Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Numërimi për kandidatët rifillon pas vitit të ri/ Elezi: Ka përfunduar procesi në 27 komuna

By: Re Nato
31 December 2025 at 17:10

Pak pushim për natën e ndërrimit të viteve.Procesi i numërimit për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit u mbyll mesditën e 31 dhjetorit për të nisur me 1 janar nga ora 16 në 11 Qendra Komunale të Numërimit në Prishtinë.

Njoftimi është dhënë nga zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka sqaruar se deri në ndërpreje janë procesuara mbi 74 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, duke e konsideruar aktivitetin e numërimit të mbyllur në 27 komuna.

“Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, përkatësisht në Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj dhe Kaçanik.”

Elezi ka dhënë një sqarim edhe për votat me postë.

“Nga votimi me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve kanë ushtruar të drejtën e votës.”

Ai njoftoi se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës do të nisë gjatë kësaj jave, ndërsa data dhe ora e saktë do të bëhen të ditura me një njoftim nga KQZ, ndërkohë numërimi për subjektet politike ka përfunduar./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Përfundon numërimi i fletëvotimeve me postë, refuzohen mbi 3000

15 November 2025 at 16:19

PRISHTINË, 15 nëntor/ATSH/ Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të votimit me postë për balotazh të kryetarëve në 18 komuna.

KQZ-ja ka pranuar gjithsej 12.018 pako me fletëvotime të supozuara, prej tyre 8.932 janë aprovuar dhe 3.086 të refuzuara.

Arsyeja kryesore e refuzimit sipas KQZ-së është mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3.009 raste.

Gjatë 11–12 nëntorit janë tërhequr 13,084 pako nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete.

Numri i votuesve të regjistruar për postë për 18 komuna ishte 29 mijë e 752.

Të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në SHBA dhe Australi.

Të premten, KQZ ka numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në vendvotime të veçanta dhe 1.441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

Rezultatet nga numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta janë publikuar në platformën e rezultateve: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ në hapësirën e veçantë Rezultatet QNR.  Në të njëjtën platformë do të publikohen dhe rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

/Kosovapress/

The post Përfundon numërimi i fletëvotimeve me postë, refuzohen mbi 3000 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinumërimi në Mitrovicë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105

12 November 2025 at 11:46

PRISHTINË, 12 nëntor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës bëri të ditur se në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Sipas KQZ-së, deri në orën 09:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune.

KQZ thotë se ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Mitrovica e Jugut të shkojë në rivotim, dy ditë pas përfundimit të balotazhit në këtë komunë. Në PDK thanë të martën se në Mitrovicën e Jugut është përdorur fenomeni i “trenit bullgar” dhe kësisoj është dëmtuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor.

KQZ njofton po ashtu se një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.

Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë. Sipas KQZ-së deri në orën 09:00 ditës së mërkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime.

/KosovaPress//r.e/

The post Rinumërimi në Mitrovicë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërohen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat, kryesojnë kandidatët e PS

9 November 2025 at 22:12

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Procesi i numërimit të votave ka nisur në bashkinë e Tepelenës.

Pas numërimit të kutisë së parë, kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Sako rezulton në avantazh të thellë ndaj rivalit Gabriel Guma.

Në kutinë e parë të Nivicës, kandidati i PS, Gramoz Sako, ka marrë 199 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së vetëm 6 vota.

Edhe në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa me 8 vota, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme.

Sot u votua në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Në të gjitha qendrat e votimit të pesë bashkive kishin të drejtë vote në total 334 mijë qytetarë, ku pjesëmarrja e tyre rezultoi me 18.51%.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënoi Bashkia Mat me 39.23%, ndërsa më e ulët ishte në Bashkinë Vlorë me 12.59%. Pjesëmarrja në bashkitë e tjera ishte: Tepelenë 34.63%, Cërrik 24.81% dhe Berat 19.81%.

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

/gj.m/j.p/

The post Numërohen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat, kryesojnë kandidatët e PS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis numërimi i kutive të para në KZAZ 85 në Vlorë

9 November 2025 at 22:11

Vlora është në pritje të emrit të kryebashkiakut të ri pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme. Rreth 16,200 qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë nga vlonjatët të cilët janë në shifrat e rreth 130 mijë personave me të drejtë vote.

Gazetari Andon Kello raporton se procesi gjatë ditës së sotme ishte i qetë dhe pa problematika, ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të para të votimit ën KZAZ nr 85.

Gara për drejtimin e qytetit bregdetar është mes kandidates socialiste Brunilda Mersini e cila la mandatin e deputetit, kandidatit të pavarur por të mbështetur nga PD Dionis Sota dhe kandidatit tjetër Gjergji Nika i cili ka dy rivalë tashmë, socialistët por edhe vetë demokratët nga ku ka dhënë kontributin e tij për disa vite.  / abcnews.al /

Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis numërimi i votave

9 November 2025 at 21:44

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Pas mbylljes së procesit të votimit në orën 18:00 dhe dorëzimit të kutive të votimit në KZAZ-të përkatëse, ka filluar edhe procesi i numërimit të votave për 5 bashkitë e vendit: Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Mat.

Numërimi i votave ka nisur fillimisht në KZAZ-të e Tepelenës ku po numërohen votat e fshatrave Nivicë, Progonat dhe Sinanaj. Në bashkinë e Tepelenës për herë të parë do të aplikohet edhe testi i inumërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht.

Më pas, procesi i numërimit ka nisur në Cërrik dhe Berat, ndërsa pritet të nisë edhe në Vlorë dhe Mat.

Në të gjitha qendrat e këtyre pesë bashkive kishin të drejtë vote në total 334 mijë qytetarë, ku pjesëmarrja e tyre rezultoi me 18.51%.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënoi Bashkia Mat me 39.23%, ndërsa më e ulët ishte në Bashkinë Vlorë me 12.59%. Pjesëmarrja në bashkitë e tjera ishte: Tepelenë 34.63%, Cërrik 24.81% dhe Berat 19.81%.

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini përballë Dionis Sotës, kandidatit i pavarur i mbështetur nga opozita, si dhe anëtari i këshillit bashkiak nën siglën e demokratëve Gjergj Nika.

Për bashkinë e Beratit, në garë janë kandidati socialist Ervin Caka dhe kandidati i pavarur, Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita.

Për bashkinë e Matit në garë janë kandidati socialist Altin Bojni dhe kandidati i pavarur Eduard Brahilika, i mbështetur nga opozita.

Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka përballet me kandidatët, Amarildo Hoxha i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima i propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Për bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur kandidatin e pavarur Gabriel Guma.

Kryebashkiakët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të kenë mandat deri në zhvillimin e zgjedhjeve të radhës lokale në pranverën e vitit 2027.

/gj.m/j.p/

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis numërimi i votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Procesi i votimit pa problematika, rezultatet para mesditës së të hënës

9 November 2025 at 19:15

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit të votimit në 5 bashkitë e vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.

Celibashi bëri të ditur edhe të dhënat paraprake për pjesëmarrjen të marra nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit.

Sa i përket pjesëmarrjes në total për të 5 bashkitë pjesëmarrja është 18.4%, u shpreh ai.

“Në bashkinë e Vlorës pjesëmarrja është 12.5%. Për bashkinë e Beratit 19.8%. Për bashkinë e Cërrikut 24.8%. për bashkinë e Matit 39.2%. Për bashkinë e Tepelenës 34.6%”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri theksoi se sa i përket ecurisë së procesit të votimit, nuk janë evidentuar problematika të cilat kanë cenuar standardin e procesit të votimit.

Sa i përket ndonjë rasti, Celibashi tha se, janë  adresuar.

“Kemi komunikuar me KZAZ-të dhe komisionet e qendrave të votimit dhe nuk kemi pasur probleme”, tha ai.

Celibashi shtoi se, “procesi i identifikimit është kryer në 100% të qendrave të votimit nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit.

Gjithashtu, ai shtoi se, “ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për t’u dorëzuar të bazës materiale në qendrat e votimit dhe disa janë në proces të transportit të kutive të votimit drejt vendeve të numërimit dhe besoj shumë shpejt do të fillojë procesi i numërimit, të dhënat e të cilit do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ-së. Pamjet filmike të qendrave të numërimit do të transmetohen direkt në kanalin youtube të KQZ-së”.

Ai theksoi se, “për bashkinë e Tepelenës, krahas procesit të numërimit manual prej anëtarëve të grupit të numërimit, do të bëhet vlerësimi fletëve të votimit edhe nëpërmjet inteligjencës artificiale. Të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale do të jenë direkt të pasqyruara në faqen e internetit të KQZ-së”.

Ai shtoi, se “rreth orës 22:00 do të fillojë procesi i numërimit dhe shpresojmë që para mesditës së të hënës, të përfundojë procesi i numërimit për pesë bashki”.

/gj.m/j.p/

The post Celibashi: Procesi i votimit pa problematika, rezultatet para mesditës së të hënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – KQZ vendos rinumërimin e 16 kutive të votimit

22 October 2025 at 18:51

PRISHTINË, 22 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë mbledhjes së sotme mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit që i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme, me rastin e mospërputhjes së nënshkrimeve në listën e votuese me fletëvotimet.

Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.

Besnik Buzhala nga Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtatë komuna ku janë konstatuar në listën e votimeve më shumë nënshkrime sesa fletëvotime, në 16 vendvotime. Bëhet fjalë për komunën e Deçanit, Gllogoc, Gjilan, Prishtinë, Shtime, Prizren dhe Suharekë.

Bazuar në nenin 15 paragrafi tre i rregullores zgjedhore, në rast të konstatimit të mospërputhjeve kur nënshkrimet në listën e votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit, apo numri i nënshkrimeve është më i vogël, atëherë rasti ritentohet dhe kutia përkatëse i rekomandohet KQZ për rinumërim. Lidhur me këtë ne kemi evidentua raste të tilla për 16 vendvotime. Bëhet fjalë për kuvende komunale dhe kryetar komuna në Deçan, Gllogoc, Gjilanin, Prishtinën, Shtimen, Prizrenin dhe Suharekën”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi shprehi një shqetësim të tij, ku ftoi edhe Prokurorinë që të hetoj votat e personave me asistencë.

Sipas disa hulumtimeve të Kurteshit, numri i votave me asistencë është jashtëzakonisht i madh. Ai kishte hulumtuar në komunën e Hanit të Elezit ku nga 5 mijë e 50 votues, 527 kanë votuar me asistencë, ndërkohë sipas të dhënave të departamentit të pensioneve në këtë komunë është vetëm një person i verbër që merr pension.

“Numrin e madh të votave me asistencë, jo i madh jashtëzakonisht i madh. Unë kam marrë vetëm një komunë kam kërkuar statistikat, Hani i Elezit pjesëmarrja është 5 mijë e 50 votues nga këta 527 janë me asistencë apo 10.51 përqind, nga ta të verbër janë 243 kurse analfabetë 244. Sipas të dhënave të departamentit të pensioneve, në komunën e Hanit të Elezit kemi vetëm një person të verbër që merr pension. Në krejt Kosovën i kemi një mijë e 825 persona që marrin pension si të verbër. Kërkesa ime për KQZ, është rekomandim që të gjitha vendvotimet ku ka numër të madh të personave që kanë votuar me asistencë të shkojnë në rivotim sidomos ato që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve pa diskriminim”, tha Kurteshi.

Edhe anëtari tjetër nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi ka shprehur një shqetësim tjetër të cilat ishin ndryshimi i adresave të votuesve nga një komunë në tjetër. Ai ka kërkuar komunikim me organet e MPB, regjistrit civil e ARC-së që të formojnë një listë të adresave.

“Një shqetësim tjetër janë edhe adresat. Një komunikim me organet MPB, regjistrin civil, ARC, që formojnë listën në mënyrë që ajo që ka ndodhur bartja e adresave nga një komunë në një tjetër, qytetarëve të cilët nuk ka pasur idenë se si ka ardhur në atë përfundim është shqetësuese”, shtoi Gashi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim edhe për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Ky miratim u bë për të mundësuar zhvillimin e votimit jashtë Kosovës.

/KosovaPress/

The post Kosovë – KQZ vendos rinumërimin e 16 kutive të votimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

21 October 2025 at 14:26

PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi përfundoi numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës përfundoi të hënën rreth mesnatës, sipas KQZ-së.

Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.

Ndërkohë, rinumërimi ka nisur në tri komuna pas urdhrit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Rinumërim do të ketë në dy vendvotime në Mitrovicën e Jugut, në të cilën nuk pati fitues në rundin e parë, pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, zhvilluan një garë të ngushtë kokë me kokë dhe do të përballen në balotazhin e 9 nëntorit.

Javën e kaluar, autoritetet njoftuan se kishin nisur mbledhjen e të dhënave lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Për këtë komunë pati dallime të mëdha mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Kamenicë do të ketë rinumërim në një vendvotim, i cili nuk pritet të ketë ndikim në rezultat, pasi kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj e fitoi garën qysh në rundin e parë me mbi 51 për qind të votave të fituara.

Gjithashtu rinumërim do të ketë në një vendvotim në Podujevë, ku garën e fitoi bindshëm po ashtu një kandidat i LVV-së qysh në rundin e parë, Shpejtim Bulliqi.

KQZ-ja tha në njoftim se të martën do të nisë edhe numërimi i votave nga procesi i votimit me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Votim me kusht ka pasur në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve, tha ajo.

Sipas të dhënave të KQZ-së, janë 2.119 zarfe me fletëvotime me kusht, ndërsa 3.467 njerëz ishin regjistruar si votues me nevoja të veçanta.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 12 tetor, por në shumicën e komunave do të ketë një rund të dytë më 9 nëntor, pasi ato nuk arritën t’i zgjidhnin kryetarët e tyre në rundin e parë.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

Sipas KQZ-së, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë.

Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. /rel/

The post Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inteligjencë Artificiale për numërim votash/ Celibashi: E testojmë në zgjedhjet e 9 nëntorit

By: xhir jeta
17 October 2025 at 15:25

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të testohet numërimi i votave nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kjo praktikë nuk do të zëvendësojë numërimin tradicional të votave por do të ndihmojë procesin dhe do të shërbejë si test për implementimin e teknologjisë në proceset zgjedhore.

“Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit.”
Këtë deklaratë Celibashi e bëri gjatë tryezës “Mbikqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i cili tha se përfshirja e teknologjisë do te sjellë më shumë transparencë në procesin zgjedhor.

“Digjitalizimi po sjell ndryshime në mënyrën se si njerëzit e shohin demokracinë sot, ndërsa po sjell gjithashtu dhe më tepër transparencë politike. Ne I mbështesim plotësisht proceset elektronike të ndihmuara nga AI që ju pershtaten standarteve të BE.” 

Deri më tani, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka aplikuar 100% identifikimin biometric në zgjedhjeve ndërsa votimi elektronik është zbatuar vetëm në disa zona, ndërsa synohet që në proceset e ardhshme zgjedhore të rritet përdorimi i teknologjisë në zgjedhjeve./abcnews.al

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

17 July 2025 at 16:08

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kandidatit të PD-së, Aulon Kalaja, i cili kërkonte rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit. Trupa gjykuese nuk e ka pranuar kërkesën e tij, teksa më herët Aulon Kalaja ishte “rrëzuar” nga KQZ dhe nga KAS. Në Qarkun e Durrësit u bë rinumërim i pjesshëm i votave të zgjedhjeve […]

The post Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

7 July 2025 at 12:17

Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, po mban një protestë ditën e sotme para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me […]

The post Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive

7 July 2025 at 11:53

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka protestuar para ambienteve të KQZ-së me pretendimin se nuk është zhvilluar rinumërim i plotë i kutive, konkretisht sipas tij Tirana dhe Fieri u numëruan plotësisht ndërsa Durrësi pjesërisht.

Kalaja shton se do të hapë një çështje e cila do të kalojë deri në Prokurorinë e Posaçme SPAK në mënyrë që ky institucion të zhvillojë hetimin.

“Do ndjek të gjitha mjetet ligjore. Kam shkuar në KAS për legjitimitet, në Kolegj Zgjedhor. Jam në një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Do hap çështje tjetër tani, do i drejtohem SPAK-ut dhe do jetë po SPAK-u që nk duhet ta shkelë ligjin. Prokuroria do sekuestrojë kutitë e votimit. Jam në një betejë që do ti shkoj deri në fund. Unë akoma nuk e di sa vota kam. E kam të drejtë të di sa vota kam”, tha Kalaja.

I pyetur nëse ndihet i zhgënjyer nga Partia Demokratike, Kalaja thekson se “PD duhet të kërkonte hapjen e gjithë kutive”.

The post Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive appeared first on Sot News | Lajme.

“Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

6 July 2025 at 16:45

Përmes një interviste, gazetarja Mola Luku tha se rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive.

Ajo shtoi se kishim një Parti Demokratike që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit, pasi PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën që kërkonte pushtetin.

Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive. Kishim një PD që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit. PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën, teksa opozita në rinumërim tregoi se disa nga deputetët kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.

Po ashtu ka pasur vota të pavlefshme që janë cilësuar si të vlefshme. Ky rinumërim është bërë me kompetencë të KAS-it që kanë vlerësuar nëse votat janë të vlefshme apo jo, ndërsa në 11 maj ishin komisionerët e politikë.

The post “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit: PD humb 18 vota, PS 5

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Sipas rezultateve zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota.

Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu ka përfunduar edhe procesi i rinumërimi të kutive të diasporës për qarkun e Durrësit.

Nga zarfet e emigrantëve, PD-së i shtohen 15 vota pas rinumërimit, ndërsa PS-së 11 të tilla.

Sa i përket disa prej kandidatëve të listave të hapura, Arjan Ndojës së PD-ASHM i hiqen pas rinumërimit 88 vota që nuk i takonin, ndërsa Aulon Kalasë i shtohen 11 vota.

Ky i fundit ishte renditur në listat e hapura poshtë Ndojës, pas daljes së rezultateve.

Megjithë 11 votat e shtuara Kalaja nuk i merr dot mandatin e deputetit Arjan Ndojës për PD-në në qarkun Durrës.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit: PD humb 18 vota, PS 5 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demokratët ‘luftë’ në Durrës, rinumërimi ngushton diferencën Kalaja–Ndoja

4 July 2025 at 14:22

Sot ka nisur procesi i rinumërimit të votave në qarkun Durrës.

Deri më tani janë numëruar 86 nga 290 kuti brenda vendit, ndërsa pritet të rinumërohen edhe 85 kuti që i përkasin diasporës.

Në këtë qark, beteja bëhet brenda PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.

Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka 51 vota të padrejta, ndërsa Kalasë i shtohen 5 vota.

Ndërsa në PS deri më tani 37 vota i janë hequr Erjon Xhilit, kurse 35 vota Arkend Ballës.

Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse ai do t’ia marrë mandatin Ndojës pas rinumërimit.

The post Demokratët ‘luftë’ në Durrës, rinumërimi ngushton diferencën Kalaja–Ndoja appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi në Durrës ndez garën Kalaja–Ndoja, ja çfarë tregojnë 5 kutitë e para

4 July 2025 at 10:33

Pas verifikimit të materialeve zgjedhore në 126 kuti në qarkun Durrës, ka nisur tani të rinumërohen votat për partitë dhe kandidatët.

Deri më tani janë hapur 5 nga 290 kuti brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para. Do të hapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku.

Partisë Socialiste i shtohen dy vota, ndërsa 1 i hiqet Nismës Shqipëria Bëhet.

Në këtë qark, beteja bëhet në PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.

Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.

Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime. Zegjine Çaushi humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita  Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.

The post Rinumërimi në Durrës ndez garën Kalaja–Ndoja, ja çfarë tregojnë 5 kutitë e para appeared first on Sot News | Lajme.

Nis rinumërimi i kutive të 11 majit në Durrës

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit.

Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës për këtë qark.

KAS vendosi rihapjen e një pjese të kutive me kërkesë të PD, dhe pjesën tjetër me kërkesë të kandidatit demokrat Aulon Kalasë, i cili u mbështet nga partia Lëvizja e Legalitetit.

Për 126 kuti do të shqyrtohen edhe materialet zgjedhore sepse PD ka kërkuar verifikimin e vulave.

Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi mandatin me një diferencë prej 1047 votash.

Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.

Nga rezultatet e rinumërimit të kutive Kalaja pret të rikuperojë votat e nevojshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.  /gj.m/j.p/

 

The post Nis rinumërimi i kutive të 11 majit në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis rinumërimi për Durrësin, demokratët pretendojnë trafikim votash mes njëri-tjetrit

By: lindita
3 July 2025 at 10:14

Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit. Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për…

Source

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

By: Ela
1 July 2025 at 14:14

Në qarkun e Fierit janë rinumëruar mbi 50% e kutive të votimit, duke sjellë ndryshime në rezultatin përfundimtar të subjekteve politike. Partisë Demokratike i janë zbritur 80 vota krahasuar me rezultatin e 11 majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë rikthyer 34 vota, të cilat më parë ishin shpallur të pavlefshme. Koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet” i janë […]

The post Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani appeared first on BoldNews.al.

❌
❌