Në tetor të vitit 2024, qyteti i Vlorës u përmbyt pas vetëm 3 orësh reshje intensive. Llumi pushtoi qytetin, duke bërë të pabanueshme mjaft banesa. Dhjetëra milionë euro investime në ujësjellësa dhe kanalizime përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve rezultuan një dështim. Edhe në atë rast, investimet e gabuara zhvatëse dhe papërgjegjshmëria ishin faktorët kyç. […]
Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës është riparuar pas mesnate.
Rregullimi i tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit, raporton euronews.al
Aktualisht, një pjesë e zonave të Vlorës po furnizohen me ujë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit pritet të marrë furnizim në mënyrë graduale gjatë orëve në vijim. Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi nuk po realizohet ende me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar ndodhet në fazë testimi, për të garantuar funksionim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.
Sipas burimeve zyrtare, pritet që gjatë pasdites furnizimi me ujë të normalizohet në të gjithë qytetin. Aktualisht po mbushen depot kryesore, proces që kërkon edhe disa orë kohë, ndërsa linja 24-orëshe që mbulon zonën e Lungomares ka nisur funksionimin.
Nga Sebi Alla Unik e quajtën një copë tub, por po aq unike është qëndrimi i institucioneve përgjegjëse që vështirë të gjendet një “rast i dytë”, për justifikimin e prag katasrofës higjenike në qytetin e Vlorës. “Pajisjet janë duke ardhur nga Stambolli”, thanë ekspertët, “kjo është një fatkeqësi natyrore, 15 bote po furnizojnë institucionet”, tha kryebashkiakja, […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi protestën e qytetarëve vlonjatë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Nga selia blu, ai tha se përgëzon reagimin qytetar, duke shtuar se zyrtarëve të bashkisë “ua zunë galanë në fyt”, referuar protestës së djeshme para vendit, ku ata po mbanin festën për fundvitin.
“Dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitoze, për fibrën e tyre qytetare, që reaguan në mënyrën më të fuqishme, ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë, që kanë vjedhur fondet e ujësjellësit dhe ishin mbledhur të festonin me to. Qytetarë dhe qytetare, ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha. Protesta juaj kundër regjimit është shpëtimtare për ju dhe për Shqipërinë.Uji nuk mungon vetëm në Vlorë, uji mungon në mbarë Shqipërinë.
Arbitrariteti nuk ushtrohet vetëm në Vlorë, ushtrohet në çdo skaj të këtij vendi. Për të shpëtuar duhet zëri juaj, duhet angazhimi juaj qytetar. Të përzëmë sa më parë këtë të keqe të madhe që i ka rënë në krye Shqipërisë. PD angazhohet, opozita angazhohet në betejën finale për largimin e organizatës kriminale nga pushteti, organizatë që kryesohet nga Edi Rama”, tha Berisha.
Kryedemokrati theksoi se rruga e vetme janë protestat, duke i ftuar qytetarët që të mblidhen së bashku për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
“Opozita do të fillojë protesta pa asnjë diskutim. Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri. Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë. Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar.
Bulevardi është sheshi, është rruga e fitores. Asnjë prej tyre nuk duhet t’i thotë vetes se sa jemi. Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistëve është i pashtershëm dhe triumfues. Dhe unë kam besim të madh se kjo karabina e kalbur që po kundërmon erën më të keqe në Shqipëri dhe mbarë Europën, do të marrë vendin që meriton”, tha Berisha.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në llogarinë e tij në “X” lidhur me defektin në ujësjellësin e Vlorës, ku ka ndërprerë prej katër ditësh furnizimin me ujë të pijshëm. Çka ka sjellë reagime dhe revoltë nga qytetarët.
Rama ka shkruar që sot brenda ditës vijnë pjesët e reja hidraulike nga Stambolli, ku shton se po bëhet e pamundura që të mbyllet një plagë e vjetër e lënë hapur, pasi në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike.
“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën.
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al
Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e djeshme, revolta e banorëve kulmoi me protestën e organizuar në teatrin e qytetit, “Petro Mrko”.
Qytetarët e shumtë shkuan pikërisht aty pasi, bashkia po organizon një festë të fundvitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj dhe kanë ndërprerë shfaqjen.
“Duam Ujë”, ishte thirrja e tyre. Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambientet ku ishte mbledhur bashkia të festonte.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë, pasi po përballen më këtë situatë shqetësuese në prag të festave.
Ata kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00, do të protestojnë para Bashkisë.
Ditën e djeshme Drejtori i Ujësjellësit, Ermal Murati, ka bërë me dije se ende nuk është arritur të rregullohet defekti, ndërsa ka shtuar se po punohet për gjetjen e një rruge alternative për furnizimin e qytetarëve me ujë gjatë pasdites.
Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.
Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët.
Prova e kryer një ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë pasdites.
Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.
“Kemi realizuar pjesërisht një zgjedhje, që dha sërish probleme. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, avaria është shumë serioze. Sot kemi ndryshuar edhe mënyrën e zgjidhjes së problematikës”, tha Murati.
Pas denoncimit të rastit në News24, se qyteti i Vlorës prej tre ditësh kishte mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, ka reaguar Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati.
Ai ka bërë me dije se ende nuk është arritur të rregullohet defekti, ndërsa ka shtuar se po punohet për gjetjen e një rruge alternative për furnizimin e qytetarëve me ujë gjatë pasdites.
Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.
“Linja e transmetimit ka pësuar një çarje të rëndë. Tubi është specifik dhe ky tub përdoret specifikisht vetëm në Vlorë. Ë datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin”, tha mes të tjerash ai.
Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët.
Qyteti i Vlorës po përballet me një situatë të rënduar në furnizimin me ujë të pijshëm, duke mbetur pa ujë prej më shumë se 48 orësh, pikërisht në ditët e festave të fundvitit. Shkak i situatës është një defekt në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më […]
Rezervimet kanë nisur prej javësh dhe Vlorën e kanë zgjedhur edhe turistë nga Italia, Izraeli, Franca, Gjermania dhe Anglia. Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë tha se ”paketat janë të përshtatura për çdo buxhet, duke nisur nga ofertat më ekonomike deri te paketat më të plota që përfshijnë akomodim dhe aktivitetet festive. Këtë vit vërejmë interes të shtuar që paketat të zgjasin edhe për…
Një pamje e rrallë dhe emocionuese është regjistruar këtë të diel në plazhin e Vlorës, ku disa delfinë u shfaqën pranë bregut, duke dhuruar një spektakël natyror për qytetarët dhe pushuesit.
Të pranishmit ndaluan për të ndjekur lëvizjet elegante të delfinëve në det, duke kthyer shëtitjen buzë detit në një moment të veçantë, ndërsa shumë prej tyre nxituan të kapnin pamjet me video.
Pamja e delfinëve u kombinua me qetësinë e valëve të detit, duke krijuar një skenë të paqtë dhe të bukur për syrin e kujtdo që ndodhej pranë bregdetit të Vlorës.
Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, personi është parë nga qytetarë e Vlorës teksa ishte futur në det, dhe më pas është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.
Identiteti i viktimës është Shezai Hoxha rreth 87-vjeç, i cili vuante nga skleroza. /Tch/
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte, 4 dhjetor 2025 në Vlorë.
Raportohet se një grua, rreth 50 vjeçe, duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali”, është rrëzuar përtokë.
Pas rrëzimit, gruaja ka humbur jetën. Vdekja i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.
Me anë të një njoftimi, policia jep detaje nga ngjarja e rëndë.
“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës”, njofton policia.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në qytetin e Vlorës, ku për shkak të erës së fortë humbi jetën aksidentalisht një grua e moshës rreth 50 vjeçe, ka folur në një deklaratë për mediat një dëshmitare.
Dëshmitarja për këtë ngjarje është një grua, e cila ka treguar se si 50-vjeçarja u rrëzua dhe humbi jetën.
“Aty ishin dy nga ata që fshinin rrugët, ata të bashkisë, një burrë dhe një grua, ishin me një karrocë që dhe çadrën ua mori era, ua përthyeu, dhe unë isha aty. Unë isha nga mbrapa dhe u thashë atyre, ikni. Ndërkohë sa vajta unë tek agjensia, ajo ra. Atë e mori era, ishte në biçikletë dhe i ra koka në bordurë, nuk u pengua. Bordura nuk ishte pengesë, ato janë vënë se janë të bukura”, u shpreh ajo.
Spektakël dronësh ka pasur mbrëmjen e sotme në qiellin e qytetit të Vlorës.
Teksa organizimet për shpalljen e pavarësisë vijojnë, qindra banorë të Vlorës, por dhe qytetarë të ardhur nga trevat e vendit kane ndjekur performancën e dronëve.
Në pamje duket Shqiponja dykrenare me rastin e 113 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Nga ana tjetër, koncerti festiv po vijon për qytetaret e Vlorës./Top Channel
Vlora është “veshur” sot kuqezi. Këtë të premte në orën 10:00 nisi Ceremonia Shtetërore e Festës së Flamurit. Figura politike, dhe qytetarë të shumtë janë të pranishëm në aktivitet.
Në Vlorë kanë mbërritur qytetarë nga të gjitha trevat shqiptarë. Në Sheshin e Flamurit, festohet me tupana e darje.
Një atmosferë festive dhe emocionuese njëkohësisht, dhurohet nga grupe valltare të veshur me veshje tradicionale shqiptare.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit hedh dritë mbi përmbytjet masive që goditën qytetin e Vlorës më 4 tetor 2024, duke zbuluar mangësi të thella në menaxhimin e infrastrukturës së kullimit, mungesë koordinimi institucional dhe probleme serioze teknike në funksionimin e hidrovorëve. Sipas gjetjeve, Bashkisë Vlorë i janë transferuar disa kanale kulluese që ndodhen […]
TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryeqendra e festimeve të pavarësisë, Vlora është veshur tashmë me dekorin kuqezi për të mirëpritur festat e Nëntorit.
Qyteti është zbukuruar me flamuj të shumtë, jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes për të vendosur një flamur në ballkonet e shtëpive të tyre.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Vlorës, i cili do të mirëpresë këtë fundjavë një numër të madh vizitorësh.
Me një kalendar të pasur aktivitetesh që do të kulmojnë këtë fundjavë, Vlora mirëpret vizitorët e shumtë të ardhur nga trojet shqiptare, por edhe turistë të huaj.
Një prej destinacioneve më të preferuara të vizitorëve është edhe Muzeu i Pavarësisë, ku ata njihen me faktet historike.
Vlora zgjidhet nga turistët në të gjithë muajt e vitit, ndërsa një nga periudhat më të preferuara është ajo e festave të Nëntorit.
Vlora është në pritje të emrit të kryebashkiakut të ri pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme. Rreth 16,200 qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë nga vlonjatët të cilët janë në shifrat e rreth 130 mijë personave me të drejtë vote.
Gazetari Andon Kello raporton se procesi gjatë ditës së sotme ishte i qetë dhe pa problematika, ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të para të votimit ën KZAZ nr 85.
Gara për drejtimin e qytetit bregdetar është mes kandidates socialiste Brunilda Mersini e cila la mandatin e deputetit, kandidatit të pavarur por të mbështetur nga PD Dionis Sota dhe kandidatit tjetër Gjergji Nika i cili ka dy rivalë tashmë, socialistët por edhe vetë demokratët nga ku ka dhënë kontributin e tij për disa vite. / abcnews.al /
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se këtë të diel Bashkia e Vlorës do të bëhet me kryetar të saj.
Kështu bëri të ditur Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka publikuar dhe një video me pamje të qytetit dhe bregdetit të Vlorës.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/