Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin fqinjët: Kishte probleme shëndetësore…

25 December 2025 at 14:57

Një grua 71-vjeçare nga Kosova u vra në një ngjarje të dhunshme në Buchs, Cyrih, të mërkurën në mbrëmje. Tre persona janë arrestuar nga policia kantonale e Cyrihut, njoftoi autoriteti lokal.

Të dyshuarit, të moshës 27, 48 dhe 51 vjeç, janë marrë në mbajtje ndërkohë që hetimet për krimin e rëndë janë duke u zhvilluar.

Gazeta zvicerane “Blick” raportoi rrëfimet e banorëve të lagjes ku ndodhi krimi, të cilët shprehën tronditjen e tyre.

“Pashë automjete të panumërta policie këtë mëngjes”, tha një banor i kompleksit të banesave të familjes Blick.

“Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur këtu, në lagjen tonë të qetë. Fatkeqësisht, policia nuk mundi të na qetësonte apo të na tregonte se çfarë kishte ndodhur”, deklaroi një banore për gazetën zvicerane.

Ajo shtoi se familja që jetonte në shtëpinë ku ndodhi ngjarja nuk ishte shumë e njohur në lagje dhe se gruaja e ndjerë kishte probleme shëndetësore.

“Gruaja e ndjerë vuante nga probleme shëndetësore”, tha banorja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin fqinjët: Kishte probleme shëndetësore… appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Spiropali: Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

13 December 2025 at 19:40

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur sot dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Elisabeta Katijajt dhe Eorda Sinollarit, duke i cilësuar ato si dy gra plot dritë dhe energji, që i kushtuan kohën dhe talentin e tyre Shqipërisë dhe diasporës shqiptare.

Në një postim publik, Spiropali thekson se Elisabeta Katijaj ishte një forcë e vërtetë e komunitetit të biznesit shqiptar në diasporë, ndërsa Eorda Sinollari një profesioniste e re, e cila kontribuonte me dije dhe frymë të re përmes Programit “Brain Gain” të GIZ-it.

Ministrja bën të ditur se, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin e Elisabeta Katijajt, Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë, që pritej të mbahej në Parma, do të shtyhet për një kohë tjetër.

Ajo shprehet se ishte planifikuar të ishte së bashku me Elisabetën në këtë aktivitet, por largimi i saj i beftë e bëri të pamundur realizimin e këtij takimi.

Në këtë moment të vështirë, Spiropali u shpreh pranë fëmijëve të mitur, familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën dhe i çmuan dy të ndjerat, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta.

“I lehtë iu qoftë dheu!”, përfundon mesazhi i saj.

/gj.m/r.e/

The post Spiropali: Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Suzana Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare Shteti në Miçigan

9 December 2025 at 20:09

Suzanna Shkreli ka shpallur kandidaturën për Sekretare të Shtetit në Michigan si përfaqësuese e Partisë Demokratike.

Ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë dhe të drejtës së votës për të gjithë banorët e shtetit.

“Prindërit e mi erdhën në këtë vend për të shpëtuar nga autoritarizmi. Tani, ndërsa këto kërcënime po shfaqen edhe këtu, jam e gatshme të mbroj demokracinë tonë, të mbroj Kushtetutën dhe të siguroj të drejtën e votës për çdo banor të Michiganit”, deklaroi Shkreli.

Kandidatura e saj vjen në një kohë kur mbrojtja e të drejtave zgjedhore dhe ruajtja e institucioneve demokratike janë në qendër të debatit politik në SHBA.

Shkreli ka një karrierë të respektuar në shërbim publik dhe ishte shqiptarja e vetme që kandidoi për Kongresin Amerikan në vitin 2016, ku mori mbështetje nga familja Clinton.

My name is Suzanna Shkreli and today I’m announcing my Democratic campaign for Secretary of State in Michigan.

My parents came to this country to flee authoritarianism. Now as those same threats take root here at home, I’m ready to defend our democracy, protect our Constitution,… pic.twitter.com/RzFm8q5vCQ

— Suzanna Shkreli (@SuzannaForMI) December 8, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Suzana Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare Shteti në Miçigan appeared first on Sinjali.

Qeveria depoziton në Kuvend projektligjet për Shërbimin e Jashtëm dhe Diasporën

By: Fax Web
9 December 2025 at 11:42

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, bën të ditur se qeveria ka depozituar në Kuvend dy projektligje të rëndësishme që lidhen me modernizimin e shërbimit të jashtëm dhe forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku u bashkërendua agjenda parlamentare e javëve në vijim, Spiropali nënvizoi se projektligji për Shërbimin e Jashtëm dhe ai për Diasporën sjellin një qasje të re për rritjen e kapaciteteve diplomatike dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj shqiptarëve jashtë vendit.

“Shërbimi i jashtëm, në zemër të Shqipërisë europiane! Mbledhja e grupit parlamentar socialist, për bashkërendimin e agjendës parlamentare, ku Këshilli i Ministrave ka depozituar projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe atë për Diasporën, të cilat sjellin një qasje të re për forcimin e trupës tonë diplomatike dhe fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën, u shpreh Spiropali.

Projektligjet pritet të diskutohen në komisionet parlamentare përpara votimit në seancë plenare.

Dyshohet se vrau gruan e tij ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

4 December 2025 at 23:01

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje.

Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas.

Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje.

Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet se vrau gruan e tij ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Sinjali.

Itali: Gjendet e vdekur në banesë gruaja me origjinë shqiptare, dyshohet se burri e rrahu për vdekje

3 December 2025 at 22:20

Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Ancona të Italisë.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për Sadjide Muslija, nga Maqedonia e Veriut.

Dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj Nazir Muslija, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Siç shkruan Ansa.it, viktima kishte raportuar disa herë rastet e dhunës ndaj saj, të shkaktuara nga bashkëshorti.

Pasi policia ndërhyri në banesën e saj, e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat me shenja të dhunës.

I dyshuari ka qenë i arrestuar për dhunë në muajin prill.

Ai e kishte akuzuar gruan e tij për një tradhti të supozuar.

Burri e kishte thyer derën e dhomës me sëpatë, derisa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët.

Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Itali: Gjendet e vdekur në banesë gruaja me origjinë shqiptare, dyshohet se burri e rrahu për vdekje appeared first on Sinjali.

Balla: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

16 November 2025 at 14:01

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën shqiptare në Itali.

Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos, në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë.

“Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, senatorin Antonio De Poli, presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja, Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë.

“Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më 23-24 nëntor kanë mundësinë dhe krenarinë të votojnë Muharrem Salihun si këshilltar i Rajonit të Venetos, një arritje historike për të gjithë”, tha Balla.

Pak ditë më parë Balla, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kërkoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali hapjen e një konsullate shqiptare në këtë rajon, ku jetojnë disa dhjetëra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Gjatë muajit nëntor, muaji i Pavarësisë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të ketë takime me shqiptarët në diasporë edhe në Greqi, Angli, Itali etj.

/k.s/r.e/

The post Balla: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një çift shqiptar gjenden të vrarë në një banesë në Brest të Francës

14 November 2025 at 12:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku të enjten një çift u gjet i pajetë në banesën e tyre, sipas raportimeve të mediave franceze.

Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.

Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit shqiptar Andon Janaqi, 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeç, si edhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas raportimeve, hetuesit po e shqyrtojnë ngjarjen si një vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e të dyshuarit.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një çift shqiptar gjenden të vrarë në një banesë në Brest të Francës appeared first on Sinjali.

“Ai ishte i gatshëm për çdo gjë”, “S’kemi fjalë për ta përshkruar”, njujorkezët tronditen nga vrasja e kosovarit në Brooklyn

14 November 2025 at 08:56

Një mbikëqyrës ndërtese në Brooklyn, New York, Burim Havolli, 41 vjeçar, humbi jetën pasi u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një grabitës që po vidhte një pako në ndërtesën ku punonte. Ngjarja ndodhi në 1199 Ocean Ave., në lagjen Flatbush, dhe u raportua menjëherë nga një telefonues në NYPD.

Havolli pësoi trauma të rënda në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Kings County, ku ndërroi jetë më vonë.

Familjarët e tij janë tronditur nga humbja e papritur. Vëllai i tij, Blerim Havolli, kujtoi kohën kur të dy ishin arratisur nga Kosova në vitin 1999 për një jetë më të mirë në Amerikë.

“Ai e donte këtë vend. Ky vend na ka ndihmuar shumë. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre fëmijë dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha Blerim, ndërsa kushëriri Petrit Havolli shtoi se familja po e përjeton thellë këtë humbje.

Ai përshkroi edhe vështirësitë e familjes: “Nuk është e lehtë të rrisësh tre fëmijë… Djali 2-vjeçar vazhdon të pyetë ‘Ku është babai im? Thirrni atë, thirrni atë’”.

Banorët e ndërtesës dhe kolegët e Havollit e përshkruan si një person të kujdesshëm dhe të përkushtuar. Alexis Potter tha: “[Ai ishte] shumë i kujdesshëm, gjithmonë aty për të gjithë qiramarrësit e tij, shumë punëtor”.

Qiramarrësi tjetër, Alexis Charles, shtoi: “Ai ishte personi kryesor ku të drejtoheshit. Nëse diçka nuk funksiononte, e thirrje atë. Ai ishte thjesht shumë i mirë dhe i kujdesshëm”.

Jeff Fisher përshkroi profesionalizmin e tij: “Ai ishte jashtëzakonisht profesional. Çdo gjë që duhej bërë, ai e bënte”.

Pronarja e ndërtesës ngjitur, Gail Seton, u shpreh: “Ky është një problem i vazhdueshëm në këtë ndërtesë, kështu që për këtë të ndodhë në këtë mënyrë, është vërtet një tragjedi. Kam parë një rritje të krimit, njerëz që vjedhin pako, njerëz të guximshëm që nuk u intereson”.

Blerim Havolli tha se vëllai i tij vdiq duke mbrojtur ndërtesën dhe pakot e qiramarrësve. Johnny Garcia, koleg dhe mik i Havollit për 17 vjet, shtoi: “Ne ishim bashkë çdo ditë. Nuk ka fjalë për këtë që ndodhi. E konsideroja si vëlla”.

Familja e viktimës ka bërë të ditur se varrimi i Burim Havollit do të bëhet në Kosovë, vendin e tij të lindjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Ai ishte i gatshëm për çdo gjë”, “S’kemi fjalë për ta përshkruar”, njujorkezët tronditen nga vrasja e kosovarit në Brooklyn appeared first on Sinjali.

Dënohet shqiptari që vrau gruan dhe plagosi djalin: Nënë e bir ishin në një lidhje

5 November 2025 at 23:47

Gjykata e Selanikut dënoi me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar shqiptar i cili vrau gruan e tij greke. Ai u shpall fajtor për vrasje, tentativë vrasjeje kundër djalit të gruas dhe shkelje të ligjeve për armët. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2024, raporton Protothema.

47-vjeçari i cili besonte se nënë e bir kishin një marrëdhënie seksuale, shkoi në shtëpi në orën 8 të mëngjesit i armatosur që t’i vriste. Sipas dëshmive të fëmijëve të gruas, atë ditë nuk pati grindje, megjithatë pati një skenë xhelozie dhe viktima i kërkoi atij të largohej nga shtëpia.

Shqiptari deklaroi gjithashtu se e dinte që gruaja e tij kishte një lidhje me një burrë tjetër. Duke iu referuar asaj që kishte ndodhur disa ditë më parë, ai foli për shenjën në buzët e saj që ai pretendon se e kishte gruaja dhe kjo ishte ajo që “ndezi” dyshimet e tij.

“Atë ditë nuk shkova në shtëpi për t’i vrarë ata, por për të parë vajzën time. Kur mbërrita, u ula për të pirë kafe. Me rastin e një bisede tjetër, i përmenda gruas sime se ajo kishte një lidhje me të birin dhe ajo u përgjigj: ‘Jam mirë’. Atëherë u ngatërrova. Mora thikën, u ktheva dhe u ula në shtëpi. Pastaj biseda filloi përsëri dhe u ngatërrova. Nuk mbaj mend saktësisht çfarë bëra ose nëse i përdora të dyja thikat. Po i bërtisja djalit tim, ‘më thuaj të vërtetën’. Nuk kisha vendosur t’i vrisja. E godita sepse më shtyu. Para se të nisesha për në punë, nuk kishte asnjë shenjë në buzët e saj. E pyeta se çfarë ishte dhe ajo u përgjigj se diçka i kishte ndodhur buzëve. I thashë se nuk e kishte pasur për kaq shumë vite dhe tani që djali i saj u kthye, u shfaq. Pastaj ajo më nxori nga shtëpia. Dhjetë vjet më parë, e kisha parë duke e parë nga dritarja dhe duke masturbuar’- dëshmoi autori.

I akuzuari pretendoi se menjëherë pas vrasjes shkoi në polici për t’u dorëzuar, por pa e ditur saktësisht se çfarë kishte ndodhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dënohet shqiptari që vrau gruan dhe plagosi djalin: Nënë e bir ishin në një lidhje appeared first on Sinjali.

Rrëfimi i nënës së 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të…

4 November 2025 at 22:40

Një vit pas vrasjes së 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila nga miku i saj, i cili e shtyu nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte me mamanë, gjykata e të Miturve në Bolonja ka dhënë dënimin për autorin: 17 vite burg. Ngjarja la pas një dhimbje të madhe dhe tronditi komunitetin.

Në një intervistë për Top Channel, mamaja e Aurorës, Morena Corbellini, rrëfeu përjetimet e saj pas vendimit të gjykatës. Ajo e përshkroi Aurorën si një vajzë të mbyllur dhe të turpshme, të ëmbël dhe plot dritë, me dëshirë për të bërë psikologe dhe për të udhëtuar botën.

Sa i përket vendimit të gjykatës, Corbellini u shpreh se autori mori dënimin maksimal, por që për të nuk është i mjaftueshëm, pasi vajza e saj nuk jeton më. Ajo sqaroi se Aurora nuk kishte asnjë lidhje dashurie me autorin, por vetëm njohje si shokë.

“Të sqarojmë një gjë: Aurora nuk kishte një lidhje dashurie, ajo ishte vetëm 13 vjeç, kështu që bëhej fjalë për diçka pak më shumë se një miqësi. Fakti që gazetarët e paraqitën si ‘të dashurin’ e saj, sepse kështu tingëllonte më sensacionale, nuk përputhet as me fjalët e mia, as me realitetin. Megjithatë, po, isha në dijeni të kësaj simpatie,” tha Corbellini.

Ajo shtoi se vendimin e gjykatës e ka pritur pozitivisht nga ana ligjore, por si nënë nuk mund të jetë kurrë plotësisht e kënaqur, sepse asgjë nuk do t’i kthejë Aurorën.

“Ai megjithatë është gjallë, mund të qeshë, të bëjë shaka dhe të mendojë për një të ardhme pasi të ketë kryer dënimin, vajza ime është bërë hi nga dora e tij. E përsëris, nga ana ligjore dhe për llojin e procesit, ky është pothuajse maksimumi që mund të jepej, por për mua nuk është i drejtë, nuk ekziston një dënim i mjaftueshëm për kë ka vrarë vajzën time,” rrëfeu ajo.

Corbellini tregoi se kishte pasur dyshime për sjelljen e të riut që i mori jetën Aurorës dhe për këtë arsye shpesh ia kishte ndaluar vajzës të dilte me të. Ajo njoftoi gjithashtu se do të krijojë një shoqatë për të ndihmuar prindërit dhe të rinjtë, të cilën do ta quajë “Drita e Aurorës” (La Luce di Aurora).

“Nëse Aurora do të mund të më dëgjonte sot, do të kuptonte pse e urreja aq shumë atë djalë. Nuk i besoja, nuk doja që ta takonte, madje ia kisha ndaluar. Nuk e di pse, por instinkti më tregonte se ai nuk ishte një person që duhej frekuentuar. Uroj që të mos ketë më prindër që duhet të kalojnë atë që po kaloj unë. Jeta pa një fëmijë nuk është më jetë, prandaj do të krijoj një shoqatë në kujtim të saj, për të ndihmuar të rinjtë dhe prindërit,” përfundoi Corbellini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëfimi i nënës së 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të… appeared first on Sinjali.

Rasti më i gjatë i emigracionit në histori të Britanisë përfundon në favor të një shqiptari – zgjati 26 vjet

28 October 2025 at 20:43

Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas një beteje ligjore që zgjati plot 26 vjet, në një nga rastet më të gjata të emigracionit në historinë e vendit.

Sipas The Telegraph Gentian Hoti, 41 vjeç, mbërriti në Britani në vitin 1999 në moshën 15-vjeçare, duke kërkuar azil dhe pretenduar se ishte nga Kosova, ndërkohë që në të vërtetë kishte lindur në Shqipëri në vitin 1984.

Në dokumentet e paraqitura ai deklaroi se ishte viktimë e autoriteteve serbe dhe se ishte ndarë nga familja gjatë arratisjes.

Kërkesa e tij për azil u refuzua, por iu dha leje e jashtëzakonshme për të qëndruar deri në vitin 2003. Më pas, Hoti u vu nën kujdesin e autoriteteve lokale dhe në 2004 mori leje qëndrimi me afat të pacaktuar.

Në vitin 2005 ai mori shtetësinë britanike, por në 2010 nisi një hetim për identitetin e tij, dhe në qershor 2019 i u hoq shtetësia me arsyetimin se kishte përdorur “një identitet të rremë”.

Hoti apeloi vendimin, dhe gjykata më në fund vendosi në favor të tij, duke konstatuar se që nga viti 2013 ai kishte pranuar origjinën e tij shqiptare.

Pas më shumë se dy dekadash betejë ligjore, Gentian Hoti e ruan tani të drejtën për të mbajtur shtetësinë britanike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti më i gjatë i emigracionit në histori të Britanisë përfundon në favor të një shqiptari – zgjati 26 vjet appeared first on Sinjali.

14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

28 October 2025 at 11:31

Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova është bërë hero në Gjermani. Len Fejzullahu ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar shokun e shkollës, kur u sulmua nga një person tjetër me çekiç.

Friedberger Allgemeine” ka shkruar të hënën për rrëfimin e 14-vjeçarit që tregoi guxim të jashtëzakonshëm.

14-vjeçari po qëndronte në oborrin e shkollës me dy shokët e tij, kur një adoleshent iu afrua. Ai po mbante një çekiç si dhe ishte veshur me uniformë ushtarake.

“Fillimisht mendova se ishte i gomës dhe se po përpiqeshin të më bënin shaka”, ka rrëfyer 14-vjeçari. Por ajo që ndodhi pastaj nuk ishte aspak shaka. Dhe po të mos vraponte në ndihmë të shokut të tij dhe të rrezikonte jetën e vet, gjërat do të ishin edhe më keq.

Sulmi ka shokuar Friedbergun në Gjermani në mes të tetorit. Një 15-vjeçar pati sulmuar dy 14-vjeçarë pak para se të niste mësimi, duke e lënduar njërin prej tyre rëndë. Sulmuesi është në mbajtje nën akuzën për tentimvrasje dhe lëndim të rëndë. Hetuesit po mbledhin informata nëse bëhet fjalë për prapavijë ekstremiste.

Si ndodhi rasti?

Sulmuesi e kishte goditur njërin nga shokët e Lenit në kokë. Kur ai e sulmoi Lenin, 14-vjeçari arriti të shmangej dhe u godit vetëm në krah. Ndërsa një i tretë kishte ikur te hyrja e shkollës. “E pash shokun tim të shtrirë në tokë”, ka thënë Leni.

Pastaj sulmuesi e ka goditur disa herë.

“Mendova se nuk mund ta lë vetëm”, ka rrëfyer Leni që më pas ka shkuar drejt sulmuesit e fillimisht duke e goditur në këmbë e më pas kishte arritur t’ia merrte çekiçin e ta godiste në bark dhe ta rrëzonte.

Pas kësaj, Leni dhe shoku i tij arritën të shkonin drejt shkollës. Sulmuesi kishte shtënë në drejtim të tyrin me një armë jo reale. Shoku i Lenit ishte lënduar në kokë dhe teksa iknin i duhej ndihma. Te dera e shkollës takuan dy mësimdhënës që shpejt thirrën policinë dhe ambulancën. Shërbimet emergjente u paraqitën shpejt dhe sulmuesi u arrestua. 15-vjeçari kishte të kaluar me kërcënime dhe po hetohet edhe për mundësinë e ekstremizmit.

Leni ka dhënë deklaratë në polici. Ai ka përgënjeshtruar edhe komentet në TikTok se sulmuesi ka qenë i bullizuar duke thënë se e ka njohur vetëm si figurë. Madje ka thënë se po që se sulmuesi do të ishte i huaj, komentet do të ishin ndryshe.

Leni tani e kujton rastin dhe e kupton sa ka rrezikuar. I dyshuari kishte pasur edhe thikë me vete.

Sot, ai është ftuar në takim nga kryebashkiaku Roland Eichman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani appeared first on Sinjali.

Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij

23 October 2025 at 11:37

Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën mbrëma në Bolonja, përpara një karburanti, ku pas përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një djalë 7-vjeçar me origjinë shqiptare.

Makinat në Granarolo u përplasën ndërsa po përpiqeshin të shmangnin një skuter elektrik të drejtuar nga një 46-vjeçar dhe babai i të miturit shqiptar, ashtu si edhe shoferi tjetër mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

Mediat italiane raportojnë se ishte ora 8  e mbrëmjes kur djali i vogël, në makinë me të atin, u përfshi në përplasjen “kokë më kokë” të makinës së tyre tip Volkswagen me një Renault Clio.

Nga përplasja, fëmija, i cili sipas gjetjeve fillestare nga karabinierët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit  pësoi lëndime shumë serioze, të cilat nuk i lanë asnjë shans për mbijetesë.

Babai, 34 vjeç me origjinë shqiptare, banues në Minerbio, dhe shoferi tjetër, një njëzetvjeçar nga Bentivoglio, u ndihmuan nga mjekët dhe u transportuan me lëndime të rënda në spitalin e Maggiores.

Kryetari i bashkisë së Granarolos, Alessandro Riçi shprehu zemërimin e tij për infrastrukturën rrugore, sapo mësoi lajmin.

Do të kontaktoj Anasin (kompaninë që menaxhon rrugën) dhe Prefekturën duke filluar nga sot. Është më thelbësore se kurrë që të instalohet një kamerë shpejtësie në atë vend, siç është kërkuar disa herë. Ky është një vend ku kanë ndodhur aksidente shumë të rënda kohët e fundit“, tha ai për mediat. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij appeared first on Sinjali.

Sulmohet një familje shqiptare në Zvicër nga tifozët serbë

14 October 2025 at 23:35

Një familje shqiptare u sulmua në Zurich të Zvicrës të shtunën mbrëma, pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u mbyll me fitore të Shqipërisë 1:0 në Leskovc.

Familja shqiptare, që kishte dalë për të festuar fitoren, u sulmua nga tifozë serbë, raporton ““Blick””. Donika J. kishte udhëtuar me bashkëshortin dhe vajzën 10-vjeçare dhe në veturën e saj Mercedes kishte vendosur flamurin shqiptar.

Në Schwamendingen, pranë një bari, papritmas vetura u përplas me një turmë tifozësh serbë.

“Papritmas, një i ri vrapoi drejt makinës sonë dhe na theu xhamin e përparmë me një objekt të fortë, ndoshta ishte zinxhir apo rrip. Copëzat e xhamit fluturuan në ulësen e pasme, ku ishte vajza jonë”, tregoi Donika. Ajo shtoi se ishte ulur në ulësen e pasagjerit dhe sulmuesi goditi xhamin në lartësinë e kokës.

Incidenti e tronditi rëndë familjen.

“Shpërthimi ishte aq i fortë sa të gjithë u tronditëm,” tha Donika, duke filluar të qajë. “Se kisha imagjinuar se diçka e tillë do të mund të ndodhte në Zvicër. Ende s’mund ta mendoj se diçka aq e tmerrshme ndodhi.”

Ajo lajmëroi menjëherë policinë, e cila konfirmoi se mori të paktën një raportim për një veturë të dëmtuar. Gjatë të shtunës mbrëma pati disa raportime për trazira në qytet. Nuk është hera e parë që policia u thirr në Ueberlandstrasse për shkak të incidenteve; gjatë ndeshjes së parë mes Shqipërisë dhe Serbisë në qershor pati gjithashtu raportime për trazira, ndeshje që përfundoi pa gola.

Edhe në Luzern, të shtunën, u raportuan provokime dhe dhunë fizike mes grupeve pas ndeshjes. Tifozët shkaktuan ndërprerje të konsiderueshme të trafikut, disa rrugë u mbyllën përkohësisht.

“U lëshuan gjithsej 50 gjoba dhe disa persona u ndëshkuan për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut,” njoftoi të hënën Policia e Luzernit. Ndërprerje trafiku shkaktuan shoferët festues edhe në Wil.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmohet një familje shqiptare në Zvicër nga tifozët serbë appeared first on Sinjali.

Balla viziton biznesin shqiptar në Itali: Një tjetër sipërmarrje e suksesshme

4 October 2025 at 15:57

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal sot në një biznes shqiptar në Azzano Decimo, në Itali, ku punojnë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe edhe banorë vendas.

Gjatë vizitës, Balla vlerësoi suksesin e sipërmarrësit Jurgen Arapi.

“Jemi këtu për të përshëndetur një prej djemve shqiptarë më të suksesshëm në këtë zonë, i cili ka hapur prej 9 vitesh një biznes të tij dhe e ka bërë destinacionin më të kërkuar për të gjithë ata që duan të kujdesen për veten”, tha Balla.

Ai vuri në dukje se suksesi i këtij salloni bukurie tregon përpjekjet, profesionalizmin dhe vendosmërinë e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Balla është në një tur takimesh për të mbështetur shqiptarët e suksseshëm në diasporë, jo vetëm në sipërmarrje, por dhe ata që janë angazhuar në jetën politike lokale në Itali.

/m.m/r.e/

The post Balla viziton biznesin shqiptar në Itali: Një tjetër sipërmarrje e suksesshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet në Rusi, Boris Volfman, i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë, gjendej në listën e INTERPOL-it

4 October 2025 at 11:51

Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një klinikë që kishte funksionuar në Kosovë vite më parë.

Volfman ka qenë në listën e Interpolit i kërkuar nga Rusia, shkruan Metro.co.uk.

Ai mund të përballet me deri në 15 vjet burg pasi u deportua nga Turqia, sipas raportimeve, raporton Metro.co.uk.

Volfman është akuzuar për drejtimin e një rrjeti trafikimi organesh që shtrihet përtej Atlantikut nga Kosta Rika në Kosovë.

I njëjti ishte ndaluar më parë në Turqi me dyshimin se kishte kërkuar të merrte organe nga refugjatët e varfër sirianë dhe t’ua jepte klientëve të pasur.

Volfman ishte arrestuar vite më parë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe në Izrael.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Rusi, Boris Volfman, i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë, gjendej në listën e INTERPOL-it appeared first on Sinjali.

Prej 9 vitesh në arrati, arrestohet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës

30 September 2025 at 19:47

Autoritetet kolumbiane kanë vënë në pranga një shqiptar të kërkuar nga Interpoli për trafik heroine. Mediat vendase bëjnë të ditur se 62-vjeçari Genti Krasniqi, është arrestuar në qytetin Tunja të Kolumbisë ndërsa përpiqej të rinovonte pasaportën për t’u larguar nga vendi.

Ai ka qenë në arrati për 9 vite, që nga shpallja në kërkim nga autoritetet italiane në vitin 2016.

Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos në Itali zbuloi se një apartament luksoz në atë qytet po përdorej nga një çift (një grua e re italiane dhe një burrë shqiptar) për të fshehur ngarkesat e heroinës që vinin nga Tirana.

Edhe pse të dy u kapën, burri arriti të largohej nga Italia dhe u bë i arratisur. Që atëherë, ai është kërkuar nga Interpoli, i cili lëshoi ​​një njoftim të kuq janarin e kaluar dhe njoftoi homologët e tij në Kolumbi, shkruan A2 CNN.

Edhe pse kishte indikacione se shqiptari ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut, në Milano ishte një surprizë që ai ishte gjetur 8,900 kilometra larg, në qytetin e ftohtë të Tunjës.

Zyrtarët kolumbianë të Imigracionit e identifikuan menjëherë atë dhe nisën një operacion për ta kapur.

Krasniqi u prezantua si turist në Kolumbi, por autoritetet zbuluan identitetin e tij dhe e ndaluan. Italia ka kërkuar tashmë ekstradimin e tij, shkruan A2 CNN.

Në Boyacá, ai u prezantua si turist i huaj, por gazeta “EL TIEMPO” e gjeti emrin e tij në të dhënat e gjykatës që e identifikonin atë si anëtar të një rrjeti trafikimi droge që përdorte prostituta për t’i transportuar ato nëpër Evropë.

Sipas gazetës bosi shqiptar i drogës hyri në vend në vitin 2023 dhe qëndroi në Bogota dhe qytete të tjera alternative.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prej 9 vitesh në arrati, arrestohet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës appeared first on Sinjali.

Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, sharra elektrike i bie në trup

24 September 2025 at 22:07

Një person rreth 50 vjeç humbi jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje.

Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime.

Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë. Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, sharra elektrike i bie në trup appeared first on Sinjali.

16-vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident të frikshëm në Itali

21 September 2025 at 23:32

Një aksident i rëndë ka marrë jetën e 16-vjeçarit Manuel Leti, student i informatikës dhe i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, pasditen e djeshme në rrugën “4 Nëntori” të Artognes, në provincën e Brescia-s.

Manueli, i cili po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, u përplas me një Audi që drejtohej nga një 44-vjeçar në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”, rreth orës 14:30.

Pavarësisht përplasjes së lehtë me makinën, motori humbi stabilitetin dhe përfundoi duke goditur një shtyllë ndriçimi, shkruan Top Channel.

Goditja e fortë e rrëzoi Manuelin në tokë dhe, përkundër kaskës së sigurisë, plagët e shkaktuara në gjoks dhe bark ishin të rënda dhe fatale. Një mik i tij, që po udhëtonte me një motor tjetër, ishte dëshmitar i ngjarjes, por nuk mundi të ndërhynte.

Menjëherë pas aksidentit, ambulanca dhe helikopteri i emergjencës mbërritën në vendngjarje, por mjekët konfirmuan vdekjen e 16-vjeçarit në vend.

Kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cilësoi tragjedinë “të papranueshme” dhe bëri apel për një kujdes të shtuar në rrugë. Edhe kryetari i Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, shprehu dhimbjen për humbjen e një familjeje të respektuar: “Është e vështirë të gjesh fjalë për një dhimbje të tillë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 16-vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident të frikshëm në Itali appeared first on Sinjali.

❌
❌