Besiktasi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Fenerbahces me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Turqisë.
Vendimtar në këtë fitore të mysafirëve ishte ylli kosovar Milot Rashica i cili asistoi tek goli i fitores, duke kompletuar kështu një ndeshje fantastike.
Besiktasi kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 33-të pas golit të realizuar nga Vaclav Cerny që realizoi për rezultatin 1-0.
Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 43-të të ndeshjes duke shënuar për të barazuar shifrat në 1-1 me anë të Marco Asensios që ishte i saktë nga pika e bardhë.
Kur po luheshin minutat e fundit dhe dukej që ndeshja do të përfundonte pa fitues, Rashica prodhoi një moment magjie.
29-vjeçari me një super pasim prej afro 30 metrash, e gjeti në mënyrë fantastike sulmuesin çek Cerny, i cili me gjakftothësi realizoi golin e fitores dhe të dytin e tij personal në këtë derbi.
Për Rashicën ky ishte asistimi i tij i tretë në të gjitha garat këtë edicion, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer nëpër të cilën po kalon./Telegrafi/
Glauk Konjufca qëndroi në Therandë, ku takoi të rinjtë dhe vullnetarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai tha se ata reflektuan forcën e brezit që beson dhe vepron për Republikën, prandaj ishte i bindur se ky rrugëtim, është ai drejt fitores së madhe më 28 dhjetor.
Konjufca vazhdoi takimet e tij edhe me qytetarët e Budakovës, në prani të të cilëve u vu theksi te vendosmëria për të mos lëshuar pe për sovranitetin, sigurinë dhe begatinë.
Glauk Konjufca më pas qëndroi në odat e familjeve Kryeziu, Paçarizi, Morina dhe Halili. Në mes bisedash të hapura e mikpritjes tradicionale, u diskutua për identitetin kombëtar, historinë dhe vizionin për të ardhmen e përbashkët.
Sipas Konjufcës takimet e tilla e rikonfirmojnë rrugëtimin e drejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i nisur më 2021, duhet të vazhdojë me përkushtim, pa lëshuar pe e pandalshëm drejt 28 dhjetorit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka theksuar se sigurimet shëndetësore është dashur të jenë prioritet kombëtar i qeverisjes aktuale, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri më tani.
Ismaili tha se Kosova ka jetëgjatësinë më të ulët në Evropë, ndërkohë që qytetarët paguajnë nga xhepi rreth 40 për qind të shpenzimeve shëndetësore, dyfish më shumë se norma e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Ne paguajmë shumë dhe jetojmë pak,” u shpreh Ismaili.
Ai kujtoi se gjatë kohës sa ka qenë ministër i Shëndetësisë kishte nisur kontakte konkrete për ndërtimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore, përfshirë bashkëpunimin me siguruesin më të madh publik gjerman, i cili kishte dërguar edhe delegacion në Kosovë dhe ishte shprehur i gatshëm të ndihmonte në këtë proces.
Sipas Ismailit, pas largimit të tij nga Ministria e Shëndetësisë nuk është ndërmarrë më asnjë hap në këtë drejtim, duke e cilësuar këtë si mungesë serioze të kujdesit institucional ndaj barrës financiare që qytetarët përballen çdo ditë.
Ai theksoi se me Bedri Hamzën në krye të qeverisë, sigurimet shëndetësore dhe gjendja e shëndetësisë në përgjithësi do të trajtohen si prioritet kombëtar, për t’u ofruar qytetarëve mirëqenie dhe mbrojtje reale.
Dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë mbetet një rrezik serioz për integritetin medial dhe proceset demokratike, ndërsa format e tij po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, veçanërisht përmes mediave sociale dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.
Kështu u tha në episodin e pestë të serisë “Përballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia në Kosovë), ku u diskutua roli i organizatave të shoqërisë civile në luftën kundër dezinformimit, me fokus të veçantë periudhën zgjedhore.
Në këtë episod të ftuar ishin Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), dhe Festim Rizanaj, hulumtues në platformën HIBRID.
Ajo nënvizoi se AGK-ja, përveç mbrojtjes së gazetarëve, ka zgjeruar rolin e saj edhe në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe integritetit të informacionit, përmes trajnimeve, akademive dhe bashkëpunimit me platforma të verifikimit të fakteve.
Foto: Ridvan Slivova
“Gazetarët kanë qenë të përgatitur për t’i demantuar dezinformatat, por problemi kryesor është mungesa e edukimit mediatik te qytetarët,” theksoi ajo.
Sipas Mulliqit, mungesa e edukimit medial në sistemin arsimor dhe shfaqja e portaleve të përkohshme gjatë fushatave e bëjnë mjedisin informativ edhe më të brishtë.
Ndërsa hulumtuesi nga HIBRID, Festim Rizanaj, tha se mediat sociale kanë ulur autoritetin e medias profesionale dhe kanë krijuar një “mjegull informativ”.
“Sot shumica e njerëzve informohen përmes mediave sociale, ku qarkullojnë lloj-lloj informacionesh, përfshirë edhe dezinformata,” tha Rizanaj në “Përballje Podcast” me kreyredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu.
Ai paralajmëroi se gjatë fushatave zgjedhore hapen qindra faqe dhe llogari që shpërndajnë përmbajtje të rreme, përfshirë deklarata të vjetra, imazhe të manipuluara dhe video të gjeneruara me inteligjencë artificiale.
“Së fundmi kemi edhe video të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat imitojnë intervista të mediave kosovare për t’i dhënë legjitimitet përmbajtjes së rreme,” shtoi ai.
Narrativa nga mediat ruse dhe serbe
Rizanaj prezantoi edhe gjetjet e hulumtimeve të fundit të HIBRID.info, duke theksuar ndikimin e mediave ruse dhe serbe në hapësirën informative të Ballkanit Perëndimor.
“Narrativat e Russia Today dhe Sputnik në gjuhën serbe amplifikohen nga tabloidet në Serbi dhe arrijnë te komuniteti serb në Kosovë,” tha ai.
Sipas tij, këto narrativa shpesh e paraqesin Listën Serbe si të vetmen alternativë politike për serbët në Kosovë, ndërsa institucionet e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë si kërcënim për mbijetesën e tyre.
Foto: Ridvan Slivova
Thirrje për edukim medial
Të dy panelistët u pajtuan se zgjidhja afatgjate nuk qëndron vetëm te demantimi i dezinformatave, por te edukimi medial i qytetarëve.
“Ne nuk kemi shkop magjik për ta zgjidhur problemin, por edukimi medial duhet të institucionalizohet,” tha Mulliqi.
Ndërsa Rizanaj theksoi rëndësinë e orientimit të publikut drejt mediave kredibile.
“Media serioze kanë ekipe, burime dhe verifikim. Faqet në rrjete sociale me prapashtesa ‘info’ apo ‘gazeta’ nuk janë domosdoshmërish media,” tha ai.
Diskutimi u mbyll me thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet mediave tradicionale, organizatave të shoqërisë civile dhe platformave të fakt-checking-ut, për të mbrojtur integritetin e informacionit dhe proceset demokratike në Kosovë./Telegrafi/.
Ky është episodi i pestë i serisë “Përballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia në Kosovë), që synon të nxisë debat për rolin e mediave, sfidat e besueshmërisë dhe ndikimin e dezinformimit gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë. /Telegrafi/
Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi - FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i pestë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.
Përdorimi i sistemeve digjitale për menaxhimin e pyjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, përmirësimin e monitorimit dhe forcimin e qeverisjes mjedisore në Kosovë.
Nexhmije Kamberi, Zyrtare për biodiversitet në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tha se këto sisteme mundësojnë monitorim në kohë reale përmes imazheve satelitore dhe GIS-it.
“Sistemet digjitale lehtësojnë koordinimin institucional, rrisin transparencën dhe mundësojnë qasje në të dhëna të verifikuara,” tha Kamberi shkruan Telegrafi.
Ajo theksoi se digjitalizimi ndihmon edhe në harmonizimin e legjislacionit pyjor me standardet evropiane dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ajo theksoi se teknologjia mundëson monitorim më efikas të gjendjes së pyjeve.
“Monitorimi përmes imazheve satelitore dhe GIS-it mundëson analiza në kohë reale mbi ndryshimet e mbulesës pyjore,” u shpreh ajo.
Ky podcast është pjesë e serisë së podcasteve të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO. Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/.
Ortopedi Arian Bujupi gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, ka sqaruar dallimin mes krisjes dhe thyerjes së kockës, duke theksuar se këto dy gjendje nuk janë të njëjta as për nga ashpërsia, as për nga mënyra e trajtimit dhe rikuperimit.
Sipas Bujupit, krisja e kockës përkufizohet si një vijë e hollë në kockë dhe konsiderohet si dëmtim më i lehtë.
“Ka shumë pak raste kur krisjet operohen”, ka theksuar ai, duke shtuar se këto dëmtime zakonisht shërohen më shpejt dhe me komplikime minimale.
Ndryshe nga krisjet, Bujupi tha se thyerjet e kockave paraqesin një problem shumë më serioz.
Sipas tij, ato nënkuptojnë shkëputjen e kontaktit ndërmjet dy pjesëve të kockës, çka e bën trajtimin më kompleks.
Bujupi theksoi se shumica e thyerjeve kërkon ndërhyrje operative, sidomos kur pozicioni i kockës nuk është i kënaqshëm.
"Në disa raste, thyerjet mund të trajtohen edhe pa operacion, përmes repunimit dhe imobilizimit, por kjo varet nga pozicioni dhe stabiliteti i kockës. Jo çdoherë te kockat rezultatet me repunim janë të kënaqshme dhe mandej duhet të operohen”, ka shpjeguar Bujupi.
Për më shumë shikoni podcatin e plotë "Shëndeti në rend të parë":
Pyjet e Kosovës përbëjnë rreth 45 për qind të territorit të vendit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet brenda zonave të mbrojtura, përfshirë rezervatet strikte, parqet kombëtare dhe peizazhet e mbrojtura.
Kështu u tha në kuadër të serisë së podcasteve që pasqyrojnë rezultatet e programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi - FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia.
Në episodin e pestë të serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet” mysafire ishte Nexhmije Kamberi, zyrtare për biodiversitet në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, e cila tha se pyjet në zonat e mbrojtura kanë rëndësi të veçantë për ekosistemin.
“Pyjet brenda këtyre zonave karakterizohen me biodiversitet shumë të pasur dhe kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit ekologjik, mbrojnë burimet ujore dhe ndikojnë në mikroklimë,” u shpreh Kamberi shkruan Telegrafi.
Sipas Kamberit, pavarësisht statusit ligjor, gjendja e pyjeve në zonat e mbrojtura vazhdon të jetë problematike.
“Sa i përket gjendjes së pyjeve në zonat e mbrojtura, gjendja është ende sfiduese,” tha ajo.
Ajo theksoi se kërcënimet kryesore lidhen me aktivitetet ilegale dhe faktorët klimatikë.
“Në radhë të parë, prerjet e pakontrolluara mbesin shqetësim kryesor, sepse shkaktojnë reduktimin e biodiversitetit,” theksoi Kamberi transmeton Telegrafi.
“Zjarret janë gjithashtu problematikë, ndërsa ndryshimet klimatike ndikojnë negativisht përmes rritjes së temperaturave dhe paraqitjes së thatësisë, që mundëson shfaqjen e parazitëve dhe dëmtuesve,” shtoi ajo.
Kamberi vuri në pah edhe ndikimin e ndërtimeve infrastrukturore.
“Ndërtimet infrastrukturore që po ndodhin në zonat e mbrojtura ndikojnë në defragmentimin e habitateve dhe zvogëlojnë sipërfaqet pyjore,” tha ajo.
Duke folur për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, Kamberi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse mundëson shkëmbimin e njohurive dhe përmirësimin e gjendjes në terren,” u shpreh ajo.
Ajo vlerësoi edhe sistemet digjitale të të dhënave për pyje të prezantuara nga programi i FAO-s.
“Sistemet digjitale lehtësojnë koordinimin institucional dhe rrisin transparencën, duke bërë të mundur qasjen e publikut dhe institucioneve në të dhëna të verifikuara,” tha Kamberi.
“Ato përmirësojnë monitorimin e pyjeve përmes analizave në kohë reale, duke përdorur imazhe satelitore dhe GIS,” shtoi ajo.
Kamberi përmendi edhe shembuj konkretë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
“Një shembull konkret është ripyllëzimi në Komunën e Dragashit, i mbështetur nga FAO, i cili ka ndikuar pozitivisht në gjendjen e ekosistemeve pyjore,” tha ajo.
“Po ashtu, falë bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të vullnetarëve, është arritur të parandalohet dhe menaxhohet zjarri në rajonin e Prevallës,” shtoi Kamberi.
Në mesazhin përmbyllës, Kamberi theksoi rëndësinë e pyjeve për jetën dhe shëndetin publik.
“Mjedisi natyror, biodiversiteti dhe pyjet janë pasuri e jashtëzakonshme e vendit tonë dhe ruajtja e tyre është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve. Pyjet janë të rëndësishme për stabilitetin ekologjik, për shëndetin publik dhe për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Prandaj, pyjet duhet t’i ruajmë bashkërisht,” përfundoi Kamberi.
Ky podcast është pjesë e serisë së podcasteve të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO. Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/
Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti "Etnokuqa", ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.
"Në orën 18:32 dhe 44 sekonda, kamera e Etnokuqes e kanë inicizuar ardhjen nga kamerat e brendshme në restorant, shihet se si familja Murseli vjen, ja vetura e markës Seat… Në orën 18:35, hyrja e Granit Plavës në restaurantin Etno Kuqa i cili do të ulet në të kundërtën e familjes Murseli", tha ajo.
Në pamje shihet edhe Naim Murseli, lëviz brenda restaurantit dhe i drejtohet tavolinës së Granit Plavës.
Po ashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hypin në makinë./kp/
Pezullimi i përkohshëm i Lotarisë Amerikane ka ngritur shqetësime të shumta te mijëra aplikantë, përfshirë edhe shqiptarët që çdo vit presin me interes këtë program emigrimi.
I ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, eksperti i emigracionit në SHBA, Lorenc Mansaku, paralajmëroi se situata mbetet e paqartë dhe se pezullimi mund të prekë edhe personat që tashmë e kanë fituar lotarinë.
Sipas Mansakut, aktualisht janë pezulluar të gjitha aplikimet për ndryshim statusi brenda Shteteve të Bashkuara, ndërsa Departamenti i Shtetit, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, po shqyrton hapat e mëtejshëm.
“Nuk kanë dalë ende udhëzime të qarta. Jemi në një fazë zhvillimi dhe flasim hipotetikisht, por ekziston rreziku që pezullimi të shtrihet edhe te intervistat në konsullata, përfshirë edhe Shqipërinë”, u shpreh ai.
Eksperti theksoi se, nëse kjo ndodh, edhe fituesit që janë në pritje të intervistës mund të përballen me vonesa ose pezullim të procesit.
“Kam frikë se ky pezullim mund të zgjasë dhe ndoshta të shkojë përtej afatit të programit, që përfundon më 30 shtator 2026”, tha Mansaku.
Ai kujtoi se Lotaria Amerikane nuk mund të hiqet përfundimisht pa një vendim të Kongresit, pasi kjo do të kërkonte ndryshime në Aktin e Emigracionit dhe Nënshtetësisë.
Megjithatë, sipas tij, administrata aktuale synon një rishikim të programeve të emigracionit, duke favorizuar punonjës të kualifikuar dhe kritere më të forta për pranimin e emigrantëve.
Në këtë situatë të paqartë, Mansaku kishte një sugjerim për ata që tashmë e kanë marrë vizën.
“Këshilla ime është që të udhëtojnë mundësisht sa më shpejt, sepse nuk dihet se çfarë udhëzimesh do të jepen më vonë për personat që kanë fituar vizën dhe në vazhdim. Pra, në këto momente nëse dikush ka fituar vizën duhet të udhëtojë sa më parë në mënyrë që ta shmangë këtë pezullim. E zëmë dikush ka bërë intervistën, ka fituar vizën të shkojë nesër. Që nesër në këtë situatë të paqartë ku nuk dihet se çfarë urdhri do dalë nesër”, tha ai.
I pyetur nëse mund të kthim mbrapsht të këtyre personave, Mansaku u përgjigj: “Jo, këtë nuk e mendoj. Në momentin që hyn në Shtetet e Bashkuara ndoshta mund të ketë një vonesë në marrjen e Green Card. Ndoshta kjo mbetet për t'u parë, por në momentin që ka hyrë në Amerikë, ai person quhet person me Green Card”. (A2 Televizion)
Ndërtimi në Kosovë nuk është më i përqendruar vetëm në kryeqytet, por po shtrihet me intensitet të lartë edhe në komunat dhe regjionet tjera të vendit, ku po zhvillohen projekte të reja banesore dhe urbane dhe jo vetëm.
Kështu u tha në “Përballje Podcast” nga Faton Hoxha, i cili theksoi se “boom” ndërtimi po vërehet në të gjitha regjionet e Kosovës.
“Në secilin prej regjioneve të Kosovës ka boom ndërtimi – Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj”, u shpreh Hoxha.
Sipas tij, Ferizaji është ndër komunat me zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe ndërtimor pas Prishtinës, ndërsa Prizreni po shënon zgjerim të madh drejt zonave përreth.
“Prizreni praktikisht po bashkohet me zonat përreth përmes projekteve të mëdha ndërtimore”, tha Hoxha shkruan Telergafi.
Ai theksoi se edhe Gjakova po përjeton rritje të ndjeshme të ndërtimeve të reja, pavarësisht madhësisë së qytetit, ndërsa zhvillim të vazhdueshëm po shënojnë edhe Peja, Gjilani dhe Mitrovica.
Foto: Ridvan Slivova
Hoxha shtoi se dhënia e lejeve të reja ndërtimore dhe vazhdimi i projekteve të mëdha tregojnë qartë se kërkesa për banesa ekziston edhe jashtë kryeqytetit.
“Përderisa po jepen leje të reja ndërtimi, kjo tregon se ka kërkesë. Në momentin që nuk ka kërkesë, nuk ka as ndërtim”, theksoi ai.
Në përmbyllje, Hoxha tha se ndërtimi do të vazhdojë në të gjitha këto komuna për aq kohë sa ekziston interes real për blerje.
“Derisa ka blerës dhe kërkesë reale, ndërtimi nuk do të ndalet”, përfundoi ai./Telegrafi/.
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Zejnullahu ka folur me nota shumë pozitive për progresin e madh që ka shënuar futbolli i Kosovës vitet e fundit, duke theksuar se Kombëtarja tashmë është konkurruese ndaj çdo kundërshtari, pavarësisht emrit apo reputacionit.
Ai theksoi se zhvillimi nuk vërehet vetëm te përfaqësuesja, por edhe te futbolli vendor, duke marrë si shembull lojtarët që kanë kaluar nëpër Superligën e Kosovës dhe sot performojnë pa vështirësi në nivele më të larta.
“Kosova ka ecur shumë, shumë përpara. Edhe jam i lumtur që kur te shoh Kosovën me cilindo shtet po është e barabartë me secilën, po Lufton me secilën”.
“Po i shoh lojtarët që kanë luajtur në ligën tonë dhe po luajnë pa asnjë problem domethënë liga jonë ka shumë cilësi, por edhe prej se ka ardhur Foda, mendoj se është rritur shumë”.
“Unë i përcjelli shumë ligën e Kosovës. Nuk pritoj, ndoshta kur luhej të premten, të shtunën, të dielën, dy ndeshje gjithmonë i kam parë plus Prishtinën tri ndeshje në javë”.
“Ka ndodhë ne kemi luajtur të premten, tani nuk e di se me kë, Foda ka qenë në stadium e ka parë ndeshjen”.
“Jam shku të shtunën për ta parë Dritën, ka qenë në stadium, prej aty të dielën kam qenë me pa Ballkanin, edhe atje ka qenë në stadium, që selektorat tjerë nuk i kam parë më përpara”, ka deklaruar Zejnullahu.
Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
“Pse ia dedikova golin tim Ronaldos? Sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me mua, më ka ndihmuar të përshtatem në Madrid, tani është miku im dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”.
“Dua t’i dërgoj urimet e mia më të mira, Gëzuar Krishtlindjet dhe një Vit të Ri të lumtur”.
“Në vitin 2026, do ta japim jetën për këtë klub. Kemi shumë gjëra për të dëshmuar”.
“Kur isha një djalë i vogël, thosha se dhurata ime e ëndrrave për ditëlindje do të ishte të luaja një ndeshje për Real Madridin. Sonte, ajo ëndërr u bë realitet”, ka deklaruar Mbappe./Telegrafi/
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Ish-futbollisti Zejnullahu ka zbuluar detaje interesante rreth kalimit të tij te Prishtina, duke theksuar se vendimi për t’u bashkuar me kryeqytetasit ka qenë i menjëhershëm dhe pa asnjë hezitim.
Ai tregon se kontakti i parë erdhi nga Afrim Muçiçi, me të cilin u takua personalisht në Prishtinë për të finalizuar marrëveshjen.
“Më ka kontaktuar Afrim Muçiçi, edhe si sot e kujtoj jam takuar, ka qenë lokali në stadium të Prishtinës, “Prn Arena” është quajtur”.
“Aty jam takuar me Afrimin, ka qenë edhe vëllai im Dritoni bashkë me mua në takim dhe 10 minuta jena marrë vesh, sepse nuk kam pasur dyshim që të shkojë aty”.
“Madje kam pasur intervista më herët që nëse largohem prej Flamurtarit, vetëm te Prishtina mund të shkojë”.
“Me Afrimin sa kam luajtur te Prishtina, tani më ka ra edhe të punojmë bashkë, kam kaluar shumë mirë”.
“Nuk e kam pasur të vështirë sepse te Prishtina kam pasur gjithmonë dëshirë të luajë”, ka deklaruar Zejnullahu.
Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Milot Rashica ishte protagonisti kryesor në fitoren e Besiktasit të shtunën në mbrëmje, duke i dhënë ekipit të tij tre pikët e radhës në Superligën e Turqisë.
Besiktasi mposhti Rizesporin me rezultat 1-0 në stadiumin e tij, në kuadër të javës së 17-të, duke shënuar fitoren e parë pas dy barazimeve rresht.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin vendimtar në minutën e 64-të, duke realizuar një përfundim të bukur pas një aksioni të mirë nga krahët.
Ky ishte goli i parë i Rashicës në këtë kampionat, pas dy asistimeve të mëparshme.
Nga ana tjetër, te Rizespori, mesfushori Qazim Laçi luajti për gjithë ndeshjen, ndërsa Altin Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të. Megjithatë, skuadra e tij nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Besiktasi grumbullon 29 pikë dhe ngjitet në vendin e pestë të renditjes, ndërsa Rizespori mbetet në vendin e 11-të me 18 pikë.
Milot Rashica, i cili vazhdon të tregojë formë të mirë këtë sezon, pritet të jetë një element kyç për Beshiktashin në vazhdim të kampionatit./Telegrafi/
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Zejnullahu ka folur së fundmi për lidhjen e tij të veçantë me klubin dhe për marrëdhëniet e mira që kishte me drejtuesit e asaj kohe.
Ai theksoi se kurrë nuk ka menduar të largohet nga klubi dhe se ndihej pjesë e një ambienti të ngrohtë dhe korrekt.
Një episod interesant nga karriera e tij lidhet edhe me pagat në klub, të cilat atëherë ishin shumë të ndryshme nga sot
“Po, se kam menduar asnjëherë të largohem prej Flamurtarit. Bile nuk kisha qejf as të dilja nëpër takime. Kam qenë i lidhur me klubin në atë kohë, edhe me kryesinë e klubit, kanë qenë kryesi shumë korrekte”.
“M’i përmend me emra, ka qenë Ekrem Qerolli, Mujë Dushi, Ekrem Latifi, Ymer Ademi që është tash, Bedri Humolli, me atë kam qenë i lidhur edhe jashtë futbollit”.
“E kujtoj një rast, në atë kohë nuk kanë qenë rrogat si tash, edhe merrem vesh me Ekrem Qerollin 500 euro rroga”.
“Edhe ndërkohë mas dy jave më thirrë në telefon, më thotë e ke rrogën 600 euro, sepse ia kam bërë edhe një lojtari tjetër”, ka deklaruar Zejnullahu.
Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Skuadra rumune Arges u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Otelul Galatit në kuadër të javës së 21-të të kampionatit.
Kjo ishte ndeshja e dytë pa fitore për Arges, pas barazimit pa gola 0-0 xhiron e kaluar ndaj Botosanit në shtëpi.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për Arges e shënoi reprezentuesi kosovar Leard Sadriu, i cili realizoi në minutën e 87-të për të ngushtuar shifrat në 2-1.
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Zejnullahu e nis rrëfimin e tij duke treguar se si ka debutuar si i ri tek Flamurtari, gjë për të cilën meritat kryesore ia atribuoi trajnerit Avdyl Bellopoja.
Ai gjithashtu ka treguar edhe për ndeshjen në të cilën ka bërë debutimin e tij me fanellën e këtij klubi.
“Tek ekipa e parë kur kam dalë kam qenë si i ri shumë, ka qenë Avdyl Bellopoja, trajneri im i parë në ekipin e parë, të cilin e falenderoj edhe atë sepse na ka mbështetur shumë si të ri, ka pas guxim, na ka mbështetë, që me pas sa ma të lehtë mu ambientu në ekip të parë si të ri dhe na ka dhënë rastin”.
“Ndeshja e parë më kujtohet ka qenë me Vllazninë e Pozheranit për kupë. Ka qenë domethënë ndeshja e parë në dimër, menjëherë ka qenë loja e parë kanë luajtur me Lirinë e Prizrenit, më kujtohet ekipi i parë, nuk kam luajtur”.
“E mërkurë ka qenë pas tri ditëve ndeshja për kupë me Vllazninë e Pozheranit, kam qenë në bankë rezervë. Ka qenë Driton Islami në atë kohë, Potoku me nofkën i Podujevës”.
“Ai ka qenë, u lëndua në minutën e pestë dhe trajneri Avdyl më ka fut dhe prej asaj ndeshje, ose më ka shti prej fillimit ose në pjesën e dytë, pothuajse i kam luajtur të gjitha ndeshjet”, ka rrëfyer Zejnullahu.
Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Burnley ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.
Skuadra e drejtuar nga Scott Parker po kalon në një krizë të madhe të rezultateve këtë sezon dhe ia dolën të evitojnë humbjen krejt në fundin e ndeshjes.
Autor i golit për mysafirët në këtë sfidë ishte Armando Broja, i cili pasi u fut në lojë në minutën e 65-të, ia doli të realizojë në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 1-1.
Për Brojën, ky ishte goli i tij i parë këtë edicion në kampionatin anglez, teksa ka 11 ndeshje të luajtura deri më tani.
ARMANDO BROJA SCORES HIS FIRST GOAL IN THE PREMIER LEAGUE SINCE OCTOBER 2023!!!!
Pavarësisht se për Brojën ky gol mund të jetë një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e kampionatit, për skuadrën e tij kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore.
Burnley aktualisht pozicionohet në pozitën e parafundit në tabelë (19) me 11 pikë të grumbulluara, teksa xhiron e ardhshme do të jenë nikoqir të Evertonit./Telegrafi/
Kastriot Çako, ish-oficer i lartë i Policisë së Shtetit, ka dalë me zë dhe fizgurë për të bërë një denoncim të fortë për një ngjarje që i ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, në ambientet e Komisariatit Nr.2 në Tiranë. Sipas rrëfimit të tij përballë gazetarit Igli Çelmeta, më datë 10 Dhjetor, rreth orës […]