Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

KQZ sot do të mbajë mbledhjen e radhës

22 December 2025 at 10:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë sot mbledhjen e radhës në zyrat e tij. Në rend të ditës janë disa pika të rëndësishme, përfshirë shqyrtimin dhe miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, si dhe raportimin për aktivitetet e Zyrës së KQZ-së.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë rekomandimin për akreditimin e organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025 – Grupi IV.

Në kuadër të Këshillit për Operacione Zgjedhore, pritet të diskutohet dhe miratohet Procedura e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, plani operacional për ditën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, si dhe pagesa për objektet private që do të përdoren si qendra të votimit.

Ndërkohë, Këshilli për Çështje Ligjore do të shqyrtojë kërkesat për zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Gjakovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ sot do të mbajë mbledhjen e radhës appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Më pak se dhjetë ditë deri në zgjedhje, KQZ nënshkruan kontratën që siguron votat e mërgatës

19 December 2025 at 15:05

Tashmë edhe zyrtarisht, më pak se dhjetë ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pashmangshme të ardhshme parlamentare në vend. Ato do të mbahen të dielën e fundit të vitit që po lëmë pas, më 28 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për shërbimet postare të votimit jashtë vendit, transmeton Sinjali.

Kontrata, “Shërbimet postare për Votimin jashtë Kosovës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025 – retender”, ka për qëllim të sigurojë që qytetarët kosovarë në diasporë të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Tenderi është dhënë operatorit ekonomik 3 P Sh.P.K., ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës është 129,999.88 euro, nga një vlerë e parashikuar prej 1,739,152.00 euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më pak se dhjetë ditë deri në zgjedhje, KQZ nënshkruan kontratën që siguron votat e mërgatës appeared first on Sinjali.

KQZ njofton se kur është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve e mediave

19 December 2025 at 08:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se këtë të shtunë, më 20 dhjetor, do të mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se periudha e aplikimit, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.

“Deri në këtë datë, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve”, njoftoi Elezi.

Sipas tij, akreditimi u mundëson vëzhguesve të përcjellin nga afër aktivitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, jo vetëm në ditën e zgjedhjeve.

“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund tëi vëzhgojnë procesin përgatitor, mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)”, tha Elezi.

Deri më tani, KQZ ka akredituar 586 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org 

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ njofton se kur është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve e mediave appeared first on Sinjali.

Përplasje në KQZ mes VV-së, PDK-së dhe kryesuesit për votimin në Hagë

18 December 2025 at 17:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot, ka plotësuar dhe ndryshuar vendimin për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pas këtij vendimi, votuesit e regjistruar në disa përfaqësi diplomatike nuk do të votojnë fizikisht, por do të udhëzohen që të votojnë përmes postës.

Gjatë kësaj mbledhjeje pati përplasje mes anëtarëve të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe mes kryesuesit të KQZ-së dhe anëtarit të VV-së, lidhur me çështjen e votimit të personave të burgosur jashtë vendit.

Anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Alban Krasniqi, propozoi që të krijohen procedura të veçanta për votimin e të burgosurve jashtë Kosovës, përfshirë edhe ish-krerët e UCK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai propozoi që të hapet një qendër e veçantë për votimin në Hagë.

“Ajo që i mungon këtij dokumenti është edhe një qendër e re që duhet të hapet, që duhet të trajtohet si qendër e veçantë e votimit në formën dhe modalitetin që duhet të parashihet për qytetarët tanë që mbahen padrejtësisht në Hagë. Kur them në Hagë, e kam fjalën për Gjykatën në fjalë. Andaj propozimi im është që të futet edhe kjo pikë si pikë e votimit, si vendvotim, sepse aty janë gjithashtu personat në fjalë që e dimë se cilët janë. Edhe me sa e di unë, ju keni vënë komunikim me autoritetet atje, dhe që të mos kemi nevojë të kthehemi sërish dhe të diskutojmë këtë çështje, ta zgjidhim bashkë me këto qendra”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani, u shpreh kundër këtij propozimi, duke theksuar se çështja e Hagës nuk kërkon hapje të veçantë të vendvotimit.

“Mendoj që opsioni i parë duhet të mbështetet, ndërsa në raport me Hagën mendoj se nuk ka nevojë të hapet votimi, sepse kjo është në kategorinë e votimit të personave me nevoja të veçanta”, tha ai.

Debati u ashpërsua edhe më tej, kur Krasniqi deklaroi se i njëjti parim duhet të vlejë edhe për raste të tjera jashtë vendit, përfshirë Kumanovën.

Ai akuzoj anëtarin e KQZ-së nga PDK-ja se është duke gënjyer dhe se sipas tij votimi i krerëve të UÇK-së nga Haga deri më tash, ka qenë i jashtëligjshëm.

“Unë e mbroj parimin e të drejtës së qytetarit. Edhe ajo me qenë në mënyrë ligjore, jo ilegalisht. Nuk ndihna mirë me dërgua ilegalisht procedurat, qoftë edhe në Hagë, dërgoje qysh e lejon ligji. Nuk është e rregulluar, nuk është mirë me gënjye publikisht. Veç pak se po shpifet publikisht. Qëllimshëm je ka shpifë. Nuk ndihem mirë unë me cu procedura të votimit ilegalisht, qoftë edhe në Hagë”, tha ai.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka nderhyrë, duke treguar pse nuk mund të organizohet votimi në Gjykatë Speciale.

Ai ka thënë se nuk mund të organizohet procesi i votimit në Hagë, sepse Gjykata Speciale nuk ka lejuar dërgimin e komisionrëve partiak atje.

“Gjykata Speciale nuk është duke lejuar me dërgu komisioner të partive politike. Na e kemi kërkuar me dërgu, por nuk lejon Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili akuzoi Krasniqin për manipulim të çështjes, duke theksuar se KQZ-ja duhet të veprojë vetëm në bazë të kornizës ligjore dhe rekomandimeve institucionale.

Më 15 dhjetor 2025, KQZ ka pranuar analizën e MPJD-së, e cila evidenton se në disa përfaqësi diplomatike kapacitetet e stafit nuk janë të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve minimale sipas rregulloreve zgjedhore për menaxher të Qendrave të Votimit dhe anëtarë të Këshillave të Vendvotime, nëse subjektet politike nuk dërgojnë përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, analiza thekson sfida shtesë operative, logjistike dhe financiare, përfshirë nevojën për viza dhe distancat e largëta, duke rekomanduar rishqyrtimin e vendimit të KQZ-së Nr. 01/3784-2025 për votim fizik në përfaqësitë përkatëse.

Anëtarët e KQZ-së mbështetën rekomandimin që votimi të mos zhvillohet në 8-të përfaqësitë diplomatike në vijim dhe të udhëzohen votuesit që të votojnë përmes postës: Ankara – Turqi (16 votues), Shkup – Maqedoni e Veriut (14 votues), Kanbera – Australi (10 votues), Abu Dhabi – Emiratat e Bashkuara Arabe (10 votues), Iowa – ShBA (8 votues), Podgoricë – Mali i Zi (6 votues), Tiranë – Shqipëri (4 votues) dhe Tokio – Japoni (2 votues).

Pas vendimit të ndryshuar të KQZ-së, procesi zgjedhor jashtë Kosovës do të organizohet në 16 Ambasada dhe 13 Konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

Procesi i votimit më 27 dhjetor 2025 do të zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: 1. Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankfurt – konsullatë; Hamburg – konsullatë; Mynih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Dyseldorf – konsullatë); 2. Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); 3. Mbretëria e Bashkuar (Londër – ambasadë); 4. Francë (Paris – ambasadë; Strasburg – konsullatë); 5. Belgjikë (Bruksel – ambasadë); 6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington – ambasadë; Nju Jork – konsullatë); 7. Norvegji (Oslo – ambasadë); 8. Austri (Vjenë – ambasadë); 9. Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); 10. Suedi (Stokholm – ambasadë); 11. Slloveni (Lubjanë – ambasadë); 12. Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); 13. Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); 14. Turqi (Stamboll – konsullatë); 15. Kroaci (Zagreb – ambasadë); 16. Holandë (Hagë – ambasadë); 17. Republika Çeke (Pragë – ambasadë) dhe 18. Hungari (Budapest – ambasadë).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje në KQZ mes VV-së, PDK-së dhe kryesuesit për votimin në Hagë appeared first on Sinjali.

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

18 December 2025 at 15:58

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të dytë me 303 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, bëri të ditur se aplikuesit kanë përmbushur detyrimet ligjore.

PËRFAQËSI DIPLOMATIKE:

1.         Ambasada e Italisë – 3 vëzhgues;

ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE:

1.         Council of Europe – 23 vëzhgues;

2.         NDI – 13 vëzhgues;

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

1.         Primo la Tolleranza – 10 vëzhgues;

2.         Lëvizja FOL – 4 vëzhgues;

3.         GERMIN – 4 vëzhgues;

4.         Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET – 7 vëzhgues;

5.         Instituti i Kosoves per Drejtesi / KOSOVO LAË INSTITUTE – KLI – 31 vëzhgues;

6.         Qendra per Politika dhe Avokim (QPA) – 146 vëzhgues;

MEDIA VENDORE:

1.         KOHA – 30 vëzhgues;

2.         Radio KM – 4 vëzhgues;

3.         Gazeta Zëri – 3 vëzhgues;

4.         Radio Dodona – 2 vëzhgues;

5.         TV Herc – 6 vëzhgues;

6.         Art Media – 3 vëzhgues;

7.         Arbresh. info – 7 vëzhgues;

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

1.         Associated Press – 7 vëzhgues;

Në mbledhjen e kaluar, KQZ ka akredituar grupin e parë me 283 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani, është:  586 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësohet fletëvotimi – video

18 December 2025 at 15:35

Qytetarët e Kosovës më 28 dhjetor do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje të publikuar në Facebook ka treguar se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi, si zhvillohet procesi i votimit e deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit.

Më poshtë mund ta shikoni videon e KQZ-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësohet fletëvotimi – video appeared first on Sinjali.

KQZ: 88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë ka pranuar fletëvotimet

18 December 2025 at 13:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pothuajse ka përfunduar dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë të dhënat më të fundit për këtë proces, i cili po kryhet nga KQZ përmes operatorit ekonomik.

Sipas raportit që kemi pranuar, deri më 17 dhjetor 2025 (ora 23:00), nga gjithsej 57,829 dërgesa, 88% e tyre apo 50,611, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 48,870 (90%) janë dorëzuar te votuesit në shtete të Europës, ndërkaq 2,141 dërgesa (51%) janë dorëzuar te votuesit jashtë Europës,” tha Elezi për Sinjalin.

Ai shtoi se këto statistika do të ishin edhe më të larta nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 1,941 pakot e mbetura, por kjo nuk ka ndodhur për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi.

“Në 1,941 raste, dërgesat nuk janë dorëzuar për shkak se votuesit nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e dorëzimit të pakos me fletëvotim. Sipas kontratës, është detyrë e operatorit ekonomik që dorëzimin e zarfit ta kryejë tek adresa e votuesit dhe mund të pranohet vetëm nga votuesit ose familjarët, të cilët e nënshkruajnë pranimin e dërgesës. Po ashtu, sipas kushteve të kontratës, në adresë të një votuesi do të shkohet deri në 3 herë për t’ia dorëzuar pakon me fletëvotim,” tha Elezi.

Ai theksoi se procesi i dërgimit po vazhdon, ndërsa KQZ ka miratuar më herët afatet për përgatitjen, nisjen dhe dërgimin e pakove në adresë të votuesve të regjistruar për votim përmes postës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar afatet për përgatitjen, nisjen dhe dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Këto afate janë pjesë përbërëse e kontratës së arritur me operatorin ekonomik. Sipas planifikimeve, arritja e fletëvotimeve për votuesit në Europë planifikohet të bëhet nga data 16 deri më 18 dhjetor, ndërkaq për votuesit që ndodhen jashtë Europës nga 17 deri më 19 dhjetor,” tha Elezi.

Sipas KQZ-së, për të ofruar mundësi votimi për shtetasit e regjistruar për votim përmes postës, kutitë postare janë funksionale në 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: 88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë ka pranuar fletëvotimet appeared first on Sinjali.

Fushata 12-ditore për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Çfarë u lejohet partive politike?

17 December 2025 at 11:33

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot, 17 dhjetor, fushatën elektorale, e cila do të përfundojë më 28 dhjetor në orën 06:59.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur të drejtat e subjekteve politike gjatë kësaj periudhe.

“Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike kanë të drejtë të: Organizojnë tubime, ngjarje politike, debate, konferenca për media dhe aktivitete të ngjashme; Publikojnë dhe shpërndajnë afishe, reklama dhe materiale të tjera zgjedhore; Zhvillojnë fushatë përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e Mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

Kosova do të votojë më 28 dhjetor në procesin e katërt zgjedhor që zhvillohet gjatë vitit 2025, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fushata 12-ditore për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Çfarë u lejohet partive politike? appeared first on Sinjali.

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 28 dhjetorit

17 December 2025 at 07:05

Sot nis zyrtarisht fushata 12-ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë pritur datën zyrtare të nisjes së fushatës.

Pas takimeve me mërgatën në Evropë, subjektet kanë filluar paraqitjen e programeve në Kosovë, në tubimet e mbajtura të hënën dhe të martën.

Sipas planifikimit të Komisionit Qendror Zgjedhor, fushata nis zyrtarisht më 17 dhjetor dhe zgjat deri më 28 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubimin e parë të madh të hënën në Prizren, ku prezantoi kandidatët për deputet.

Të martën, LVV-ja së bashku me partnerët mbajtën tubim në mbrëmje në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Edhe Lidhja Demokratike prezantoi të martën në mbrëmje 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shpalosi programin politik të LDK-së.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapin zyrtarisht fushatat zgjedhore të mërkurën.

Nga ana tjetër, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka ripërsëritur kërkesën ndaj partive politike për respektim të plotë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

AIP-ja, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, theksoi se çdo përpunim i të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e Agjencisë, që rregullojnë komunikimin me votuesit gjatë procesit zgjedhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ-ja lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025 at 16:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që qytetarët me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç, të cilët aplikojnë për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin apo bashkëngjisin certifikatë të paaftësisë apo diagnozë mjekësore.

Sipas anëtarit të KQZ-së, Arianit Elshani, pas ndryshimit të bërë, regjistrimi i këtyre votuesve mund të realizohet vetëm me paraqitjen e dokumentit të vlefshëm të identifikimit dhe një fotografie të votuesit duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, Besnik Buzhala, tha se sekretariati ka shqetësime lidhur me administrimin e procesit.

“Çka është frika e sekretariatit këtu, në rast që kemi numër të madh të votuesve të cilëve ua largojmë këtë kriter, mundet me cenu numrin e fletëvotimeve që ne i kemi më dispozicion. Që i bie që nëse numri i fletëvotimeve rezervë harxhohet, ne duhet me i marrë fletëvotime prej dengjeve të rregullta të vendvotimeve. Është lehtësi gjithëpërfshirja, por është edhe vështirësi administrimi i këtij procesi”, tha ai.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, vlerësoi se ndryshimi nuk është problematik nëse respektohen detyrimet institucionale.

“Mendoj që nuk ka diçka të keqe anashkalimi i rregullores në mënyrë që të sigurohet gjithëpërfshirja e qytetarëve, por pa i anashkaluar të drejtat dhe obligimet si të institucioneve ashtu edhe të qytetarëve që kanë”, tha ai.

Edhe anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, tha se e mbështet një vendim të tillë.

Sipas të dhënave nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç është 48 mijë e 977 votues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ-ja lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore appeared first on Sinjali.

KQZ sqaron procedurat mbi votimin në ambasada e konsullatat më 27 dhjetor

15 December 2025 at 22:43

Përmes një njoftimi të bërë së fundi në faqen zyrtare në Facebook, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor.

Të drejtë votimi sipas njoftimit në përfaqësi diplomatike kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike.

Votuesi identifikohet përmes një dokumenti të vlefshëm identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë apo leje e vozitjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ sqaron procedurat mbi votimin në ambasada e konsullatat më 27 dhjetor appeared first on Sinjali.

KQZ nis dërgimin e zarfeve me fletëvotime të diasporës

14 December 2025 at 11:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e dërgimit të pakove zgjedhore që përmbajnë fletëvotimet për qytetarët e Kosovës të regjistruar jashtë vendit, të cilët kanë zgjedhur të ushtrojnë të drejtën e votës përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, pakot me fletëvotime do t’u dërgohen rreth 58 mijë votuesve që janë regjistruar për votim me postë. Ndërkohë, 19,257 votues të tjerë, të cilët janë regjistruar për votim fizik jashtë Kosovës, do të votojnë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike ku janë të regjistruar, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se fletëvotimet janë prodhuar në Slloveni dhe kanë mbërritur në Kosovë më 12 dhjetor. Pas pranimit të tyre, shërbimi votues i KQZ-së ka përfunduar përgatitjen e pakove individuale, të cilat tashmë janë të gatshme për t’u dërguar në adresat e votuesve jashtë vendit.

“Fillimisht, pakot do të dërgohen në aeroport dhe gjatë ditës së nesërme do të fillojë shpërndarja e tyre në shtete të ndryshme, përmes shërbimeve postare, në adresat e votuesve. KQZ njofton se gjatë javës në vijim do të përmbyllet i gjithë procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, tha Elezi.

Sipas njoftimit të KQZ-së, afati për votimin përmes postës është deri më 27 dhjetor, ndërsa votuesit këshillohen që dërgesën me fletëvotim ta postojnë sa më herët, në mënyrë që ajo të mbërrijë brenda afatit të paraparë.

“Është e rëndësishme të theksohet se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025. Kjo periudhë votimi vlen vetëm për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës. KQZ u bën thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim. Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta. Votuesit inkurajohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”, tha Elezi.

KQZ njofton se, për të mundësuar një proces më të lehtë të votimit për qytetarët e regjistruar për votim me postë, ka vënë në funksion kuti postare në gjithsej 23 shtete. Këto shtete janë: Australia, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Hungaria, Italia, Kanadaja, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, SHBA-ja, Shqipëria, Sllovenia, Suedia, Turqia dhe Zvicra.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ nis dërgimin e zarfeve me fletëvotime të diasporës appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit – KQZ do të fillojë sot dërgimin e fletëvotimeve me postë

14 December 2025 at 07:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar për të votuar përmes postës.

Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim.

Lajmi për këtë aktivitet të KQZ-së është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, njoftoi Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit – KQZ do të fillojë sot dërgimin e fletëvotimeve me postë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

13 December 2025 at 21:26

Gjatë ditës së diel, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar për të votuar përmes postës.

Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim.

Lajmi për këtë aktivitet të KQZ-së për RTKLIve është bërë i ditur mbrëmjën e së shtunës nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, njoftoi Elezi

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë appeared first on Sinjali.

Ndryshon vendimi, PZAP e hedh poshtë vendimin e KQZ-së – Certifikohet edhe lista me kandidatët për deputetët e Listës Serbe

13 December 2025 at 17:55

Vendimi i PZAP-së për listën me kandidatë për deputetë të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit u diskutua jo vetëm në politikën e vendit.

Mirëpo sot ndryshoi gjithçka pasi Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e KQZ-së dhe ka vendosur për certifikimin e listës me kandidatë për deputetë të Listës Serbe. Kjo pas ankesës që është bërë në PZAP nga kjo parti, pasi në KQZ nuk ishte certifikuar lista me kandidatët për Parlamentin e Kosovës.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025. NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 11.12.2025, CERTIFIKOHET lista e kandidatëve (33 kandidatë) të subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshon vendimi, PZAP e hedh poshtë vendimin e KQZ-së – Certifikohet edhe lista me kandidatët për deputetët e Listës Serbe appeared first on Sinjali.

Partitë politike prezantojnë sloganet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

13 December 2025 at 07:04

Subjektet politike kanë prezantuar sloganet me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Fushata për këto zgjedhje do të nis më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me sloganin “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zgjedhur sloganin “Bashkë përpara”, i cili shoqërohet me mesazhin shtesë: “për të gjithë qytetarët. Për Kosovën”.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zgjedhur sloganin “Zgjidh shpresën. Zgjidh punën. Zgjidh LDK-në.”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka prezantuar sloganin e saj më të shkurtër, “Krah teje”, ndërsa Nisma Socialdemokrate do të garojë me sloganin “Me Fatmir Limaj”.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit po mbahen për shkak të mosformimit të institucioneve të reja, edhe pas dy tentimeve të Lëvizjes Vetëvendosje – parti e cila nuk siguroi votat e nevojshme për formimin e “Qeverisë Kurti 3”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Partitë politike prezantojnë sloganet për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Votimi me raport mjekësor | Supremja e hedh si të pasafatshme ankesën e “Down Syndrome Kosova”

12 December 2025 at 17:50

Gjykata Supreme e ka hedhur si të pasafatshme ankesën e Shoqatës “Down Syndrome Kosova” kundër Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e cila kishte refuzuar ankesën e shoqatës ndaj udhëzuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për votim me asistencë.

Shoqata ishte ankuar fillimisht në PZAP kundër udhëzuesit të KQZ-së, i cili parasheh që personat me aftësi të kufizuara që votojnë me asistencë të kenë edhe raportin mjekësor. Pasi PZAP-ja refuzoi ankesën, shoqata paraqiti ankesë në Gjykatën Supreme.

Përmes ankesës, shoqata kërkoi që KQZ-ja, para organizimit të çdo procesi zgjedhor të ardhshëm, të rishikojë dhe harmonizojë Udhëzuesin për Procedurat e Votimit me Asistencë me dispozitat kushtetuese, ligjore dhe me standardet ndërkombëtare që garantojnë të drejtën e votës, duke siguruar që të mos pamundësohet ushtrimi i së drejtës së votës për personat me aftësi të kufizuara.

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pasaftshme”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Supremja ka sqaruar se ankesa është paraqitur jashtë afatit ligjor.

“Nga shkresat e lëndës konstatohet se vendimin Shoqata Down Syndrome Kosova e ka pranuar më datën 05.12.2025 në orën 15:52h., ndërsa ankesën kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme më datë 08.12.2025 në ora 13:20h, e që rrjedhimisht rezulton se ankesa është dorëzuar pas kalimit të afatit prej dyzet e tetë (48) orëve”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votimi me raport mjekësor | Supremja e hedh si të pasafatshme ankesën e “Down Syndrome Kosova” appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet parlamentare afër – KQZ tregon se me cilat dokumente mund të votoni më 28 dhjetor

11 December 2025 at 20:05

Më pak se tri javë na ndajnë zyrtarisht nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Me këtë rast, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot edhe njëherë ka ripërsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

KQZ ka theksuar se cilat dokumente identifikuese nevojiten për votim.

Sipas njoftimit të KQZ-së, për të votuar mjafton të keni një dokument identifikimi të vlefshëm të Republikës së Kosovës, si: Letërnjoftim; pasaportë ose leje vozitjeje.

Qytetarët duhet të sigurohen që dokumenti të jetë i vlefshëm dhe të mos ketë skaduar në ditën e votimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Zgjedhjet parlamentare afër – KQZ tregon se me cilat dokumente mund të votoni më 28 dhjetor appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e parakohshme, KQZ: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

11 December 2025 at 17:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes së fletëvotimeve nga Sllovenia, ku janë duke u shtypur, për të filluar me votimin jashtë Kosovës për votuesit që u regjistruan të votojnë përmes postës në zgjedhjet paralamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha RTK-së se për shkak që këto janë zgjedhje të parakohshme që organizohen në periudhë të shkurtër kohore, votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve më 12 dhjetor, por të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

“Aktualisht janë duke u shtypur fletëvotimet për votuesit jashtë Kosovës, që i takojnë votimit me postë – dhe planifikojmë që ato të sillen në Kosovë gjatë ditës së premte, 12 dhjetor. Pasi këto fletëvotime të arrijnë në Kosovë, shërbimi votues do të përgatit pakot e veçanta për çdo votues dhe përmes kontraktorit do t’i dërgojë në adresat e votuesve. Për shkak se jemi në zgjedhje të parakohshme, është e vështirë që periudha për votimin përmes postës të fillojë sipas planifikimeve me datë 12 dhjetor dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme”, tha Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga 77 mijë e 85 votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, pjesa më e madhe e tyre, 57 mijë e 829 prej tyre janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq mbi 19 mijë e 260 të tjerë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Votimi përmes postës, sipas afatit ligjor, përfundon më 27 dhjetor. Në këtë ditë, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, mbahet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas Elezit, ky votim do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës.

“Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 23 ambasada dhe 14 konsullata. Numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe në të cilat sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohet procesi i votimit, është 19,256”, tha ai.

KQZ-ja fillimisht kishte planifikuar që votimi jashtë vendit të zhvillohej në 50 përfaqësi diplomatike në 36 shtete, si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësive. Por, me vendimin e 10 dhjetorit të KQZ-së, duke u bazuar në të dhënat nga regjistrimi i votuesve dhe në aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe vendimin e PZAP-it, procesi do të organizohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e parakohshme, KQZ: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve appeared first on Sinjali.

KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fletëvotimet për balotazh

10 December 2025 at 12:54

Kompania sllovene që printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetor.

Kompania CETIS për zgjedhjet e parakohshme do t`i printojë fletëvotimet dhe  broshurat e kandidatëve për deputetë. 

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fletëvotimet për balotazh appeared first on Sinjali.

❌
❌