Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën

By: redi
24 December 2025 at 15:31

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor të jetë ditë pushimi për administratën publike. Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i…

Source

Rukiqi: 90 milionë euro import energjie në tre muaj, rritje e re e çmimit pritet në prill 2026

23 December 2025 at 20:23


Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar pasoja të reja për qytetarët dhe bizneset nga sektori i energjisë, duke thënë se situata është më e rëndë sesa rritja aktuale prej 15 për qind e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Rukiqit, vetëm në periudhën janar–mars të këtij viti janë importuar rreth 90 milionë euro energji elektrike, import që, siç thotë ai, ka qenë jashtë planifikimeve dhe pritet të reflektohet me një rritje të re të çmimit të energjisë në prill të vitit 2026.

Ai ka theksuar se ky import i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, për të cilin mban përgjegjësi Qeveria.

Rukiqi ka përmendur si arsye kryesore mosprodhimin e mjaftueshëm të energjisë elektrike, rënien e blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimin e tyre të zgjatur jashtë funksionit për shkak të remonteve që, sipas tij, kanë tejkaluar të gjitha afatet.

Sipas kandidatit të LDK-së, rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë po e shndërrojnë këtë sektor në emergjencë kombëtare, duke paralajmëruar se rritje të tilla vjetore janë të papërballueshme për qytetarët dhe ekonominë.

Ai ka vlerësuar se kjo situatë përbën një rrezik serioz për varfërimin e qytetarëve dhe falimentimin e bizneseve, duke kërkuar ndaljen e asaj që e quan paaftësi institucionale dhe “mafi energjetike”.

Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

By: redi
23 December 2025 at 18:37

Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025. Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë. Më poshtë zbardhen pikat kryesore të këtij akti. Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët…

Source

“Bie shteti online”/ Nuk kryhet dot asnjë veprim, bizneset shpërthejnë në kritika

By: Brisi
23 December 2025 at 15:25

Bizneset po hasin vështirësi të shumta gjatë ditëve të fundit për kryerjen e shërbimeve online, po ashtu dhe individët. Ndonëse tashmë kemi dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, që vepron në formë virtuale, dhe Shqipëria doli në lajmet ndërkombëtare për këtë risi, realiteti është krejt ndryshe. Në orën 14.00 nëse hap […]

The post “Bie shteti online”/ Nuk kryhet dot asnjë veprim, bizneset shpërthejnë në kritika appeared first on BoldNews.al.

“Krimi i organizuar sundon vendin”/ The Washington Times: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë

By: Brisi
23 December 2025 at 14:02

Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar frikën se aleati i NATO-s po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt sundimit të krimit të organizuar – ndërsa liderë të opozitës paralajmërojnë se vendi është në prag të shndërrimit në shtetin e parë […]

The post “Krimi i organizuar sundon vendin”/ The Washington Times: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nën lupën e mediave të huaja/ The Telegraph: Shpërthejnë protestat pas akuzave ndaj Ballukut

By: Brisi
23 December 2025 at 09:58

Shqipëria është bërë sërish kryefjalë e mediave të huaja, për skandalet korruptive që kanë përfshirë qeverinë dhe protestat që kanë shpërthyer te Kryeministria ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Gazeta The Telegraph, shkruan lidhur me protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Partia Demokratike, ku pati edhe shpërthime me molotov dhe tensione […]

The post Shqipëria nën lupën e mediave të huaja/ The Telegraph: Shpërthejnë protestat pas akuzave ndaj Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama ka vendosur veten mbi ligjin, nuk do të njihet më si kryeministër por si kapobandë

By: armand
22 December 2025 at 19:31

Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë. Në nisje të fjalës, Berisha falënderoi qytetarët pjesëmarrës, duke i cilësuar ata si “uragan i shpresës, besimit dhe shpëtimit të Shqipërisë”. Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një nga momentet më kritike të historisë së tij, duke theksuar se në 10 vitet […]

The post Berisha: Rama ka vendosur veten mbi ligjin, nuk do të njihet më si kryeministër por si kapobandë appeared first on BoldNews.al.

Një copë foto që zbuloi “aktorin e madh” të oborrit qeveritar

By: armand
22 December 2025 at 15:51

Nga Boldnews.al Një artist i atij përmasave, ose të paktën të madh e cilësojmë ne si vend i vogël, u bë (me),  (pa) dashje skenë e një filmi të trishtë, duke të kujtuar frikën nga partia, pasojat nga regjimi dhe keqinterpretimet që mund t’i japin ata, të pushtetshmit, apo fejsbukistat e Rilindjes. Aktori Viktor Zhusti, […]

The post Një copë foto që zbuloi “aktorin e madh” të oborrit qeveritar appeared first on BoldNews.al.

Qeveria shpërndan shpërblime për fundvit, ja cilat kategori përfitojnë

By: V K
22 December 2025 at 10:16

Këshilli i Ministrave, ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt normativ, do të shperndahet një bonus prej 15 mijë lekësh të reja për familje që përfitojnë ndihmë ekonomike, si edhe personat me aftësi ndryshe apo kujdestarët e tyre.

Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë me një fond total prej rreth 2.2 miliardë lekësh.

“Disa nga çështjet kryesore që miratuam nëpërmjet këtij akti normativ janë: mbështetje financiare për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për personat me aftësi të kufizuar, apo dhe kujdestarët e tyre.

Masa e mbështetjes financiare, në formën e bonusit të fundvitit do të jetë 15 mijë lekë, apo 150 euro. Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 mijë e 500 qytetarë”, tha Petrit Malaj.

The post Qeveria shpërndan shpërblime për fundvit, ja cilat kategori përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Gazifikimi i Korçës një tjetër mashtrim i Ramës/ Qyteti vazhdon ngrohjen me dru

By: Brisi
20 December 2025 at 16:18

Pak ditë para se korçarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kryebashkiaku socialist Sotiraq Filo, në kërkim të mandatit të tretë, premtoi zgjidhjen përfundimtare të problemit të ngrohjes përmes gazifikimit të qytetit. Një “lajm fantastik”, siç e quajti ai vetë, i shoqëruar me garancinë politike të kryeministrit Edi Rama. “Lajmi fantastik i zgjidhjes përfundimtare të problemit […]

The post Gazifikimi i Korçës një tjetër mashtrim i Ramës/ Qyteti vazhdon ngrohjen me dru appeared first on BoldNews.al.

Mijëra euro tendera të dyshimtë që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës

By: Elva
19 December 2025 at 21:41

Dekada më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, e njohur ndryshe edhe si Konvaleshenca, ishte një rezidencë elitare që ofronte akomodim për forcat e Policisë së Shtetit. E ndodhur në bregdetin e Durrësit, në afërsi të Golemit, me një kompleks të përbërë nga godina hoteliere, restorant dhe hapësira plazhi, kjo strukturë shërbente për trajtimin e […]

The post Mijëra euro tendera të dyshimtë që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës appeared first on BoldNews.al.

Vendimet e qeverisë/ Andrea Shllaku, emërohet zv.ministër i Mbrojtjes

19 December 2025 at 18:03

TIRANË– Qeveria ka firmosur disa vendime, mes tyre dhe ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes.

Konkretisht në mbledhjen e kësaj të mërkure, është emëruar Andrea Shllakun si zëvendësministër të Mbrojtjes./abcnews.al

Qeveria miraton mbi 220 mln lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe Shijak

By: danieli
19 December 2025 at 19:05

Qeveria ka miratuar akordimin e fondit të rindërtimit në shumën prej 220 milionë lekësh për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Nga kjo shumë, 169,850,000 lekë pa TVSH janë destinuar për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës, ndërsa 5,314,932.40 lekë pa TVSH do të përdoren për riforcimin e banesave individuale në Bashkinë Shijak…

Source

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

19 December 2025 at 17:45

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se, vendimi prek rreth 307 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

Sipas saj, rritja e pagës minimale pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore dhe të të drejtave të punonjësve.

“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, deklaroi Ibrahimaj.
1 nga 2
/j.p/r.e/

The post Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drama e 87-vjeçarit të verbër në Përrenjas/ Shteti e le pa shtëpi dhe pa kemp

By: Brisi
17 December 2025 at 21:43

Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 87 vjeç, i verbër që prej vitit 2008. Pas një periudhe në Durrës, ku tentoi të ndërtonte jetën, ai u përball me humbje të rënda familjare: fillimisht bashkëshorten dhe në vitin 2024 edhe vëllain, i cili ishte kujdestari i tij. Dokumentet e KEMP-it dhe pasaportizimi i kanë mbetur në Durrës, ndërsa përpjekja, për […]

The post Drama e 87-vjeçarit të verbër në Përrenjas/ Shteti e le pa shtëpi dhe pa kemp appeared first on BoldNews.al.

Protestat e fermerëve në Greqi, qeveria ofron 160 milionë euro për t’i dhënë fund bllokadave

By: Elva
17 December 2025 at 15:32

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një paketë mbështetjeje prej 160 milionë eurosh për fermerët, me qëllim zhbllokimin e rrugëve të bllokuara nga protestat dhe uljen e tensioneve në sektorin bujqësor. Deklarata u bë gjatë debatit parlamentar për buxhetin e vitit 2026, i cili u miratua me 156 vota nga shumica qeverisëse dhe tre deputetë […]

The post Protestat e fermerëve në Greqi, qeveria ofron 160 milionë euro për t’i dhënë fund bllokadave appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni, gjyqësori dhe ekonomia/ Pengesat kryesore të Shqipërisë drejt BE-së

By: Brisi
16 December 2025 at 18:38

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2025 pa një përshpejtim të ndjeshëm, me vendin që hapi të gjashtë grupet e negociatave brenda pak më shumë se një viti. Analistët deklarojnë për Ballkanin Perëndimor Evropian se hapi tjetër kyç në rrugën evropiane i referohet përmbushjes së standardeve të ndërmjetme sipas Grupit 1 (Bazat), […]

The post Korrupsioni, gjyqësori dhe ekonomia/ Pengesat kryesore të Shqipërisë drejt BE-së appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë

By: armand
16 December 2025 at 11:41

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përshkruar qeverisjen aktuale si një anije që fut ujë nga të gjitha anët, të kapur nga një sistem i ndërtuar për të përqendruar pushtetin, paratë publike dhe asetet strategjike në pak duar. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se listës së institucioneve të kapura i […]

The post Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi: Dumani goditi majtas/“Zëri i shqiptarëve”, 55.3 për qind e shqiptarëve: Kishte objektiv qeverinë

15 December 2025 at 23:32

TIRANË– Altin Dumani goditi qeverinë, jo opozitën, ndërsa shqiptarët kanë më shumë pritshmëri për drejtuesin e ri të SPAK, se sa të vjetrin. Sondazhi i Zërit të Shqiptarëve në Abc News, nxjerr se shqiptarët janë të dyzuar për drejtimin 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të SPAK.

50.7% e shqiptarëve e konsiderojnë pozitive, kurse pjesa tjetër, nga 49.3%, 30% thonë negative, dhe 17.3% kanë një mendim të përzier, mes pozitives e negatives.

Por çfarë bëri Dumani në 3 vite?

Sipas Shqiptarëve, Dumani goditi më tepër eksponentë të mazhorancës sesa të opozitës. 55.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtuesi në largim i SPAK, kishte si objektiv qeverinë, kurse vetëm 19.4% opozitën.

Shqiptarët konfirmojnë statistikat e deritanishme, ndërsa rrëzojnë pretendimet e Sali Berishës se SPAK është një armë gjahu ndaj opozitës. Por për atë që Dumani mendon se meriton një medalje ari, luftën ndaj krimit të organizuar, shqiptarët nuk ia japin meritat vetë atij.

30.2% e tyre, mendojnë se goditja e krimit të organizuar nga SPAK në 3 vitet e fundit, është meritë e shërbimeve të huaja, 30.1% e vet iniciativave të Dumanit, kurse një pjesë edhe më e madhe se ta, 39.7%, kanë një mendim të dyzuar.

Por, si e panë shqiptarët zgjedhjen e pasuesit të Dumanit, drejtuesin e ri Klodian Braho. Në shumicë dërrmuese, 85% e shqiptarëve besojnë se Braho nuk është i kapur nga Rama, apo nga Berisha, por nga ndërkombëtarët. Vetëm 11.3% mendojnë se diplomatët nuk ndikuan tek zgjedhja e Brahos.

Ajo që bie në sy është se ende pa hyrë në zyrë, shqiptarët kanë më shumë pritshmëri nga Braho, sesa nga puna e Dumanit në 3 vite. 60.2% besojnë se me Klodian Brahon SPAK do të ketë sukses, ndërsa 50.7% besuan se Dumani pati sukses./abcnews.al

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut

By: Brisi
15 December 2025 at 17:54

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë. “Mbledhja e Gjyqtarëve […]

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌