Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit

22 January 2026 at 17:52

Një fluturim nga Prishtina për në Zurich ka bërë më shumë se 20 minuta “xhiro” në ajër për shkak të ngarkesës së madhe në aeroportin zviceran gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Aeroporti po përballet me mijëra fluturime shtesë dhe kjo është java më e ngarkuar e vitit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit appeared first on Sinjali.

Gjeniu shqiptar fitues i dy medaljeve në olimpiadën shkencore në SHBA

17 January 2026 at 11:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar nxënësin e shkollës “7 Marsi” në Cërrik, Loris Qose, i cili arriti rezultate të jashtëzakonshme në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad” të organizuar në Orlando, SHBA.

Lorisi u shpall fitues i vendit të parë në Matematikë dhe i vendit të tretë në Kimikë, duke sjellë kështu dy medalje për vendin dhe për shkollën e tij.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e talentit, pasionit dhe punës së nxënësit, si dhe përkushtimin e mësuese Fluturës, që sipas tij u shpërblyen me sukses.

“Talenti, pasioni dhe puna e Lorisit, bashkë me përkushtimin e mësuese Fluturës, u shpërblyen me dy medalje që na bëjnë të gjithëve krenarë për nxënësit tanë .”

Ai gjithashtu vuri në dukje se olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe shumë të tjera vazhdojnë në shkollat e vendit, duke nxjerrë në pah talente të rinj si Lorisi.

“Ndërkohë që vijojnë olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, e plot të tjera në të gjithë vendin në shkollat tona ku dalin në pah talente si Lorisi🫶🏻. Suksese kampion”, shkroi ai në ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjeniu shqiptar fitues i dy medaljeve në olimpiadën shkencore në SHBA appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota?

17 January 2026 at 08:17

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, sipas përditësimit të fundit në faqen e KQZ-së, 312 nga 914 vendvotime janë numëruar.

Nga ky proces verifikimi disa kandidatëve brenda partive i janë hequr votat e disa të tjerëve janë shtuar ato.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti vota të zbritura:

Ejup Maqedonci – 250 vota

Vendenis Lahu – 238 vota

Filiz Mustafa – 226 vota

Adelina Stublla – 165 vota

Albin Kurti – 152 vota

Dafina Alishani – 141 vota

Glauk Konjufca – 86 vota

Kandidatët e PDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Fetah Paçarizi – 1,336 vota

Nait Hasani – 669 vota

Arianit Çollaku – 506 vota

Xhavit Haliti – 477 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 451 vota

Kujtim Gashi – 440 vota

Enver Hoxhaj – 430 vota

Kandidatët e LDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Xhavit Uka – 358 vota

Visar Azemi – 193 vota

Driton Selmanaj – 175 vota

Anton Quni – 146 vota

Alban Zogaj – 38 vota

Florian Dushi – 28 vota

Lumir Abdixhiku – 27 vota

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota? appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova

15 January 2026 at 19:40

Një aksident i rëndë në Slloveni ka marrë jetën e një 28-vjeçari nga Kosova.

Bëhet fjalë për Leunin Kastratin, nga fshati Turjakë i Malishevës, kështu bën të ditur faqja Fshati Turjakë.

“Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postim faqja e fshatit.

Ngjarja tragjike ka tërhequr vëmendjen edhe mediat në Slloveni.

Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.

Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, i cili udhëtonte drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi barrierën ndarëse të korsive dhe u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas u përplas edhe një furgon.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Shkaqet e humbjes së kontrollit mbi mjet mbeten ende të paqarta dhe janë në hetim nga autoritetet sllovene.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.

Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari

14 January 2026 at 13:28

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën priti sot në një takim në ambientet e Kuvendit, Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.

Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit në Gjermani, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë, ndaj vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë”, u shpreh Balla.

Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

/m.m/j.p/

The post Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë: Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

9 January 2026 at 20:49

Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 7 janar 2026, në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, ku është përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare.

Familja po kthehej nga Kosova, ku kishte qëndruar gjatë pushimeve të fundvitit, ndërsa aksidenti ndodhi vetëm pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.

Lajmi ishte konfirmuar edhe nga policia gjermane, e cila kishte bërë të ditur se përveç pesë anëtarëve të kësaj familjeje, i lënduar ka mbetur edhe një person i gjashtë.

Ndërkohë, një familjar i familjes Morina ka bërë të ditur se nga ky aksident ka humbur jetën nipi i tij, Teo Morina.

Postimi i plotë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani appeared first on Sinjali.

Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko

5 January 2026 at 17:14

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit.

Balla e shprehu vlerësimin gjatë takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shërbyer dhe vijon t’u shërbejë çdo ditë bashkatdhetarëve në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin dhe promovimin e komunitetit shqiptar në këtë rajon.

“U takova sot me një aktivist të palodhur të diasporës shqiptare në Padova, Itali. Avokati Mirel Bratko u ka shërbyer dhe u shërben çdo ditë bashkatdhetarëve dhe luan një rol të rëndësishëm një në promovimin e komunitetit shqiptar në rajonin e Veneto”, shkruan Balla.

Takimi u cilësua si një moment bashkëbisedimi dhe reflektimi mbi sfidat dhe nevojat e diasporës, si dhe mbi rëndësinë e përfshirjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe kombëtare.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetuesja policore bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i saj

2 January 2026 at 20:07

Policia në rajonin e Stokholmit ka vërejtur se gjatë muajve të verës statistikat e pushimeve mjekësore janë rritur ndjeshëm, çka i ka shtyrë autoritetet të hetojnë shkaqet e këtij fenomeni.

Gjatë hetimeve është zbuluar një rast i veçantë, ku një hetuese policore ishte raportuar si e sëmurë tre vite radhazi, pikërisht menjëherë pas përfundimit të pushimeve vjetore, raporton media suedeze.

Sipas materialeve të hetimit, në të tri rastet, hetuesja kishte qenë me pushime në Ballkan, në Prizren. Ajo kishte aplikuar për pushim në datat përkatëse, por kërkesa nuk i ishte aprovuar. Megjithatë, në të njëjtat data, ajo ishte paraqitur si e sëmurë.

Në deklarimin e saj para policisë, ajo ka mohuar akuzat për mashtrim, duke theksuar se kishte pasur probleme shëndetësore psikike të lidhura me kthimin në punë.

“E konsideroj për të ardhur keq, sepse kam moral shumë të lartë pune. Gjatë gjithë vitit pothuajse nuk marr kurrë pushim mjekësor,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se sipas saj kishte të drejtë të ishte e sëmurë pavarësisht vendndodhjes.

“Secili ka të drejtë të jetë i sëmurë, kudo që ndodhet. Nëse jam e sëmurë, atëherë jam e sëmurë,” ka thënë hetuesja.

Megjithatë, hetimet kanë zbuluar se biletat e kthimit me avion nga pushimet në vitet 2023, 2024 dhe 2025 ishin rezervuar për data pas ditës kur ajo duhej të ishte kthyer në punë. Për ditët e raportuara si pushim mjekësor, ajo ka përfituar mbi 17 mijë korona suedeze (rreth 1,500 euro) në pagesa për sëmundje.

Tani, hetuesja policore është akuzuar për mashtrim të rëndë dhe deklarim të rremë. Sipas aktakuzës, ajo ka abuzuar me besimin publik duke kryer veprime të lidhura ngushtë në kohë, vend dhe qëllim, në cilësinë e saj si punonjëse e policisë.

Për veprën penale të mashtrimit të rëndë, ligji suedez parasheh dënim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet burg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hetuesja policore bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i saj appeared first on Sinjali.

Pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë në ambasadën e Zvicrës

2 January 2026 at 15:52

Ambasada e Kosovës në Bernë ka njoftuar se ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambientet e ambasadës, në nderim të viktimave që humbën jetën tragjikisht në një bar në Crans-Montana të Zvicrës.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me popullin zviceran dhe me të gjithë të prekurit”, ka deklaruar ambasada.

Në një njoftim të mëhershëm, ambasada ka bërë të ditur se “për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mes të viktimave apo të lënduarve”.

Zjarri e përfshiu barin në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të vdekur rreth 40 persona dhe duke lënduar 115 të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë në ambasadën e Zvicrës appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nis sot numërimi i fleteve nga diaspora

By: Fax Web
2 January 2026 at 09:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora. Konkretisht do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare. Ndaj për këtë arsyeje, ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas tij, deri më tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

“Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit”, tha ai.

Në fund ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, kanë votuar nga 29 përfaqësi diplomatike 16,165 persona.

Tragjedia në Zvicër, Ambasada e Kosovës: Për momentin s’kemi informacion se ka të përfshirë shtetas kosovarë

1 January 2026 at 23:52

Ambasada e Kosovës në Bernë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mesin e viktimave apo të lënduarve, në ngjarjen tragjike në Crans-Montana.

Në njoftim, kjo ambasadë thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.

“Informatat e vetme të konfirmuara nga policia federale zvicerane janë që bëhet fjalë për rreth 40 viktima dhe 115 të lënduar, duke përfshirë edhe nacionalitete tjera jo-zvicerane, kurse identifikimi i viktimave merr pak kohë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedia në Zvicër, Ambasada e Kosovës: Për momentin s’kemi informacion se ka të përfshirë shtetas kosovarë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet në Kosovë/ Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

By: Ela
27 December 2025 at 10:00

Prej orës 7:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në përfaqësitë e ndryshme diplomatike, diaspora po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votimi në përfaqësi diplomatike ishte mundësuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, ndërsa më herët kishte qenë i mundur vetëm […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin fqinjët: Kishte probleme shëndetësore…

25 December 2025 at 14:57

Një grua 71-vjeçare nga Kosova u vra në një ngjarje të dhunshme në Buchs, Cyrih, të mërkurën në mbrëmje. Tre persona janë arrestuar nga policia kantonale e Cyrihut, njoftoi autoriteti lokal.

Të dyshuarit, të moshës 27, 48 dhe 51 vjeç, janë marrë në mbajtje ndërkohë që hetimet për krimin e rëndë janë duke u zhvilluar.

Gazeta zvicerane “Blick” raportoi rrëfimet e banorëve të lagjes ku ndodhi krimi, të cilët shprehën tronditjen e tyre.

“Pashë automjete të panumërta policie këtë mëngjes”, tha një banor i kompleksit të banesave të familjes Blick.

“Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur këtu, në lagjen tonë të qetë. Fatkeqësisht, policia nuk mundi të na qetësonte apo të na tregonte se çfarë kishte ndodhur”, deklaroi një banore për gazetën zvicerane.

Ajo shtoi se familja që jetonte në shtëpinë ku ndodhi ngjarja nuk ishte shumë e njohur në lagje dhe se gruaja e ndjerë kishte probleme shëndetësore.

“Gruaja e ndjerë vuante nga probleme shëndetësore”, tha banorja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin fqinjët: Kishte probleme shëndetësore… appeared first on Sinjali.

Spiropali: Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

13 December 2025 at 19:40

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur sot dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Elisabeta Katijajt dhe Eorda Sinollarit, duke i cilësuar ato si dy gra plot dritë dhe energji, që i kushtuan kohën dhe talentin e tyre Shqipërisë dhe diasporës shqiptare.

Në një postim publik, Spiropali thekson se Elisabeta Katijaj ishte një forcë e vërtetë e komunitetit të biznesit shqiptar në diasporë, ndërsa Eorda Sinollari një profesioniste e re, e cila kontribuonte me dije dhe frymë të re përmes Programit “Brain Gain” të GIZ-it.

Ministrja bën të ditur se, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin e Elisabeta Katijajt, Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë, që pritej të mbahej në Parma, do të shtyhet për një kohë tjetër.

Ajo shprehet se ishte planifikuar të ishte së bashku me Elisabetën në këtë aktivitet, por largimi i saj i beftë e bëri të pamundur realizimin e këtij takimi.

Në këtë moment të vështirë, Spiropali u shpreh pranë fëmijëve të mitur, familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën dhe i çmuan dy të ndjerat, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta.

“I lehtë iu qoftë dheu!”, përfundon mesazhi i saj.

/gj.m/r.e/

The post Spiropali: Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Suzana Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare Shteti në Miçigan

9 December 2025 at 20:09

Suzanna Shkreli ka shpallur kandidaturën për Sekretare të Shtetit në Michigan si përfaqësuese e Partisë Demokratike.

Ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë dhe të drejtës së votës për të gjithë banorët e shtetit.

“Prindërit e mi erdhën në këtë vend për të shpëtuar nga autoritarizmi. Tani, ndërsa këto kërcënime po shfaqen edhe këtu, jam e gatshme të mbroj demokracinë tonë, të mbroj Kushtetutën dhe të siguroj të drejtën e votës për çdo banor të Michiganit”, deklaroi Shkreli.

Kandidatura e saj vjen në një kohë kur mbrojtja e të drejtave zgjedhore dhe ruajtja e institucioneve demokratike janë në qendër të debatit politik në SHBA.

Shkreli ka një karrierë të respektuar në shërbim publik dhe ishte shqiptarja e vetme që kandidoi për Kongresin Amerikan në vitin 2016, ku mori mbështetje nga familja Clinton.

My name is Suzanna Shkreli and today I’m announcing my Democratic campaign for Secretary of State in Michigan.

My parents came to this country to flee authoritarianism. Now as those same threats take root here at home, I’m ready to defend our democracy, protect our Constitution,… pic.twitter.com/RzFm8q5vCQ

— Suzanna Shkreli (@SuzannaForMI) December 8, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Suzana Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare Shteti në Miçigan appeared first on Sinjali.

Qeveria depoziton në Kuvend projektligjet për Shërbimin e Jashtëm dhe Diasporën

By: Fax Web
9 December 2025 at 11:42

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, bën të ditur se qeveria ka depozituar në Kuvend dy projektligje të rëndësishme që lidhen me modernizimin e shërbimit të jashtëm dhe forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku u bashkërendua agjenda parlamentare e javëve në vijim, Spiropali nënvizoi se projektligji për Shërbimin e Jashtëm dhe ai për Diasporën sjellin një qasje të re për rritjen e kapaciteteve diplomatike dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj shqiptarëve jashtë vendit.

“Shërbimi i jashtëm, në zemër të Shqipërisë europiane! Mbledhja e grupit parlamentar socialist, për bashkërendimin e agjendës parlamentare, ku Këshilli i Ministrave ka depozituar projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe atë për Diasporën, të cilat sjellin një qasje të re për forcimin e trupës tonë diplomatike dhe fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën, u shpreh Spiropali.

Projektligjet pritet të diskutohen në komisionet parlamentare përpara votimit në seancë plenare.

Dyshohet se vrau gruan e tij ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

4 December 2025 at 23:01

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje.

Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas.

Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje.

Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet se vrau gruan e tij ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Sinjali.

Itali: Gjendet e vdekur në banesë gruaja me origjinë shqiptare, dyshohet se burri e rrahu për vdekje

3 December 2025 at 22:20

Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Ancona të Italisë.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për Sadjide Muslija, nga Maqedonia e Veriut.

Dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj Nazir Muslija, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Siç shkruan Ansa.it, viktima kishte raportuar disa herë rastet e dhunës ndaj saj, të shkaktuara nga bashkëshorti.

Pasi policia ndërhyri në banesën e saj, e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat me shenja të dhunës.

I dyshuari ka qenë i arrestuar për dhunë në muajin prill.

Ai e kishte akuzuar gruan e tij për një tradhti të supozuar.

Burri e kishte thyer derën e dhomës me sëpatë, derisa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët.

Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Itali: Gjendet e vdekur në banesë gruaja me origjinë shqiptare, dyshohet se burri e rrahu për vdekje appeared first on Sinjali.

Balla: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

16 November 2025 at 14:01

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën shqiptare në Itali.

Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos, në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë.

“Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, senatorin Antonio De Poli, presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja, Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë.

“Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më 23-24 nëntor kanë mundësinë dhe krenarinë të votojnë Muharrem Salihun si këshilltar i Rajonit të Venetos, një arritje historike për të gjithë”, tha Balla.

Pak ditë më parë Balla, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kërkoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali hapjen e një konsullate shqiptare në këtë rajon, ku jetojnë disa dhjetëra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Gjatë muajit nëntor, muaji i Pavarësisë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të ketë takime me shqiptarët në diasporë edhe në Greqi, Angli, Itali etj.

/k.s/r.e/

The post Balla: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një çift shqiptar gjenden të vrarë në një banesë në Brest të Francës

14 November 2025 at 12:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku të enjten një çift u gjet i pajetë në banesën e tyre, sipas raportimeve të mediave franceze.

Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.

Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit shqiptar Andon Janaqi, 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeç, si edhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas raportimeve, hetuesit po e shqyrtojnë ngjarjen si një vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e të dyshuarit.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një çift shqiptar gjenden të vrarë në një banesë në Brest të Francës appeared first on Sinjali.

❌
❌