Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Plagosen disa persona në Suedi, autori qëllohet nga policia

By: Rovena
25 December 2025 at 21:53

Policia suedeze po heton një incident të rëndë në qytetin verior suedez të Bodenit. Gazeta Aftonbladet raporton se disa persona të plagosur janë dërguar në spital.

Sipas gazetës Aftonbladet, ka informacione se është kryer një krim i dhunshëm dhe se autori i krimit është qëlluar nga policia.

Zëdhënësi i policisë lokale njoftoi se ky ishte një incident serioz, në të cilin një ose më shumë persona u dërguan në spitalin e Sunderby për trajtim.

Sipas një banori vendas, në orën 13:00 të së enjtes kishte disa makina policie dhe disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Banori raportoi se pa një person që po merrej nga një ambulancë.

Ai gjithashtu raportoi se dëgjoi një shpërthim.

Qyteti i Bodenit ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Rrethit Arktik dhe është selia e Regjimentit të 19-të të Këmbësorisë së Suedisë.

Sulm me hanxhar në Suedi, vritet një grua, policia ekzekuton autorin

By: armand
25 December 2025 at 19:31

Një krim brutal ndodhi sot (25 dhjetor) në Boden të Suedisë, kur një i ri vrau një grua me një hanxhar dhe la të plagosur dy persona të tjerë, në një sulm që po hetohet nëse ka lidhje edhe me një akt terrorist. Ngjarja ndodhi në një rezidencë dhe viktima është 55-vjeçare. Sipas informacioneve nga […]

The post Sulm me hanxhar në Suedi, vritet një grua, policia ekzekuton autorin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aurora Pirraku Nika, zonja që ka triumfuar përballë sfidave, kandidate për deputete në Parlamentin e Suedisë

20 December 2025 at 10:00


Zonja që ka triumfuar përballë shumë sfidave të jetës, Aurora Pirraku- Nika, prej dekadash jeton dhe vepron në Suedi, është duke u përgatitur për t'i hyrë garës për deputete në Parlamentin e Suedisë, me Partinë Moderate, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026.

Ajo do ta mbajë numrin 25, kurse në listën për regjionin e saj, mbanë numrin 18. Megjithë angazhimin e saj në jetën politike dhe profesionale, Aurora Pirraku-Nika, është bërë një ndër figurat më të suksesshme atje dhe shembulli më i mirë i integrimit në shtetin skandinav.

Për kontributin e saj në shoqërinë suedeze, ajo është vlerësuar shumë herë me çmime dhe mirënjohje nga shteti ku jeton dhe vepron, duke u renditur, si shqiptarja e parë në profesionin që ajo ushtron dhe në pjesëmarrjen e saj aktive në politikë.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të kryera, në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji, kriminologji, juridik dhe shkencat e sjelljes etj, ajo është një profesioniste e njohur jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar.

Përkushtimi i vazhdueshëm për edukim-arsim

Ajo është bërë një nga figurat më të suksesshme atje, sikurse në politikë ashtu edhe në profesionin e saj, duke u renditur si femra e parë shqiptare në histori, që ka kryer studimet në Psikoterapi të Nivelit të Avancuar në Universitetin /Hogskokan SAPU në Stokholm- Suedi, bashkë me nivelin Master në Psikoterapi. Po ashtu ajo ka përfunduar fakultetin e Shkencave në Kriminologji, Universiteti i Stokholmit-Suedi, bashkë me nivelin Master në Punë Policore, Universiteti Umeå, ku po ashtu është femra e parë që ka përfunduar këto studime, duke vazhduar me Master të Shkencave në Shkencat e Sjelljes, Universiteti Mälardalen (MDU), përderisa tashmë është në fund të studimeve-përgatitjes së diplomës në Master në Psikologji e Shëndetit të Punës.

Aurora Pirraku- Nika, gjithashtu është edhe gruaja e parë shqiptare që ka qenë anëtare e bordit të regjionit në Västmanland, Suedi, asambliste në Asamblenë e Regjionit Västmanland/Region Fullmäktige, dhe në Asamblenë e regjionit Utvecklingsnämden.

Rruga deri të suksesi

Aurora Pirraku - Nika, nga Drenasi i Republikës së Kosovës, tregon për rrugëtimin e saj jo fortë të lehtë të jetës, duke filluar gjithçka nga e para, dhe duke arritur sukses të jashtëzakonshëm si në politikë, ashtu edhe në arsim, drejtësi dhe siguri publike.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të përfunduara dhe në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji dhe shkencat e sjelljes, ajo tani është një profesioniste me njohuri të thella dhe aftësi të jashtëzakonshme për të kontribuar jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar, që jeton dhe vepron në Suedi.


Përpos angazhimeve publike, Aurora Pirraku-Nika është themeluese dhe drejtuese e klinikës “Neuro Psychotherapy & Consulting – Psychoneurological Specialized Clinic”, një klinikë e specializuar në psikoterapi dhe neuropsikologji, ku ofron trajtime të avancuara dhe konsulencë profesionale sipas standardeve suedeze.

Përveç veprimtarisë private, ajo punon edhe në Qendrën Shëndetësore Västerås – Önsta Gryta, ku kontribuon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe mirëqenien e pacientëve.


Pavarësisht obligimeve të shumta si nënë dhe sfidave, nuk u ndal asnjëherë

“Nuk jam ndalur kurrë, pavarësisht se kisha fëmijë të vegjël. Kam studiuar çdo ditë, pa u ndalur dhe kjo më ka sjellë deri këtu ku jam. Një femër e edukuar është pasuri, pasi ajo përcjell këtë imazh në familje. Kështu kam vepruar dhe unë, me dashje dhe pa dashje. Fëmijët e mi kanë ndjekur rrugën time sa i përket edukimit dhe jam shumë krenare. Djali im Ylli ka doktoruar në juridikë dhe aktualisht jep ligjërata ne Kinë, Angli, ShBA dhe Suedi, kurse vajza punon në Itali dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, fëmijët e mi drejtojnë së bashku dy organizata juridike në Stokholm, duke kontribuuar aktivisht në sistemin ligjor suedez dhe ndërkombëtar“.

Ajo thotë se nëse e dëshiron suksesin, duhet të punosh shumë në atë drejtim, pasi që suksesi dhe integrimi nuk të vijnë brenda një dite, duhet të punosh me vite pa u ndalur, të arrish aty ku ke qëllim.


”Në Suedi erdha me fëmijët e mi, dhe menjëherë iu përkushtova mësimit të gjuhës dhe arsimimit. Duke e ditur që ne shqiptarët kemi vlera të çmuara, të cilat shkojnë kah ato suedeze, u përshtata lehtësisht këtu. Duke patur gjithmonë atdheun në mendje, mungesa e ambientit shqiptar behet një barrë në zemër, por unë e kam përdorur ketë për të motivuar vetveten dhe të sjell një ndryshim. Dhe pikërisht ky vullnet për të sjellë një ndryshim, më ka bërë të synoj të arsimohem dhe edukohem, të angazhohem në punë dhe në jetën politike”, tregon ajo për Telegrafin.

Politika në Kosovë dhe nevoja për të bashkëpunuar me palët tjera

Por, nga këndvështrimi i saj se çka i mungon politikes kosovare, Aurora Pirraku - Nika, mendon se politikanët duhet të angazhohen më shume në edukimin politik, sepse të jesh politikan është një barrë e madhe dhe personat që e kryejnë ketë punë duhet të jenë të plotësuar në të gjitha aspektet, përfshire edukimin politik.

”Politika në Kosovë ka nevoje të punojë me tepër me konceptin e bashkëpunimit. Është e pamundur të çohet përpara një vend pa bashkëpunuar me palë të tjera. E fundit, por jo me pak e rëndësishme është përfaqësimi i femrës në politikë. Pavarësisht zhvillimeve te fundit, kjo ngelet ende një nga problemet kryesore, veçanërisht në një shoqëri që synon të zhvillohet, mungesa e femrave në politike e çalon këtë zhvillim”, shpjegon Aurora Pirraku - Nika.

Ajo shpjegon se asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj, pavarësisht që ka mbi 30 vjet që jeton e punon në Suedi. Në çdo moment, ajo thotë se është e gatshme ta ndihmoj aty ku kërkohet dhe ku mund ta jap kontributin e saj, pasi që ka marr një edukim mjaft të zgjeruar në Suedi. Megjithatë, Aurora Pirraku - Nika, mendon se Kosova duhet të ketë një sistem online, ku të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme nga diaspora, do të mund ta jepnin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit, qoftë në mjekësi, drejtësi, në siguri, e në shumë fusha. tjera.

Ajo që e dallon Aurorën, është butësia, mirësia dhe këmbëngulja, si dhe fakti që lufton me dinjitet për vlerat e saj, duke qenë krenare për prejardhjen shqiptare. /Lumturije Bekaj/

Ström: Taksa e pronës e drejtë dhe transparente rrit besimin e qytetarëve tek institucionet

3 December 2025 at 11:44

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, deklaroi sot se, Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm në procesin e reformimit të taksës së pronës, duke ngritur një bazë të fortë për funksionimin e një sistemi modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Në fjalën e tij gjatë lançimit të reformës së taksës së pasurisë së paluajtshme, ai theksoi se Suedia është krenare që ka shoqëruar Shqipërinë në këtë udhëtim transformues që prej vitit 2015.

Ström nënvizoi se arritja e vetëqeverisjes vendore dhe autonomisë fiskale është një kërkesë e qartë nga Bashkimi Europian, ndërsa reforma e taksës së pronës e bazuar në vlerën e tregut është një hap thelbësor për të garantuar të ardhura të qëndrueshme për njësitë e qeverisjes vendore.

“BE dhe partnerët ndërkombëtarë, si Banka Botërore dhe FMN, na kanë këshilluar se një implementim i duhur i sistemit të taksës së pronës me vlerën e tregut është baza për të ardhura të qëndrueshme dhe për autonomi të vërtetë fiskale”, u shpreh ambasadori.

Ai theksoi se objektivi kryesor nuk është vetëm rritja e të ardhurave, por ndërtimi i një takse të drejtë, transparente dhe të zbatueshme në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas tij, këto cilësi e bëjnë taksën legjitime në sytë e publikut dhe rrisin besimin e qytetarëve te institucionet, duke e çuar Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.

Ström vuri në dukje se reforma ka sjellë ndryshime të thella në platformat teknologjike, rolet institucionale, mënyrën e punës së administratës dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

Ai përmendi se progresi i Shqipërisë është ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe luhatjet globale ekonomike, por pavarësisht këtyre sfidave, partneriteti me vendet mbështetëse ka arritur t’i tejkalojë vështirësitë.

“Të gjitha ndryshimet e ndërmarra kanë sjellë krijimin e reformës së taksës së pasurisë. Sot, Shqipëria ka një bazë të fortë për një sistem modern të taksës së pronës: rregullat e duhura janë hartuar, kadastra fiskale është pothuajse e plotësuar, sistemi IT është përshtatur sipas kornizës ligjore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pronës është përgatitur të mbështesë të gjitha njësitë në nivel kombëtar”, deklaroi ai.

Lançimi i reformës së taksës dhe pasurisë së paluajtshme në Shqipëri është një nismë e rëndësishme, që po krijon një sistem modern të taksës së pronës në vendin tonë, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, dhe do të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e kësaj takse të rëndësishme, reformë që e sjell Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.

/gj.m/j.p/

The post Ström: Taksa e pronës e drejtë dhe transparente rrit besimin e qytetarëve tek institucionet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pavarësisht kujdesit, Suedia nuk përdor kripë për akullin që nuk dëmton zogjtë

2 December 2025 at 16:18

Pretendimi: Në vend të kripës klasike që shkrin akullin gjatë dimrit, por helmon zogjtë dhe kafshët e egra, Suedia ka zhvilluar një lloj kripe të ngrënshme

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————–

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi prekës se, në vend të kripës së zakonshme për shkrirjen e borës, Suedia ka nisur të përdorë një alternativë jo-toksike për zogjtë dhe kafshët.

Fatkeqësisht, ky lajm mallëngjyes është i pavërtetë.

Nëse historia do të kishte qenë e vërtetë dhe zogjtë do të tërhiqeshin vërtet nga përbërësit e kripës së hedhur në rrugë, kjo do të kishte rritur ndjeshëm shanset që zogjtë të goditeshin nga makinat dhe do të kishte kontribuar në një rritje të aksidenteve rrugore.

Trafikverket, Administrata Suedeze e Transportit, në seksionin e pyetjeve dhe përgjigjeve në lidhje me kripën në rrugë, e mohon qartazi pretendimin:

Për momentin, postime të rreme në lidhje me metodat e kriposjes së rrugëve po përhapen në mediat sociale. Ideja është se ne në Administratën Suedeze të Transportit po përdorim një lloj të ri kripe rrugore me ngjyrë të kuqe. Kjo nuk është e vërtetë.

Zyrtarja e Komunikimit për Shtypin, Katarina Wolffram, tha për Reuters se Administrata Suedeze e Transportit nuk e ka përdorur kurrë “produktin e pretenduar” dhe nuk ka planifikuar ta bëjë këtë.

Në një provë rreth 20 vjet më parë, Suedia përdori një përzierje kripe dhe sheqeri në zona të vogla testimi, tha ajo. Tani përdor klorur natriumi të zakonshëm me një pastërti minimale prej 97%.

Kjo metodë përdoret vetëm kur asnjë metodë tjetër kundër rrëshqitjes nuk funksionon, sipas faqes së internetit të Administratës së Transportit.

“Ne hedhim kripë në rrugë me trafik të lartë dhe aty ku shpesh ka ndryshime të shpejta të temperaturës. Ka efekte negative të hedhjes së kripës për të cilat jemi të vetëdijshëm, por pa kripë, trafiku kryesisht i rëndë do të ndalonte. Ne po punojmë për të përmirësuar metodat dhe po përpiqemi vazhdimisht të zvogëlojmë sasinë e kripës”, thotë faqja e internetit.

Disa qytete në SHBA dhe Kanada kanë përdorur lëng panxhari ose shëllirë të përforcuar me panxhar, ndër alternativa të tjera, për të veshur rrugët e tyre në dimër.

Niklas Aronsson, oficer shtypi në BirdLife Sweden, tha për Reuters se nuk ishte në dijeni që përdorimi i ekstraktit të panxharit dhe niseshtesë së misrit mund të ishte i dobishëm.

Ka mungesë kërkimesh se si kripa e rrugës ndikon te zogjtë, tha Aronsson, por ai iu referua një studimi të vitit 2005 që shqyrtoi rastet e vdekshmërisë së zogjve përgjatë anëve të rrugëve ku është aplikuar kripë. Studimi sugjeroi se toksiciteti i kripës kontribuoi në vulnerabilitetin e zogjve të vegjël këngëtarë ndaj trafikut rrugor dhe mund të jetë një shkak i drejtpërdrejtë i vdekshmërisë në disa raste.

The post Pavarësisht kujdesit, Suedia nuk përdor kripë për akullin që nuk dëmton zogjtë appeared first on Faktoje.al.

Skenarë lufte në Suedi, ushtrimet ushtarake ndiqen edhe nga Mbreti

By: armand
29 November 2025 at 10:34

Qeveria suedeze bëri sot me dije, në një njoftim për shtyp të përkthyer në rusisht, se ka kryer ushtrime simulimi lufte, me pjesëmarrjen e Mbretit të Suedisë, Princeshës së Kurorës, forcave të armatosura dhe anëtarëve të parlamentit. Për shtetin skandinav kjo është hera e parë që nga vitet 1990 që janë organizuar ushtrime ushtarake të […]

The post Skenarë lufte në Suedi, ushtrimet ushtarake ndiqen edhe nga Mbreti appeared first on BoldNews.al.

Pikasja e dronëve në qiell, pezullohen fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë

By: M C
6 November 2025 at 23:03

Në aeroportin Gothenburg-Landvetter, në perëndim të Suedisë, u ndërprenë fluturimet më 6 nëntor, pasi në aeroport u panë drone fluturues, thanë autoritetet.

Dronët kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut ajror nëpër Evropë gjatë muajve të fundit, duke detyruar mbyllje të përkohshme të aeroporteve në disa vende. Disa zyrtarë kanë fajësuar luftën hibride nga Rusia për këto incidente, por Moska ka mohuar se ka gisht në to.

“Në Aeroportin Landvetter është vërejtur një dron ose disa dronë”, tha një zëdhënës i agjencisë së aviacionit civil, LFV.

Një zëdhënës i policisë suedeze tha se policia mori informacione mbi detektime të dyshuara të dronëve nga disa persona në orën 16:41 dhe shkoi në vendngjarje për të mbledhur informacione, me qëllim që të konfirmojë këto pretendime.

“Ne kemi nisur një hetim për sabotim të dyshuar të aviacionit”, tha zëdhënësi i policisë.

Ky aeroport është i dyti më i madh në Suedi, pas Arlandas në Stokholm, sipas operatorit të aeroportit Swedavia.

“Hapësira ajrore mbi aeroportin Landvetter është aktualisht e mbyllur për shkak të indikacioneve për një dron të dyshuar”, tha drejtoresha e operacioneve në Swedavia, Susanne Norman.

“Hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur derisa policia të përfundojë hetimet”, shtoi ajo.

Të martën, detektimet e dronëve detyruan autoritetet në Belgjikë të mbyllnin aeroporte dhe një bazë ushtarake, teksa ministri i Mbrojtjes i shtetit e quajti një sulm të koordinuar.

The post Pikasja e dronëve në qiell, pezullohen fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë appeared first on Albeu.com.

Dy vjet grevë te Tesla/ Më e gjata në 100 vjet e fundit në Suedi

By: Rovena
31 October 2025 at 19:53

Greva në kompaninë Tesla është më e gjatë në Suedi në 100 vjet. Sipas studimeve të bërë nga Arena Ide, deri më tani kjo grevë o ka kushtuar sindikatës IF Metall rreth 100 milionë krona suedeze (9.1 milionë euro).

“Nuk është shumë krahasuar me fondin e grevave të IF Metall që vlerësohet në rreth 10 miliardë krona (900.1 milionë euro)”, thotë studiuesi German Bender nga Arena Ide.

E hëna, 27 tetor, shënon dy vjet prej kur ka nisur greva. Konflikti ka të bëjë me faktin që Tesla nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje kolektive me sindikatën IF Metall.

Kjo ka sjellë një përshkallëzim të situatës gjatë këtyre dy vjetëve. Aktualisht rreth 70 vetë të regjistruar tek IF Metall janë në grevë. Grevës i janë bashkuar edhe 14 sindikata të tjera nga katër vende të ndryshme në shenjë solidariteti, raportojnë mediat.

Edhe pse është linja më e gjatë greve në Suedi në një shekull, efekti që ka pasur nuk ka qenë ai që pritej: Akoma mund të blihet, të karikohet dhe të riparohet një Tesla.

German Bender vlerëson se greva sindikatës deri më tani i ka kushtuar rreth 100 milionë krona.

“Shuma është e madhe por në raport me fondin e grevave të IF Metall që është rreth 10 miliardë krona, kjo s’është shumë”, shton ai.

Është më e vështirë të llogaritet se sa ka kushtuar greva për Teslan, por sipas Bender përfshihen shpenzime gjyqësore, shpenzime për të sjellë punëtorë që të zevëndësojnë grevistët (“strejkbrytare”) dhe shpenzime të tjera shtesë që shkojnë në dhjetëra miliona krona.

“Është e vështirë të hiqen mbeturinat, t’i jepen targat, karikuesit elektrikë nuk mund të lidhën – qartë që kjo vendos presion të madh mbi Teslan. Ne vazhdojmë punën; kjo do të jetë një luftë shterjeje”, thotë kryetarja e IF Metall, Marie Nilsson.

Bender gjithashtu nuk sheh që konflikti të jetë afër zgjidhjes “mendoj që greva mund të vazhdojë për shumë kohë, ndoshta edhe për disa vjet të tjerë”.

STOKHOLM – Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët për të goditur bandat kriminale

27 October 2025 at 20:58

STOKHOLM, 27 tetor /ATSH-DPA/- Suedia, e cila është prekur nga krime të rënda të lidhura me bandat, njoftoi sot planet për burgosjen e shkelësve që në moshën 13-vjeçare në qendrat e paraburgimit për të rinj – duke filluar nga vera e ardhshme – edhe pse ata nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës për shkak të moshës së tyre.

Qeveria në Stokholm, më herët i ngarkoi autoritetit kombëtar të burgjeve krijimin e seksioneve në qendrat e paraburgimit për personat 15 deri në 17 vjeç – që kanë kryer krime të rënda.

“Ky mandat tani po zgjerohet për të përfshirë 13 dhe 14-vjeçarët”, njoftoi Ministria suedeze e Drejtësisë.

Për vite me radhë, Suedia është përballur me bandat kriminale që shpesh rekrutojnë të mitur për të kryer krime të rënda, përfshirë vrasjet.

Sipas legjislacionit aktual, 13 dhe 14-vjeçarët nuk janë ende penalisht përgjegjës, megjithëse një propozim legjislativ nga qeveria liberale-konservatore e kryeministrit Ulf Kristersson synon ta ndryshojë këtë për vepra penale veçanërisht të rënda.

“Ulja e moshës së përgjegjësisë penale për krimet më të rënda është e rëndësishme jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë, por edhe për të ndihmuar fëmijët të largohen nga rruga e krimit”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer në një deklaratë.

“Kur 13-14-vjeçarët vrapojnë me armë, shoqëria duhet të përgjigjet me forcë të plotë”, tha Henrik Vinge, kryetar i Komitetit të Drejtësisë.

Gjithashtu, ai është anëtar i Demokratëve nacionalistë të krahut të djathtë të Suedisë.

“Fillimisht, do të krijohen 100 deri në 150 vende për shkelësit e moshës 13 deri në 17 vjeç. Seksionet e veçanta për të rinjtë pritet të jenë funksionale deri në korrik 2026”, sipas qeverisë.

Seksionet për djemtë do të krijohen në gjashtë qendra paraburgimi, ndërsa dy të tjera do të caktohen për vajzat.

“Adoleshentët e vegjël dhe të rritur do të mbahen të ndarë dhe i gjithë sistemi duhet të jetë në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve”, tha ministria.//a.i/

The post STOKHOLM – Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët për të goditur bandat kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandaloze! Përdhunoi të miturën, Suedia refuzon ta dëbojë sepse “përdhunimi nuk zgjati mjatueshëm”

By: Iconstyle
27 October 2025 at 12:16

“E urrej, më ka shkatërruar jetën. Mendova se ishte faji im që nuk bëra më shumë rezistencë, por isha shumë e frikësuar. Mendoja se mund të më vriste.”

Këto janë fjalët e viktimës së përdhunimit, Meya Aberg, por absurditetin e ngjarjes e shton ajo që do të lexoni më pas:

Gjykata e Apelit për rajonin e Epërm të Norrland-it ka vendosur që azilanti eritrean, i dënuar për përdhunimin e 16-vjeçares, të mos dëbohet nga Suedia pasi të përfundojë dënimin me tre vjet burg. Arsyeja e dhënë në vendim: “kohëzgjatja e aktit”.

Vendimi ka shkaktuar zemërim të madh ndërkombëtar, pasi gjykata argumenton se përdhunimi “nuk zgjati mjaftueshëm” për t’u konsideruar si një “krim jashtëzakonisht i rëndë”, ndaj nuk justifikon dëbimin e autorit, Yazied Mohamed, i cili është refugjat nga Eritrea.

Sipas vendimit, “përdhunimi, ndonëse i rëndë, nuk përbën një shkelje aq të rëndë sa të warrantojë dëbim nga vendi”. Gjykata shton se, në shumë raste, përdhunimi mund të konsiderohet krim jashtëzakonisht i rëndë që sjell dëbim, por “duhet bërë një vlerësim bazuar në të gjitha rrethanat e rastit”.

Ngjarja ndodhi më 1 shtator të vitit të kaluar në qytetin Skellefteå, kur Meya Åberg, 16 vjeç, po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e saj në McDonald’s. Ajo kishte humbur autobusin dhe po ecte përmes një tuneli për këmbësorë kur u sulmua dhe u përdhunua nga 18-vjeçari Yazied Mohamed. Ai i mori telefonin, e tërhoqi me forcë në tunel dhe e sulmoi, derisa vajza arriti të shpëtonte dhe të vraponte drejt qytetit.

Fillimisht Mohamed u shpall i pafajshëm për “mungesë provash”, por pas apelimit, u dënua me 3 vjet burg dhe detyrim për të paguar 240,000 krona suedeze (rreth 22,000 euro) si dëmshpërblim. Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën për dëbim, duke thënë se krimi “nuk ishte mjaftueshëm i zgjatur për t’u klasifikuar si jashtëzakonisht i rëndë”.

Reagimet ishin të ashpra. Donald Trump Jr., në një postim në platformën X, shkroi:

“Çfarë po ndodh me këtë botë? Europa është në fazën ‘ishte vetëm një përdhunim i shkurtër’, prandaj nuk do ta dëbojmë këtë copë plehre nga vendi ynë. Zgjohuni, njerëz, po vetëshkatërrohemi me moralin tonë të rremë.”

Kritika të forta erdhën edhe nga politikanë evropianë, përfshirë eurodeputetin kroat Stephen Nikola Bartulica, i cili tha se gjyqtarët që morën këtë vendim duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërkohë, Meya Åberg, tashmë 17 vjeç, ka folur publikisht për traumën që përjetoi atë natë. Në një intervistë për median suedeze Norran, ajo tregoi sesi është përballur me pasojat e rënda psikologjike të sulmit dhe sesi e ka parë disa herë agresorin në qytet, në shkollë dhe në vendin e saj të punës.

“Dua të them që e urrej dhe që ai më ka shkatërruar jetën,” – u shpreh ajo.
“Mendova se ishte faji im që nuk bëra më shumë rezistencë, por isha shumë e frikësuar. Mendoja se mund të më vriste.”

Ligji suedez lejon dëbimin vetëm nëse krimi konsiderohet “jashtëzakonisht i rëndë” dhe paraqet rrezik për sigurinë publike. Por ky rast ka hapur një debat të gjerë në vend dhe jashtë tij, ku shumë e shohin vendimin si një dështim moral dhe ligjor të sistemit gjyqësor suedez.

Ky nuk është një rast i izoluar. Vetëm në korrik 2025, një tjetër shtetas eritrean me 196 akuza penale, përfshirë sulme ndaj policisë dhe të burgosurve, i shpëtoi dëbimit. Po ashtu, katër burra eritreanë të akuzuar për përdhunim në grup në vitin 2022 u lejuan të qëndrojnë në Suedi, duke nxitur debate të reja për sistemin suedez të drejtësisë dhe ligjin e kufizuar për dëbimin e azilantëve që kanë kryer krime.

The post Skandaloze! Përdhunoi të miturën, Suedia refuzon ta dëbojë sepse “përdhunimi nuk zgjati mjatueshëm” appeared first on iconstyle.al.

Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë, Begaj: Djemtë tanë na bëjnë krenarë

14 October 2025 at 09:26

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar ekipin përfaqësues të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, u shpreh Kreu i Shtetit, në një reagim publik në rrjetet sociale.

Kosova arriti një fitore historike në Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Botërorin 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze.

Pas kësaj fitoreje, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë. Sllovenia renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund të tabelës me vetëm 1 pikë të fituar.

Fitorja e djeshme e mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm, ku dardanët do të kërkojnë të vazhdojnë momentin pozitiv.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë, Begaj: Djemtë tanë na bëjnë krenarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj uron ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë: Përpara shqipe!

By: lindita
14 October 2025 at 09:23

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë. ”Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe”, shkruan Begaj.

Source

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

By: M C
13 October 2025 at 23:10

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“Dardanët” fituan në udhëtim ndaj Suedisë me shifra minimale prej 1-0, shkruan “Gazeta Express”.

Fitoren e madhe Kosovës ia dhuroi sulmuesi Fisnik Asllani, i cili shënoi në pjesën e parë të ndeshjes.

Më saktëisht, Asllani shënoi në minutën e 32-të të ndeshjes, pas një asistimi nga Veldin Hoxha.

Në fund të pjesës së parë, Kosova e pati edhe një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë, por që Vedat Muriqit iu ndal goditja nga portieri suedez dhe Leon Avdullahu më pas e goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, natyrisht, sulmet nga ana e Suedisë u shtuan, mirëpo pa rrezik të madh për portën që mbrohet nga Arijanet Muric.

Alexander Isak pati një mundësi të mirë me kokë, e cila kaloi mbi portë, dhe Roony Bardhji që ishte rrezik nga ana e majtë e mbrojtjes së Kosovës.

Ndërkohë, superylli i Liverpoolit, Isak pati edhe një mundësi të mirë, përsëri me kokë, por që u ndal nga duart e Arijanet Muricit.

Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjeve, derisa Suedia mbetet e fundit me vetëm një pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, teksa më 18 nëntor e përmbyll këtë cikël kualifikues./GazetaExpress/

The post Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror appeared first on Albeu.com.

STOKHOLM  – Suedia forcon mbrojtjen kundër dronëve për shkak të kërcënimeve të fundit

10 October 2025 at 13:32

STOKHOLM , 10 tetor /ATSH/ – Suedia po përgatitet për kërcënime ajrore për shkak të një vale sulmesh “hibride” nëpër Evropës, sipas “Reutes”.

Qeveria po ndan 3,5 miliardë korona suedeze për sisteme kundër dronëve, njoftoi sot  ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.

“Investimi përfshin blerjen e armëve për të rrëzuar dronët, goditjen e UAV-ve në bazat ajrore dhe sensorë për të krijuar ndërhyrje.Kjo do të forcojë ndjeshëm kapacitetet tona mbrojtëse”, theksoi Jonson.

Përveç kësaj, Suedia planifikon të blejë pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për avionët luftarakë për të rritur gatishmërinë e Forcës Ajrore.

Ministri gjithashtu vuri në dukje se incidentet e fundit me dronë spiunë kanë treguar rolin gjithnjë e më të madh të kërcënimeve ajrore në luftërat moderne.

“Duhet të mbrojmë veten nga kjo”, shtoi ai.

Kohët e fundit, disa vende evropiane kanë regjistruar fluturime dronësh të paidentifikuar mbi vende strategjike dhe ushtarake, duke ngritur shqetësime brenda NATO-s.

Në Danimarkë, Norvegji, Francë, Gjermani dhe Suedi, dronë janë vërejtur pranë aeroportëve, bazave ushtarake dhe infrastrukturës kritike. Para disa ditësh, disa dronë u zbuluan mbi Oslo, duke rrotulluar në periferi lindore dhe duke detyruar aeroportin Gardermoen të ndalojë përkohësisht operacionet.

Në Gjermani, në qytetin Geilenkirchen, një dron i paidentifikuar u regjistrua duke fluturuar mbi bazën ajrore ku janë stacionuar avionët e vëzhgimit të NATO-s. Incidentë të ngjashëm janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.

Analistët në Institute for the Study of War (ISW) lidhin disa nga këto incidente drejtpërdrejt me fushatën hibride të Rusisë. Sipas vlerësimit të tyre, Kremlini po teston përgjigjet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe po mat vendosmërinë politike të vendeve të BE-së.  /Ad.Ab./

 

The post STOKHOLM  – Suedia forcon mbrojtjen kundër dronëve për shkak të kërcënimeve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Forcat suedeze dhe polake simulojnë mbrojtjen e Gotlandit mes tensioneve në Baltik

25 September 2025 at 11:34

GOTLAND, 25 shtator /ATSH/ – Ishulli suedez i Gotlandit mban çelësin e kontrollit të Detit Baltik, sipas oficerëve suedezë dhe polakë që do të marrin pjesë në manovrat ushtarake, këtë javë – që synojnë të pengojnë një sulm të mundshëm rus mes tensioneve në rritje midis NATO-s dhe Moskës, sipas “Reuters”.

“Në thelb, është si një transportues i madh aeroplanësh në mes të Baltikut”, tha intendenti Oscar Hannus i Marinës Suedeze, i rrethuar nga një nga sistemet raketore RBS-15 të Suedisë – që do të përdoren kundër çdo kërcënimi nga deti ndaj ishullit.

Njësia e Hannus, së bashku me parashutistët dhe forcat raketore bregdetare nga Polonia, marrin pjesë në “Operacionin Gotland Sentry”, duke testuar planet e Suedisë dhe NATO-s për të dislokuar forca tokësore, detare dhe ajrore në mbrojtje të shpejtë të Gotlandit.

Gotland, i njohur për turistët suedezë për plazhet e tij me rërë, ka fituar një rëndësi strategjike në rritje – ndërsa tensionet me Rusinë janë përshkallëzuar që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Treqind kilometra nga shtëpia e Flotës Baltike të Rusisë në enklavën e Kaliningradit, Gotland dominon me rrugë detare jetësore, dhe ishulli do të ishte vendimtar nëse NATO-s do t’i duhej të dërgonte trupa dhe furnizime për të përforcuar shtetet balltike të afërta të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, me shumë mundësi nga Suedia.

Në vitin 2018, Suedia riaktivizoi Regjimentin Gotland të ushtrisë dhe vendosi bateri raketash tokë-ajër në ishull, si dhe përmirësoi infrastrukturën tjetër ushtarake.

Suedia iu bashkua NATO-s në mars të vitit 2024, që do të thotë se tani mund të mbështetet te anëtarët e aleancës për t’i dalë në mbrojtje asaj. //a.i/

 

 

The post FOKUS – Forcat suedeze dhe polake simulojnë mbrojtjen e Gotlandit mes tensioneve në Baltik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

By: armand
9 September 2025 at 18:59

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi, ku Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën. Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i […]

The post E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencës

9 September 2025 at 18:33

Ministrja e Shëndetësisë në Suedi Elisabeth Lann, ka humbur ndjenjat ndërsa ishte live në një konferencë për shtyp. Pak minuta pas prezantimit të panelit, ajo ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë dhe goditi kokën.

Anëtare të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar gjithashtu iu dha edhe ndihma e parë. Në një njoftim të dytë, u raportua se gjendja e saj shëndetësore nuk është përkeqësuar, dhe në një dalje tjetër, vetë Lann tha se kishte pasur nevojë për trajtim mjekësor, por nuk ka probleme serioze.

Lann, e cila më parë ishte këshilltare e qytetit në Göteborg, mori detyrën e ministres së Shëndetësisë të martën pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson, të hënën.

 

JUST IN: Swedish Health Minister Elisabet Lann collapses at press conference pic.twitter.com/zhviF4kCYQ

— BNO News Live (@BNODesk) September 9, 2025

VIDEO/ Ministrja bie keq në tokë gjatë konferencë për shtyp

By: redi
9 September 2025 at 19:08

Një incident i rëndë ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi. Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën. Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke thirrur shërbimet…

Source

💾

“Dardanët” marrin fitoren historike përballë Suedisë dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

By: M C
8 September 2025 at 22:53

Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të Kualifikueseve të Botërorit 2026.

“Dardanët” zhvialluan një ndeshje të shkëlqyer, që ndoshta shumë pak e prisnin.

Në minutën e 26’, falë një kundërsulmi, Rexhbecaj kaloi në avantazh ekipin e Franco Fodës, teksa vetëm tre minuta nga fundi i fraksionit të parë, Muriqi dyfishoi shifrat.Në pjesën e dytë, “Dardanët” menaxhuan më së miri rezultatin, teksa në minutën e 91’, Emerllahu që kishte vetëm 6 minuta që ishte futur, u largua me karton të kuq.

Gjithsesi, kjo gjë nuk i prishi aspak punë të besuarve të Fodës, që sërish e mbajtën rrjetën e paprekur dhe në ato pak mi9nuta të mbetura.

Kështu Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B, duke i mbyllur ndeshjet e shtatorit në zonën “play off”.

The post “Dardanët” marrin fitoren historike përballë Suedisë dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B appeared first on Albeu.com.

Kosova shënon 2 gola ndaj Suedisë, Kurti dhe Osmani përqafohen nga gëzimi

By: M C
8 September 2025 at 22:20

Një moment emocional është regjistruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë parë duke u përqafuar pas golit të parë të Kosovës ndaj Suedisë.

Ky reagim i krerëve të shtetit pasqyron atmosferën elektrizuese që po mbizotëron në kryeqytet gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në fushë, Kosova po zhvillon një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit. “Dardanët” kaluan në avantazh në minutën e 25-të, kur Dion Gallapeni asistoi për Elvis Rexhbecajn, i cili realizoi me vështirësi përballë portierit suedez Robin Olsen, pas dy tentimeve radhazi.

Vetëm pak minuta më vonë, vendasit realizuan edhe golin e dytë, duke dyfishuar epërsinë dhe duke vënë në vështirësi serioze përfaqësuesen nordike. Skuadra e trajnerit Franco Foda po shfaq vendosmëri dhe organizim shumë më të mirë sesa në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimësinë e fushatës kualifikuese.

The post Kosova shënon 2 gola ndaj Suedisë, Kurti dhe Osmani përqafohen nga gëzimi appeared first on Albeu.com.

❌
❌