Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e familjes ku ishte Liridona, Naim dhe fëmijet. Ndërkohë pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava, autori i vrasjes. Në pamjet shihet momenti kur Naim Murseli e sinjalizon duke prekur hundën […]
Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti "Etnokuqa", ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.
"Në orën 18:32 dhe 44 sekonda, kamera e Etnokuqes e kanë inicizuar ardhjen nga kamerat e brendshme në restorant, shihet se si familja Murseli vjen, ja vetura e markës Seat… Në orën 18:35, hyrja e Granit Plavës në restaurantin Etno Kuqa i cili do të ulet në të kundërtën e familjes Murseli", tha ajo.
Në pamje shihet edhe Naim Murseli, lëviz brenda restaurantit dhe i drejtohet tavolinës së Granit Plavës.
Po ashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hypin në makinë./kp/
Sot në orën 09:30 po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Seanca do zhvillohet në Gjykatën Themelore ku pritet shqyrtimi i provave dhe procedurave lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria.
Të akuzuarit po përballen me drejtësinë nën dyshimet për përfshirje në këtë rast të rëndë penal, i cili ka ngjallur interes të madh publik.
Seanca e kaluar e planifikuar të mbahej më 12 dhjetor u anulua dhe e njëjta u vendos që të zhvillohet sot.
Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.
Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.
Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. /Telegrafi/
Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe la pasoja të thella te familja e saj. Ajo u vra më 29 nëntor 2023, para syve të fëmijëve, në një natë që rezultoi të ishte e planifikuar, sipas dokumenteve të reja të siguruara nga Klan Kosova. […]
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e reja e cila u vra dy vite më parë në Kosovë, ka bërë një postim prekës në rrjete sociale. Ai thotë se këto dy vite nuk kanë qënë aspak të lehta për familjen Ademaj, ndërsa shton se nuk do të ndalen derisa të gjejnë drejtësi për vrasjen e […]
Ditën e sotme bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës.
“Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër.Malli për ty shtohet qdo ditë, mungesa jote vërehet në qdo kohë.
Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje, nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë. Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë. Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.
Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër. Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar. Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion”, shkruan ai ne postimin prekes.
Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë.
Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin – i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
Procesi gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve të përfshirë ka nisur në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Më 15 janar 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj katër të dyshuarve: Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, Tom Dodaj
Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës së tij, duke rikthyer vëmendjen te dhimbja e familjes dhe kërkesa për drejtësi.
"Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër Malli për ty shtohet çdo ditë, mungesa jote vërehet në çdo kohë. Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë", ka shkruar ai.
Tutje, ai ka shkruar "Na ka marrë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njëjtë".
"Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilët padrejtësisht të morën nga ne. Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty motër. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar. Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion", ka pohuar ai.
Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë
Pas problemeve teknike, gjyqtarja Fatime Dërmaku ka propozuar qe të ndërpritet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 dhjetor.
Ne shqyrtimin gjyqësor, ku ishte paraparë shfaqja e sekuencave nga shtëpia e Naim Murselit, për shkak të materialeve të shumta, nuk kanë arritur që të njëjtat të transmetohen para trupit gjykues.
"Trupi gjykues e sheh të arsyeshme të ju jap kohën e nevojshme që t'i bartni sekuencat, përndryshe në këtë formë nuk ka mundësi kështu se folldera ka shumë. Nëse je e gatshme, nëse jo shkojmë me datën 12", ka thënë gjyqtarja Fatime Dërmaku.
Me këtë propozim është pajtuar prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila tha se nuk është bërë selektim i pamjeve, me qëllim që të mos nxiten dyshime për fshehje nga ana e palës mbrojtëse.
"Në pauza paradite dhe pasdite të shqyrtimit gjyqësor unë kam provuar të kontaktojë me zyrtarin e IT , profesionistë nga prokuroria që të mund të ndajmë video incizimet, mirëpo, pasi që ka qenë pauza nuk kanë qenë të qasshëm, të disponueshëm, ashtu qe do të ishte më së miri pasi që follderi ka të bëjë për video incizimet, pamjet para shtëpisë të të akuzuarit Naim Murseli, është një file (fail) i madh video, diku 700-800 gigabajt, ashtu që do të ishte mirë që kjo seancë të caktohet për ndonjë ditë tjetër apo me datën 12. Prokuroria do të mundohet qe sekuencat të dorëzohen të ndara.
Ne si prokurori, në hardisk, i kemi bartur te gjitha përmbajtjet pa ndarë asgjë. Dhe nuk kemi ndërprerë dhe nuk kemi shkëputur asnjë sekuencë për arsye që mund të kemi kundërshtime nga ana e mbrojtjes. Që mos t'i bien që prokuroria ka dashur diçka të fshehë nga ajo... Lëvizjet e Naim Mueselit ditën kritike si dhe disa veprime ditën e nesërme. Prokuroria pas kësaj do të mundohet t'i ndajë sekuencat të kohës që kemi propozuar dhe të paraqiten për seancën e ardhme", tha ajo.
Trupi gjykues ka vendosur që seanca të ndërpritet dhe seanca e radhës të mbahet me datën 12 dhjetor.
"Në këto rrethana trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit, seanca e sotme ndërpritet dhe e radhës do të jetë me 12.12, sipas agjendës se përcaktuar. Prej orës 9 deri në orën 12", tha ajo.
Paraprakisht është mbajtur një pauzë deri në orën 13:10, për shkak të problemeve të natyrës së njëjtë teknike.
Në gjykatore kanë qenë të pranishëm të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.
Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi dhe avokati mbrojtës, Leutrim Syla.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla./kp/
Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava. Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. […]
Seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, po vazhdon me administrimin e provave.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq ka treguar për komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte rasti tragjik.
Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njejtin restaurant me Naim Murselin e familjen e tij.
"Dhe prova tjetër është, për raportet nga kompania, për thirrjet telefonike nga telefonët, të të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla të cilët kanë qenë të qasshsmë, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli që janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, të njëjtit kanë qenë duke u zhvilluar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.
I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh siç është 'shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite' pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shiquar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dytë Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër kanë qenë ne restorabtin Etnokuqa në Graqanicë" ka thënë ajo.
Tutje prokurorja ka theksuar se pas kësaj i pandehuri i dytë Granit Plava ka paguar llogarinë dhe ka dalur nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t'i përcjell.
"Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme ku shumë mirë shihet, në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restaurantit dhe shume mirë shihet veturat të të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restaurant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas" ka thënë ajo.
Prova tjera me video do të administrohen para trupit gjykues, pas 10 minutave pauza.
"Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe është gjetur gërzhoja e atij plumbi" - prokurorja paraqet provat para gjykatës
"Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyreve provave", ka shtuar prokurorja.
Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.
"369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hestuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro", ka thënë ajo.
Prokurorja gjatë administrimit të provave foli edhe për përgjigjjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
"Dhe më tej prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një polic të sigurimit jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze, në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi i policës do të ishte bashkëshorti", ka thënë ajo. /KP/
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të hënën mungoi dëshmitari Shaban Murseli- babai i të akuzuarit Naim. Gjykata mori vendim të lexohet deklarata e tij e dhënë në Polici.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësja Fatime Dermaku tha se mungon Shaban Murseli, për të cilin Gjykata ka lëshuar urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese.
Ajo tha se sipas nipit të Murselit, ai jeton në Suedi. Dhe se Shaban Murseli të pretemten e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se meqenëse dëshmitari Murseli ka dhënë deklaratë në procedurën paraprake më 6 dhjetor 2023, dhe se tani nuk është i qasshëm për organet e gjyqësisë dhe se e ka njoftuar që nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, propozoi që deklarata e tij e dhënë në Polici të lexohet si provë me qëllim të ekonomizimit dhe racionalitetit të kësaj procedure penale.
Avokati i palës së dëmtuar- Leotrim Syla dhe mbrojtësja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku e përkrahën mendimin e prokurorit.
Edhe i akuzuari Murseli u pajtua me propozimin, me qëllim që të mos zvarritet procedura.
Edhe i akuzuari Granit Plava dhe avokati i tij Skender Gojani, u pajtuan të lexohet deklarata e Murselit.
Kurse, avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrecë Doda tha se pajtohen ta kenë vetëm si shkresë e jo si provë. Njëjtë i pajtua edhe Kokalla.
Më pas, trupi gjykies mori vendim për leximin e deklaratës së dëshmitarit Shaban Murseli e dhënë në Polici më 6 dhjetor 2023.
Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.
Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.
Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. I pari që dëshmoi ishte, Valon Lluka, personi i parë që Naim Murseli kontaktoi menjëherë pas ngjarjes. Ai tregoi momentet e para pas telefonatës së çuditshme, të bërë […]
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Ndonëse ishte planifikuar që sot të dëgjohet babai i Naim Murselit, Shaban Murseli nuk ishte prezent pasi gjykatës i ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatmie Dërmaku tha se dëshmitarin Shaban Murseli e kanë ftuar për dëshmi në seancë, por përmes telefonit ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm dhe se qëndron prapa deklatatës së dhënë, raporton kp.
“Shaban Murseli por po e shoh që nuk është këtu. Mungon Shaban Murseli. Me datën 25 shtator e kemi njoftuar e kemi thirr në telefon në Suedi ia kemi dërguar edhe ftesën në e-mail edhe pse neve përmes telefonit na ka deklaruar në telefon se nuk do të jetë në seancë, por qëndron prapa deklaratës së dhënë”, tha ajo.
Aktualisht po dëgjohet dëshmitari , Florjan Avdia.
Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar me shqyrtimin e raportit të autopsisë. Më konkretisht hematoma e krijuar në dorën e saj të majtë, e cila sipas raportit të autopsisë është shkaktuar para vdekjes. Për këtë çështje, me pyetje drejtuar mjekut ligjor Naim Uka ka vazhduar edhe i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës.
“Nuk besoj që një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë fare prezent. Sipas prokurores, kam mbajtur bashkëshorten time për mos t’iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes?”, tha Naim Murseli.
“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë karakteristikat e dëmtimeve trupore.”, u përgjigj Naim Uka.
“Ajo plagë a ka mund të ndodhë ajo plagë 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes?”, pyeti tutje Murseli.
“Kjo ka mund të shkojë prej zero deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi siç e theksova më herët, e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore zgjerohen.”, theksoi Uka.
“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në tentim për të ikur?”, tha Murseli në pyetjen e tij drejtuar doktorin e IML-së, Naim Uka.
“Unë nuk mund ta përjashtoj dhe nuk është detyrë e imja.”/Indeksonline
Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar sot me shqyrtimin e raportit të autopsisë nga mjeku ligjor, Naim Uka.
Gjatë seancës, i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës, i ka drejtuar pyetje ekspertit ligjor lidhur me rrethanat e vdekjes.
Murseli tha se sipas Prokurorisë ai ka mbajtur tani të ndjerën për të mos iu shmangur plumbit. Për këtë, ai e pyeti ekspertin nëse edhe raporti i tij e thotë një gjë të tillë.
Eksperti tha se nuk paragjykojnë pozitën apo situatat të cilat kanë mundur të jenë në momentin e vrasjes së tani të ndjerës.
“Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë përshkrimin e qartë të çdo dëmtimi trupor, duke përshkruar karakteristikat në bazë të të cilave bëhet interpretimi i provave mjeko-ligjore për prokurorin e shtetit në fazat e hetimit dhe për kolegjin e trupit gjykues në fazën e gjykimit”, tha ai.
Murseli e pyeti Ukën se a përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në momentin e tentativës për të ikur.
E ndërkaq Uka tha se nuk mund ta përjashtojë këtë mundësi.
“Jo, unë nuk mund ta përjashtoj, nuk është detyrë e imja”, u përgjigj Uka.
Tutje Murseli vazhdoi me pyetje: “Tregoni që dëmtimi është shkaktuar në periudhën kohore jo më gjatë se një orë para vdekjes, që d.m.th ka mundur të ndodh 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes, a është e saktë kjo?”.
Uka tha se: “Kjo ka mund të shkojë prej zero deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi siç e theksova më herët, e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore të shkaktimit të këtij dëmtimi zgjerohen”. /Telegrafi/
Gjatë dëshmisë së tij në seancën ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, eksperti mjeko-ligjor Naim Uka i cili ka kryer autopsinë e tani të ndjerës Liridona Ademaj, tha se distanca e qitjes ka qenë 2-5 centimetra.
“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar edhe djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit dhe në bazë të këtyre provave mjeko-ligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet prej 2 deri në 5 cm. Përjashtohet mundësia e vrasjes me puthitje apo gjysmëputhitje për shkak të mungesës së stampimit të tytës së armës në indet e buta përreth vrimës hyrëse të plagës”, tha Uka, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai shtoi se plaga është përshkruar se ka formë trekëndëshe, e cila është shoqëruar me thyrje të shumëfishta.
“Në raste të ngjashme kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes gjatë kryerjes së autopsisë, kryhen edhe ekzaminimet e detajuara të shuplakave të duarve të të njerit/ndjerës. Edhe në këtë rast kemi kryer ekzaminimin e dy duarve të të ndjerës, në mënyrë që bazuar në prezencën apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollava të gjakut, është eliminuar mundësia që e njëjta të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”, tha ai.
Po ashtu, Uka theksoi se gjatë ekzaminimit të jashtëm trupor, është konstatuar gjakderdhja e mbledhur.
“Bazuar në literatutrën shkencore mjeko-ligjore dhe praktikat mjeko-ligjore, dëshmon se kjo gjakmbledhje është shkaktuar para apo gjatë vrasjes së tani të ndjerës. Përjashtohet çdo mundëri tjetër që kjo gjakderdhje të jetë shkaktuar pas vdekjes së të ndjerës”, shtoi ai.
Në sallën e gjyqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë tashmë kanë arritur Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – të akuzuar për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj e cila u vra më 29 nëntor 2023.
Në gjykatore janë të pranishëm edhe vëllai i Liridona Ademaj, Leonardi.
Sot pritet të jap dëshminë e tij mjeku ligjor, Naim Uka.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ishte inskenuar si grabitje dhe dyshohet se vrasja ishte e planifikuar me Granit Plavën si ekzekutues dhe Naim Murselin si organizator.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi opinionin publik në fund të vitit 2023.
Seanca pritet të nisë në orën 09:00.
Në seancën e fundit të mbajtur me 22 shtator, u dëgjuan ekspertetët e psikiatrisë pranë Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, Dr. Shpend Haxhibeqiri dhe Dr. Bujar Obërtinca.
Ekspertët konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.
Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës. /Telegrafi/
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, janë dëgjuar ekspertetët e psikiatrisë pranë Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, Dr. Shpend Haxhibeqiri dhe Dr. Bujar Obërtinca. Ekspertët konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”
Fillimisht, në këtë seancë është dëgjuar eksperti Haxhibeqiri lidhur me ekzaminimin e të akuzuarit Murseli, kurse eksperti Obertinca para trupit gjykues dha përgjigje lidhur me ekzaminimin e të akuzuarit Plava.
Eksperti Haxhibeqiri duke dhënë sqarime lidhur me ekspertizën ndaj të akuzuarit Murseli, theksoi se në këtë ekspertizë u janë referuar çrregullimeve afatgjate dhe atyre afatshkurta.
“Këtu jemi referuar se çrregullimi afatgjatë prej fëmijërisë e deri tani nuk janë shfaqë asnjë element dhe nuk na është shfaq asnjë dokument që vërteton këtë çrregullim apo problem të shëndetit mendor, dhe afatshkurtër është pjesa që ka të bëjë prej momentit të arrestimit e deri te momenti i ekzaminimit”, tha Haxhibeqiri.
Haxhibeqiri gjatë sqarimit të ekspertizës dha detaje të ekzaminimit, që sipas tij është bazuar në shkresat e lëndes dhe vrojtimit të të akuzuarit Murseli në këtë rast, i cili kishte shpjeguar ngjarjen edhe figurativisht kishte demonstruar se cilat veprime i kishte ndërmarrë.
“Zotri Murseli ka qëndruar pa ndonjë problem ose vështirësi gjatë ekzaminimit psikiatrik edhe pse në momente për arsye të përshkrimit të ngjarjes, për të kuptuar ne situatën në të cilën ka ndodhë rasti, ka pasur ndërprerje edhe ka pasur ndonjë shqetësim, por jo i formës që do të na pengonte ne në punën tonë apo në vlerësimin tonë”, tha Haxhibeqiri.
Pyetje për ekspertin Haxhibeqiri parashtroi edhe vetë i akuzuari Murseli, i cili referuar titujve të gazetave, sipas tij, konkretisht pyeti ekspertin nëse raporti thotë se ai e ka vrarë gruan e tij. Ndërsa, eksperti u përgjigj duke theksuar se një raporti i tillë për shkak të të dhënave sensitive nuk mund të bëhet publik nga Instituti.
“Në asnjë moment, në asnjë rresht të ekspertizës sonë nuk është deklaruar kjo të cilën e ceku zotri Murseli”, tha Haxhibeqiri.
Seanca vazhdoi me dëgjimin e ekspertit Obertinca, i cili u deklarua lidhur me ekspertimin e të akuzuarit Plava. Lidhur me ekspertizën e përpiluar, eksperti tha se e tërë ajo që është përshkruar në ekspertizë do të thotë se Plava gëzon shëndet të plotë mental.
“E tërë kjo, domethënë që i njëjti gëzon shëndet të plotë mental dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, tha Obertinca.
Eksperti u pyet edhe lidhur me aksidentin të cilin i akuzuari Plava e kishte pësuar kohë më parë dhe nëse mund të ketë ndikuar në ndonjë çrregullim, për të çka eksperti përjashtoi një mundësi të tillë, pasi që sipas tij, ishin njoftuar lidhur me një ngjarje të tillë dhe të njëjtit i ishte bërë edhe ekzaminim radiologjik.
“Ky aksident ka kaluar pa ndonjë dëmtim në strukturë, që domethënë se truri i tij funksionon mirë dhe pa telashe”, tha ndër të tjera Obërtinca.
Eksperti po ashtu dha edhe arsyet e përjashtimit të aksidentit si mundësi për çrregullime.
“Ekipi vlerësues nuk ka mujt me gjetë, ka përjashtua ndikimin e faktorit aksident në çrregullimin e mundshëm psikik, arsyet janë aktiviteti i përgjegjshme mjekësor, aftësia e tij analitike, aftësia ekzekutive, aftësia për të përcjellë me fjalë ndjenjat, logjika e tij, të gjitha këto tregojnë se në aspektin kognitiv ai aksident nuk ka pasur ndikim pa marrë parasysh pamjeve shokuese të cilat gjenden në shkresat e lëndës”, tha Obertinca.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Plava, avokati Skender Gojani pyeti ekspertin lidhur me trajtimin e aspekteve specifike për të mbrojturin e tij, duke iu referuar substancave narkotike dhe aksidentit të ndodhur.
Për këtë, Obertinca tha se Plava kishte deklaruar se është përdorues i substancave narkotike dhe alkoolit, por gjatë ekzaminimit nuk kishte manifestar simptoma të ndërprerjes së abuzimit me këto substanca.
“Gjatë vlerësimit psikiatrik i ekzaminuari ka deklaruar se është përdorues i substancave psikoaktive të kokainës dhe alkoolit, por në kohën e kryerjes së ekzaminimit nuk ka manifestu simptoma të ndërprerjes të abuzimit me substancat narkotike, ndërsa sa i përket traumës te i njëjti nuk është identifikuar një fenomen i tillë”, tha Obertinca.
Po ashtu, lidhur me mjaftueshmërinë e ekzaminimit brenda periudhës prej 15 ditësh, lidhur me çrregullimet impulsive, eksperti Obertinca tha se kjo kohë është e mjaftueshme, pasi që vëzhgimi në IPFK është 24 orësh.
Sipas planifikimit, në këtë seancë ishte ftuar edhe eksperti mjeko-ligjor Dr.Naim Uka, mirëpo kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatime Dermaku njoftoi se nga i njëjti janë njoftuar se ndodhet në një kongres mjekësor dhe nuk mund të prezantojë në këtë seancë. Ndërsa, seancat e radhës do të vazhdojnë sipas planifikimit paraprak të kësaj Gjykate. /BetimipërDrejtësi/