Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rihapet TikTok, do të ketë monitorim dhe mekanizma të rinj sigurie

5 February 2026 at 15:24

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim sqaroi sot opinionin publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 3 shkurt 2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online “TikTok”.

Sipas MIA-së, heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online “TikTok” është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

“Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm”, thuhet në njoftimi për shtyp.

Ndërkohë MIA bënë të ditur se sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e “TikTok”, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, MIA informon se po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online.

“Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online. Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike”, thuhet në njoftimin për shtyp.

/m.m/r.e/a.f/

The post Rihapet TikTok, do të ketë monitorim dhe mekanizma të rinj sigurie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fasada e Ramës me Tik Tok, platforma hapet në Shqipëri pas një viti pezullim

By: armand
4 February 2026 at 15:41

Pas një viti bllokimi, qeveria ka vendosur të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, duke pranuar në heshtje dështimin e një mase të shpallur si “mbrojtje ndaj ndikimeve negative”. Me vendim të marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është shfuqizuar vendimi nr.151, datë 6.3.2025, që parashikonte masa të […]

The post Fasada e Ramës me Tik Tok, platforma hapet në Shqipëri pas një viti pezullim appeared first on BoldNews.al.

TikTok shmang mbylljen në SHBA, vulos marrëveshjen me Kinën: Algoritmi do të riformatohet

By: M C
23 January 2026 at 23:35

TikTok njoftoi të enjten se kishte mbyllur një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri në SHBA, duke i mundësuar shmangien e ndalimit dhe duke i dhënë fund një beteje të gjatë ligjore.

Marrëveshja, e finalizuar nga ByteDance, kompania mëmë e TikTok, parashikon krijimin e një sipërmarrjeje me shumicë pronësie amerikane. Investitorë si Oracle i Larry Ellison, fondi i kapitalit privat Silver Lake dhe MGX nga Abu Dhabi do të zotërojnë 80.1% të entitetit të ri, ndërsa ByteDance do të mbajë 19.9%.

Njoftimi vjen pesë vjet pasi Donald Trump kërcënoi për herë të parë ndalimin e platformës sociale në SHBA gjatë mandatit të tij të parë.

E ardhmja e TikTok-ut në SHBA kishte qenë e paqartë, në një sagë që nisi pasi Kongresi votoi me shumicë dërrmuese në vitin 2024 për miratimin e një ligji që ndalonte aplikacionin e rrjeteve sociale, përveç rasteve kur ai do të gjente një blerës amerikan. Gjykata e Lartë e la ligjin në fuqi në janar 2025, por në ditën e parë të rikthimit të tij në detyrë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të shtyrë ndalimin. Që atëherë, ai e ka vonuar vazhdimisht zbatimin e tij, ndërsa SHBA-të, kompania dhe partnerët potencialë amerikanë po negocionin një marrëveshje.

Në shtator, Trump nënshkroi një tjetër urdhër ekzekutiv, i cili përshkruante një plan që investitorët amerikanë të merrnin shumicën e operacioneve të kompanisë dhe që versioni i ri i TikTok-ut të kontrollohej nga një bord drejtues me shtatë anëtarë, me shumicë amerikane, të përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike dhe kombëtare.

Adam Presser, i cili më parë ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm i TikTok-ut dhe drejtues global i operacioneve, besimit dhe sigurisë, do të jetë CEO i sipërmarrjes së re, tha kompania të enjten. Bordi do të përfshijë edhe Shou Chew, CEO aktual i TikTok-ut.

Entiteti amerikan do të “operojë nën masa mbrojtëse të përcaktuara që mbrojnë sigurinë kombëtare përmes mbrojtjes gjithëpërfshirëse të të dhënave, sigurisë së algoritmeve, moderimit të përmbajtjes dhe garancive të softuerit për përdoruesit amerikanë”, thuhet në njoftim. Algoritmi i rekomandimit të përmbajtjes do të ritrajnohet, testohet dhe përditësohet bazuar në të dhënat e përdoruesve në SHBA, shtoi kompania.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se qeveritë e Kinës dhe të SHBA-ve e kishin miratuar marrëveshjen.

Në një postim në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje, Trump falënderoi presidentin kinez Xi Jinping “për bashkëpunimin me ne dhe, në fund, për miratimin e marrëveshjes”. “Jam shumë i lumtur që ndihmova në shpëtimin e TikTok-ut! Tani do të jetë në pronësi të një grupi patriotësh dhe investitorësh të mëdhenj amerikanë, më të mëdhenjve në botë, dhe do të jetë një zë i rëndësishëm,” shkroi presidenti.

Shqetësimet e ligjvënësve dhe zyrtarëve amerikanë lidhur me TikTok-un përqendrohen te siguria e të dhënave të përdoruesve, me frikën se qeveria kineze mund ta përdorë platformën për të mbledhur të dhëna nga përdoruesit amerikanë, pretendime që kompania i ka mohuar vazhdimisht.

Legjislacioni i miratuar në vitin 2024 nën presidencën e Joe Biden-it ia ndalonte ByteDance-it të ruante lidhje operative me një sipërmarrje amerikane të TikTok-ut, por ligji i jepte presidentit autoritetin për të vendosur nëse një marrëveshje përmbushte kërkesat e tij.

Kërcënimi i ndalimit kishte shkaktuar reagime të gjera në SHBA nga influencues dhe krijues përmbajtjeje që varen nga aplikacioni.

Silver Lake, Oracle dhe MGX do të mbajnë secila nga 15% të aksioneve në sipërmarrjen e re, tha kompania. Investitor është gjithashtu firma e investimeve e Michael Dell, miliarderi themelues i Dell Technologies.

The post TikTok shmang mbylljen në SHBA, vulos marrëveshjen me Kinën: Algoritmi do të riformatohet appeared first on Albeu.com.

Kërcënohet dhe shantazhohet 22–vjeçarja në Tik Tok e Instagram: Më hapin faqe sikur punoj me lekë…

By: armand
19 January 2026 at 20:47

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që po shqetëson të rinjtë e sotëm, kërcënimet dhe shantazhimet në rrjete sociale, ku persona të njohur apo panjohur hapin profile me emra dhe fotografi të personave të tjerë, duke iu bashkëngjitur të dhëna diskriminuese, madje edhe numra telefoni. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 22 vjeçare […]

The post Kërcënohet dhe shantazhohet 22–vjeçarja në Tik Tok e Instagram: Më hapin faqe sikur punoj me lekë… appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e TikTok-ut

By: M C
15 December 2025 at 19:39

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në datën 15.12.2025, pasi mori në shqyrtim kërkesën për shtyrjen e seancës plenare publike, të paraqitur nga subjekti i interesuara Këshilli i Ministrave, ka vendosur pranimin e kërkesës, si dhe shtyrjen e seancës plenare publike për në datën 05.02.2026”, njoftoi kjo gjykatë.

Por data e seancës e caktuar nga GJK është shumë afër afatit të caktuar nga qeveria për pezullimin për një vit të përdorimit të kësaj platforme sociale, duke e bërë vendimmarrje, sipas organizatave, pothuaj të pavlefshëm

“Është tërësisht praktikë e paprecedentë nga ana e Këshillit të Ministrave një kërkesë e tillë. Kjo gjë në vetvete synon të “fusë në kurthë” Gjykatën në mënyrë që të afrohet sa më shumë afati zyrtar për rihapjen e TikTok”- i tha BIRN-it, Isa Myzyraj, kryetar I Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Myzyraj e quan vendimin e GJK-së “të çuditshëm” dhe të ngjashëm me mënyrën e funksionimit të gjykata të shkallës së parë, ku seancat shtyhen pafundësisht për “tekat” e palëve.

“Gjykata duhet ta shqyrtonte me përparësi sepse pretendimet kryesore janë pikërisht që është duke u shkelur e drejta e lirisë së shprehjes, por qartazi Gjykata po jep shembull negativ duke mos e shqyrtuar jo vetëm me përparësi, por edhe duke e shtyrë sepse ‘kërkon’ Këshillit i Ministrave”- thekson ai.

Edhe avokati i palës paditëse, Franc Terihati, e quan të paprecedentë shtyrjen aq të gjatë të seancës së shqyrtimit të çështjes, ndërkohë që sipas ligjit kjo gjykatë duhej të shprehej për çështjen brenda 3 muajsh.

“Padia jonë është bërë që në mars dhe nga momenti kur Kolegji i Gjyqtarëve vendosi të mos pranojë kërkesën për pezullimin e VKM-së nuk kemi asnjë veprim nga gjykata”.

Sipas tij, pavarësisht se kërkesa e Këshillit të Ministrave për shtyrje është juridikisht në rregull duket se ka një tentativë për zvarritje të procesit prej tyre.

Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë duke e parë si precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

Qeveria vendosi në 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Vendimi u pasua me një kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP) për kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend që të bllokojnë qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

TikTok është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm./ BIRN

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e TikTok-ut appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut

By: Brisi
15 December 2025 at 17:54

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë. “Mbledhja e Gjyqtarëve […]

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Plagosja në Fresk, shkak ofendimet në TikTok! 2 porositësit me precedentë

By: armand
12 December 2025 at 16:48

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar pak ditë më parë pranë rrethrrotulimit të Freskut. Plagosja mësohet se është bërë me porosi të Gjoke Ndrevatajt  dhe Xhemal Ukës të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Ata dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për të kryer plagosjen. Shkak i plagosjes janë bërë […]

The post EMRAT/ Plagosja në Fresk, shkak ofendimet në TikTok! 2 porositësit me precedentë appeared first on BoldNews.al.

Analiza/ Si ndikoi TikTok-u në politikë, gjatë zgjedhjeve parlamentare të Kosovës

By: Brisi
19 November 2025 at 12:38

Rrjeti social TikTok ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativëve politikë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë – të mbajtura më 9 shkurt – veçanërisht duke pasur parasysh se kjo është platforma më e përdorur në vend, sipas disa vlerësimeve të bëra në një raport të përpiluar nga organizata joqeveritare me seli në Bruksel, […]

The post Analiza/ Si ndikoi TikTok-u në politikë, gjatë zgjedhjeve parlamentare të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

TikTok me “dorë të hekurt”, heq më shumë se 189 milionë video nga platforma!

By: D Marku
17 October 2025 at 15:31

TikTok hoqi më shumë se 189 milionë video në tremujorin e dytë për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të komunitetit, sipas një deklarate të fundit nga firma.

Më shumë se 99% e përmbajtjes së hequr u hoq pas raportimeve të përdoruesve, ndërsa më shumë se 90% e videove të hequra u hoqën pa u parë për periudhën prill-qershor. 80.6% e përmbajtjes së hequr u hoq brenda një mesatareje prej dy orësh. Në Turqi, TikTok hoqi 4.4 milionë video për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të komunitetit.
Përafërsisht 99.4% e përmbajtjes së hequr të ngarkuar në Turqi u zbulua se shkelte rregullat e platformës pa asnjë raport nga përdoruesit, ndërsa 97% e videove të hequra u hoqën brenda 24 orëve. “Temat e ndjeshme dhe për të rritur” përbënin 30.6% të përmbajtjes së hequr, ndërsa “mallrat e rregulluara dhe aktivitetet tregtare” përbënin 30.5%, dhe 99.4% e përmbajtjes së hequr për shkak të politikës së “sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve” të TikTok u hoq para çdo shikimi.

Platforma e përmbajtjes së shkurtër gjithashtu rrëzoi 36 milionë transmetime të drejtpërdrejta në të gjithë botën në tremujorin e dytë, një rritje prej gati 100% krahasuar me periudhën e mëparshme. TikTok gjithashtu hoqi më shumë se 8 milionë reklama në prill-qershor për shkak të shkeljes së politikave të saj të reklamave. Ndërkaq, autoritetet në New York kanë paditur YouTube, TikTok, Meta Platforms dhe Snapchat, duke i akuzuar se kanë krijuar platforma “varësuese” që dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve. Në padi thuhet se këto kompani kanë shkaktuar një “rrezik publik”, duke ndikuar në rritjen e rasteve të ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit tek adoleshentët. Qyteti kërkon që kompanitë të mbajnë përgjegjësi për pasojat tek brezi i ri.

The post TikTok me “dorë të hekurt”, heq më shumë se 189 milionë video nga platforma! appeared first on Albeu.com.

Cllevio: Unë fitoj 200 deri në 350 mijë euro në vit nga TikToku

By: D Marku
8 October 2025 at 14:36

Cllevio Serbiano, i njohur për deklaratat e tij pa filtra, ka folur së fundmi në emisionin “Krejt n’debat”, ku ndau opinionin e tij për rolin e TikTok-ut në jetën e përditshme, jo vetëm si rrjet social, por si një mjet për të përballuar sfida personale dhe ekonomike.

Sipas tij, TikTok-u për shumë njerëz në lagje është bërë një mënyrë për të shprehur veten, për të përballuar depresionin dhe për të nxjerrë në pah realitetin e tyre. “Nëse nuk do të kishim TikTok, do të i shfaqnim problemet në rrugë”, tha ai.
Reperi Cllevio gjithashtu zbuloi shifra të mëdha përfitimi nga platforma, duke përmendur raste të miqve të tij që fitonin mijëra euro në pak minuta, dhe deklaroi se ai vetë gjeneron nga 200 deri në 350 mijë euro në vit nga aktiviteti në TikTok. “Jam CEO i TikTok-ut”, u shpreh ai me humor.

Ai nuk kurseu as një koment për përmbajtjen e rrjetit, duke thënë se nuk do të ndiqte reperin Stresi për shkak të “propagandës dhe sharjeve” që shpesh ndodhin në TikTok, veçanërisht në lidhje me reality show-t e njohura si Big Brother apo Ferma VIP.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Cllevio pritet të ekstradohet në Shqipëri nga Dubai gjatë kësaj jave.

The post Cllevio: Unë fitoj 200 deri në 350 mijë euro në vit nga TikToku appeared first on Albeu.com.

Familja mbretërore e Abu Dhabit bëhet aksionere kryesore në TikTok US pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trump

By: D Marku
26 September 2025 at 13:58

Familja mbretërore e Abu Dhabit, përmes fondit MGX të udhëhequr nga Sheiku Tahnoon bin Zayed Al Nahyan, do të bëhet një nga aksionerët kryesorë të TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja u arrit pas një urdhri ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërkon transformimin e pronësisë së TikTok në favor të entiteteve amerikane dhe aleateve të tyre strategjike.

Sipas kushteve të marrëveshjes, MGX do të zotërojë 15% të TikTok US dhe do të ketë një vend në bordin drejtues të kompanisë. Konsorciumi i përbërë nga Oracle, Silver Lake dhe MGX do të kontrollojë së bashku rreth 45% të aksioneve, ndërsa aksionarët amerikanë do të zotërojnë mbi 65% në total. ByteDance, kompania mëmë kineze, do të ruajë një pjesëmarrje prej 19.9%.

Trump e përshkroi marrëveshjen si një fitore për sigurinë kombëtare dhe kontrollin amerikan mbi një platformë me ndikim global. Ai përmendi ndër investitorët amerikanë emrat e Larry Ellison, Michael Dell dhe grupin Fox të Rupert Murdoch. “Kjo do të jetë një kompani krejtësisht amerikane, pa ndikim të huaj,” deklaroi Trump.

Zëvendëspresidenti JD Vance tha se marrëveshja vlerëson TikTok US me 14 miliardë dollarë dhe synon garantimin e privatësisë së përdoruesve. Reagimi nga pala kineze pritet, megjithëse Trump ka pohuar se ka marrë mbështetjen paraprake të presidentit Xi Jinping.

The post Familja mbretërore e Abu Dhabit bëhet aksionere kryesore në TikTok US pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trump appeared first on Albeu.com.

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok – pronësia në shumicë amerikane

By: D Marku
22 September 2025 at 16:30

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të miratojë një marrëveshje të propozuar këtë javë që do të sigurojë që TikTok në SHBA të jetë në pronësi të shumicës nga investitorët amerikanë dhe të mbajë të dhënat e përdoruesve në një cloud “të besueshëm” në SHBA, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se sipas marrëveshjes së re, operacionet në SHBA do të drejtohen nga një kompani e re e përbashkët, me kompaninë e saj aktuale mëmë, ByteDance , që mban më pak se 20% të aksioneve, siç kërkohet me ligj.

“Administrata mezi pret të finalizojë këtë marrëveshje me të gjitha palët e interesuara”, tha zyrtari, shkruajnë mediat e huaja.

“Presidenti Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv më vonë këtë javë për të miratuar marrëveshjen e propozuar.”

Kompania e re e përbashkët me seli në SHBA pritet të jetë në pronësi të shumicës së investitorëve amerikanë dhe të operojë në SHBA.
Bordi i drejtorëve pritet të përbëhet nga shtatë anëtarë – shumica e të cilëve duhet të jenë shtetas amerikanë me bazë në SHBA.

Sipas zyrtarit, Oracle, një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në vend, do të jetë ofruesi i besuar i sigurisë i TikTok në partneritet me qeverinë e SHBA.

The post Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok – pronësia në shumicë amerikane appeared first on Albeu.com.

Ndalimi i TikTok shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga njerëzit e Ramës

By: armand
8 September 2025 at 20:34

Gjashtë muaj pas ndalimit të TikTok-ut, edhe një nga aleatët më të afërt të kryeministrit Edi Rama vazhdon ta përdorë atë. Ndërsa pret gjyqin për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, poston rregullisht video në aplikacion nga qelia. Dhe ai nuk është […]

The post Ndalimi i TikTok shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga njerëzit e Ramës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit/ Kë po “kërcënon” Erion Veliaj?

By: V K
26 August 2025 at 12:27

Kryetari arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit, ka publikuar një mesazh, ku paralajmëron se mund të flasë dhe fjalët e tij do të përbëjnë lajm.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Tik Tok” një video, të cilën e shoqëron me një tekst në gjuhën angleze që përmban këtë mesazh: ”Kur unë të flas do të jetë breaking news”.

Më pas, në tekstin që shoqëron videon, ai shton: “Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë”.

Kujtojmë se Erion Veliaj, është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

Në korrik, atij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa, i janë komunikuar akuzat, mes të cilave përfshirja në korrupsion dhe pastrimi i parave, ndërsa në shtator SPAK do t’u komunikojë atyre edhe përfundimin e hetimit.

Vetë Veliaj dhe Xoxa, i kanë mohuar akuzat në reagime të mëparshme për mediat dhe kryebashkiaku i ka konsideruar ato si sulm politik.

 

The post VIDEO/ Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit/ Kë po “kërcënon” Erion Veliaj? appeared first on Albeu.com.

Tik Tok do të krijojë një aplikacion të ri vetëm për SHBA-në

By: Kult Plus
29 July 2025 at 20:50

ByteDance raportohet se po zhvillon një version të ri të aplikacionit TikTok vetëm për SHBA-në që do ta lançojë më 5 Shtator. Sipas The Information, kompania po ecën përpara me këtë plan për të qenë në përputhje me ligjin që kërkon shitjen e biznesit të TikTok në SHBA ose përndryshe rrezikon dëbimin nga vendi.

Raportoi sugjeron se përdoruesit në SHBA duhet të përdorin një aplikacion të ri nëse duan të kenë qasje në rrjetin social TikTok. Thuhet se ByteDance do të heqë aplikacionin ekzistues të TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA në momentin që i riu debution.

Besohet se versioni ekszitues i aplikacionit do të ndalojë së funksionuari në Mars dhe pse afatet mund të ndryshojnë.

Ky është zhvillimi më i fundit në sagën e TikTok ndërsa e ardhmja e tij është e paqartë pasi presidenti Amerikan Joe Biden nënshkroi një ligj që i jepte afat deri më 19 Janar të këtij viti të shiste biznesin Amerikan ose mund të dëbohej.

Por presidenti Trump vendosi ta shtyjë dy herë këtë afat përmes një urdhri ekzekutiv. Tashmë besohet se një marrëveshje është pranë ndërsa pritet miratimi i qeverisë Kineze./KultPlus.com

SHBA – Trump: Ka një blerës për TikTok, Xi do ta pranojë

NJU JORK, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Pothuaj 170 milionë TikToker-ët amerikanë mund të marrin frymë lirisht.

Pasi zgjati afatin për shitjen e platformës kineze deri në shtator, Donald Trump në fakt ka njoftuar se ka gjetur një blerës amerikan dhe se operacioni mund të përfundojë së shpejti me bekimin e Presidentit Xi Jinping.

“Kemi një blerës”, deklaroi ai në një intervistë me Fox News pa thënë emrin e kompanisë që duhet ta blejë aplikacionin nga Bytedance kineze, duke shmangur kështu ndalimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për TikTok, aq sa ftoi CEO-n Chew Shou Zi në inaugurim dhe gjithmonë ka siguruar se do ta shpëtojë atë.

Që më 22 janar, një ditë pas ceremonisë së inaugurimit, ai kishte deklaruar se kishte shumë kompani të interesuara, por në muajt e fundit askush nuk është paraqitur dhe kështu manjati është detyruar ta shtyjë afatin për shitje dy herë.

Bytedance gjithashtu kishte shprehur disa dyshime në lidhje me operacionin, duke pretenduar, prillin e kaluar, se “ka ende disa çështje kyçe për t’u zgjidhur”.

Tani Trump pretendon se ka marrë edhe dritën jeshile nga udhëheqësi i Pekinit.

“Ai ndoshta do ta bëjë”, tha ai, duke iu referuar Xi.

Ndër kandidatët e mundshëm për megablerjen janë gjigantët Meta, Microsoft, Oracle dhe Walmart, të cilët kanë shprehur interes në të kaluarën, por Amazon dhe Elon Musk janë gjithashtu midis kandidatëve të mundshëm.

“Ata janë njerëz shumë të pasur, do ta zbuloj brenda dy javësh”, u kufizua Trump duke thënë.

Sa i përket shqetësimeve për sigurinë dhe përkatësisht frikës se aplikacioni mund të shfrytëzohet nga qeveria kineze për të spiunuar amerikanët manjati e minimizoi atë, duke theksuar se e njëjta gjë mund të thuhet për “gjithçka që prodhohet në Kinë, si telefonat tanë”. /os/

The post SHBA – Trump: Ka një blerës për TikTok, Xi do ta pranojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BIRN: Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

By: user 6
27 June 2025 at 21:07

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten.

Të martën u publikua një raport nga dy studio ligjore të profilit të lartë – Kasowitz me seli në New York dhe Mishcon de Reya me seli në Londër, që e dënojnë paraburgimin e tij të vazhdueshëm si “të padrejtë”, duke e përshkruar si një “shkelje të mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të parimeve të procesit të rregullt ligjor sipas kushtetutës dhe ligjeve të Shteteve të Bashkuara”.

Raporti pretendon se Veliaj është arrestuar nga Gjykata kundër Korrupsionit në Shqipëri “pa asnjë vlerësim domethënës nëse paraburgimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa marrë në konsideratë alternativa të tjera ndaj paraburgimit”.

Nuk është e qartë sa ka kushtuar kjo përpjekje për Veliajn; tarifat në studion Kasowitz – që ka pasur si klientë Donald Trump dhe Robert De Niro – variojnë nga 500 deri në 1,950 dollarë për orë, me një pagesë paraprake fillestare prej 300,000 dollarësh. Mishcon de Reya ndërkohë përfaqësoi Princeshën Diana gjatë divorcit të saj nga Princi Charles. Media shqiptare ka spekuluar se fatura mund të mbulohet nga vëllai i Veliajt, Arber, i cili zotëron disa kompani dhe nuk përballet me akuza.

Ndërkohë, Veliaj ka mbushur Facebook-un dhe TikTok-un me postime që lavdërojnë arritjet e tij si kryebashkiak i Tiranës, duke listuar projektet e përmirësimit të parqeve, pishinave dhe këndeve të lojërave të qytetit.

Këtë javë ai i ftoi ndjekësit e tij të “rifreskojnë kujtesën pak për sa shumë është ndryshuar Tirana”.

“Të gjitha këto i kemi bërë së bashku!”, shpall ai.

Një kryebashkiak dhe ‘babi’ i përulur

Veliaj ishte një nga figurat në ngjitje të Partisë Socialiste përpara se të arrestohej më 10 shkurt me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokurorët pretendojnë se ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 1.1 milionë euro në lidhje me nëntë kontrata publike apo leje ndërtimi të firmosura prej tij. Gjykata vendosi ta mbante në paraburgim gjatë hetimeve dhe një gjykatë apeli rrëzoi kërkesën për lirim me kusht.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka masë sogurie për akuza të ngjashme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të dy i kanë mohuar akuzat.

Që në fillim të hetimeve, Veliaj ka përdorur rrjetet sociale për të kundërshtuar akuzat, duke sulmuar prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes. Ai e ka quajtur çështjen kundër tij “një inskenim të shëmtuar dhe farsë të rrezikshme” dhe e ka përshkruar prokurorin si “vrasës me pagesë”.

Ai është akuzuar gjithashtu se ka orkestruar një fushatë propagandistike përmes miqve të tij në media për të sulmuar kundërshtarët në sistemin e drejtësisë.

Por kohët e fundit Veliaj e ka ndryshuar tonin, nga agresiv në humoristik, duke synuar të promovojë një imazh simpatik dhe profesional.

Megjithëse TikTok është i ndaluar prej një viti në Shqipëri nga qeveria e mentorit të tij Rama, Veliaj e ka përdorur këtë platformë për të publikuar video ku thekson humorin e tij, përfshirë një postim që e përshkruan arrestimin e tij si “një film legjendar”.

“Njerëzit pyesin nëse burgu më ka ndryshuar, por unë gjithmonë kam qenë një kryetar babi i përulur, dhe shërbimi për të tjerët ka qenë gjithmonë gjuha ime e dashurisë,” shkruan ai në një tjetër video në TikTok.

Por ekspertët politikë në Tiranë janë skeptikë ndaj kësaj fushate joshjeje.

“Meqë strategjia me tone të forta dhe shantazh politik, e artikuluar brutalisht pas arrestimit, nuk funksionoi, Veliaj po mendon që të mos fokusohet më te aktorët politikë apo te prokuroria si shënjestër, por te publiku,” tha për BIRN analisti politik Ergys Mertiri.

Sipas Mertirit, strategjia e Veliajt – përmirësimi i imazhit për të ushtruar presion publik ndaj gjykatës që të mos e dënojë rëndë, tregon se ai e ka pranuar fatin e tij.

“Kjo tregon se Veliaj ka kapitulluar. Ai nuk kërkon më të shpëtojë, por të minimizojë dënimin,” u shpreh ai.

Rigels Xhemollari, ekspert politik dhe drejtues i organizatës Qëndresa Qytetare, mendon se fushata e PR-it nuk do të ketë sukses “sepse organet hetimore kanë treguar prej kohësh që nuk ndihen të kërcënuara nga media, e aq më pak nga postimet në TikTok”.

Pavarësisht mendimeve të ekspertëve, kryebashkiaku i burgosur nuk po kursehet për të siguruar lirinë.

Një media me qendër në Tiranë, Shteg.org, raportoi këtë javë se Veliaj ka kontraktuar gjithashtu një agjenci britanike PR të quajtur Kendal Global Advisory që të punojë për të.

BIRN i dërgoi një kërkesë për koment kompanisë për të verifikuar nëse Veliaj ose vëllai i tij janë klientë, por deri në kohën e publikimit nuk ka marrë përgjigje. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Lapsi.al.

Kritikoi bandat dhe policinë, TikToker-i venezuelian vritet gjatë transmetimit live

By: Besnik
27 June 2025 at 16:17

Një influencër venezuelian, i cili kritikoi si bandat ashtu edhe policët e dyshuar si të korruptuar, u qëllua për vdekje të hënën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, thanë autoritetet.

Ministria e Sigurisë Publike e Venezuelës tha në një deklaratë në Instagram se influencuesi Gabriel Jesús Sarmiento vdiq në qytetin e Maracay.

Sarmiento shpesh kritikonte grupet kriminale dhe korrupsionin e dyshuar në zbatimin e ligjit përmes përmbajtjes së tij në internet, dhe ministria shtoi se vdekja e tij erdhi menjëherë pasi ai raportoi “kërcënime të bëra kundër tij nga anëtarë të GEDO-ve (Grupeve të Strukturuara të Krimit të Organizuar, në spanjisht) dhe zyrtarë të dyshuar të policisë”.

Maracay është kryeqyteti i Aragua-s, rajoni nga i cili merr emrin banda famëkeqe Tren de Aragua, megjithatë nuk dihet ndonjë lidhje midis vdekjes së TikToker-it dhe grupit kriminal.

CNN ka kontaktuar policinë në Aragua për koment.

Ministria tha gjithashtu se i kishte caktuar Zyrës së 69-të të Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar “të hetojë, identifikojë dhe ndjekë penalisht” ata që janë përgjegjës për vdekjen e Sarmientos.

 

Në një regjistrim të transmetimit të drejtpërdrejtë të Sarmientos, të shikuar nga CNN, një grua mund të dëgjohet duke bërtitur jashtë ekranit, ndërsa një burrë e pyet pse po bërtet.

“Çfarë ndodhi, çfarë ndodhi?” bërtet burri në regjistrim, i ndjekur nga një breshëri e dendur të shtënash.

“Më qëlluan!” bërtet burri më pas. Videoja përfundon me imazhin e dy burrave të armatosur të paidentifikuar. Disa sekonda më vonë, transmetimi i drejtpërdrejtë ndalet dhe videoja mbaron.

Vdekja e Sarmientos vjen pak më shumë se një muaj pasi një tjetër influencuese latino-amerikane u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Influencuesja meksikane e bukurisë, Valeria Marquez, u qëllua dhe u vra në një sallon bukurie në Jalisco në maj, duke shkaktuar zemërim për shkallën e lartë të femicideve në rajon.

Vetëm pak ditë para vdekjes së Marquez, një grua tjetër – kandidate për kryetare bashkie në shtetin e Veracruz – u qëllua për vdekje, gjithashtu gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, së bashku me tre persona të tjerë.

CNN po bën përpjekje për të kontaktuar familjen e Sarmientos, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Venezuelës, Tarek William Saab, për më shumë informacion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kritikoi bandat dhe policinë, TikToker-i venezuelian vritet gjatë transmetimit live appeared first on Euronews Albania.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis hetim ndaj “VIP-ave” të TikTok-ut

By: user7
25 June 2025 at 11:05

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale. Bëhet fjalë për të ardhura të përfituara nga platformat Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google dhe PayPal.

Sipas njoftimit, nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara. Në deklaratën e shpërndarë thuhet se Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Në përfundim të njoftimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

POSTIMI:

Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

The post Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis hetim ndaj “VIP-ave” të TikTok-ut appeared first on Lapsi.al.

Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend

25 June 2025 at 09:38

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sakaq, thirrje ka për të gjithë këta tatimpagues, që të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt për të shmangur penalitetet.

“Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

The post Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌