Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Paketa e Maleve”/ Investitorët strategjikë, si mjet i dezinformimit ekonomik

By: Brisi
20 December 2025 at 19:26

Fenomeni i investitorëve strategjikë, i trumpetuar nga qeveria si zgjidhje për problemet ekonomike të shqiptarëve, është prezent në çdo vend ish-komunist, por në mënyrë të veçantë në Shqipëri. Mirazhi ekonomik Para pak kohësh, Kryeministri Rama prezantoi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve“. Ky program parashikon faljen e tokës publike për 1 euro tek biznesmenë që qeveria […]

The post “Paketa e Maleve”/ Investitorët strategjikë, si mjet i dezinformimit ekonomik appeared first on BoldNews.al.

Investitorët strategjikë, si mjet i dezinformimit ekonomik

By: Ela
20 December 2025 at 10:05

Fenomeni i investitorëve strategjikë, i trumpetuar nga qeveria si zgjidhje për problemet ekonomike të shqiptarëve, është prezent në çdo vend ish-komunist, por në mënyrë të veçantë në Shqipëri. Mirazhi ekonomik Para pak kohësh, Kryeministri Rama prezantoi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve“. Ky program parashikon faljen e tokës publike për 1 euro tek biznesmenë që qeveria […]

The post Investitorët strategjikë, si mjet i dezinformimit ekonomik appeared first on BoldNews.al.

“Paketa e Maleve”, harta e re e zhvillimit turistik dhe industrial në Klos dhe Vau i Dejës

By: redi
19 December 2025 at 20:28

Qeveria ka nisur zbatimin konkret të ligjit të ri “Për paketën e maleve”, duke miratuar hartën e zonave që do të gëzojnë statusin e veçantë të prioritetit për zhvillim ekonomik. Me dy vendime të firmosura nga Kryeministri Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka shpallur “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” sipërfaqe të konsiderueshme në dy bashki: Klos dhe Vau i Dejës. Ky status u hap…

Source

Paketa e Maleve, i riu kthehet nga emigrimi dhe investon në fermë e bujtina druri

14 December 2025 at 13:51

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla solli sot në rrjete sociale shembullin e suksesshëm të një të riu, që u kthye nga emigracioni në vendlindjen e tij për të ndërtuar një fermë moderne.

Fatjon Ukaj, 31 vjeç thotë se ka jetuar në shtete të ndryshme të Evropës, por nisur nga thirrja e Kryeministrit Rama për nismën “Paketa e Maleve”, vendosi të rikthehet në fshatin Selixë të Burrelit për t’iu përkushtuar blegtorisë, me synimin që së shpejti të ndërtojë edhe disa bujtina druri.

I riu ka ndërtuar një fermë moderne me rreth 480 dhi autoktone të Hasit dhe synon zgjerimin e tufës deri në 1 000 krerë, si dhe mbylljen e plotë të ciklit të prodhimit, duke besuar te potenciali i zonës malore dhe i vendlindjes së tij.

“Si fillim, gjithçka u nis para katër vitesh nga familja, duke u thyer te pronat e vjetra dhe për të investuar. Jemi marrë brez pas brezi me blegtori dhe synimi jonë është që të arrijmë në 1000 krerë bagëti, ndërsa prodhimin e qumshtit e bëjmë djathë në baxhon tonë”, tha Ukaj.

“Shumicën e viteve kam emigruar në shtete të ndryshme të Evropës, dhe pas kthimit në vendin tonë duke dëgjuar se për të investuar në fshatra në shtëpitë e vjetra vendosëm të kthehemi të dhe të investojmë te ferma jonë”, tha ai.

/e.i/a.f/

The post Paketa e Maleve, i riu kthehet nga emigrimi dhe investon në fermë e bujtina druri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër

By: M C
26 November 2025 at 20:33

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, vendosi shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, Mat dhe Shkodër, në kuadër të ligjit “Për paketën e maleve”. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë, të zhvillimit ekonomik, industriale dhe turistike.

VKM:

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:

a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) industriale;

c) turistike.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

***

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:

a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) industriale;

c) turistike.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

***

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshati Theth, zona kadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) industriale;

c) turistike.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

The post Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër appeared first on Albeu.com.

Paketa e Maleve, përcaktohen zonat për investim në Mat

26 November 2025 at 19:09

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë e Matit.

Vendimi vjen në mbështetje të ligjit “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Sipas vendimit të qeverisë shpallen zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, ish-Vila e Zogut në fshatin Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi dhe zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi.

Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë: të zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkia Mat.

Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

/k.s/r.e/

The post Paketa e Maleve, përcaktohen zonat për investim në Mat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, Rama: Nuk nënkupton investime që i bien ndesh filozofisë dhe parametrave të zonave të mbrojtura

16 November 2025 at 11:34

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryeministri Rama deklaroi sot se “Paketa e Maleve nuk nënkupton që të bëjmë investime që i bien ndesh filozofisë dhe parametrave të zonave të mbrojtura të parqeve natyrore”.

Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Rama tha se duhet “nga ana tjetër të lëmë një hapësirë për investime inteligjente që janë investime i japin natyrës mbrapsht diçka, jo thjesht që marrin natyrës, por i japin mbrapsht”.

“Sot një nga gjërat që unë kam parë, jo në Shqipëri, po kudo ku kam shkelur – kam pasur mundësi të shkel në shumë vende – është parku, resorti ose infrastruktura mikpritëse në Nivicë. Ju sugjeroj ta shikoni atë, e kanë bërë disa milionerë suedezë, janë milionerë, nuk janë njerëz që nuk kanë mundësi. E kanë bërë për natyrën dhe nuk kanë prekur asgjë në tokë. Brenda një dite çmontohet dhe nuk shikon asgjë, sikur nuk ka qenë askush aty, me tendat e safarit që kanë marrë, në platformën e drurit që rrinë të gjitha mbi disa këmbë. Është thjesht me një superkomoditet që përballon vapën dhe dimrin”, nënvizoi Rama.

Pra, vijoi Rama, është një mënyrë që ti të gjendesh në natyrë, të kesh një shkrirje me natyrën edhe nga pikëpamja e investimit, edhe investim modest në kuptimin e lekëve, jo hap themele.

“Është investim shumë elitar në pikëpamjen e konceptit. Ju ftoj të gjithëve ta shikoni se çfarë lloj prekjeje elegante në natyrë është”, iu drejtua Rama të rinjve të ftuar në podkast.

/k.s/r.e/

The post “Paketa e Maleve”, Rama: Nuk nënkupton investime që i bien ndesh filozofisë dhe parametrave të zonave të mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve/ Kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

By: M C
12 November 2025 at 22:37

Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në bashkinë e Kukësit. Ky vendimi vjen afro tre javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit. Gjatë takimit, Kryeministri i kritiko ashpër kryebashkiakët për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave Paketën e Maleve.

VKM:

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KUKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës, të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, pjesë e Njësisë Administrative Bicaj, me sipërfaqe 253.55 (dyqind e pesëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona nr.2, pjesë e Njësisë Administrative Bicaj, me sipërfaqe 398.18 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona nr.3, pjesë e Njësisë Administrative Arren, me sipërfaqe 255.56 (dyqind e pesëdhjetë e pesë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) industrial;

c) turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

The post Paketa e Maleve/ Kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim appeared first on Albeu.com.

Paketa e Maleve, Lapaj: Shteti po merr tokat nga fshatarët dhe t’ia japë me 1 euro njerëzve pranë pushtetit

By: redi
11 November 2025 at 18:56

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj duke iu referuar ngjarjes në Pogradec ka dalë në mbrojtje të Kevi Muçllarit, banor i fshatit Çërravë në Pogradec, i cili u arrestua pas një përplasje me një nga këshilltarët në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Pogradecit. Lapaj tha se konflikti ndodhi pasi këshilli bashkiak mori vendim që kullotat e fshatit t’ia jepnin një kompanie private. ”…

Source

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

By: Brisi
7 November 2025 at 18:37

 “Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të […]

The post “Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat appeared first on BoldNews.al.

Mjedisorët: mbrojtja e mjedisit duhet të jetë kusht për anëtarësimin në BE

5 November 2025 at 17:10

Progres-raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u publikua më 4 nëntor, tërhoqi vëmendjen për mangësitë serioze të gjashtë vendeve të rajonit, veçanërisht në ruajtjen e zonave të mbrojtura, mbrojtjen e specieve dhe vlerësimin e ndikimit të projekteve në mjedis. Raporti i BE-së nënvizoi më tej se këto mangësi kanë sjellë […]

The post Mjedisorët: mbrojtja e mjedisit duhet të jetë kusht për anëtarësimin në BE appeared first on Reporter.al.

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

30 October 2025 at 22:55

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në A2 CNN komentoi “Paketën e Maleve”, duke thënë se ky ligj është një 7501 i dytë. Sipas kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” me këtë ligj të gjitha maleve në Shqipëri do t’u dalë pronari. “Është miratuar një ligj për paketën e maleve. Paketa e maleve […]

The post Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet appeared first on BoldNews.al.

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan

29 October 2025 at 18:01

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit për Paketën e Maleve, me propozim të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Konkretisht në bashkinë e Belshit janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshatrat Qafshkallë, Gradishtë, Seferan-Hysë, Shegas, Fierzë.

Në bashkinë e Elbasanit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshtarat, Funar, Gjinar, Tregan, Shushicë.

Në bashkinë e Përmetit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat Kanikol dhe Draçovë.

Në bashkinë e Skraparit është shpallur zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit industrial, të zhvillimit turistik.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Belsh për zbatimin e këtij vendimi.

Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

Vendimi i plotë

/m.q/j.p/

The post “Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e maleve/ Bashkitë e qarkut Fier dorëzojnë hartat, 150 aplikime

By: xhir jeta
29 October 2025 at 14:28

Shtohet interesi për  për paketën e Maleve .Qarku i Fierit ka përgatitur hartat ku do lejohet realizimi i këtyre investimeve. Deri  më  tani rezultojnë se  jsne dorëzuar rreth 150 aplikime. Megjithëse me pjesën më të madhe të territorit zonë fushore, qarku i Fierit ka gjithësesi zona të shumta ku mund të aplikohet “paketa e Maleve”, nismë e qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe agrobiznesit.

Zonat kodrinore në Fier, Rroskovec dhe Lushnje, e gjithë Mallakastra me fshatrat e saj, janë të përshtatshme për aplikim madje interesi duket i lartë. Zonat me te preferuara qe priten te perfshihen ne harten e paketes se maleve janë pothuajse të gjithë fshatrat e Mallakastres ku janë deri tani 34 aplikues/te interesuar, Cakrani Frakulla dhe Libofsha në Fier me 50 aplikues/të interesuar, Kurjani, Kumani dhe Ngjeqari në Rroskovec si dhe zonat e tjera kodrinore në Patos dhe Lushnje.

Komisionet e ngritura në bashkitë e qarkut janë duke përfunduar hartën zyrtare të zonave prioritare ku pritet te zbatohet “paketa e maleve”. Faza tjetër do të jetë dergimi i të dhënave  në KEshillin e Ministrave për të vazhduar me procedurën e dhënies me qera apo në përdorim të tokave shtetërore për zhvillim kryesisht agrobiznesi.

Deri më tani mësohet së në të gjithë vendin janë bërë rreth 4 mijë aplikime ndërkohë që 500 të parët do të realizojnë investimin e tyre pa taksa për një periudhë 10 vjecare. Paketa e Maleve është një nismë që synon të thith kapitali për investime kryesisht nga diaspora duke ofruar rritje të punësimit dhe më shumë zhvillim  për zonat rurale./abcnews.al

Paketa e maleve/ Bashkitë e qarkut Fier dorëzojnë hartat, 150 aplikime

By: V K
29 October 2025 at 14:58

Shtohet interesi për paketën e Maleve.Qarku i Fierit, ka përgatitur hartat ku do lejohet realizimi i këtyre investimeve. Deri më tani rezultojnë se jane dorëzuar rreth 150 aplikime.

Megjithëse me pjesën më të madhe të territorit zonë fushore, qarku i Fierit ka gjithësesi zona të shumta ku mund të aplikohet “paketa e Maleve”, nismë e qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe agrobiznesit.

Zonat kodrinore në Fier, Rroskovec dhe Lushnje, e gjithë Mallakastra me fshatrat e saj, janë të përshtatshme për aplikim madje interesi duket i lartë.

Zonat me te preferuara qe priten te perfshihen ne harten e paketes se maleve janë pothuajse të gjithë fshatrat e Mallakastres ku janë deri tani 34 aplikues/te interesuar, Cakrani Frakulla dhe Libofsha në Fier me 50 aplikues/të interesuar, Kurjani, Kumani dhe Ngjeqari në Rroskovec si dhe zonat e tjera kodrinore në Patos dhe Lushnje.

Komisionet e ngritura në bashkitë e qarkut janë duke përfunduar hartën zyrtare të zonave prioritare ku pritet te zbatohet “paketa e maleve”.

Faza tjetër do të jetë dergimi i të dhënave në Këshillin e Ministrave, për të vazhduar me procedurën e dhënies me qira apo në përdorim të tokave shtetërore për zhvillim kryesisht agrobiznesi.

Deri më tani mësohet së në të gjithë vendin janë bërë rreth 4 mijë aplikime ndërkohë që 500 të parët do të realizojnë investimin e tyre pa taksa për një periudhë 10 vjecare.

Paketa e Maleve është një nismë që synon të thith kapitali për investime kryesisht nga diaspora duke ofruar rritje të punësimit dhe më shumë zhvillim për zonat rurale.

The post Paketa e maleve/ Bashkitë e qarkut Fier dorëzojnë hartat, 150 aplikime appeared first on Albeu.com.

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

By: Ela
25 October 2025 at 10:11

“Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për […]

The post “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale appeared first on BoldNews.al.

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale – thonë ekspertët

25 October 2025 at 09:12

“Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për […]

The post “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale – thonë ekspertët appeared first on Reporter.al.

Rama: Bashkitë të sjellin hartat e Paketës së Maleve brenda tetorit, amendime për lehtësimin e burokracive

23 October 2025 at 16:33

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama kërkoi marrjen e masave nga bashkitë ndërsa kritikoi se po ecet me ritëm jashtëzakonisht të ulët sa i përket Paketës së Maleve.

Rama u kërkoi kryebashkiakëve në takimin e sotëm për Paketën e Maleve që brenda muajit tetor duhet të depozitohen të gjitha hartat pranë Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Duke vënë në dukje se paketa është një politikë jashtëzakonisht nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore, Rama solli shembullin se që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë. Kjo, tha Kryeministri, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “kemi shqetësimin që po ecet me një ritëm jashtëzakonisht të ulët në raport me atë që paketa vetë ka në thelb, shpejtësinë, në kuptimin e një burokracie të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë në kuptimin e mundësisë për t’i dhënë një përgjigje shumë të shpejtë atyre që shprehin këtë interes”.

Kjo vonesë, theksoi Rama, “është dekurajuese për ata të cilët tanimë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces dhe prej disa muajsh nuk kanë marrë akoma përgjigje”.

Kjo nënvizoi Rama, “është tërësisht e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketës”.

Nga tjetër, shtoi Rama, “vetë Paketa, e pranoj që ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike edhe pse është shumë më e lehtësuar sesa ç’ka qenë ndonjëherë më parë një proces për të pasur akses në një pronë, të cilën e disponon de facto, por nuk e disponon me letra”.

Për këtë arsye kryeministri u shpreh se i ka thënë disa deputetëve që kanë shprehur këtë shqetësim që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligji nga ndonjë ngarkesë e tepërt.

Ama, shtoi Rama, ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesat nga ana e bashkive.

Rama u shpreh se nëse kryebashkiakët presin përgjigje nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të thotë që nuk kanë kuptuar ligjin.

“Paketa është ekzaktësisht ilaçi për një dhimbje 30 e kusur vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501-shin, ose për 1001 arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse s’kanë letrat”, shtoi Rama.

“Bëmë Ligjin 2020 për ta adresuar këtë problem dhe përsëri rezultati nuk ishte ai i dëshiruar, sepse përsëri ka një komplikim të pashmangshëm, mendoj unë, për të marrë gjithë miratimet e të gjithë atyre kufitarëve të pronës përkatëse, gjë që në shumë raste shfaqet shumë e komplikuar për faktin se kufitarët mund të jenë në vende të ndryshme të botës, për faktin se një pjesë e tyre edhe nuk gjenden, për faktin se një pjesë e tyre dhe mund të mos duan etj.”, tha Rama.

Pikërisht, theksoi kreu i qeverisë, u ndërtua Paketa e Maleve e cila i jep mundësinë atij që e ka tokën që të shkojë në bashki dhe të thotë: “Unë dua të ndërtoj këtu një agroturizëm, dua të ndërtoj këtu një fermë”.

Nga ana e tij, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo garantoi kryebashkiakët se grupi i punës është në dispozicion të tyre.

“Do shpërndajmë në fillim të javës edhe një model, pa informacione specifike, por që secila bashki duhet ta ndjekë për të shpallur zonat prioritare”, tha Demo.

Sipas tij, janë mbi 4000 shprehje interesi në platformën e Paketës së Maleve.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Rama: Bashkitë të sjellin hartat e Paketës së Maleve brenda tetorit, amendime për lehtësimin e burokracive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, Berisha: Ftoj investitorët të mos prekin tokën e tjetrit

23 October 2025 at 14:59

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Paketa e Maleve është një “plaçkitje e madhe”. Duke folur në konferencën për mediet nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se me “Paketën e Maleve“ po mbillet fara e armiqësive dhe vëllavrasjes.

“Unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit. Ato që quhen bjeshkë atje prona është me dy origjina. Njëra është private, por janë pakicë. Por të tjerat janë komunale dhe kanë qenë komunale në shekuj. Çfarë do të thotë se ai komunitet është pronari i tyre. Dhe ti pa ujdinë e atij komuniteti, pse je shtet, nuk mund të prekësh asnjë centimetër. Është tokë e atij komunitet”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe me prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit, ku sipas tij qeveria “u soll më keq se çdo pushtues”. Berisha tha se banesat në bjeshkë u shkatërruan për qëllime politike.

“Shkatërroi 100 objekte. Del në Sylbicë, spiunojnë patronazhistët, dhe i prish tjetrit objektin, pa pasur asnjë plan absolutisht”, tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, ato duhet të zhvillohen siç kanë qenë me stane guri.

“Kanë qenë të sistemuara. Kanë pasur ujin, kanë pasur rrethimin. I kanë pasur të gjitha. Kanë qenë komunitet. Pra, po ta marrësh kështu një fshat i vogël dhe i sistemuar. Kjo nuk do të thotë që të ndërtojnë kudo. Por kjo do të thotë që shteti të shpenzojë dhe të bëjë planin se ku do ndërtojnë”, tha Berisha.

/m.q/j.p/

The post Paketa e Maleve, Berisha: Ftoj investitorët të mos prekin tokën e tjetrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investime miqësore me mjedisin në zonat e mbrojtura

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në takimin e sotëm për Paketën e Maleve kryetari i bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, ngriti shqetësimin lidhur me kërkesat që kanë ardhur për të investuar në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit.

Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama, Mema tha se një pjesë shumë e mirë e aplikimeve janë në malin e Tomorit, që është Park Kombëtar.

“Ne si bashki ndeshemi me një problem, ndërkohë që sot janë 19 kontrata që subjekte të ndryshme kanë përfituar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashki paraqesin kërkesë për t’u pajisur me leje. Agjencia e Zhvillimit të Territorit na është bërë pengesë për shkak se nuk e  miraton atë që quhet akti i konformitetit për projektet që ata paraqesin”, parashtroi Mema.

“Zonat e mbrojtura, ne sipas ligjit i kemi të kategorizuara dhe përveç atyre zonave që janë në kategorinë më të lartë të mbrojtjes ku s’mund të bësh dot asgjë, në pjesën tjetër këto lloj investimesh që janë miqësore me mjedisin dhe promovojnë turizmin janë të mundura, por është kanal tjetër, pra nuk hyn tek paketa e maleve”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në rast se do investosh në një zonë që është zonë e mbrojtur do bësh një agroturizëm si gjithë të tjerët dhe do marrësh ato benefite që marrin dhe të tjerët, agroturizmi kështu siç është edhe pa Paketën e Maleve është me incentiva fiskalë të jashtëzakonshëm nuk ka asnjë lloj barre fiskale”.

Ministri i Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo sqaroi se “problemi që ngre kryetari i bashkisë së Skraparit është jashtë kontekstit të Paketës së Maleve se flasim për kontrata qiradhënieje të dhëna nga zonat e mbrojtura dhe ato variojnë me sipërfaqe të ndryshme. Arsyeja që janë dhënë ato kontrata, nuk  janë dhënë për ndërtim, por për shfrytëzim, blegtori kullota etj”.

Sipas Demos, Paketa e Maleve nuk është se i përjashton zonat e mbrojtura.

“Zonat e mbrojtura kanë një ligj të posaçëm që i kategorizon ato dhe nëse dikush plotëson kriteret ligjore, por ai territor, ajo pronë, që ai disponon është brenda një zone të mbrojtur  patjetër hallkat që do të ndjekin procedurën më pas, kuptohet që do të trajtohet në bazë të ligjit të zonave të mbrojtura. Ne nuk e shkelim në asnjë rast atë çfarë është edhe pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare që t’i mbrojmë zonat e mbrojtura, por aty ku ligji e ka parashikuar, ku zhvillimet e një tipologjie të caktuar mund të zhvillohen Paketa e Maleve mund të zhvillohet”, tha Demo.

/k.s/

 

 

 

The post Investime miqësore me mjedisin në zonat e mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌