TIRANË- Avokati dhe eksperti i sigurisë, Gjergj Nikolli, duke komentuar rastin e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, tha se efektivi i Policisë ka pasur të drejtën të qëllojë me armë zjarri, sepse kemi të bëjmë me një të burgosur që arratiset.
Ai theksoi në “Real Story” se në trajnimet e kryera, thuhet se arma e zjarrit, duhet të jetë mjeti i fundit që duhet të përdoret.
“Në të gjitha instruktimet, këshillohet të evitohet në maksimum arma e zjarrit, pra, të ngelet mjeti i fundit.
Kjo thuhet në të gjitha trajnimet që bëhen.
Në rastin konkret Ka pasur të drejtën ta përdoret, sepse kemi të bëjmë me njëjtë burgosur që largohet nga vendqëndrimi i detyruar”, tha ai./abcnews.al
TIRANË, 5 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit.
Balla e shprehu vlerësimin gjatë takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shërbyer dhe vijon t’u shërbejë çdo ditë bashkatdhetarëve në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin dhe promovimin e komunitetit shqiptar në këtë rajon.
“U takova sot me një aktivist të palodhur të diasporës shqiptare në Padova, Itali. Avokati Mirel Bratko u ka shërbyer dhe u shërben çdo ditë bashkatdhetarëve dhe luan një rol të rëndësishëm një në promovimin e komunitetit shqiptar në rajonin e Veneto”, shkruan Balla.
Takimi u cilësua si një moment bashkëbisedimi dhe reflektimi mbi sfidat dhe nevojat e diasporës, si dhe mbi rëndësinë e përfshirjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe kombëtare.
TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dha sot vendimin për avokatin Bardhi Koçi, të akuzuar se është munduar të ndikojë në vendimet e gjykatësve, në të paktën tri raste.
Sipas vendimit të sotëm, trupa gjykuese vendosi bashkimin e dënimeve në një masë të vetme prej 2 vite e 6 muaj burgim, e cila u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke përfunduar në 1 vit e 8 muaj burgim.
Gjykata urdhëroi po ashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vënien e Bardhi Koçit në shërbim prove për një periudhë 3 vite e 4 muaj, me detyrimin për t’u paraqitur pranë Shërbimit të Provës dhe për të mos kryer vepër tjetër penale gjatë kësaj kohe.
Po ashtu, GJKKO vendosi një dënim plotësues për Bardhi Koçin, duke i hequr të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit për një periudhë 3-vjeçare.
Në të njëjtën çështje, gjykata shpalli fajtore edhe Pranvera Meshin për të njëjtën vepër penale, duke e dënuar fillimisht me 1 vit burgim.
Pas uljes me 1/3 të dënimit, masa përfundimtare u caktua 8 muaj burg, nga e cila Pranvera Meshi u përjashtua nga vuajtja e dënimit.
Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masave të sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të pandehurit, si dhe kthimin e një telefoni celular Pranvera Meshit, ndërsa materialet e tjera provuese mbeten pjesë e dosjes gjyqësore.
Berisha gabon, por dikush në PD po ia numëron. Ervin Salianji ka ironizuar doktorin nga Gjirokastra për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat të Popullit. Ish-deputeti pyeti: ç’faj Rama, kur firmat ia dha Berisha me deputetë demokratë?
“Sot paskan bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës kur thotë se bëmë gabim që ia dhamë firmat Shabanit. Por si atëherë na e futi Rama, kur ia dhamë firmat vetë? Si ka mundësi t’i japë Ramës 15 emra për të zgjedhur për Avokat Populli. Po takohemi e po bëjmë, që PD të krijojë organizma të përgjegjshme. Që mos themi ‘na i hodhi Rama’ pasi hodhëm firmat vetë.”
Për Salianjin, PD i kishte mundësitë të mbështeste një kandidat demokrat, por nuk ishte ky plani.
“A s’duhet të vlerësojë Besim Ndregjonin, si mos thotë që kandidatura jonë të jetë Adriana Kalaja apo Skënder Haluci? Si shkon pa strategji drejtuesi i PD, dhe i jep 15 emra Ramës për të zgjedhur? Nuk mban qëndrim të qartë e të çojë një kandidaturë të vetme, apo Tartar Bazaj. Pasi bëjmë gabime, themi ‘bëjmë gabime'”, tha ai.
Por për Salianjin, ky nuk është vetëm gabim. PD nuk mbështet të vetët, si dje, si sot. Dhe me një kritikë të fortë, në ditën e themelimit të PD, Berisha i tha se me rikthimin e tij, përveçse hoqi Bashën, s’ka ndryshuar gjë tjetër në Partinë Demokratike.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën e së enjtes është dhënë fjala përfundimtare në gjykimin ndaj ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi i cili po akuzohet në rastin e njohur si “Gylenistët”. Mbrojtja e të akuzuarit kërkoi aktgjykim lirues, ndërkaq ajo e palës së dëmtuar aktgjykim dënues.
Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohet se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fjalën përfundimtare para gjykatës e kanë dhënë mbrojtja e palës së dëmtuar dhe mbrojtja e të akuzuarit Gashi. Ndërsa, në seancën e 21 nëntorit 2025, prokurorja Habibe Salihu-Statovci, fjalën përfundimtare e kishte dorëzuar me shkrim.
Mbrojtësit i palëve të dëmtuara, avokatët Leotrim Syla dhe Urim Vokshi fjalën përfundimtare e dorëzuan me shkrim.
Ndërsa, avokati Syla ndër të tjera deklaroi se edhe në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se gjashtë shtetasit turq ishin deportuar me qëllim. Të dy mbrojtësit, kërkuan që i akuzuari të mbahet përgjegjës.
Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokati Florent Latifaj deklaroi se qëndron pranë fjalës përfundimtare të dhënë në shqyrtimin e kaluar.
Ndërsa, gjatë deklarimit të avokatiti Latifaj seanca u mbyll për publikun përkohësisht, për shkak të elaborimit të pjesëve të seancave që ishin të mbyllura për publikun.
Në fund, avokati Latifaj kërkoi që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza, duke theksuar se “duhet të marrë fund turpërimi që i është bërë institucionit të sigurisë në Kosovë”.
“E nderuar Gjykatë, ju lutem të bazoheni në gjetjet e raportit të AKI-së të përpiluar për këta qytetarë të Republikës së Turqisë. Edhe në aktgjykimet dënuese që i kanë marrë në shtetin e vet për organizim të organizatave terroriste të armatosura. Institucioni i AKI-së e ka kryer punën më përpikëri të madhe dhe në respektim të ligjit dhe nuk ka keqpërdorë autorizim por ka mbrojt interesat e vendit. Propozojmë që pas shqyrtimit të provave të nxjerrni aktgjykim lirues dhe ky turprim që iu ka ba institucionit të sigurisë së Kosovës të merr fund këtu”, tha avokati Latifaj.
Më 19 korrik 2023, Themelorja e kishte shpallur fajtor ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, derisa Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylemani ishin liruar nga akuza.
Por, në dhjetor 2024, Gjykata e Apelit e ka kthyer këtë rast në rigjykim vetëm sa i përket pikës I të dispozitivit ndaj të akuzuarit Driton Gashi, ndërsa ka vërtetuar lirimin nga akuza për dy të akuzuarit tjerë.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 24 shkurt 2021, Driton Gashi akuzohet se si person zyrtar në kohën e kryerjes së veprës penale drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tutje AKI, prej 23 mars 2018, e deri më 29 mars 2018, në Prishtinë, me qëllim që shtetasit e Republikës së Turqisë, Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm dhe të drejtën e punës në Kosovë dhe Osman Karakoya që kishte bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë, e të cilit procedura nuk i kishte përfunduar, t’i dëbojë me forcë kundërligjshëm nga Kosova dhe t’i dorëzojë tek autoriteteve turke.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Driton Gashi akuzohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare sipas kompetencës, në atë mënyrë që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, më tutje DSHAM, të MPB i rekomandoi revokimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit turq Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden dhe mosdhënien e lejes për Osman Karakoya, për arsye se kinse ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që nuk është provuar fare në procedurë të zbatuar në bazë të ligjit, ndërsa të akuzuarit Rrahman Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj në Ministrin e Punëve të Brendshme, tutje DMH, i kishte rekomanduar nxjerrjen e gjashtë urdhrave për dëbimin e të dëmtuarave me forcë nga Republika e Kosovës.
PSRK-ja pretendon se i akuzuari Driton Gashi, për këtë procedurë dhe për dëbimin e të dëmtuarve me forcë nga Republika e Kosovës, nuk e ka njoftuar Presidentin dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, siç parashihet me Ligjin për AKI dhe as Kryeprokurorin e Shtetit siç parashihet me nenin 25 të Ligjit për AKI, dhe se ka tejkaluar po ashtu kompetencat duke përfshirë AKI, në aranzhimin e udhëtimit, transportin dhe pjesëmarrjen në operacionin e dëbimit që nuk ishin kompetenca të agjencisë që drejtonte, pastaj u angazhuan drejtpërdrejt në aksionin e dëbimit të tyre ani pse kjo nuk ishte në kompetencën e tij.
Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Driton Gashi se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të KPK-së.
Sipas kësaj aktakuze, Valon Krasniqi akuzohej se si person zyrtar, drejtor në DSHAM në MPB, në periudhën kohore prej 23 mars 2018 deri më 29 mars 2018, keqpërdori detyrën zyrtare duke mos i përmbushur detyrat zyrtare sipas kompetencës, në atë mënyrë që në kundërshtim me 91 të Ligjit për të Huaj, mori vendim për revokimin e lejeve të ligjshme të qëndrimit të të dëmtuarave shtetasve Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Husein Demir dhe Mustafa Erden dhe në kundërshtim me nenin 44 të të njëjtit ligj për Osman Karakoya, që ishte në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit, pa u përfunduar ajo me vendim të formës së prerë, mirëpo veproi vetëm duke u bazuar në rekomandimin e të akuzuarit Driton Gashi për revokimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit turq dhe pa vërtetuar fare nëse informacionet e AKI plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara me ligj për të vërtetuar se të dëmtuarit paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.
Gjithnjë sipas Prokurorisë, po ashtu i akuzuari Valon Krasniqi, përgjegjësitë e tij ligjore për identifikimin e të dëbuarve, sigurimin e fletë-udhëtimeve, sigurimin e kujdesit mjekësor dhe autoritetin për zbatimin e operacionit të dëbimit me forcë të tyre ia kishte kaluar AKI-së dhe Policisë së Kosovës, në këtë mënyrë duke u shkelur të drejtat e të dëmtuarve, të drejtën e qëndrimit dhe punës së ligjshme në Kosovë të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm moral dhe material.
Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkonte të akuzuarin Valon Krasniqi se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të KPK-së të KPK-së.
PSRK-ja e ngarkonte të akuzuarin Rrahman Sylejmani se si person zyrtar, drejtor i DMH, pranë MPB, më 29 mars 2018, në Prishtinë, tejkaloi kompetencat zyrtare në atë mënyrë që nxori gjashtë urdhra për dëbim me forcë të 6 shtetasve të Republikës së Turqisë, të dëmtuarave Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Husein Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm qëndrimi dhe pune në Kosovë, dhe Osman Karakoya që ishte në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit dhe punës edhe pse në bazë të nenit 99, par.1 të Ligjit për të Huaj, nuk ishte fare në kompetencë të DMH që drejtonte ai, por në kompetencë të DSHAM.
Ndërsa, thuhet se urdhrat për dëbim me forcë i nxori edhe pse ishin përmbushur asnjë nga kushtet për lëshimin e urdhrit për dëbim me forcë nga neni 97, par. 1 të të njëjtit ligj dhe po ashtu pa e zbatuar procedurën e paraparë në nenin 97, paragrafi 8 i të njëjtit ligj, ndërsa, dëboi me forcë dhe deportojë të dëmtuarin Hasan Husein Gunakan në mënyrë të kundërligjshme edhe pse atij nuk i ishte revokuar fare leja e qëndrimit dhe punës në Kosovë dhe nuk kishte as urdhër për dëbimin e tij, në këtë mënyrë shkeli rënd të drejtat e të dëmtuarve për qëndrim dhe punësim në Kosovë, me ç’rast iu shkaktoi dëm moral dhe material të dëmtuarve.
Me këto veprime, Prokuroria e ngarkonte të akuzuarin Rrahman Sylejmani se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të KPK-së.
Po ashtu, prokuroria e akuzonte Rrahman Sylejmanin edhe se si person zyrtar, në cilësinë si në piken III- të këtij dispozitivi, gjatë muajit mars 2018 në shkollat “Mehmet Akif”, në Gjakovë dhe Lipjan dhe në shtëpinë në lagjen “Marigona” në Prishtinë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, privoi kundërligjshëm nga liria duke i dëbuar dhe deportuar me forcë të dëmtuarit e cekur në dispozitivin III pa ekzistuar asnjë bazë ligjore të paraparë me dispozitat e nenit 29, par.2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 13, paragrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale.
Me këto veprime, PSRK e ngarkonte të akuzuarin Rrahman Sylejmani se ka kryer veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 196, par. lidhur me par. 3 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrestimin e shtetasit D.M., me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë, i dyshuar për tre vepra penale të rënda. Sipas njoftimit zyrtar, D.M. akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 143, 186 dhe 287 […]
Sefedin Selmanaj, punonjës në aeroportin e Vlorës pasi nuk ishte paguar rregullisht për punën e tij, iu drejtua gjykatës dhe fitoi një dëmshpërblim prej 14 milionë lekësh të vjetra. Sipas vendimit, shuma do t’i kthehej përmes përmbarimit, por Selmanaj mësoi se avokati i tij, Delo Meçani i kishte tërhequr paratë. Meçani pranoi se i kishte marrë paratë […]
Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ka rrëfyer për atentatin ndaj tij disa ditë më parë dhe për kërcënimet që ka marrë gjatë investigimit mbi qëndrën e emigrantëve në Gjadër. Në një intervistë për Euronews Albania, Ranucci tha se ka marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar, i cili ka lidhje me kartelin e Sinaloas dhe […]
Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për të ndjekur çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, duke e transferuar dosjen në Prokurorinë e Tiranës. Ky vendim vjen pas shqetësimeve të ngritura për një konflikt të mundshëm interesi, pasi kallëzimi penal ndaj Barjamit është bërë nga prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Elbasanit. […]
TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dha sot detaje lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami për veprimet e kryera prej tij gjatë seancës gjyqësore me objekt vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj disa të arrestuarve.
Me anë të një deklarate për shtyp, Prokuroria e Elbasanit bën të ditur se, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë përcjellë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e shtetasit Ulian Barjami, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kanosja e gjyqtarit”, dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.
Nga shqyrtimi i materialeve procedurale ka rezultuar se është marrë njoftim se në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjatë seancës gjyqësore për “Vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar, avokati i njërit prej personave të arrestuar, konkretisht shtetasi Ulian Barjami, në cilësinë e mbrojtësit të personit nën hetim M.S., dyshohej se kishte kanosur në sallë, prokurorin e çështjes dhe punonjësit e policisë gjyqësore që kishin kryer veprime procedurale në lidhje me çështjen.
Pas marrjes së këtij informacioni, janë organizuar shërbimet dhe janë kryer veprimet e para hetimore.
Ndër të tjera, është administruar regjistrimi audio i seancës gjyqësore.
Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B.
Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.
Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ulian Barjami, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal. Për rrjedhojë, si pasojë ligjore “ipso jure”, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit.
Prokuroria e Elbasanit thekson se, “profesionistët e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe avokatët janë shtyllat që mbajnë në këmbë sistemin e drejtësisë. Asnjëra prej tyre nuk mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës. Sistemi i drejtësisë kërkon bashkëpunim institucional, respekt reciprok dhe integritet profesional nga të gjitha hallkat e tij”.
“Qëndrimet publike të nxituara, të pabazuara në raportime zyrtare të institucioneve të përfshira, apo në vendimmarrje konkrete procedurale, apo qëndrimet që relativizojnë ose justifikojnë sjellje të kundërligjshme, dëmtojnë rëndë misionin e përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtësisë. Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi”, përfundon deklarata e Prokurorisë së Elbasanit.
Nga Avokat Arenc Berati Reforma në drejtësi u prezantua si një ndër projektet më madhore të tranzicionit shqiptar. Synimi ishte i qartë: ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe të pakorruptuar, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Por sot, disa vite pas fillimit të saj, panorama që po shfaqet është […]
Një ditë pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami është publikuar përplasja mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, në sallën e gjyqit. Ka qenë pikërisht kjo përplasje që çoi në arrestimin e avokatit.
Në audio-regjistrim dëgjohet avokati i cili pretendon se provat ndaj klientit të tij janë të rreme, ndërsa pohon se do të merret personalisht me prokurorin dhe do të ngrejë padi ndaj tij.
Në audio dëgjohet gjithashtu ndërhyrja e prokurores Megi Strakosha, e cila e ka konsideruar të patolerueshme gjuhën e përdorur në sallën e gjyqit, ndërsa ka paralajmëruar avokatin se nëse do të vijonte me të njëjtën retorikë do të përjashtohej dhe klientit të tij do t’i caktohej një avokat kryesisht.
Pjesë nga audio-përgjimi:
Avokati: Kërkesa e prokurorit për caktim mase dhe vlerësim arresti bazohet në disa prova, një ndër to tregon se ka pasqyrim të rremë të të dhënave
Do merrem personalisht me prokurorin edhe me oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim.
Prokurori: Do arrestohet ai…
Gjyqtarja: Hera e fundit, nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit, nuk ka rëndësi çfarë bëni jashtë kësaj salle, ky lloj komunikimi në sallë me mua gjyqtare nuk lejohet, përqendrohu tek mbrojtja ose të nxjerr përjashta dhe caktoj një avokat kryesisht. Paralajmërimi i fundit.
Avokati Ulian Barjami u arrestua pasi, gjatë një seance gjyqësore, deklaroi në sallë se do të kallëzonte penalisht prokurorin Gjergji Ceka dhe oficerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij, kishte konstatuar “manipulim provash” kundër klientit të tij. Prokurori Gjergji Ceka reagoi ashpër duke thënë: “Avokati duhet arrestuar”, veprim ky që nga Dhoma e Avokatisë cilësohet si […]
Mbrëmjen e së shtunës (18 tetor), avokati Ulian Barjami u arrestua pas një përplasjeje verbale të ndodhur gjatë një seance gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë për klientin e tij, Maksim Lika (i njohur si “Suci”), i arrestuar kohët e fundit në kuadër të një operacioni policor në Elbasan. Avokati Barjami ka […]
Policia ka referuar materiale në Prokurori për ish-kreun e Dhomës së Avokatisë, Arben Lena pasi akuzohet se ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një të burgosuri në Shënkoll. Sipas bluve, avokati 56-vjeçari, i cili është nën ‘arrest me burg’, për një tjetër ka përdorur prokurorën që ia ka marrë 70-vjeçari. Tërheqja e parave nga llogaria […]
Policia e Vlorës ka arrestuar avokatin e Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, i cili ditën e sotme është konfliktuar me rojën e sigurisë në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrollit të sigurisë ku qytetarët kalojnë përmes detektorëve të metaleve. Avokati ka tentuar të kalojë pa ndjekur procedurat e kontrollit dhe është ndaluar nga punonjësi i […]
Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja që mbajnë rojet për metalet, […]
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 49-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj avokatit të djalit të saj. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasen V. Xh., banuese në fshatin Mbrostar Ura, e cila akuzohet se ka kanosur dhe goditur në […]
Mbrojtësi ligjor i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, avokati Alban Dokushi, i është drejtuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak të Tiranës me një kërkesë për të vënë në dispozicion të plotë dokumentacionin administrativ që lidhet me procedurën e inicuar për shkarkimin e Veliajt nga posti. Në kërkesën e paraqitur, avokati Dokushi kërkon praktikën e plotë […]
Aktualisht është duke u zhvilluar diskutimi mbi ndryshimet e Kodit Penal, ku po trajtohen çështje me rëndësi të veçantë për rolin e avokatit, të drejtat e qytetarëve dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Ky debat është dëshmi e angazhimit të trupës së avokatisë për të kontribuar në përmirësimin e sistemit tonë penal dhe […]