Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S.G dhe 15-vjeçari R.H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.
Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.
Gazetarja e Top Channel, raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia. /Euronews.al/
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në një shkollë jopublike 9-vjeçare në Sarandë.
Policia njofton se një 15 vjeçar është plagosur me thikë në ambientet e shkollës nga një tjetër i mitur 13-vjeçar.
“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.
Policia njofton se vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj, raporton A2cnn.
Një konflikt mes disa nxënësve të shkollës së mesme ka përfunduar me tre të lënduar në Shkodër.
Incidenti ndodhi pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në afërsi të tregut të Zadrales.
Të dëmtuarit, u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin kujdes mjekësor.
Burime spitalore bëjnë me dije se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e konfliktit janë ende nën hetim.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit në Prishtinë, ku një person është arrestuar që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë e kësaj ka marr tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia njofton se është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorë në rast, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një 19-vjeçar, pasditen e sotme në Prizren.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një rrugë në afërsi të shkollës fillore “Emin Duraku”.
Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se 19 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore 'Emin Duraku' në Prizren. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar. I lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave", tha Bytyqi. /Telegrafi/
Një 15-vjeçar në Durrës është therur me thikë, ndërsa për gjendjen shëndetësore të të miturit kanë treguar nga Spitali i Durrës.
Spitali në Durrës në një postim në Facebook shkruan se 15-vjeçari në spital kishte shkruar në gjendje tejet kritike, por që reagimi i shpejtë i ekipit të mjekëve ia rikthye stabilitetin hemodinamik.
Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.
U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.
Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.
Ekip i fortë. Vendimmarrje e shpejtë. Jetë e shpëtuar. /Telegrafi/
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur, 14-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka ther me thikë një 15-vjeçar.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se 15-vjeçari, E.B ka plagë të rënda.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën ‘Lugina e Karavastasë’, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Një incident me lëndime të lehta trupore është raportuar të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, rreth orës 20:00.
Dy të mitur kosovarë kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër, gjithashtu kosovar.
Sipas dyshimeve të para, i dyshuari i tretë i ka goditur të miturit me një mjet të mprehtë – thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Të miturit e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor; njëri prej tyre është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri vazhdon të marrë kujdesin mjekësor.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë përfunduar veprimet e para hetimore për dokumentimin e plotë të plagosjes së rëndë me mjet prerës të një 39-vjeçari, ndërsa lidhur me këtë javë vënë në pranga dy autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në Vlorë arrestuan shtetasit D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në rrugën ‘Dhimitër Konomi’, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. /Telegrafi/
Një grua është arrestuar për shkak se e kishte goditë me mjetë të mprehtë (thikë) në dorë bashkëshortin e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:10, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e kishte goditë me mjetë të mprehtë – thikë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Zyrtari i Bashkimit Evropian, S.Sh që u plagos të martën mbrëma në Gjakovë, po vazhdon të trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.
Gjendja e tij është stabile dhe po monitorohet nga mjekët. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.
“I njëjti vazhdon të jetë në trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe gjendja e tij është stabile”, tha Kolegci.
Zyrtari i BE-së u sulmua me mjet të mprehtë të martën në mbrëmje në qytetin e Gjakovë, ku si pasojë ka pësuar lëndime në kokë, qafë dhe gjoks.
Viktima ka pësuar një plagë prerëse-shpuese afër veshit të majtë, dy plagë të vogla në pjesën përpara të gjoksit, si dhe frakturë të brinjës së tretë djathtas dhe një pneumotoraksi (ajër në mushkëri) që aktualisht është në vëzhgim.
Në ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar nisjen e hetimeve për rastin, ndërsa bashkëpunimi po shtrihet edhe me njësitë policore për të zbardhur plotësisht rrethanat.
“Nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, kanë deklaruar të mërkurën nga Prokuroria Speciale.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është shprehur e tronditur për ngjarjen, dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj.
Rasti është duke u hetuar si vrasje e rëndë në tentativë kurse motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. /Telegrafi/
Zyrtari i BE-së i cili u ther mbrëmë në Gjakovë po vazhdon trajtimin mjekësor në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolegci në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se pavarësisht plagëve të marra, gjendja e tij është stabile.
“Lëndimet janë politraumë ka lëndime në kokë, qafë dhe gjoks. Lëndime më të shpeshta që janë lëndimet në kokë, ka edhe një lëndim plagë prerëse-shpuese afër veshit të majtë, gjithashtu i ka edhe dy plagë tjera të vogla në pjesën e përparme të gjoksit dhe ka një frakturë të brinjës së tretë djathtas dhe ka një pneumotoraks, domethënë ka ajër në mushkëri që është sasia e vogël, që është duke u observuar”, ka thënë Kolgeci.
Ai ka shtuar se deri më tani zyrtari i BE-së nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike, dhe se gjendja e tij po monitorohet.
“Pra deri tani nuk kemi pasë nevojë me bë një ndërhyrje kirurgjikale, po pavarësisht gjendja është stabile këtë e observojmë dhe e presim në rast se sasia e ajit që është e futur në mushkëri rritet dhe atëherë është e nevojshme trajnimi kirurgjik. Mirëpo deri tani gjendja është stabile”, tha drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale.
Kolgeci shtoi tutje se me tu pranuar mbrëmë në emergjencë, të njëjtit i janë kryer të gjitha analizat laboratorike dhe imazherike dhe normalisht që kemi konsultuar edhe kirurgun vaskular, ortopedin dhe ORL, janë fushat domethënë ku pacienti ka pësuar lëndime dhe ka pranuar ndihmë.
Ndryshe, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar rastin duke shprehur tronditjen dhe shqetësimin për ngjarjen, dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj.
Telegrafi nga burimet ka mësuar se zyrtari i BE-së ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Gjakovës rreth orës 20:00.
Viktima dyshohet se është sulmuar nga një person i panjohur që në atë kohë ishte së bashku në veturë dhe se ende nuk dihen rrethanat sesi janë gjendur në të njëjtën veturë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se vendi i incidentit nuk dihet por dyshohet se ka ndodhur nga Klina në drejtim të Gjakovës. /Telegrafi/
Një incident i rëndë ka ndodhur të martën në Gjakovë, ku një zyrtar i Bashkimit Evropian është therur me një mjet të mprehtë.
Policia përmes raportit 24 orësh njoftoi se viktima kishte pësuar dy plagë dhe ka marrë ndihmë të menjëhershme mjekësore në QKMF Gjakovë dhe më pas është transferuar në QKUK, ku gjendja e tij raportohet stabile.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar rastin duke shprehur tronditjen dhe shqetësimin për ngjarjen, dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj.
Telegrafi nga burimet ka mësuar se zyrtari i BE-së ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Gjakovës rreth orës 20:00.
Dyshohet se është sulmuar nga një person i panjohur që në atë kohë ishte së bashku në veturë me viktimën dhe se nuk dihet se si janë gjendur në të njëjtën veturë
Të njëjtat burime bëjnë me dije se vendi i incidentit nuk dihet por dyshohet se ka ndodhur nga Klina në drejtim të Gjakovës.
Rasti është duke u hetuar si vrasje e rëndë në tentativë kurse motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. /Telegrafi/
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas sulmit me mjet të mprehtë ndaj një zyrtari të saj në Gjakovë.
Në një përgjigje për Telegrafin, zyra e BE-së shprehu tronditjen dhe shqetësimin për rastin.
“Ne jemi të tronditur nga kjo ngjarje dhe i urojmë stafit të përfshirë një rikuperim të shpejtë dhe të plotë. Ka një hetim në vazhdim dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Duke qenë se hetimi është aktiv, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë moment”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Prishtinë.
Ngjarja ndodhi të martën në Gjakovë, ku viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, dhe më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja e viktimës është stabile dhe se ai po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për ndihmë të mëtejshme mjekësore.
Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilët nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Telegrafit.
Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. /Telegrafi/
Një shtetas i huaj ka pësuar lëndime si pasojë e therjes me një mjet të prehtë, të martën në Gjakovë.
Sipas raportimeve thuhet se bëhet fjalë për zyrtarin e Bashkimit Evropian në Kosovë, S.SH.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë e më pas është dërguar në QKUK.
Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti, por të njëjtit kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Lidhur me rasti në fjalë, ju lutem që ti drejtoheni Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që rasti menjëherë ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si kompetencë lëndore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës.
Ndërkaq drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka thënë për Telegrafin se i njëjti është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente dhe se gjendja e tij është stabile.
“Rasti ka qenë mbrëmë, është trajtuar në Qendrën Emergjente, gjenda është stabile. Më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.
Telegrafi ka dërguar pyetje gjithashtu edhe në zyrën e BE-së në Prishtinë, në Prokurorinë Speciale por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi pranuar përgjigje. /Telegrafi/
Një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësorë në QKMF në Gjakovë pasi i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima me udhëzim të mjeku kujdestar është dërguar në QKUK.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Policia ka arrestuar këtë të martë një 33-vjeçar pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan, ka plagosur me thikë një 52 vjeçar.
Sipas raportimeve, 52-vjeçari S.D është në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se si rezultat i veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi B. S., 33 vjeç, banues në Elbasan, me precedent penal për vjedhje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./euronewsalbania/
Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 tetorit 2025, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren. Një person ka sulmuar me thikë gruan dhe vajzën e tij të mitur.
Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçhishti, ka deklaruar për Telegrafin se gjendja e tyre po ndiqet nga afër nga stafi mjekësor.
“Viktimat janë duke vazhduar trajtimin mjekësor në repartin e Mjekimit Intensiv. Janë kryer të gjitha ndërhyrjet e nevojshme mjekësore,” tha ai, duke shtuar se ato kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, më herët ka njoftuar se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje.
"Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë - thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore", thuhet në njoftim.
Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur.
Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.
"Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda", vijon njoftimi.
Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka një person është lënduar rëndë, pasi është sulmuar me mjet të mprehtë.
Rasti ka ndodhur të hënën.
“Prishtinë/13.10.2025 – 22:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë viktimën e mitur mashkull kosovar”, thuhet.
Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/