare”, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në program.

Ai u shpreh ndër të tjera se; “po shqyrtojmë ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga mosha 16 vjeç e poshtë, siç bëhet në Australi”.

The post Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15-vjeç nga fundi i tetorit appeared first on Albeu.com.

❌
❌