Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Paketa e Maleve, i riu kthehet nga emigrimi dhe investon në fermë e bujtina druri

14 December 2025 at 13:51

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla solli sot në rrjete sociale shembullin e suksesshëm të një të riu, që u kthye nga emigracioni në vendlindjen e tij për të ndërtuar një fermë moderne.

Fatjon Ukaj, 31 vjeç thotë se ka jetuar në shtete të ndryshme të Evropës, por nisur nga thirrja e Kryeministrit Rama për nismën “Paketa e Maleve”, vendosi të rikthehet në fshatin Selixë të Burrelit për t’iu përkushtuar blegtorisë, me synimin që së shpejti të ndërtojë edhe disa bujtina druri.

I riu ka ndërtuar një fermë moderne me rreth 480 dhi autoktone të Hasit dhe synon zgjerimin e tufës deri në 1 000 krerë, si dhe mbylljen e plotë të ciklit të prodhimit, duke besuar te potenciali i zonës malore dhe i vendlindjes së tij.

“Si fillim, gjithçka u nis para katër vitesh nga familja, duke u thyer te pronat e vjetra dhe për të investuar. Jemi marrë brez pas brezi me blegtori dhe synimi jonë është që të arrijmë në 1000 krerë bagëti, ndërsa prodhimin e qumshtit e bëjmë djathë në baxhon tonë”, tha Ukaj.

“Shumicën e viteve kam emigruar në shtete të ndryshme të Evropës, dhe pas kthimit në vendin tonë duke dëgjuar se për të investuar në fshatra në shtëpitë e vjetra vendosëm të kthehemi të dhe të investojmë te ferma jonë”, tha ai.

/e.i/a.f/

The post Paketa e Maleve, i riu kthehet nga emigrimi dhe investon në fermë e bujtina druri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investim 5,8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos

12 December 2025 at 15:23

PRISHTINË, 12 dhjetor /ATSH/ Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e investimit për një kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Ai ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata prej rreth 5,8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendra e parë ndërkombëtare e trajnimeve në Kosovë.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën”, tha Çeku, duke theksuar se ky projekt është një falënderim për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe të gjithë kampionët që e kanë ngritur lart emrin e vendit.

Qendra e re do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, ambiente për akomodim të sportistëve dhe stafit, si dhe hapësira për kujdes mjekësor dhe funksion teknik ditor.

Sipas ministrit, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt dhe përbëjnë “një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit”.

/KosovaPress//r.e/

The post Investim 5,8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prizreni drejt përfundimit të Shtëpisë së Kulturës në Pouskë të Zhupës

4 December 2025 at 14:01


Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po shkojnë drejt përfundimit punimet në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Pouskë të Zhupës, një projekt i realizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS).

Sipas komunës, ky investim do të krijojë një hapësirë të re funksionale, e cila do të shërbejë si qendër për aktivitete të ndryshme kulturore dhe komunitare, duke ofruar mundësi të reja për banorët e zonës.

Institucioni komunal ka theksuar se projekti synon të fuqizojë jetën kulturore lokale dhe të ofrojë një ambient të përshtatshëm për organizime artistike, takime dhe aktivitete të tjera shoqërore. /Telegrafi/


Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja

2 December 2025 at 16:49

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Policisë së Kosovës ka shpërndarë sot 41 vetura të reja për njësitë patrulluese, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve operative në rritjen e sigurisë për qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka dorëzuar automjetet e reja, të cilat përfshijnë 35 limuzina, mes tyre edhe modele hibride, si dhe 6 xhipa të dedikuar për mbulimin e zonave të vështira patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Sipas një postimi në Facebook, ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik, duke fuqizuar qasjen proaktive të policisë dhe rritur efikasitetin në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve.

Policia e Kosovës thekson se pajisja me automjete të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e bashkëpunimit me komunitetin, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve në organet e rendit.

Policia e Kosovës - Foto: KosovaPress
1 nga 3

/KosovaPress/

The post Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Stacion i ri i zjarrfikësve në Fier, rrisim kapacitetet në të gjithë vendin

15 November 2025 at 14:07

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në stacionin e ri të zjarrfikësve, një prej modeleve më të mira në vend për infrastrukturën dhe shërbimin operativ.

Ky inspektim bëhet në kuadër të turit kombëtar të takimeve me të gjitha ekipet zjarrfikëse në bashkitë e vendit, për të evidentuar nevojat dhe për të forcuar kapacitetet e MZSH.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e ngritjes së standardeve të unifikuara në të gjitha bashkitë dhe krijimin e një trupe të motivuar e të trajnuar sipas protokolleve bashkëkohore

“Kemi nisur një tur takimesh me të gjithë ekipet zjarrfikës në të gjithë vendin. Stacioni zjarrfikës në Fier është model, si për infrastrukturën ashtu edhe për trupën. Fatkeqësisht, jo të gjitha bashkitë janë në këtë nivel dhe ky është objektivi ynë, t’i sjellim të gjitha në një standard të barabartë”, u shpreh Koçiu ndërsa u ndal tek situata e verës së kaluar që tregoi, sipas saj, se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të ketë njohuri bazike për veprimin në emergjencë dhe sa thelbësore janë investimet në bashkitë e vogla me kapacitete të kufizuara.

“Kërkohet menaxhim i qendërzuar, koordinim i të gjitha strukturave nga emergjencat civile, te urgjenca kombëtare mjekësore, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura dhe një trupë zjarrfikësish e motivuar, e shpërblyer dhe e trajnuar sipas standardeve bashkëkohore”, shoti ministrja e Brendshme.

Koçiu vuri në dukje se stacioni në Fier është shembull sipas të cilit do të vijojë puna për të ngritur kapacitetet në të gjithë vendin.

“E rëndësishme është të dëgjojmë sugjerimet tuaja nga terreni, sepse ajo që bëni ju është frymëzim dhe meriton vëmendje të përditshme”, tha Koçiu.

Gjatë vizitës u inspektuan ambientet e reja, përfshirë kullën e stërvitjes, ndërsa u diskutua mbi nevojat për më shumë pajisje, trajnime të specializuara dhe një strukturë karriere më të qartë për zjarrfikësit.

Takimi u mbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara reformën e shërbimit zjarrfikës, duke e bërë atë më të fortë, më të koordinuar dhe më efikas.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Stacion i ri i zjarrfikësve në Fier, rrisim kapacitetet në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Google do të investojë rreth 6 miliardë dollarë në Gjermani

12 November 2025 at 08:32

Google do të investojë rreth 5 miliardë euro (5.8 miliardë dollarë) në Gjermani në një përpjekje për të zgjeruar infrastrukturën dhe kapacitetin e qendrës së të dhënave në ekonominë më të madhe të Evropës.

Planet përfshijnë një qendër të re të dhënash në Dietzenbach, afër Frankfurtit, dhe zgjerimin e një hapësire të Google në qytetin e Hanau, në të njëjtën zonë, tha një burim i dytë.

Një burim tjetër tha më parë se planet parashikojnë investime prej “një shume mesatare prej një miliard eurosh”.

Google nuk komentoi menjëherë për vlerën e investimit.

Kompania amerikane e teknologjisë ka thënë tashmë se do të “investojë miliarda në Gjermani dhe do të adresojë çështje reale të së ardhmes me inovacione, inteligjencë artificiale dhe transformim neutral ndaj klimës”.

Një konferencë për shtyp do të mbahet të martën në orën 16:30 dhe aty pritet të flasë ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil.

Fushë e re futbolli në Durrës për stërvitjen e talenteve të reja

7 November 2025 at 16:41

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Qyteti i Durrësit do të pasurohet me një fushë të re futbolli, që po ndërtohet në ambientet e shkollës sportive “Benardina Qerraxhia”.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjete sociale, pamje nga kantieri i punimeve që po kryhen në këtë fushë të re futbolli, ndërsa u shpreh se ato po ecin me ritme të mira.

Sipas Ramës, ky është një investim që do të shërbejë për stërvitjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar.

Ky projekt vjen si bashkëpunim mes FSHF-së dhe bashkisë së Durrësit. Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, drenazhimin, vendosjen e portave, rrethimin e fushës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka financuar ndërtimin e bazamentit të fushës.

Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, drenazhimin, vendosjen e portave, rrethimin e fushës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka financuar ndërtimin e bazamentit të fushës.

Kjo fushë do t’i shërbejë edhe akademisë së FSHF-së “Elite Youth”, për zhvillimin e seancave stërvitore, por edhe talenteve të tjerë sportiv.

/e.i/a.f/r.e/

The post Fushë e re futbolli në Durrës për stërvitjen e talenteve të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dervishaj: Përfundojnë brenda vitit punimet në stadiumin e Vorës

23 October 2025 at 16:46

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Vorë.

Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit.

Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve.

Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se po punohet me ritme të larta për përfundimin e tribunës së stadiumit të Vorës, që pritet të bëhet gati brenda vitit, duke u kthyer në një impiant të kategorisë 3 të UEFA-s, ku Vora do të luajë në shtëpinë e saj.

“Po punohet në të gjitha ambientet në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të përfundojë tribuna dhe Vora të kthehet të luajë në shtëpinë e vet. Ky stadium që ne, në bashkëpunim me Bashkinë, po investojmë do të kthehet në një stadium të kategorisë 3, për të organizuar edhe ndeshje ndërkombëtare deri në një fazë të caktuar, siç e parashikon manuali i UEFA-s. Punimet po ecin me shpejtësi dhe besoj që brenda këtij viti ekipi i Vorës do të kthehet në shtëpinë e vet”, – tha Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.

Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, theksoi se ky është një nga investimet e rëndësishme të FSHF-së që do të përmbushë standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ai përmendi edhe projektet e tjera infrastrukturore që po realizohen në Durrës, Prrenjas, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive në vend.

“FSHF nuk ndalet vetëm me këtë projekt, por projektet infrastrukturore vazhdojnë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Dy fusha të reja në qytetin e Durrësit, që po bëhen në bashkëpunim me Bashkinë dhe klubin e Teutës. Gjithashtu, po ndërtohen dy fusha në qytetin e Përrenjasit dhe dy fusha në qytetin e Gjirokastrës. Të gjitha këto janë në hapat e fundit për montimin e tapetit artificial. Njëkohësisht, në ditët në vijim do të fillojë edhe mbjellja e fushës së tretë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke i shtuar edhe një fushë të re qytetit të Tiranës, që do të përdoret për Kombëtaren A dhe Kombëtaret e moshave”, – tha Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi.

Punimet në stadiumin e Vorës
1 nga 4

/a.f/

 

 

The post Dervishaj: Përfundojnë brenda vitit punimet në stadiumin e Vorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e maleve”/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro

17 October 2025 at 18:50

Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të cilës i është hapur drita jeshile nga udhëzimi tashmë në fuqi për përcaktimin e zonave prioritare të zhvillimit. “Paketa e Maleve” synon të tërheqë investime […]

The post “Paketa e maleve”/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro appeared first on BoldNews.al.

Rruga Qeshmelluga drejt përfundimit në Mitrovicën e Veriut

14 October 2025 at 14:51


Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se Rruga Qeshmelluga po afrohet drejt përfundimit, duke e shndërruar jo vetëm në një rrugë moderne, por edhe në një simbol të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.

Sipas kryetarit Atiq, projekti përfshin infrastrukturë moderne, asfalt cilësor dhe standarde evropiane në çdo metër të rrugës, përcjell Telegrafi.



Ai thekson se aty ku më parë kishte baltë, pluhur dhe harresë, tani po ndërtohet e ardhmja e qytetit.

Ky investim është pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe për të ofruar kushte më të mira për banorët e Mitrovicës së Veriut. /Telegrafi/

Beka për ATSH: Park rekreativ prej 22 mijë metrash katrorë në Shkodër, më i madhi në rajon

12 October 2025 at 08:33

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave në qytetin e Shkodrës, por edhe në të gjithë vendin, nga jugu në veri po kthen më shumë sipërfaqe në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.

Në Shkodër, ka nisur puna për materializimin e projektit, që bashkia e këtij qyteti e cilëson si ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Prona, e njohur si ish-reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit, i ka kaluar bashkisë Shkodër dhe 22 mijë metra katrorë do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe qytetarëve  si një hapësirë rekreative.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Rudin Beka, shprehet për ATSH-në se nëpërmjet këtij projekti synohet krijimi dhe përmirësimi i infrastrukturës sportive dhe rekreative në nivel lokal dhe rajonal, për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe për të nxitur ndërveprimin social dhe frymën komunitare.

“Projekti synon të krijojë hapësira të sigurta dhe tërheqëse për fëmijët dhe të rinjtë, duke ofruar mundësi për aktivitete sportive, kulturore dhe sociale që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe rrisin përfshirjen në komunitet. Kjo ndërhyrje adreson nevojën për gjallërimin social, kulturor e sportiv nëpërmjet transformimit të infrastrukturës me karakter rekreacioni duke nxitur frymën komunitare dhe rikthyer ndërveprimin social dhe jetën e shëndetshme në nivel rajonal dhe lokal”, tha Beka.

Sipas Bekës, këndet e lojërave në Shkodër janë një nga mungesat e dukshme të qytetit. Ai shprehet se “ka pasur një mungesë të vëmendjes për 30 vite, jo vetëm duke mos pasur hapësira por edhe duke mos mirëmbajtur edhe ato ekzistuese që janë në dy apo tre zona të qytetit”.

“Përballë kësaj situate, që para dy vitesh Bashkia Shkodër e vendosi si prioritet të saj krijimin e hapësirave moderne për fëmijët. Jemi pothuajse gati për nisjen e punimeve të këtij projekti të madh. Fillimisht është kryer heqja e automjeteve dhe rraqeve që kanë qenë pjesë e kësaj sipërfaqeje prej 30 vitesh, ndërkohë që puna për nisjen e punimeve pritet të realizohet gjatë këtij viti. Shpresojmë që së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që është edhe financuesi i këtij investimi ky projekt të jetë gati për Shkodrën brenda vitit 2026”, vijoi ai.

Beka shprehet se vlera e këtij investimi është dy milionë euro, ndërsa ky është një projekt që realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ku përfitues është bashkia Shkodër.

“Normalisht është një projekt i madh që bëhet pjesë e qytetit tonë. Janë tre bashki përfituese për thirrjen që FSHZH ka bërë dhe Shkodra është përfituese. Është një investim prej 2 milion euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërkohë që krahas këtij projekti bashkia Shkodër nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike do të nisë një tjetër projekt në lagjet e brendshme të qytetit ku janë parashikuar ndërtimi i 6-të këndeve të lojërave në 6 lagje të qytetit dhe në Njësitë Administrative”, pohoi Beka.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër tha se ky investim në 22 mijë metra katrorë sipërfaqe, pritet të sjellë jo vetëm ndikim social, por edhe ekonomik.

“Unë mendoj që Shkodra mezi po e pret një investim të tillë. Jo vetëm në mungesën e një hapësirë të tillë për fëmijët, por edhe si një zonë rekreacioni që shtohet qytetit. Me investimin që do të kryhet në këtë zonë është një rikonceptim i një poli të ri të qytetit që zhvillon zonën por e bën atë më të aksesueshme për qytetarët e Shkodrës”, tha ai.

Beka cilësoi se “ky investim është modeli më i mirë që Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit po realizon për parqet e lojërave, rikonceptimin e sipërfaqeve të mëdha që kthehen në funksion të publikut”.

“Modeli i parë është bërë në Berat në një sipërfaqe më të vogël, ndërkohë që në Shkodër ky park është me sipërfaqe më të madhe, besoj më i madhi në Shqipëri”, cilësoi Beka.

Sipas Bekës, qëllimi i këtij investimi është të realizojë projektet për ndërhyrje  të cilat synojnë ndërtimin e strukturave të reja për sport dhe rekreacion, përfshirë terrene sportive të ndryshme dhe zona për lojëra për fëmijët, rikualifikimi i hapësirave ekzistuese për të përmirësuar infrastrukturën e sigurisë dhe aksesit për fëmijët dhe të rinjtë, dhe personat me aftësi të kufizuara, sigurimin që hapësirat e krijuara të jenë të aksesueshme për të gjithë grupet demografike, përfshirë fëmijët, të rinjtë, dhe personat me aftësi të kufizuara, krijimin e hapësirave të dedikuara për aktivitete të ndryshme për grup mosha dhe gjini të ndryshme, përfshi infrastrukturën mbi/nëntokësore, etj.

Pamje nga projekti i parkut rekreativ në 22 mijë metra katror në Shkodër
1 nga 5

/e.i//a.f/

The post Beka për ATSH: Park rekreativ prej 22 mijë metrash katrorë në Shkodër, më i madhi në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STOKHOLM  – Suedia forcon mbrojtjen kundër dronëve për shkak të kërcënimeve të fundit

10 October 2025 at 13:32

STOKHOLM , 10 tetor /ATSH/ – Suedia po përgatitet për kërcënime ajrore për shkak të një vale sulmesh “hibride” nëpër Evropës, sipas “Reutes”.

Qeveria po ndan 3,5 miliardë korona suedeze për sisteme kundër dronëve, njoftoi sot  ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.

“Investimi përfshin blerjen e armëve për të rrëzuar dronët, goditjen e UAV-ve në bazat ajrore dhe sensorë për të krijuar ndërhyrje.Kjo do të forcojë ndjeshëm kapacitetet tona mbrojtëse”, theksoi Jonson.

Përveç kësaj, Suedia planifikon të blejë pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për avionët luftarakë për të rritur gatishmërinë e Forcës Ajrore.

Ministri gjithashtu vuri në dukje se incidentet e fundit me dronë spiunë kanë treguar rolin gjithnjë e më të madh të kërcënimeve ajrore në luftërat moderne.

“Duhet të mbrojmë veten nga kjo”, shtoi ai.

Kohët e fundit, disa vende evropiane kanë regjistruar fluturime dronësh të paidentifikuar mbi vende strategjike dhe ushtarake, duke ngritur shqetësime brenda NATO-s.

Në Danimarkë, Norvegji, Francë, Gjermani dhe Suedi, dronë janë vërejtur pranë aeroportëve, bazave ushtarake dhe infrastrukturës kritike. Para disa ditësh, disa dronë u zbuluan mbi Oslo, duke rrotulluar në periferi lindore dhe duke detyruar aeroportin Gardermoen të ndalojë përkohësisht operacionet.

Në Gjermani, në qytetin Geilenkirchen, një dron i paidentifikuar u regjistrua duke fluturuar mbi bazën ajrore ku janë stacionuar avionët e vëzhgimit të NATO-s. Incidentë të ngjashëm janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.

Analistët në Institute for the Study of War (ISW) lidhin disa nga këto incidente drejtpërdrejt me fushatën hibride të Rusisë. Sipas vlerësimit të tyre, Kremlini po teston përgjigjet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe po mat vendosmërinë politike të vendeve të BE-së.  /Ad.Ab./

 

The post STOKHOLM  – Suedia forcon mbrojtjen kundër dronëve për shkak të kërcënimeve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton shpronësimin për projektin e rrugës “Hasan Bakiu” në Tiranë

8 October 2025 at 19:53

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme private që preken nga realizimi i projektit “Sistemim, asfaltim i rrugës ‘Hasan Bakiu’”, në territorin e bashkisë Tiranë.

Vendimi parashikon që shpronësimi të kryhet në favor të bashkisë Tiranë, ndërsa pronarët e pasurive privatë do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të përcaktuar në tabelën bashkëlidhur vendimit.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 20 359 036,80 lekë, ndërsa shpenzimet procedurale përllogariten në 70 000 lekë. Të dyja këto shuma do të përballohen nga bashkia Tiranë.

Sipas vendimit, procesi i shpronësimit do të nisë menjëherë pas botimit të aktit në “Fletoren Zyrtare” dhe do të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e tij. Pronarët do të kompensohen pasi të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, do të nisë brenda 30 ditëve procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të bashkisë Tiranë. Deri në përfundim të këtij procesi, do të pezullohen të gjitha transaksionet me pasuritë që preken nga projekti.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/a.f/r.e/

The post Qeveria miraton shpronësimin për projektin e rrugës “Hasan Bakiu” në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERZH investon 50 milionë euro në obligacionin e GEK TERNA, mbështetje për projekte energjetike në Shqipëri dhe rajon

2 October 2025 at 12:57

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po investon 50 milionë euro në një obligacion shtatëvjeçar prej 500 milionë eurosh të lëshuar nga GEK TERNA S.A., kompania holding e grupit GEK TERNA në Greqi.

Ky obligacion do të tregtohet në Bursën e Athinës dhe synon të mbështesë projekte të qëndrueshme në fushën e energjisë dhe infrastrukturës në Greqi, Rumani, Shqipëri dhe Kosovë.

Investimi i BERZH-it do të mbështesë projektet e GEK TERNA në prodhimin e energjisë së rinovueshme, sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri, infrastrukturën sociale dhe menaxhimin e ujërave, në vendet ku grupi operon.

Sipas njoftimit zyrtar, të ardhurat nga obligacioni do të përdoren për të financuar aktivitetet e përgjithshme të kompanisë në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës, për të rifinancuar borxhet ekzistuese të saj dhe të filialeve, si dhe për të mbuluar kostot e emetimit të obligacionit.

Në Shqipëri, GEK TERNA po zhvillon dy projekte energjetike, një impiant fotovoltaik 93 MW në Libohovë dhe një termocentral me gaz natyror 170 MW në Roskovec, në bashkëpunim me kompani partnere.

/r.e/

The post BERZH investon 50 milionë euro në obligacionin e GEK TERNA, mbështetje për projekte energjetike në Shqipëri dhe rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE investon në dronë dhe Inteligjencë Artificiale për epërsinë mbrojtëse në të ardhmen

26 September 2025 at 19:06

Me kërcënimet në rritje nga dronët dhe teknologjitë e reja, Bashkimi Evropian po rishikon strategjinë e tij të sigurisë. A është BE-ja gati për epokën e re të luftës së menaxhuar nga teknologjia?

Fushëbetejat moderne po dominohen gjithnjë e më shumë nga dronët, sistemet robotike dhe inteligjenca artificiale. “Jemi në një garë armatimi teknologjik mes dronëve sulmues dhe mbrojtjes kundër tyre”, paralajmëroi ministri gjerman Alexander Dobrindt.

Shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia në Poloni, Rumani e Estoni kanë rritur shqetësimet në BE dhe NATO. Polonia, me ndihmën e aleatëve, rrëzoi disa dronë rusë, hera e parë që ndodh mbi territor të NATO-s që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Në këtë sfond, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi ndërtimin e një muri dronësh përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Ajo tha se ky projekt “nuk është ambicie abstrakte, por themel i një mbrojtjeje të besueshme”.

Në takim të planifikuar në Bruksel, përfaqësues nga nëntë vende të BE-së , përfshirë Poloninë, Rumaninë, Estoninë dhe Finlandën,  si dhe Ukraina, pritet të diskutojnë teknologjitë më të fundit për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Europa po ecën më ngadalë se rivalët. Vetëm tre nga 50 kompanitë më të mëdha teknologjike në botë janë evropiane, ndërsa Ukraina shihet si shembull i inovacionit ushtarak falë përdorimit efektiv të dronëve dhe penguesve elektronikë.

Ndërkohë, vendet evropiane po përpiqen të rimarrin terren në këtë fushë.

Në Republikën Çekë, inxhinierët po zhvillojnë “Eagle One”, një dron autonom që kap dronë të paautorizuar me ndihmën e IA-së, (Inteligjenca Artificiale) pa i shkatërruar.

Në Gjermani, kompania “Helsing” ka krijuar dronin “HX-2”, të pajisur me inteligjencë artificiale për sulme precize dhe që i reziston ndërhyrjeve elektronike, si dhe një dron nëndetës “SG-1 Fathom” për mbrojtjen e infrastrukturës detare.

Në Francë, “Renault” është kontaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për të prodhuar dronë në Ukrainë, ndërsa  Sllovenia” dhe Rumania po nxisin industritë e tyre të mbrojtjes përmes fondeve të reja të BE-së, si iniciativa “ SAFE”, që ofron deri në 150 miliardë euro në kredi.

Për BE-në, gara për epërsinë teknologjike në fushën e mbrojtjes ka nisur tashmë  dhe dronët e IA  mund të jenë çelësi për sigurinë e së ardhmes.

Komuna e Shtimes përfundon rinovimin e palestrës sportive

25 September 2025 at 12:47


Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, mbrëmë vizitoi palestrën sportive të qytetit, e cila së fundmi ka përfunduar renovimin në vlerë rreth 400 mijë euro, investim që ka krijuar kushte më moderne dhe më të përshtatshme për sportistët e komunitetit.

Gjatë vizitës, kryetari Aliu u takua me futbollistët dhe stafin e klubit më të ri të futsallit në Shtime, “Shtimja 26”, i cili është gati të debutojë në garat e Superligës së Kosovës, përcjell Telegrafi.



Sportistët e rinj shpalosën përkushtimin dhe energjinë e tyre, duke premtuar lojëra emocionuese dhe suksese që do të bëjnë krenarë qytetarët e Shtimes.

Kryetari Aliu theksoi se komuna do të vazhdojë të mbështesë klubet sportive në çdo hap të rrugëtimit të tyre, duke e bërë sportin një prioritet të rëndësishëm për zhvillimin e rinisë dhe komunitetit lokal. /Telegrafi/

Përfundon aksi Bilçë-Drobonik, lehtësohet kalimi nga jugu drejt Beratit

18 September 2025 at 15:12

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Punimet në aksin Bilçë-Drobonik, 1,7 km i gjatë, kanë përfunduar dhe aksi është i kalueshëm për mjetet.

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur lajmin, duke u shprehur se “me sinjalistikën rrugore, përmbyllet kështu një investim i rëndësishëm për Beratin dhe zonat përreth”.

Rama tha se “ky investim Bilçë-Drobonik, do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve midis Drobonikut dhe Bilçës nëpërmjet Urës së re të Bilçës, duke krijuar edhe një portofol të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e UNESCO-s”.

Ky projekt plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban-Berat dhe Urën e Bilçës.

Aksi Bilçë-Drobonik, 1,7 km i gjatë konsiderohet me rëndësi strategjike jo vetëm për qytetin e Beratit, por edhe për zhvillimin e fshatrave dhe zonave përreth.

/e.i/a.f/r.e/

The post Përfundon aksi Bilçë-Drobonik, lehtësohet kalimi nga jugu drejt Beratit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave; Tregu mund ta ketë arritur “majën”

By: Ela
31 August 2025 at 08:52

Pasuritë e paluajtshme ngelen alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku mungon një treg i zhvilluar kapitalesh, ndërsa aksesi në tregjet e huaja është ende i kufizuar. Pas pandemisë, tregu i pasurive të paluajtshme ka ndjekur një cikël rritjeje të shpejtë të çmimeve. Kërkesa në këtë treg është mbështetur nga rritja […]

The post A ia vlen të investosh në blerjen e pronave; Tregu mund ta ketë arritur “majën” appeared first on BoldNews.al.

Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës

18 August 2025 at 17:56

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge duke theksuar se është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Mazniku theksoi se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve.

“Nisja e ndërtimit të rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon duke përmirësuar jetën e tyre, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve por edhe viztorëve e kalimtarëve si një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone të mrekullueshme ku dikur shtrihej Via Egnatia”, shkroi Mazniku në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve/ Cilat do të jenë zonat prioritare për investim, aplikuesit duhet të paraqesin një plan zhvillimi konkret, në shtator përcaktohen territoret që përfitojnë

By: V K
29 July 2025 at 12:36

Zonat malore të vendit, veçanërisht ato në veri, do të jenë në qendër të fazës së dytë të zbatimit të ligjit “Për Paketën e Maleve”, që nis në shtator me përzgjedhjen dhe shpalljen e territoreve ku do të aplikohen lehtësitë fiskale dhe procedurale të parashikuara.

Fokusi është që bashkitë të identifikojnë zonat me potencial zhvillimi, bazuar në kërkesat e qytetarëve që kanë aplikuar gjatë fazës së parë të procesit.

Qëllimi i kësaj pakete është të krijojë kushte të favorshme për investime në zonat e thella malore dhe të nxisë zhvillimin ekonomik përmes legalizimit të pronësisë, lehtësimit të barrës fiskale dhe orientimit të planeve të territorit drejt rigjallërimit rural.

Bashkitë do të paraqesin propozimet për territoret që duan të shpallin për zhvillim malor dhe qeveria do t’u japë atyre status të posaçëm, ç`ka do të mundësojë zbatimin e të gjithë instrumenteve që përmban ligji.

Sipas Ministrisë për Pushtetin Vendor, ky proces është një mekanizëm i ri bashkëpunimi, ku njësitë vendore kanë rol vendimtar në përcaktimin e zonave me interes më të lartë për zhvillim, duke u bazuar jo vetëm në analizat e tyre, por edhe në shprehjen konkrete të interesit nga qytetarët.

Ligji parashikon se poseduesit jopronarë të pasurive të paluajtshme shtetërore në këto zona do të mund të blejnë tokën që kanë në përdorim me çmim simbolik prej 1 euro.

Pas regjistrimit të kontratës së shitjes, ata ose investitorët që lidhin marrëveshje me ta mund të aplikojnë për leje ndërtimi për zhvillimin e sipërfaqes përkatëse.

Këto veprime do të kryhen në përputhje me rregullat e ligjit të ri dhe me legjislacionin në fuqi për territorin, për aq sa nuk ka kundërshtim midis tyre.

Përfituesit e parë të kësaj pakete do të jenë 500 aplikuesit që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kriteret ligjore.

Ata do të përjashtohen për 10 vjet nga tatimi mbi të ardhurat, TVSH-ja, taksa për pasuritë e paluajtshme dhe ajo për ndikimin në infrastrukturë.

Një nga kriteret kryesore për përfitim, është që prona të jetë në përdorim faktik nga aplikuesi për një periudhë të vazhdueshme dhe të jetë pjesë e një zone, që do të shpallet me vendim të Këshillit të Ministrave si “zonë malore me përparësi zhvillimi”.

Aplikuesit duhet, gjithashtu, të paraqesin një plan zhvillimi konkret, që të jetë në përputhje me qëllimet e ligjit dhe të mos cenojë mjedisin apo strukturën tradicionale të territorit. Një rast i veçantë është zona e Thethit, e cila pavarësisht ndërtimeve të fundit pa leje, do të vijojë të mbetet park kombëtar.

Zhvillimi në këtë zonë do të jetë i kontrolluar dhe i orientuar drejt trashëgimisë kulturore dhe turizmit natyror, pa devijuar nga kufizimet e statusit të mbrojtur.

Synimi është që modeli i suksesshëm i Thethit të aplikohet edhe në zona të tjera të vendit me karakteristika të ngjashme malore.

Paketa synon të kthejë në resurse ekonomike zonat e braktisura, të ndalojë fragmentimin e tokës dhe të krijojë një valë të re investimesh në agroturizëm, bujqësi, zejtari dhe shërbime, duke ofruar siguri pronësore dhe përfitime konkrete për banorët dhe investitorët.

Procesi i aplikimeve mbetet i hapur, ndërsa muaji shtator pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e hartës së parë të zhvillimit malor në Shqipëri.

KRITERET E LIDHURA ME PRONËN

a) Të jetë pasuri shtetërore. Objekt i procedurave sipas këtij ligji janë edhe tokat në pronësi shtetërore, që janë inventarizuar në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore, si dhe ato që janë transferuar në pronësi ose në përdorim te njësitë e vetëqeverisjes vendore, me kusht që sipërfaqja e pretenduar nga subjekti të mos përfshijë gjurmën e objekteve shtetërore.

b) Të mos jetë pronë publike e patjetërsueshme. Në kuptim të këtij ligji dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, të ndryshuar, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji;

c) Nuk i shërben operacionalitetit të Forcave të Armatosura, sipas legjislacionit në fuqi për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë;

ç) Të mos rëndojnë mbi të të drejta reale të të tretëve;

d) Të mos jetë objekt i procedurave të fitimit të pronësisë sipas ligjit nr.20/2020 dhe ligjeve të tjera të posaçme, që parashikojnë fitimin e pronësisë nëpërmjet procedurave administrative.

dh) Të mos jetë marrë për të vendimi i kthimit ose i kompensimit fizik ish-pronarëve, sipas legjislacionit përkatës.

Ligji ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të posaçme për:

a) shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi;

b) zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;

c) kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 (një) euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.

The post Paketa e Maleve/ Cilat do të jenë zonat prioritare për investim, aplikuesit duhet të paraqesin një plan zhvillimi konkret, në shtator përcaktohen territoret që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

❌
❌